Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 21
  1. #1

    Festivali Folklorik i Gjirokastrės 2009

    Celet sot Festivali Folklorik Kombėtar Gjirokastra 2009, veprimtaria mė e madhe kulturore mbarėkombėtare qė synon mbrojtjen e vlerave mė tė mira tė trashėgimisė sonė kulturore qė pėrfshin grupe pėrfaqėsuese nga tė 12 qarqe tė vendit.

    Nė skenė do tė ngjiten mbi 900 bartės tė foklorit nga i gjithė vendi.

    Pėr t'i ardhur nė ndihmė pėrgatitjes sė grupeve pėrfaqėsuese nga ana financiare, qeveria shqiptare dhe MTKRS kanė vėnė nė dizpozicion tė kėtyre grupeve pėr ēdo qark shumėn prej 700.000 lekėsh, nga 500.000 lekė qė ka qenė mundėsuar festivalet e mėparshme.Kjo shumė do tė pėrdoret pėr pėrmirėsime tė kostumeve popullore, instrumentave dhe paraqitjes sa mė dinjitoze tė grupeve pėrfaqėsuese tė Qarkut nė Festivalin Folklorik Kombėtar.

    Organizimi i Festivalit Folklorik Kombėtar, Gjirokastėr 2009, ka pėr qėllim ruajtjen, mbrojtjen dhe propagandimin e vlerave mė tė mira tė trashėgimisė sonė shpirtėrore, tė vlerave etnomuzikore, etnokoreografike, etnografike, tė kostumeve popullore, veglave muzikore, riteve, traditave, zejeve etj., tė krijuara prej shekujsh nga populli shqiptar.

    Organizatorėt e kėtij festivali kanė propozuar qė ēdo Qark ditėn e shfaqjes sė grupit tė tij tė zhvillojė edhe panaire tė artizanatit, kostumografisė popullore karakteristike tė tij pėr njė prezantim tė tė gjitha vlerave kulturore dhe tradicionale nga gjithė territori.

    Edhe kėtė vit, kjo veprimtari e rėndėsishme e trashėgimisė shpirtėrore kombėtare do tė zhvillohet nė datat 24-29 shtator 2009 nė Kalanė dhe Qendrėn Historike tė qytetit muze tė Gjirokastrės nė Ditėn e Trashėgimisė Kulturore Kombėtare.

    Festivali i parė Folklorik Kombėtar i Gjirokastrės u zhvillua nė vitin 1968.Pas kėtij festivali nė kalanė e kėtij qyteti ėshtė zhvilluar rregullisht, ēdo pesė vjet deri nė vitin 1988. Vetėm nė vitin 1995, Festivali Folklorik Kombėtar u zhvillua nė kalanė e qytetit tė Beratit, ndėrkohė qė nė vitin 2000 FFK u rikthye pėrsėri nė qytetin e Gjirokastrės.

    (s.g/ATSH/BalkanWeb)


    Per historine dhe diēka me shume rreth Festivalit Folklorik te fundit, mund te lexoni edhe tek kjo teme

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=38675
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anėtarėsuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    nuk me pelqe qe e kan nda me qrqe

    ma mir ka qon me rrethe


    mer pjes naj grup nga kosova, mali i zi e maqedonia?
    JO NEGOCIATA VETĖVENDOSJE

  3. #3
    Citim Postuar mė parė nga derjansi Lexo Postimin
    nuk me pelqe qe e kan nda me qrqe
    ma mir ka qon me rrethe
    mer pjes naj grup nga kosova, mali i zi e maqedonia?

    Me 24 shtator do te ngre siparin festivali folklorik i Gjirokstres. Ky festival mbarekombetar i cili organizohet nje here ne 5 vjet eshte ne fazen finale te pergatitjeve. 12 grupe me 60 vete duke perfshire ketu Kosoven, Maqedonine e Malin e Zi do te kene per spektatorin nje program prej 30 minutash.

    “Do tė marrin pjesė jo vetėm pėrfaqėsuesit e 12 qarqeve tė Shqipėrisė, tė cilat janė tashmė nė fazėn pėrfundimtare tė pėrgatitjeve, por edhe 3 grupe nga republika e Kosovė, 2 grupe nga Maqedonia, njė grup nga Mali i Zi dhe nga gjithė diaspora duke filluar qė nga Zvicra, Amerika, arvanitasit nė Greqi. Festivali do jetė ngjarja mė madhėshtore e vitit, e kulturės tonė kombėtare e njė manifestimi fantastik. Gjithēka ėshtė pothuajse gati” shprehet Shaqir Rexhvelaj, drejtor i pergjithshem i politikave te festivalit ne Ministrinė e Kulturės.

    Kjo ngjarje e cila organizohet ne qytetin e gurte te Gjirokastres eshte mbajtur per here te pare ne vitin 1968. Ndersa jemi ne edicionin e 8-te, te tij, qeveria shqiptare ka akorduar edhe nje fond prej 46 milion lekesh te reja, me i madhi i dhene ndonjehere.

    Festivali do te perfundoje me ndarjen e cmimeve me daten 29 shtator nė kuadėr tė Ditės Kombėtare tė Trashėgimisė Kulturore.


    Vilma Masha - alsat


    Te vjen keq qe per ngjarjen me te madhe folklorike te kultures tone, nuk gjen dot nje informacion me te detajuar, psh te kishte nje faqen e vete te plotesuar me materiale te ndryshme nga ky aktivitet.
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  4. #4
    Ky eveniment eshte per tu pershendetur sepse ne kete kohe te modernizimit po humben shume vlera qe na determinojne

    si komb. Duhet ta dime se sot ka shume rryma te ndryshme te cilat mundohen te na xhveshin nga vlerat kombetare, me

    qellim qe te na sundojne dhe te na grabisin. Me vjen keq se pse mediat elektronike private ( TV Klan, Top-channel, Vizion

    plus etj) nuk organizojne festival folklorik si ky i Gjirokastres. Gjeneratat e reja duhet te dijne me shume per folklorin

    qe te mos e harojne identitetin kombetar.

    Urime per festivalin dhe suksese!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Explorer : 25-09-2009 mė 19:31
    Ndrysho Firmėn

  5. #5
    ILIR NĖ GEN Maska e flory80
    Anėtarėsuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzė Vjosės Kaltėroshe
    Postime
    1,531
    Festivali Folklorik Kombėtar ėshtė Arkiva e kulturės sonė Kombėtare.
    Ai ėshtė pasqyra nė tė cilėn shohim veten, pėrpara 2000 e mė shumė vjetėsh.
    Ėshte thesari mė i ēmuar qė na ka mbetur.
    Shteti duhet ti kushtojė shumė mė tepėr vėmėndje kėtij evenimenti, dhe duhet ta elektrizojė atė, duke i dhėnė njė jehonė ndėrkombėtare.
    Gjithė bota duhet tė dėgjojė pėr kėtė retrospektivė tė kulturės Botėrore.
    Ne duhet tė jemi krenarė pėr kulturėn tonė, dhe ky Festival ėshtė njėra nga mėnyrat pėr ta shprehur atė.
    EH I ZIU NJERI, GĖLLTIT DIKU NJE LUGĖ ĒORBĖ TĖ PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PĖR GJITHĖ JETĖN!

  6. #6
    RITET E KOSOVĖS ZBRESIN NĖ SKENĖN E ARGJIROS

    Grupi kosovar sjell dėshminė se folklorin tė rinjtė e duan dhe e mbartin -

    Grupi i dytė nga Kosova nė pėrbėrje tė tė cilit ishin ansamble dhe shoqėri kulturore nga Prishtina, Deēani, Ramaje, Opoja, Rugova dhe Shtimja sollėn nė ditėn e dyt tė Festifalit Folklorik nė Gjirokastėr diversitet tė trashėgimisė kulturore tė trevave tė tyre, bashkė me mendimin se folklori i tyre si trashėgimi qindra-vjeēare ėshtė ruajtur me fanatizėm.

    Ramaja me shoqėrinė e saj "Bajram Curri" pėrmes kėngės dhe valleve rikujtoi ritet e bereqetit dhe dasmės jo vetėm nė rajonin e Hasit tė Prizrenit ku gjeografikisht shtrihet, por tė gjithė trevės.

    "Kremtimi i natės sė Shėngjergjit", "Korrja dhe hedhja e grurit" dhe "Shkuarja e misirit dhe kėngėt pėr tė" ishin risjellja e hasjanėve tek publiku, tė cilėt pasuruan me veshjet e veēanta tė njė treve tė gjerė, qė ndahet nė tri qytete, dy nė Kosovė: Prizren e Gjakovė dhe njė nė Shqipėri: Krumė.
    Asambli "Rugova" nėn drejtimin e Vesel Nikēit, bėnė hapjen me kėngė "kushtrimi" dhe "kėngė pas krahi" tė pėrcjella me tupan (daulle) dhe surla, pėr tė vazhduar me ritualet e luftės me mjetet si pistoleta, pushka, pėr tė sjellė pasojat e luftės nė kėtė pikė, "vrasja nė kufi".

    Vajtimet nė krijimtarinė popullore zėnė vend tė posaēėm, ē'ka u dėshmua me grupin e Burrave dhe kėngėtares Remzie Kastrati qė kėnduan "kėngė pėr trimin e vrarė", si dėshmi tė pėrkushtimit popullor ndaj figurave kombėtare.
    Veē melodisė baritore tė ekzektuar nga Vesel dhe Kapllan Nikēi, vallja e lozur nga Vesel dhe Florim Nikēi u sollėn nė pėrfundim tė programit tė rugovianėve, krahas "ritet me kėngė bulmeti" nga grupi i Vajzave dhe "Kėngė e lojėra" nga grupi i Burrave.

    Ky grup solli pėrmes muzikės foklorike rite pagane dhe rituale tė marrjedhėnies sė nuses, qė njihen si "rrahja e lirit", "kėnga e lirit", "valle burrash", "rrahja e qeshkekut", "ndreqja e kerrit", "ritet e dasmės" dhe "temenatė e nuses".
    Pėr programin e Grupit tė dytė tė Kosovės dhanė opinionet dhe njerėz tė artit dhe tė muzikės. Naxhi Kasoruho, instumentalist nė klarinet, mendon se kėta kultivues folklorin e kanė trashėgimi tė hershme dhe tė ruajtur nga koha, qė mund tė duken si arkaike nė paraqitje, pasi bėhet fjalė pėr diferenca tė dukshme vitesh. "Nėse ndokund tek ne ėshtė ruajtur trashėgimia 100 vjeēare, nė grupet e Kosovės vėrejmė se trashėgimia ėshtė ruajtur me milenium", shprehet Kasoruho.

    Ndėrsa pėr dirigjentin Sulejman Balza, gjitha grupet dhe festivali nė tėrėsi ka njė domethėnie tė madhe pasi vlerėson se "me rėndėsi tė madhe ėshtė se folklori nuk ka vdekur dhe se kėto vlera dhe kėta tė rinj pjesėmarrės e duan dhe e mbartin atė ".

    marr nga "ShtypiDites"
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  7. #7
    FOLKLORI I VLORĖS NDEZ PUBLIKUN

    Shiu i imėt qė ra nė Gjirokastėr nė natėn e dytė tė Festivalit Folklorik Kombėtar nė Gjirokastėr, nuk mundi tė zbehė atmosferėn e gėzuar qė ndezėn grupet vlonjate e sarandiote.

    Harmonia e zėrave nė polifoni, nė pjesėt instrumentale popullore, kėngėt, vallet, elegjitė, vajet, u pėrcollėn tek spektatorėt me pėrkushtimin e njohur tė kėtyre trevave, ndėrsa shiu sikur u dha njė shkėlqim tė argjendtė atmosferės festive, kur vargjet e magjikė tė poetit lirik Lefter Ēipa u kėnduan nga grupi himarjot "U tret ylli, doli Rina, u verbua vetėtima".

    Grupi i Vlorės edhe nė kėtė festival tejkaloi kufijtė me prezantimin e mė shumė se 100 artistėve, nga 60 qė ishte kufiri limit."Nuk duam trajtim, as akomodim, por vetėm tė kėndojmė tė kėrrcejmė" , tha njė marrės i njohur i lapēes nga Vlora. Tė 16 pjesėt e grupeve pėrfaqėsuese tė Qarkut tė Vlorės u pritėn me interes, ndoshta dhe nga ndjeshmėria dhe ngjashmėria e motiveve folklorike mes Vlorės dhe Gjirokastrės.
    Vallja trimėrie e kėnduar nga grupi i burrave tė Drashovicės rrėmbeu duartrokitjet e shikuesve, qė shoqėronin sipas ritmit tė kėrcimit, kur u duk sikur rrahjet e kėmbėve tė lebėrve "trembėn" edhe retė mbi kėshtjellėn e kėngės.

    "Te ura nė Drashovicė" nuk ishte vetėm njė copėz historie dhe kronike nga Lufta e Vlorės e vitit 1920, por edhe shkulmė e shpirtit liridashės vlonjat, ndėrsa me tė njėjtėn ndjeshmėri u pėrcoll tek publiku kėnga pėrkushtuar Rrapo Ēelos, njerit prej komandantėve tė luftės sė Vlorės me tė cilin grupi i Sevasterit u pėrfaqėsua denjėsisht nė skenėn e Festivalit.

    Djemtė levendė tė grupit tė njohur polifonik "Jehona Labe" me kėngėn "Ē'ėshtė ai qė ndez dyfekė", grupi i Gumenicės me kėngėn "Ku-kuku, te kroi i lotit", ndezėn skenėn, duke pėrcjellė bukurinė e kėngės labe tė Vlorės. Ndėrsa plot harmoni erdhi dhimbja dhe delikatesa ēame, pėrfaqėsuar denjėsisht nga dy artistė dhe dy grupe valltarėsh, qė zotėruan skenėn nė 10 minutat e tyre.

    U mirėpritėn nė skenė marrjet e para tė kėngės lirike himarjote e piluriote "Rinė e bregut, behar moti", shoqėruar ėmbėl nga fyelli nė njė ligjėrim recitativ. Surprizė bėri dhe grupi i mirėnjohur "Zėri i Bilbilit" nga Saranda me kėngėn "Ē'ja merr, ē'ja kthen ajo thėllėzė".
    Grupi polifonik i Dukatit me "Porta mb'udhė tė karvanit", bashkė me grupet e Lapardhasė, tė Gėrnecit dhe Treblovės rrėmbyen duartrokitjet e fansave tė polifonisė, krahas dinjitetit me tė cilėn u paraqit kėnga qytetare e trevės. Delvina u pėrfaqėsua me kėngėn "Oda jote ka lezet", qyteti i Vlorės pati pėr pėrfaqėsues kėngėn instrumentale "Vashėza nė zall tė lumit".

    "Janė kėngė tė vjetra, me peshė qė u kanė rezistuar kohėrave, ē'ka i shėrben ruajtjes dhe zhvillimit tė pasurisė sė paēmuar tė iso-polifonisė dhe krejt folklorit burimor tė Vlorės, Delvinės dhe Sarandės", tha pas shfaqes fokloristi Sejmen Gjokoli.
    Ndėrsa Istref Dobi, drejtues i grupit tė Vlorės veēoi vlerat e foklorit ēam dhe kėngės qytetare vlonjate. "Vallja dhe kėnga e Ēamėrisė" ishte pjesė e veēantė dhe e rėndėsishme e koncertit, ndėrsa pėr herė tė parė nė skenėn e Festivalit u ngjit "Trioja vlonjate" me Ludmilla Baballėku, Drini Kanani e Lefter Subaraku, qė pėrcollėn traditėn e kėngės qytetare vlonjate", tha ai.

    Nė periudhėn parapėrgatitor konkuruan pėr grupin pėrfaqėsues tė Vlorės nė "FFK Gjirokastra 2009" rreth 40 grupe polifonike me 350-400 kėngėtarė.

    marr nga "ShtypiDites"
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  8. #8
    ARBĖRESHĖT: “ZEMRAT TONA TĖ GĖZUARA JANĖ, SE ATDHEUN ERDHĖM E PAMĖ”

    Megjithėse mjaft tė rinj nė moshė, ata do t’i kėndonin dheut tė tė parėve me tė njėjtėn ndjesi dhe emocion ashtu si baballarėt apo stėrgjyshėrimit e tyre. Artistėt popullore, pjesė e grupit tė Arbėreshėve tė Italisė, sollėn nė skenėn e gurtė tė Kalasė nė natėn e tretėn, mallin dhe nostalgjinė pėr tokėn e tyre, pėr Morenė e largėt.

    “Moj e bukura More / si tė lashė e mė s’tė pashė”, ishte refreni hymn i kėngėve tė shqiptarėve tė Kalabrisė, e cila ashtu si edhe festivalet e kaluara tė Gjirokastrės edhe nė Festfolk 2009, hapi siparin e koncertit artistik tė pėrgatitur prej tyre.

    “Gjithmonė kam ėndėrruar tė ngjitem nė kėtė skenė, tė vallėzoj dhe tė kėndoj shqip ashtu siē kanė bėrė brezat e ndryshėm tė arbėreshėve tė Kalabrisė kėtu nė Kalanė e festivaleve”, thotė Antonio Gatabajo, njeri prej artistėve popullorė.
    Kėnga pėr Morenė e bukur, por tė largėt, e kėnduar prej tij dhe pjestarėve tė tjerė tė grupit, erdhi si njė pėrshendetje pėr tokėn e tė parėve tė tyre. Spektatorėt shoqėruan vazhdimisht me duartrokitje ekzekutimin nė skenė tė 30 artistėve popullorė tė grupit tė Arbėreshėve tė Italisė, programi i te cilėve pėrfshinte 8 numra tė veēantė si, kėngė, valle, rite etj.

    “Petku dhe tė mirat tona”, “Valle tradicionale”, “Lule, lule maca, maca” etj, ishin disa prej interpretimeve artistike tė grupit tė Arbėreshėve tė Italisė, tė cilat u shoqeruan me duartrokitjet e spektatorėve. “Zemrat tona tė gėzuara janė, se Atdheun erdhėm pamė”, kėnduan artistėt e rinj tė grupeve shqiptare tė Kalabrisė mes tė tjerash nė kėngėn “Pėrshėndetje Gjirokastėr”.

    Programi artistik i kėtij grupi risolli nė kujtesėn e spektatorėve motivet e motrės sė martuar larg, besėn e Kostandinit qė nuk e treti as dheu, largimin e arbėrve nga Atdheu mes tisit tė natės dhe detit tė trazuar etj. Njė prej elementėve mė tė spikatur tė grupit ishin edhe veshjet e tyre popullore tradicionale plot ngjyra dhe hijeshi. “Nė zonėn e Bazilikatės dhe Kalabrisė, ku ėshtė i pėrqėndruar komuniteti arbėresh, nėpėrmjet aktiviteteve tė ndryshme kulturore ne pėrpiqemi tė mbajmė gjallė gjuhėn, kėngėn, vallet, ritet dhe traditat e tė parėve”, thotė Antonia Gatabajo.

    Aktualisht, nė komunitetin arbėresh ushtrojnė aktivitetin e tyre njė sėrė shoqatash kulturore, tė cilat kanė njė program tė ngjeshur organizimesh pėr ruajtjen dhe promovimin e traditave tė tė parėve. Pas pėrfundimit tė koncertit, tė rinjtė arbėreshė pėrshėndetėn publikun, duke uruar njėzėri qė tė kthen sėrish nė Kalanė e festivaleve pėr tė vallėzuar dhe kėnduar shqip ashtu si tė parėt e tyre nė Morenė e largėt matanė Adriatikut.

    marr nga "ShtypiDites"
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  9. #9
    "TI MOJ DIBRA E KASTRIOTIT", VJEN NGA SHQIPTARĖT E MAQEDONISĖ

    Shqiptarėt e Maqedonisė nė grupin e tyre tė vetėm tė mbledhur nga "Drita e Dervenit", e Sarajės sė Shkupit, "Strajani" nga Gostivari dhe "Haki Stėrmilli" nga Dibra, sollėn ndikimin oriental nė disa prej kėngėve shqiptare tė kėsaj ane.

    Kėngėt dhe vallet me karakteristikat e tyre jo vetėm me tone burrėrore, por edhe me specifika si trevė e gjerė me shqiptarė dėshmuan etnicitetin dhe zanafillėn apo burimin e tyre origjinal prej kombit qė i pėrkasin. "Valle e nizamit", si njė valle burrash ishte hapja nga ky grupim shqiptar nė Maqedoni luajtur nga burrat e "Drita e Servenit" pėr t’i lėnė rradhėn kėngėve tipike dervenase mjaft tė popullarizuara qė kalojnė edhe kufijtė e kėsaj ane dhe tė vet territorit tė Maqedonisė, sidomos nė Kosovė, si "Gjylistane" pastaj "Kėndojnė dy guguqe rreth Vardari" qė u interpretuan nga Nimet Demiri, Ramadan Rexhepi dhe Emin Rexhepi.

    Prezentuesit nga Saraji nė kuadėr tė Grupit tė shqiptarėve tė Maqedonisė janė pėrshėndetur me vallen e emėrtuar "Valle e bilbilit" si ndėr mė tė preferuarat nė Shkup dhe rrethinėn e saj qė ėshtė kėrcyer nga Grupi i Burrave.

    Se folklori ka rrėnjė tė thella qė nga vite shume kėtė na e pasqyrojnė vetė folkloristėt me prezentimin e tyre. Ishte "Strajani" nga Gostivari qė pėrmes Rizvan Sinanit, i cili me kavalle dhe fyell i shoqėruar nga Jonuz Saiti dhe Shefket Latifi sollėn "Fragmente baritore me kavall".

    Po me kavalle duke shtuar edhe ēiftelinė nga strajanasit u kėndua kėnga "Bukuiēi" qė u interpretua nga Grupi i Burrave duke pėrfunduar paraqitjen prezentuesit nga Strajani me kėngėn nga kjo krahinė kushtuar patriotit Xhemė Gostivari.

    Sė fundi nga Grupi i Maqedonisė nė skenė ishte "Haki Stėrmilli" nga Dibra qė me njė grup miks tė pėrbėrė nga katėr artistė popullor Ibrahim Lala, Selim Beqiri, Elmaz Lala dhe Burim Strikēani pėrmbyllėn prezentimin e vet si grup me kėngėt me motive patriotike dhe atdhedashurie kushtuar djelmėrisė sė Dibrės dhe kryeheroit tonė kombėtar Gjergj Kastrioti Skenderbeu tė titulluara "Nuk shkilet Dibra pa u la nė gjak" dhe "Ti moj Dibra e Kastriotit"

    marr nga "ShtypiDites"
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Shkodra fiton Festivalin e Gjirokastrės

    Mbėshtetur nė mendimet e anėtarėve tė jurisė sė FFK Gjirokastėr 2009, pėr njė pėrfaqėsim mė tė mirė nė zharnėve folklorike, grupėmoshave e divensitetit kulturor janė pėrcaktuar pėr tė ndarė kėto ēmime:

    1. Ēmimi i parė (nė shkallė qarku) e fiton Qarku i Shkodres
    2. Ēmimi i dytė (nė shkallė qarku)e fiton Qarku i Gjirokastres
    3. Ēmimi i dytė (nė shkallė qarku)e fiton Grupi Kosova 2
    4. Ēmimi i tretė (nė shkallė qarku) e fiton Qarku i Elbasanit
    5. Ēmimi i tretė (nė shkallė qarku) e Fiton Qarku i Lezhes

    II. Ēmime pėr grupe zharnesh:
    1. Orkestrinės mė tė mirė nė veglat tradiconale.Qarku i Dibres me Orkestren e Matit.
    2. Orkestrinės mė tė mirė tė muzikės popullore qytetare.Qarku i Korces Per sazet.
    3. Grupit mė tė mirė tė iso-polifonisė labe.Grupi i Vlores
    4. Grupit mė tė mirė tė iso-polifonisė toske. Qarku I beratit per Iso-polifonine e Skraparit.
    5. Rituali mė i mirė i festivalit folklorik kombėtar.Qarku i Tiranes
    6. Grupit mė tė mirė tė valleve tė burrave.Qarku i Fierit me Vallen e Brezave.
    7. Grupit mė tė mirė tė valleve tė grave.Qarku I Durresit me vallen e Fluturave.
    8. Grupit pėr paraqitjen mė tė mirė tė veshjeve popullore.Grupi I Kuksit
    9. Pėr diversitetin kulturor. Vallja E DROPULLIT,Grupi I Gjirokastres

    III. Ēmime pėr individė:
    1. Rapsodi/ėt mė i/tė mirė tė FFK.Sherif Dervishi,Myfterin Uka (Diber)
    2. Intepretuesi/a mė i/e mirė e FFK. Benis Lekdodaj(Vlore),Vallja Came
    3. Lahutari/et mė i/tė mirė i FFK.Lahutari 99 vjecar Gjok Nanaj,Lezhe
    4. Pėr kėngėtimi e kėngės sė majekrahut. Grupi i Tropojes
    5. Instrumentisti mė i mirė i FFK nė __________ (aerofone). Zog Sheta.
    6. Instrumentisti mė i mirė i FFK nė __________ (kordofone). Aurel Qirio
    7. Kėngėtari/a mė i/e mirė i/e FFK.---Eleni Merkuri i grupit te Himares dhe Veiz Kociu i grupit te Lazaratit.

    http://www.infoarkiv.com/media/artik...rokastr%C3%ABs

    para vllaznia

  11. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet nė Bllog
    17
    Grupi i Shkodrės merr kupėn e Folklorikut

    Grupi folklorik i Qarkut tė Shkodrės ka merituar kupėn e Festivalit Folklorik tė Gjirokastrės. U mbyll mbrėmė edicioni i nėntė i aktivitetit mė tė madh qė promovon kulturėn popullore shqiptare. Pėr 5 ditė me radhė, 1200 artistė popullorė sollėn nė skenėn e festivalit folklorin e pasur tė trevave shqiptare. Artistėt ishin organizuar nė 20 grupe nga 12 qarqe tė vendit, 6 prej tė cilave grupe artistike jashtė konkurrimit, ansamble folklorike nga shqiptarėt nė Kosovė, Maqedoni, Malin e Zi, arbėreshė tė Italisė dhe tė diasporės shqiptare nė SHBA. Pėr tė ndjekur natėn e fundit tė festivalit, mes spektatorėve tė shumtė ishin tė pranishėm edhe Zv/kryeministri dhe Ministėr i Jashtėm, Ilir Meta, personalitete tė kulturės dhe tė artit, pėrfaqėsues tė ambasadave, etj. Pas konkurrimit tė grupeve tė fundit folklorike, qė ishin ato tė qarkut tė Durrėsit, Fierit dhe shqiptarėve tė Maqedonisė, u ndanė edhe ēmimet e kėtij edicioni. Juria, e pėrbėrė nga specialistė tė fushės, vendosi qė Ēmimi i parė t'i shkojė grupit folklorik tė Qarkut tė Shkodrės, i cili paraqiti njė nivel tė lartė nė tė gjithė elementėt e paraqitjes, nė numrat e zgjedhur, veshje, etj. Me ēmimin e dytė u vlerėsuan grupet e Kosovės dhe Gjirokastrės, ndėrsa tė tretin grupet e Lezhės dhe Elbasanit. Gjithashtu u ndanė edhe shumė certifikata pėr tė tjera grupe pjesėmarrėse.

    Problematika
    Me gjithė publicitetin e shumtė qė iu bė kėtij edicioni, rezultati nuk qe ai qė pritej. Ndonėse u akordua njė shumė e madhe parash prej 70 milion lekėsh, festivali u paraqit varfėr, me njė skenografi tė vjetėr, me njė foni problematike dhe njė regji qė linte shumė pėrė tė dėshiruar. Njė pamje demode, qė nuk e justifikonte pėrgatitjen e qindra artistėve pjesėmarrės. Jo mė kot Gjirokastra nuk e priti kėtė aktivitet me tė njėjtin entuziazėm, si herėt e tjera. Kjo u vu re qysh nė ditėn e hapjes sė festivalit, ku u vu re njė indiferentizėm i dukshėm nga ana e qytetarėve gjirokastritė. Tradita e mikpritjes sė festivalistėve nėpėr shtėpitė e qytetarėve ėshtė harruar tanimė. Dhe ka qenė pikėrisht akomodimi i artistėve, problemi kryesor i kėtij edicioni. Grupe folklorike tė akomoduara nėpėr konvikte pa kushtet mė minimale, apo nė qytete tė tjera si nė Sarandė e Tepelenė. Njė nga rastet mė problematike ishte ai Grupit folklorik tė Qarkut tė Korēės, i cili braktisi FFK-nė, fill pas prezantimit tė programit artistik, pa pritur natėn e ndarjes sė ēmimeve. Ka qenė njė vendim unanim i tė gjithė pjesėtarėve tė trupės folklorike. Ky veprim u ndėrmor nė kushtet e njė akomodimi anormal pėr 60 artistėt popullorė. Peripecitė, sipas tyre, janė hasur ditėn e parė tė ardhjes nė Gjirokastėr, njė ditė para fillimit tė FFK. Tė gjithė pjesėmarrėsit e folkut korēar janė akomoduar nė konviktin e studentėve. Sipas pjesėtarėve tė grupit folklorik tė kontaktuar nga gazeta "Panorama", kushtet ishin me tė vėrtetė skandaloze. Mungesa e ujit nėpėr tualete, mungesa e dyshekėve nėpėr disa krevate tė tipit marinar, si dhe papastėrtia anembanė nė bujtinėn e studentėve nė Gjirokastėr, ishte panorama qė gjetėn festivalistėt korēarė, tė cilėt qė nė momentin e parė denoncuan gjendjen skandaloze tek autoritetet organizative tė festivalit. Drejtuesit e grupit folklorik tė Korēės kanė drejtuar gishtin tek organizatorėt e festivalit, tė cilėt kanė pėrgjegjėsinė e plotė tė akomodimit tė 1200 artistėve pjesėmarrės nė aktivitetin mbarėkombėtar folklorik. Ėshtė dashur ndėrhyrja e Bashkisė sė Gjirokastrės dhe kreut tė saj Flamur Bime, qė festivalistėt nga Korēa tė akomodoheshin njė ditė para se tė braktisnin festivalin, nė njė hotel privat nė pjesėn e poshtme tė qytetit. Sipas drejtuesve tė grupit folklorik tė Korēės, ikja demonstrative nga Gjirokastra, ėshtė shenjė e qartė e mungesės sė seriozitetit tė shfaqur nga ana e organizatorėve karshi artistėve popullorė, tė cilėt me sakrificė dhe mund, marrin rrugėn pėr tė treguar vlerat e papėrsėritshme tė folkut juglindor shqiptar. Por ky nuk ėshtė njė rast i veēuar. Nė mungesė tė hapėsirave akomoduese nė Gjirokastėr, grupet folklorike janė vendosur nė qytetet pėrreth, nė Sarandė e Tepelenė, duke u detyruar tė udhėtojnė ēdo ditė me autobus drejt kalasė sė Gjirokastrės.

    Ēmimet

    Ēmimi i parė:
    Grupi folklorik i Qarkut tė Shkodrės
    Ēmimi i dybtė:
    Grupet folklorike tė Kosovės dhe Gjirokastrės
    Ēmimi i tretė:
    Grupet folklorike tė Qarqeve tė Lezhės
    dhe Elbasanit

    Panorama

  12. #12
    maraklije Maska e bombona
    Anėtarėsuar
    09-02-2009
    Vendndodhja
    ne shkoder,ne shtepin time
    Postime
    4,714
    urime shkodraaaaaaaaaaa
    meso nga e djeshmja,jeto te sotmen,shpreso per te ardhmen...

  13. #13
    Me thane qe nuk ishte trasmetuar nga asnje tv, eshte e vertete? Edhe ne internet mesa kam pare nuk ka shume materiale nga ky festival.





    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  14. #14
    Nacionalist Maska e Tosku
    Anėtarėsuar
    12-06-2009
    Vendndodhja
    Toskeri
    Postime
    66
    Shume e bukur kjo vallja e fundit.

  15. #15
    Nacionalist Maska e Tosku
    Anėtarėsuar
    12-06-2009
    Vendndodhja
    Toskeri
    Postime
    66
    Por ky kameranami (kuptohet qe eshte amator) ne vend qe te filmoje vallen, filmon instrumentistin.

  16. #16
    Falenderojme perzemersisht z. Vasil S. Tole qe beri te mundur fotot e meposhtme te Festivalit.

    Grupi i femijeve, Permet
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 13-10-2009 mė 00:42
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  17. #17
    Grupi i diaspores, ShBA
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  18. #18
    Grupi i Sharit, Maqedoni
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  19. #19
    Qarku i Fierit
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  20. #20
    Disa foto te tjera...
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •