Close
Faqja 3 prej 12 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 239
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e brunilda_it
    Anėtarėsuar
    05-07-2009
    Vendndodhja
    Larg e Prane _ Vetmise
    Postime
    468
    Faleminderit GIMI !
    Sinqetesia e shkruar mbi blertesine e faqes se F.Sh., se une ne kete ngjyre e kam kthyer , flet me shume se cdo fjale e imja ne keto momente !
    Miqesisht Bruna!

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e brunilda_it
    Anėtarėsuar
    05-07-2009
    Vendndodhja
    Larg e Prane _ Vetmise
    Postime
    468

    Dedikim Poeti te madh Dritero AGOLLI

    Plaku i bardhė
    (poetit D.Agolli)

    Zhurmojnė-zhurmojnė, nėn hijen e detit thur vargje,
    Rrėmbimthi i krodha kaltėrsive tė tejskajshme, qiell,
    Njė me detin u bė mendimi i lodhur valėzimesh
    Si dallgė e gufosur, muza tė derdhej shpirtit,
    Ēante labirinthet e kohės dora e mendjes, me vitet,
    Gurėzonte shikime zalli...,nėpėr thellėsira, shtypte vargje.
    Hapave shembe hapat e njė bote tjetėr...,ecje e dridhje mendime,
    Si duhanin nė kartcingar, rrotullohej pena gishtave....,....,
    Hapėsirash shove flakėt e frikės me dorėn poet,
    Yjėsisė tek binte, si metafora e gjetheve nėpėr ujėra tė kthjellėta,
    Ia shkule pelerinėn gri tė natės sė mjergullt....,....,!
    Rrudhave tė shkėmbinjėve pėrplaseshin gėrmat e penės sė lodhur.
    Fjala rrjedh si gurgullima nė burime e lė firmėn mbi letėr ,
    Nė vatrėn e ndezur kėrcet flaka e penės pa moshė,
    ..,dhe fill shkon nėpėr flokėt e zbardhur,
    tymi i cigares vite-plakur!
    Duart mbajnė erė poezish....,.....,
    Duart dredhin fjalėn nė kartė-cigar,
    E poezia ngre’ penėn, si dallgėt nga era njė copėz mall !
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 09-12-2009 mė 20:53

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Te lumte Bruna.
    Driteroi i madh meriton nga ne me shume. me shume nga te gjithe.

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e brunilda_it
    Anėtarėsuar
    05-07-2009
    Vendndodhja
    Larg e Prane _ Vetmise
    Postime
    468

    Vargje kushtuar “NĖNĖS” (pas-ikjes)

    Vargje kushtuar “NĖNĖS” (pas-ikjes)

    Urtėsia e fjalės !
    U shtri loti i shpirtit, ēau zinė trupit,
    Dhembja, dejeve tė trungut qė le, nėnė.
    Ike larg, larg shtegėtoi urtėsia e fjalės.



    E shenjtė nė kujtesė !
    Jam harruar nė kujtesėn tuaj eshtake,
    Nga lotėt m’u zhduke, mbete buzėve tė mia.
    Puthjet me shpirt, mė tė shenjtat e kujtesės.

    Orėt e fundit
    Tek koka tė rrija, pa folur nėnė,
    Dorėn t’a mbaja me dorėn time, rėnkim,
    Luaja me sytė e tu, tė tė hiqja dhembjen.


    Pėr atje “nėnė”
    Qiellit tė kaltėr dorėn ngriti vėshtrimi,
    Yjėsinė e fundit ta kapte fort me shpirt.
    Prej vehtes njė copė malli, t’a shkėpuste pėr atje.

    Fund-Janari!
    Griste sytė loti, para orėve tė mėngjesit,
    Me etje ēalonte, buzėve tė njeriut,
    Tė mbante mos’harresės fytyrėn qė treti Janari.


    Puthja e Lamtumirės
    Buzėve mė ngeli, puthja e lamtumirės,
    Ftohtėsia e fytyrės shenjė viteve, do t’mė mbesė.
    Malli do mė bluaj kohėrave, pėr dashurinė qė mė dhe.


    Etja qė ēau rrugėt

    Shpirtit ndjeva zbrastėsinė qė shkaktoi humbja,
    Lundronte mes etjes, pas merrte e derdhte etje.
    Mbeti memories, e ėmbla “nėnė”, ikja


    Loti i “nėnės”
    Qesh me lotin qė derdh “nėna”,
    Qesh, mos tė qaj para syve tė saj
    Qesh tė ngushėllohem buzė lotit tė dhembjes!


    Rėnkimi i lotėve
    Ra loti i fundit, dheut zuri vend,
    Mbuloi pak nga pak tė qėnit nė kėtė botė.
    Ra loti i fundit, rėnkim mbi tokė

    Ndarje me Kohėn !
    Qau foshnja, djepit e pėrkundi nėna,
    Me fjalė e ledhatime ia mbuloi lotin.
    Qau i rrituri, shtratit tė nėnės s’kish’kush e pushonte.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 09-12-2009 mė 20:54

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e brunilda_it
    Anėtarėsuar
    05-07-2009
    Vendndodhja
    Larg e Prane _ Vetmise
    Postime
    468

    Marsi Im !

    MARSI IM !

    Marsit, lulet ia kepus fshehurazi...,
    Shoh rreth e qark mos me kap njeri
    Marsi eshte i imi, yti, dhurate prej perendie !
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 09-12-2009 mė 20:54

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Fantastike Bruna.
    Keto vargje jane gjithe filozofi jetsore. te pershendes

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e brunilda_it
    Anėtarėsuar
    05-07-2009
    Vendndodhja
    Larg e Prane _ Vetmise
    Postime
    468
    Faleminderit Gimi per fjalet e tua dhe qe qe vazhdon te lexosh ende vargjet e mia !
    Te pershendes dhe une !

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e brunilda_it
    Anėtarėsuar
    05-07-2009
    Vendndodhja
    Larg e Prane _ Vetmise
    Postime
    468

    U Mblodh Loti ..................

    U MBLODH LOTI ....... (Lib."Metafore mbi vale-300 tercina)


    *** *** ***
    Shtypej dita nėpėr kėmbėt e gėnjeshtra tė jetės,
    Hap pas hapi, herė dritė-herė errėsirė.
    Si vetė gėnjeshtra, dita mė e nxirė.


    *** *** ***
    Sytė ngriti heshtja, krahėt t’ia kėpuste ndarjes,
    Buzėve lundronte me pėrkėdheli fjala,
    Sytheve tė dashurisė, t’ua largonte lotin.


    *** *** ***
    Heshti dora sė foluri nė fletė,
    Merrte shkarazi vulėn pėr t’i dhėnė firmė,
    Bardhėsisė qė mbretėronte, ti jepte njė emėr.


    *** *** ***
    Mbytej vėshtrimi, nė barin qė lėkundte era,
    Si furtuna pėrplasej cepave me sytė e lakuar.
    Flladit rrihte nga pak, gėrmėzimin JETE.


    *** *** ***
    Nisi tė pikojė zymtėsia, detit tė shtrinte hijen,
    Radhė nis t’i lajė dallgėt nė breg,
    Urtėsia nderi fshehtas, pamjen mbi tablo.


    *** *** ***
    Dritė-diellit, u kap urrejtja me forcė,
    Dritė-hėnės, zhduku tė palarat poshtėrsi.
    Dritė-ditės, iu ngujua fytyra e trembur.

    *** *** ***
    Qeshi fjala, buzės sė miqėsisė,
    Mbi vehten vuri dorė, tė ndihej dikush.
    Kapte nė pabesi sytė qė fshihnin sinqeritetin.


    *** *** ***
    U mblodh loti, u bė njė dorė,
    Vorbullės sė ujit iu mbėshtoll pa frikė.
    Qetėsoi eshtrat me shoqėrinė e re.



    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 09-12-2009 mė 20:54

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e brunilda_it
    Anėtarėsuar
    05-07-2009
    Vendndodhja
    Larg e Prane _ Vetmise
    Postime
    468
    S'kam mė kohė.... (poezi nga botimi im i parė)

    Njė yll

    Gjithė jetėn e kyēa…,
    Fėmijėrinė nė botėn pa emėr,
    Dashurinė nė grackėn e vetmisė,
    Urrejtjen nė pabesinė e njerėzisė.
    Veē rininė s’e kyēa kurrė,
    Ajo mė iku, m’u shėndrrua nė njė yll.

    S’kam mė kohė

    S’kam mė kohė tė shkruaj vargje,
    Tė nis ndonjė tregim a roman.
    S’kam mė kohė tė pėrfundoj ato
    qė kam nisur,
    Koha mė iku dhe ngeli enigmė mbi poezinė,
    …, megjithėse deri tani, kisha pak kohė pėr tė shkruar !


    Nesėr

    Sot, s’jam…,
    As dje nuk isha.
    Nesėr…, !
    Nesėr nuk e di ku do tė jem,
    Po le tė presim deri nesėr,
    E pastaj merremi vesh !


    Enigmė

    Unė…, !
    Fėmija…, !
    Ti…, !
    Prindėrit…, !
    Njė e treta e botės nė errėsirė!

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e brunilda_it
    Anėtarėsuar
    05-07-2009
    Vendndodhja
    Larg e Prane _ Vetmise
    Postime
    468

    Dite Persekutimi

    DITE PERSEKUTIMI

    Mėrzitjen s'kam si ta heq miku im,
    Kur vetė ti me veten nis e vajton,
    Kohėve kam menduar pa pushim,
    Pėrse vall kaq mizorizma jeta tė tregon ?!
    Qėnie e pafajshme, mbetur njė enigmė.
    Zhuritesh mes natės kėrkon me fajėsi.
    Por mos harro fjalėn e fundit, pritmė.
    Ndaj mos mendo se kam bėrė poshtėrsi !
    Ditėt, javėt, muajt, vitet ngelėn me ty,
    Pritėn dhe ato me sy tė sfilitur,
    Ngelėn tė vetme dėshmimtare aty.
    Cdo gjė, si rrėshket loti, ndodhi papritur.
    Mėrzitja u kthye nė shenjtore vetmie,
    Vajtimin e more me vete si njė lodėr fėmije !
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 11-12-2009 mė 22:28

  11. #51
    i/e regjistruar Maska e brunilda_it
    Anėtarėsuar
    05-07-2009
    Vendndodhja
    Larg e Prane _ Vetmise
    Postime
    468

    Ne guacken e jetes sime

    NE GUACKEN E JETES SIME

    Monologu i tė vetmuarit !

    Padurimi pėr tė pa arriturėn mė shtyu kėtu , me plot gėzim,
    Tani bėn tepėr ftohtė, s’mundem mė, s’kam fuqi,
    Mbi supe mė rėndojnė hije njerėzish, tė vdekurish.
    Megjithėse jemi nė mars, pėr mua dimėr ėshtė…,
    Ēdo i vdekur me vete kėrkon tė mė marrė,
    Ndoshta, mė thonė bėn karrierė nė parajsė !
    Bėn ftohtė…,
    Mos u trishto …,
    Asnjėherė s’kam ndierė vapė,
    Asnjėherė, qėkur nė vetmi rashė !


    Si t’a shkruaj psherėtimėn ?

    Si t’a shkruaj psherėtimėn,
    Njė fjalė me katėr rrokje ?
    Njė enigmė mes dy tė rinjėsh ?
    A njė shprehje mohuese me plot kuptim ?
    Si t’a shkruaj psherėtimėn nė sytė e tu ,
    Aty ku pafajėsia ėshtė realitet.
    Si t’a shkruaj psherėtimėn nė fundin e njė nate ?
    Ku veē hija e saj shpirtin m’a shqetėson.
    Mė mirė tė mos psherėtijmė shpesh,
    Se netėt e dashurisė kalojnė shpejt .



    Nė guackėn e jetės sime

    Fytyra jote si meteor
    Gdhendur nė zemėr, fle,
    Sytė e tu si dy kristalė
    Skalitur nė shpirt meditojnė.
    Nuk e harrojnė ritualin e zakonshėm…,
    Veē tė mbyllur rrinė nė guaskėn e jetės sime !
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 11-12-2009 mė 22:28

  12. #52
    i/e regjistruar Maska e brunilda_it
    Anėtarėsuar
    05-07-2009
    Vendndodhja
    Larg e Prane _ Vetmise
    Postime
    468

    JU dhe UNE

    JU dhe UNE (poezi nga libri i pare)

    VETMI

    Vetmi !
    Kundershtare e mrekullive te rastit,
    O emer i skalitur ne fronin e zemres se vetmuar,
    Hapesire e prekur nga tmerri i nje pritjeje.
    Ti je stine e perjetshme e jetes sime,
    E muajt e tu, jane gjithe keto dhembje .


    ..., ..., ...,

    E dua kaltersine e qiellit,
    Naten, une mendoj per te.
    Ne hapesiren plot yje te tij,
    Une formoj padashur emrin tend.
    E dua kaltersine e qiellit,
    Boten time gjej aty...,
    Mes kaltersish pafund,
    Ne dashurine tende gjendem e zhytur!


    JU dhe UNE

    Boten tuaj mes endrrash e gjeta,
    Jeten kredhur ne enigma dashurie.
    Mes endrrash shetita te gjeja dhe boten time,
    Enigma ish' ndryshkur ne faqet e jetes.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 13-12-2009 mė 00:31

  13. #53
    i/e regjistruar Maska e brunilda_it
    Anėtarėsuar
    05-07-2009
    Vendndodhja
    Larg e Prane _ Vetmise
    Postime
    468

    MЁ Lini TЁ Jetoj

    MЁ LINI TЁ JETOJ (poezi shkeputur nga libri i pare)

    RINI E PЁRJETSHME

    Lotėt mė mbyllėn jetėn,
    Hidhėrimi mė ndryshku ndjenjat,
    Dashuria, humbi nė vehtvete,
    Gėzimi mbeti pėrherė njė ajzberg
    akulli nė ujė.
    Veē emrin rini s’e harrova kurrė !
    ]



    MЁ LINI TЁ JETOJ

    Lermėni tė besoj se bota ėshtė dhe e imja,
    Shėmtia e saj nuk jam unė,
    E vetmja e pafat nuk jam unė,
    Nuk jam as bukuria qė kudo mbizotėron.
    Njeriu mė skeptik nuk jam unė,
    …, por diēka e kam mė shumė nga ju .
    Lermėni tė besoj se bota ėshtė dhe e imja
    !





    BARAKA

    Pėrbrenda jeton vetmia,
    E lanė atje…, por ajo s’u mplak,
    Rreth saj disa bimė…,
    Mė shumė j’a shtojnė shoqėrinė.
    Dy fjalė shkruar mbi tė,
    Vite me radhė s’u shuan,
    Vite mė parė aty, ata jetuan.
    Baraka, tani mbeti e shkretė,
    Ndonėse shkronjat mbi derė,
    Tregojnė se kėtu s’ka vend !
    Ata jetonin aty brenda…, po
    Nėn dhe kishte vlerė jeta
    .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 16-12-2009 mė 00:12

  14. #54
    i/e regjistruar Maska e brunilda_it
    Anėtarėsuar
    05-07-2009
    Vendndodhja
    Larg e Prane _ Vetmise
    Postime
    468

    Mbi Lotet E Vargjeve

    MBI LOTET E VARGJEVE (tercina, shkeputur nga libri me 300-tercina "METAFORE MBI VALE)


    *** *** ***
    Kėrciti fjala, gardhin hodhi pėrdhe,
    Kapi prej fyti veten qė fshihte fytyrė.
    T’i nxirrte vrerin e ditėve tė dimrit.



    *** *** ***
    Lava shkėmbit dallgėn e zemrės sė fjetur,
    Rėnkimin ia mbulova me duart e brishta,
    Ia ndjeva pėrsėri rrahjet, si zemra e njė fėmije.


    *** *** ***
    Diku u harrua tė qeshte si dikur fjala,
    Prapa krahėve u godit, ngriti dorė krahu i djathtė,
    Humbi respekti, fundosej me ditėt nė heshtje.



    *** *** ***

    M’u var qeshja nė litar, si bilbilejtė.
    Zogjtė ju mblodhėn me cicėrima.
    Dinjitetin t’a ruanin nė piedestal.


    *** *** ***
    U ngrit mal vėshtrimi, zallit tė shkretė,
    Si shqiponjė nguli kthetrat hapėsirės blu.
    Me krahė pushtoi retė, tė ēante dhe yjet.


    *** *** ***
    U mbyt pena nga lotėt e vargjeve,
    Kokėn ngrinte lart, tė merrte ajėr e lirė.
    Ngacmonte qeshja xheloze, fjalėt e kripura.


    *** *** ***
    Peshoi fjala, gur nė fund tė pusit,
    Rėndoi faji, plumb detit qė kafshonte valė,
    Qėlloi heshtja, shuplakė qė se plakėn vitet.



    *** *** ***
    Mė iku mendimi pas shtėpisė sė gurtė,
    Agimit i strukej gėrma qė shembi ato fjalė.
    Zmbrapsej tė verbonte, historinė qė ecte ēalė.

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 16-12-2009 mė 00:12

  15. #55
    i/e regjistruar Maska e brunilda_it
    Anėtarėsuar
    05-07-2009
    Vendndodhja
    Larg e Prane _ Vetmise
    Postime
    468

    KAFSHOVA LOTIN.... ( nga libri Metafore mbi Vale)

    METAFORE MBI VALE (vazhdim nga libri me 300-tercina)



    *** *** ***
    Kafshova lotin, kur qeshi dallga shkėmbit,
    Tremba sytė, kur ndriēoi dielli qiellit,
    Mbyta fjalėn, kur shinave ecte pafajėsia.


    *** *** ***
    Ngatėrrohemi me veten, duart fyejmė mė pas,
    Goja qė s’pushon fjalimet, del kryelartė.
    Rripin dredhim mesit, duart tė nxjerrim pa fjalė.


    *** *** ***
    Rrėshkiti guri borės, akull u bė nė horizont,
    Mori pas vjedhurazi zymtėsinė, ngjyrė i dha trupit.
    Nisi dielli tė shkėlqejė, fytyra iu deformua kur ra pėrtokė.


    *** *** ***
    Ulėriti jeta, pėr jetėn tė jepte jetė,
    Klithi vdekja, pėr vdekjen tė jepte vdekje,
    Parajsa dhe Ferri nisėn Luftėn e 3-tė Botėrore.


    *** *** ***
    Kryqėzohet qeshja, nė sy i prehet jeta,
    Ndan mes pėr mes, shtratin e lėnguar,
    Hija mbetet pa u tretur, qeshja flet pėrēart.


    *** *** ***
    Dorė s’pata, dorė ngrita pėr vehten,
    Zemėr s’pata, zemėr ndėrtova pėr jetėn,
    Lotė s’pata, mė s’kam, mė shteruan nėpėr brigje.


    *** *** ***
    Mbyta lodhjen, tė qante fletėn e pa gojė,
    Arnave tė saj njolla gishtash linte kujtimi.
    Mbyta lodhjen, ti kushtohej me sy bardhėsisė.


    *** *** ***
    Arave tė grurit, ia ndjeva aromėn qė valėzonte era,
    Si fėmijė mes vesės rrokullisja mendimet e vonuara.
    Pak freski t’u jepja pėr tė nesėrmen.



    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 23-12-2009 mė 16:03

  16. #56
    i/e regjistruar Maska e brunilda_it
    Anėtarėsuar
    05-07-2009
    Vendndodhja
    Larg e Prane _ Vetmise
    Postime
    468

    U Shemben Fjalet Largesise

    Marre nga libri "METAFORE MBI VALE" -300-tercina


    *** *** ***
    Rrėshqiti dheu…, tokės hapi rrugė,
    Ngriti hijen heshtja tė trembte hapat,
    Mori peng pas vehtes, viktimėn e pare.


    *** *** ***
    Qiellit m’u zvarritėn…, litarė m’u bėnė kujtimet,
    Yjeve prekte nė cepa, tė kapte ēaste,
    Viteve t’i kthente, pėr pak dritė.


    *** *** ***
    U shemb njė fjalė, e hidhėroi shikimi,
    U zhduk njė puthje, e zymtėsoi agimi.
    U tret pika e lotit nė zhegun e verės.


    *** *** ***
    Ngacmoj mendimet, gjumit mė vėrtiten.
    Si flladi qė tund gjethen e fundit nė pemė,
    Nisėn t’mė bien rrugėve tė mendjes.


    *** *** ***
    Det m’u bėnė mendimet, syve ndjeva fjalėn,
    Kapėrcente dallga-dallgėn, kurth i ngrinte nė breg.
    Aty shtypeshin me radhė mendimet mbi rėrė.

    *** *** ***
    Qava syve tė tu, dritėn qė digjte loti,
    Kapja qerpikėt e ngrirė tė dimrit xheloz.
    Aty tė shkrihesh gėrma e parė e dashurisė.

    *** *** ***
    U krodh vėshtrimi, detit humbi gjurmė,
    Luante fshehtas duart tė kapte bulėza jete.
    U ngatėrrua me vehten, pėrjetėsia ngeli thellėsive.


    *** *** ***
    Zhvesha mendjen nė bregun qė heshtėte…,
    Hapave mbysja zhegėsinėqė sillte ora.
    Diku u shua si meteori mbi ēerdhen e lotit.


  17. #57
    i/e regjistruar Maska e brunilda_it
    Anėtarėsuar
    05-07-2009
    Vendndodhja
    Larg e Prane _ Vetmise
    Postime
    468

    Nga Forca M'u Thye Zemra

    Marre nga libri "METAFORE MBI VALE" -300-tercina

    [SIZE="3"] *** *** ***
    E shuka lotin, nga forca m’u thye zemra,
    Qante mbi lotė, loti vite mbetur jetim,
    Koha hodhi supeve, petkun e brezit qė rriste lotė
    .



    *** *** ***
    U lodh dhe qeshja nga unė, portė mbylli aty,
    Ngriti kalanė mbi eshtrėn e kohės si emnesė.
    Momenti copėtoi zemrave, dashurinė nė prapaskenė.


    *** *** ***
    U tremb dita, rrugėve ku endej hija e orėve tė fundit,
    Rrotullonte veten mbi barin qė prehej vesa.
    Pas dremitjes harrohej nėpėr fletėt e ėndrrave.


    *** *** ***
    Me tė shpejtė iku, labirintheve mbeti dashuria,
    Aty zhbironte degėve, filizat qė sythe ēonin pėr tė nesėrmen,
    Ditė…, ndoshta vite, do tė mbetet njė kujtesė e hidhur.


    *** *** ***
    Shtrėngon fletėt, ku endte dhembjen fjala,
    Kafshonte trupin, ulėrima mos t’i ndihej mė,
    Laga plagėt e tyre, me lotė t’ua lehtėsoja vargjet.


    *** *** ***

    Fajtorė jemi…, marrim ēmimin e parė pėr veten.
    Mė shumė ngre zėrin urrejtja, se forca-fjalėn,
    Fajtorė mbetemi,…, tė lavdėruar mbetemi mė trima !



    *** *** ***
    Anės vijnė njėra pas tjetrės orėt e njeriut….,
    Kalojnė nėpėr ditė, javė e muaj…,
    Shkojnė vitet, s’jemi tė njėjtėt mė!



    *** *** ***
    Mbulova qeshjen me duart e pasigurta…,
    Ktheva hapat tė ecja nė rrugė tė miqėsisė.
    Zhduka vėshtrimin, kur mė pushtoi vorbulla e poshtėrsisė.

    [/SIZE]

  18. #58
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2009
    Postime
    55
    Gjen ne keto vargje nje note trishtuese per ate cka humbet ne horizontin e "vranet" te viteve qe ikin pa u mbresuar kerkund ne "ditaret" kujteses si nje deshire e pa plotesuar apo nje enderrim i pamundur....Por edhe nje rrevolte e mallkim per ato qe mbeten pas si"germadha "fantazish te marra, utopike, te c'bera
    e te pa realizuara...E megjithate diku "feks" nje rreze e ngrohte shperse e optimizmi per ate qe dote vije ; e ardhmja qe nuk e "nxe" dhimbjen e britmen peshtjelluese, qe ngrohet nga "erera"malli e dashurie per mengjeze te mrekullueshem plot diell e nete te magjishme valesh me hene...E per kete
    ndofta ja vlen ti "perjetosh"keto vargje qofte edhe per pak caste...

  19. #59
    i/e regjistruar Maska e brunilda_it
    Anėtarėsuar
    05-07-2009
    Vendndodhja
    Larg e Prane _ Vetmise
    Postime
    468

    Hesht pena pėr vargjet qė hedh mendja.............

    Marre nga libri "METAFORE MBI VALE" ___ 300-tercina (vazhdojne)


    *** *** ***
    Brodha maleve vėshtrimin e etur, pėr pak ajėr,
    Skajeve ndjeva ftohtėsinė qė flinte gurėve.
    Mora frymė thellė, tė ndihesha e gjallė.


    *** *** ***
    Hesht pena pėr vargjet qė hedh mendja bardhėsisė,
    Sillet vėrdallė, tė kap prej fyti fjalėn,
    Nis tė qesh me vargun, kur pėrball emrin POET!


    *** *** ***

    Prekej hekurash syri qė pėrvėlohej me lotin,
    Shkrinte mjergullėn qė ndryshkej nė hekur.
    Netėve derdhte nga pak kristalet e kripėsisė.


    *** *** ***
    Mė foli vetja, rrugėve ku mbytej zėri i ndėrgjegjes,
    Harkėzonte hapin mbi fletėt e harruara.
    Ti jepte zė, zėrit qė rritej me lėmoshė.


    *** *** ***

    Dy sytė qeshėn kur fjala zuri qoshenė…,
    Ngrohu dora heshtjen qė cepit rrinte pa folur,
    T’a kthente nga rruga nė rrugė, pėr ti qenė pranė!


    *** *** ***
    Largojmė me dashje tė qėnit njeri,
    Urrejmė pa folur, sytė qė sjellin paqen.
    Mbetemi, enigma njerėzore e shekullit.


    *** *** ***
    Bridhte era e kujtesės, nėpėr skutat e fshehta,
    Gėrrmonte aty tė nxirrte dritė mbi errėsirė.
    Fjala mbėshteste kryet, si rėra lagunave.


    *** *** ***
    Qiellit m’u ngrit shpirti, numėronte hapa,
    Gjeti kaltėrsisė shtratin ku paloseshin retė,
    U krodh mes tyre, i lirė tė rrihte krahėt.

  20. #60
    i/e regjistruar Maska e brunilda_it
    Anėtarėsuar
    05-07-2009
    Vendndodhja
    Larg e Prane _ Vetmise
    Postime
    468

    Tezgjahut tė mendjes, tezgjais vargjet...,

    Marre nga libri "METAFORE MBI VALE" ___ 300-tercina (vazhdojne)


    *** *** ***
    Largojmė prej vetes tė mos kemi atė qė jemi,
    Shtyjmė me forcė mendjen qė shet mendje.
    Mbetemi tė harruarit ne…, pena pa arbitėr!


    *** *** ***
    Ngeci kėmba nė shkallėt e gurta tė heshtjes,
    Tezgjahut tė mendjes, dridhte figuracionin,
    Gdhendte pak tė ardhmen nė kujtesė.


    *** *** ***
    Lan qeshja zallet, radhė, shkallė mbi det,
    Prekte puthja valėn, qė luante bregut.
    Errėsirėn theu, si zambakėt nė liqen…,


    *** *** ***
    Krihet vetėdija me duart e ndėrgjegjes,
    Deformon pamjen pasqyrės degė-thyer.
    Nis rrugėn i frikėsuar portreti enigmatik.


    *** *** ***
    Buzės sė malit m’u ndal shikimi,
    Ndante me sy puthjet e lodhura.
    Etur shkumonte dallga nga deti mbi shkėmb.

    *** *** ***
    Lakohej dhembja, urės me lisharėse,
    Lakohej qeshja, mbi ujin e kthjellėt,
    Lakohej emri, nė gojėn e njeriut.


    *** *** ***
    Fije-fije e bėra librin, tė shkretuar e lash cepit,
    Pluhuri i viteve e mbuloi, qetėsisė rėnkonte kohėn.
    Ēalė-ēalė u ēua emri, se mbiemri s’iu gjet poetit!


    *** *** ***
    Preva ditėt si druvari, ku mė shumė e ku mė pak,
    M’u thye sopata barit, ngeli fortėsisė sė vesės.
    M’u skalit pena nė dorė, e harroi tė ēante ditėt.



Faqja 3 prej 12 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •