Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 7 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    DuKe Pire CoFfeE Ne StaRbuckS
    Postime
    1,602
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Shqiperi: Tumoret shkaktohen nga ajri i ndotur

    Shefi i Onkologjikut : Eshte shtuar ai i gjirit edhe lekures.
    Alarmi:Pjesa me e madhe diagnostikohen kur eshte teper vne.Mungon parandalimi.
    Dhjete raste te reja me kancer zbulohen cdo dite ne spitalin Onkologjik.Alarmin e ngrene vete mjeket e ketij sherbimi,sipas se cileve,numri i te prekurve nga tumoret po shtohet gjithnje e me shume.
    "Kanceri i gjirit renditet i pari ne listen e te diagnostikuarve i ndjekur nga ai i lekures",tha dhe per gazeten Agim Kalaj,shefi i kirurgjise onkologjike ne QSU.Ai theksoi se jane shtuar edhe rastet e tumoreve gjinekologjike tek grate.Por me shqetesues,sipas bluzave te bardha,mbetet fakti se vetem 20% e pacienteve te diangostikuar jane ne fazat e para te tumorit,cka do te thote se pjeses me te madhe te tyre u mbetet pak per te jetuar."Eshte nje problem shume i madh krahasuar me vendet e tjera,ku tumoret e ndryshme kapen qe ne fillesen e tyre.Tek ne kryen analiza parandaluese dhe te semuret ose e mesojne rastesisht kur kane ndonje problem tjeter shendetsor dhe kryejne analizat,ose vijne ne spital atehere kur eshte teper vone per ta dhe mund te behet shume pak"tha Kalaj.
    Kanceri i gjirit
    Jo vetem tek grate pas moshes 40 vjec,por edhe te moshat me te reja kanceri i gjirit po shenon nje numer te larte te prekurish.Pjesa me e madhe e tyre pas kostatimit te semundjes kryejne nderhyrje kirurgjikale dhe i nenshtrohen kimioterapise e radioterapise."Megjithate,nese tumori ka dhene metastaza ne organe te tjera,nuk mund te behet shume,pasi qelizat kancerogjene zhvillohen me shpejtesi,duke krijuar vatra te reja tumori",tha shefi i kirurgjise onkologjike,Agim Karaj.Ai shtoi se vitet e fundit per kancerin e gjirit jane bere hapa perpara ne kryerjen e operacioneve te rendesishme,te cilat me pare nuk mund te realizoheshin."Jo vetem per te shpetuar pacientet,por sukses eshte per ne edhe kryerja e operacioneve,qe nuk e demtojne te semuren edhe nga ana estetike",tha Kalaj.
    Kanceri i lekures
    Gjithnje e me shpesh ne onkologji po diangostikohen qytetare te prekur nga kanceri i lekures.Melanoma(tumoriqe vatren e ka te nishanet)eshte nje nga format me te shpeshta edhe me te renda.Qelizat kancerogjene ne kete tip tumori perhapen shume shpejt,duke rrezikuar brenda nje kohe te shkurter jeten e te semurit.Per te kapur ne kohe kete tumor,mjeket keshillojne kryerjen e vizitave tek mjeket dermatologe e onkologe.Ata evidentojne llojet e nishaneve qe mund te perbejne rrezik per shfaqjen e nje tumori.Kjo pasi jo te gjitha nishanet ne trup paraqesin rrezikshmeri per semundjen e rrezikshme.
    Faktoret e Riskut
    Pertej recetave shabllone,ku renditen nje sere faktoresh risku,pergjigjja e mjekeve onkologe per shfaqet qe shkaktojne nje tumor eshte e ndryshme nga nje i semure tek tjetri.Sidoqofte,stresi,menyra e jeteses,duhanepirja,ndotja e ambientit ndikojne me shume ne shfaqjen e semundjeve vdekjeprurese.Ndersa ne vendin tone moskryerja e analizave parandaluese eshte shkaku kryesir per vdekshmerine e larte.Madje,sipas mjekeve,pacientet humbin jeten edhe per tumore,qe po u kapen ne fazat fillestare dhe nuk kane vdekshmeri te larte.
    Parandalimi
    Mamografia,diangostikimi qe ben ne kohe kancerin e gjirit tek grate dhe pap-testi,qe identifikon kancerin e qafes se mitres tek ne behen nga shume pak gra,apo vajza.Per analizen e pare,madje edhe ato gra qe jane te ndergjegjesuara per rrezikun e semundjes,dera e sitalit onkologjik ku duhet te kryhet falas eshte e mbyllur.Burime brenda ketij spitali pohojne se aparatura funksionon,por per interesa personale brenda spitalit onkologjik,pacientet qe prej rreth nje viti nuk mund te akzaminohen.Jo pak prej tyre transferohen ne klinikat private,ku kryerja e nje mamografie kushton rreth 4 mija leke.Ndersa sensibilizimi per te kryer pap-testin behet vetem ne maternitetin e kryeqytetit,ku analiza kushton nje mije e 600 leke.
    Mungesa e citostatikeve : Mungesa te theksuara ku ne spitalin onkologjik per citostatiket (medikamentet qe perdoren ne trajtimin e te semureve me kancer).Pacientet,edhe pse nen ze,pranojne se jane te detyruar te blejne vete shume prej ketyre ilaceve,edhe pse jane te shtrenjte.Vetem nje cikel kimioterapie per nje te semure kushton minimalisht 600 euro.
    Radioterapia me Kobad : Kjo aparature,qe ne bote eshte zevendesuar prej 30 vjetesh,tek ne eshte e vetmia shprese per te semuret qe duhet te kryejme radioterapi.Kobaldi prishet disa here ne vit,me kosto jeten e semureve.Kjo ne nje kohe kur spitali onkologjik eshte i inauguruar rreth nje vit me pare dhe ka kushtuar mbi 4 milione Euro.

    Shekulli 26 Janar 2007.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga YaSmiN : 27-01-2007 mė 20:14

  2. #2
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,017
    Faleminderit
    2
    15 falenderime nė 11 postime

    11 shkaktarėt e tumoreve - Studim

    Studimet e kryera nga mjeket specialiste te onkologjise rendisin 12 faktore kryesore te cilet ndikojne ne shfaqjen e semundjeve te kancerit. Dy nga shkaktaret kryesore qe renditen si nxites te semundjes jane alkooli dhe duhani. Konsumimi i duhanit si tek femrat ashtu edhe tek meshkujt sjell probleme te riparueshme per mushkerine, probleme te cilat kalojne deri ne semundje kancerogjene. “Duhani dhe drogat e ndryshme permbajne lende kancerogjene qe shkaktojne mutacione ne organizem, duke shkaktuar kancer” thuhet ne studimin e kryer nga specialistet e onkologjise. Sipas tyre, edhe vera dhe birra permbajne substanca paresore qe shkaktojne kancer, edhe duke konsumuar 10 mililitra alkool.

    Mjedisi dhe ajri i ndotur jane faktore te tjere qe tregojne rritjen e kancerit te mushkerive, sidomos ne zonat industriale ku ka edhe mbetje dhe substanca toksike. Ndersa femrat qe jetojne prane zonave me ndotje te tille rrezikojne nje menopauze te hershme.

    Ushqimi i zgjedhur te ben qe te mbash larg kancerin. Kjo eshte nje nga keshillat kryesore te mjekeve onkologe te cilet rekomandojne mos perdorimin e ushqimeve qe permbajne elemente toksike. Keshtu konservat, peshqit e rritur ne akuarium apo edhe qumeshti industrial permbajne lende qe shkaktojne kancer te zorres se trashe apo edhe te aparatit tretes. Por edhe uji i ndotur mund te jete nje nga faktoret kryesore te shfaqjes se tumoreve te ndryshme. Studimet e viteve te fundit kane treguar se femrat jane me te rrezikuara te preken nga kanceri per shkak te kimikateve qe gjendjen ne shtepi. “Boja e mureve, mobilieve, tapetet, veshjet. Por edhe produktet kozmetike, shampot e ndryshme, produktet per pastrim shtepiak mund te jene shkaktare te shfaqjes se kancerit” thone studiuesit evropiane. Nderkohe qe edhe gazi, benzina dhe nafta sidomos per ata qe punojne per nxjerrjen e tyre jane shkaktare te tumoreve. Sipas specialisteve, rrezik kanceri tek lekura shfaqin edhe prodhimet farmaceutike dhe ato kozmetike.


    Faktoret nxites:

    Duhani njihet si nje nga faktoret kryesore per shfaqjen e tumoreve ne mushkri

    Mbetjet toksike dhe industriale shkaktojne kancer te mushkerive dhe menopauze tek grate

    Pirja e alkoolit njihet si nje nga faktoret kryesore te shfaqjes se kancerit te stomakut

    Elementet toksike te ushqimet perbejne rrezik per shfaqjen e kancerit te zorres se trashe

    Rrezet radioaktive mbeten nje nga shkaktaret kryesore te shfaqjes se kancerit ne lekure

    Niveli i larte i hormoneve sjell menopauze te shpejte tek grate dhe tumor te qafes se mitres

    Konsumimi i ujit te ndotur behet shkak mutacione te ndryshme dhe shfaqje te tumoreve

    Kimikatet qe gjenden ne shtepi jane nje nga faktoret kryesore te shfaqjes se kancerit ne mushkri

    Gazi, benzina, vajguri sidomos per punonjesit ne keto sektore jane shkaktar per shume tumore

    Produktet farmaceutike nese jane te pakontrolluara behen shkak i shfaqjes se tumoreve te ndryshme

    Produktet kozmetike te nje cilesie te dobet nxisin shfaqjen e tumoreve te lekures



    Mamografia

    Identifikohen 30 raste me kancer gjiri

    Rreth 30 gra kane rezultuar pozitive ne kryerjen e mamografise. Sipas mjekeve keto jane te prekura nga kanceri i gjirit. Qe nga periudha e instalimit te ketyre aparaturave e deri me tani jane kryer rreth 2 mije ekzaminime te gjitha falas. “Kjo shifer eshte teper e larte persa i perket numrit te ekzaminimeve. Pra jane kryer vetem 2 mije ekzaminime dhe kemi 30 femra te cilat kane kancer te gjirit” eshte shprehur Enzo Lattanzio, drejtori i qendres se Senologjise ne Bari te Italise. Sipas tij, keto raste i perkasin moshes 35 deri ne 55 vjec. Te dhenat tregojne se 100 per qind te rasteve grate jane paraqitur vullnetarisht per ekzaminim, qe do te thote se sensibilizimi ka qene nje nga pikat me te arritura te projektit. Nderkohe qe kryerja e nje ekzaminimi te tille ne poliklinikat e vendit eshte falas per te gjitha femrat mbi 35 vjec. Por ekzaminime kryhen edhe per mosha me te reja kur shihet se ka probleme.

    Burrat

    Kanceri u prek mushkerite

    Duket se konsumi i alkoolit apo duhanit jane edhe shkaktaret kryesore te shfaqjes se kancerit ne mushkri tek meshkujt. Te dhenat tregojne se rreth 306 raste shfaqen cdo vit me kete lloj semundjeje, nderkohe persa i perket vdekshmerise se tyre nuk ka te dhena te sakta. Pas tumoreve ne mushkri jane ato ne lekure te cilet kane shenojne 291, te cilet mendohet se shkaktohen nga rreze te demshme apo edhe semundje te lekures te cilat avancojne deri ne tumore. Prostata eshte nje nga llojet e tumoreve qe rrit rastet nga viti ne vit. Te dhenet tregojne se regjistrohen rreth 130 persona me kete lloj semundje gjate nje viti. Por edhe kanceri i stomakut vazhdon te shenoje nje numer te madh rastesh tek meshkujt dhe sipas mjekeve renditet i pesti duke shenuar mbi 100 raste gjate nje periudhe 12 mujore. Llojet e tjera te kancerit qe kane me pak se 100 raste tek meshkujt jane sistemi nervor qendror, larinksi, leucemia dhe limfoma malinje. Nderkohe numrin me te vogel te rasteve e shenojne kanceri ne melci me 37 meshkuj te prekur ne vit. Ne po kete periudhe kohore regjistrohen 1700 meshkuj te cilet preken nga keto 10 lloje te kacereve, dhe nga keta 456 persona preken nga tumore te llojeve te ndryshme.


    Femrat

    Tumoret ne zonat intime

    Pjesa me e madhe e femrave qe preken nga tumoret, kane ate te gjirit i cili shkakton edhe 400 viktima ne vit, nderkohe qe numri i te prekurve eshte me i madh. Por, perseri edhe numri i femrave te prekura nga kanceri i qafes se mitres mbetet shqetesues keshtu mbi 230 raste te reja shenohen cdo vit. Te dhenat e QSUT-se tregojne se rreth 200 raste humbasin jeten. Ndersa tumoret qe shkaktohen ne lekure mbeten ne te njejtat shifra si tek meshkujt ashtu edhe tej grate. Ndonese tek meshkujt ato ishin ne vendin e dyte edhe tek grate ka nje numer te madh te ketyre rasteve. Te dhenat regojne se 147 raste te reja shenjohen ne nje periudhe 12 mujore. Me pas jane kancer i i stomakut dhe i i sistemit nervor qendror qe shenojne edhe midis 48 dhe 70 rasteve. E ndersa mushkrit tek meshkujt zinin vendin e pare tek femrat ato jane vetem 35 raste dhe kjo per shkak te konsumimit me te paket te alkoolit dhe duhanit pjeserisht. Te dhenet tregojne se raste te tjera te tumoreve tek femrat konstatohen edhe ne vezore, limoma malinje, rektum, pankreas. Tek seksi femer shenohen edhe mbi 315 raste te tumoreve te ndryshme, nderkohe qe ne nje vit numerohen mbi 1250 te prekura me semundje tumorale.

    50.2 %

    e vdekjeve ne vendin tone shenohen nga semundjet kardiovaskulare. Sipas mjekeve keto semundje jane me te perhapurat dhe shkak mbetet duhani, alkooli, si dhe obeziteti. Por, pervec ketyre faktoreve ndikojne edhe ushqimi me shume yndyre, menyra e jeteses, qendrimi ne pune apo edhe lenia pas dore e vetes. Me te rrezikuar nga semundjet e zemres mbeten meshkujt, ndersa per sa u perket femrave, ato rrezikohen pas menopauzes.

    16.6 %

    e vdekjeve ne Shqiperi shkaktohen nga kanceri, semundja qe sa vjen edhe shton rastet nga dita ne dite. Ndersa lloji qe shkakton edhe numrin me te madh te vdekjeve eshte kanceri i mushkerive dhe ai i gjirit tek femrat. Por edhe kanceri i lekures eshte nje nga shkaktaret me te medhenj te vdekjeve tek te dy sekset qe preken prej tij. Kurse me te prekurit rezultojne se jane moshat e treta mbi 65 vjec, por nuk perjashtohen edhe moshat e reja gjate viteve te fundit

    11.3 %

    e vdekjeve shkaktohen nga shkaqe te ndryshme, te cilat nuk arrihen te percaktohen nga mjeket. Megjithese pacientet jane te prekur nga nje semundje, ajo nuk arrihet te kapet ne stadet e para apo edhe te avancuara, deri ne momentin qe shkakton mortalitetin. Keto lloj vdekjesh zene nje numer te konsiderueshem, pasi renditen te tretat ne vendin tone pas semundjeve kardiovaskulare dhe atyre te kancerit. Por, ndonjehere shkaqet jane edhe natyrore.

    6.8%

    e vdekjeve shkaktohen nga aksidentet rrugore dhe ato ne pune. Sipas te dhenave te Ministrise se Shendetesise rezulton se aksidentet mbeten ne nivele te larta duke shenuar keshtu 6.8 per qind te vdekjeve qe ndodhin. Vdekjet me te shumta shkaktohen nga aksidentet automobilistike, te cilat gjate viteve te fundit rriten pothuajse cdo dite. Nderkohe qe edhe aksidentet ne pune mbeten shqetesuese sidomos ato ne miniera, ndertim dhe fabrika.

    3500

    persona preken cdo vit ne vendin tone nga semundjet kanceroze. Sipas onkologeve shqiptare, pavaresisht se te dhenat tona jane te mira, vihet re nje tendence rritjeje e rasteve, qe me kalimin e kohes do te jete e krahasueshme me statistikat evropiane. Regjistri i pacienteve me prekur me kancer tregojne se mosha me e prekur eshte ajo e trete, por vitet e fundit vihet re edhe prekje te personave mbi 40 vjec. Rastet jane pothuajse te njejte si tek femrat edhe tek meshkujt

    600

    vdekje shenohen cdo vit tek grate nga semundjet kancerogjene. Te dhenat e Qendres Spitalore Universitare ne Tirane "Nene Tereza", tregojne se rreth 400 femra ne vit humbin jeten nga kanceri i gjirit, ndersa rreth 200 te tjera nga kanceri i qafes se mitres. Nga te dhenat e sherbimit onkologjik disa forma te kancerit si ai i gjirit, ne tre dekadat e fundit eshte trefishuar. Vendin e pare e ze kanceri i mushkerise per meshkujt, ndersa per femrat e ze kanceri i gjirit.


    Koha Jonė

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    20,065
    Faleminderit
    25
    291 falenderime nė 218 postime

    Shqiperi: Tumoret shkaktohen nga ajri i ndotur

    "Tumoret, per shkak te ndotjes"

    E Merkure, 17 Qershor 2009

    Nje pjese e mire e tumoreve qe regjistrohen ne vendin tone, jane per shkak te ndotjes se larte te ajrit, kryesisht me benzen. Alarmi vjen nga vete mjeket e onkologjikut, te cilet tregojne se cdo vit numerohen 3 deri 4 mije raste te reja me tumor dhe pjesa me e madhe, e shkaktuar nga ndotja. Profesor Skender Skenderaj, shefi i Sherbimit te Semundjeve Profesionale thote se rritja e benzenit ne ajer, nga djegia e materialeve plastike apo nafta e keqe, ndotin ajrin me lende kancerogjene.

    Zonat

    Ne baze te rasteve, te cilet paraqiten per kurim tek mjeket eshte bere edhe evidentimi i zonave te cilat kane edhe numrin me te larte te rasteve, si dhe zonat te cilat jane te rrezikuara per shtimin e rasteve te tumoreve. Mjeket e spitalit Onkologjik, sqarojne se ndotja eshte problematike ne shume zona te vendit. Ne krye te hartes se zonave te ndotura nga ku kemi edhe nje numer te larte te personave te prekur nga tumoret, eshte zona e Bradasheshit ne Elbasan, Fushe-Kruja dhe zonat e vendit ku ka miniera."Zonat me problematike ne kemi zonat ku ka miniera, zonat ku ka punime tunelore, fabrikat e shkrirjes, metalurgjia, zona e Elbasanit. Ne keto zona pervec punetoreve qe punojne ne keto ambiente te rrezikuara, jane edhe banoret perreth nga ndotesit qe shkaktojne kancer" ka pohuar Skender Skenderaj, shefi i Sherbimit te Semundjeve Profesionale. Sipas tij, sot eshte shume e nevojshme nisja e studimeve te mirefillta mjedisore, si epidemiologjike dhe klinike diagnostike onkogjene qe duhet te behen ne menyre te vazhdueshme ne keto zona. Prej disa vitesh specialistet e mjedisit kane kerkuar qe qeverite te zbatojne me rreptesi te gjitha ligjet dhe strategjite e hartuara, pasi shendeti i qindra mijera banoreve qe jetojne ne keto mjedise per nje kohe te gjate, eshte i rrezikuar.

    Rastet

    Cdo vit 3- 4 mije persona preken nga tumoret dhe nje nder shkaqet qe ndikon ne shifren ne rritje te semundjeve onkologjike eshte ndotja. "Semundjet onkogjene, kancerogjene ne vende te ndryshme te organizimit duke filluar qe nga lekura, organet e frymemarrjes apo organe te tjera, kane nje tendence ne rritje ne pergjithesi", ka pohuar Skender Skenderaj shefi i Sherbimit te Semundjeve Profesionale. Regjistri i pacienteve te prekur me kancer tregon se mosha me e prekur eshte ajo e trete, por vitet e fundit vihet re edhe prekje te personave mbi 40 vjec. Kanceri i gjirit dhe ai i melcise, jane dy llojet me te perhapura gjate viteve te fundit tek shqiptaret. E ndersa e para eshte tek femrat, rasti i dyte eshte te meshkujt. Nderkohe qe rastet e te prekurve me kancer te lekures te te dy gjinite, eshte ne vendin e dyte.

    KJ

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    20,065
    Faleminderit
    25
    291 falenderime nė 218 postime
    Kanceri, shkaku i dyte i vdekjeve ne Shqiperi

    E Merkure, 03 Qershor 2009

    Kanceri apo semundjet tumorale, jane shkaktaret e dyte te vdekjeve ne vendin tone. Prej ketyre semundjeve shenohen rreth 3500 raste te reja ne vit, ndersa per sa u perket atyre te vdekjeve ende nuk dihen shifrat e sakta, por eshte vertetuar se 600 gra humbin jeten nga kanceri i gjirit dhe i mitres. Sipas onkologeve shqiptare, pavaresisht se te dhenat tona jane te mira, vihet re nje tendence rritjeje e rasteve, qe me kalimin e kohes do te jete e krahasueshme me statistikat evropiane. Regjistri i pacienteve te prekur nga kanceri, tregojne se mosha me e prekur eshte ajo e trete, por vitet e fundit vihet re edhe prekje e personave mbi 40 vjec. Ulja e moshes se personave te prekur per mjeket perkthehet ne me shume risk per semundjet kanceroze tek shqiptaret. Ndersa per sa i perket shperndarjes se rasteve, rezulton se jane 100 mije banore, jane 100 raste te reja ne vit, nderkohe qe parashikohet nje dyfishim i rasteve per tre dekadat e ardhshme. Faktoret qe ndikojne ne rritjen e numrit te semundjes se rende, ende nuk dihen por mendohet se ato jane te shumte duke filluar nga ato mjedisore, deri tek gjendjet psikologjike dhe emocionale e personave. Nderkohe pavijone te ndryshme te QSUT-se raportojne edhe shifra te sakta te personave qe trajtojne. Keshtu, rreth 450 paciente ne vit numerohen per humbje graduale te funksionit te veshkave. Kurse per sa iu perket atyre, te cilet jane ne gjendje me te rende ne formen e kancerit te veshkes dhe kane nevoje per nderhyrje kirurgjikale, jane 50 paciente. Kurse ne pavijonin e hematologjise numerohen rreth 80 paciente cdo vit, me semundjen e leucemise.

    Mosha

    Ulja e moshes se personave te prekur, per mjeket perkthehet ne me shume risk per semundjet kanceroze tek shqiptaret. Ndersa per sa i perket shperndarjes se rasteve, rezulton se jane 100 mije banore, si dhe jane 100 raste te reja ne vit.

    Vdekjet, gjysma per shkak te zemres

    Semundjet kronike dhe pikerisht ato te zemres, jane kthyer ne vrasesit kryesore te shqiptareve. Pikerisht, nje vdekje ne dy persona ndodh per shkak te kesaj semundjeje. Faktet jane bere publike nga Instituti i Shendetit Publik, ndersa rendisin pas edhe semundje te tjera si kanceri, diabeti, hipertensioni etj te cilat u kane marre mjaft jete njerezish ne vendin tone, te cilat lidhen me faktoret e riskut qe sa vijne e behen edhe me te dukshme ne shoqerine tone."Semundjet kronike ne Shqiperi jane vrasesi me i madh. Nje ne dy shqiptare, vdes nga semundje kardio-vaskulare", tha drejtori i Shendetit Publik, Alban Ylli. Sipas tij, shifrat e semundjeve kronike jane te ngjashme me ato te vendeve te tjera ka ardhur koha te pershtatim sistemin shendetesor ne menyre qe te reagoje me mire ndaj semundjeve dhe shendetit publik, ne menyre qe te kape sa me heret dhe te parandaloje sa me shume faktore risku.

    Semundjet

    Semundjet kronike si ato kardiovaskulare apo tumoret, jane shtuar ne radhet e popullates, nderkohe qe nese vite me pare moshat e reja ishin me te paprekura, tashme duke filluar nga mosha 40 vjec kemi shpeshtesi te ketyre semundjeve. "Kaceret jane nje faktor tjeter i rendesishem, traumat, semundjet respiratore-obstruktive te mushkerive, etj. Keto jane shifra te ngjashme me vendet e tjera evropiane. Jemi ne kohe per te pershtatur sistemin shendetesor qe te reagojme me mire ndaj semundjeve", shprehet Ylli. Specialistet thone se e rendesishme eshte diagnostikimi i hershem i ketyre semundjeve prandaj duhet t'i jepet prioritet mekanizmave qe i evidentojne ato."Ka nevoje per sisteme, qofte te lidhura me spitalet, me shendetesine me urgjencat, qofte te lidhura me parandalimin, me kapjen e hershme ose ndryshimin e jeteses" tha Ylli. Kurse ministrja e Shendetesise, Anila Godo ka mbeshtetur idete e shprehura nga specialistet, qe kurimi i semundjeve kronike ne popullate te jete prioritet.

    Shkaktaret

    Sjelljet e rrezikshme qe sot popullata i kryen me vetedije, jane edhe shkaktaret kryesore te ketyre semundjeve. Nder me te rendesishmit mjeket rendisin duhanin, alkoolin, drogat, kequshqyerjen, obeziteti, stresi dhe dhuna. Per kete specialistet te Shendetit Publik, kerkojne bashkepunim me te gjitha strukturat perkatese. "Prevalenca e ketyre semundjeve vazhdone te rritet si pasoje e ndryshimeve te moshes dhe te menyres se jeteses. Nese ne fillim te viteve '90 ka pasur rreth 6 mije vdekje ne vit nga semundjet kardiovaskulare, aktualisht ky numer eshte mbi 8 mije", kane pohuar specialistet e shendetesise. Sipas tyre, numri i madh i ketyre rasteve te vdekjeve ka te beje me kapjen e semundjes ne stade te avancuara. Te dhenat e Institutit te Shendetit Publik tregojne se gjysma e mjekeve ne vend i vleresojne semundjet kardiovaskulare dhe se vetem 40% e mjekeve te pergjithshem e kryejne vleresimin e tensionit te gjakut ne formen e nje depistimi rutine tek personat ne dukje te shendetshem. Po keshtu, rezultatet ne lidhje me matjen e faktoreve te tjere te riskut per semundjet kardiovaskulare jane akoma me te uleta. Mjeket i vleresojne nivelin e sheqerit ne gjak, mbipeshen, menyren e ushqyerjes, konsumin e alkoolit dhe nivelin e stresit, vetem ne prani te shenjave klinike apo ankesave nga pacientet.


    8 kriteret qe duhet te kontrollohen

    Pirja e alkoolit ne sasi te medha

    Sasia e duhanpirjes

    Ushqyerja e pabalancuar

    Mbipesha

    Menaxhimi i keq i stresit

    Tensioni i larte i gjakut

    Niveli i sheqerit ne gjak

    Kolesteroli i larte



    Shkaktaret e semundjeve te zemres


    Menyra e ushqimit

    Alkooli

    Duhani

    Obeziteti

    Aktiviteti fizik

    Stresi

    Dhuna

    Kequshqyerja



    Te dhena

    40 per qind e pacienteve vuajne nga semundje te zemres

    50 per qind e pacienteve vdesin nga keto semundje

    9 me 1 eshte raporti meshkuj-femer per semundshmerine

    1500 nderhyrje jane bere ne QSUT vitin e kaluar

    8 mije vdekje mendohet se shkaktohen nga zemra cdo vit

    6 mije kane qene ne vitet '90

    40 vjec eshte mosha kur fillojne te shfaqen problemet

    40 % e mjekeve kryejne vleresimin e tensionit te gjakut

    KJ

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    20,065
    Faleminderit
    25
    291 falenderime nė 218 postime
    Ndotja, 4 viktima ne dite nga kanceri

    E Shtune, 14 Mars 2009

    Ndotja e ajrit vazhdon te mbetet nje problem shqetesues ne Shqiperi. Parametrat tregojne se kjo ndotje i kalon vlerat e caktuara nga Komuniteti Evropian. Ne vendin tone per shkak te kesaj ndotjeje, shfaqen rreth 1.400 te semure me kancer ne vit. Ndersa nga te dhenat e OBSH-se, rreth 200 vdekje ne vit jane per shkak te kesaj ndotjeje.

    Studimi

    Ndotja e mjedisit eshte nje nga faktoret kryesore ne shfaqjen e semundjeve kanceroze. Sipas nje studimi te bere nga Instituti i Shendetit Publik rezulton se 1.400 persona cdo vit preken nga kjo semundje. E thene ndryshe, cdo dite kater persona jane pre e semundjes vdekjeprurese. Sipas te dhenave nga ky Institut, pese jane zonat me te nxehta ne te gjithe vendin, por shifrat me te frikshme jane ne qytetin e Elbasanit ku numri i personave qe gjejne vdekjen mbi 250 njerez, brenda vitit. Dhe kjo shpjegohet me pranine e kimikateve te ndryshme ne keto ambiente. "Numri i madh i kimikateve ne ambient, ekspozimi per nje kohe te gjate ndaj tyre, mungesa e informacionit ne aftesite e tyre per te shkaktuar kancer, bejne qe te kemi nje numer te madh rastesh ne popullate" thuhet ne studimin e ISHP-se. Po sipas ketij studimi, thuhet se futja e ketyre lendeve ne organizmin e njeriut behet me ane te rrugeve respiratore, qe ndikojne ne shfaqjen e kancerit te mushkerive. Po keshtu edhe ne rruge gastrointensinale dhe kjo me ane te ushqimit dhe ujit te pijshem si dhe nepermjet mukozave dhe lekures. Nuk jane vetem kimikatet, qe shkaktojne kancerin. Nje tjeter faktor eshte edhe trashegimia gjenetike.

    Zonat

    Zonat me te nxehta ne Shqiperi, ku ekspozimi i gjate i individit konsiderohet i rrezikshem dhe ku ka prani te madhe kimikatesh, jane zona e Fierit ku perfshihen Azotiku, Patos Marinza. Po keshtu nje nga qytetet e rrezikshme eshte edhe Vlora ne zonen e PVC-se, si dhe Durresi ne Porto-Romano. Por edhe kryeqyteti shfaq nje rrezik te madh per banoret afer Sharres, ku prania e kimikateve eshte shume e madhe, nderkohe qe Elbasani ka si "zone te zeze" Metalurgjikun. E ndersa shifrat qe japin studimet jane alarmante, mjeket nga ana tjeter pohojne se zhvillimi i nje semundjeje kancerogjene, mund te kerkoje 20 vjet. Por nese ajo kapet qe ne stadet e para, atehere mund te trajtohet. Nga te dhenat e sherbimit onkologjik vendin e pare e ze kanceri i mushkerise dhe i lekures per meshkujt, ndersa per femrat e ze kanceri i gjirit dhe i lekures. Nga 9 lloje te kacerave qe hasen ne Shqiperi, shtate prej tyre jane te mundshme per t'u parandaluar, duke shmangur shkaktaret paresore te riskut. Ndersa per sa i perket shperndarjes, studimi tregon se me e prekur eshte mosha e re. "Mosha mesatare eshte 31 vjec, por ka edhe raste te cilat nuk jane regjistruar per shkak te mungeses se nje regjistri kombetar per kancerin" pohohet ne studimin me te fundit te ISHP-se.


    Tabela

    Zonat me problematike

    Fieri Azotiku, Patos Marinza

    Vlore PVC

    Tirane Sharra

    Elbasan Metalurgjiku

    Durres Porto-Romano


    KJ

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    20,065
    Faleminderit
    25
    291 falenderime nė 218 postime
    Alarmi i OBSH: 4 mije raste me kancer ne vit

    E Enjte, 24 Prill 2008

    Rreth 4 mije persona preken ne vit ne vendin tone nga semundjet tumorale. Te dhenat jane bere publike per here te pare nga nje studim i kryer nga Organizata Boterore e Shendetesise, nderkohe qe mbeshtetet edhe nga mjeket onkologe shqiptare. Sipas te dhenave, shkaktare kryesore te ketyre semundjeve jane alkooli, duhani si dhe ndryshimi i stilit te jeteses, apo edhe ushqyerjes. "Rreth dy te tretat e pacienteve shqiptare te cilet jane te prekur nga semundjet tumorale, e zbulojne ate ne stade te avancuara qe eshte veshtire per t;i kapur", thuhet ne studimin e OBSH-se. Po sipas ketij studimi, rezulton se kanceri me i perhapur eshte ai i mushkerise, kancerit te gjirit dhe qafes se mitres.

    Onkologet

    Mjeket onkologe te kryeqytetit pohojne rritjen e rasteve te kancerit ne vendin tone ne 30 per qind gjate ketyre viteve te fundit. Sipas tyre, jane nje sere faktoresh qe ndikojne ne shfaqjen e kesaj semundjeje te rende, nderkohe qe perhapja eshte e ndryshme nga meshkujt te femrat. Sipas mjekeve, me te rrezikuar per t'u kapur nga semundjet tumorale jane meshkujt dhe kryesisht me kancerin e mushkerive. "Shkaqet kryesore jane pirja e duhanit dhe te alkoolit, sidomos te moshat e reja. Shqiperia ze vendin e dyte ne Evrope per sa i perket konsumimit te duhanit", jane shprehur mjeket onkologe. Sipas tyre, te femrat rasti i kancerit te gjirit ka fituar nje rritje prej gati 5 per qind ne vit, duke shenuar keshtu rreth 350 raste te reja.

    Shperndarja

    Duket se konsumi i alkoolit apo duhanit jane edhe shkaktaret kryesore te shfaqjes se kancerit ne mushkri te meshkujt. Te dhenat tregojne se rreth 306 raste shfaqen cdo vit me kete lloj semundjeje, nderkohe per sa i perket vdekshmerise se tyre nuk ka te dhena te sakta. Pas tumoreve ne mushkri, jane ato ne lekure, te cilat shenojne 291, qe mendohet se shkaktohen nga rreze te demshme apo edhe semundje te lekures, te cilat avancojne deri ne tumore. Prostata eshte nje nga llojet e tumoreve qe rrit rastet nga viti ne vit, me pas vijne kanceri i stomakut, melcise etj. Ndersa per sa u perket femrave, ato preken nga tumoret e gjirit, i cili shkakton edhe 400 viktima ne vit. Por, perseri edhe numri i femrave te prekura nga kanceri i qafes se mitres mbetet shqetesues, keshtu mbi 230 raste te reja shenohen cdo vit. Te dhenat e QSUT-se tregojne se rreth 200 raste humbasin jeten. Kurse sa u perket tumoreve te tjere, qe shfaqen te grate jane ato te lekures, stomakut, sistemi nervor etj.

    S. Isaku



    Kanceri, ne liste pas semundjeve te zemres

    Semundja e kancerit, renditet e dyta per sa i perket numrit te viktimave, pas semundjeve te zemres. Sipas te dhenave te mjekeve kardiologe, rezulton se 50 per qind e pacienteve shqiptare vdesin nga semundje te sistemit kardiovaskular. Me pas vijne vdekjet e shenuara nga semundjet tumorale. Keto semundje shkaktojne rreth 17 per qind te vdekjeve qe ndodhin ne Shqiperi. Ndonese nje pjese e rasteve arrin te kurohet ne vend, por edhe jashte, perseri numri i atyre qe vdesin mbetet ne shifra te larta. Kjo shume here per shkak te mungeses se te ardhurave financiare te familjareve, por edhe per shkak se disa nga keto lloj semundje jane te pakurueshme.

    KJ

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    20,065
    Faleminderit
    25
    291 falenderime nė 218 postime
    Punoni naten? Rrezikoheni nga kanceri

    E Merkure, 05 Dhjetor 2007

    Lajm shqetesues per ata qe punojne gjate turnit te nates: nje studim i ri thekson se ata jane nen nje rrezik te shtuar per t’u prekur nga kanceri. Pas shpalljes se rezultateve te studimit, qe arriti ne kete perfundim, Agjencia nderkombetare per kerkime ne fushen e kancerit, dege e Organizates Boterore te Shendetesise, tha se se shpejti do ta klasifikoje punen naten si nje nder shkaktaret e mundshem te kancerit. Dhe ka gjasa qe nje hap te ngjashem te ndermarre edhe shoqata amerikane kunder kancerit, e cila ne te kaluaren i ka pare me dyshim pretendime te tilla te ngjashme.

    Dihet se qendrimi ne diell, pa masa mbrojtese, mund te shkaktoje kancer ne lekure. Tani thuhet se edhe qendrimi nen drite artificiale mund te shkaktoje kancer, jo ne lekure, por ne organizem. Agjencia per kerkime ne fushen e kancerit, thote se se shpejti ka ne plan te shpalle zyrtarisht se njerezit qe punojne ne turnet e nates, mund te perballen me nje shkalle me te larte rreziku nga kanceri. Edhe Shoqata amerikane kunder kancerit thote se ka te ngjare te ndermarre te njejtin hap. Dhe ky hap per kete shoqate mund te quhet i madh, pasi prej kohesh ajo i ka pare me dyshim te dhenat qe e lidhin punes e nates me kancerin, duke i quajtur, si te pabaza, kunderthenese ose te pavertetuara.

    Hapi i tanishem bazohet ne rezultatet e kerkimeve shkencore, sipas te cilave mes njerezve qe punojne ne turnet e nates, rastet e kancerit te gjirit te grate dhe rastet e kancerit te prostates te burrat jane me te larta sesa tek ata qe punojne diten. Por vetem kjo nuk provon se puna naten mund te shkaktoje kancer. Per te vertetuar nje gje te tille duhet qe njerezit qe punojne naten te kene te perbashket edhe faktore te tjere qe i ben ata me te pambrojtur ndaj kancerit.

    Shkencetaret evidentojne se puna e nates eshte e rrezikshme, pasi ajo prek oren biologjike te trupit. Ata thone se organizmi i njeriut prodhon nje lloj hormoni, i quajtur Melatonin, i cili pengon zhvillimin e kancerit, dhe eshte vertetuar se prodhimi i ketij hormoni gjate nates pakesohet. Gjithashtu, njerezit qe punojne nen drite artificiale ka gjasa te kene nivele te uleta te hormonit melatonin. Megjithate, ka shume njerez qe dyshojne nese puna naten ka lidhje me kancerin. Por, ne qofte se provohet se te punuarit naten mund te behet shkak per kancer, kjo do te ndikoje te miliona vete ne mbare boten. Llogaritet se afro 20 per qind e fuqise punetore ne vendet e zhvilluara punojne naten.

    Marre nga VOA

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •