Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 52
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968

    Komunikimi me fëmijë.

    Po paraqes këtu doracakun për prindër, edukatorë, mësues dhe të tjerë që punojnë me fëmijët…

    Disa rregulla të arta

    Autore: Bonnie Miller



    PËRMBAJTJA:

    Filzofia
    Komunikimi
    Ndërtimi i vetëbesimit dhe i empatisë
    Dashuria dhe logjika
    Disiplina
    Vendimet dhe pasojat
    “Time Out”
    Zgjidhja e konflikteve
    Nxitja e bashkëpunimit
    Fjalët mund të lëndojnë
    Kontrollimi i zemërimit
    Çështje të veçanta


    Në vend të hyrjes

    Rritja e fëmijëve është një punë e vështirë. Të ndihmohet fëmija në zhvillim, është një nga përpjekjet më të rëndësishme për secilin nga ne. Është shumë me rëndësi për familjen dhe për shoqërinë në tërësi, që ne t`i nxisim fëmijët të jenë të fortë, inteligjentë, të ndjeshëm, të kujdesshëm, tolerant, kreativë, të vetëdijshëm, të besuar dhe produktivë.
    Të qenët prind është një orarë i plotë pune, që zgjatë së paku tetëmbëdhjetë vjet. Nuk është kjo një shkathtësi që mësohet në shkollë. Nuk keni nevojë për leje ose për trajnim të veçantë për të pasur fëmijë, por askush nuk ju këshillon për sfidat dhe vështirësitë që mund t`ju dalin gjatë viteve.
    Unë kamë hartuar këtë udhëzues që t`i ndihmoj prindërit të komunikojnë më mirë me fëmijët e tyre dhe të përdorin metoda verbale dhe të padhunshme disiplinimi. Disa nga teknikat e komunikimit kanë nevojë për ushtrime praktike, sikurse kur flitet ndonjë gjuhë e huaj, por pasi të filloni t`i përdorni këto strategji që meritojnë respekt, ju do të forcoheni nga reaksionet pozitive të fëmijëve tuaj.
    Shpresoj që këto ide do t`ju ndihmojnë tash dhe përgjatë të gjitha fazave nëpër të cilat kalojnë fëmijët. Përmbajtjet kryesore të jetës së fëmijëve tanë janë siguria, dashuria, pranimi dhe inkurajimi. Çdo ditë ne mund t`i vlerësojmë cilësitë e fëmijëve tanë dhe t`ua bëjmë me dije se ne i duam fort. Që nesër, ata do të jenë të rritur.


    Fëmijët mësojnë atë që e përjetojnë

    Në qoftë se fëmija jeton me kritikën,
    ai mëson të gjykojë.

    Në qoftë se fëmija jeton në armiqësi,
    ai mëson të luftojë.

    Në qoftë se fëmija jeton me përqeshjen,
    ai mëson të turpërohet.

    Në qoftë se fëmija jeton me turpin,
    ai mëson të ndihet fajtor.

    Në qoftë se fëmija jeton me tolerancë,
    ai mëson durimin.

    Në qoftë se fëmija jeton me kurajën,
    ai mëson besimin.

    Në qoftë se fëmija jeton me lëvdatën,
    ai mëson të respektojë.

    Në qoftë se fëmija jeton me drejtësinë,
    ai mëson të jetë i drejtë.

    Në qoftë se fëmija jeton në siguri,
    ai mëson të besojë.

    Në qoftë se fëmija jeton me miratimin,
    ai mëson ta dojë vetveten.

    Në qoftë se fëmija pranohet dhe jeton në miqësi,
    ai mëson të gjejë dashuri në botë.





    FILOZOFIA

    Kënaquni me fëmijët tuaj tani
    • Ua bëni me dije atyre që nuk kanë nevojë “ta fitojnë” dashurinë tuaj.
    • Gëzojuni çdo dite dhe bëjani me dije fëmijës suaj se ju e doni atë vetëm ngaqë është ai vetë.

    Pranojeni individualitetin e fëmijës suaj
    • Respektoni talentin, cilësitë, ndjenjat, ëndërrat, synimet, fshehtësitë, problemet dhe betejat e fëmijës suaj.

    Ndjenjat dhe sjellja janë gjëra të ndryshme
    • Të gjitha ndjenjat janë të pranueshme, por me rëndësi është të caktohen rregullat e sjelljes.
    • Njihni ndjenjat ambivalente të fëmijës suaj dhe ndihmojeni atë që t`i shfaqë ndjenjat e veta në mënyrë konstruktive.

    Bëhuni aleat, jo kritik
    • Askush nuk është i përkryer, prandaj as ne nuk mund të presim të përkryerën nga fëmijët tanë.
    • Pranoni gabimet tuaja dhe të fëmijëve tuaj dhe trajtoni ato si mundësi për të mësuar dhe për të përparuar.
    • Keni parasysh fazën zhvillimore të fëmijës suaj dhe me të përshtatni pritjet tuaja.
    • Fëmijët e vegjël janë impulsivë dhe konkretë. Sigurohuni që e keni përqëndrimin e fëmijës dhe që ai e kupton atë për të cilën ju flsini kur e luteni që të bëjë diçka ose kur i jepni ndonjë informacion.
    Tregoni se keni besim tek aftësitë e fëmijës suaj për të marrë vendime vetë
    • Kur fëmija ka problem, bëhuni këshilltar i tij e jo shef i tij.
    • Dëgjojeni, mbështeteni dhe ndihmojeni që të zbulojë dhe t`i peshojë gjasat dhe pasojat.

    Eduko fëmijën drejt
    • Përdor rregulla të drejta që mund t`i zbatosh dhe t`i shpjegosh mirë.
    • Jini konsekuentë në metodat tuaja disiplinore.
    • Përdorni fjalë që ia bëjnë me dije fëmijës suaj se çfarë ju prisni.
    • Përdorni TIME OUT-in dhe pasojat logjike e natyrore në vend të çirrjes e ndëshkimit fizik.

    Bëhuni fleksibilë dhe të gatshëm për marrëveshje• Jepni vetes kohë për të menduar.
    • Jini të vetëdijshëm se ndjenjat dhe problemet tuaja personale dhe mos i bartni ato te fëmija.
    • Mos reagoni vrullshëm! Ruajeni objektivitetin dhe problemit, incidentit ose sjelljes së fëmijës suaj jepjani rëndësinë që e meriton.

    Shfaqni vlerat tuaja
    • Bëhuni model i mirë i kujdesit, i komunikimit, i sjelljes dhe i marrëdhënieve.
    • Bëhuni shembull për sjellje dhe ia bëni me dije se çfarë ju pëlqen në veprimet e tij.
    • Promovojeni empatinë. Diskutoni për efektet e sjelljes së tij tek të tjerët.
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Komunikimi me fëmijët tuaj

    Marrëdhëniet fëmijë-prindër janë një ndër përvojat që më së shumti shpërblehen dhe kënaqin. Njëkohësisht është një ndër përvojat më të vështira dhe më të komplikuara. Këto marrëdhënie shpesh shoqërohen me frustrim, pritje joreale dhe ngarkohen me frustrime e mosmarrëveshje si rezultat i komunikimit të keq.

    Të lidhurit është për lidhjen çfarë është prindi për fëmijën; raporti në lidhje është çfarë është prindi për fëmijën; njëra pa tjetrën nuk munden. Problem më i vështirë për prindërit dhe fëmijët në ditët e sotme është se asnjëri prej tyre nuk dinë të komunikojë me sukses – me respekt, me dinjitet, apo në atë mënyrë që të dy palët të ndiejnë se po dëgjohen dhe po kuptohen. Ndonëse familjet me fëmijë adoleshentë dhe tinejxherë posaçërisht të ndjeshme janë në këtë fushë, shumë probleme mund t`i zgjidhim duke mësuar shkathtësi të mira komunikimi.

    Ne komunikojmë me qëllim që të tjerëve t`ua shprehim përsiatjet, ndjenjat dhe idetë tona. Dëshirojmë që dikush tjetër të kuptojë pikëpamjen tonë, të dëgjojë atë që ne themi dhe bashkërisht të punojmë drejt zgjidhjes së problemeve.

    Në qoftë se një problem nuk mund të zgjidhet, atëherë çdo person meriton respekt për atë se çka ai ose ajo ndien. Prindërit rëndom duan që fëmijët e tyre të bëjnë atë që nga ta kërkohet pa shumë kundërshtime. Fëmijët ndërkaq, rëndom, dëshirojnë që prindërit e tyre thjesht t`i dëgjojnë këta.

    Ja disa udhëzime të thjeshta të cilat do t`u ndihmojnë prindërve që kërkesat e tyre të përmbahen sa më mirë:

    Mënyra për t`u ndërtuar vetërespekti te fëmija juaj dhe për t`u forcuar marrëdhëniet tuaja është ta mbani mend se ai thjesht do që:
    1) Ta dëgjoni,
    2) T`i qaseni me seriozitet dhe
    3) Ta doni e ta pranoni pa kushtëzime.


    Kur e lavdëroni fëmijën tuaj, lavdëratën tuaj orientojeni nga përpjekja, jo nga arritja. Ne shpesh i kushtojmë tepër rëndësi rezultatit përfundimtar duke mos e theksuar se sa e vështirë ka qenë të arrihet ai.
    Mos gjykoni fëmijën tuaj. Repspektoni pikëpamjet dhe dallimet e tyre dhe lejoni t`i shprehin idetë e ndjenjat e tyre. Respektoni individualitetin, pavarësinë dhe jetën private të tyre.
    Mos u ktheni në të kaluarën dhe mos lejoni që ajo të ketë ndikim në të tashmen. Duke përdorur shprehjet, si “gjithmon”, “kurrë”. Ose “ndonjëherë” thjesht i kundërviheni fëmijës. Duke thënë “Ti gjithmonë vonohesh” ose “Ti kurrë nuk e kryen detyrën tënde”, vetëm ndihmoni për t`u forcuar sjelljet negative të cilat përpiqeni t`i ndryshoni. Kjo quhet profeci që e jetësoni vetë. Në qoftë se fëmijët këto i dëgjojnë mjaft shpesh, fillojnë edhe vetë t`u besojnë këtyre.
    Ndjenjat janë vetëm – ndjenja. Ato nuk janë të mira apo të këqija, të drejta ose të gabueshme, prandaj mos diskutoni me fëmijët kur ju tregojnë se çfarë ndiejnë. Mos i përjashtoni ndjenjat e tyre dhe mos i flakni si të parëndësishme. Mos i përqeshni, as mos i nënëçmoni. Ndoshta edhe tash ju kujtohet çfarë ju kanë thënë kur jeni ndarë nga i dashuri ose nga e dashura: “Zaten ka qenë dashuri e papjekur”, “Ti do ta përballosh këtë”, “Ai/Ajo nuk është i/e vetmi/ja në botë”. Përpiquni të kuptoni se po kjo vlen edhe për fëmijën tuaj.
    Të dëgjosh, të dëgjosh, të dëgjosh! Për të qenë një dëgjues i mirë, së pari patjetër duhet të doni të dëgjoni se çfarë kanë për t`ju thënë fëmijët tuaj dhe të besoni se ajo që thonë ata është e rëndësishme. Dëgjoni ndjenjat e tyre, jo vetëm fjalët. Nëpërmjet gjesteve, syve dhe kontaktit fizik, bëjani me dije se jeni duke dëgjuar. Shtroni pyetje për ta shpërfaqur interesimin tuaj a për të ndihmuar në qartësimin e ndonjë pike që të shmanget mosmarrëveshja. Nëpërmjet dëgjimit aktiv ju rritni vetëbesimin e fëmijës dhe vlerësimin për veten e tij.
    Bëhuni kërkues. Bëhuni të hapur që të diskutoni për çfarëdo teme për të cilën fëmija dëshiron të bisedojë. Në qoftë se dëshironi që fëmija juaj të marrë vendime te drejta e të moralshme, ai duhet të ketë informacione të bollshme për këtë.
    Kontrollojeni tonin e zërit tuaj. Vetëm sa do t`i irritoni edhe më tepër nëse bërtitni, kritikoni ose mbani ligjëratë.
    Mos i mundoni edhe mos përsëritni të njëjtat kërkesa. Përsëritja e së njëjtës gjë në vazhdimiësi nuk do t`i bëjë fëmijët të dëgjueshëm. Shpjegojeni atë që kërkoni nga ta dhe tregojuni se përse atë e konsideroni të rëndësishme. Kujtojani atë fëmijës një herë ose dy. Në qoftë se nuk reagon, atëherë ndërmerrni masa përkatëse. Veçse duhet të jeni të sigurt se masa e ndërmarrë i përgjigjet asaj sjelljeje.
    Qartësoni pritjet tuaja. Fëmijët nuk i lexojnë mendimet, ata assesi nuk mund të dinë se çka pritet nga ta përderisa nuk ua thoni këtë në mënyrë të qartë.
    Nëse kritikoni, kufizohuni në sjelljen konkrete që nuk e miratoni. Mos u bëni i paqartë. Sigurohuni nëse fëmija juaj e ka kuptuar se ju nuk keni asgjë kundër tij, por vetëm kundër sjelljes së tij. Për shembull: “Jam zemëruar pse nuk e ke mbajtur fjalën që do të paraqitesh në qoftë se nuk do të mund të vish me kohë” në vend të “Jam i zemëruar tepër me ty”.
    Çdoherë kur gjykoni, kur jeni tepër të ngurtë ose ua ngushtoni hapësirën e lirë – ju vetëm sa i ndrydhni më fort, gjithnjë derisa nuk arrijnë në pikën kur nuk do të duan më të flasin me ju ose nuk do të duan më fare të jenë me ju.
    Përqëndrohuni vetëm në problemet e tanishme dhe zgjidhni ato një nga një. Në qoftë se ju i rrini mbi kokë fëmijës çdoherë kur jeni nervoz, atëherë fëmija nuk do t`ju dëgjoj fare se çfarë po i thoni.
    Kur fëmija ka problem, humbja e durimit apo reagimi i ashpër vetëm sa e bën fëmijën tuaj të ndihet edhe më keq. Së pari ndëgjojeni atë; pastaj shprehni dashuri dhe mirëkuptim në vend të dhunës dhe nervozës. Disiplina e përshtatshme mund të zbatohet më vonë.
    Respektojeni mendimin e fëmijës, edhe pse në të shumtën e rasteve do të jetë ndryshe nga mendimi juaj. (A nuk ka dalluar mendimi juaj nga mendimi i prindërve tuaj?).
    Organizoni takime familjare së paku njëherë në javë. Është ky një rast për t`u “pastruar ajri”, duke i lejuar secilit të paraqesë pakënaqësitë, kërkesat dhe mendimet pa frikë nga pasojat. Këto takime mund t`i lirojnë ata nga çfarëdo tendosjesh, që është më mirë sesa të lihen që tendosjet të grumbullohen dhe të shpërthejnë në rastin e parë.
    Le të na bëhet të dëgjuarit përparësi. Ndani kohë që të jeni vetëm me fëmijën tuaj. Çdo gjë tjetër lëreni anash. Porosia që fëmija juaj do ta dëgjojë është, “Unë të dua mjaft, sa të të dëgjoj”.
    Kur shfaqet problemi, së pari qartësojeni pjesëmarrjen tuaj në ngjarje apo në situatë, vendosni se i kujt është ai problem, pranoni gabimet në sjellje dhe pastaj shtroni dëshirat dhe kërkesat tuaja. Për shembull: kur nuk jeni të kënaqur në mënyrën se si vajza juaj e mban dhomën, i kujt është problemi - sikur të ishte problem i fëmijës suaj, ajo dhomën do ta mbante të pastër! Nëse rëndom thoni diçka si: “Dhoma jote duket si ahur! Të të vijë turp! Nuk mund të gjesh asgjë aty! A nuk ke aspak vetërespekt!” do të mund të vëreni se fëmija juaj nuk do të vrapojë për ta pastruar dhomën, as nuk do të provojë për ta mbajtur më pastër atë. Apo jo! Po ashtu me siguri ju përdorni në mënyrë rutine vizionin e këtyre fjalëve. Deklarimi me “ti” problemin e bart te tjetërkush dhe e shtyn fëmijën tuaj në pozitë për t`u mbrojtur. Mbajeni mend, nuk është ky problem i tij, por juaji!
    Herën tjetër përdorni deklaratën me “Unë” – pranojeni problemin. Për shembull: “Biri im, dua ta dish se nuk më pëlqen si duket shtëpia jonë kohët e fundit. Unë po mundohem shumë që ne të krenohemi me shtëpinë tonë. Gjithashtu, unë lodhem shumë nga puna dhe nuk kamë nevojë për punë jashtë orarit. Kamë nevojë për ndihmën tënde në mënyrë që dhoma jote të jetë si duhet. Unë e di që ajo është dhoma jote, porse është edhe pjesë e shtëpisë sonë. A mund të më ndihmosh ta mbajmë dhomën tënde më mirë? Unë mund të të ndihmoj në qoftë se ke nevojë! Në rregull?”

    Këto janë vetëm disa propozime si të përmirësohet, të korrigjohet dhe të kënaqeni në raportet me fëmijën tuaj. Nuk është lehtë të ndryshohet për një kohë të shkurtër – por ju do të jeni ata që do të përfitojnë nga ky udhëtim i gjatë. Dhe “Në qoftë se bëni atë që gjithnjë e keni bërë, gjithmonë do të arrini atë që keni arritur përherë!” – Ju nuk doni më atë që e keni arritur përherë. Ajo çfarë doni është respekti që e meritoni dhe dashuria të cilën gjithmonë keni shpresuar ta keni me fëmijën tuaj. Mund të jetë juaja vetëm me pak mund dhe punë.

    Përshtatur nga Patrica Kramer, Family Resource Coalition Report. 1990, #1. Reprinted by Parenting Education Center.
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Dëgjimi aktiv

    Ndihmojeni fëmijën që të ndihet: i pranuar, jo i vetmuar, më i fortë

    Largoni burimet e ndërhyrjes
    • Aktivitetet e tjera
    • Zhurmën dhe lëvizjet e jashtme
    • Mendimet tuaja të paparashikuara
    • Stresin tuaj personal

    Përgjigjuni ndjenjave, jo informacioneve

    Nxiteni fëmijën të flasë
    Dëgjoni; mos folni shumë
    Nxitjet
    “Më trego më shumë.” “Vazhdo.”
    Shembuj empatikë
    “Ajo duhet të ketë qenë shqetësuese për ty.”
    Parafraza apo ritheksimi
    Përdorni vetëtërheqjen
    Por jo në atë masë sa të largoheni nga tjetri
    Qartësoni
    “Më duket se ju thoni…” “A mendoni për…?”
    Vlerësoni
    Kompliment: “Ju jeni një person që…”

    Shmanguni fjalëve dhe veprimeve dekurajuese
    Këshilla
    Zakonisht fëmija do që ju vetëm ta dëgjoni.
    Shmangiuni dhënies së këshillave përderisa fëmija nuk i kërkon ato.
    Vetëreferimi
    Mos i impononi vlerat tuaja; mos i thoni fëmijës: “Në këtë situatë unë do të veproja në këtë mënyrë.”
    Refuzimi joverbal
    Hutesa dhe largimi i kontaktit me sy.
    Sulmet apo nënçmimet
    Mohimi i ndjenjave
    “Ti në të vërtetë nuk ndihesh nervoz.”
    Humori i papërshtatshëm

    Përshtatur nga Dr. Bruce Baldwin. Direction Dynamics. Wilmington, NC.

    Pranimi i ndjenjave

    Në mënyrë që t`i ndihmojnë fëmijët për t`u ballafaquar me ndjenjat e tyre, prindërit duhet t`i pranojnë dhe t`i respsktojnë ndjenjat e fëmijëve.

    Dëgjoni të qetë, me kujdes dhe me vëmendje të plotë
    Pranoni ndjenjat me një fjalë
    Në vend të pyetjeve (“Pse e bëre atë?”)
    dhe këshillave (“Pse nuk…?”)
    Përgjigjuni me fjalë, si: “Aha… Mmm… Po e vërej…”
    Emërtoni ndjenjat
    Në vend të mohimit të ndjenjave (“Ajo nuk ishte edhe aq neveritëse”), emërtoni ndjenjën.
    “Kjo duket shumë neveritëse!” “Kjo duhet të jetë shumë e keqe.”
    “Me siguri ju ka marrë malli për atë.”
    Kur ne përpiqemi që fëmija ta largojë një ndjenjë negative nga vetvetja, fëmija vetëm se do të neveritet më shumë. Fëmija, ndjenjat e të cilit janë të përshkruara me fjalë të veçanta, ndihet i qetësuar dhe i ngushlluar. Dikush po e përjeton përvojën e tij të brendshme.
    Thuani fëmijës dëshira të imagjinuara
    Në vend të shpjegimeve dhe logjikës, thuani: “Sa do të dëshiroja të ishte një bar magjik që do të të ndihmonte në zgjidhjen e këtyre problemeve matematike.”
    Tregoni se të gjitha ndjenjat duhet të pranohen. Veprime të caktuara duhet të ndalohen
    “Unë e shoh se sa je nervoz. Atë që dëshiron, shokut tënd thuaja me fjalë, jo me grushte.”

    Përshtatur nga Adele Faber and Elaine Mazlish, How to talk So Kids Can Learn, 1995.

    Dëgjimi aktiv

    Dëgjoni me kujdes
    Kontakt me sy dhe të folurit e trupit.
    Shprehje të empatisë si “aha, mmm, po kuptoj…”

    Nxiteni bisedën e mëtejme – hapja e derës
    Vëre veten në pozitë të tij.
    “Kjo duhet të jetë e tmerrshme për ty.”

    Provoni ndjenjat
    “Tingëllon sikur vërtet je hidhëruar, pikëlluar shqetësuar për këtë.”

    Bëhuni kureshtar
    Pyetje të hapura, pa tingëlluar paragjykuese.
    (mos u përgjigjni me Po – Jo)

    Ritregoni faktet dhe ndjenjat
    Përsëritni disa fjalë të fundit.
    Ritregoni me mirëkuptim (jo si papagall).


    PO dhe MOS për dëgjimin aktiv

    PO MOS
    Trimërojeni fëmijën të vazhdojë bisedën Diskutoni

    Qartësojeni ç`po thot fëmija
    (“Mos po mendon…?”) Fajësoni

    Sërish ndërhyni me fjalë tuaja
    (“Domethënë…”) Moralizoni

    Përdorni pyetje nxitëse
    (Përgjigjet nuk janë PO e JO) Pyetje “Pse?”

    Flitni shkurt Jepni këshilla

    Kujdesuni për “gjuën e trupit” Kërcënoni

    Arsyetoni ndjenjat e tyre dhe Rrëfejeni ndonjë
    paraqitjen e ngjarjes ngjarje tuajen

    Pyetje të hapura

    Pyetja e hapur
    • Përgjigja duhet të jetë më e gjatë se një – dy fjalë
    • Rëndom fillon me “si” ose “çka”
    • E nxit personin që të flasë
    Pyetja e mbyllur
    • Përgjigja mund të jetë “po” ose “jo” ose një fjalë
    • E dekurajon personin për të folur
    • E ngadalson rrjedhën e bisedës
    PO
    Pyetjet le të jenë të qarta dhe të thjeshta.
    Pyetjet le të jenë në kohën e tashme
    MOS
    Parashtroni pyetje të cilat do ta kënaqin kureshtjen tuaj.
    Pyetni “përse…?”
    Parashtroni pyetje të gjata dhe të komplikuara.
    Shfrytëzimi i pyetjeve të hapura
    1. Fillimi i bisedës
    “Për çfarë do të doje të bisedonim?”
    “Ç`po ndodh me ty?”
    2. Shpjegoni dhe arsyetoni
    “Ç`nënkupton me …?”
    “Si është problem për ty kjo punë?”
    “Ç`është ajo që pengon në këtë situatë?”
    3. Puna me ndjenja
    “Si ndihesh lidhur me të?”
    “Si të duket tash?”
    4. Zgjidhja e problemit
    “Cilat mundësi i ke?”
    “Ç`mendon, si do të jetë më së miri?”
    “Cila është puna më e mirë/më e keqe që ka mundur të bëhet?”
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Ndërtimi i vetëbesimit dhe i empatisë

    Fëmijët që janë stabilë dhe që kanë besim tek vetvetja zakonisht kanë më pak vështirësi në jetë. Trajtimi i fëmijëve me respekt dhe me dinjitet është një shembull se si do të dëshironim që të na trajtonin fëmijët tanë ne dhe të tjerët. Ndihma që ne u japim fëmijëve për të kuptuar ndjenjat e të tjerëve dhe për të pasur konsideratë për veten e tyre, ndërton rrugën e cila i bën ata më të pjekur dhe më të kujdesshëm.

    Dhënia e autorizimeve fëmijëve

    Të keni kërkesa realiste për çdo fëmijë
    As shumë të mëdha as shumë të vogla
    Respektojeni çdo fëmijë, pa marrë parasysh aftësitë e tij
    Gjeni ndonjë fushë në të cilën çdo fëmijë dallohet
    (ose për të cilën së paku ka talent).
    Jepni lavdata dhe përgjigje reale
    Kërkoni përmirësim dhe përpjekje, jo vetëm rezultatin përfundimtar.
    Krijoni rrethana për udhëheqje dhe për punë ekipore
    Fëmijët le t`i krijojnë rregullat e tyre të sjelljes në shtëpi
    dhe konsideroni ata përgjegjës për respektimin e atyre rregullave.
    (p.sh.: respektimi i të tjerëve, nuk ka ndërprerje, nuk ka fjalë të këqija, nuk ka diskriminim, nuk ka dhunë fizike etj.).
    Ofrojuni mundësi për të zgjedhur
    Përdorni shprehjet pozitive
    “sfida”, jo “problem”
    “Ti nuk je fëmijë që do t`i fyeje ndjenjat e mikut tënd.”
    Mësojuani vetëtrimërimin
    “Unë mundem. Mirë po më vete. Këtë e kam bërë edhe më herët. Tash mund të kem sukses.”
    Orientohuni drejt qëllimit dhe ndihmojuni atyre që vetë t`i gjejnë zgjidhjet personale
    “Ç`dëshiron? Në ç`mënyrë mendon se do ta arrish këtë?”
    Ndihmoni fëmijët që vetë të gjejnë alternativa dhe mundësi të ndryshme
    “Ç`mund të bëni për ta zgjidhur këtë problem?”
    Nxënësit vetë le të mendojnë për pasojat e veprimeve të tyre
    “Si do të funksionojë kjo? Ç`do të ndodhë më pas?”
    Ua ushtroni nxënësve pasojat logjike të sjelljeve
    “Sapo…” (P.sh.: “Mund të fillojmë të luajmë me lodra, sapo të uleni të gjithë në vendet tuaja.” “Do të shikojmë videon, sapo të krijohet qetësia.”)
    “Time Out” – “do të largohesh” nga fëmijët e tjerë ose nga pajimet.
    Zgjidhja e konfliktit
    Nxitni fëmijët që t`i zgjidhin konfliktet e tyre.
    “Jam i/e sigurt se ju dy këtë mund ta zgjidhni duke shfrytëzuar teknikën dy fitimtarë.”
    Ndajeni veprën nga kryerësi
    “Ti më pëlqen, por nuk më pëlqen kjo që hëpërhë po e bën.
    Mos etiketoni dhe mos e quani askënd me emra fyes.
    Përshkruajeni sjelljen, e jo karakteristikat e fëmijës.

    Ndërtimi i fuqisë personale të fëmijëve

    Trajtoni fëmijën tuaj me respekt dhe dinjitet
    Vetëm pse janë më të vegjël, më të rinj, apo më të dobët, nuk do të thotë se ata duhet të trajtohen me më pak respekt.
    Lavdëroni fëmijët tuaj për atë që janë dhe çfarë bëjnë
    Vlerësimi pozitiv është një ndër gjërat më të bukura që fëmija merr prej prindit. Ua bëni me dije fëmijëve tuaj se janë të denjë për atë që janë dhe për atë që bëjnë.
    Jepuni fëmijëve mundësi për sukses
    Kur fëmijët kryejnë detyra dhe marrin lëvdata për mundin e tyre, ndjenja e tyre për vetëbesimin rritet. Ndihmoni që t`ia dalë mbanë.
    Bëhuni përgjegjës dhe parimor në edukimin e fëmijëve për sjellje të mira
    Askush për veten nuk mendon në mënyrë pozitive kur përqeshet ose kur goditet. Tallja fizike dhe emocionale ndihmon krijimin e një ndjenje negative të vetëbesimit. Mbani mend, ne jemi të atillë si sillemi.
    Të respektohet pamja fizike e fëmijës
    Ata kanë një trup si tuajin. Prekja e padëshiruar ose komentet e pakëndshme rreth pamjes së fëmijës nuk janë mënyrë e shfaqjes së respektit. Fëmijët do të respektojnë pamjen e të tjerëve, nëse këtë e kanë mësuar nga prindërit e vet, të cilët sillen në mënyrë të njëjtë.
    Në fund, bisedoni dhe dëgjojeni fëmijën tuaj
    Bisedoni se çfarë ndiejnë ata, mundësojuni që vetë të marrin vendime në kuadër të aktiviteteve familjare dhe trimroni që të jenë të përgjegjshëm për sjelljet e tyre.

    Përshtatur nga Family Development Resources, Inc. 3160 Pinebrook Road, Park City, Utah, USA www.familydev.com
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Ndërtuesit dhe vjedhësit e nocionit të vetes

    Ndërtuesit

    Fokusohen në forcat e fëmijës
    Presin nga fëmija që të përpiqet për shumicën e gjërave që i dëshiron.
    Përcaktojnë kufij të dashurisë dhe presin nga fëmijët e tyre që të sillen në suaza të atyre kufijve.
    E bëjnë disiplinën lehtë.
    U tregojnë fëmijëve të tyre se manipulimi dhe përleshja nuk bëjnë në punë.
    Udhëzojnë fëmijët e tyre që t`i pranojnë dhe t`i zgjidhin problemet e fëmijëve.
    U shmangen fjalimeve dhe vërejtjeve të përsëritura

    Vjedhësit

    Fokusohen në dobësitë e tij.
    U japin gjithçka fëmijëve të tyre.
    Frikohen nga përcaktimi i kufijve.
    Shfaqin nervozë dhe e bëjnë disiplinën të vështirë.
    Zhyten në argument dhe beteja të forcës.
    Shpëtojnë ose dënojnë.
    Përdorin fjalimet dhe përsërisin vërejtjet.

    Dr. Charles Fay, Love and Logic, 2207 Jackson Street, Golden, Colorado 1-800-338-4065; www.loveandlogic.org

    Faktet përballë përshkrimeve negative

    Nëse fëmija juaj e përshkruan veten negativisht (“Unë jam i marrë. Unë asgjë nuk bëj si duhet”), ju e dini se nuk bën mirë nëse i thuani, “Ti nuk je i çmendur, dhe nuk dëshiroj më ta dëgjoj atë fjalë.”
    Në vend se t`ia shfaqni mendimin tuaj, paraqitni atij fakte.

    “Javën e kaluar i ke kryer detyrat me saktësi dhe me kohë rekorde.”

    “Kujto kur thoshe se kurrë nuk do të mund ta ngas biçikletën. Shiko tash si mundesh!”

    Në qoftë se kritika negative ka një histori, përmendeni ndonjë përmirësim që është arritur.

    “Ti ke pasur probleme në lexim, tash lexon shumë më mirë.”

    Ofroni një përspektivë më të mirë që i mungon fëmijës.

    “Kjo është e vështirë në fillim. Çdokush ka probleme me këtë. Do t`ia dalësh mbanë, vetëm duhet të kesh durim.”

    “Ti ndihesh i shqetësuar. Shumëzimi është i vështirë në fillim, çdokush ka probleme në fillim.”


    Këto teknika i tregojnë fëmijës se nuk është “i marrë”, por është duke u ballafaquar me diçka të vështirë.

    Përshtatur nga Larry Tobin. Parenting on the Go: Effective Discipline Strategies for the Busy, Devoted Parent, 2000.
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  6. #6
    Larguar..
    Anëtarësuar
    31-08-2009
    Postime
    4,530
    keto lart do ti marr me radhe dhe do ti zbatoj nje nga nje

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Zhvillimi i empatisë tek fëmijët

    Empati është aftësia e një personi që të përceptojë emocionet, nevojat dhe dëshirat e një personi tjetër. Është aftësi e një personi që të ecë me këpucët e personit tjetër dhe të shoh se si është të ecësh me ato këpucë.

    Ja disa mënyra si mund t`i ndihmojnë prindërit fëmijët në zhvillimin e ndjenjës së empatisë:

    Disiplina
    Përdorimi i mënyrave disiplinore emptaike, të kujdesshme dhe pa dhunë, është një hap i drejtë në këtë rrafsh. Goditja, kritika dhe nënçmimi janë bllokada të zhvillimit të emaptisë.

    Shfaqja e ndjenjave
    Fëmijët kanë të drejtë të shfaqin atë që duan. Ajo që atyre u nevojitet të dijnë janë mënyrat e pranueshme të shfaqjes së ndjenjave. Prindërit, që kur fëmija i tyre dëshiron t`i shpreh emocionet, i thonë: mos qaj, mos u bëj nervoz ose mos u frikëso, dështojnë në zhvillimin e empatisë dhe në të njetën kohë ua mësojnë fëmijëve të tyre shmangien nga shpjegimi e ndoshta edhe nga përjetimi i emocioneve të caktuara.

    Identifikoni dhe vlerësoni ndjenjat e fëmijës
    Fëmijët kanë të drejtë mbi ndjenjat e tyre. Njohja e emocioneve ndihmon fëmijët që të bëhen më të vetëdijshëm dhe që në mënyrë sa më konstruktive të ballafaqohen me to.

    Demonstroni empatinë
    Kur prindërit demonstrojnë empatinë, ata mësojnë fëmijën si të reagojë kur dikush tjetër është i mërzitur dhe i shqetësuar.

    Zhvilloni ndjenjën familjare të moralit
    Mësoni fëmijët se cilat sjellje moralisht janë të drejta dhe cilat të gabuara.

    Rregullat në familje
    “Jo goditjes, jo prekjeve dhe fjalëve që lëndojnë” – duhet të jetë në çdo listë të rregullave familjare.

    Ndikimi i sjelljeve
    Ndihmoni fëmijët të kuptojnë shkakun dhe efektet e nocionit të empatisë. Kur fëmijët sillen në një mënyrë, sjellja e tyre ka një përgjigje për dikë tjetër. Qëllimi është që fëmijët të mendojnë se sjellja e tyre mund të nxisë reagim tek të tjerët.

    Vështroni të tjerët
    Kur ju jeni me fëmijën tuaj në dyqan, apo duke shikuar televizorin, vëreni gjëra të ndryshme, kërkoni nga ai që t`i komentojë ato.

    Mësojeni fëmijën që të kujdeset për bimët, për këlyshët dhe për gjësendet
    Ushqimi i këlyshve, ujitja e luleve, trajtimi i lodrave dhe i objekteve të tjera me respekt janë mënyra të shkëlqyeshme të mësimit të empatisë.

    Kundërpërgjigjet joverbale
    Mësojeni fëmijën tuaj që t`u kushtojë kujdes parashenjave joverbale të të tjerëve. Fëmijët duhet të dijnë për parashenjat që ia bëjnë me dije atij që të ndalet para se ta ndal dikush.

    Mësojeni fëmijën të ndajë
    Përderisa fëmijët zhvillojnë ndjenjën e besimit në botë, ata kuptojnë se kur diçka jepet, nuk jepet përgjithmonë, por përkohësisht. Pas një kohe të shkurtër, ata do ta marrin prapë atë. Ja disa gjëra që duhet të mbahen në mend rreth ndarjes:
    - Zhvillo një rregull familjarë të kërkimit dhe marrjes së lejes për “huazimin” e një objekti që i përket dikujt tjetër.
    - Jo të gjitha gjërat duhet të ndahen.

    Përshtatur nga Family Development Resources, Inc. 3160 Pinebrook Road, Park City, Utah, USA www.familydev.com
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Nje nga menyrat e ndershkimit qe perdorin ketu ne Usa eshte sic e kane permendur me siper time out. Gjeja me kot per mua. Ka nx qe u behet e perditshme dhe shume e zakonshme time out. Nuk u ben pershtypje, dhe me keq ndikon ne procesin e te nxenit, pasi ata nuk jane te perqendruar ne procesin mesimor kur jane ne time out, dhe normalisht do kene mangesira ne marrjen e njohurive. Ka nx qe me shume rrine ne time out se bashke me klasen. Ne kete rast eshte e kot te perdoret kjo metode, gje qe shume mesues ketu se prishin shume terezine te punojne individualisht me ate nx. I kepusin nje ADD, ose ADHD dhe e flejne mendjen.
    Ndryshuar për herë të fundit nga mia@ : 06-10-2009 më 18:10
    Feelings change - memories don't.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Time Out është metodë me të cilën fëmijët mësojnë se sjellja e tyre është e papranueshme dhe se nuk mund të arrijnë atë që dëshirojnë duke u sjellë në mënyrë të pahijshme. Me Time Out fëmija ndahet nga çdo ndikim, duke përfshirë edhe vëmendjen negative që do ta tërheqë ai. Në këtë mënyrë fëmijës i jepet kohë për t`u qetësuar dhe për të menduar për mënyrë tjetër me të cilën do të arrihet qëllimi. Pos kësaj, kjo metodë jep mundësi edhe të rriturit që të qetësohet, për të marrë vendim më të mirë lidhur me masat më efikase që fëmija të marrë mësim si duhet të veprojë.

    Nuk dyshoj që nuk keni njohuri rreth metodës Time Out, por më vonë do të mësojmë së bashku për mënyrën e përdorimit të kësaj metode.
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Si mund të edukohet një fëmijë i moralshëm?

    • Kujdesuni për sjelljet dhe vlerat tuaja. Trajtoni njerëzit tjerë me respekt, empati, mëshirë dhe drejtësi.

    • Kujdesuni për zgjidhjen e konflikteve me ndershmëri, si në punë ashtu edhe në shtëpi. A jeni të sinqertë? Dëgjues i mirë? A kërkoni zgjidhje të drejta të problemeve apo fitorja dhe rehatia janë gjërat më të rëndësishme? A bërtitni, a përdorni dhunë apo agresion, apo i shtrëngoni njerëzit me frikësim dhe fajësim?

    • Bisedoni me fëmijët tuaj rreth ndjenjave. Thuajuni atyre fjalë që identifikojnë emocionet. Ndihmoni fëmijët tuaj që të kuptojnë se ndjenjat dallojnë nga veprimet. Të gjitha llojet e ndjenjave janë të pranueshme, porse të gjitha llojet e veprimeve nuk janë të pranueshme.

    • Veçanërisht djemtë duhet të dijnë se të gjitha llojet e ndjenjave janë të pranueshme dhe pozitive. Të gjithë fëmijët kanë nevojë për ndihmë në mënyrë që të mësojnë të shfaqin zemërimin pa i lënduar të tjerët fizikisht apo psikikisht.

    • Bëhuni të mëshirshëm ndaj ndjenjave të fëmijës suaj edhe atëherë kur ato dallojnë nga ndjenjat tuaja. Ua bëni me dije fëmijëve që nga mosha më e re se i respektoni ndjenjat e tyre.

    • Bisedoni me fëmijët tuaj për faktin se sjelljet e tyre ndikojnë tek njerëzit e tjerë. “Mendoj se Era u hidhërua kur ti nuk ia lëshove radhën për lojë.”

    • Nxiteni fëmijën tuaj që të kujtojë si është ndier në një gjendje të njëjtë apo si do ta kishte ndier vetën në rrethana të njëjta.

    • Përdorni lajmet, filmat, emisionet televizive, librat dhe ngjarjet e jetës së përditshme si platformë për të biseduar dhe për çështje të moralit.

    • Nxitni fëmijët tuaj që të shfaqin mendimet e tyre, të paramendojnë se çfarë do të bënin në situata të ndryshme dhe të provojnë ta vënë vetveten në pozitën e viktimave të padrejtësisë.

    Përshtatur nga Dr. Susan Linn, www.familyeducation.com
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Dashuria dhe logjika

    Fotografi e bashkangjitur si ilustrim:


    Ky kapitull merret me mënyrat me të cilat prindërit do të mund t`i orientonin fëmijët e tyre në drejtim të duhur, pa dominuar shumë mbi ta dhe pa mbrojtje të tepruar. Përdorimi i empatisë, forcimi i fëmijëve në marrjen e përgjegjësive për problemet e tyre dhe lejimi i fëmijëve që të përjetojnë pasojat e veprimeve të tyre janë shtyllat e këtij qëllimi

    Rregullat e dashurisë dhe logjikës

    Rregulla 1
    Të rriturit përcaktojnë kufij të pacënueshëm në mënyrën e të dashurit pa nervozë, pa fjalime ose kërcënime.

    Rregulla 2
    Nëse fëmijët shkaktojnë probleme, të rriturit ua kthejnë me dashuri.
    1. Të rriturit, me dashuri ia bëjnë me dije fëmijës se ai është i aftë t`i zgjidhë problemet në mënyrën që nuk i pengon të tjerët.
    2. Fëmijëve u ofrohen mundësi të kufizuara.
    3. Të rriturit përdorin fjalë, të cilave u përmbahen me përpikëri.
    4. Të rriturit i bëjnë të mundura përfundimet.
    5. Të rriturit do të duhej të tregonin empati, kur paraqesin përfundimin.

    T`i mësosh fëmijët si t`i zgjidhin problemet e tyre

    Dashuria dhe logjika, hapi i parë: Empatia
    “Sa pikëlluese.”
    “Me siguri kjo dhemb.”


    Dashuria dhe logjika, hapi i dytë: Dërgoni “porosi të fortë.”
    “Çfarë mendon se do të bëjë?”

    Dashuria dhe logjika, hapi i tretë: Ofroni zgjidhje.
    “A do që të dëgjosh se çfarë kanë provuar fëmijët e tjerë?”Në këtë pikë ofroni shumë lloje të zgjidhjeve, nga e mira deri tek e keqja. Është më mirë që të filloni me zgjidhje më të dobëta. Çdohërë kur ofroni zgjidhje, kaloni te hapi i katërt duke e nxitur fëmijën që të parashikojë përfundimin me fjalët e tij. Kjo do të thotë se ju do të shkoni para dhe prapa nga hapi i tretë në të katërtin dhe anasjelltas.

    Dashuria dhe logjika, hapi i katërt: Lëreni fëmijën të parashohë përfundimin.
    “Dhe si do të hyjë në punë kjo?”

    Dashuria dhe logjika, hapi i pestë: Lejoni fëmijës që ose të zgjidhë ose të mos zgjidhë problemin.
    “Me fat. Shpresoj t`ia dalësh mbanë.”Mos u brengosni. Në qoftë se fëmija ka “fat” dhe zbaton zgjidhjen “e dobët”, atëherë ai do të mësojë dyfish.

    Love and Logic 2207 Jackson Street, Golden, Colorado 1-800-338-4065; www.loveandlogic.org
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Tri lloje të prindërve

    Sipas doracakut të autores Bonnie Miller, ekzistojnë tri lloje të prindërve:
    1. Këshilltar
    2. Helikopter
    3. Ushtarak


    Më poshtë paraqesim veprimet e ndryshme të këtyre llojeve të prindërve se çfarë bëjnë ata në rastet 1, 2, 3, 4, ,5 ,6 ,7 ,8, 9, dhe 10: sipas radhitjes së parashtruar:

    1. Këshilltar
    Ky prind i “dashurisë dhe logjikës” jep këshilla dhe konsultohet me fëmijët


    1. Prindi i dashurisë dhe logjikës ofron porosi të fuqisë dhe vlerës personale
    2. Prindi i dashurisë dhe logjikës shpesh përmend përgjegjësitë
    3. Prindi i dashurisë dhe logjikës demonstron se si duhet të kujdesesh për vetveten dhe të jesh i përgjegjshëm
    4. Prindi i dashurisë dhe logjikës shkëmben ndjenjat rreth shfaqjes dhe përgjegjësive personale
    5. Prindi idashurisë dhe logjikës u ofron dhe u ndihmon fëmijëve të gjejnë mundësi/zgjidhje dhe i lejon që të vendosin vetë
    6. Prindi i dashurisë dhe logjikës ofron “korniza kohore” Brenda të cilave fëmija i kryen përgjegjësitë
    7. Prindi i dashurisë dhe logjikës modelon bërjen e një pune të mirë, përfundimin, pastrimin dhe ndjenjat rreth asaj
    8. Prindi i dashurisë dhe logjikës shpesh pyet veten “Ku qëndron problemi?” ndihmon fëmijët në gjetjen e zgjidhjeve të problemeve të tyre
    9. Prindi i dashurisë dhe logjikës më shumë vepron sesa flet
    10. Prindi i dashurisë dhe logjikës lejon fëmijët t`i përjetojnë pasojat natyrore dhe ato t`u shërbejnë si mësuese

    2. Helikopter
    Ky prind qëndron mbi fëmijët dhe i shpëton ata nga bota armiqësore në të cilën jetojmë


    1. Ofron porosi të fuqisë dhe vlerës së dobët personale
    2. Gjen shfajësime për fëmijët, por ankohet se disa përgjegjësi nuk janë respektuar
    3. “Merr” përgjegjësinë për fëmijët
    4. Mbron fëmijët nga çdo ndjenjë e keqe
    5. Vendos për fëmijët
    6. Nuk ofron strukturë, por ankohet, “Pas gjithë asaj që kam bërë për ty…”
    7. Ankohet dhe fajëson “Kur do ta mësosh këtë?” “Unë gjithmonë duhet të fshij pas teje.”
    8. Ankohet se ka një fëmijë të papërgjegjshëm që i shkakton shumë telashe
    9. Flet dhe vepron shumë, gjë që tregon se fëmija nuk është i përgjegjshëm
    10. Mbron fëmijën nga pasojat natyrore, përdor fajësimin si mësues

    3. Ushtarak
    Ky prind komandon dhe drejton jetën e fëmijëve


    1. Ofron porosi të fuqisë dhe vlerës së dobët personale
    2. Bën shumë kërkesa dhe pret shumë prej fëmijëve
    3. I tregon fëmijës se si ai duhet të marrë përgjegjësi
    4. I tregon fëmijës se si ai duhet të ndihet
    5. Ofron mundësi absolute “Ky është vendimi që duhet të marrësh!”
    6. Kërkon që punët dhe përgjegjsitë të kryhen menjëherë
    7. Jep urdhëra dhe kërcënon: “Do ta pastrosh dhomën apo …”
    8. Merr problemin mbi vete duke përdorur kërcënime dhe duke urdhëruar që të zgjidhet ai
    9. Përdor shumë fjalë të rënda, shumë pak vepron
    10. Përdor ndëshkimin; dhimbja dhe armiqësia shërbejnë si mësuese

    Jim Fay, Love and Logic Institute, 1981 www.loveandlogic.org
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  13. #13
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Dardi na sill ndonje material per femijet e vegjel qe flasin ne veten e trete .

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Disiplina

    Qëllimi i masave disiplinore është mësimi dhe orientimi, e jo ndëshkimi si qëllim i vetvetes. Qëllim yni është që fëmijët t`i mësojmë të bëhen të disiplinuar, në mënyrë që ata të mësojnë nga gabimet e veta, të zhvillojnë vlerat dhe vetëdijen morale. Shumë lloje të masave të padhunshme disiplinore janë të trajtuara në këtë kapitull.

    Motivet e sjelljeve të këqija

    Sipas modelit të Alfred Adlerit dhe Rudolf Dreikursit (Fëmijët: sfidë), është me rëndësi përcaktimi i motiveve të fëmijëve për sjellje të këqija dhe reagimi në mënyrën e caktuar. Prindërit dhe mësuesit mund të zbulojnë qëllimin e fëmijës sipas asaj se si të NDIHEN TË RRITURIT.

    Nëse fëmija kërkon KUJDES TË TEPRUAR, të rriturit ndihen TË SHQETËSUAR.

    Nëse fëmija tregon REZISTENCË TË FORTË, të rriturit ndihen TË ZEMËRUAR OSE TË SFIDUAR.

    Nëse motivi i fëmijës është HAKMARRJA, të rriturit ndihen TË LËNDUAR.

    Dhe nëse fëmija sillet ME ZEMËRNGUSHTËSI DHE PAAFTËSI TË PARAMENDUAR, të rriturit ndihen TË FRUSTRUAR DHE TË DEKURAJUAR.

    Çfarë mund të bëjnë në raste të tilla prindërit dhe arsimtarët?

    Motivi: Kujdesi

    Mos i kushtoni kujdes fëmijës vetëm pse e gjakon atë duke u përpjekur që vetëdijshëm atë ta arrijë me sjellje të keqe. Çirrjet, kundërshtimi dhe sharjet i mësojnë fëmijët se mund ta tërheqin vëmendjen (qoftë kjo edhe negative) me sjellje të keqe. Në vend të kësaj, përpiquni të injoroni sjelljen që nuk lejohet, porse njëherësh përpiquni t`i kushtoni kujdes dhe me fjalë t`ia thoni sjelljen që është e lejueshme. Me fjalë të tjera, vërejeni fëmijën tuaj kur sillet mirë! Gjeni kohë vetëm për të dhe kalojeni së bashku – bindeni se nuk ka nevojë të sillet keq për t`i kushtuar ju kujdes.

    Motivi: Rezistenca
    Bëni diçka – mos jitni vetëm në fjalët boshe. Ndërmerrni iniciativë, porse jo në mënyrën që do ta përçmonte fëmijën tuaj. Mos pranoni t`ju fusë në diskutim ose në grindje. Në vend të kësaj, shërbehuni me “porosinë me “UNË”, ofroni mundësi për zgjedhje, caktoni pasojat logjike dhe përdorni teknikat e zgjidhjes së problemeve që do t`ju shpiejnë tek zgjidhja e pranueshme edhe për ju, edhe për fëmijën. Ndihmoni fëmijës ta ndiejë që edhe ai ka fuqi që mund ta përdorë në mënyrë konstruktive.

    Motivi: Hakmarrja
    Ju nevojitet shumë durim për t`iu shmangur grindjes dhe për të mos përdorur ndëshkime të ashpra ndaj fëmijës që shfrytëzon këtë motiv. Me rëndësi është të hetohet fëmija që do t`i fyejë të tjerët ngase ka qenë i fyer. Për këtë arsye dëgjoni dhe te fëmija zhvillojeni vetërespektin dhe imazhin pozitiv për vetë atë dhe ndihmoni që t`i shfaqë ndjenjat e tij në mënyrë më pak të dëmshme.

    Motivi: Dekurajimi
    Ky fëmijë më së shpeshti do të thotë: “Nuk mundem.” Prindërit dhe arsimtarët nuk do të duhej të lejonin të merrnin detyrimet e fëmijës së këtillë dhe t`i kryenin të gjitha në vend të tij. Në vend të kësaj, nxiteni mëvetësinë dhe iniciativën. Lejoni t`ju ndihmojë juve dhe t`u ndihmojë fëmijëve më të vegjël. Mësojeni se në rregull është edhe të gabohet, se mësohet edhe nga gabimet. Kërkoni anët dhe aftësitë më të mëdha që fëmija juaj i ka dhe bëni hapa të vegjël drejt suksesit.
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Strategjitë pozitive disiplinore

    Strategjitë e mëposhtme kanë natyrë parandaluese dhe janë të formuluara në atë mënyrë që të parandalojnë të mos eskalojë situata deri në atë pikë në të cilën prindi do të ndihej i nervozuar dhe i frustruar. Asnjë nga strategjitë disiplinore nuk janë efektive për të gjithë fëmijët dhe në të gjitha situatat dhe shumica prej tyre kanë nevojë të përpunohen në mënyrë që të kenë efekt dhe të jenë të përshtatshme.

    Përgatiteni fëmijën tuaj
    Tregoni fëmijës suaj se çfarë po ndodh. Shprehni qartazi pritjet tuaja rreth sjelljeve të fëmijës suaj dhe krijoni një ambient që u përshtatet këtyre pritjeve.
    “Ne do të ndalemi te banka. Ti nuk mund të vraposh rreth e qark, por ka karrige të veçanta, ku ti do të mund të ulesh dhe të lexosh ndonjë tregim. Cilin tregim dëshiron ta lexosh?”

    Njihuni me ndjenjat e fëmijës suaj
    Tregoni fëmijës se çka mendoni që ndien ai. Kur fëmijët ndiejnë se po i kuptojnë, janë më të prirur për përgjigje pozitive. Bëhuni empatik dhe përqëndrohuni në sjelljen, jo në fëmijën.
    “Shihet se ti dëshiron të luash me nënën njëherë. Nganjëherë është vështirë të presësh.”

    Përcaktoni kufij për sjelljet e padiskutueshme
    Thuajani fëmijës qartazi kufijtë dhe ndiqni ata me vendosmëri.

    Ofroni zgjidhje, në vend se të jepni urdhëra
    Askush në botë nuk i ka në qef urdhërat. Kur fëmija zgjedh alternativën, ai është më i angazhuar rreth rezultatit. Ofro një zgjidhje ndërmjet dy alternativave të pranueshme.

    Zgjidhni problemet bashkërisht
    Gjeni kohë për t`u ulur me fëmijën tuaj dhe për t`i përshkruar gjendjen. Pranoni ndjenjat e fëmijës dhe shkëmbeni ato me tuajat pa gjykuar. Mendoni bashkërisht rreth zgjidhjeve të mundshme dhe provoni të tjera në qoftë se njëra nuk hyn në punë.

    Siguroni forcë pozitive
    Kur fëmija juaj sillet mirë, lavdërojeni dhe nxiteni atë. Bëhuni i veçantë. Pranoni çdo shenjë të progresit drejt sjelljes së dëshiruar, pa marrë parasysh se sa e vogël është. Përqëndrohuni më shumë në përpjekjen, jo në rezultatin.

    Shpërqëndrojeni vëmendjen e fëmijës
    Shpërqëndrojani vëmendjen fëmijës nga konflikti, në një aktivitet të ri. Në qoftë se kjo nuk është e mundur, atëherë përdorimi i humorit, i imagjinatës ose i lojës në një gjendje e cila del jashtë kontrollit shpesh e neutralizon atë.

    Lejoni fëmijët që t`i përjetojnë pasojat e veprimeve të tyre
    Ne gjithmonë nuk u bëjmë mirë fëmijëve duke i shpëtuar ata nga gjendjet e vështira. Për shembull, në vend se të zemërohemi se duhet t`ia dërgoni drekën fëmijës suaj në shkollë për herë të dytë në këtë javë për shkak se ai e ka harruar, ju mos ia dërgoni. Ai do të marrë një mësim shumë të vlefshëm rreth përgjegjësisë, pa pasur nevojë që ju ta qortoni.

    Përshtatur nga www.parenting-qa.com
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Njëmbëdhjetë rregulla disiplinore


    1. Ndihmojeni fëmijën që të mësojë si të sillet duke e vënë atë në sprova të drejtpërdrejta, nga të cilat do të mësojë sjelljet e dëshiruara. Lejoni atij që të vërejë se po silleni siç do të donit të sillej ai.
    2. Sjelljet duhet të shoqërohen me pasoja, të cilat i mësojnë fëmijët se ç´është mirë dhe ç´është keq. Pasojat me të cilat shoqërohen sjelljet e mira quhen shpërblime. Ndërkaq pasojat me të cilat shoqërohen sjelljet e këqija quhen dënime.
    3. Nëse do të kujdeseni më shumë, rezultati do të jetë më i mirë. Një prej qëllimeve kryesore të edukatës është që të ndiqni se ç´sjellje kanë fëmijët tuaj.
    4. Dënimet (ndalesat) përdoren pë t´u ndihmuar që t´i ndryshojnë sjelljet e pahijshme, ndërsa janë efektive vetëm nëse përdoren bashkë me shpërblime për stimulimin e sjelljeve të hijshme.
    5. Dënimet asnjëherë nuk duhet të jenë qëllim i keqtrajtimit, shkaktimit të lëndimeve, ose i kërcënimit pët t´i lënduar fëmijët.
    6. Ndalimi për të dalë do të jetë efikas atëherë kur kjo kohë shfrytëzohet në mënyrë cilësore. Në qoftë se koha e ndalimit të daljes nuk shfrytëzohet në mënyrë cilësore, fëmija do ta përjetojë emocionalisht këtë ndëshkim.
    7. Ndalimi për të dalë duhet të përoret me masë dhe vetëm për qëllime mësimi për fëmijët e vegjël. Për fëmijët e fazës së pubertetit dhe tek ata në këtë fazë përdoren forma të tjera të dënimeve, që janë më të përshtatshme.
    8. Dënimi duhet të jetë në harmoni me shkallën e deliktit. Po ashtu, duhet të jetë i arsyeshëm, korrekt dhe të ndërlidhet me gabimin e bërë.
    9. Dënimi duhet të ketë shkasin dhe të mos zgjasë shumë. Dënimet e gjata nuk e motivojnë fëmijën për të mirë.
    10. Në qoftë se ndalesa keqpërdoret ose përdoret në mënyrë joadekuate, duhet kërkuar masë tjetër ndëshkimi dhe mënyrë tjetër të përdorimit. Një prej qëllimeve të displinës është që fëmijët të mësojnë të sillen si duhet. Në qoftë se fëmijëve nuk u jepet edhe mundësi tjetër, atëherë si do të mësojnë të sillen si duhet?
    11. “Në qoftë se diç shkatërron, duhet të përgjigjesh. Në qoftë se çrregullon, duhet të rregullosh.” Dëmshpërblimi është mënyra më e mirë për t´i mësuar fëmijët cilat janë pasojat e sjelljes së keqe.

    Përshtatur nga Family Development Resources, Inc.
    3160 Pinebrook Road, Park City, Utah, USA
    www.familydev.com
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Ç`është kontrollimi i sjelljes?

    Fotografi e bashkangjitur si ilustrim:


    Kontrollimi i sjelljes është një term që përdoret për të shpjeguar teknikat që prindërit i përdorin për t`i ndihmuar fëmijët e tyre në mësimin e sjelljeve të hijshme dhe të dëshirueshme. Shembuj të kontrollimit të sjelljes përfshijnë lavdërimin për sjelljen e dëshiruar, injorimin e sjelljes së pahijshme, dëmonstrimin e sjelljeve të hijshme dhe dënimin për sjelljet e padëshiruara. Këto teknika përdoren nga prindërit që t`i mësojnë fëmijët e tyre për t`i respketuar rregullat, për t`i përmbushur pritjet e prindërve në aspektin e sigurisë, aktivitetit në shkollë dhe pastërtisë, si dhe për të ndëshkuar sjelljet e papranueshme. Vetëdijshëm ose pavetëdijshëm, ju si prind në vazhdimësi përdorni teknikat e kontrollimit të sjelljes.

    Ç`është disiplina?

    Disiplinë janë rregullat, udhëzimet dhe standardet e sjelljeve të pranueshme që prindërit i përcaktojnë për fëmijët. Disiplinën e përbëjnë kufijtë përbrenda të cilëve fëmijët mësojnë të sillen në mënyrë të pranueshme nga shoqëria. Për shembull, disiplina mund të përfshijë përgjegjësitë e fëmijës në shtëpi, koha e caktuar me saktësi për dalje, rregullat familjare, siç janë ndalimi i rrahjes ose i hedhjes së gjërave, mbajtja e pastërtisë dhe pasojat për mosrespektimin e rregullave. Porosia të cilën prindërit ua dërgojnë fëmijëve nëpërmjet disiplinës është: “Unë kujdesem për ty dhe përcaktoj kufij e pasoja që do të të ndihmojnë ty të kontrollosh sjelljet e tua.”

    Ç`është ndëshkimi?

    Ndëshkimi është një dënim që ushtrohet mbi fëmijën nga prindi, kur fëmija ka zgjedhur thyerjen e një apo më shumë rregullave, udhëzimeve, ose standardeve të sjelljeve të pranueshme e të përcaktuara nga prindërit. Lloje të përshtatshme të ndëshkimeve përfshijnë pauzat në lojë (Time Out), humbja e privilegjeve, ose kompensimi i caktuar për ndonjë objekt të thyer.

    Dallimi ndërmjet ndëshkimit dhe disiplinës
    Disiplinë janë rregullat dhe prirjet që prindërit kanë për sjelljet e fëmijëve të tyre. Ndëshkim janë veprimet që prindërit ndërmarrin kur rregullat qëllimisht thyhen.

    Rregullat duhet të jenë të qarta dhe të qëndrueshme

    Në qoftë se lojtarët nuk i dijnë rregullat e lojës ose nëse rregullat ndryshojnë për çdo javë, do të ishte e pamundur që lojtarët të dijnë se çka është e lejueshme e çka jo. Pa këto njohuri, lojtarët e ndëshkuar do të nervozohen dhe do të jenë të ashpër ndaj gjyqtarit.
    Po kështu nuk ndodhë edhe në shtëpi. Prindërit presin që fëmijët të kenë sjellje të hijshme. Megjithatë, që fëmijët të kenë sjellje të përkufizuara nga prindërit si të hijshme, ata duhet t`i dijnë rregullat – çka është dhe çka nuk është e pranueshme.
    Qëndrueshmëria e rregullave ka rëndësinë e njëjtë. Në qoftë se rregullat ndryshojnë ose zhduken, rezultati do të jetë = ndjenja të ngatërresës dhe të nervozës.

    Rregullat duhet të jenë të drejta

    Rregullat e rrepta e parandalojnë mësimin e pavarësisë, autonomisë dhe përgjegjësisë. Kur fëmijët thonë se rregullat e caktuara janë shumë të rrepta, ju duhet të diskutoni këtë çështje me ta dhe të provoni të zgjidhni dallimet në vlerësim. Kur fëmijët mendojnë se rregullat janë mjaft të rrepta dhe nuk kanë mundësi t`i diskutojnë ato, atëherë ata mendojnë se rregullat si dhe ndëshkimi nuk janë të drejta.

    Kohëzgjatja e ndëshkimit

    Që të jemi më efektivë, ndëshkimi duhet të bëhet menjëherë pas sjelljes së pahijshme. Nëse kjo bëhet Brenda një kohe të shkurtër, fëmija do të kuptojë raportin midis sjelljes së papranueshme dhe ndëshkimit. Mirëpo, nëse kalon shumë kohë, atëherë fëmijët e vegjël mund të ngatërrohen dhe të mos kuptojnë pse po ndëshkohen.

    Parimësia e ndëshkimit

    Për arritjen e pakësimit të rasteve të sjelljes së pahijshme të fëmijëve, ndëshkimi duhet të bëhet çdoherë kur sjellja e papranueshme ndodh. Në qoftë se fëmijët nganjëherë ndëshkohen nganjëherë jo, atëherë ata do të ndihen konfuzë, do të mësojnë si të manipulojnë dhe në të shumtën e rasteve do të mendojnë se ndëshkimi është i padrejtë.

    Ndëshkimi jofyes

    Goditja, qortimi dhe kërcënimi i fëmijëve janë praktika fyese. Ato u tregojnë fëmijëve se ata nuk janë të mirë, në vend se t`u tregohet se sjellja e tyre është e papranueshme.


    Llojet e ndëshkimit

    Humbja e privilegjit
    E përshtatshme për moshën 2,5 vjeç dhe më të mëdhenj.
    Privilegji është një e drejtë që jepen nga prindërit. Kjo mund të jetë shikimi i televizorit, loja me një lodër të veçantë etj. Në qoftë se fëmija e keqpërdor objektin ose e keqpërdor privilegjin, ai e humb atë për një kohë. Merrjani lodrën a privilegjin vetëm atëherë kur fëmija e keqpërdor (hedh, thyen etj.).

    Ndalesa për dalje
    Qëndrimi në shtëpi dhe humbja e disa privilegjeve brenda shtëpisë.

    Zhgënjimi prindëror
    Një deklaratë e thjeshtë mund të shprehë zhgënjimin e prindit për sjelljen e fëmijës. Qëllimi është që te fëmija të krijohet vetëdija dhe kujdesi lidhur me zhgënjimin e prindit. Për shembull:
    “Biri im, dëshiroj të dish se sa jam zhgënjyer që ke zgjedhur ta godasësh vëllanë tënd. Unë jam i sigurt se herave të tjera nuk do ta bësh këtë dhe atij do t`i thuash me fjalë që të mos i prekë lodrat e tua.”

    Time Out
    I përshtatshëm për moshën 3 e më shumë vjeç.
    Time Out është një izolim i përkohshëm i fëmijës nga të tjerët për shkak të sjelljes së pahijshme të tij.

    Përshtatur nga Family Development Resources, Inc. 3160 Pinebrook Road, Park City, Utah, USA www.familydev.com
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    “TIME OUT”

    Fotografi e bashkangjitur si ilustrim:


    Time Out është metodë me të cilën fëmijët mësojnë se sjellja e tyre është e papranueshme dhe se nuk mund të arrijnë atë që dëshirojnë duke u sjellë në mënyrë të pahijshme. Me Time Out fëmija ndahet nga çdo ndikim, duke përfshirë edhe vëmendjen negative që do ta tërheqë ai. Në këtë mënyrë fëmijës i jepet kohë për t`u qetësuar dhe për të menduar për mënyrë tjetër me të cilën do të arrihet qëllimi. Pos kësaj, kjo metodë jep mundësi edhe të rriturit që të qetësohet, për të marrë vendim më të mirë lidhur me masat më efikase që fëmija të marrë mësim si duhet të veprojë.

    Time Out

    Metoda Time Out më së shpeshti përdoret në entet parashkollore dhe në shkollat fillore për fëmijët prej moshës tre deri nëntë vjeç. Sjelljet që kërkojnë përdorimin e metodës Time Out janë: rrahja ose sjellja agresive, çirrja, hedhja ose shkatërrimi i gjësenedeve, shërthimi i mllefit, diskutimi me më të rriturin etj.

    Prindi së pari mund të thot diç, si: “Kjo është sjellje e papranueshme. Thuaje qartazi çfarë do, në vend se ta shtysh shokun”, ose: “Tashti pusho dhe mendo.” Pastaj mund t`ia tërheq vërejtjen: “Nëse vazhdon të sillesh kështu, do të kalosh në Time Out.” Përjashtim nga kjo rregull bën kur fëmija sillet në mënyrë destruktive ose kur i shkakton dhembje fëmijës tjetër, me ç`rast duhet të largohet menjëherë. Prindi duhet t`i drejtohet fëmijës me ton të qetë dhe jo kërcënues: “Tashti do të shkosh në Time Out.”

    Shmangiuni diskutimit ose grindjes. Nëse fëmija proteston, sërish thuani me zë të qetë: “Tashti do të shkosh në Time Out.”

    Vendi për Time Out duhet të jetë i mërzitshëm dhe i privuar nga çfarëdo stimulimi. Prindi nuk duhet t`i kushtojë vëmendje fëmijës në Time Out, as t`u lejojë fëmijëve të tjerë që të kenë kontakt me të. Rregull themelore për Time Out-in është që fëmija në të duhet të kalojë nga një minutë për çdo vit moshe (p.sh. fëmija katër vjeç do të duhej t`i kalonte katër minuta në Time Out). Mirëpo, në qoftë se prindi vëren që fëmija është qetësuar, koha e Time Out-it mund të shkurtohet. Pasi fëmija ta ketë lëshuar Time Out-in, prindi do të duhej të vërente dhe të komentonte sjelljen e tij të pranueshme shoqërore.

    Si ta përdorim Time Out-in

    Time Out-i është…Time Out-i është formë e kontrollimit të sjelljes që përdoret nga prindërit kur fëmija bën sjellje të pahijshme. Fëmija largohet nga skena dhe mbyllet në një hapësirë të qetë. Atje fëmija nuk bën asgjë përderisa t`i jepet leja për të dalë.

    Time Out-i nuk është…
    Time Out-i nuk është izolim i fëmijës për një kohë të gjatë: nuk është izolim i vetmuar në një dhomë të errët dhe nuk është kërcënim për humbjen e dashurisë apo të mbrojtjes së prindit.

    Kur ta përdorim Time Out-in
    Përdoreni Time Out-in kur fëmija seriozisht e ka thyer njërën prej rregullave të familjes. Disa shembuj mund të jenë: thyerja e ndonjë objekti qëllimisht, hedhja e gjësendeve nëpër shtëpi, injorimi i kërkesës për të mos bërë diçka apo sjellja fyese ndaj të tjerëve, sharje, goditje dhe ngrehje flokësh.

    Kur nuk bën ta përdorim Time Out-in
    Mos e përdorni Time Out-in për shkelje të vogla të rregullave familjare, për sjellje që ju i konsideroni pjesërisht shqetësuese ose pjesërisht të papranueshme ose për gabime të rëndomta. Provoni që sjelljet e tilla t`i injoroni ose të përdorni të tjera metoda përkatëse për kontrollimin e sjelljeve. Përdorimi selektiv i Time Out-it e ngre efektshmërinë e tij si teknikë kontrolli.

    Time Out-i më së miri është të zbatohet te fëmija i moshës së shkollës fillore dhe parashkollore. Time Out-i nuk është e preferueshme të përdoret te tinejxherët. Teknikat e tjera, si humbja e privilegjeve, kufizimet dhe pasojat janë efektive me adoleshentë.

    Sigurohuni nëse fëmija e kupton konceptin e Time Out-it

    Përcaktoni rregulla që garantojnë Time Out-in

    Zgjidhni një vend për Time Out

    Kjo hapësirë nuk duhet të përmbajë gjëra interesante për të bërë a për të shikuar. Hapësira në shkallë, korridori, prapa derës, paradhoma mund të jenë vende të mundshme për Time Out. Në vende të këtilla fëmija nuk ka ç`të bëjë, përveç të rrijë dhe të presë. Asnjëherë mos e mbyllni fëmijën në një dhomë të errët, të frikshme apo në dhomë me ventilim jo të mjaftueshëm. Time Out-i nuk është paraburgim, por është largimi i fëmijës nga një gjendje e kënaqshme në një situatë jostimuluese.

    Përcaktoni sa do të zgjasë Time Out-i
    Time Out-et e shkurta (një deri në shtatë minuta) janë më të efektshme. Një parim i mirë është që kohëzgjatja e Time Out-it të lidhet me moshën e fëmijës, një vit moshë – minutë (p.sh.: fëmija pesëvjeçar – Time Out-i pesë minuta). Përdorimi i kohëmatësit të kuzhinës ose kohës së mikrovalës i lejon fëmijës ta dëgjojë zilën që tregon përfundimin e Time Out-it.

    Fotografi e bashkangjitur si ilustrim:


    Si ta përdorim Time Out-in
    Ia tërhiqni vërejtjen fëmijës që, nëse e përsërit sjelljen e gabuar, do të hyjë në Time Out. Në qoftë se sjellja i lëndon të tjerët, atëherë futeni fëmijën në Time Out menjëherë.

    Në qoftë se sjellja e pahijshme vazhdon, atëherë thuani fëmijës që të shkoni tek vendi i Time Out-it. Nëse fëmija reziston, atëherë përdorni forcë fizike minimale për ta dërguar atë në Time Out. Kurr mos përdorni forcë të madhe fizike për ta futur fëmijën në Time Out.

    Tregoni fëmijës se sa do të zgjasë Time Out-i. Kujtojani atij se Time Out-i nuk fillon përderisa ai nuk do të qetësohet.

    Injoroni të gjitha komentet, argumentet dhe premtimet e fëmijës se ai nuk do të përsërisë atë veprim. Çdo lëshim nga prindërit mund ta forcojë sjelljen e pahijshme.

    Pas përfundimit të Time Out-it, udhëzojeni fëmijën për sjellje të mira dhe lavdërojeni atë për bashkëpunimin në të ardhmen. Në qoftë se Time Out-i ndodh gjatë kohës së darkës, lejoni fëmijën që ta përfundojë darkën.

    Përshtatur nga Family Development Resources, Inc. 3160 Pinebrook Road, Park City, Utah, USA www.familydev.com dhe burime të tjera.
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Vendimet dhe pasojat

    Fotografi e bashkangjitur si ilustrim:


    Ne mundemi që t`ua mësojmë fëmijëve vetëdisiplinën në mënyrë që ata, kur të rriten, të jenë të gatshëm të vendosin vetë. Ofrimi i mundësive për zgjedhje e mëson fëmijën për mëvetësi dhe i ndihmon që të mendojë se ka fuqi të vendosë për jetën e vet. Pasojat ua bëjnë me dije fëmijëve se të rriturit nuk janë ndëshkues të këqij dhe se veprimet e fëmijëve kanë rezultate natyrore dhe logjike, të cilat janë të lidhura me vendimet dhe veprimet e tyre.

    Vendimet

    Si të rritur ne marrim vendime në jetën tonë të përditshme. Ashtu bëjnë edhe fëmijët tanë. Llojet e vendimeve që ne marrim varen nga rezultatet dhe pasojat e mundshme. Ne mësojmë nga vendimet tona. Nëse ne vendosim që të mos vishemi mirë gjatë dimrit, natyrisht se do të ftohemi. Nëse ne nuk duam të ftohemi, atëherë para se të dalim duhet të vishemi me rroba më të nxehta.

    Gjatë marrjes së vendimeve dhe pasojave, së pari ua thoni të gjitha mundësitë që kanë fëmijët dhe pasojat e tyre. Për shembull:

    “Fëmijë, ose luani bashkë, ose ndani lodrat, përndryshe që të dy do të hyni në Time Out.”

    “Nora, unë pres nga ti që të vazhdosh të hash darkën. Nëse vazhdon të veprosh kështu, unë nuk do të lejoj të vazhdosh. Është vendim yti.”

    Mësimi nëpërmjet vendimeve dhe pasojave

    Nëse prindërit përdorin pasojat logjike të pakëndshme, fëmija mëson. Për shembull, qëndrimi i fëmijës jashtë më shumë se koha e caktuar, nga prindi rezulton me ndalesën për të dalë natën ose fundjavën e ardhme. Me këto pasoja, fëmija është më pak i prirur për të përsëritur sjelljen e tillë në të ardhmen.

    Nëse premtoni, përmbusheni premtimin

    Në mënyrë që t`u ndihmojmë fëmijëve në kontrollimin e sjelljeve të tyre, duhet të paraqiten pasojat e këtyre sjelljeve. Nëse nuk paraqiten pasojat, ose nëse ato ndodhin rastësisht, atëherë fëmijët ndihen të ngatërruar dhe nuk dijnë çfarë të presin. Pasojat e sjelljes duhet të ndodhin në përputhshmëri me të.

    Kërcënimet nuk janë pasoja

    Prindërit nganjëherë i kërcënojnë fëmijët si pasojë e një sjelljeje të pahijshme. Shpeshherë kërcënimet nuk realizohen dhe është më mirë të mos realizohen. Asnjëherë mos përdorni kërcënimet si pasojë; për shembull: “Mos e ngacmo motrën, se do të këpus qafën.”

    Asnjëherë mos jepni ultimatum si vendime

    Ultimatumet shpesh nuk mund të realizohen dhe shumë shpejt fëmijët kuptojnë se fjalët tuaja janë boshe; “Nëse nuk qetësohesh, nuk do të flas kurrë me ty.”

    Asnjëherë mos paraqitni zgjedhje, kur nuk ka

    Për shembull: “A do ta marrësh pallton, apo jo? Tash do të ikim.” Kjo nuk është zgjedhje; fëmija patjetër duhet ta marrë pallton.

    Pasojat duhet të jenë të lidhura me sjelljet

    E gabuar:
    “Ti e ke thyer lodrën. Për pasojë nuk do të shikosh televizorin një javë.”

    E drejtë:
    “Ti ke thyer lodrën. Hedhja e gjësendeve dhe thyerja e tyre me qëllim nuk lejohet. Për pasojë, nuk do të luash me lodrat e tua dy ditë.”

    Vendimet dhe pasojat hyjnë në punë kur fëmija është në gjendje të dallojë të drejtën nga e gabuara, mund të sillet në mënyrë të hijshme dhe ka kapacitet mendor për të marrë vendime të mençura. Ndëshkimi i foshnjës është një shembull i gabuar i vendimeve dhe pasojave për shkak se foshnja është shumë e vogël për t`u sjellë ashtu si duhet.

    Pasojat e keqpërdorura asnjëherë nuk janë të pranueshme pa marrë parasysh sjelljen. Ajo çfarë fëmija mëson nga e gjithë kjo është urrejtja e autoritetit, filozofia e revanshit dhe ideja se duke goditur dhe duke bërtitur mund t`i shtysh njerëzit të bëjnë atë që dëshiron. Këto lloj qëndrimesh vetëm sa shkaktojnë më shumë fyerje dhe probleme në familje. Duke përdorur pasoja të përshtatshme, fëmijët mësojnë mënyra të shëndosha për kontrollimin e sjelljeve të tyre.

    Pasojat natyrore dhe ato logjike
    Ka dy lloje pasojash për të gjitha sjelljet: logjike dhe natyrore. Këto pasoja mund të jenë të kënaqshme dhe të pakënaqshme.

    Pasojat natyrore nuk ndërtohen dhe nuk planifikohen, por ndodhin sipas rrjedhës natyrore të ngjarjeve. Për shembull, nëse një fëmijë ecën zbathur në trotuar të nxehtë, atëherë do t`i digjen këmbët. Një fëmijë që rri deri vonë, do të jetë i lodhur të nesërmen në shkollë. Një fëmijë që del jashtë gjatë dimrit pa pallto, do të ftohet. Këto pasjoja ndodhin në mënyrë natyrore. Askush nuk i planifikon ato.

    Pasojat logjike, në anën tjetër, janë të planifikuara dhe të rregulluara. Pasojat logjike ose të planifikuara përcaktohen nga prindërit në mënyrë që t`u ndihmojnë fëmijëve për të mësuar sjellje të pranuara dhe të hijshme. Janë tri pasoja logjike që zakonisht përdoren nga prindërit:
    1. Humbja e privilegjit
    2. Time Out
    3. Dëmshpërblimi
    (Në thelb do të thotë fëmijët duhet të bëjnë mirë si kundërshpërblim i një veprimi të kryer. Për shembull, nëse fëmija thyen diçka qëllimisht, prindërit mund të kërkojnë nga fëmija që ta paguajë sendin e thyer. Pagesa do të thotë shpenzimi i parave nga kursimet, kryerja e disa punëve shtesë në shtëpi ose ndërtimi i sendit të thyer. Dëmshpërblimi është një pasojë e efektshme për fazën e parapubertetit dhe atë të adoleshencës.).

    Përshtatur nga Family Development Resources, Inc. 3160 Pinebrook Road, Park City, Utah, USA www.familydev.com
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Metoda e pasojave logjike

    Pasojat natyrore dhe ato logjike janë metoda me të cilat fëmijëve u ndihmohet që të mësojnë nga gabimet e veta, e jo që për shkak të tyre të ndëshkohen. Këso strategjish u mundësojnë fëmijëve vetë të zgjedhin, të marrin përgjegjësinë për sjelljen e tyre dhe të marrin vendime më të mira në të ardhmen.

    Pasojat natyrore

    Me pasoja natyrore nënkuptohen rezultatet e parashikuara të sjelljeve të caktuara. Nëse fëmija nuk e mban xhupin kur temperatura jashtë është më e ulët, do të ketë të ftohtë. Nëse nuk i lidhë lidhëset e këpucëve, do t`i shkelë dhe do të rrëzohet. Nëse e harron drekën, do të jetë i uritur gjatë mësimi. Të rriturit nuk kanë nevojë të ndërmarrin asgjë për të theksuar ekzistimin e pasojave natyrore;
    Ato thjesht ndodhin, ndërsa fëmija kupton porosinë menjëherë.

    Pasojat logjike

    Pasojat pozitive
    • Janë të qarta dhe konkrete.
    • Kanë shumë alternativa.
    • Nuk janë dënime.
    • Logjikisht bazohen në rregulla.
    • Mbrojnë dinjitetin e fëmijës.
    • Rrisin prirjen për kontroll tek fëmija.
    • Rrisin motivimin tek fëmija.

    Katër lloje të pasojave gjenerike mund të zbatohen në rregull:
    1. Të kujtohet rregulli.
    2. Vërejtja (kujtimi i rreptë).
    3. Hartimi i planit të aktivitetit dhe ushtrimi i sjelljeve të drejta.
    4. Plani me shkrim.

    Dallimi ndërmjet pasojave dhe ndëshkimeve

    Rregulla: Mbeturinat duhet të hidhen në konteiner.
    Pasojat: Hiqni mbeturinat nga dyshemeja.
    Ndëshkimi: Hiqni mbeturinat nga shtëpia për një javë.

    Parimet e zbatimit të këtyre metodave

    • Të jeni konsekuentë. Gjithnjë zbatoni njërën nga këto metoda.
    • Thjesht, sqaroni rregullat dhe pasojat.
    • Shfrytëzoni përparësitë e afërsisë fizike. Fizikisht afrojuni fëmijës, sa të jetë e mundur me rastin e zbatimit të njërës nga këto metoda.
    • Me qëllim fëmijën shikojeni në sy kur zbatoni njërën nga këto metoda.
    • Mos e sillni fëmijën në pozitë të palakmueshme para moshatarëve të vet.
    • Flitni me ton të qetë.
    • Bëhuni të fortë dhe pa mllef zbatojeni njërën nga këto metoda.
    • Mos pranoni arsyetimet, licitimin, as dredhitë.
    • Shfrytëzojeni rastin kur fëmija sillet si duhet.

    Përshtatur nga libri Richard L. Curwin dhe Allen N. Mendler, Disiplina me dinjitet (Dicipline with Dignity), Association for Supervision and Curriculum Development, 1988.

    Ndëshkimi si pasojë e sjelljes

    1. Ndëshkimi duhet të ndodhë menjeherë pas shkeljes së rregullës.
    Ndëshkimi për një sjellje që ka ndodhur para disa orëve ose ditëve nuk është praktikë e mirë.
    2. Ndëshkimi asnjëherë nuk duhet të përqëndrohet në njerëz, por në sjellje.
    E papranueshme, e keqe, e gabuar etj., është sjellja – jo njeriu.
    Ne dëshirojmë që fëmijët, adoleshentët dhe të rriturit të ndihen fitimtarë, e jo humbës.
    3. Goditja, bërtitja dhe kërcënimi ndëshkojnë njeriun, jo sjelljen.
    Njerëzit që përjetojnë ndëshkime të tilla kanë vetëbesim dhe bindje të keqe për vetveten.
    4. Ndëshkimet duhet të jenë të drejta dhe të ndërlidhura me sjelljen.
    Ndëshkimi i drejtë do të thotë ndëshkim jo i gjatë dhe jo i tepërt. Izolimi për një muaj nuk do të thotë tjetër veçse shfryrje e mllefit prindëror. Ideja është që ndëshkimi të ndalet dhe të lejohet fëmija të vazhdojë të bëjë gjëra të mira dhe të pranueshme.
    5. Ndëshkimet duhet të shihen si të vetme dhe në përputhje me vlerat, rregullat familjare e morale.
    Goditja e një adoleshenti pse e ka goditur dikë tjetër, nuk përputhet me rregullat familjare që ndalojnë goditjen.
    6. Lloji i ndëshkimit duhet të ndërlidhet me sjelljen.
    Izolimi për shkak të shkeljes të mosrespektimit të kohës së përcaktuar është i arsyeshëm. Por, izolimi i fëmijës për thyerje te gjësendeve nuk është i qëlluar. Në këtë rast pagesa a ndërrimi i gjësendeve, si ndëshkim, është i ndërlidhur me sjelljen e pranueshme të fëmijës.
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •