Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Të humbasësh kilet e tepërta pa u sfilitur

    Nuk është e nevojshme të sfiliteni në palestër, të vraponi sikur po ju ndjek njeri këmba-këmbës, apo të vdisni urie me ndonjë dietë të fortë. Për të qenë në formë, ose për të ruajtur peshën që dëshironi mjafton vërtet shumë pak. Ndonjë shembull? Dilni shëtitje...

    Të humbasësh kilet e tepërta pa u sfilitur

    Ja disa mënyra të thjeshta për të ruajtur peshën ideale pa u lodhur shumë dhe pa mbajtur dieta

    Shijojeni ushqimin

    Ju duket e gabuar, por në fakt, nuk është. Ushqimi duhet shijuar jo të konsumohet shpejt e shpejt. Të shijosh ushqimin është çështje më vete. Mos hani kurrë në këmbë si një kalë, por uluni si njerëz në tavolinë: mëngjesi, dreka dhe darka janë momente pushimi. Nuk jeni në "pit stop", që t‘ju kronometrojnë orën. Hani ngadalë dhe përtypeni mirë ushqimin, sepse kjo do t‘i bëjë mirë edhe tretjes. Shpesh pesha në stomak dhe fryrja pas ngrënies së një vakti, i detyrohen pikërisht shpejtësisë me të cilën konsumohet ushqimi.

    Ecni


    Nuk është e nevojshme të vraponi në të ftohtë dhe në kohë me shi, apo të masakroni veten mbi një pistë vrapimi. Mjafton të ecni. Nëse shkoni në punë me autobus, zbrisni një stacion para dhe ecni në këmbë. Nëse jeni me makinë, mund ta parkoni larg punës. Edhe ashensorin përdoreni vetëm kur jeni të ngarkuar me ushqime, herët e tjera ngjituni me shkallë. Gjithashtu mund të blini edhe një ‘numërues hapash‘ që regjistron aktivitetin tuaj personal. Kjo gjë mund t‘iu motivojë të përmirësoni rekordin e ecjes së përditshme.

    Mos blini rroba të reja

    Vajza. Nëse shpresoni të dobësoheni duke blerë rroba shumë të ngushta, duke menduar që do t‘iu vijë dëshira të rrëzoni disa kile duke i veshur, të jeni të bindura se është një manovër e kotë. Nëse jeni shëndoshur, atëherë mos blini shumë rroba. Për të hequr fiksimin blini diçka të vogël. Mos e ndërroni gardërobën pa rënë njëherë nga pesha. Kështu rregulli është: asnjë blerje e re pa ardhur në formë!. Pasi t‘ia keni arritur qëllimit, dhuroji vetes fustanin që ëndërronit, sepse e keni merituar dhe zhdukini menjëherë veshjet e mëdha nga gardëroba.

    Kërceni

    Kërcimi nuk është vetëm për t‘u dëfryer. Mund të praktikohet në çdo lloj moshe. Të ndihmon të largosh stresin, lufton osteoporozën, vë në lëvizje të gjithë muskujt dhe është shumë argëtues. Duke u regjistruar në një kurs kërcimi mund të njiheni me persona të rinj. Gjithashtu, mund ta praktikoni edhe në shtëpi: ndizni magnetofonin dhe lëreni trupin të lirë. Në fundjavë mund të frekuentoni edhe ndonjë disko: do të jetë argëtuese dhe kryesorja do të digjni shumë kalori.

    Qeshni

    E dinit që e qeshura djeg kalori? Një studim i bërë në Amerikë ka analizuar 90 persona të rritur dhe u dha atyre të shihnin një film komik: kur qeshnin, konsumi i tyre energjik rritej nga 10 në 20%. Duke qeshur nga 10 deri në 15 minuta në ditë do të digjni 40 kalori: pra në një vit do të jeni 2 kile më pak. Jo keq apo jo?

    Shëtitni në park

    Vraponi së bashku me fëmijët tuaj, luani me top me bashkëshortin ose shëtisni me qenin. Ka qindra mënyra për të lëvizur në ajër të pastër.

    Dilni nga strofulla juaj

    Dihet që dimri sjell me vete të ftohnin dhe shirat. Por ky nuk është një justifikim për të qëndruar mbyllur gjithë ditën në shtëpi. E dini që shpesh mërzia dhe vetmia ‘thërrasin‘ ushqimin? Lidhja divan-dvd-revistë kërkon biskota, çokollata, patatina. Mund të mos jetë problematike një herë, por nëse bëhet zakon atëherë nuk është aspak mirë. Për të shmangur këtë gjë, regjistrohuni në një kurs ose shkoni të luani "bowling". Mjafton të dilni jashtë shtëpisë.

    Pastrimi

    Le të themi që të bësh punët e shtëpisë, nuk është maksimumi i jetës. Për disa shtëpiake nuk është aspak argëtuese, madje u duket prishje e qetësisë. Gjithsesi, ia vlen të dini se kjo sakrificë, përveçse e bën të pastër dhe të jetueshme shtëpinë tuaj, ju ndihmon edhe të ruani linjat. Kështu që vazhdoni të pastroni dritaret, të lani dyshemetë, të sistemoni raftet dhe të rregulloni garazhin.

    Shkoni në pishinë

    Mjaft shkuat një ose dy herë në javë. Mos nxirrni justifikimin e flokëve apo të klorit. Lëreni mënjanë dembelizmin: përgatisni çantën dhe dilni nga shtëpia. Pjesa më e madhe e gjërave janë bërë. Do të jetë më argëtuese të ishit nën shoqërinë e ndonjë shoqeje, por nuk ia vlen të kaloni gjithë kohën duke bërë muhabet. Noti është një sport shumë i kompletuar për gjymtyrët, zemrën dhe mushkëritë dhe të tonifikon.

    Puthje dhe jo vetëm


    E dinit që puthjet pasionante djegin kalori? Puthja, edhe ajo më e pafajshmja, është një antidepresiv i shkëlqyer. Është një demonstrim dashurie. Puthja erotike është magjike, e madje edhe analgjezike, sepse prodhon endorfinë, substancë me efekt qetësues. Për më tepër puthja vë në lëvizje 39 muskuj. Një puthje 15 minuta djeg 120 kalori. E pra çfarë prisni? Futuni menjëherë punës!

    shqip
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    Hap krahet e fluturoj...! Maska e zogu dukagjinas
    Anëtarësuar
    15-06-2009
    Vendndodhja
    Nen embelsinee lotit Tend... !!
    Postime
    3,741
    Me te vertet te bukura paragrafet e shkruara me larte, tematika e temes qenka mjaft interesante i nderuari xhuxhumaku !!
    Ju pershendes !!
    Askush nuk ta bën atë që ta bën vetvetja !!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •