Pershendetje te gjitheve
Do doja qe te me ndihmonit me nje problem kerkoj opionet tuaja te sinqerta
Nje histori e vogel perpara se te jepni mendimet. Nje mikja ime ka je vajze 8 muajshe e gjysem. Para nje jave ajo vajti tek nje specialist i syve per femije te vegjel pasi syri i djathte i vajzes i shkonte 'crosed' dhe doktoresha e vajzes rekomandoj ta shikonte me mire specialistin. Kur vajza ishte me e vogel ajo i bente syte qe te dy crossed por ato zgjatnin per pak sekonda, kurse tashi po rritet dhe vetem te djathtin nuk e ka mire. E shoqerova miken time tek specialisti pasi ajo nuk e kupton mire anglishten. Waiting room ishte plot me femije pritem derisa i erdhi rradha Aide's ( vajza e vogel) dhe se fundi ishim brenda. Vajza filloi te qante sic duket ajo kishte frike, por e shikoja qe dhe gjumi po vinte, ndoshta dhe i haeshe sepse po qante me te madhe. Doktori i theshte Marseles ( mamaja e vajzes) qe tja mbante koken fort qe ajo mos levizte por Aida e vogel ahaaa nuk pushonte. Nuk ishte shume e perqendruar kur ai po i provonte lodrat te ndryshme . ( Si mund ta besh testin ti tek nje femije qe qan me te madhe? ) Ne fund fare ai rekomandoi qe vajzes 8 muajshe ti vihen syze +3.5 te trasha sepse do i rrugulloheshe syri i djathte nga crossing, nqf nuk do i rrugullohen me syze ateresh ajo duhet te beje surgery. Me erdhi aq gjynaf pasi e jema po qante u merzit jashte mase. Po si mund te veje syze nje vajze aq e vogel a??? ajo eshte akoma e njome. Arsyeja qe shkruajta ketu ne forum eshte pasi nuk di as une se cfare ti them, jam nene vete dhe e di se si ndihet ajo.
Mendimi im per ate eshte qe te pakten vajza te behet 10-12 muaj ndoshta ajo ndryshon, prap nuk eshte vone dhe nqf se ajo ka problem . Jane gjera qe ndodhin ke femijet e vegjel. Por dhe ti vesh syze +3.5 si ndonje plak 70 vjecar kjo gje eshte cmenduri .
Po ju cmendim keni?
flm
Krijoni Kontakt