Ndarja e umetit

Nė hadithin tė cilin e transmeton Ebu Hurejra, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, ėshtė vėrtetuar se i Dėrguari i Allahut, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė, ka thėnė: “Ēifutėt janė ndarė nė shtatėdhjetė e njė grupe, tė krishterėt nė shtatėdhjetė e dy grupe, ndėrsa umeti im do tė ndahet nė shtatėdhjetė e tre grupe; tė gjitha do tė jenė nė zjarr, pėrveē njėrit.” I kanė thėnė: “Kush janė ata, o i Dėrguar i Allahut?” Tha: “Ata janė ata tė cilėt janė nė atė nė ēka jam unė dhe shoqėruesit e mi.”
Ndėrsa nė disa transmetime qėndron se “ata janė xhemati”. Shėnon Ebu Daudi, Tirmidhiu, Ibn Maxhe dhe Hakimi dhe thotė (ky i fundit) se hadithi ėshtė sahih sipas kushtit tė Muslimit. Ndėrsa sa i pėrket transmetimit: “...tė gjitha janė nė xhenet, pėrveē njėrit”, konsiderohet si i shpifur ndaj tė Dėrguarit tė Allahut, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė. Shejhul Islam Ibn Tejmije thotė: “Sa i pėrket kėtij hadithi, ai nuk ka ndonjė bazė, por ėshtė i shpikur dhe gėnjeshtėr, sipas pajtimit tė dijetarėve tė hadithit, dhe atė nuk e transmeton askush nga dijetarėt e shquar tė hadithit. Ndėrsa hadithi i cili ėshtė i njohur nė librat e suneneve nga i Dėrguari i Allahut, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė, ėshtė kėshtu: “Umeti im do tė ndahet nė shtatėdhjetė e tre grupe, njėri do tė jetė nė xhenet dhe shtatėdhjetė e dy nė zjarr.”
Ndėrsa sa i pėrket kuptimit tė fjalės “umeti im”, ėshtė thėnė se ka pėr qėllim umetin i cili do t’i pėrgjigjet, siē ka theksuar Mubarekfuri nė veprėn e tij “Tuhfetul Ahvedhi”. Umeti i cili do t’i pėrgjigjet do tė thotė se kanė ata qė kanė pėrqafuar Islamin.


Shpjegim i kėsaj

Nė mesin e atyre qė do t’i pėrgjigjen tė Dėrguarit tė Allahut, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė, do tė ketė qė do tė jenė tė shpėtuar e do tė ketė tė shkatėrruar (tė humbur), prandaj nuk nėnkuptohet se secili qė do t’i pėrgjigjet atij do tė jetė i shpėtuar. Dijetarėt islamė kanė folur rreth kėtyre grupeve dhe rreth arsyes sė ndarjes sė tyre nga e vėrteta.
Gjithashtu ėshtė thėnė se qėllimi i fjalės “umeti im” nė kėtė hadith ka pėr qėllim umetin e thirrjes, gjė qė pėrfshin tė gjithė ata tek tė cilėt ėshtė dėrguar Muhamedi, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė, ata qė i kanė besuar dhe ata qė kanė mohuar.
Njė grup dijetarėsh kanė thėnė se ata nuk ndahen nga xhemati dhe nuk dalin nga e vėrteta (haku), vetėm nėse kundėrshtojnė nė ēėshtjet qė kanė tė bėjnė me esencėn e besimit.
Prandaj nė tė gjitha ēėshtjet qė kanė tė bėjnė me njohjen e Allahut tė Lartėsuar nė njėshmėrinė dhe cilėsitė e Tij, nė njohjen e tė Dėrguarve, tė shenjave dhe tė mrekullive tė tyre, nė ēėshtjet e Ditės sė Fundit, tė pėrcaktimit tė Allahut (kaderit), ata qė kanė devijuar nga rruga e sahabėve dhe kundėrshtojnė citatet konsiderohen se kanė dalė nga xhemati dhe i pėrkasin ndonjė grupi, siē ka thėnė Shehristani nė veprėn e tij “El milel ven nihal”: “Nėse e tėrė feja ndahet nė dy pjesė, nė tevhid dhe sheriat, dhe se tevhidi ėshtė esencė (bazė), ndėrsa sheriati si dytėsor, atėherė kush flet rreth gjėrave tė tevhidit quhet usulij, ndėrsa ai qė flet rreth gjėrave tė sheriatit quhet si dytėsor, sekondar.”
Nga ky kėndvėshtrim ai vė nė dukje se ai qė flet rreth gjėrave dytėsore nė fe i pėrket ndonjė medhhebi, ndėrsa ai qė flet rreth bazave tė fesė dhe i kundėrshton tė vėrtetėt nė kėtė, ai ėshtė prej ndonjė grupimi.
Kėtu duhet tė ndalemi. Ibn Tejmija, Allahu e mėshiroftė, thotė: “Sa i pėrket bėrjes sė dallimit dhe emėrtimit tė ēėshtjeve tė usulit dhe llojit tjetėr dhe emėrtimit tė tij me ēėshtjet dytėsore, ky dallim dhe kjo ndarje nuk ka ndonjė bazė prej sahabėve e as prej tabiinėve e as prej imamėve tė shquar islamė, mirėpo ėshtė marrė nga mutezilitė dhe tė ngjashėm me ta dhe fukahatė e kanė pėrmendur nė librat e tyre. Kjo lloj ndarjeje (ndarja e fesė nė tevhid dhe nė sheriat) ėshtė kundėrthėnėse, ngase atij qė bėn kėtė lloj ndarjeje i themi se cili ėshtė kufiri i ēėshtjeve tė tevhidit nė tė cilat mėkatari bėn kufėr dhe ku qėndron pika ndarėse nė mes tyre dhe mes ēėshtjeve tė sheriatit (ēėshtjeve sekondare. Nėse pėrgjigjet se ēėshtjet e usulit janė ēėshtjet e besimit ndėrsa tė tjerat janė ēėshtje veprore, nė kėtė rast i themi se dijetarėt kanė mospajtime nė atė se a e ka parė Muhamedi, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė, Allahun apo jo, se a ėshtė mė i mirė Uthmani apo Aliu. Pastaj kanė mospajtime rreth shumė domethėnieve tė Kuranit, rreth saktėsimit tė disa haditheve dhe pa dyshim se tė gjitha kėto ēėshtje kanė tė bėjnė me besimin e me konsensusin e dijetarėve nuk ka kufėr nė to.” (Mexhmu Fetava 13/ 125)
Disa dijetarė lidhur me kėtė qėndrim tė Ibn Tejmijes, i cili ka pėrmendur nė disa vende nė librat e tij se e mohon kėtė ndarje, kanė thėnė se nuk ėshtė pėr qėllim mohimi i kėsaj ndarjeje nė esencė, mirėpo ai mohon gjykimet dhe vendimet e kota tė bidatxhive, tė cilat dalin prej kėsaj ndarjeje.
E vėrteta ėshtė tė thuhet se ēėshtjet e fesė janė dy llojesh:
1- Ēėshtje nė tė cilat ka mospajtime e pėr tė cilat kemi argument ose argumente nga Kurani ose Suneti, tė cilat tregojnė pėr vėrtetėsinė e ndonjėrit prej mendimeve. Nė kėtė rast ėshtė obligim pasimi i argumentit dhe kundėrshtimi i atij qė nuk pajtohet dhe justifikimi i muxhtehidit qė ka gabuar.
2- Ēėshtje nė tė cilat ka mospajtime e pėr tė cilat nuk kemi argument. Kėto quhen “ēėshtje ixhtihadije”, ngase secili prej dijetarėve ka vepruar ose ka dhėnė fetva sipas asaj qė ka arritur nė pėrfundim nga pėrpjekja dhe angazhimi i tij. Ndėrsa nė kėto ēėshtje nuk ka kundėrshtim dhe ndonjė qė nuk pajtohet me atė mendim nuk duhet ta obligojė tjetrin tė pasojė mendimin e tij, ngase asnjėri prej tyre nuk ka kundėrshtuar ndonjė citat, por ka kundėrshtuar ixhtihadin e ndonjė muxhtehidi.

Dijetarėt kanė dy mendime rreth domethėnies sė fjalisė: “tė gjitha janė nė zjarr, pėrveē njėrės”:
1- Nėse me fjalėn “umet”, e cila ka ardhur nė fjalėn e tė Dėrguarit: “do tė pėrēahet umeti im” ka pėr qėllim “umetin i cili do t’i pėrgjigjet atij, ndėrsa ata janė muslimanė”, atėherė nga kjo kuptojmė se tė gjitha ato (grupime) do tė futen, pėrveē palės sė shpėtuar. Mirėpo nuk nėnkuptohet se ato do tė jenė pėrgjithmonė nė zjarr, ngase mėkatarėt e kėtij umeti nuk qėndrojnė pėrgjithmonė nė zjarr pėrveē nėse del prej Islamit me bidatin e tij, siē janė dijetarėt islamė unanimė rreth kufrit tė xhehmive [kėtė e pėrmend (pėr kufrin e xhehmive) Buhariu nė veprėn “Krijimi i veprave tė robėrve”, gjithashtu e pėmend edhe Ebu Kutejbe Ed Dejnuri].
2- Nėse ka pėr qėllim me fjalėn “umet”, qė pėrfshin nė vetvete umetin e thirrjes, atėherė nė emėrtimin e umetit futen muslimanėt dhe tė tjerėt. Ndėrsa kuptimi i “tė gjitha janė nė zjarr” do tė ishin jobesimtarėt, ndėrsa pala e shpėtuar do tė ishte umeti qė do t’i pėrgjigjej atij. Dhe kėtė e argumenton fjala e tė Dėrguarit: “Nuk do tė dėgjojė pėr mua nga umeti im, ēifuti, i krishteri e pastaj nuk mė beson, atėherė do tė futet nė zjarr.” (Nė kėtė rast edhe ēifutėt edhe tė krishterėt konsiderohen prej umetit tė tė Dėrguarit, sipas kėtij mendimi tė dytė.)

Por mendimi mė i saktė ėshtė mendimi i parė. Hadithi qartazi vėrteton pėr shpėtimin e palės sė shpėtuar, ndėrsa nė zjarr futen mėkatarėt dhe jobesimtarėt (mėkataret muslimanė nuk do tė qėndrojnė pėrgjithmonė nė zjarr, por varėsisht nga mėkatet qė kanė bėrė), prandaj kuptimi sipas mendimit tė parė ėshtė mė i pėrgjithėsuar dhe mė kuptimplotė sesa mendimi i dytė.
Ndėrsa sa i pėrket fjalės sė tė Dėrguarit: “...do tė ndahet ky umet nė shtatėdhjetė e tre grupe”, dijetarėt kanė mendime tė ndryshme rreth kuptimit tė numrit. Disa prej dijetarėve kanė thėnė se numri kėtu ka pėr qėllim njė numėr tė madh e jo pėrkufizimin dhe se nė kėtė umet do tė shtohet ndarja. Argument pėr kėtė kemi hadithin e tė Dėrguarit tė Allahut, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė, ku i Dėrguari ka bėrė njė rrugė tė drejtė me dorėn e vet e mė pas rrugica tė shumta e mė pastaj ka thėnė: “Nė ēdo rrugicė ka nga njė shejtan, i cili thėrret nė to.” Pastaj lexoi: “Dhe se kjo ėshtė rruga (feja) Ime e drejtė (qė e caktova pėr ju), pra pėrmbajuni kėsaj, e mos ndiqni rrugė tė tjera e t’ju ndajnė nga rruga e Tij.” (En’am 153).” E, dihet se rrugėt e shejtanit nuk janė tė pėrkufizuara me numėr. Ky ėshtė njė komentim i mirė, mirėpo shumica e dijetarėve kanė thėnė se numri nė hadith ėshtė i menduar (i qėllimshėm).
Edhe nė qoftė se numri rritet mė shumė se shtatėdhjetė e tre grupe, themi se ato (pra 73) janė mė tė rrezikshme dhe mė tė kėqija. Disa prej dijetarėve kanė thėnė se numri i grupimeve ėshtė i pėrkufizuar nė numėr, mirėpo nuk ka ardhur sqarimi rreth pėrcaktimit tė tyre nga frika e shfaqjes sė risive tė grupeve tė tjera brenda tyre e mė pastaj tė mendohet se nuk janė risi. Prandaj duke u bazuar mbi kėtė mendim dijetarėt janė thelluar nė pėrcaktimin e grupimeve tė humbura varėsisht nga pėrpjekjet e tyre (ixhtihadi).
Imam Shatibiu pėrzgjedh mendimin e parė pėr arsye tė mosekzistimit tė argumentit rreth pėrcaktimit tė numrit dhe se logjika tregon pėr kėtė. Nėse thuhet se a dihen bazat e kėtyre fraksioneve nėse nuk mund tė pėrkufizohen nė numėr, themi se Ibn Tejmije, Allahu e mėshiroftė, sa i pėrket pėrcaktimit tė fraksioneve tė shkatėrruara ka thėnė se i pari qė ka folur rreth shkatėrrimit dhe humbjes sė tyre ėshtė Jusuf b. Esbati e mė pas Abdullah b. Mubareku dhe se ata tė dy janė imamė tė muslimanėve. Ata kanė thėnė: “Bazat e bidatxhive janė katėr: rafiditė, havarixhėt, kaderitė dhe murxhitė.
Abdullah b. Mubarekut i kanė thėnė: -Po xhehmitė? Ėshtė pėrgjigjur se ata nuk janė pjesėtarė tė umetit tė Muhamedit. Dhe thoshte: “Ne rrėfejmė fjalėt e ēifutėve dhe tė tė krishterėve dhe nuk mund tė rrėfejmė fjalėt e xhehmive.”
Kėtė qė ka thėnė mė pas e kanė pasuar njė grup dijetarėsh nga shoqėruesit e Imam Ahmedit dhe tė tjerėt dhe kanė thėnė: “Xhehmitė janė jobesimtarė dhe ata nuk futen nė grupin e shtatėdhjetė e dy grupimeve siē nuk futen nė atė grup munafikėt (hipokritėt), tė cilėt fshehin mosbesimin dhe shfaqin Islamin.” (Mexhmu Fetava vėll III.)
Ndėrsa nė vijim po pėrmendim bazat prej tė cilave janė ndarė kėto fraksione nga Ehli suneti dhe xhemati:

Havarixhėt:

Havarixhė dhe veidije ėshtė ēdokush qė del kundėr udhėheqėsit tė vėrtetė pėr tė cilin xhemati janė dakord. Veidije janė fraksion brenda havarixhėve dhe bindjet e tyre janė se e bėjnė jobesimtar kryesin e mėkatit tė madh. Pohojnė gjithashtu edhe qėndrimin e gjithmonshėm nė zjarr tė atij qė bėn mėkat tė madh, mohojnė shefatin (ndėrmjetėsimin) dhe gjithashtu i bėjnė jobesimtarė Uthmanin edhe Aliun, Allahu qoftė i kėnaqur me tė dy.

Shiitėt:

Shiitėt janė ata qė e ndihmuan Aliun. Ata veēohen me doktrina si “imamati (udhėheqja), “el-ismetu” (mbrojtja nga mėkatet), tukja etj.. Gjithashtu besojnė se udhėheqja nuk del nga djemtė e Aliut, por nėse del e largohet prej tyre, atėherė kjo konsiderohet padrejtėsi ndaj tyre nga tė tjerėt.
Gjithashtu thonė se imamllėku nuk ėshtė ēėshtje interesash qė e zgjedh dhe e cakton masa e gjerė, por ajo konsiderohet ēėshtje thelbėsore dhe se ėshtė kusht i fesė dhe nuk duhet anashkaluar kjo nga ana e Profetėve dhe nuk i duhet dorėzuar kjo ēėshtje masės sė gjerė.

Kaderitė:

Kaderitė kanė edhe emra tė tjerė, si: pronarėt e drejtėsisė dhe tė tevhidit, adlije dhe mutezilitė. Besimi i mutezilitėve mund tė pėrmblidhet nė) mohimin e cilėsive tė Allahut, mohimin e shikimit tė Allahut me sy nė botėn tjetėr dhe kėtė bindje tė tyre e quajnė tevhid.
Ata me unanimitet thonė se robi ka mundėsi dhe ėshtė krijues i veprave tė veta tė mirat dhe tė kėqija dhe kėtė e quajnė drejtėsi. Gjithashtu janė unanimė se besimtari nėse del nga kjo botė me nėnshtrim dhe pendim ndaj Allahut, ai e meriton shpėrblimin dhe kompensimin, ndėrsa nėse del duke mos u penduar nga ndonjė mėkat i madh qė ka bėrė, ai e meriton pėrjetėsinė nė zjarr dhe kėtė e quajnė premtim dhe kėrcėnim.
Fasiku nuk ėshtė as nė xhenet e as nė xhehenem dhe kėtė e quajnė vend nė mes tė dy vendeve. Thonė se ėshtė obligim pėr umetin tė dalė kundėr udhėheqėsit nėse bėn padrejtėsi dhe kėtė e quajnė urdhėrimi pėr tė mirė dhe ndalimi nga e keqja.

Murxhitė:

Fjala irxha ka dy kuptime: vonim, shtyrje si fjala e Allahut tė Lartėsuar: “(Paria) Shtyje atė dhe vėllanė e tij (ēėshtjen e tyre) pėr mė vonė.” (Shuara, 36). Ngase ata e shtynin punėn nga qėllimi. Gjithashtu thonė: “Mėkati nuk sjell dėm me imanin (besimin) siē nuk sjell dobi nėnshtrimi (respekti) me kufr (mosbesim).”
Po ashtu fjala irxha ėshtė thėnė se ka kuptimin e vonimit, tė shtyrjes sė gjykimit ndaj bėrėsit tė mėkatit tė madh deri nė Ditėn e Gjykimit dhe se nuk gjykohet pėr atė nė kėtė botė se a ėshtė nga banorėt e xhenetit apo tė xhehenemit. Prandaj murxhitė dhe veidije janė dy fraksione tė kundėrta.

Ndėrsa sa i pėrket fjalės sė tė Dėrguarit nė fund tė hadithit: “...ata janė ata tė cilėt janė nė atė nė ēka jam unė dhe shoqėruesit e mi”, nė disa transmetime thuhet xhemati. Fjala xhemat ka ardhur e shquar me nyjėn shquese (el), gjė qė tregon se ai ėshtė xhemat i posaēėm, ka kushte e norma.
Imam Shatibiu ka studiuar qėndrimet e dijetarėve rreth fjalės xhemat dhe thotė se numri i tyre arrin nė pesė:
1- Me xhemat nėnkuptojmė shumicėn e muslimanėve. Nė kėtė grup futen muxhtehidėt e umetit, dijetarėt, pasuesit e sheriatit dhe tė ngjashėm me ta. Prandaj secili qė del nga xhemati i tyre konsiderohet kundėrshtar. Kėtu futen tė gjithė bidatxhitė, ngase ata janė kundėrshtues tė tė gjithė atyre paraardhėsve tė umetit dhe se ata nuk futen nė kėtė grup. Ky ėshtė qėndrim i Ebu Mesud El Ensarijut dhe i Ibn Mesudit.
2- Xheamati ėshtė njė grup dijetarėsh muxhtehidinė. Ata janė argument i Allahut mbi krijesat e Tij. Pėr ta i Dėrguari i Allahut, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė, thotė: “Umeti im nuk do tė bashkohet nė humbje”. Ky ėshtė qėndrim i Abdullah b. Mubarekut, Ibn Rahujes.
Abdullah b. Mubarekut i ėshtė thėnė: -Cili ėshtė xhemati qė duhet ndjekur? Tha: -Ebu Bekri, Omeri dhe… dhe …dhe vazhdon t’i numėrojė derisa arriti tek Muhamed b. Thabiti dhe Hysejn b. Vakidi. I kanė thėnė: -Po ata kanė vdekur! Kush janė prej tė gjallėve? Atėherė tha: -Ebu Hamza Es Sukerij.
Nė kėtė mendim nuk bėn pjesė ai qė s’ėshtė dijetar dhe gjithashtu nuk bėjnė pjesė bidatxhitė (thamė se me xhemat nėnkuptohen dijetarėt muxhtehidinė, ngase bidatxhitė nuk janė dijetarė muxhtehidinė dhe ēdokush tjetėr qė nuk ėshtė dijetar del nga ky mendim. Ky ėshtė sqarimi.)
3. Me xhemat nėnkuptohen muslimanėt dhe nėse ata (muslimanėt) bien dakord pėr diēka, tė gjithė tė tjerėt obligohen t’i pasojnė ata (muslimanėt).
4- Xhemati janė sahabėt. Kėtė qėndrim e mban Omer b. Abdulazizi. Pėr kėtė dėshmon transmetimi: “...nė atė nė ēka jam unė dhe shoqėruesit e mi”.
5- Xhemati i muslimanėve. Nėse mblidhen rreth njė udhėheqėsi, i Dėrguari i Allahut ka urdhėruar dėgjimin e tij.

Ashtu siē ka mospajtime nė mesin e dijetarėve rreth komentimit tė fjalės xhemat, gjithashtu ka mendime tė shumta rreth komentimit tė palės sė ndihmuar deri nė Ditėn e Gjykimit.
Imam Neveviu thotė: “Pėr sa i pėrket kėsaj pale, Imam Buhariu ka thėnė se ata janė dijetarėt.” Ndėrsa Ahmed b. Hanbeli, Allahu i mėshiroftė, ka thėnė: “Nėse nuk janė dijetarėt e hadithit, atėherė nuk di se kush tjetėr mund tė jetė…”
Kadi Ijadi duke komentuar thėnien e Imam Ahmedit thotė se Ahmedi kėtu ka pėr qėllim Ehli sunetin dhe xhematin dhe ata qė kanė besim sikurse tė dijetarėve tė hadithit.
Imam Neveviu thotė: “Kjo palė ėshtė e ndarė dhe gjendet tek disa lloje tė besimtarėve, prej tyre ka qė janė trima e luftėtarė, fukahatė, dijetarėt e hadithit, asketėt, urdhėruesit pėr tė mirė dhe ndaluesit pėr tė keqen dhe shumė lloje tė tjera tė mirėsisė dhe se nuk ėshtė e domosdoshme tė jenė tė bashkuar nė njė vend, por mund tė jenė tė shpėrndarė nė vise tė ndryshme tė botės.”


www.Klubikulturor.com