shkruan : akademik Rexhep Qosja
Nderi i Kombit ( 19 qershor 1997-t).
megithëse Qeveria e Pajtimit Kombëtar po bënë mjaftë për përmirsimin e gjendjes në Shqipëri, shumë4ka që do të duhej të bëhej nuk po bëhet për shkak se ende vazhdon politika e kuptuar si hakmarrje. Nuk ka dyshim se " kultura" e urrejtjeve e ndasive dhe e hakmarrjeve, e zbatuar aq gjatë, nuk mund të mposhtet as shpejt, as lehtë.
Por mund të bëhet më tepër se ç'po bëhet për përmirsimin e gjendjes, për sherimin e shpirtrave dhe, më në fund, për komprometimin e " kulturës" së tillë rrënuese.
Përpos atyre që po bën Qeveria e pajtimit Kombëtar, edhe çka tjetër do të mund të bëhet?
1. Sipas mendimit tim, partitë politike, bashkërisht, do të duhej të miratojnë një Delaratë, në të cilën do të ftojnë anëtarët dhe, në përgjithësi, ithtarët e tyre, që të lënë mëritë, ndasitë, konfliktet politike e ideologjike dhe të bashkohen rreth të përbashkëtës. Mireqenjen dhe lumturinë mund t'i ndertojmë vetëm bshkarishtë.
bashkë mund të jemi dikushi e diçka ( Qosja po thret për bashkim serish dhe jo për hakmarrje e jo si e quajnë disa " përçarës - nderhyrja e Preng Sherrit) në Ballkan e në Europë, kurse të ndarë e të përçarë mesvete si TANI- asgjë!
2. Do të duhej të mbahej një Kuvend githëkombëtar në të cilin do të shqyrtoheshin: gjendja politike dhe shoqerore e Shqiperisë, gjendja shpirterore e shqiptarëve, pozicioni ballkanik i Kombit Shqiptar dhe pozicioini i përbashkët nderkombëtar i çështjes shqiptare si ryt i këtyre shqyrtimeve do të ndertohej politika e njësuar kombëtare e pajtimit dhe strategjia e njësuar kombëtare e përpjekjeve për zhvillimin e Shqiperisë, për rilindjen shpirtërore e morale shqiptare dhe për zgjedhjen e çështjes Kombëtare.
3. Do të duhej të përcaktohej Roli integrues Kombëtar: I Universiteteve në Shqiperinë shtetërore, në Kosovë dhe në Tetovë, akademive të shkencave dhe të arteve në Tiranë dhe në Prishtinë dhe i shoqatave të shkrimtarëve dhe të krijuesve tjerë artistikë dhe shkencorë.
4. Intelegjenca shqiptare do të duhej sa më parë të filloj me program, riafirmimin e vlerave gjthëkombëtare mbi të cilat do të sendertohet rilindja shpirtërore dhe morale e popullit.
Të gjitha këto, dhe përpjekje tjera afrimi, solidarsie, shërimi të përgjithshëm, ngritje shpirtërore, vëllazërie, do të duhej të bëhen sa më parë për shkak se Kundërshtarët e pajtimit Kombëtar dhe ideologet e tyre nuk duket se kanë nxjerrë mësimin historik prej fatkeqësive në të cilën e sollën Shqiperinë me politikën e konfrontimeve militante brendakombëtare.
Të mësosh Historinë dhe prej Historis, prej të së kaluarës së të tanishmës sate - thot një mendimtar - domethanë të mësosh se cilat qëllime do të zgjedish, cilat qëllime që janë qëllime të përbashkëta.
Dhe mëtej: të mësosh prej Historis domethanë të mësosh të jesh i përgjegjshëm për përbashkësinë.
FUND
P.S.
Kështu Foli Rexhep Qosja për Ngjarjet e vitit 1997-t: foli ashtu siç do të fliste gjthësecili shqiptar që Shqiperinë e Rilindasve e ka në zemër; foli për Pajtimin Kombëtar - pajtim që mjerishtë duket akoma nuk është arritë duke i lënë hasmerit mënjë anë!
Foli Rexhep Qosja sepse Dy Akademitë nuk folën sikur që edhe më vonë për shumë çështje me rëndësi nuk flisnin!
Por Rexhep Qosja është i tillë. Ai nuk di të heshttë!
për këtë Arsye është: Kalorësi i fundit i Rilindjes sonë Kombëtare!
Krijoni Kontakt