Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 21
  1. #1
    Walk a little slower... Maska e ♥ Ela ♥
    Anėtarėsuar
    11-07-2009
    Postime
    369

    Informacion mbi "Zborin"

    Pershendetje antare te fsh.com,

    Kerkoj ndihmen tuaj. Kerkova sa kerkova vete dhe nuk gjeta shume informacion mbi zborin qe behej gjate kohes se xhaxhit. Ne shtepi kam gjetur vetem disa foto te vjetra te mamit por me duhet me shume informacion mbi te. Ku mund te gjej? Ose mund te me tregoni dhe ju...

    Shume faleminderit (para kohe )

  2. #2
    Shqiptar Maska e EdiR
    Anėtarėsuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    Madison, WI, U.S
    Postime
    963
    Citim Postuar mė parė nga ♥ Ela ♥ Lexo Postimin
    Pershendetje antare te fsh.com,

    Kerkoj ndihmen tuaj. Kerkova sa kerkova vete dhe nuk gjeta shume informacion mbi zborin qe behej gjate kohes se xhaxhit. Ne shtepi kam gjetur vetem disa foto te vjetra te mamit por me duhet me shume informacion mbi te. Ku mund te gjej? Ose mund te me tregoni dhe ju...

    Shume faleminderit (para kohe )
    Ela,
    Zbori ne Shqiperi ishte ajo qe sot quhet praktike. Ne nje kohe te caktuar qofte kjo per 2 dite apo edhe nje muaj kompani te ndryshme apo brigada mblidheshin edhe benin stervitje. Shume shpesh behej nen pretekstin se Greku apo dikush tjeter do te na sulmonte. Zbori ishte ndonjhere kohe gallate, takohu me njerz bej ca ushtrime, kishte kohe ku te dilte shpirti duke hapur kanale, ndertuar prita etj.
    Me fal qe te pyes: prej nga cili vend eshte mami yt? Ose familja juaj?

    klm
    Think. Laugh. Live.
    Mendo. Qesh. Jeto.

  3. #3
    Walk a little slower... Maska e ♥ Ela ♥
    Anėtarėsuar
    11-07-2009
    Postime
    369
    Citim Postuar mė parė nga EdiR Lexo Postimin
    Ela,
    Zbori ne Shqiperi ishte ajo qe sot quhet praktike. Ne nje kohe te caktuar qofte kjo per 2 dite apo edhe nje muaj kompani te ndryshme apo brigada mblidheshin edhe benin stervitje. Shume shpesh behej nen pretekstin se Greku apo dikush tjeter do te na sulmonte. Zbori ishte ndonjhere kohe gallate, takohu me njerz bej ca ushtrime, kishte kohe ku te dilte shpirti duke hapur kanale, ndertuar prita etj.
    Me fal qe te pyes: prej nga cili vend eshte mami yt? Ose familja juaj?

    klm
    Shume faleminderit EdiR... Mamin e kam nga jugu i shqiperise...

  4. #4
    I love god
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    plaku e ka bo zborin ne kinostudjo.

    ka pas gallate.gjith diten tu vjedh ullinj.

  5. #5
    Peace and love
    Anėtarėsuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Zborr benin edhe ata ne mardhenie pune,edhe ata qe ishin ne shkolle te mesme ose te larte.Mua me kapi shkolla e mesme ne Shqiperi,pastaj u largova ne 1990.Gjate shkolles se mesme kishim nje lende qe quhej "ushtarakja",pra mesonim ne teori se si te luftonim ne rast lufte,si te perdornim kundragaz etj si keto.Pastaj vinte praktika.Na conin neper kodra,neper ullinj e fusha me misra me nga nje cope pushke druri dhe benim marshime ose stimulonim aksione lufte,hapje llogoresh etj.Ne fund vinte praktika me arme reale.Mesonim si te zberthenim pushken,si ta vajosnim dhe ta montonim perseri.Mepas benim qitje me plumba reale.Per disa ketu paska qene gallate zborri,por per mua dhe shoket e mi ishte humbje e kote kohe,lodhje kot.Kishim disa oficere qe na merzisnin,silleshin sikur ne te ishim ushtare te vertete,edhe pse ishim vetem 16-17 vjec.Nje dite e mbaj mend si sot mua dhe disa te tjere na perjashtuan per nje dite se nuk i kishim floket ne rregull sipas tyre.Ca te them me teper,budallalleqe hesapi.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Endless
    Anėtarėsuar
    17-08-2007
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    5,119
    Me keto informacionet qe ne zbor takoheshin ca njerez ku benin gallate, ku beheshin ushtrime lart e poshte (burra e gra ), dhe ne te njejten kohe villeshin dhe ullinj, kush e di ca idesh mund ti hyne ne kok kesaj Eles - rreth diteve te zborit te mamase saj!
    Without deviation from the norm, progress is not possible

  7. #7
    I love god
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    mos e ngatarro zborin me ushtaraken mer daj.

  8. #8
    Peace and love
    Anėtarėsuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Citim Postuar mė parė nga drague Lexo Postimin
    mos e ngatarro zborin me ushtaraken mer daj.
    Po e shpjegova mer daje se isha ne shkolle te mesme dhe ky ishte zborri me pak fjale.Ndryshimi ishte se ne ktheheshim ne darke ne shtepi,kurse kishte te tjere,te shkollave te larta qe iknin nga shtepia edhe per nje muaj.Por ne thelb ky ishte zborri.Ca zborri paskan bo te tjeret?Ky pra ishte.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Endless
    Anėtarėsuar
    17-08-2007
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    5,119
    Citim Postuar mė parė nga murik Lexo Postimin
    Po e shpjegova mer daje se isha ne shkolle te mesme dhe ky ishte zborri me pak fjale.Ndryshimi ishte se ne ktheheshim ne darke ne shtepi,kurse kishte te tjere,te shkollave te larta qe iknin nga shtepia edhe per nje muaj.Por ne thelb ky ishte zborri.Ca zborri paskan bo te tjeret?Ky pra ishte.
    Mua per vete po me pelqenka me shume ky zbori i pershkruar nga Ediri dhe draguja, se sa i joti!

    Without deviation from the norm, progress is not possible

  10. #10
    Peace and love
    Anėtarėsuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Citim Postuar mė parė nga Endless Lexo Postimin
    Mua per vete po me pelqenka me shume ky zbori i pershkruar nga Ediri dhe draguja, se sa i joti!

    Po, eshte e vertete qe gjate zborreve dhe aksioneve kishte edhe erotizem neper ferra e shkurre,por personi qe hapi temen kerkonte te dinte se c'ishte zborri ne realitet,dhe jo interpretimet tuaja.

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    zbor -eshte fjal sllave.. qe kakuptimin e stervitjes ushtarake..

    a u fut kjo fjale kur shqiperia u mbush me "specialiste" jugosllav ne vitet 44-48 a kur u mbush me eksperta e keshilltare sovietik nuk e di me saktesi.. por eshte perdorur si shprehje gjat gjith epokes enveriste.

    kur thuhej "kemi zbor" kishte kuptimin se civili qofte ky nxenes apo student apo puntor e fshatar do bente stervitje ushtarake.

    pra nuk perdorej kjo fjale nga ushtaret.
    zborist ose zboriste quhej nje civil burr a grua qe zakonisht vishej me tesha ushtarake e i jepnin nje pushke druri ose pe verteti e ne rresht me te tjeret bente stervitje ushtarake qe drejtohej ose nga oficer te rregullt pra aktiv ose nga civile me nje fare pergatitje te mire ushtarake.

    pra nuk quheshin zboriste ushtaret aktiv por civilet qe thirreshin per stervitje ne koh te caktuara te vitit.

    zakonisht zbori organizohej ne marveshje te ushtrise me ndermarrjet.
    pra burrat ose grate e nje nderrmarrjeje thirreshin ne stervitje disa ditore nga x repart ushtarak.

    kish raste qe shkohej ne mengjez e kthehej mileti ne darke ne shpi por dhe raste kur nata kalohej ne ambjentet e repartit ushtarak.

    si ne cdo veprimtari dhe ne zbore ishin njerzit e thjeshte qe "hanin dynjane" pra qe lodheshin me shume kurse kuadrot zakonisht nuk i lodhte shume oficeri i ushtrise..ata si cdo gje tjeter e kalonin lehte zborin..pra kaluar..

    ka pasur zbore qe u bene te famshem si psh zboret ne malin me gropa ose te ashtuquajturat marshime sipas marshimit qe kish pas bere dikur brigada e pare partizane.. ku nga kushtet e renda kan humbur jeten dhjetra zboriste..

    por keto nuku i thoshte as gazeta as rtv-ja.

    cdo civil pra ne koh te enverit ishte i detyruar te bente nje numer te caktuar ditesh zbor.

    ky detyrim edhe keqperdorej.
    psh x oficer i thoshte nje marangozi.. eja me bej nje tavolin per shpine e te "jap " 5 dit zbor..
    pra marangozi nuk lodhej gerxheve me mitraloz ne shpine pa uj e buk e shtroje..por merrte sqeparin e cak cuk i bente oficerit nje sherbim drusor ne shtepi e oficeri i leshonte nje kupon ose leter ku thuhej se x ka kryer kaq dite stervitje ushtarake ne repartin n.

    a ishte qejf zbori..
    varet..

    per te rinjte beqare dhe ishte nje far qejfi sepse benin gallate atje tu bo muhabet tifozllik sporti etj.
    familjaret e kishin problem zborin sepse i kishin kalamaqerit rrugve..
    por kto gjojna tash u harruan..

    por nji gje eshte.. se rrall shum rrall eshtekeperdorur arma nga zboristet..
    kur shohim tani.. se si rrugacerit vrasin njerez ne tmerrohemi..
    athere nuk i shkonte kujt mendja me vra dike me kallash..

    nejse..

    ..

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anėtarėsuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    Citim Postuar mė parė nga drague Lexo Postimin
    plaku e ka bo zborin ne kinostudjo.

    ka pas gallate.gjith diten tu vjedh ullinj.
    Ti paske pas shonce plako
    Ne na jepnin nganje draper dhe korrnim grurin gjate zborit,nimojshim katunaret
    Dhe hapnim veshet per noi katnare,por ishin zhul
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

  13. #13
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anėtarėsuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    po me tregonte nje miku im.

    Ishte nje fshat ne kufij qe nuk bente zbor mirepo se kush spiunoi se fshati nuk ishte vigjilent ndaj armikut dhe erdhi qendra e partise ne fshat dhe o burra gra dhe burra bashke filluan zborin.

    Kot ska dale ajo shprehja ,, te bej zbor te bej.
    "Shoku Mjekesise"

  14. #14
    Walk a little slower... Maska e ♥ Ela ♥
    Anėtarėsuar
    11-07-2009
    Postime
    369
    Faleminderit te gjitheve... Mire qe mi keni bere dhe mix, dmth qe ma keni shpjeguar nga "sy" te ndryshem...

  15. #15
    bubbly
    Anėtarėsuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    C'a po te intereson zbori i kohes se qepes ty Ela ? Lol

  16. #16
    ......................... Maska e Pogradecari
    Anėtarėsuar
    15-10-2002
    Vendndodhja
    a
    Postime
    540
    Citim Postuar mė parė nga PINK Lexo Postimin
    C'a po te intereson zbori i kohes se qepes ty Ela ? Lol

    ndoshta kerkon te jatin po zor se do ta gjeje se zboristat kane qene me shumice

  17. #17
    Paqe me shqiponjat. Maska e Korbi999
    Anėtarėsuar
    08-04-2008
    Postime
    355
    Nje tjeter aspekt qe keni lene pa permendur eshte rrobat e zborit , akoma e mbaj mend nje kostum qe cdokush e vishte shnderrohej ne karikature.
    Rrobat ishin te medha , dukeshim si dordolece.
    Selam!
    Bese dhe hakmarrje.

  18. #18
    Walk a little slower... Maska e ♥ Ela ♥
    Anėtarėsuar
    11-07-2009
    Postime
    369
    Pink, kot per nje research (small paragraph...)

    Pogradecari, s'pyet dot njeri se te kthehen te tjeret te gjykojne nga pyetja. Po skishe pergjigje mos u pergjigj. Zot o zot sa thjesht e tregojne injorancen njerezit sot.

    Mund ta mbyllni temen... pergjigjet qe me duheshin i mora. Flm ju qe u pergjigjet pyetjes & larg ju qe qeshet, prapa kokes.

  19. #19
    Walk a little slower... Maska e ♥ Ela ♥
    Anėtarėsuar
    11-07-2009
    Postime
    369
    Sapo gjeta disa informacion. Faleminderit dhe njehere. Tani po mund ta mbyllni.

    Po i vendos qe te jene nese dikush kerkon dicka te tille me vone. Vjen nga faqja Ligji i Ri Ushtarak - Albasoul

    Qeveria nė projektligjin “Pėr shėrbimin ushtarak” parashikon edhe shėrbimin e detyrueshėm si rezervistė

    Ushtria, qeveria rikthen zborin

    Sipas draftit parashikohet qė 4-7 ditė nė vit meshkujt nėn 50 dhe femrat nėn 35 vjeē do tė bėjnė zbor

    TIRANĖ- Nė Shqipėri do tė rikthehen pėrsėri zboret e Ushtrisė. “Tmerri” i zborit por dhe gallatatat e tij do tė rikthehet pėrsėri pėr shqiptarėt. Para viteve ’91 “stėrvitjes ushtarake tė rezervistėve” ose ndryshe zborit i nėnshtroheshin tė gjithė shqiptarėt meshkuj e femra qė pėrjashtoheshin nga shėrbimi ushtarak. Qeveria me anė tė njė projektligji tė depozituar nė Kuvend pėr shqyrtim ka risjellė nė “jetė” zboret e famshme tė ushtrisė, tė cilat shqiptarėt i kanė pėrjetuar pėrgjatė 50 viteve tė regjimit diktatorial komunist. Nė projektligjin “Pėr shėrbimin ushtarak” ėshtė pėrcaktuar se “kohėzgjatja e shėrbimit ushtarak tė detyrueshėm nė rezervė ėshtė 4-7 ditė nė vit”. Mosha e pėrfshirjes nė shėrbimet ushtarake tė detyrueshme si rezervistė, sipas kėtij draftit pėrfshin meshkujt deri nė moshėn 50 vjeē, ndėrsa femrat deri nė moshėn 35 vjeē. Nė mbledhjen e djeshme tė komisionit parlamentar tė Ēėshtjeve Kushtetuese dhe Ligjeve, deputetėt e pranishėm janė shprehur kundėr rikthimit tė zboreve. Deputeti i PS-sė,Taulant Dedja u shpreh dje kundėr rikthimit tė zboreve, duke e cilėsuar si tė papranueshme. Deputetėt e tjerė tė komisionit tė Ligjeve nuk kishin vėrejtje esenciale pėr kthimin e zborit si praktikė stėrvitore ushtarake. Diskutimi nė komision kur arriti nė kėtė pikė u shoqėrua me tė qeshura duke risjellė nė kujtesėn e tė gjithėve periudhėn para viteve ’91. Ekspertėt e Ministrisė sė Mbrojtjes e kanė cilėsuar si njė praktikė qė ndiqet edhe nė vendet e tjera tė rajonit, apo tė atyre shteteve qė janė anėtare tė NATO-s. Sipas projektit tė qeverisė, zborin parashikohen ta bėjnė qė kėtej e tutje

    Datėlindjet e ‘76 jashtė ushtrisė

    Mosha maksimale e kryerjes sė shėrbimit ushtarak tė detyrueshėm ėshtė nė 27 vjeē. Ndėrsa ushtarė do tė merren tė gjithė ata persona qė kanė mbushur moshėn 18 vjeē. Nė kėtė projektligj tė hartuar nga qeveria ėshtė ulur mosha maksimale e kryerjes sė shėrbimit ushtarak tė detyrueshėm nga 40 vjeē ėshtė ulur nė 27 vjeē, ndėrsa mosha e kryerjes sė ushtrisė nga 18 vjeē qė ishte mė parė ėshtė rritur nė 19 vjeē. Nė bazė tė kėtyre ndryshimeve, nga shėrbimi ushtarak i detyrueshėm pėrjashtohen tė gjithė ata meshkujt qė kanė lindur deri nė vitin 1976. Ky brez i tillė i ka dhėnė lamtumirėn shėrbimit ushtarak tė detyrueshėm. Nė bazė tė kėtij drafti, sipas ekspertėve tė Ministrisė sė Mbrojtjes, “nėse njė shtetas ka mbushur 26 vjeē dhe njė muaj nuk duhet tė merret ushtar”. Nė kėtė draft ėshtė parashikuar qė koha pėrveē shėrbimit ushtarak tė detyrueshėm aktiv, ose alternativ tė jetė 12 muaj, ndėrsa e shėrbimit ushtarak rezervė ėshtė 4 deri nė 7 ditė nė vit. Nė mbledhjen e djeshme tė komisionit, deputeti i opozitės, Arian Starova propozoi qė kohėzgjatja e ushtrisė tė mos jetė 12 muaj, por dhjetė muaj, por gjatė votimit ai nuk u miratua nga deputetėt e pranishėm nė mbledhjen e djeshme. Gjithashtu po dje u rrėzua edhe kėrkesa e deputetit socialist Dedja pėr lėnien nė 9 muaj tė shėrbimit ushtarak tė detyrueshėm, por pėr tė dytėn herė radhazi u rrėzua. Nė bazė tė kėtyre ndryshimeve nė ligj parashikohet qė nė radhėt e ushtrisė tė jenė 4000 vetė me para dhe 3500 persona tė detyrueshėm. Ndėrsa pagesa pėr shtetasit qė nuk duan tė kryejnė ushtrinė nė bazė tė draftit ėshtė caktuar 3 milionė lekėsh tė vjetra. Deputeti i PD-sė, Fatos Beja nė mbledhjen e djeshme propozoi njė ulje tė shėrbimit ushtarak tė detyrueshėm pėr ata shtetas qė kanė kryer shkollėn e lartė. Tė gjitha kėto ndryshime nė ligj do tė jenė tė vlefshme deri nė vitin 2010.

    Punė vullnetare pėr tė shpėtuar nga ushtria

    TIRANĖ-Pėr herė tė parė nė Shqipėri do tė aplikohet shėrbimi ushtarak alternativ. Eksperienca ndėrkombėtare do tė pėrfshihet edhe nė vendin tonė, duke e futur nė njė ligj tė veēantė. Nė projektligjin “Pėr shėrbimin e detyrueshėm ushtarak” ėshtė parashikuar edhe shėrbimi alternativ, duke pėrcaktuar edhe format e kryerjes sė tij. Puna vullnetare, nė kėmbin tė shpėtimit tė rrobave ushtarake, ėshtė njė format e kryerjes ė shėrbimit ushtarak tė detyrueshėm. Nė kėtė draft pėr shėrbimin alternativ ėshtė parashikuar puna vullnetare nė institucionet e shėrbimit publik, nė njėsitė e qeverisjes vendore, nė shėrbime tė ndryshme publike, nė OJQ me karakter humanitar, nė shėrbimet e mbrojtjes sė mjedisit. Nė shėrbimin alternativ pėrfshihet edhe puna vullnetare nė shėrbimet e zjarrfikėsve. Ekspertėt e Ministrisė sė Mbrojtjes thanė nė mbledhjen e djeshme tė komisionit tė Ligjeve se pėrcaktimi i shėrbimit ushtarak tė detyrueshėm ėshtė marrė si variant nga shtetet pėrendimore, qė janė anėtare tė NATO-s. Njė formė tė tillė shėrbimi ushtarak tė detyrueshėm po e aplikojnė edhe vendet e rajonit tė Ballkanit.

    Kush nuk e kryen ushtrinė

    TIRANĖ-Nė projektin e diskutuar dje nė komisionin e Ligjeve janė parashikuar edhe ata shtetas qė nuk kryejnė ushtrinė. Nė klauzolat e e kėtij draftit janė pėrcaktuar qartė personat qė nuk kryejnė ushtrinė e detyrueshme. “Shtetasi nuk kryen ushtri kur del i paaftė nga njė komision mjekėsor, qė kanė nėnkujdestari prindėrit, ose pjesėtarė tė familjes invalidė tė plotė, qė kanė nevojė pėr pėrkujdesje, si dhe shtetasit qė janė kryefamiljar, i martuar dhe me dy fėmijė dhe mė shumė fėmijė tė rritur”,-thuhet nė njė nga nenet e kėtij projektligji. Specifikat e veēanta tė kėtij drafti pėr shmagien e ushtrisė janė edhe pėr deputetėt dhe tė zgjedhurit tė pushtetit vendor, si dhe ata shtetas qė vazhdojnė studimet pasuniversitare. Nė tė njėjtėn kohė jashtė kryerjes sė shėrbimit tė detyrueshėm ushtarak janė edhe ata shtetas qė janė duke kryer vuajtjen e dėnimit tė heqjes sė lirisė, si dhe pėr ata qė zbatohet masa e dėnimit me paraburgim. Vetėm mbi bazėn e kėtyre kritereve shtetasit mund tė shmangin ushtrinė e detyrueshme.
    B.Hoti

    Tabela

    Kush nuk kryen ushtri
    Tė gjithė tė lindurit deri nė vitin 1976

    Mosha e kryerjes sė ushtrisė sė detyrueshme
    19 - 27 vjeē
    ishte 18-40 vjeē

    Mosha e aktive e mobilizimit
    18 –50 vjeē
    ishte 18-60 vjeē

    Mosha e zboristėve
    Meshkujt 27-55 vjeē
    Femrat deri nė moshėn 35 vjeē

  20. #20

    E lexova me shume vemendje.E shkruaj komplet Injorantisht per veten:
    Vendos qeveria.
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •