ose takat dhe trullajkat..si thon kosovaret..
---------
Arsyet pse nuk duhen mbajtur shpesh takat e larta
KLEVISA DEēJA
Herėt nė mėngjes mund tė shikosh ngado nėpėr rrugėt e Tiranės vajza tė moshave tė ndryshme qė veshin taka tė larta apo edhe duke vrapuar me to pėr tė arritur urbanin, duke shkuar nė shkollė. Tė veshura nė mėnyrė elegante ose jo, duke mbushur trotuaret e kryeqytetit, vajzat nuk harrojnė tė veshin edhe taka tė larta, nuk po shkojnė nė ndonjė festė apo ballo, thjesht pėr tė pirė njė kafe apo shkollė apo mė keq akoma, nė njė punė, gjatė sė cilės duhet tė kalojnė njė pjesė tė kohės nė kėmbė. Por pėrveē se bukurisė qė takat tė japin, ato shkaktojnė disa probleme dhe shqetėsime nė trupin e femrave qė i pėrdorin pėr herė tė parė ose shpesh. Doktor Muharrem Ferhati jep disa kėshilla pėr mėnyrėn se si dhe kur duhet t’i pėrdorim takat e larta, duke thėnė se “takat e larta duhet tė pėrdoren nė mėnyrė graduale”.
Duke shtuar mė tej se “nėse njė vajzė nuk ka veshur mė parė taka dhe vendos nė mėnyrė tė menjėhershme t’i pėrdorė ato, ajo do tė ketė dhimbje tė kyēeve dhe muskujve tė kėmbėve”. Kjo, pėr arsye se struktura anatomike e trupit, ligamentet nuk janė mėsuar mė parė me kėtė lloj tė ecuri, kėshtu qė duhet pėrshtatur gradualisht dhe jo nė mėnyrė tė menjėhershme. Nėse duam tė veshim taka tė larta, mė parė duhet tė veshim njė palė qė janė mė tė ulėta nė mėnyrė qė kėmbėt dhe trupi tė mėsohen me to. “Takat e larta duhet tė mėsohen tė pėrdoren nė mėnyrė graduale, ashtu siē mėsohet balerina tė kėrcejė qė nė moshė tė vogėl”, - tregon mė tej, duke krahasuar kėto raste, doktori kirurg-ortoped Ferhati.
Njė tjetėr shqetėsim qė sjellin takat e larta tek femrat qė i pėrdorin ato shpesh, janė edhe shfaqja e variceve. Mjekja kirurge-flebologe, Elida Maci, thotė se “pėrdorimi i shpeshtė i takave tė larta ėshtė shkaktari kryesor i shfaqjes sė variceve, sepse takat e larta janė njė nga faktorėt qė favorizojnė dhe ndikojnė nė shfaqjen e varikozės”.
Shqetėsime mė tė mėdha kanė mė shumė vajzat qė janė tė shėndosha dhe qė pėrdorin shpesh kėpucėt e larta, sepse e gjithė pesha trupore e tyre bie nė fund tė kėmbėve, ēka sjell qė e gjithė pesha tė varet vetėm tek takat e holla dhe tė larta. Gjithashtu, edhe ekuilibri ėshtė mė i vėshtirė pėr t’u mbajtur nė raste tė tilla dhe mund tė jetė shumė e dhimbshme kur hipėn menjėherė nė taka tė larta. Njė kėshillė e vlefshme qė ėshtė mirė tė ndiqet nga vajzat nė mėnyrė qė tė parandalojnė dhimbjet apo problemet e tjera qė mund tė lindin nga pėrdorimi i menjėhershėm dhe i shpeshtė i takave tė larta, ėshtė tė mos i veshin ato vend e pa vend, sidomos nė punė apo kur thjesht duan tė bėjnė njė shėtitje.
30/09/2009
Krijoni Kontakt