Close
Faqja 16 prej 16 FillimFillim ... 6141516
Duke shfaqur rezultatin 301 deri 302 prej 302
  1. #301
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Mosha
    55
    Postime
    2,589
    Madam Bavari

    Nuk di pse më dashke, madam Bavari
    Me Bavarinë madam, sa pak më ngjet
    Mos prit të jem një Flober në poezi
    Kurrë s’kam thënë, jam Mondi poet.

    Ti prapë ngulmon, madam Bavari
    Më pret diku, takimit të fshehtë
    Floberi i gjorë s’kish’ aq fantazi
    Ku dinte ai, ç’domethënë internet.

    Naivi Flober, paska qenë me fat
    Me fat ka qenë, e them sinqerisht
    Si do krijonte Bavarinë madam
    Me epshet e zjarrta, në trup e në shpirt?

    Çfarë po më thua, madam Bavari
    Të ardhka keq, për fatin e shkuar?
    S’do kishte një Flober, pa fundin tragjik
    Sikurse një dashuri, pa realen provuar.

    Nuk di pse më dashke, madam Bavari
    S’jam Floberi modern, jam Mondi klasik.

    @Edmond Shallvari
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  2. #302
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Mosha
    55
    Postime
    2,589
    Tek ty janë gjithë femrat

    Tek ty janë gjithë femrat
    Gjithë variantet janë tek ty
    Kësaj bote për ty erdha
    Lindur, shuar, si një yll.

    Unë e di që je xheloze
    Brenda vetes me të gjitha
    Në orgji veten tregoje
    Që mbi to je më e mira.

    Dhe në vafsha me të tjera
    Eshtë thjesht një iluzion
    Një orbitë ka kometa
    Gjithësisë ku kalon.

    Je orbitë, jam kometë
    Më ndez zjarrin e vërtetë.

    @Edmond Shallvari
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

Faqja 16 prej 16 FillimFillim ... 6141516

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •