Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Vjeshta, këshillat si të mbrohemi

    Stina e re sapo ka nisur, por fatkeqësisht shumë prej nesh nuk janë të gatshëm për ta pritur buzagaz. Disa ndihen të lodhur, të tjerë në depresion e disa të tjerë akoma sëmuren në mënyrë të pashpjegueshme dhe të përsëritur. Atëherë, çfarë duhet të bëjmë p

    Vjeshta, këshillat si të mbrohemi

    Stina e re sapo ka nisur, por fatkeqësisht shumë prej nesh nuk janë të gatshëm për ta pritur buzagaz. Shumë ndihen të lodhur, të tjerë në depresion e disa të tjerë akoma sëmuren në mënyrë të pashpjegueshme dhe të përsëritur. Atëherë, çfarë duhet të bëjmë

    Stina e re sapo ka nisur, por fatkeqësisht shumë prej nesh nuk janë të gatshëm për ta pritur buzagaz. Shumë ndihen të lodhur, të tjerë në depresion e disa të tjerë akoma sëmuren në mënyrë të pashpjegueshme dhe të përsëritur. Atëherë, çfarë duhet të bëjmë për të qenë në formë njëlloj si në verë? E rëndësishme është të ndjekim disa këshilla të thjeshta dhe praktike. Ja se çfarë sugjerojnë mjekët.

    Çfarë ndodh në vjeshtë?

    Gjatë stinës së vjeshtës ditët shkurtohen në mënyrë progresive, temperatura ulet ndjeshëm, njerëzit janë më të predispozuar për të kaluar më shumë kohë në vende të mbyllura dhe të ekspozohen gjithmonë e më pak në diell.

    Cilat janë efektet e një ekspozimi më të vogël ndaj dritës së diellit?

    Ekspozimi i gjatë ndaj dritës së diellit vë në lëvizje në organizmin tonë një nga mekanizmat më kompleksë të lidhur me prodhimin e serotoninës, një substancë e rëndësishme që kur prodhohet në sasi të mëdha, na bën të ndihemi energjikë, me humor të mirë dhe të ngrohtë. Ja përse në stinën e verës është më e lehtë të ndihesh më në formë. Ky është edhe shkaku që në stinën e vjeshtës shumë të tjerë ndihen të lodhur, pa energji dhe humor për të përballuar ditën. Duke u reduktuar orët e ekspozimit në diell, reduktohet edhe prodhimi i serotoninës. Po flasim për të famshmen SAD (Seasonal Affective Disorder), quajtur ndryshe depresioni sezonal.

    Melatonia dhe gjumi


    Është një tjetër mekanizëm që kontribuon në "ushqyerjen" e depresionit sezonal. Gjatë ditëve tipike me shi të vjeshtës, drita reduktohet ndjeshëm dhe truri ynë reagon duke prodhuar hormonin e qetësisë dhe gjumit, melatoninën. Kjo e fundit prodhohet në sasi të mëdha nëse jemi të lodhur dhe kemi nevojë për të fjetur e për t‘u çlodhur. Problemi lind në momentin që për shkak të punës dhe impenjimeve të përditshme, nuk është e mundur të flesh, por ke nevojë për vëmendje dhe dinamizëm. Në këtë kontekst është e thjeshtë të ndihemi nervozë, pa humor dhe shumë të lodhur.

    Depresioni sezonal

    Xhenseni është bima më e njohur për efektet e saj pozitive dhe energjike. Kjo bimë është më e preferuar për t‘u përdorur gjatë ndërrimit të stinëve, dhe vepron shumë shpejt duke na dhënë forcë e na bën të ndihemi mirë. Momenti më i mirë për ta përdorur është mëngjesi, por nëse është e nevojshme mund të përdoret edhe në drekë. Mirë është të pihen një deri në tre gota në ditë.

    Grifonia, bima e humorit të mirë

    Një tjetër bimë e domosdoshme në vjeshtë është ajo që njihet me emrin shkencor Grifonia, e cila ka nisur të përdoret gjithmonë e më shumë këto vitet e fundit, duke parë efektet pozitive që ka mbi humorin tonë. Në të vërtetë, ajo është shumë e pasur me 5HTP, një aminoacid që trupi ynë arrin ta kthejë në serotoninë. Ajo këshillohet për të gjithë ata që ndihen nervozë, jo të qetë dhe pa humor. Gjendet në farmaci në formën e kapsulave. Doza e këshilluar është një kapsulë në mëngjes dhe një në mbrëmje.

    Vjeshta, sezoni i masave mbrojtëse

    Vjeshta është edhe stina kur shumë njerëz fillojnë të ndërmarrin masat mbrojtëse para stinës së ftohtë të dimrit. Ulja e temperaturave shton mundësitë për t‘u prekur nga infeksionet bakteriale dhe virale. "Të mbrohesh" në këtë rast do të thotë ta mbash organizmin dhe sistemin imunitar sa më eficent, për të qenë më të fortë dhe më të gatshëm për t‘u mbrojtur.

    Stresi dhe sistemi imunitar

    Një nga faktorët që më shumë se të tjerët ul mbrojtjen natyrale të organizmit është stresi, ku bën pjesë si ai fizik, ashtu edhe ai emotiv. Shumë njerëz as që e mendojnë se edhe një stërvitje e sforcuar mund të provokojë stres në organizëm dhe të ulë sistemin imunitar. Pothuajse gjithë bota është dakord me faktin se sporti na ndihmon të kemi një shëndet më të mirë, por është vërtetuar se është i nevojshëm një aktivitet sportiv jo i sforcuar, si shëtitje, joga, not dhe kërcim. Një aktivitet i moderuar sportiv mund të përmirësojë qarkullim e gjakut, tonifikojë muskulin kardiak, t‘i japë më shumë oksigjen organizmit dhe të shkarkojë stresin motiv. Sigurisht, edhe një ushqyerje jo korrekte dhe e pashëndetshme mund të dobësojë funksionin e sistemit imunitar. Është shumë e rëndësishme të dihet se një ushqyerje e shëndetshme duhet të përshtatet me stilin e jetesës, me llojin e punës që bëjmë, moshën dhe sezonin. Dihet që nevojat ushqimore janë të ndryshme në periudha të ndryshme të jetës, ashtu siç janë të ndryshme në stinë të ndryshme. Megjithatë, rregulli i përbashkët është: shumë fruta, perime jeshile dhe ushqime të freskëta.

    Masat për të forcuar sistemin imunitar

    Me një sistem korrekt ushqyerjeje dhe me një administrim të mirë të stresit, do të jeni vërtet në gjendje ta përballoni sa më mirë stinën e vjeshtës dhe dimrit.

    Bashkë me gjethet bien edhe flokët

    Gjatë vjeshtës është vënë re se kemi një rënie më të madhe të flokut, krahasuar me muajt e tjerë të vitit. Ky proces që prek gjithë qeniet njerëzore, në këtë periudhë manifestohet edhe te gjitarët që kanë qime në trup. Megjithatë, në disa raste vihet re një rënie jashtë normave të lejuara, ndaj është e nevojshme të ndërhyhet për ta parandaluar. Mjetet natyrale që veprojnë shpejt, ushqejnë dhe mbrojnë flokun janë ato të pasura me vitaminat e grupit B. Më i mirë është meli, që prej kohësh përdoret kundër rënies së flokëve. Kapsulat me përmbajtje të tilla është mirë të pihen 2 ose 3 herë në ditë. Edhe shampot me të njëjtin përbërës mund të përdoren për një kohë të përcaktuar nga mjeku.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    Pasioni për shkencën Maska e Erlebnisse
    Anëtarësuar
    06-12-2007
    Postime
    3,438
    Nga pervoja e jetes sone te vogel i dishim i dishim keto gjejna
    La vita è bella...

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Kujdesi për zemrën gjatë vjeshtës dhe dimrit

    Kujdesi për zemrën gjatë vjeshtës dhe dimrit


    Shqetësimet shkaktohen nga virozat e stinës së vjeshtës dhe të dimrit, që janë shumë të rrezikshme për shëndetin e pacientëve me sëmundje kardiovaskulare pasi mund të shkaktojnë vdekje të menjëhershme, nëse nuk do të kurohen në kohë.

    Këto njihen ndryshe si perikardit ose miokardit. Në gjuhën popullore këto raste njihen si mbushja e zemrës me ujë. Kjo sëmundje, që mund të mbartë pasoja fatale për jetën, takohet gjatë periudhave të lagështa të vitit dhe kërkon një trajtim të vazhdueshëm dhe sa më të rregullt mjekësorë.

    Në këtë rast qarkullimi i gjakut nëpër pjesë të ndryshme të trupit bëhet shumë i vështirë, pasi dhe pastrimi i tij në zemër nuk bëhet siç duhet. Shpesh kjo lloj sëmundjeje takohet dhe te moshat më të vogla dhe te të rinjtë. Në këtë rast vjen duke u zmadhuar pambarimisht zemra, duke çuar në dobësim të muskujve dhe veprimtarisë së muskujve të zemrës, të cilat duhen kapur që në fazat e para të sëmundjes, për të anashkaluar simptomat mortale që mund të lërë.

    Është e nevojshme që kur kalohet një fazë gripi, kur individi ka temperaturë dhe ka marrje të larta të frymës, atëherë duhet të kontrollohet me kujdes te mjeku gjendja, sepse në të tilla raste janë të shumta.

    Infarkti miokardit i zemrës

    Muskuli i zemrës ushqehet me gjak nëpërmjet arterieve. Kur bllokohet njëra nga këta arterie, miokardi vuan për praninë e oksigjenit, kështu që kjo pjesë e muskulit që nuk merr oksigjenin e mjaftueshëm, vdes duke paralizuar një pjesë të funksionit të zemrës. Pikërisht, vdekja e një pjese të muskulit të zemrës, si pasojë e mungesës së furnizimit me gjak quhet infarkti miokardit. Shenjat kryesore të goditjes nga infarkti janë dhembja në pjesën e kraharorit mbi zemrën, e cila shtrihet drejt qafës, shpatullës dhe krahut të majtë. Vdekja nga kjo sëmundje përbën dhe 56 për qind të të gjitha rasteve të shkaktuara nga sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut.

    Simptomat e infarkteve

    Bllokim, shtrëngim ose dhimbje në kraharor për më shumë se dy minuta (dhimbja nuk është e thënë të jetë pikërisht nën gjoksin e majtë. Dhimbja mund të shfaqet gradualisht, duke u rritur nga masa në masë.

    Në fillim ajo shfaqet në formën e një ndjesie të çuditshme e shoqëruar me shumë dhimbje, por më shumë si shtrëngim, si ngërç në kraharor. Ndërkohë që shenja të tjera dalluese janë dhimbjet e forta të kokës, marrje mendsh, rënie të fikëti, djersë, provokime të vjellash ose mungesë mbushjeje me frymë. Probleme me krahët dhe nofullat, të cilat lëvizin me vështirësi, edhe pse mund të shfaqet gradualisht me kalimin e kohës.

    Infeksionet

    Dëmtimi i mureve të zemrës dhe kllapave të saj mund të vijë dhe nga infeksionet e ndryshme. Kështu, sëmundjet reumatizmale të zemrës shkaktohen nga një infeksion bakterial i marrë në rrethana të ndryshme.

    Dërgimi i këtij bakteri nëpërmjet gjakut në zemër mund të lërë pasoja të rënda, të cilat dëmtojnë kllapat e zemrës. Janë të shumta bakteret, viruset që prekin shtresat e mureve të zemrës, duke shkaktuar dhembje, aritmi e dëmtime të tjera.

    Aritmia

    Kjo njihet ndryshe si ritmi i çrregullt i rrahjeve të zemrës. Ato shkaktohen nga ndryshimi i punës së ritmit të zemrës ose nga çrregullimet e tejçimit të nxitjes së zemrës. Rrahjet e zemrës në një ritëm më të lartë se 100 për minutë njihen si takikardi. Në këtë rast pjesët përbërëse të këtij organi nuk punojnë njësoj, ndaj dhe puna e zemrës çorientohet.

    Çrregullimet e ritmit mund të gjenden në masë tek njerëzit e shëndoshë, të cilët përdorin një sërë medikamentesh që mund të lënë efekte anësore. Simptomat dalluese në këtë rast janë vështirësi në frymëmarrje, presion pulsor i rritur. Mund edhe të mos ketë simptoma.

    Ndërkohë që pulsi është totalisht i çrregullt, të sëmurët ndiejnë dhe parehati në gjoks, presion gjaku i ulët, sinkopë, takikardi. Trajtimi në të tilla raste duhet bërë me mbrojtjet e ventrikujve të zemrës nëpërmjet goditjeve elektrike të cilat e kthejnë ritmin e zemrës në normal. Karakteristikat e takikardive arteriale janë të shumta.

    Veshoret e zemrës kanë vatra të shumta; ritmi i zemrës është i parregullt; kjo lloj aritmie zakonisht shihet në të sëmurët me sëmundje obstruktive të mushkërive. Kontroll i ritmit ventrikular me goditje elektrike nëse pacienti është në rrezik. Ajo mund të zgjasë deri në 30 sekonda. Trajtimi i saj varet nga simptomat që ka. Në qoftë se pulsi nuk ndihet dhe presioni është i ulët, pacienti duhet trajtuar me anë të goditjeve elektrike, të cilat kthejnë funksionin normal të aparatit të zemrës.

    Aktivitetet

    Aktivitetet sportive janë shumë të rëndësishme për të mënjanuar problemet e zemrës. Ndërkohë që jo të gjitha kategoritë e pacientëve mund të bëjnë aktivitete sportive.

    Shumë njerëz me kondita të ndryshme shëndetësore si sëmundje të mushkërive apo të zemrës mund të shkaktojnë më shumë dëm se sa përfitim nga stërvitja. Para se të përcaktohet se çfarë aktiviteti sportiv do të bëjë, është e rëndësishme që të kontaktohet mjeku specialist i cili do të përcaktojë dhe gjendjen e pacientit nëse duhet të bëjë aktivitete sportive dhe se këto aktivitete ndihmojnë në ndonjë aspekt të rëndësishëm.

    Sipas ekspertëve, rreth 30 minuta aktivitete sportive janë shumë të domosdoshme në ditë për të sëmurët e zemrës. Mund të bëhen ushtrime fizike, si ecje ose vrapim i lehtë, çka mund të pakësojë dukshëm rrezikun e prekjes nga sëmundjet.

    Sipas studimeve të bëra, thuhet se për të pasur një zemër të shëndoshë, gjatë këtyre ushtrimeve është e rëndësishme që të bëhen më shumë se ushtrime të thjeshta fizike.

    Kryesisht, ngritja e peshave ndihmon në formimin e muskujve, por të dhënat kanë treguar se një prej muskujve që përfiton nga ky lloj sporti është edhe zemra. Ngritja e peshave pakëson rrezikun e prekjes nga sëmundjet e zemrës, duke ulur nivelin e kolesterolit në gjak, nivelin e yndyrave si dhe ndihmon organizmin të asimilojë sheqernat dhe të shmangë komplikacionet kardiovaskulare.



    14/10/2009

    standart
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  4. #4
    life is a flower Maska e maryp
    Anëtarësuar
    02-05-2006
    Vendndodhja
    ne univers
    Postime
    3,897
    me duhet te marr xhinseng me duhet dhe melatonine
    NESSUNA VITA PUO' DIRSI COMPLETA SENZA UN PIZZICO DI FOLLIA (COELHO)

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •