Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 17
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-05-2008
    Postime
    34

    Apel i Universitetit te Vlores

    Dear students, colleagues,

    here at The University of Vlora (UV) we aim to give our students a first class education and strive for academic excellence. It is stated in the mission of UV to aim for the highest quality of teaching and research. This high quality is maintained by recruiting the best and the brightest students and faculty that this country has to offer, and by aggressively recruiting internationally known scientists who come from all parts of the world to be part of UV.

    Two years ago, our goal was to start something new, something different from the old style communist education. We wanted to part with the past and put the foundations of a solid and strong university, away from political influences and based only on merit and scientific values. Our slogan reads "Virtus, Scientia, Veritas".

    During this short time, we have managed to make our university a unique experience in Albania. UV has the highest number of foreign graduates in its faculty ranks, the most ambitions science and engineering programs, and more active researchers than any other university in the country. We are definitely different than any other university that Albania has to offer.

    However, last week something happened that is about to change all that. The government has "ordered" us to accept 806 students who do not meet our admission criteria. In full violation of the law, which states clearly that universities set the admission criteria, the weak government coalition has decided that this is a popular move for them. Such decision has set e new precedent in the level of arrogance and intimidation that the government has used to impose its will on academic institutions.

    While the UV has clearly stayed out of political affiliations, this government has chosen the path of intimidation, pressure on university officials, and is clearly trying to use our university as a tool to strengthen its political position.

    In the name of the students and faculty of The University of Vlora, we protest such decisions, and intend to have a total strike on October 12 when the new academic year starts. Meanwhile, we ask for the help and support of all scientific associations, organizations, business leaders, diplomats and international organizations who can support us in any way.

    By supporting us you will support our students, faculty, and our academic programs based on merit and not political affiliations. Moreover, your support will also help strengthen the fragile Albanian democracy.

    Sincerely,

    the faculty members of the University of Vlora.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-05-2008
    Postime
    34

    Prof. As. Jorgo Mandili: Universiteti i Vlorės, nė udhėkryq. “Quo Vadis”?

    Ja ē’po ndodh nė Universitetin e Vlorės: Zhurmė, dezinformime, keqkuptime, moskuptime, inate, kėrcėllitje dhėmbėsh, arrogancė, e-mail-e kėrcėnuese, presione fizike, telefonata anonime vazhdojnė pambarim nga pushtetarė, gazetarė, individė tė caktuar, grupe interesi e gjithfarėlloj zuzarėsh e rrugeēėrish politikė, institucionalė e mediatikė, tė pakėnaqurish, tė korruptuarish, dallaveraxhinjsh e sekserėsh, sikur ne jemi kriminelė dhe jo njė institucion akademik, i cili pėrpiqet me tė gjitha resurset e veta potenciale, intelektuale e materiale qė ta transformoje UV nė njė universitet modern


    Universiteti ynė pėr herė tė parė funksionon si njė universitet perėndimor. Mėnyra se si bėhen regjistrimet, kodet e lėndėve, kreditet, programet mėsimore (sistemi informativ i Universitetit tė Vlorės (SIUV), programet e reja mėsimore, referencat e teksteve, aktivitetet shkencore nė rritje, buletinet e revistat shkencore (E vetmja peer-reviewed Journal i kėrkimit shkencor nė fushat e matematikės sė aplikuar nė Shqipėri, “The Albanian Math Journal”, botohet nė UV), konferencat ndėrkombėtare tė organizuara nga UV (i vetmi universitet shqiptar qė organizon konferenca me prestigj shkencor ndėrkombėtar, siē ėshtė ACA 2010, etj., etj.), na dallojnė sė tepėrmi nga universitetet e tjera tė vendit.

    Ne kemi arritur diēka tepėr ambicioze me gjithė kėto ndryshime, akademike, administrative dhe teknike. Dhe tė gjitha kėto ndryshime, falė punės sė palodhur, netėve pa gjumė, energjive tė pashtershme aftėsive tė veēanta intelektuale, vizionit liberal amerikan, pėrvojės shumėvjeēare nė universitetet amerikane tė rektorit tė kėtij universiteti, prof. Shaskės, mobilizimit dhe mbėshtetjes sė fuqishme tė pjesės mė progresiste tė stafit akademik dhe tė studentėve. Kjo ndoshta i shqetėson dhe i lė pa gjumė gjithė atė farė “ushtrie” tė pėrmendur mė lart.

    Ėshtė gjithė kjo ushtri qė me mbėshtetjen e disa medieve televizive dhe tė shkruara, ku flamurin e mban “TV Klan”, “ORA NEWS” dhe gazeta “Koha Jonė”, qė dezinformuan opinionin publik, qė tallen me prindėrit dhe nxėnėsit e dobėt, jo se u dhimbsen, jo se kėrkojnė zgjidhje pėr ta, jo se mendojnė pėr arsimin e lartė, por thjesht pėr pėrfitime dhe interesa klanore, politike apo personale.

    Ligji i Arsimit tė Lartė braktiset, kėrkesa e Senatit tė UV qė pėrpara njė viti anashkalohet dhe ndėrkaq kėrkohet regjistrimi me forcė, shkarkimi i rektorit, pushimi i pedagogėve qė e mbėshtesin. Nuk pėrmendet qė MASH me nė krye zonjėn Elida Hoxha, gjithmonė ka punuar kundėr UV, si pėr programet e reja, pėr kuotat, pėr mjediset, pėr mesataren, pėr kampusin e ri, pėr doktoraturėn e matematikės, pėr masterat etj., nė njė kohė qė universitetet e tjera dhe sidomos ato private marrin me lehtėsi tė ēuditshme ēfarė u duhet. Pėrse u pėrdorėn dy standarde nga MASH dhe veēanėrisht nga zonja Elida Hoxha?

    Po ēfarė ndodh nė tė vėrtetė nė UV? Pėrse ėshtė ngritur nė kėmbė gjithė kjo farė “ushtrie” institucionale e mediatike kundėr rektorit, pedagogėve, Senatit e rektoratit?

    Mos vallė u dhimbsen nxėnėsit apo prindėrit e tyre? Mos vallė shqetėsohen pėr standardet e arsimit tė lartė? Mos vallė janė mė shumė patriotė nga ne qė punojmė natė e ditė pėr ta transformuar UV nė njė universitet modern? Mos vallė i ha meraku qė diplomat nė universitetet tona merren kot? Jo, aspak! Nė tė gjitha deklarimet e MASH dhe tė medieve qė e mbėshtesin nuk pėrmendėn fare standardet akademike, niveli shkencor, por vetėm masivizimi, populizmi: dy arsyet kryesore qė po e shkatėrrojnė dhe atė ē’ka mbetur nga arsimi i lartė.

    Edhe armiku mė i madh i Shqipėrisė do t’ua kishte zili metodat dhe format qė pėrdorin kėta lloj njerėzish pėr tė frenuar, denigruar e sabotuar ecurinė e kėtij universiteti, i cili brenda njė kohe shumė tė shkurtėr u transformua nė njė institucion bashkėkohor.

    Por arsyeja e vėrtetė e kėtij mllefi poliedrik tė dirigjuar nga njė mentalitet kanunor, tribal, inatēor, kriminal ėshtė se ngjarjet e ditėve tė fundit nė UV nxorėn nė shesh njė problem qė tė gjithė e dinė: shtet, pushtet, media, qė tė gjithė e pėshpėritim nėpėr tavolina; prindėrit, mėsuesit, nxėnėsit e studentėt, e ēdo njeri nė Shqipėri dhe jashtė saj, por qė bėjnė sikur e dinė dhe nuk e shikojnė.

    Problemi ėshtė qė arsimi parauniversitar nė pėrgjithėsi dhe ai universitar nė veēanti janė bėrė pėr tė vėnė duart nė kokė, pėr tė vėnė kujėn.

    Kėtė e vėrtetoi e gjithė zhurma e ditėve tė fundit pėr mos-regjistrimin e studentėve me mesatare poshtė notės 6, sipas njė vendimi tė drejtė, tė bazuar nė Ligj, tė Senatit tė UV. Ky vendim i nxori “petėt e lakrorit” tė gatuar nga qeveritė e majta dhe tė djathta pėr arsimin gjatė kėtyre njėzet vjetėve.

    Arsimi i Lartė mbledh ato ēfarė i dėrgon arsimi parauniversitar, gjendja e tė cilit pėrtej fasadės dixhitale me “salla kompjuterėsh e me internet” sidomos nė zonat rurale ėshtė nė gjendje tė mjeruar: shumica e nxėnėsve nuk dinė tė shkruajnė emrin e tyre, pa le tė flasėsh pėr formimin e tyre intelektual e shkencor. Skema e tanishme e pranimit nė universitete ka dėshtuar plotėsisht. Asnjė ndryshim cilėsor nuk ka arritur.

    Pėrse vazhdohet tė harxhohen parį, mund, energji, kohė me tė famshmen “Meritė - Preferencė”, kur dyert e universiteteve janė tė hapura edhe pėr nxėnėsit qė mbarojnė gjimnazin me korrespodencė, edhe pėr ata qė janė ngelės? Kjo skemė e paligjshme shkel tė drejtat e njeriut: nė vend tė Komitetit Ekzekutiv qė i caktonte se ku do tė shkonin maturantėt, tani kemi nxjerrė komitet ekzekutiv tė sofistikuar qė quhet APRIAL. Kjo skemė ėshtė nė kundėrshtim me tė drejtat e IAL, tė cilat me ligj kanė tė drejtėn tė pranojnė studentė sipas kritereve qė vendosin ata. Kjo skemė pengon konkurrencėn midis universiteteve.

    Ajo favorizon vetėm universitetet private, pas tė cilave, siē thonė gojėt e liga, qėndron njė politikan. Larg qoftė po tė jetė kėshtu, se dihet pastaj fati i universiteteve publike!

    Prandaj kjo skemė duhet flakur sa mė shpejt. Shpresojmė te ministri i ri i Arsimit, i cili me vizionet e tij perėndimore njihet si reformator.

    Nė pėrfundim tė gjimnazit, pėrveē pasigurisė sė vėrtetėsisė sė notės, kontingjenti i nxėnėsve del edhe gjithė pretendime pėr tė vazhduar se s’bėn studimet e larta. Shumė mirė! Por hyrja nė universitet duhet tė ketė disa kritere. Tė forta madje!

    Ju i dini mė mirė nga unė kriteret qė vendosen nė universitetet prestigjioze, por le tė mos krahasohemi me ta. Nė vende tė tilla si Kenia, Singapori apo Zambia, nė website tė universiteteve tė tyre vihet re se nuk pranohen nė fakultete studentė qė kanė dalė me mesatare tė ulet nė maturė.

    Mesatarja shfaqet nė shumicėn e universiteteve si kriter pranimi edhe nė vende tė tilla si Sllovenia.

    Pra, gjithkund synohet cilėsia, jo sasia. Dyndje studentėsh tė dobėt nėpėr universitete shkatėrrojnė pėrfundimisht vlerėn e diplomės dhe ēorodisin masivisht tregun e punės.

    Nė universitete duhet tė shkojnė nxėnėsit me mesatare tė lartė nga shkolla e mesme, sepse ėshtė humbje e madhe kohe e energjish tė pėrpiqesh nė universitet tė mėsosh nxėnės qė nuk dinė tė lexojnė apo shkruajnė mirė. Nga ana tjetėr, kėta studentė i zėnė vendin njė studenti qė e meriton, por kryesorja, kėto janė njė faktor psikologjik negativ pėr studentėt cilėsorė, tė cilėt janė tė detyruar tė marrin mėsime tė nivelit tė njė shkolle fillore.

    Jo ēdo njeri mund e duhet tė shkojė nė universitet. Pėrse MASH nuk hap shkolla tė larta pėr profesione tė ndryshme, ku nxėnėsi i dobėt mund tė bėhet njė hidraulik, elektricist, mekanik, i shkėlqyer dhe do tė ndihet mirė edhe me veten, edhe me shoqėrinė, se sa tė thyejė xhamat pėr t’u regjistruar me zor nė universitet?

    A mund tė regjistrohet njėra prej atyre vajzave me mesatare poshtė gjashtės, e trukuar si pėr shfaqje cirku, kur iu pėrgjigj gazetares sė TV lokal e indinjuar: “Unė jam njė vajzė moderne, qė kam shumė ėndrra nė sirtar dhe ju nuk mund tė mė pengoni tė realizoj ėndrrat e mia, sepse unė jam vajzė me botė dhe me shumė miq e shokė dhe kam tė drejtėn time, sepse studentėt bėjnė jetė tė bukur dhe unė e dua kėtė jetė tė bukur. Pse, ēfarė kam unė qė tė mos bėj jetė tė bukur?” Sigurisht, nuk mund tė presėsh mė shumė nga njė student me mesatare gjimnazi 5.1. Pėrse duhet tė fitojė tė drejtėn e studimit kjo vajzė, kjo bartėse e handikapatėve tė formimit leksikologjik? Apo qė nesėr ta shohim nė parlament dhe tė marrė vendime pėr arsimin?!

    Universitetet publike mbahen nė kėmbė me paratė e taksapaguesve. Ē’kėrkoni ju tė pėrgatisim ne? Njerėz me formim tė dyshimtė pėr shtetin dhe popullin? A mos vallė shteti i kėrkon tė tillė?

    Na i thoni qė ta dimė si tė veprojmė. Por jo tė na detyroni me arrogancė, frikė, nėnshtrim, urdhra e presione tė gjithfarėllojshme. Pėrse, me patjetėr, duhet tė regjistrohen? Fundja le tė regjistrohen nė universitete tė tjera qė kanė nevojė pėr studentė dhe problemi zgjidhet.

    Nė kohėn qė vendimi i senatit tė UV jep mesazhin qė nė UV diplomat nuk merren kot dhe kur ne prisnim qė kjo pėrpjekje pozitive e UV, sado e veēuar nė kuadrin e arsimit tė lartė, pėr tė vendosur njė barrierė potenciale, pėr njė nivel cilėsor tė atyre qė shkojnė nė universitete, tė vlerėsohej, dhe pėrkrahej nga MASH, media dhe universitete tė tjera tė vendit si njė veprim pozitiv nė pėrputhje me nenin 33 tė Ligjit tė Arsimit tė Lartė, ju kėrkoni tė na “kryqėzoni” dhe Rektorin ta “digjni” nė turrėn e druve si “heretik”, si antikonformist, i cili nuk pranon tė zbatojė urdhra qė janė nė kundėrshtim me ligjin, se njė intelektual i guximshėm ėshtė i fortė dhe kėtė forcė ia jep dija. Ju kujtojmė se nė Rilindjen Evropiane lajtmotivi i intelektualeve ishte “Dija ėshtė forcė” nė kundėrshtim me mesjetarėt, sipas tė cilėve “Besimi ėshtė dija bazė”.

    Por, pavarėsisht kėtyre, ne ndjehemi tė vlerėsuar, kur dėgjojmė shumė qytetarė e intelektualė, kur lexojmė me dhjetėra e-mail-e qė na mbėshtesin dhe qė thonė

    “Bravo ju qoftė!” se universitetet u bėnė mė keq nga fillorja.

    Desha tė veēoj kėtu gazetaren Edlira Gjoni tė “Tirana Observer”, dt. 23 shtator, e cila thekson: “M’u duk i guximshėm dhe i drejtė vendimi i UV pėr tė mos regjistruar nė degėt e tij studentė me mesatare poshtė gjashtės. Madje m’u duk i vonuar ky reagim nė emėr tė cilėsisė. Por atij vendimi qė iu kundėrvunė pa asnjė argumentim kandidatėt pėr studentė, i erdhi menjėherė kundėr edhe MASH. Pėr fat tė keq!

    Kur njė nxėnės ėshtė i paaftė tė shkojė me mendtė e veta deri te pesa nė gjimnaz, si ka mundėsi tė pretendojė qė tė pranohet nė universitet pėr t’u diplomuar si avokat, gazetar, psikolog, matematikan, fizikan apo inxhinier?! E nė vend qė tė frenohet ēoroditja e tregut tė vlerave, tė tė nxėnit, ajo po nxitet akoma mė shumė, kur nė mėnyrė zyrtare kandidatėt pėr studentė poshtė gjashtės inkurajohen nga drejtoresha famėkeqe e MASH, zonja Elida Hoxha, se do tė regjistrohen me patjetėr nėpėr fakultetet ku janė shpallur fitues.

    MASH dhe ato mediet servile duhet tė mėsohen tė mos bėjnė presione, kėrcėnime, “prerje kokash”, se vendimi i marrė nuk ėshtė dėshirė subjektive e njė rektori, por njė vendim kolegjial i njė Senati me njė ndėrgjegje civile qė kėrkon t’i thotė STOP karton-diplomave pa vlerė, i mbėshtetur nga njė staf akademik nė unitet mendimi dhe veprimi, kur vjen fjala pėr cilėsinė dhe pavarėsinė akademike.

    Kėto janė parimet themelore tė edukimit universitar tė parashtruara nė ligjin e Arsimit tė Lartė, tė miratuara nė parlamentin shqiptar dhe ne do t’i mbrojmė me ēdo kusht kėto parime me fanatizėm, se universiteti nuk ėshtė pronė e MASH, por e popullit qė paguajnė taksa pėr tė arsimuar fėmijėt e tyre dhe pėr t’i pajisur ata me diploma qė tė konkurrojnė me sukses, si brenda, ashtu edhe jashtė Shqipėrisė. Dhe kushtet ne i kemi plotėsuar.

    Reforma qė ėshtė bėrė nė administratė dhe sistemin informativ tė UV ka realizuar njė eficiencė, ku Universiteti i Vlorės funksionon si njė universitet amerikan. Ēdo student ka transkriptin e vet, merr informacion pėr orarin, programin, syllabuset, konsultat, qendrėn tutoriale, notat pėr 48 orė, pėr gjithēka qė i duhet. Kjo reformė kuptohet qė e bėri administratėn mė efikase e me kosto mė tė ulėt. Ky sistem dhe disa masa institucionale i lanė me gisht nė gojė disa sekserė apo pedagogė e dallaveraxhinj, tė cilėt e kishin kthyer UV nė qendėr biznesi. Studentėt u ēliruan nga “gjobat e majme” tė disa pedagogėve, tė cilėt tashmė bėjnė edhe peticione pėr heqjen e rektorit. Ky sistem largoi edhe shumė tė tjerė, tė cilėt me ndėrhyrjet e tyre, miqėsitė e farefisnitė merrnin diploma kot. Atėherė, si mendoni ju, nuk mund tė ngjallė reaksion njė ndryshim i tillė, i cili ēoi nė minimizimin e korrupsionit dhe nė zhvegjetimin intelektual tė disa pedagogėve apo punonjėsve qė nuk u pėrgjigjeshin dot ndryshimeve tė tilla? Pėr herė tė parė nė Universitetin e Vlorės u organizuan kurset verore pėr studentėt, tė cilėt eliminuan vjeshtėn dhe provimet e mbartura qė ishin bėrė “gangrena” e UV ose arena e pazarllėqeve pėr tė marrė provimet me parį. Kuptohet se tė gjitha kėto ndryshime kanė irrituar dhe irritojnė tė gjithė atė “ushtri” qė kemi pėrmendur mė lart, sepse gjithė kėtyre njerėzve iu prenė tė gjitha lidhjet dhe aksesi pėr tė futur hundėt nė universitet. Pėr herė tė parė pas 15 vjetėve u bė promovimi stafit me rigorozitetin mė tė lartė, sipas ligjit tė Arsimit tė Lartė. Edhe kjo ishte njė arritje e paparė pėr UV, e cila me siguri ka irrituar ata pedagogė, tė cilėt pėr njė kohė tė gjatė vetėm kanė vegjetuar nė UV dhe s’kanė bėrė asnjė pėrpjekje pėr kualifikimin e tyre.

    Atėherė, me tė drejtė pyesim: A duhet t’i pritet koka rektorit pėr tė gjitha kėto ndryshime dhe arritje? Pavarėsisht se ē’mendon zonja Elida Hoxha, Senati vendosi qė mbi bazėn e kėtyre arritjeve kishte ardhur tashmė koha pėr cilėsinė. Prandaj si fillim vuri mesataren 6 duke lėnė hapur problemin pėr vitin tjetėr pėr tė vendosur pėr njė mesatare mbi shtatė.

    Kėto janė argumentet tona, qė besoj zonja Elida Hoxha duhet t’i gjejė tė arsyeshme. Nė qoftė se ju, zonja Elida, keni “argumente tė tjera” pėrveē kokėfortėsisė tuaj dhe dashakeqėsisė ndaj UV dhe pretendimit se, meqenėse kėtyre studentėve u ka dalė emri nė gazetė, me patjetėr tė regjistrohen - dhe pėr kėtė ju kėmbėngulni, sepse e kuptoni qė kėtė katrahurė e keni bėrė ju personalisht pėr neglizhencė apo pėr paaftėsi, por ndėrkaq nuk keni guximin tė kėrkoni falje ose tė gjeni njė rrugė pėr ta zgjidhur.

    Rruga ėshtė e thjeshtė dhe mund t’jua tregojmė ne. Tė gjithė ata studentė tė pėrpunohen me formularin A3 pėr nė universitete tė tjera, tė cilat kanė nevojė pėr studentė, pėrveē UV. Nė rast tė kundėrt, nė qoftė se ju do tė vazhdoni tė pėrdorni forcėn apo tė nxitni nėpėrmjet medieve dhe gazetave studentėt qė tė pushtojnė UV, atėherė dijeni se ju do tė pėrballeni me njė bojkot total, derisa problemi tė zgjidhet.

    Por ne shpresojmė dhe besojmė te profesor Tafaj, i cili kėtė problem e gjen tė mbartur nga paraardhėsit. Pėr mė tepėr, nė kėto vitet e ardhshme kemi shansin tė drejtohemi nga njė akademik qė e njeh me imtėsi universitetin dhe Arsimin e Lartė dhe qė tregon pėrkushtim e kujdes tė veēantė pėr djemtė e vajzat shqiptare qė kanė mbaruar jashtė vendit, tė cilėt, duke sakrifikuar edhe interesat e tyre personale me kontributin e tyre intelektual, po tregojnė se edhe nė Shqipėri ka mundėsi qė njė universitet tė ndryshojė. Shembulli mė i mirė pėr kėtė ėshtė UV, shembull i cili duhet tė pėrqafohet nga tė gjitha universitetet e vendit.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-05-2008
    Postime
    34

    Idioti i fshatit shkon ne Universitet

    Ne nje prononcim per mediat te bere sot heret ne mengjes mesohet se idioti Aurel Mullai do te shkoje ne Universitet.

    Fale mundesive qe u jane dhene idioterve ne vendin tone vitet e fundit, studimet e larta nuk jane me te pa imagjinueshem per idiote te te gjitha kapaciteteve qe sidoqofte u mungon imagjinata, po as per njerezit me imagjinate qe e shikojne me trishtim kete fenomen ne rritje. Vete kryeministri eshte i vendosur qe drita e dijes to mos lere pa hyre ne asnje skute te erret te trurit te te gjithe idioterve shqiptare.



    Mullai eshte nje person qe rrallehere ka qene ne gjendje te formuloje nje fjali te plote ne gjuhen shqipe, e megjithate me ambicien e tij prej idioti synon te shkoje ne universitet.

    Aureli eshte nje njeri qe zoteron nje kombinim mahnites injorance, mendjemadhesie, kokboshesie dhe idiotesie te kulluar, dhe ne cdo prononcim akustik te dale prej gojes se tij arrin te sfidoje ne te njejten kohe dhe rregullat e llogjikes dhe te gramatikes.

    Gjithe idiotet e botes duhet te kene zili te drejtat dhe mundesite qe u jepen idioteve Shqiptare." Thote profesor Sulo Shamata, nje akademik, ish doganier dhe ish hidraulik, qe aktualisht merret me detyren e veshtire te identifikimit te idioterve per trainim te larte.

    Ne universitete, idiotet do te gjejme nje hapesire te paimagjinueshme ne mendjen e nje idioti, pra nje hapesire te gjere te shprehjes se mendimeve se tyre pa vlere, vazhdon prof, dr Shamata.

    Idiotet e gjeneratave te meparshme kane vuajtur shume nga stigma dhe nenvleftesimi automatik qe mban shoqeria per ta, e vetmja mundesi karriere per ata idioter te gjeneratave te shkuara gjendej ne komunale. Eh, sa idioter te pafat kane vuajtur duke ndenjur ne nje vend ku punohej afer ndonje pucete te hapur ne rruge duke mbajtur nje tabele te shkruante "Ngadale!".

    Shume idioter do te kene mundesine qe nevojat e tyre personale per jashteqitje mendore, ti kryejne ne ambiente te pershtatshme sic jane universitetet, se bashku me biproduktet qe shkakton mungesa totale e imagjinates, llogikes, informacionit dhe sensit te humorit.

    Per sa i perket ceshtjes se cfare to de beje idioti pasi te fillojne studimet te rregullta, burime te aferta te idiotit u shprehen se idioti ne fjale nuk e ka kapercyer akoma euforine e castit, dhe nje cast si ky mund e zgjase me vite te tera per nje idiot te kesaj cilesie!

    "Edhe pas 3 vjetesh, akoma do te jem duke perjetuar castin se si nje idiot si une u pranua ne universitet!" interpretohen belbezimet e tij nga nje mik familjar.

    Deri ne momentin e nje casti te dyte, si pershembull, emerimin ne ndonje post te administrates publike, cast i cili mund te zgjase dhe per te gjithe pjesen tjeter te mbetur te jetes se pavlere te nje idioti si ky.

    Mos u cudisni, "Nuk ka kala qe nuk e marrin idiotet!".

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-05-2008
    Postime
    34

    Universiteti i Vlores vs MASH

    Te dashur prinder dhe studente me mesatare poshte notes 6 !

    Ju bejme me dije, per tu ndihmuar, se femijet tuaj me mesatare poshte notes 6, nuk do te rregjistrohen ne UV! Per momentin, zgjidhja me e mire eshte qe te qendroni larg dyerve te UV! Ju nuk jeni te rregjistruar per ne!
    Cdo rregjistrim tjeter eshte fiktiv. Perdorimi i dhunes apo forces prej jush sic bete heren e pare eshte akoma nje argument tjeter per mosqenien tuaj STUDENT …
    Dhe neqoftese do te ndodhe ndonje “deux ex machina’’ atehere me ju do te organizohet nje provim ne matematike me ushtrime dhe problema te klases se katert fillore dhe do tja japim per ti korrigjuar mesueseses se matematikes Zj. Elida Hoxha , Drejtoreshe e Arsimit te Larte ne MASH.
    Nderkaq, do ti bejme publike keto rezultate qe opinioni dhe populli te njihet se cfare specialistesh kerkon shteti yne.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-05-2008
    Postime
    34
    Gjate nje prononcimi ne Gazeten “Sot” theksoni, dhe jeni i vetmi pas Znj,Elida Hoxha , se rektori i U.V ka shkelur jo vetem ligjin e Arsimit te Larte, por edhe vendimet e qeverise.
    Na vjen keq, qe beheni kukull e politikes dhe beniamin i ndonje punonjese te MASH-it.
    Zoti Jago! Na i tregoni se cilin ligj te Arsimit te Larte ka shkelur Senati i Vlores?Apo cilin vendim qeverie?A ka te drejte Ministri i Arsimit dhe Shkences te urdheroje Rektorin e nje Universiteti?
    Nderkaq ,kur thoni se urdherat e Ministrise jane detyrime, ndoshta jane per ty ,qe si kukull e qeverise je mesuar te zbatosh cdo urdher se te mungon kurajoja dhe guximi yt intelektual.
    Ne zbatojme cdo urdher qe eshte ne perputhje me ligjin.Besoj se kaq e di, se ketu fillon funksionimi i shtetit demokratik.
    Ne rast te kundert… vuri emrin vete!
    O zoti Kacani!Merru me universitetin tend dhe po te kesh kohe hajde ne U.V te marresh vesh dhe te mesosh se si ndertohet nje sistem informativ ku 14000 studentet tane kane transkriptet e tyre dhe tashme po rregjistrohen direkt nga Interneti ku marrin programet, lendet, klasat dhe pedagoget qe duan si dhe gjithe informacionin e duhur te nevojshem.
    Do te ishte me e ndershme per ty qe, neqoftese te “dhimbsen” ata studente me mesatare poshte notes 6 (te cilet ne informatike, matematike e inxhinjeri jane rreth 400) dhe, te ndihmoje edhe vete drejtoreshes Znj.Elida Hoxha , te beje te pakten nje gjest fisnik dhe bamiresie;T’I PRANOJE NE UNIVERSITETIN POLITEKNIK .Ende ka kohe, sepse ne nuk i rregjistrojme!

    PEDAGOGET E VLORES

    Ne adresen http://univlora.edu.al/?p=pedagogembeshtetes gjeni deklaratat mbeshtetese

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-05-2008
    Postime
    34

    Per nje arsim sa me cilesor (Ermelinda Meksi)

    Si profesore, deputete, por dhe si qytetare e njė vendi qė aspiron anėtarėsimin nė BE, kam qenė e interesuar vazhdimisht pėr politikėn arsimore nė pėrgjithėsi dhe atė nė arsimin e lartė nė veēanti. Ndaj e konsideroj real trajtimin e arsimit si prioritet kombėtar. Shqipėria vėrtet ka nevoja emergjente pėr ujė, drita, rrugė, por tė gjitha kėto mund tė realizohen dikur, kurse pėr tė pėrgatitur njė brez tė arsimuar duhen dekada tė tėra. Pikėrisht pėr kėtė, debati midis senatit tė universitetit "Ismail Qemali" tė Vlorės dhe Ministrisė sė Arsimit nxjerr nė pah probleme reale tė arsimit e tė reformės arsimore.

    Pėrtej njė incidenti administrativ

    Universiteti i Vlorės refuzon tė regjistrojė kandidatėt qė kanė mbaruar shkollėn e mesme me mesatare nėn 6. Ministria e Arsimit, nė formė urdhėruese, i kėrkon universitetit t‘i regjistrojė studentėt sipas listave tė dėrguara nga MASH.

    Episodi i konfliktit mes MASH dhe Universitetit ėshtė shfaqja e njė problemi tė madh tė reformės nė arsimin e lartė, problem qė e ka zanafillėn nė Ligjin mbi Arsimin e Lartė. Ky ligj, nė esencėn e tij, e konsideron universitetin e financuar pjesėrisht nga shteti jo si universitet publik, por si shtetėror. Kjo nėnkupton qė qeverisė i lihet dorė e lirė pėr ndėrhyrjen nė universitete. MASH autorizohet qė, pėrmes pėrfaqėsuesve nė Kėshillin e Administrimit, tė bėjė politikėn e buxhetit nė universitete, tė pėrcaktojė tarifat e regjistrimit nė gjithė ciklet e studimit, kuotat dhe kriteret e pranimit, tė nxjerrė udhėzime tė shpeshta pėr rregullimin e shumė aspekteve tė punės nė universitete. Faktikisht, sot universitetet kanė njė autonomi tejet tė cunguar.

    Pėr sa i pėrket regjistrimit tė studentėve nė Universitetin e Vlorės, nė Ligjin mbi Arsimin e Lartė thuhet se "ēdo shtetas shqiptar, qė ka pėrfunduar maturėn shtetėrore, ka tė drejtė tė kandidojė pėr t‘u pranuar nė ciklin e parė tė studimeve". E mė tej: "Kriteret e pėrgjithshme dhe procedurat e pranimit nė ciklin e parė tė studimeve pėrcaktohen me udhėzim tė MASH". Po sipas kėtij ligji, universiteti ka tė drejtė tė pėrcaktojė kritere shtesė, por ato duhet tė bėhen tė ditura qysh njė vit mė parė.

    Duke dashur tė shmangė komentet vetjake pėr njė rast si ai i Vlorės, sidomos pėr sa i takon tė drejtės dhe ligjshmėrisė, qė mesa duket atje pėrplasen dukshėm, dėshiroj tė theksoj sė paku dy ēėshtje themelore: e para, autonominė e cunguar tė universiteteve; e dyta, raportet e tensionuara mes partnerėsh institucionalė (qeveri-universitete).

    Reforma problematike nė arsimin e lartė

    Kam ndjekur nė vazhdimėsi dhe jo pa shqetėsim reformėn nė arsimin e lartė, tė ndėrmarrė nga MASH. Shqetėsimi im ka qenė dhe mbetet i lidhur me mungesėn e vizionit nga MASH pėr reforma tė thella e tė qėndrueshme, afatgjata dhe efektive; me konsensusin e tė gjitha forcave politike e tė gjithė aktorėve: ministri-qeveri-parlament, po edhe pedagogė-studentė-shoqėri civile; me mungesėn e komunikimit normal institucional shkolla tė larta-ministri; me mungesėn e autonomisė sė shkollave tė larta, pavarėsisht nga demagogjia e qeverisė. Matura Shtetėrore, pėr shembull nė trajtėn si realizohet sot, ėshtė rudimenti ndoshta mė i shėmtuar i state-izmit tė ekonomisė sė centralizuar dhe tė planifikuar nga lart, qė e kemi lėnė pas qė para 20 viteve.

    Reformėn nė arsim e kam mirėpritur dhe ndjekur me interesim. Por rezerva qė kam krijuar pėr tė lidhet me mungesėn e pėrgjigjes nėse do t‘i shėrbente kjo reformė rritjes sė cilėsisė nė arsimin e mesėm e tė lartė, dhe mė tej akoma zhvillimit tė vendit? Fatkeqėsisht, faktet janė mohuese, siē kishim paralajmėruar me kohė, se "filozofia e Maturės Shtetėrore lindi mė shumė si njė opsion semplist antikorrupsion (opsion megjithatė me rezultat tė dyshimtė), se sa si filozofi pėr pėrmirėsimin real tė pranimeve nė universitete". Ē‘rezultoi pas kėsaj? State-izmi dhe pėrcaktimi i sė ardhmes individuale tė tė rinjve nga Ministria e Arsimit, duke zėvendėsuar zgjedhjen individuale tė ēdo maturanti qė kėrkon tė vazhdojė studimet. A mund tė pretendohet se ke pėrcaktuar vetė tė ardhmen, kur nuk mund t‘i dish kėrkesat qė ka ky apo ai universitet ku t‘i dėshiron tė vazhdosh studimet? Apo, a mund tė pretendohet se ke pėrcaktuar vetė tė ardhmen, kur tė imponohet nga shteti tė parashtrosh kėrkesat pėr 10 degė?!

    Programi i qeverisė "Berisha 2", i paraqitur kėto ditė, parashikon qė nė vitin 2013 Shqipėria tė ketė 150 mijė studentė dhe buxheti pėr arsimin nga sektori publik e privat tė arrijė 7% tė PBB, apo dy herė mė shumė se para 8 viteve. Pėr t‘iu pėrgjigjur kėtij numri studentėsh (pa llogaritur nevojat e arsimit nė pėrgjithėsi), buxheti i arsimit tė lartė do tė konsumonte tė gjithė buxhetin pėr arsimin! E pamundur! Atėherė cilėn shifėr duhet tė besojmė nga programi i qeverisė: numrin e studentėve, apo buxhetin e arsimit? Por a ėshtė real ky numėr studentėsh i planifikuar dhe a ka nevojė tregu pėr ta? Ndėrkohė, nė universitete mungojnė mjediset e pėrshtatshme pėr studentėt. Qeveria nuk ka mundur akoma, tash dy vjet, tė kthejė studentėt e Juridikut e tė Shkencave Sociale nė godinėn e tyre, por ata po sorollaten nga njė godinė nė tjetrėn. Nuk ka stafe tė mjaftueshme e tė kualifikuara akademike pėr zhvillimin e mėsimit. Diplomėn e shkollave tona tė larta nuk e njeh kush jashtė, por nė disa raste nuk po e njohin edhe vetė institucionet tona, bile pėr kėtė ka pasur protesta tė vazhdueshme tė studentėve. Pra, arsimi i lartė, sipas programit tė qeverisė "Berisha 2", synon sasinė, pa garantuar cilėsinė e tij.

    Arsimi cilėsor, impakt nė zhvillimin e vendit

    Politikat arsimore kanė njė impakt tė rėndėsishėm nė zhvillimet e pritshme, prandaj ky qėllim duhet tė udhėheqė reformėn arsimore, veēanėrisht kur ėshtė fjala pėr arsimin e lartė. Reforma arsimore ėshtė e lidhur me nevojėn pėr njė kontribut tė efektshėm nė zhvillimin ekonomik dhe demokratik tė vendit, pėr njė ndikim mė tė madh nė integrimin e ardhshėm europian tė tij. Kthesa cilėsore nė arsim, qė ndodhi nė shkallė botėrore nė shekullin XX, erdhi si rrjedhojė e ndjekjes sė alternativės:

    Ekonomia nė funksion tė arsimit u zėvendėsua me arsimin nė funksion tė zhvillimit ekonomik e shoqėror. Japonia ėshtė shembulli mė tipik nė kėtė qasje. Kjo qasje bėhet mė e rėndėsishme sot nė shekullin XXI, sidomos pėr Shqipėrinė.

    Nė programin e qeverisė "Berisha 2" parashikohet nė letėr se "... pėr Qeverinė e Integrimit Europian, gara e dijes ėshtė dhe do tė mbetet promotori, lokomotiva mė e fuqishme e ndryshimit tė saj, e vrapit tė saj drejt Shqipėrisė europiane". "...Arsimi i lartė publik ka hyrė nė reformim tė plotė, bazuar nė modelin e ‘Bolonjės‘ dhe administrohet nė mėnyrė autonome sipas modelit administrativ tė autonomisė qeverisėse"ā€¦ "Reformat nė 4 vitet e ardhshme tė Qeverisė sė Integrimit Europian do tė synojnė pėrmirėsimin e treguesve sasiorė e cilėsorė tė arsimimit, duke ecur me shpejtėsi drejt treguesve mesatarė tė Bashkimit Europian".

    Po t‘i referohemi ngjarjes nė Universitetin e Vlorės, sipas modelit tė "Bolonjės", senati i kėtij universiteti, me pėrgjegjėsinė qė ta administrojė atė nė mėnyrė autonome dhe mbėshtetur nė ligj, ka pėrcaktuar kriteret e pranimit nė kėtė universitet. Pėrtej rastit tė Vlorės, ēėshtja qė shtrohet ėshtė: A do tė punohet realisht pėr njė kthesė reale nė cilėsinė e arsimit tė lartė, por edhe tė zhvillimit tonė ekonomik?

    Nėse analizojmė faktorėt qė kanė pėrcaktuar zhvillimin e deritanishėm, duhet tė kujtojmė se ekonomia shqiptare nuk e ka mbėshtetur zhvillimin nė novacione e nė teknologji, por nė politikat pėr ruajtjen e stabilitetit makroekonomik, nė zhvillimin e mbėshtetur nė tė ardhurat nga remitancat apo ekonomia informale, situatė qė u pėrballua me cilėsinė e burimeve njerėzore tė trashėguara nga sistemi i kaluar. Nėse shtesa vjetore e PBB-sė nė vitin 2007 ka qenė 89 miliardė lekė, ajo e depozitave ka qenė 99 miliardė lekė. Nė ato kushte, ky nivel i lartė i tė ardhurave nga remitancat dhe ekonomia e jashtėligjshme, mund ta lejonte kakofoninė e mėsipėrme nė programin pėr zhvillimin e arsimit tė lartė (edhe masiv, edhe cilėsor).

    Por Shqipėria nuk mund ta mbėshtesė mė zhvillimin vetėm te faktorėt qė cituam mė lart, sepse po shfaqet njė situatė tjetėr ekonomike: dėrgesat e emigrantėve po bien dukshėm nga viti nė vit dhe do tė bien akoma mė shumė nė tė ardhmen. Ekonomia informale patjetėr do tė shkojė drejt zvogėlimit, si kusht i reformės integruese. Tė ardhurat si donacione nga institucionet ndėrkombėtare financiare apo shtetet donatore, si Italia, Gjermania etj., po shkojnė drejt shuarjes; tė ardhurat nga doganat nė kushtet e integrimit bien; borxhi i jashtėm ėshtė rritur shumė dhe duhet paguar. Nė dy vitet e fundit, depozitat bankare jo vetėm qė nuk kanė pėsuar rritje mbi nivelin e PBB-sė, por kanė pėsuar stanjacion. Nė korrik tė kėtij viti, pavarėsisht nga efekti sezonal i rritjes sė depozitave nė verė dhe nė fund tė vitit, niveli i tyre ishte 24 miliardė lekė mė pak se vitin e kaluar. Ndaj shtrojmė pyetjen: Nga do tė sigurohen kapitalet pėr zhvillimin e ekonomisė shqiptare? Ka ardhur koha tė mendojmė e punojmė pėr njė model tjetėr zhvillimi, tė mbėshtetur nė arsimin cilėsor, nė shkencė e teknologji.

    Alternativa e zhvillimit

    Koha kėrkon qė Shqipėria tė pėrgatitet me shpejtėsi pėr tė kaluar nga forma aktuale e zhvillimit nė njė formė tjetėr zhvillimi e mbėshtetur nė burime cilėsore humane. Cilėsia nė arsim apo alternativa arsimi nė funksion tė zhvillimit ekonomik e shoqėror, do tė jenė zgjidhja edhe pėr Shqipėrinė, si nė vendet e zhvilluara qė kanė ecur nė tė njėjtėn rrugė. Kjo kėrkon rritjen e autonomisė nė universitete, ku ato tė pėrcaktojnė kriteret e pranimit, siē bėjnė shumė universitete tė botės. MASH, nė vend qė tė bėjė presion ndaj drejtuesve tė universitetit "Ismail Qemali" tė Vlorės pėr qėllime populiste, qė nuk u shėrbejnė interesave tė zhvillimit tė vendit, duhet tė fillojė menjėherė hartimin e njė ligji tė ri pėr arsimin e lartė, me pjesėmarrjen dhe konsultimin e tė gjithė aktorėve e tė forcave politike, njė ligj qė do tė rrisė frymėmarrjen dhe autonominė e universiteteve tona, qė do tė japė shpejt produktin pozitiv tė shumėpritur: rritjen e cilėsisė nė arsimin e lartė.

    Nė vend tė pėrfundimit

    Reagimi i universitetit "Ismail Qemali" tė Vlorės duket si njė zile zgjimi: shoqėria duhet tė zgjohet nga gjumi dhe tė mendojė pėr tė kaluar nga njė botė virtuale e arsimimit tė lartė universal, nė njė botė tė vėrtetė tė prodhimit tė diplomave, sipas kėrkesave tė tregut. Kjo kėrkon hapjen e njė debati mbi njė reformė rrėnjėsore tė arsimit nė vend. Dhe pėrderisa produktet e arsimit kanė efekte afatgjata dhe prekin ēdokėnd, kjo duhet tė jetė njė reformė qė tė pėrfshijė gjithė grupet e interesit. Nė kėtė ēėshtje tė ndjeshme pėr tė gjithė, ėshtė tėrėsisht jashtė kohe arroganca e qeverisė.

    Gazeta Shqip

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-05-2008
    Postime
    34
    Te nderuar kolege, studente, qytetare te Vlores,

    duke pasur parasysh zhvillimet e diteve te fundit mbi problemin e pranimeve te studenteve te rinj, reagimin me indinjate te pedagogeve dhe studenteve te Vlores dhe mbare opinionit publik mbas intervistes se Drejtoreshes se Arsimit te Larte, rastet e dhunes se perdoruar nga prinderit dhe te ashtuquajturit studente dhe abuzimet e hapura karshi stafit administrativ dhe pedagogjik te Universitetit tone, ne emer te gjithe personelit akademik dhe jo-akademik, gjithe studenteve dhe ish-studenteve tane ju bej thirrje institucioneve dhe individeve si me poshte:

    1) Gjithe prinderit dhe studentet qe pretendojne te behen pjese e Universitetit tone te qendrojne larg veprimeve te dhunes, kercenimeve te personelit tone, huliganizmit, dhe dhunimit te nje institucioni te dijes dhe shkences sic eshte universiteti. Dituria nuk fitohet me dhune, dhe ne bangat e UV-se nuk duhet dhe nuk do te futet njeri me dhune. Une i keshilloj te gjithe ata te rrijne larg dyerve te Universitetit, pasi ne asnje menyre nuk do te futen ne auditoret e ketij institucioni me dhune.

    2) MASH-i dhe vecanerisht zj. Elida Hoxha te distancohet nga nxitja e dhunes, nga nxitja e ketij grupi violent per shkaterrimin e Universitetit te Vlores. MASH duhet te dale dhe te distancohet publikisht nga keto veprime dhune.

    3) Policia e Vlores te jete me e pranishme dhe me prane Universitetit ne keto dite ku institucioni yne po dhunohet.

    4) I bejme thirrje Bashkise se Vlores te ndihmoje me policine bashkiake, me njerez dhe me ndihme institucionale qe UV te mos shkaterrohet.

    5) Deputet e Vlores, te mbrojne interesat qe Universitetit te Vlores, te shprehen hapur dhe publikisht ne mbeshtetje te autonomise akademike te Universitetit.

    6) I bejme thirrje te gjitha forcave politike pa asnje dallim te distancohen nga dhuna, dhe t'i denojne hapur kete dhunim te institucionit me te larte te shkences dhe dijes ne Vlore.

    Ne pedagoget dhe studentet e Universitetit Ismail Qemali te Vlores ne asnje menyre nuk do te deshironim te shihnim institucioni tone te digjej dhe shkaterrohej perseri.

    Ne se situata do te keqesohet, une do te urdheroj pezullimin e cdo aktiviteti ne UV dhe mbylljen e Universitetit deri ne sigurimin e normalitetit dhe qetesise nga qeveria.

    Ne emer te pedagogeve dhe studenteve te Vlores.

    Rektori, T. Shaska

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e La_Fenice
    Anėtarėsuar
    27-05-2009
    Postime
    143
    Eshte bere universiteti si dyqan buke,nuk dine njerezit te shkruajne edhe blejne diplome ku te duan !Kane shume te drejte si rektori i UV si pedagoget se nuk eshte e lehte te japesh mesim ku nuk te kupton njeri se ēa thua!

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-05-2008
    Postime
    34

    Interviste me rektorin e UV

    Ēfarė po ndodh realisht nė Universitetin e Vlorės?

    Nuk po ndodh shumė, pėrveē faktit qe disa prindėr pretendojnė te regjistrojnė fėmijėt e tyre me zor ne UV. Puna jone ėshtė penguar kėto dite dhe mendojmė se do te krijojė probleme nė fillimin e fazės se dyte te regjistrimeve ne 25 shtator.

    Keni deklaruar se do te mbyllni Universitetin e Vlorės? Vazhdoni t’i qėndroni ende kėtij mendimi?

    Natyrisht qe ėshtė vendimi i fundit qe unė dua te marr, por primare pėr mua ne kėto momente ėshtė siguria e stafit dhe siguria e institucionit. Ne jemi te detyruar te pėrplasemi me individė te pakontrolluar dhe ne shumicėn e kohės ne ambientet e universitetit nuk ka prezence policie. Viti akademik ka me pak rendėsi pėr ne, sesa siguria e stafit dhe e studenteve te tjerė. Qofte edhe njė student apo pedagog te gėrvishtet, kjo do te acaronte gjithė ambientin. Ne se siguria cenohet unė do te urdhėroj mbylljen e Universitetit te Vlorės deri ne qetėsimin e situatės dhe sigurimin e cilėsisė. Me veprimet dhe deklaratat qe vijnė nga MASH ne kemi dyshimet tona ne se viti akademik do te filloje normalisht.

    Flitet se studentet u njohėn me kėtė urdhėr nga ana e Senatit, vetėm pas provimeve. Pse?

    Nuk ėshtė aspak e vėrtetė. Lajmi ka qene i shpallur ne faqen e internetit te Universitetit qe nga Marsi i vitit 2008. Gjate gjithė kohės ne e kemi shpallur kėtė ne media lokale dhe kombėtare, ne intervista, ne biseda televizive etj. Madje gjate fushatės elektorale Ledi Shamku gjate njė debat televiziv me pėrfaqėsues te Ministrisė se Arsimit ka thėne se "PS e mbėshtet iniciativėn e Senatit te Vlorės pėr futjen e mesatares ne pranimet ne universitete". Si mund te pretendoje MASH se ata nuk e dinin kėtė pune. Perse nuk hapin arkivat pėr te gjetur shkresat tona te protokolluara.

    Persė i pėrket ēėshtjes se kur e morėn vesh studentet pėr kėtė ėshtė pėrgjegjėse MASH. MASH duhet t'a kishte futur kėtė kėrkese ne formularin e studenteve. Ne e kemi reklamuar kėtė lajm me te gjitha format e mundshme.

    Ende ne nuk kemi njė pėrgjigje te sakte perse MASH e refuzon kėtė rregull i cili ėshtė aprovuar sipas Ligjit ne fuqi. Nuk janė respektuar procedurat apo ne si Universitet nuk kemi te drejte pėr te vendosur rregulla te tille? Nga MASH dalin sinjale kontradiktore.

    Ne Ligjin shqiptar thuhet se ne qofte se njė institucion qeveritar nuk kthen pėrgjigje brenda 30 ditėve atėherė ēdo propozim hyn ne fuqi. Ne se propozimi ynė ishte i paligjshėm, perse MASH nuk reagoi dhe te na vinte ne dijeni? Ne kėtė mėnyrė do te ishte shmangur gjithė kaosi dhe rrėmuja.

    A i prisnit reagimet e Ministrisė dhe ato te Studenteve?

    Ne asnjė mėnyrė unė nuk prisja qe MASH do te injoronte hapur Ligjet e miratuara nga parlamenti shqiptar, do te shkelte me te dy kėmbėt autonominė akademike, dhe do t'a kthente gjithė sistemin universitar ne Shqipėri ne njė gjendje kaotike thjesht pėr te mbuluar gabimet dhe shkeljet e hapura te ligjit nga Drejtoresha e Arsimit te Larte.

    Sa pėr reagimin e studenteve ai ėshtė i nxitur nga MASH. Strategjia e MASH-it ėshtė e qarte, te nxisė opinionin kundra UV dhe te na detyroje ne te pranojmė diēka qe ėshtė e jashtėligjshme. Makina mediatike pro-qeveritare ėshtė hedhur kundėr meje megjithėse ky debat nuk ka aspak te beje me mua personalisht.

    Keni deklaruar se: ‘MASH po e shkel ligjin me tė dyja kėmbėt, ne do ti drejtohemi Gjykatės sė Lartė, madje edhe Strasburgut’..

    Ne kemi njė grup juristesh qe po bėhen gati. Me gjithė insistimin tim pėr te gjetur njė rruge te ndėrmjetme, Senati dhe gjithė kolektivi i pedagogeve janė plotėsisht kundra idesė qe kėta studente te vijnė ne UV. Pra ne do te pezullojmė regjistrimin e gjithė studenteve me mesatare nen 6 derisa te kemi njė vendim gjykate pėr kėtė ēėshtje. Kėshtu zgjidhen problemet ne te gjitha vendet demokratike, dhe kėshtu duhet te zgjidhen edhe ne kėtė rast. Besoj se MASH nuk do te jete kundėr zgjidhjes ligjore te problemit.

    Nė tė njėjtėn kohe ne kemi njė grup vullnetaresh, pedagoge e studente, te cilėt po kontaktojnė gjithė institucionet ndėrkombėtare si UNESCO, OKB, BE, ambasadore te vendeve te huaja, gjithė organizatat profesionale te pedagogeve ne Amerikėn e Veriut dhe ne Europe. Ka nisur njė beteje qe nuk ka te beje vetėm me pranimin ose jo te studenteve, por ka diēka me te thelle brenda "varėsinė e universiteteve nga politika". Ne si UV kėrkojmė mbėshtetjen e gjithė universiteteve publike qe edhe universitetet shqiptare te kenė statusin e gjithė universiteteve perėndimore dhe jo te jene kukulla ne duart e politikes.

    Ka inate te vjetra mes Universitetit te Vlorės dhe Ministrisė se Arsimit?

    Nuk mund te them se ka pasur pėrplasje, por kemi pasur probleme pune dhe debate. Zoti Tafaj, megjithėse nuk ka qene Ministėr ne ato periudha i njeh disa nga problemet. Ne jemi ankuar ne MASH disa here pėr programet e reja, pėr injorimin e plote te kuotave te pranimit te sugjeruara prej nesh, pėr favorizimin e universiteteve private dhe diskriminimin e universiteteve publike. E keqja ėshtė se ne jemi njė zė i vetėm. Askush nuk ka kurajėn nga universitetet e tjera te flasin hapur edhe pse ne e dimė mjaft mire se te gjithė janė ne anėn tone. Ėshtė mire qe personalitet e shkencės, profesorė te vjetėr te shprehen se ēfarė mendojnė ata mbi pranimin ne universitetet tona te nxėnėsve me mesatare 5.

    Problemet kryesore kane ardhur kryesisht pėr programet. Ende nuk kemi njė pėrgjigje zyrtare mbi programet e propozuara nga Senati Akademik ne 15 mars 2009. MASH ende nuk ka shpjeguar perse universiteteve private dhe shume universiteteve te tjera publike kėto programe u janė miratuar qe ne qershor edhe pse kane aplikuar pas Universitetit te Vlorės.

    A ekziston njė rrugė e ndėrmjetme nė gjithė kėtė?

    Patjetėr qe ka. E keqja ėshtė se ēdo vendim qe do te merret duhet te aprovohet nga Senati i UV-se dhe nga MASH. Pozicionet e tyre janė tepėr larg njėra-tjetrės dhe unė jam pesimist sot me shume se 2 dite me pare. Personalisht, jam ne njė pozicion tepėr te vėshtirė sepse z. Tafaj e konsideroj mik dhe kam mjaft respekt pėr te si njohės i mire i arsimit, por unė jam i detyruar te zbatoj edhe rregullat e institucionit ku punoj dhe te mos le ne balte gjithė koleget e mi te cilėt besojnė se ky ėshtė njė vendim ne te mirėn e UV-se dhe arsimit shqiptar. Ky ėshtė njė problem i trashėguar i cili nuk zgjidhet lehte.

    Senati dhe gjithė kolektivi i UV-se ėshtė totalisht kundėr pranimit te kėtyre studenteve. Shumica dėrrmuese e anėtareve te stafit pedagogjik janė te prere se do te bojkotojnė mėsimin pėrfundimisht ne se kėta studente futen ne auditorėt tona. Duhet te kuptoni se pjesa me e madhe dhe me influence e stafit pedagogjik te Universitetit te Vlorės janė te rinj dhe te reja te diplomuar jashtė, idealiste, te cilėt nuk kane ardhur ne Vlore pėr te marre njė rroge, por sepse besojnė te idealet e njė universiteti shkencor, elitar, me nivel te larte akademik. Duket se kjo ėshtė diametralisht e kundėrt me idenė qe ka MASH pėr universitetin tone.

    Pėr momentin zgjidhja me e mire ėshtė qe kėta studente dhe prindėrit e tyre te rrinė larg dyerve te UV-se. Te presim disa dite derisa gjykata te japė njė pėrgjigje te sakte pėr problemin dhe pastaj unė dhe z. Tafaj te gjejmė njė rruge te mesme.

    Alternativa tjetėr ėshtė qe kėta studente te shpėrndahen ne universitete te tjera te cilat kane probleme me regjistrimet e pakta. P.sh. perse kėta studente te mos shkojnė ne Gjirokastėr, Shkodėr, Korēe, Peshkopi, Sarande, apo Elbasan? Kėto universitete i mirėpresin kėta studente dhe shifrat e regjistrimeve ne kėto universitete janė sa 25 - 30 % e shifrave te studenteve te regjistruar ne UV.

    A ka te drejte Universiteti i Vlorės, ligjėrisht te kundėrshtoje njė urdhėr te Ministrisė se Arsimit ?

    Kjo ėshtė njė pyetje qe gjykatat shqiptare do t'i pėrgjigjen ne javėt qe vijnė. Pyetja e sakte do te ishte, a ka te drejte Ministri i Arsimit dhe Shkencės te urdhėroje Rektorin e njė universiteti? Rektori ėshtė i zgjedhur dhe drejton njė institucion te pavarur dhe autonom. Unė vete nuk jam i qarte se ēfarė ėshtė pėrgjigja e pyetjes se mėsipėrme sipas Ligjit shqiptar. Pėr anallogji, me duket se Kryeministri nuk mund t'u japė urdhra kryetareve te bashkive. Nga ana akademike unė jam i bindur se Ministri i Arsimit ne asnjė mėnyrė nuk duhet te jete ne gjendje te urdhėroje Rektorin. Ne se ndodh kjo atėherė universiteti ėshtė thjesht njė vegėl e qeverise.

    Studentet e dobėt njė dite do t’i eliminonte koha, nėse nuk do te kishte dhe profesorė te korruptuar. A jeni dakord me kėtė?

    Aspak dakord, kjo s'ka fare lidhje me korrupsionin e pedagogeve. Korrupsion ndoshta, por jo i pedagogeve. Ne gjithė boten ka universitete te mira dhe universitete te dobėta edhe pse pedagoget nuk janė te korruptuar. Ne Vlore synojmė qe te jemi njė universitet qe te konkurrojmė ne cilėsi jo vetėm ne Shqipėri, por edhe ne bote. Disa njerėz bezdisen nga kjo ambicie e jona. Shume janė pėrpjekur te na vene shkopinj ne rrota. Fakti qe ne kemi rreth 10 profesorė te huaj me kombėsi jo-shqiptare te cilėt janė gjithė kohen ne Vlore, fakti qe cilėsia e aplikanteve te UV-se po rritet ndjeshėm, aktiviteti shkencor ėshtė me i madh se kurrė, shqetėson disa grupe te caktuara qe u intereson qe universitetet shtetėrore te jene te njė niveli skandaloz. Mendoni se janė 36 universitete private qe mbijetojnė vetėm e vetėm duke i meshuar idesė se universitetet publike janė te dobėta. Ėshtė formuar njė lobing mjaft i forte i kėtyre universiteteve private. Dhe me sa duket viktima e radhės do te jete arsimi i larte publik. Kėto pak universitete publike qe ka sot Shqipėria janė pasuria me e madhe kombėtare e saj. Mbani mend se kur ato te shkatėrrohen, do te jete pothuajse e pamundur te ringrihen serish.

    HermesNews
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga kacamisri : 26-09-2009 mė 16:56 Arsyeja: shtim titulli

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anėtarėsuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    [QUOTE]
    Citim Postuar mė parė nga La_Fenice Lexo Postimin
    Eshte bere universiteti si dyqan buke,nuk dine njerezit te shkruajne edhe blejne diplome ku te duan !Kane shume te drejte si rektori i UV si pedagoget se nuk eshte e lehte te japesh mesim ku nuk te kupton njeri se ēa thua![/QUO
    Pershendetje.Po qe se rektori dhe petagoget e Vlores kane vertete kete qellim do te isha i lumtur, por deri me sot ne UV shumica studente qe jane dhe ato qe kane mbaruar nuk kane dite tabelen e shumezimit.Te gjithe paguajne provimet.Keshtu ka qene dhe ky nuk eshte nje fenomen i ri.Dhe ne gjirokaster po ashtu. ne Shkoder e njeta gje.Ne ato me part time,duke paguar mund ta fillosh shkollen ne cfardo lloj viti.Nje provim pa mesuar( te japin sekseret tezen) te kushton gjate vitit 150000 leke te vjetra, po mesove te ngelin, ndersa ne provimet perfundimtare te gjitha sebashku kushtojne 3miljon. Tashti ju mendoni se petagoget e UV qenkan ndergjegjesuar dhe tashti nuk duan para por duan nxenes cilesore.Qe une personalisht ta besoj kete duhet qe ne ate universitet, te jete ndryshuar te pakten stafi. Mesa di une ato s'kane lujte vendit, por ndoshta kane lujte nga trute.
    Kjo qe them une eshte e vertete, ne te gjitha fakultetet e rretheve.Ne tirane kualiteti e shkolles ka rene gjithashtu,pothuajse te gjitha fakultetet nuk kane libra per lenden mesimore, por japin leksione me talle by..then e keshtu dhe interesi i studentit bie.Studentet qe mesojne jane te rrelle , por ato nuk jane produkt i universitetit, por eshte nje merite individuale e tyre.Te gjitha shkollat jane kthyer ne bisnes.Prshembull ne U.Durresit, nuk marrin para por dhe nuk mbesin nxenes ne klase.Pra cilesia perseri bjen.Une medoj se do te ishte mire qe shkolla te krijonte ne internet nje web ne te cilin neprmjet nje kodi personal te nxenesit, prindi te kete mundesi te informohet ne c'do kohe per ecurine e femijes se tij.Pothuajse ne te gjitha rastet femijet i mashtrojne prinderit jo vetem per notat por dhe per pjesemarrjen ne shkolle.Nje shoku im me kerkon qe vajza ime te nderhynte tek nje petagoge nga Tirana qe jepte nje lende te veshtire( ndoshta histori te letersise angleze nuk me kujtohet mire)E natyrisht ja mora persiper. Si perfundim ajo u vleresua me noten 6.Kur i thashe shokut, i ngeli hatri dhe me tha: si keshtu, vajza ime ka anglishten 10, ajo eshte nje nxense shembullore, si ma bere kete.U ndjeva keq dhe i thashe vajzes se si ishte kjo pune.U trubullua dhe ajo dhe te nesremen shkoi dhe pa te gjitha notat e saj.Ishte nxenese e 5 dhe ne te gjithe historine e saj ne fakultet kishte vetem 2 dhjeta qe i kishte vene vajza ime, pasi nje tjeter person dikur i ishte lutur per te.E pra ka dhe keshtu qe ti besh nder dhe te te jape shqetesim.
    Per tu rikthyerdhe nje here tek ceshtja e vlores, une i bej nje thirrje prinderve te atyre nxenesve.Mos u mashtroni me femijet tuaj.Kurre nje nxenes me mesatare nen 6 qe me siguri e ka jo reale, nuk mund te beje prokupi ne univeristet.Ai do te kaloje vitet kot dhe keshtu do te ngelet dhe pa marre nje profesion.Pra do te deshtojne per te gjithe jeten.Une do te thija qe tu dergojne ato ne kurse profesionale ose te punesohen pa para ne profesione te ndryshme.Ska asgje te keqe qe te mesojne te saldojne, te behen elektriciste, mekanike pe makina, xhenerike, pompiste, elektroauto,vajzt ndonje rrobaqepsi etj.Biles ne realizimin e kesj ideje duhet qe dhe shteti te nderhyje qe ti detyroje bisneset private qe ti marin ne pune keto te rij pa pagese, si kusht per ti mesuar dhe qe natyrisht do ti lehtesonte ato ne detyrimet tatimore.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Anesti_55 : 26-09-2009 mė 18:25

  11. #11
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Nuk eshte puna se a jane a nuk jane te "mencur" ata studente me mesatare 6. Problemi eshte se para ligjite te gjitha jane te barabarte dhe nuk ka disa qe jane me te barabarte se te tjeret!
    Ligji ne kete rast eshte provimi i pranimit, aty sitet si ai me mesatare 5.1 e si ai me mesatare 10.0 dhe fiton ai qe e ben testin me mire.
    Mua me duket absurde qe te ndikohesh nga e "kaluara" dmth nga mesatarja qe ke pasur. Une mund te kem pasur nje mesatare 5, por gjate nje viti pushim apo gjate pushimeve iu futa punes dhe cfare nuk mesova saqe ne test i bera te gjitha dhe jam i afte te vazhdoj studimet per bachelor. Pse duhet te me privohet kjo e drejte?
    Tamam si ne kohen e komunizmit, kur pse nje kusheri X i joti kishte biografine e keqe, te hiqej e drejta per studim....

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-05-2008
    Postime
    104
    Anesti te lutem shume mos u merr me tema qe kane lidhje me popullin Shqiptar se ste takojne ty. E mos u pergjigje, sme intereson mendimi tend.

    Vella, Kacamisri keshtu eshte politika i votuat dhe ju tallen. Mos ti votonit. Me nxenes te cilet nuk arrine standardet niveli i mesimit sigurisht do ulet, dhe me shume do vuajne gjithe ata studente qe u futen me forcat e tyre. E mira eshte qe tani mesuat, qe me PD-era e PS-era, nuk do shpetoni. Vetem ju mund ta shpetoni vetveten. Kaq kam te them une.

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anėtarėsuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Citim Postuar mė parė nga Edvin83 Lexo Postimin
    Nuk eshte puna se a jane a nuk jane te "mencur" ata studente me mesatare 6. Problemi eshte se para ligjite te gjitha jane te barabarte dhe nuk ka disa qe jane me te barabarte se te tjeret!
    Ligji ne kete rast eshte provimi i pranimit, aty sitet si ai me mesatare 5.1 e si ai me mesatare 10.0 dhe fiton ai qe e ben testin me mire.
    Mua me duket absurde qe te ndikohesh nga e "kaluara" dmth nga mesatarja qe ke pasur. Une mund te kem pasur nje mesatare 5, por gjate nje viti pushim apo gjate pushimeve iu futa punes dhe cfare nuk mesova saqe ne test i bera te gjitha dhe jam i afte te vazhdoj studimet per bachelor. Pse duhet te me privohet kjo e drejte?
    Tamam si ne kohen e komunizmit, kur pse nje kusheri X i joti kishte biografine e keqe, te hiqej e drejta per studim....
    Edvin, mua si prind nuk me intereson nje ligj qe do te me demtoje femijen per gjithe jeten.Fundja dhe universitetet kane nje limit ne mesataren e notes se nxenesve.Mos u nis nga testet, shume prej tyre jane me vendosje kryqesh ne kuadrate , ose te thuash "po" ose "jo", pra si pune bixhozi.Kjo puna e dipllomimit fallso eshte nje mbeturine e se kaluares ku mjaftonte te mirrje nje dipllome dhe ja hidhje bythes. Sot do te hysh ne terg. A ja vlen te genjesh vehten.Por nga eksperienca, te them se ne moshen 25 vjecare nuk ke me mundesi per ti hyre nje profesioni dhe keshtu do te gjendesh perpara veshtiresive te pa kapercyeshme.Kurre shqipetaret nuk do te mund te konkurojne ne europe me kuadro te arsimit te larte, mundet nje pakice e talentuar, te tjeret qe mund te konkurojne ne tergun e punes jane vetem profesionistet e mesem.

  14. #14
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Problemi nuk qendron tek mesatarja e studentit.Nese ke frekuentuar kurset private te mesuesve ne shkollen e mesme mund ta kesh mesataren mbi 8 dhe perseri te jesh njenxenes i dobe.Notat nekete rast jane fiktive.Nese pedagoget e Vlores duan te bejne nje Universitet te standarteve te larta, atehere ti pranojne e gjithe studentet,por ne provime temos i tolerojne.Duke ngelur asnje student nuk do te kete interes te paguaje vitin shkollor kot.Pedagoget duhet te harojne zarfet me nga 50 euro per provim.Vetem keshtu ngrihen standartet.
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anėtarėsuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Citim Postuar mė parė nga Bel ami Lexo Postimin
    Problemi nuk qendron tek mesatarja e studentit.Nese ke frekuentuar kurset private te mesuesve ne shkollen e mesme mund ta kesh mesataren mbi 8 dhe perseri te jesh njenxenes i dobe.Notat nekete rast jane fiktive.Nese pedagoget e Vlores duan te bejne nje Universitet te standarteve te larta, atehere ti pranojne e gjithe studentet,por ne provime temos i tolerojne.Duke ngelur asnje student nuk do te kete interes te paguaje vitin shkollor kot.Pedagoget duhet te harojne zarfet me nga 50 euro per provim.Vetem keshtu ngrihen standartet.
    Nuk eshte kaq e thjeshte.Kur petagoget jane vendali thyhen perara ndermjetesive.Une do te thoja se do te ishte mire qe ne provime petagoget te kembeheshin.Pra ato te Durresit ne Vlore e te Vlores ne Durres etj.Ky fenomen ndodhe dhe jashte por vetem per masterat.Shumica e shqipetareve gjejne sekseret dhe paguajne parate, pra marrin masterin pa e zhvilluar ate.

    Ore po kjo puna e Vlores nuk eshte aq e sinqerte, pasi ka njemije forma per te realizuar ate qe pretendojne petagoget.Por le te presim dhe te shohim se ku fshihet lepuri.Ndoshta dhe Brari ka te drejte.

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e davidd
    Anėtarėsuar
    02-09-2009
    Postime
    2,016

    Universiteti i Vlorės sfidon ministrin Tafaj

    Universiteti i Vlorės sfidon ministrin e Arsimit

    Vlorė, 21 shtator NOA Rektorati i Universitetit tė Vlorės mė nė fund ka sfiduar hapur ministrin e ri tė Arsimit duke mos regjistruar kandidates me mesataren nėn notėn 6 tė cilėt kėrkuan tė regjistroheshin nė kėtė universitet.

    Pavarėsisht protestave tė kandidatėve dhe deklaratės sė ministrit tė Arsimit, Myqerem Tafaj i cili nė ditėn e parė tė punės sė tij si ministėr premtoi se asnjė kandidat nuk do tė mbetej pa u regjistruar, nuk ka bindur Universitetin e Vlorės tė ketė nė mesin e saj studentė me mesataren nėn notėn 6, tė cilit ishin rreth 100.

    Kandidatėt pėrfundimisht nuk do tė regjistrohen nė universitet pasi afati i fundit ishte dita e djeshme dhe ata nuk u lejuan pėr shkak tė mesatares sė tyre, ndėrsa siē u pa nuk u ndihmuan dot edhe pas fjalės sė dhėnė nga numri 1 i Arsimit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga davidd : 27-09-2009 mė 21:33
    krishti, mesija eshte afer duke ardh,duani dhe ndihmoni njeri tjetrin,faluni qe tju falan mekatet

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e nestorp
    Anėtarėsuar
    07-07-2009
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    514
    Rektori Shaska ka te drejte!Ne asnje vend te botes nuk veprohet ne kete menyre.Besoj se T Shaska nga Koculi i Vlores, djali i nje mesuesi te talentuar te matematikes,edhe vet matematicien me grada shkencore te marra ne USA, besoj se nuk mund t'ja dale dot forces se verber qe ka politika.I lodhur me injorancen ai do ta largohet dhe UV do te kthehet ne nje vend ku hyn derri dhe dosa me gjithe bisht.Nuk ka llogjike qe ta pranon te cosh ne universitet ate qe mesataren nuk e ka me te madhe se 5'5!Po kthehet edhe arsimi i larte si ne fshatrat e malsise ku agronomet e veterineret me shkolle te mesme jane bere mesues neper shkolla.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •