Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2

Tema: Arqile Gjata

  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-02-2009
    Postime
    58

    Arqile Gjata

    Njė kėndvėshtrim letrar rreth vėllimit me poezi “Gratė e poetėve”, tė poetit Arqile Gjata

    Nga Raimonda Moisiu



    Shfaqja e poetit Arqile Gjata, nė letėrsinė shqipe, nuk erdhi rastėsisht, por edhe as papritur. Vėllimet e para tė tij me poezi: “Kur trazohet jeta”(2005), “Kurorė me ngjyra”(2006), njė monografi nė vitin 2000, dhe vėllimin me tregime “Qyteti qė kėrkon muzikė”- janė jo vetėm kuptimplote, jo vetėm produkt I talentit tė tij , por gjithashtu njė dėshmi e prirjeve letrare dhe shijes tė pranueshme tė kohės nė tė cilėn ato janė shkruar. Kėtė vit poeti Arqile Gjata, nxorri vėllimin e tretė me poezi me njė titull sugjestionues e sinjifikativ, ”Gratė e poetėve”. Vėllimi pėrmban poezi lirike , me ton qytetar, intelektual, patriotik, kujtime, mall, dhimbje, dashuri, tė cilat shprehin ngazėllimin dhe enthusiazmin e njė komuniteti tė brishtė, nė rastin tonė si te poezia “Gratė e poetėve”-si njė fitore e arritur, nė liri, progresin social, romantizmin , frymėzimin e frymėzuese, deklamimi I bukurisė shpirtėrore e trupore tė tyre nė vjershėrimin klasik. Eksperiencat jetėsore dhe pėrkushtimi krijues me tė si ciltėrsia e ndjenjave, humbja, dhimbja, vetmija, dashuria, shpresa, intimiteti, ngazėllimi apo enthusiazmi-do tė jetė me vėnd tė them - se kėto sentimente tė jetės, -poeti i ndjen tė nevojėshme t’u japė zė duke I hedhur nė poezi. Poezia e poetit Gjata ėshtė rrėfyese, -jo abstrakte-ajo del nga realiteti aktual I botės qė jetojmė dhe thjeshtėsia e jetės sė pėrditshme. Muzat, meditimet dhe spekulimet rreth jetės, gjėrat e pėrjetėshme tė ekzistencės humane, - jetės e vdekjes. Ja si shprehet poeti rreth realitetit jetėsor:

    “Me jetėn u takova nė tė

    gdhirė,

    mu duk e gjatė

    nė fillim..

    Nga kujtimet e viteve dhe

    trokitjet e stinėve

    po vijnė…

    ..tė mė vjedhin duartė

    tė mė marrin zemrėn…

    Ndėrsa nė poemėn:”Nė muzeun e monumenteve”, citojme vargjet e para :

    “. Gurė, gurė deri lart nė majė,

    butėsisht si pėllėmbė

    tė fjetura

    statuja tė gurta mė pėrshėndesin….,

    -Kėto vargje tė vendosura nė strofė, I japin rrjedhė procesit tė transformimit tė dukshėmendimi e ndjek kėtė proces-nė fakt e nxjerr dhe e prezanton atė , - se njė kompleks mamorfozash tė imazhit ėshtė treguar. Kursi logjik i kėtij transformimi nuk ėshtė nė ndjekjen e procesit tė vėrtetė, por nė pėrpjesėtim tė vetė ndryshimit. Vetė titulli I poezisė “Nė muzeun e monumenteve”, e cila duhet tė indikojė pėrkatėsisht, anėn teknike tė ndryshimit ose mundėsisht disa ndryshime sociale, kanė kuptimin e njė nxitje tė fshehtė , qė tregojnė vetveten vetėm nė vargjet e para,, kėshtu njėra merr impresionin, qė poema funksionon vetė, sepse edhe vetė autori fshihet aq mirė,-shprehja duket tė pėrmbajė nė vetvete njė logjikė tė vetbrėndėshme. Ndodhia e metamorfozave ėshtė produkt e ngritjes nė rrjeshta antagoniste, siurė, pėllėmbė, butėsisht, statuja, gurta etj.

    Te poezia:”Sa e donte nėna diellin”, ėshtė prezent dedikimi nė orientimin pėrgjithėsues tė vargut, gjithashtu, dhe cfarė ėshtė e rėndėsishme, - fillimisht nė vargjet, e cdo strofe. Kėshtu nė strofė ėshtė pėrmbledhur densiteti I ndjenjės sė shprehur si njė aspiratė sublime si dhe fuqisė shpėrthyese tė dashurisė sė nėnės pėrmes mendimit filozofik dhe sendeve qė e rrethojnė -pėr diellin, pėr fėmijėt, , thurrte trikot e fėmijėve, buzėqeshte, apo ujiste lulet, borzilokun e babait, pėrkushtimi I nėnės pėr tė sjellė e rritur ardhmėrinė, brezat:

    “Sa e donte nėna diellin!

    Dilte nė kopėsht maste qiellin!

    Mė pastaj ujiste lulet

    dhe borzilokun e babait.

    -.-

    Nėna mblidhte copėza drite,

    pėr fėmijėt.

    Pranė sobės bukėn thekte ,

    e heshtur thurrte triko…

    -.-

    Sa I shkonte nėnės buzėqeshja,

    Shtrinte krahėt tė fshinte lotėt e mendimeve,

    Flladi I mbrėmjes

    Tė gjithė bashkė na mblidhte…



    Tema patriotike cfaqet te poezia “Kėshtjella e Portopalermos’”, ku autori me mjeshtėri artistike e figura tė goditura na ka dhėnė ndjenjat dhe shpirtrat, patriotizmin, aspiratat dhe idealet janė shprehur nėpėrmjet identifikimit tė poetit me kėshtjellėn e Ali Pashė Tepelenės buzė Jonit, bedenat e kėshtjellės, dashuria, Vasiliqia, -me natyrėn qė e rrethon dhe ėshtė aftėsia e tij krijuese tė vendosė veten nė kohėn dhe hapėsirėn e sė tashmes e tė sė ardhmes. Kėshtu ai ka nxjerrė nė drite dy cilėsi historinė dhe ata qė e bėjnė historinė. Pikėrisht lexo vargjet:

    “Unė, anonimi I sotėm,

    Si nė kohėra tė ngjashme,

    Gdhendur ndėr bedena,

    Mbi shpatulla kam hedhur misterin e detnajės,

    Qė qarkon Kėshtjellėn e Vasiliqisė

    Me shpresė se muret do tė flasin….

    Te poezia “Gratė e poetėve”, nga ka marrė edhe titullin ky vėllim me poezi, poeti Gjata ka dhėnė gjithė esencėn e njė krijimi, I cili pėrmban nė brėndėsi cilėsinė e tė gjitha krahasimeve dhe shoqėrimet, -qė krijojnė botėn e poetėve, qė sjellin frymėzimin e tyre, ėshtė GRUAJA- botėn rreth saj e brenda saj, pėr tė shprehur atė universalen, ekzistencėn e burrit –dashurinė-frymėzimin! Kjo ėshtė arėsyeja qė zhvendoset nga vargu nė varg nė cdo moment tė ditės qė poetėt e gratė e tyre gjejnė vetveten:

    “Kėto gra me luk tė ndryshuar,

    Ditė e natė pėrtypin ėndėrra,

    Pėr burrat e trullosur nga frymėzimet

    Gratė e poetėve, idilike,

    “Natyrė e qetė” nė kopėshtin me ajėr tė poezisė,

    Feksin si mollė e ndalueme,

    Shėmbur nė shtrat, tė joshura,

    Nga dashuria e burrave poetė.

    Dashuria reciproke dhe frymėzimi nga kjo dashuri, janė vendosur nė natyrėn e vetvetes, tė muzės, me qėllim pėr tė qėnė njė fenomen I barabartė me tė gjitha tė tjerat.

    Edhe poezita e tjera qė pėrbėjnė kėtė vėllim poetik krijojnė mesazhin e pastėr, tė ndjenjės sė bardhė ashurisė njerėzore!

    Dhe sė fundi, bota poetike e poetit Arqile Gjata konsiston nė vizionin , shpirtėror, real e virtual tė ekzistencės humane, e arėsyeshme brėnda pėrmbajtjes gjenetike tė burrit, nėpėrmjet gjėrave qė ai mėson nga tradita e besimi, hapėsira e koha, nė tė cilėn ai ka ndėrtuar krijimtarinė e tij.

    Vėllimi me poezi “Gratė e poetėve” ėshtė redaktuar nga Grigor Jovani, dhe Korrektor Vangjel Pici. Tė dy kėta kanė bėrė njė punė profesionale dhe tė admirueshme. Kopertina ka njė pėrzgjedhje tė vecantė nga Olta Kotti, -njė montazh I ngjyrės sė kuqe-simboli I dashurisė dhe gratė e poetėve qė venerojnė dashuri e frymėzim nė sfond. Parathėnja e librit nga kritiku, studiuesi, shkrimtari, pėrkthyesi, Akademik Fatmir Terziu. Pasthėnja e librit nga Vangjel Pici, krijues, mėsues I letėrsisė I shumė brezave. Libri ka njė botim tė kėnaqshėm dhe profesionist nga Shtėpija Botuese “ Ada ”, me botuesin e saj, Roland Lushi.

    Disa poezi nga Arqile Gjata


    Fjalet.

    Kur fjalet behen re te zeza,
    e vijne me pickama mbi dritaret e shpirtit,
    ato behen gra te perdala.

    Buze rrugeve te mjera,
    nuk jam une mendimi yt,
    eshte poezia
    shembelltyra e fjaleve,
    ardhur nga thellesia e syrit
    a nga nje bote tjeter......



    Poetet e Harlisur.

    Poetet e Harlisur
    brigjeve te fjales,
    dhendure te poezise syshkruar,
    mos ma prishni buzeqeshjen e varrit te nenes.
    Nga cepeat e vargjeve rreshqasin lot dhe shprese,
    Jo copra litari per fjalen e lire......


    Pagjumesia.

    Sonte capitem ne pagjumesi te fjales,
    era e vjeshtes rend drejt meje,
    ngritur mbi germa te zeza mallkimi.
    me cukisin mbi koke me sqepin e fjaleve.



    Rrugeve te Fjales.

    Midis rrugeve te fjales,
    e nesermja do te jete e gjate,
    ...........e gjate eshte vetvetja.
    Une jam hije mbeshtjelle me grimca drite,
    me ngjyre
    me shi qe rend te gjeje shpresen e premtuar.


    E shkriva moshen.

    Ia shkriva moshen Poezise.
    Per sy e per gjinj.
    S'dua ta afroj stinen e bardhe.
    dhe pafuqine e plakut.
    Te lumtur me ben
    oxhaku im i dashurise.



    Skeletet e fjales

    Mermerimat treten diku.....
    Por une rrugetoj mendueshem mbi to.
    Kaluar mbi skelete fjalesh,
    trokas neper dyert e pyllit,
    te me shtrohet sofra.
    te ushqej skeletet e fjales,
    dhe syrin e rritur te poezise.

    Ajo

    Ajo vuan e lumturuar,
    renkon e percmuar,
    e pabindur,
    e babezitur,
    nen thundren e mendimit.
    E tille shpupuriset ne ajer,
    Ajo.......
    Asnjehere nuk vdes
    e ngrata fjale .....
    e mjera......
    Ajo.....



    Kokrra rere.

    Kam ne pellemb te dores
    kokrra rere.
    Me to loz neper eren e vjeshtes,
    i detyruar qe metoj veshtrimet e tyre,
    ardhur diku nga buza e detit.

    Kokrrra rere te ndrtitshme, te bardha
    rreshqasin neper ere
    ne pritje te nje jete me te mire......

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Luna01
    Anėtarėsuar
    18-02-2009
    Postime
    124

    Kam bėrė shumė udhėtime gjatė viteve tė mia dhe mbetem pėrgjithmonė njė e dashuruar me udhėtimet. Kam parė shtete tė vegjėl dhe tė mėdhenj, qytete me dritė, me histori, kam udhėtuar nėpėr mendimet e tė afėrmve dhe tė dashurve tė mi, kam udhėtuar ėndrrave tė mia dhe mendimeve tė trishta apo tė hareshme. Tani po kthehem nga njė prej udhėtimeve mė tė bukura qė kam bėrė – Vėllimit poetik – Gratė e Poetėve – shkruar nga Arqile Gjata.

    Ishte njė udhėtim qė nė fillim m’u duk rreth 30 faqe me poezi, por mė pas, duke shėtitur labirinteve tė atij vėllimi, unė s’e di se si e humba sensin e kohės dhe tė vendit ku isha, gjithshka rreth meje u vesh me njė shkėlqim tė butė dhe si tė zbritur nga qielli, me ngrohtėsi dhe pritje pėr tė vazhduar edhe njė hap udhėtim, edhe njė poezi ndjenje. Nuk e mendoja se do ishin nė njė vend tė mpleksura bashkė dallgė dhe kėngė, diell dhe mall, vizione ėndėrrimtare dhe kujtesė plot respekt per jetėn, delikatesė dhe elegancė sė bashku me forcėn e paepur tė shpirtit – dhe dashuri, dashuri fund e krye, mirėsi edhe nė vėrejtje, mirėsi edhe nė mospėlqim.

    Kam vallėzuar me muzikėn e ėmbėl qė rridhte nga vargjet e tij dhe asnjėherė nuk e dija se si do tė ishte vargu mė pas, qė pas leximit tė poezive tė para fillova pak nga pak tė mėsoj gjuhėn e ėmbėl tė poezisė sė Arqile Gjatės, gjuhėn e ēliruar nė njė varg tė lirė, qė nuk njeh vargonj dhe pesha tė panevojshme, gjuhėn e bukur dhe ledhatuese, qė duke qenė njė shqipe magjike mė bėn ta adhuroj gjuhėn time, vendin tim dhe njerėzit e mi.

    Ritme dhe Tinguj, Magjia e Zemres, e plot tituj tė tjerė tė ngjashėm mė vinin ndėr mend teksa lexoja vėllimin Gratė e Poeteve dhe rendja nė kuptimin dhe logjikėn e ēdo poezie. Poezia e tij ėshtė poezia moderne, e brumosur me ndjenjat dhe gjakun e lashtė sa bota, e fisnikėruar nga malli dhe dashuria, e zbukuruar nga qyteti me i bukur i Botės – Vlora, e kthyer nė njė vėzhgim tė hollė psikologjik pėr shkak tė vėmendjes dhe vėzhgimit tė tij tė hollė poetik, ėshtė pėrsosur nga menēuria e trashėguar deri nė finesė dhe ėshtė si njė mineral i rrallė qė ai e ka zbuluar nė zemrėn e Zotit, i ka hequr pjesėt e tepėrta, ato qė s’duhen dhe ka nxjerrė tė pėrsosur skulpturėn e gdhendur tė njeriut dhe tė jetės, i ngjashem paksa si Moisiu nė mal kur pati ne duar shkrimet e famshme. Do t’i uroja kėtij mjeshtri tė figurės letrare dhe tė personifikimit tė gdhendė gjithmonė e mė shumė brilantet e tij pėr tė na bėrė tė lumtur, teksa shėtisim rruginave tė bukurisė sė fjalės, qė ai kontrukton.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •