Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 12
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Glaukia88
    Anëtarësuar
    18-06-2009
    Postime
    75

    Izraeli Dhe Shba Nisin Manovra Të Përbashkëta Të Mbrojtjes Ajrore

    Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara filluan sot një stërvitje të përbashkët ajrore, si pjesë e asaj që radioja shtetërore izraelite e konsideroi si "përgatitje për një përballje me Iranin".
    Gjatë manovrave dyjavore, të koduara "Juniper Cobra", afro një mijë trupa amerikane do të përdorin raketa interceptuese tokësore dhe detare si "Aegis", "THAAD" dhe "Patriot", përmes sistemit mbrojtës balistik të Izraelit, "Arrow II", njoftuan burime zyrtare.
    Zëdhënësit nga të dyja palët deklaruan se manovrat nuk kishin lidhje me asnjë situatë tjetër në botë, por radioja shtetërore e Izraelit citoi një komandant të paidentifikuar, sipas të cilit "manovrat shërbejnë për t'u përgatitur përballë një Irani bërthamor".
    Shtetet e Bashkuara dhe fuqi të tjera botërore po përpiqet të bindin Teheranin të heqë dorë nga teknologjia bërthamore, ndërkohë që Izraeli e vëzhgon situatën në prapavijë.
    Izraeli, që mendohet se është i vetmi vend që zotëron armë bërthamore në Lindjen e Mesme, nuk e përjashton mundësinë e përdorimit të forcës kundër Iranit, që sipas tyre kërcënon ekzistencën e shtetit hebre.
    Por disa analistë besojnë se kufizimet taktike, dhe dyshimet e SHBA-së në lidhje me sulmet parandaluese, mund ta detyrojë Izraelin që të pranojë një sjellje mbrojtëse me ndihmën e aleatit të tij të madh.
    Irani hedh poshtë akuzat se kërkon të ndërtojë bombën bërthamore dhe ka paralajmëruar se do të kundërpërgjigjet ndaj çdo sulmi, duke sulmuar Izraelin me raketa me rreze të shkurtër veprimi.


    marre nga: shtypidites.com
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    05-06-2009
    Postime
    59
    hahah ta frikesojne iranin hahah

  3. #3
    Nuk merren me hallet e njerzve me semundjet dhe urit e tyre,por merren me rraketa dhe me tregimin e forces se kush jam une e kush je ti, hajde hajde kur do ndryshoj kjo bote e te vijne ca drejtues te mencur dhe jo trima budallej,kaloni mire

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-06-2009
    Vendndodhja
    webcam or email ne tek tvsh21@yahoo.com
    Postime
    825
    Citim Postuar më parë nga mltn Lexo Postimin
    hahah ta frikesojne iranin hahah
    mos qesh

    qe te tregoj forcen e frikes kur amerika pushtoi irakun cfare beri libia dhe kadafi i libise?

    keshtu percmonte sadami por kur e varen. amerika po nxit nje kunder-revolucion ne iran e mund te perfundoj ahmadinexhadi ne litar.

    ah cfare pislleqesh ben amerika per izraelin

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836
    Fundi i diktatures islame ne Iran eshte i afert .

    Sa me pare uroj liri per iranianet .

  6. #6
    Pasioni për shkencën Maska e Erlebnisse
    Anëtarësuar
    06-12-2007
    Postime
    3,438
    Nje nder menyrat me te mira per t'i dhene fund Luftes eshte ndertimi i armeve sa me te shtrenjta, prandaj nqs mundesite jane le t'i vazhdojne e t'i ndertojne, gjithmone nqs qellimet jane te mira. Gjithsesi kur behet fjale per bashkepunim ndermjet dy ose me shume shteteve qellimet jane perhere te perbashketa e prandaj nuk mund te jene te keqija, perndryshe akordi mes tyre perfundon e mosmarreveshja tregon dobesi ne cdo front.
    La vita è bella...

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Glaukia88
    Anëtarësuar
    18-06-2009
    Postime
    75
    Citim Postuar më parë nga daniel00 Lexo Postimin
    Fundi i diktatures islame ne Iran eshte i afert .

    Sa me pare uroj liri per iranianet .
    Nje pyetje:
    Ku e shikon diktaturen ne Iran?

  8. #8
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-06-2009
    Vendndodhja
    webcam or email ne tek tvsh21@yahoo.com
    Postime
    825
    Citim Postuar më parë nga daniel00 Lexo Postimin
    Fundi i diktatures islame ne Iran eshte i afert .

    Sa me pare uroj liri per iranianet .
    quaje diktature quaje cfare te dush por nje qelbanllik mund te beje amerika tek irani.

    obama nuk eshte dhe aq i keq por jane qindra te tjere figura te pista qe komandojne ameriken.

    influencimi izraelit eshte ne stratosfere ne politiken amerikane.

    pse u sulmua iraku? sepse sadami i jepte 25mije dollare cdo familje te kamikazeve. ne nje vend ku popullsia shumica pa perspektive jeton ne kampe e ushqehen me ndihma qe jep bota 25mije dollare eshte nje shume e madhe.

  9. #9
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    05-06-2009
    Postime
    59
    Citim Postuar më parë nga tvsh Lexo Postimin
    mos qesh

    qe te tregoj forcen e frikes kur amerika pushtoi irakun cfare beri libia dhe kadafi i libise?

    keshtu percmonte sadami por kur e varen. amerika po nxit nje kunder-revolucion ne iran e mund te perfundoj ahmadinexhadi ne litar.

    ah cfare pislleqesh ben amerika per izraelin
    pse je i sigurte qe sadami,milloshi e shume kriminele te tjere mendon se jane vrare ??, ke ndonje argument per kete??, apo i ke pare ne youtube

  10. #10
    Á Я † ι $ † Maska e Homer
    Anëtarësuar
    18-12-2008
    Vendndodhja
    Nιρρση
    Postime
    2,287
    Citim Postuar më parë nga Glaukia88 Lexo Postimin
    Nje pyetje:
    Ku e shikon diktaturen ne Iran?
    Shih sa ke neper burgje sot, ku krimi i tyre ishte te protestonin ndaj zgjedhjeve te fundit. Pa permend ata qe jan denu me vdekje.
    D'Oh!

  11. #11
    Ohu sa shume po e rendoni veten,ne fund te fundit as njerit nga keto shtete nuk i interesojm ne pse duhet te jemi ne te interesuar kaq shum per ato bile duke bere tifozeri.Asnjehere nuk dihet e verteta pa mbaruar lufta se edhe ne Irak u akuzuan per bomb atomike dhe ne fakt s'ishte e vertete.Shum akuza behen per te gjetur shkak per tu shfajsuar ne sy te botes dhe te kene shkak te arrijne qellimet e tyre.Kaloni mire

  12. #12
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    05-06-2009
    Postime
    59
    Citim Postuar më parë nga Homer Lexo Postimin
    Shih sa ke neper burgje sot, ku krimi i tyre ishte te protestonin ndaj zgjedhjeve te fundit. Pa permend ata qe jan denu me vdekje.
    pse ti nuk shikon sa ke neper burgjet e greqise ,amerikes dhe evropes ,per vrasje ,vjedhje, dhunim femijesh, pedofili. dhe mos ti radhis te gjitha.

    ne iran besoj qe keto si ke, i ke vetem ata qe protestonin pse ikrani nuk lejon pedofiline vjedhjen,prostitucionin dhe te gjithe tjerat, pasi ata protestonin per sjelljen e demokracise ne iran, e demokracia dihet cfar sjelle ?? ata qe i permenda me larte

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •