Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 20
  1. #1

    Me decentralizim, serbët kontrollojnë 1/3 e Kosovës



    Nga Express më 17.10.2009 në ora 19:24
    Qindra protestues nga Anamorava i janë bashkuar lëvizjes “Vetëvendosje”, në protestën kundër decentralizimit, duke e vlerësuar këtë proces si shumë të dëmshëm për Gjilanin dhe komunat e Anamoravës.

    Lideri i “Vetëvendosjes”, Albin Kurti, tha se përmes decentralizimit mbi baza etnike në tërë Kosovën, ku nuk ka as 10 për qind serbë, strukturat e Serbisë do të kontrollojnë rreth 1/3 e territorit. “Në komunën e Gjilanit nuk ka as 10 për qind serbë, por strukturat e Serbisë në emër të popullsisë serbe do ta marrin një të tretën e territorit të Gjilanit”, tha Kurti, transmeton KosovaLive.

    Ai tha se duke ja marrë Pasjakun dhe Stanishorin, dy paralagje të qytetit të Gjilanit, bëhet copëtimi i territorit të komunës së Gjilanit. Sipas tij, decentralizimi ka filluar të zbatohet në Anamoravë me zgjedhjet lokale të cilat legjitimojnë komunat e reja me shumicë serbe.

    Kurti tha se ky decentralizim që po ndodh këtu, e shkëput vazhdimësinë territoriale të Anamoravës me Luginë e Preshevës. Ai sqaroi se “Vetëvendosja” është kundër decentralizmit dhe strukturave paralele të Serbisë këtu, e jo kundër serbëve lokalë.

    Demonstruesve u është drejtuar edhe Ismajl Kurteshi, zyrtar i PDK-së nga Gjilani. “Me këtë demonstratë ua rikujtojnë përfaqësuesve të institucioneve qendrore dhe përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare se qytetarët e Gjilanit dhe të Anamoravës janë kundër decentralizimit, që është i papranueshëm për qytetarët”, tha ai.

    Kurteshi tha se decentralizimi është kundërshtuar edhe përmes institucioneve, kuvendeve komunale të Gjilanit dhe Vitisë, partive politike dhe shoqërisë civile , qysh më 2006, duke i thënë jo decentralizimit, jo ndarjes në baza etnike për çka janë tubuar mbi 30 mijë nënshkrime.

    Edhe përfaqësues të Luginës së Preshevës dhe të disa fshatrave të komunës ë Gjilanit dhe Vitisë, që preken nga decentralizmi kundërshtuan këtë proces duke thekuar se do t’i bojkotojnë zgjedhjet.

    Demonstrata është përcjellë edhe me brohoritje kundër pushtetarëve, kundër decentralizimit dhe kundër këtyre zgjedhjeve lokale, raporton KosovaLive.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anëtarësuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    Dita e Ditës, ëndërra e Hashim Thacit po realizohet, dita e ditës shikojmë se Serbët po Kontrollojnë më shumë e më shumë Kosovën. Urimet e mia Hashim Thaci, nëse vazhdon kështu, do të realizosh të gjithë ëndërrën, e më pas do të shohim në TV krah në krah me Tadic apo Kushtenicën, por nuk e di në do habitemi !!!
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e B.C.B
    Anëtarësuar
    30-05-2009
    Vendndodhja
    Republika e Prishtines
    Postime
    796
    jo andrra vetem e hashimit po edhe do para hashimit e kan nis kete biznis ..qeshtu psojme na kur na udhheqin njerzit pa shkolle e pa dije...ka faj shume edhe lufti haziri aj shkau i gilanit...e dojshin nifar vakti gilangjit shume kete luten e qaj jau *** nonen token ja fali serbise ....

  4. #4
    Sot ju dhuruen 2.500 hektar toke Maqedonis, me 15 nentor do te realizohet decentralizimi dhe prap do te dhurohet toke 1/3. Me intereson se qysh do te duket Kosova mbas nje viti.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anëtarësuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    Citim Postuar më parë nga Val9 Lexo Postimin
    Sot ju dhuruen 2.500 hektar toke Maqedonis, me 15 nentor do te realizohet decentralizimi dhe prap do te dhurohet toke 1/3. Me intereson se qysh do te duket Kosova mbas nje viti.
    Po pas 3-4 vitesh a do të ekzistojë Kosova ?!
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  6. #6
    Citim Postuar më parë nga ILMGAP Lexo Postimin
    Po pas 3-4 vitesh a do të ekzistojë Kosova ?!
    Pikerisht per kete Kosoves i duhet bashkimi me nje shtet qe eshte 100% sovran dhe qe ka nje ulese ne OKB + NATO, kjo eshte Shqiperia. Pastaj asnje decentralizim, bile bile edhe ndonje dhune nga Serbia nuk mund te na ben asgje.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anëtarësuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    Citim Postuar më parë nga Val9 Lexo Postimin
    Pikerisht per kete Kosoves i duhet bashkimi me nje shtet qe eshte 100% sovran dhe qe ka nje ulese ne OKB + NATO, kjo eshte Shqiperia. Pastaj asnje decentralizim, bile bile edhe ndonje dhune nga Serbia nuk mund te na ben asgje.
    Nëse dëshiron këto që thua, duhet ta pushosh, shkatërrosh, asimilosh "Qeverinë Sot" dhe të krijosh një qeveri tjetër me emra të rinjë të cilët janë të ditur, ndërsa këta politikanët e paditur që i kemi sot, të iu sigurojmë një pension, kjo është e vetmja mundësi ... !!!
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  8. #8
    Citim Postuar më parë nga ILMGAP Lexo Postimin
    Nëse dëshiron këto që thua, duhet ta pushosh, shkatërrosh, asimilosh "Qeverinë Sot" dhe të krijosh një qeveri tjetër me emra të rinjë të cilët janë të ditur, ndërsa këta politikanët e paditur që i kemi sot, të iu sigurojmë një pension, kjo është e vetmja mundësi ... !!!
    Kosoves i duhet demokraci ne plotekuptimin e fjales e jo vetem ne gojen e Thacit. Thjesht Kosoves i duhet ne referendum per disa sende. Sepse kur egziston vullneti per nje gje aty do te kete sukses.

    Momentalisht qeveria jone po i zbaton urdherat nga Brukseli (ICO, EULEX...) te cillet jan miratuar dhe hartuar ne Beograd. Pra me dashte Beogradi me pas gjuhen serbe ne Kosove si gjuhen e dyte zyrtare ajo do te behet edhe pike. Shqip qysh t'ju qohet atynve ne Beograd.

    Popullata e Kosoves eshte nen endera te Thacit. Thaci i ka hipnotizu prej 17.02.08 ata, dhe te gjithe gjindemi me nje trans, ender. Por gjdo dite fal Vetevendosjes dhe disa organizatave jo-qeveriare po zgjohemi dhe po e shohim se qka me te vertet ndodhi me 17.02 dhe si do te jet e ardhmja. Per fat te keq shumica e kesaj popullates e ka akoma mentalitetin partiak, sepse keto zgjidhje te ardhshme duhet bojkotuar (gjithashtu duhet me qen zgjidhje parlamentare e jo lokale).
    Ndryshuar për herë të fundit nga Val9 : 17-10-2009 më 16:02

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    I falum 2500 hektar por fituam ndoshta mardhenje politike me maqedonin.
    Njejt do veprohet edhe me veriun ne emer te stabilizimit te mardhenjeve diplomatike me serbin do ua falim pak teritor serbis dhe u kry muhabeti keshtu po punojn keta politikajt ton.

  10. #10
    Citim Postuar më parë nga drenicaku Lexo Postimin
    I falum 2500 hektar por fituam ndoshta mardhenje politike me maqedonin.
    Njejt do veprohet edhe me veriun ne emer te stabilizimit te mardhenjeve diplomatike me serbin do ua falim pak teritor serbis dhe u kry muhabeti keshtu po punojn keta politikajt ton.
    Po mire per kete mardhenje po Thaci as qe e qeli gojen per te then naj fjale te ashper kunder enciklopedis. Aj vetem don qetsi ne Kosove edhe nuk ja nin a jep toke apo pare.

  11. #11
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Si eshte puna me kete 2500 ha toke qe i qenka falur Maqedonise? Pse eshte falur? Me aprovim te kujt?

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Shifni More Patriotat Me Pateria Te Pas Luftes Se Sa Te Zeshem Jan
    Kunder Vendimeve Qe Marrin Te Zgjedhurit Te Popullit Ne Kuvendin E Kosoves

    E Kontestoin Dhe Flamurin
    E Kontestoin Himnin
    E Kontestoin Shpalljen E Pavarsis
    E Kontestoin Shpalljen E Kushtetutes
    Edhe Tash Marrveshjen Me Maqedonin
    ME Nji Fjal Qka Bota Demokratike I Quan Dhe I Njef Legjitime
    VENDIMET QE DALIN NGA KUVENDI
    Keta Patriotat E Paslufte I Quajn Tradhti
    Eh Luene Patriotat E Pas Lufte Heeeee
    Ndryshuar për herë të fundit nga Llapi : 18-10-2009 më 08:35
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anëtarësuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    Shifni More Patriotat Me Pateria Te Pas Luftes Se Sa Te Zeshem Jan
    Kunder Vendimeve Qe Marrin Te Zgjedhurit Te Popullit Ne Kuvendin E Kosoves

    E Kontestoin Dhe Flamurin
    E Kontestoin Himnin
    E Kontestoin Shpalljen E Pavarsis
    E Kontestoin Shpalljen E Kushtetutes
    Edhe Tash Marrveshjen Me Maqedonin
    ME Nji Fjal Qka Bota Demokratike I Quan Dhe I Njef Legjitime
    VENDIMET QE DALIN NGA KUVENDI
    Keta Patriotat E Paslufte I Quajn Tradhti
    Eh Luene Patriotat E Pas Lufte Heeeee
    Po të pyesje ndonjë Patriot të Vërtetë siq është i ndjeri Adem Jashari, se a do dëshiroje që të mbash këtë flamur sot, apo atë kombëtar ... si mendon se do të përgjigjej ?!

    Po të pyesje ndonjë Patriot të Vërtetë siq është i ndjeri Adem Jashari, se a do ia falje 1/3 e Kosovës, Serbisë ... si mendon se do të përgjigjej ?!

    Po të pyesje ndonjë Patriot të Vërtetë siq është i ndjeri Adem Jashari, se a do dëshiroje të shihje Ish Luftëtarët e Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, duke vuajtur për bukën e Gojës ... si mendon se do të përgjigjej ?!

    Po të pyesje ndonjë Patriot të Vërtetë siq është i ndjeri Adem Jashari, se a do dëshiroje të shihje popullin e Kosovës duke vuajtur për bukën e gojës, në kohën kur PseudoPatriotat, janë duke zhvilluar biznesin e tyre me serbinë ... si mendon se do të përgjigjej ?!
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Hashim Thaçi Me Çlirimin e Kosoves nga shkau
    me shpalljen e pavarsis se shtetit te Kosoves
    e qoi ne vend amanetin e shokve qe ran per keto qellime

    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    Shifni More Patriotat Me Pateria Te Pas Luftes Se Sa Te Zeshem Jan
    Kunder Vendimeve Qe Marrin Te Zgjedhurit Te Popullit Ne Kuvendin E Kosoves

    E Kontestoin Dhe Flamurin
    E Kontestoin Himnin
    E Kontestoin Shpalljen E Pavarsis
    E Kontestoin Shpalljen E Kushtetutes
    Edhe Tash Marrveshjen Me Maqedonin
    ME Nji Fjal Qka Bota Demokratike I Quan Dhe I Njef Legjitime
    VENDIMET QE DALIN NGA KUVENDI
    Keta Patriotat E Paslufte I Quajn Tradhti
    Eh Luene Patriotat E Pas Lufte Heeeee
    Pa i hyre ceshtjes menyre se si ti argumenton opoziten e Kurtit te cilin, e pashe se gaboi rende dhe ne problemin me EULEX, bindem ne te drejten tende.Te lumte!

  16. #16
    Citim Postuar më parë nga javan Lexo Postimin
    Si eshte puna me kete 2500 ha toke qe i qenka falur Maqedonise? Pse eshte falur? Me aprovim te kujt?
    Kjo toke prej marrveshjes te Ohrit 2001, ka jet pa e definuar, nuk ka pas asnje tabel apo diqka po thjesht Maqedonia e ka "marr" per veti. E tash e ka marr edhe zyrtraisht nenkontroll.

  17. #17
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    Kure shkruja ne forum ju qeshnit. Une nuke due replika se faktet me arsytojn.Ju kujtohet aje rrefimi se si pula i binte quranit .qurani i bente vrejtje se lete rri rehat se i ndodh qa si kishte ndodhe . Te nesermen ven sa grushi se lindte dote veq shterzonte ,te shkretes i ran ne men fjalt e quranit po tash ju qelte B....a ne gjak .me von do ta kuptojn edhe kta politikajt tan meserlen e pulse e te quranit po ateher do mesim as me pej as me gjakove . Eshgte let me u ba krytare po me nejt me faqe te bardhe seeeeee.

  18. #18
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    apet votoni hajnat se harrova me ju than atyre qe Rugoven e qujten Rugoviq. Kqyrni si po bajn kumari kta politikante e holle .qe na e k......n.........n e n........nes.po behen te degjuar sikure me ju dhan vakcin qeni .

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    disa vjet me pare ktu ne forum kur diskutohej per albin demac qose kurtin.. se ashtu ishte athere.. un thash..
    pse ky albini nuk formon nji parti.. te zgjeroj kte parti e te marre pjese ne votime e te fitoj sa kish me fitu e te bej politik ne kuvend.. ose ne qeverri..

    lexova kto dit se.. dhe thaqi kte paska then kto dit..

    me vones sigurisht se athere u dukej albini nji ushtar i mire ne luften e drejtoris politike me von pdk-se..kunder rugoves e ldk-se..
    nejse..
    pra .. albini duhet te formoj nji parti.. te regjistrohet.. te hyje ne votime e te kuvendoj pastaj ne kuvend ose si kryeminister ne se ja jep poplli voten..
    keshtu si knus ki ki atje e kirikiki qaty.. nuk eshte serioze..
    ne votimet e kaluara albini luajti nji rol negativ duke i po.rdhuar ne vesh mijra lahperave e njerzve mos me dal ne votime..dhe ne fakt ne ato votimet e fundit.. numri i votuesve ishte tmerresisht i vogel po te mendosh se flasim per Kosove..

    pamvaresisht se cfar kirikikon albini.. nji gje eshte tek ai si motoja e gjith politikes albinore-kurtore.. .. me konfrontue shqiptarin e kosoves me naton me kforin e me gjithcka te nderkombetareve..
    ksaj i thone.. shqip keshtu.. e brari e ka then moti..

    ik moj nato oj ta kajsha nanen.. ik o kfor e euleks o rasmusen e bernard kishner e finlandez e anglo amerikano- italo francez.. se nuk ju duam ktej pari..

    dhe sic e ka than brari moti.. me u ba cka don albini do te thot.. me ik nato e kfor.. e me ardh.. kush thoni ju.. slloba per gjys or..
    me ngue albinin.. i bie kshu..

    nato kfori me lan kosoven ne ora 12 paradite te dites se shtune.. e ne 12 e 20 minuta po te dites se shtune.. me hi tenku serb ne podujev.. e ne 12 e 30 albini kalon si grue ne han elez e te diel knon si kendez.. ne rogner me shokun erion veli e gjinush skender.. tuj fajsu ndoj hashim e ndoj sejdi.. pse o vllazen ram nen serbi..

    kta demagoget dhe kto i bejne..

    ckujton albini se nuk i di sejdiu kto pun..

    po nuk jan te lehta gjanat.. e kryesore eshte.. te mos humbim mikun e madh pra NATON.. se po humbem ate.. i humbem krejt..

    e kte nuk e kupton kastraveci albin..

    ose e kupton e po lun loj te shkaut..



    ..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 19-10-2009 më 17:22

  20. #20
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    NATO, EULEX e REX do te rrijne ne Kosove aq sa tjua doje puna e interesi, e nuk rrijn atje per qejf te Thaç, Kurt e Sejdi ...

    aftesia e qeverise ne Kosove eshte qe ti beje ato interesa sa me te peraferta me interesat shteterore e kombetare te Kosoves.

    per ate kombetaren, si zor eshte te identifikohet, kur ka mutietnicitetin per baze ...

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •