Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 5 prej 5

Tema: Thani Naqo

  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-08-2009
    Postime
    1
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Thani Naqo

    THANI NAQO
    I DATELINDJES 1953, KA MBARUAR SHKOLLEN E LARTE EKONOMIKE SI DHE KURSIN PASUNIVERITAR PER SKENARIST I FILMIT ARTISTIK NE INSTITUTIN E LARTE TE ARTEVE TIRANE.

    Botimet:
    Shtepia e pėrgjumur-tregime-1977
    Kabina e kuqe- tregime e novela-1985
    Vatra njerezore-tregime e novela-1987
    Perseri pranvere-skenar i filmit artistik-1985
    Pėrgjumje iluzionesh-roman-2006
    Fate paralele-poezi -2007
    Capkenet e mehalleve te botes-poezi lirike-2008
    Simfonite e stineve-poezi lirike 2009







    MĖNGJESET I SJELLIN KĖNDESAT

    Mbushini gotat! Le te ndjekim sonte telat,
    Kitarat e drunjta kanė tingull real.
    Mėngjeset nėn kėngė kėndesash,
    Netėt e dashurisė i kthejnė mall.

    Me fund, o miq, t’i pimė kėto gota,
    Le tė turbullohemi njėherė sadopak,
    Zgjuar le tė mbetet sonte gjithė bota
    Fundi i saj kurdoherė ėshtė larg.

    T’i kėndojmė kėngėt kur kemi dashuruar,
    Kitarave t’u kėputen sonte telat,
    Kėshtu do harrojmė se kemi mėrguar,
    Nga mėngjeset qe i sjellin kėndesat.

    2006




    NENA

    Mė pret gjithnjė tek prag’i portės,
    Duart nėn pėrparėse sikur fsheh dicka,
    Njėlloj si nėnat nė mėhallet e botės,
    Nėna ime, e plakura.

    Ndodh qė kthehem vonė nga puna,
    Pret dyshimzėmėrdredhur.
    “Mbasi im bir pi raki me cunat,
    e sonte vjen nė shtėpi i dehur”.

    Njėmijė kėshilla mban nė gjuhė,
    Pret sa tė kaloj pragun e portės,
    Por, oh, sa shpejt i kalon ai duf!...
    Njėlloj si nėnat e mėhallėve tė botės.

    1980






    HESHTJA ĖSHTĖ ZOTĖSI
    E GRUAS SĖ HESHTUR

    Ndarja e punėve gjymton ato dėshira,
    Ndėr vite iluzive me kotėsi mbuluar.
    Nė fillesėn e ėndrrės shpėrrthen dashuria,
    Nė konusin e rritjes gjithnjė ka kėrkuar
    Largimin e anemisė qė sjell errėsira,
    Me pluhur dekadash ngarkuar.

    Hije tė heshtura pėrqark venė e vijnė,
    Janė kuajt e kaltėr nė vrahun e jetės,
    Bukėn e pėrditshme nė vrahe shijnė,
    Pėrzgjedhin majanė me instinktin e bletės,
    Mes lulesh dimėrore, ku shpesh ngrijnė
    Kotėsitė e tė vėrtetės.

    S’ka pse le dėshirat nė harresė,
    Rizgjimi vjen me cicėrima sqepverdhėsh,
    Shpalosja e flatrave pėrreth folesė
    Me tė parėn krenari imitim shpendėsh,
    End vellon e padukshme nė rrathė dehėse
    Me fije tė magjishme shprese.

    2006





    TROKASHKAT

    Jam ngjitur nė katin e njėqind e nėntė,
    Prek retė e Ēikagos me mustaqe e gishta.
    Majė tė grataēielit ē’ m’ i morėn mėntė,
    Valltaret spanjollka me pulpat e brishta.

    Trokojnė trokashkat, shpalosen fustanet,
    Nėn sombrerot 1) strehėgjėra tunden kitara.
    Spanjollkat e bukura ē’m’i kujtuan stanet,
    Mullinjtė pas lumenjve, andej nga Morava.

    Trokashkat trokojnė me rrahjen e ujit,
    Uji rreh pendėn e derdh forcėn mbi gur.
    Vocėraket vallėzuese nxitin rrjedhėn e grurit
    Dhe pah’i miellit vesh mullirin me nur.

    Trokashkat e kitarat maje gratacieli,
    Gdhendur prej druri, nga pylli kanė dalė.
    Sombrerot strehėgjėra dhe tingujt e fyellit,
    Nėn trokthin e kuajve vrapit ia kanė marė.

    2007
    1)sombrero= kapele strehegjėrė e popujve latinė





    ENIGMA E MADHE

    Ē’prill marroz bėn nė Alaskė!
    Bardhesi vrastare. Mbi gjigantin ajsberg,
    Trupin e akulluar ma ndez njė kuqalashkė,1)
    Mulrlan i tėrbuar mbi ne dėbore hedh.

    Me duart e saj thuri mokasina, 2)
    Tė etur ramė pas gjurmėve tė Londonit. 3)
    Me harta tė vjetra kėrkonim nėpėr humbėtira,
    Jatakun iluziv mbi flori cdo natė e shtronim.

    I lodhur, mėrdhirė, mbėshtjelle me lekurė,
    Londoni inatēor mė shkul veshin e thėrret fort:
    -Me Ethet e Floririt mos u bėj dhėndėr kurrė,
    Nė jatakun e gėnjeshtėrt nuk zgjohesh dot!

    Plasaritur qielli e yje tė cifluar,
    Thėrmohet Kasht’e Kumtrit diku mbi Dauson. 4)
    Habitem: “Kaq larg, o Thani, ē’dreqin ke kėrkuar!”
    Dhe hėna anemike mbi kokė mė mėrmėron....
    2007

    1)kuqalashkė= indiane e Alaskės
    2)mokasina= qiklla, rrathė qė lehtėsojnė ecjen mbi dėborė
    3)Londoni= Xhek London (1876-1916), shkrimtar amerikan.
    4)Dauson=krahine ne Alaske, mban emrin e lumit Dauson.



    BALADA E ZOGUT TĖ NATĖS


    Fle ditėn dhe del natėn,
    zog’ i shekullit tė pagjumė,
    ēakėrdisur kėrkon fatin,
    nė qytetin dritėshumė.

    Brylmbėshtetur nė dritare,
    ankth’ i nėnės kthimin pret,
    zog’ i natės s’erdhi fare,
    gjersa nata krejt u tret.

    Ėndėrrkeqja pėrmbi drurė,
    folen’e zbrazėt diku sheh,
    zog’i n’ēuar s’kthehet kurrė,
    Kur folenė era e rreh...

    Ankth’i ėndrrės ballin mpiu,
    e cepsyrin plot me rrudha,
    lotėt nėnorė aty i ngriu,
    Mblodhi dhimbjen nė dy gurėza...
    2007





    MJAFTON T’I TRAZOSH...

    Ke shkuar atje ku mbolle puthjen e parė?
    Ē’aromė dhe c’ngjyrė ke sot lulen dashuri?
    Nėn hirin e vjetėr thėngjij mbeten mbuluar,
    Mjafton t’i trazosh e ato ndizen pėrsėri...
    2007





    PLAKUSHI U BĖRI
    ME BACE E VRESHTA
    (mesazh pėr baēevanėt e botės)

    Hej, mos harroni tė famshmin Miēurin,1)
    Nė bahēet tuaja bustin t’ia ngrini.
    Mrekullira, o miq, bėri ai me shartim,
    Belica dhe kumbulla dhe fruta si gjinj!

    Mjaft i shtrėnguat paraēkat e shkreta,
    Bustin e tij ta porositni menjėherė.
    Plakushi u bėri me bahēe e vreshta,
    Damixhanat me raki dhe butet me verė!

    Tė hiqni kapelėn dhe ta pėrshėndetni:
    -Tungjatjeta, mbreti ynė, nė shekuj ti rrofsh.
    Qė nga moll’e kuqe e gjer tek pjepri,
    Nė ēdo kokėrr frutė, i madhėrishėm ti qofsh!

    Hajt, mjaft i shtrėnguat paraēkat e shkreta,
    Hiē mos u mėrzitni kur tė bini nė pleqėri.
    Miēurini ju bėri me bace dhe vreshta,
    Butet me verė, damixhanat rrafsh me raki!
    2008

    1)Ivan V.Miēurin (1855-1935)= seleksionist dhe ortokulist rus me famė botėrore nė prodhimin e mė shumė se 300 llojeve hibride te pemeve frutore.




    MĖNGJES I FLORIZUAR

    Thėllėzkat e n’ēuara ia morėn kėngės,
    firon nata nėpėr korijet,
    i pėrhimti agim shtrin draprin e hėnės,
    kosit pllajave dritėhijet.

    E kaltra qiellore shkrin e venitet,
    yjet treten porsi thėngjij,
    hėn e gjysmuar lėkundet e pėrdridhet,
    florizon mbi kashtė e kallinj.

    Florizon ēatitė e kalldrėmet e fshatit,
    pėrmes kortinave shkon e vjen,
    kur dielli drtitėson kokėn e shtratit,
    dalt’ e qerpikėve ėndrra gdhend.

    1972



    OQEANI

    ...E prek, i flas e lutje i pėshpėris,
    I tregoj pėr Moravėn, m’i bukuri nė botė.
    Malėsor isha dikur e atė mal kisha mik,
    Male s’shoh gjėkund e miku im bėhu sot...

    Ėshtė krejt e kotė tė flasėsh me dallgėt,
    Duf’i tyre, pa mėshir, bregun godet.
    Unė mbyll sytė e shoh Moravėn e largėt,
    Nėn dėborė gjumash, i freskėt nėn gjeth.

    Hapėsira ovale shtrihet tej mbi oqean,
    Rreth e qark s’ka pėrrenj, as lumė sheh.
    Shpina ujore ngrihet lart si Ivan, 1)
    Vec dallgėve, o mik, s’u vė dot fre!

    2007
    1) Ivani= mal nė Devoll





    TE BURIM' I LLĖNGĖS

    Burimit tė Llėngės vajzat mbushin ujė,
    Unė fshihem rrakitave nė tjetrin breg.
    Monopatit tė ngushtė, plot gaz e bujė,
    Shfaqen pulpė lavrake qė dielli i pjek.

    Kokėn e burimit hijezon njė kumbull.
    Degėvarur nga kokrat e kuqe plot lėng.
    Gjersa stomnat mbushin barkun e rrumbullt,
    Fustanet e vajzave mbi gjunjė zėnė vend.

    Mendoj jam i vetėm, asnjė djalosh tjetėr,
    Kurmet femėrore t'i shohė ka fat.
    Por hijet tradhtare pas shelgjeve tė vjetėr,
    Ngjasojnė me siluetat kur bien nė mėkat.

    Pas bregut te lumit, me shelgje e rrakita,
    Hajdutēe ikin, hajdutēe ēapkėnė vijnė.
    Pėrkėdhelin kallepėt e arave me misra,
    Ua shkulin mustaqet, pėllėmbėt i nxijnė!...



    MANTELI MĖ I BUKUR NĖ BOTĖ

    S’pėrgjova diellin kur u fsheh pas shpatit,
    Muzgu grizoi pyllin dhe mė nxit pėr rrugė.
    Si fshatar i regjur unė gjej rrugėn e fshatit,
    Mar rrjedhėn e lumit mbi zhavorre e gurė.

    Pllaq-plluq nėpėr ujra e mes lumit ndal,
    Kur do t’ia dėgjoj sėrish zėrin fėshfėrimės?!
    I mbėrthyer mbeta brenda guaskės – metal,
    Zhgėnjimpėrzhitur nga stina e brymės...

    Ndjeva se ky cast ishte gjumi im mė i gjatė,
    Klithma e mėllenjės nga hutimi mė shkund!
    Ngadalė muzg’i mbrėmjes zbriste mbi fshat,
    Mė tė bukur mantel nuk kisha parė kund!
    2007





    KUR DITĖT FIROJNĖ
    RRUGĖVE TĖ BOTĖS

    Pas shpinės ujore dielli perėndon,
    Pėrpėlitet dita nė kthetrat e fillimmbrėmjes.
    Ēdo perėndim kujtesėn mė ngacmon:
    Iku e njė ditė nga dekada e plakjes!

    Koha firon e bėhem mė i kėrrusur,
    Kryeneē e mė i ashpėr ditėn qė vjen.
    Pasqyra merr hak nė fytyrėn e rrudhur,
    Thinjėn e sė djeshmes flokėve ma gjen.

    Shpend shtegtar ndjehem ēdo ditė,
    Zemra pulson mes andrallave tė kohės.
    Nė pritje tė karvanit ku ēapiten pleqėritė,
    Shkarravis kalendarin rrugėve tė botės...



    RINI

    Nuk tė ndjeva kur mė ike,
    Vjeshtė a, pranverė ish.
    Nė djalėri t’i numėroja vitet,
    Tani, dimėrimi mė grish.

    Ishe stina mė e bukur,
    Stinė qė s’kthehet, kurrsesi.
    Hapat e tua nė zemrėn e rrudhur,
    Rrallėherė t’i dėgjoj tani.

    Mos mė dil krejt nga zemra,
    Mos mė ler cung njė shekull.
    Zemra e braktisur fashohet me brenga,
    E dheu s’ka pėr ta tretur.





    VAJZAT RRITEN
    BRENDA NATĖS

    Mora guximin nga afėr ta shoh,
    bajluēkat mbi gjergjef.
    Ēapkėnēe i fola, ca fjalė kot,
    s’dėgjon e bėn sikur s’sheh.

    Qėlloj kalldrėmin fort me pllaz,
    djalosh i keq rebel.
    Zėmrėn rinore marazi e plas,
    njė tjetėr atė pėrkėdhel.

    Ngrihet e ulet gjoks’i gufuar,
    buskat vibruan papritur:
    -Ti qėnke i krisur, fare i paduruar,
    tė vish kur unė tė jem rritur!

    Nata e pagjumė ndolli dyshimin,
    ajo vajzė do tė rritet larg.
    Bajluēkėdredhurėn, qė s’ma dha syrin,
    e nesėrmja s’e gjeti nė fshat.

    1973



    BROHORAS E QESH

    I harbuari dem flak plisin e dheut,
    Marrok gėrryen tokėn, marrokēe pėllet.
    Ngre bishtin kopan si demat e zegut,
    Xhufk’e bajguar mbi shpinė i godet,
    Duket trimosh. S’ka me kė ndeshet!

    Shkreptijnė sytė e brirėt hark,
    Triumfin e ndeshjes kėrkon me hak.
    Kodrinave pėrplaset zėri buēimtar,
    Nėn tinguj bilbili demit zemėrak,
    Brirėt t’ia prek mos i mbetet merak!

    Uji i lumit fėrkohet pas ledheve,
    Porsi djalosh u hodha gur mbi gur,
    Arbitroj demin me trungjet e shelgjeve,
    Brohoras e qesh njėlloj si dikur.





    UNĖ DHE LUKRECI 1)

    Mė shfaqet sa herė i lashti Lukrec,
    “Atdheu im ėshtė ku jetohet mė mirė.”
    Njėmijė pandehma ngre pėr ty, o poet,
    I lėshove kėto fjalė kur ke qėnė i pirė!

    Unė s’jam i pirė, tė ftohtė kam kokėn,
    Pirat i verbėr qofsha do tė ēaj oqeanin.
    Kombi im ka hartėzuar botėn,
    Varret e tij dallgėzojnė Ballkanin!

    Mbushim gotat. Me Lukrecin po pi,
    Nė e teprofshim, flasim nga dėshira.
    Ajo gishtėz tokė bėn grurė, verė e raki...
    Ngritėm velat dhe fryu erėmira!



    1) Lukreci= ( Titus Lucretius Carus) poet roman, fundi shek. IVfillim
    i shek. V


    SHKEL PELLGJET
    SI DHĖNDĖR I PRAPĖ

    Hėna pellgasheve ėshtė shumuar,
    kalldrėm i pafund pogaēeje.
    Unė, dhėndėr’ i varfėr, eci menduar,
    s’kam as dollibash dasme.

    Kapėrcej pellgashet, dredhoj kokė ulur,
    mė duhet e njė gjerdan.
    Pėr gishtin e saj, unazėn mė tė bukur,
    ah,s’kam flori njė gram!

    Hėna gremiset lart mbi kodrina,
    pemėve sonte ka ngecur.
    Hajdutēe i shkova, qiellit iu kacavira,
    e hėnėn e ngjesha nėn sqetull

    Lėshoj pllazin nė errėsirė, as dua t’ja di,
    pogaēe s’mė duhen kėtė natė.
    Nėn sqetull shtrėngoj hėnėn e nxehtė flori,
    shkel pellgjet si dhėndėr i prapė!




    HERĖS TJETĖR
    S’DO TĖ MUNGOJ

    Kur unė mungoj disa orė,
    diku do tė jem penguar,
    klubit plot tym, me hamejtė e gjorė,
    pi raki me cironka fėrguar.

    Ndodh qė mungoj edhe njė ditė,
    patjetėr dergjem diku,
    i dehur tė vij, nga unė ke frikė,
    kėndoj e flas kuturu.


    Mbase s’mund tė vij as sonte,
    njėmijė dyshime mbaj ti,
    rrodhe, veset e kėsaj bote,
    i janė qepur tė dashurit tim.

    Pėrgjon errėsirėn e pret drithėruar,
    kėrcitjen e portės sė vjetėr,
    s’ke pse ta gdhish mė natėn zgjuar,
    unė s’do mungoj herės tjetėr.
    1978






    KU MBOLLĖM
    PUTHJEN E PARE

    Qindra herė kėtė burim kam puthur,
    Kaq herė e ke puthur dhe ti.
    Llangosėm gjunjėt para tij pėrulur,
    Nė puthjen e parė aty.

    Erdha sot tė shoh ujin e kulluar,
    Pasqyrėn kristal s’ia preka.
    Nėn gjethet e vjeshtės lashė mbuluar,
    Njė tė qeshur nėn flokėt e verdha.

    Pylli fėshfėrin, degėt pikojnė gjethe,
    Era palė-palė i ngjesh.
    Vjeshta mė shkuli urimin prej zemre,
    Paē fat kudo qė tė jesh.



    NJĖTRAJTSHMĖRI

    Iku e kjo mbrėmje. Afroi ēast'i gjumit,
    Nėn ujė dielli ėshtė fikur qėkur.
    Gishtat prekim, sic prekin humbėsit,
    Dashurinė e thekur filluar dikur.

    Iku e kjo mbrėmje. S'la vegim tė largėt,
    E nesėrmja sjell tė ngjashmen e saj.
    Sėrish do tė prekemi, sic preken plagėt,
    E dielli qė shuhet diku nė skaj.

    Njėtrajshmėria tretet cdo mbrėmje,
    Plaquritja e dallgėve na vjen nė shtrat.
    Nė gjumin e shurdhėt shėtis me ėndje,
    E bėj ē'tė dua si djalosh i prapė


    SHTOJZOVALLJA

    Qesh bukuri, qesh! Syri yt i shkelur,
    Kėmborėt m[i tund nė zemrėn bosh.
    Ndillmė, ama kemi pėr tė bredhur,
    Shtigjeve me ferra nga nuk dilet dot!

    S[te ēoj livadheve me aromė lulesh,
    Nėn tumba kulprash me mua tė fshihesh.
    Shtojyovalle, mbi gjunjė, ti tė mė ulesh,
    Kulper pas meje t'mė pėrdridhesh.

    Ah, ē'marrėzi ndjell qeshja jote,
    Blic shkrepėtimash syri yt lėshon.
    Vetėtimė gjarpėrueshe pėrmes kėsaj bote,
    Ku dashuria e vyshkur plaguar lėngon.



    POETI

    Dalin vargje dėshpėrimi,
    Sa herė jeta tė mashtron.
    Qiejt e syve re trishtimi,
    Brenga-brengės i rėndon.

    Breng'e hidhur pėr kėdo,
    Shkėmb Sizifi, ah, kjo jetė!
    Shpirtin tėnd mos e mundo,
    Bota s'ėshtė kaq e shkretė.

    Dėshpėrimin nxirr me vargje,
    Gjersa shuhet vjesht[ e vonė.
    Mos kalo mbi ato pragje,
    Breng' e dimrit tė mjeron...


    KUR UNE TE IK


    Perse me luteni? Tjter c'tu jap?
    Enderrimet e mia te gjitha i treta.
    Deshirat e reja s'kapen ne vrap,
    Ne rrimen e vjeter mbeta.

    Ua mbusha goten me fjalen e embel,
    Nuk me skllaveroi vargu i percudnuar.
    kur une te ik, hapur po ua le zemren,
    Te shihni si e pata zbukuruar.
















    !
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Thani : 20-09-2009 mė 22:52

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-07-2004
    Postime
    3
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Shume te bukura

    Benkoja nga tirana

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Mosha
    59
    Postime
    2,696
    Faleminderit
    0
    53 falenderime nė 45 postime

    BRAKTISJA VAJTON NĖN VELLON E MUZGUT


    MALL NĖ TROPIK



    Vakėsi tropiku. Qielli pa njė re,

    Klorofila e tkurrur harroi tė marė fymė.

    Ylli Polar turfėllon porsi dre,

    Nga degėzat e brirėve ai shkund brymė.



    Vakėsi tropiku. S’lėviz njė gjethe,

    Me zogjtė shtegtarė ika edhe unė.

    Mbrapa lashė diellin, oqeane e dete,

    Pėr shelgje tė grizuar e burime me ujė.



    Vakėsi tropku. Nė trup e nė shpirt,

    Vibrojnė tingujt e sqepave shpendore.

    Misteri i mbrėmjes largon e i grish,

    Tė florinjtat korije nėn muzgje puplore.



    Mbrėmja pezull. As natė as ditė,

    Syri i hėnės shpate furfuran.

    Xixėllima universi vijnė nga thellėsitė,

    Mbi napėn djepore dimrin kallkan.




    * * *

    Vakėsia mė zhveshi lėkurėn ēokolatė,

    Lodrova me tė gjersa rashė nė gjumė.

    Mėngjesit, sklepavitur, nuk ndjeva vapė,

    S’kish faj tropiku. Mall pata unė…







    KU HARBON RINIA IME?



    Pėrse mė fshihesh? Ku je tulatur?

    Ē’llagėme zemrash mbete pėllumb?

    Kthehu nė folen’ e gjoksit tė plakur,

    Pa ty jam i vdekur e tė jetoj s’mund.



    Pėrgjėrohem mėngjeseve porsa hap sytė,

    Kumbimin e kėmbanave a e dėgjon?

    Amanet dashurinė qė s’ka tė dytė,

    Me zjarrin djaloshar atė e mėko.



    Mblidhmi mbi kokė yjet nė darkė,

    Kashtėn e Kumtrit ma ngri mullar.

    Hėnėn gjysmoje dhe bėma varkė,

    Pėr velė ngrije vetullėn e saj.



    Arushėn e Madhe ktheje nė kalė,

    Pagėzoje krifėmadhin me emrin Dori,

    Harbo mes yjeve tė mė nxjerrėsh mallė,

    Puthmi ato qė dashuroja nė rini.






    * * *



    E, kujt i lutem dhe i pėrgjėrohem?

    Kapistrėn ta hoqa si kalit hergjele.

    Hajt, shko ku tė duash! Vetė do mėkohem,

    Gjersa frymėn e fundit ta lė pėrmbi dhe!



    Ku je tulatur? Ku je fshehur?

    Ku harbon o, mėz, rinia ime?

    Dashuritė e tua qė ti m’i ke ngrehur,

    M’i le tė klloēitin zemrėn time…









    ĒAST I TRISHTĖM MIDIS DY KOHĖVE



    Kukudh i harruar mbeta mes fushės,

    Fasho e dritės tej nė atė dritare.

    Mė bėn tė mbledh rrotull fundin e bluzės,

    Tė thėthij pėrhumbjen nė bisht cigare.



    Braktisja vajton nėn vellon e muzgut,

    Nė mezhdė rėnkon shelgu qyqar

    Pėrshpirtjen ia dėgjova djaloshit larg-humbur,

    Drithėronte pėr tė edhe bryma mbi bar…
    -Pasja e shpirtit ėshtė privilegj pėr trupin. (E SH)

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Mosha
    59
    Postime
    2,696
    Faleminderit
    0
    53 falenderime nė 45 postime
    KATRANOSJE DHE TRIUMF


    tregim nga Thani Naqo




    Brenda njė ore ai vizitoi disa nga libraritė e kryeqytetit dhe pikėrisht ato pėr ku e adresuan njerėzit e tij. Mbas dhjetė vjetėsh emigrim vinte nė Atdhe, u ēudit me ndryshimet gjithandej dhe, po tė mos kishte qėnė i kushėriri, ai do tė kishte humbur rrugėve tė kryeqytetit.
    Nuk ishte mė ajo Tirana e dikurshme qė mbante mend ai.
    Si tė gjithė krijuesit emigrantė e pushtoi padurimi tė dinte fatin e librit tė tij, tė cilin e kishte botuar dy vite me parė.
    Ē'e pyet, botimi i romanit i kishte kushtuar njė djall e gjysėm!, dhe ndėrsa hynte dhe dilte nga libraritė e kryeqytetit, i tingėllonte nė kokė klithma e sė shoqes:
    - Unė s'po ble dot njė fustan pėr tė qėnė, t'i hodhe nė kosh tė plehrave tre mijė dollarė!
    Kurerrshtja pėr tė parė kryeqytetin iu shua shpejt dhe vėndin e saj e kaplloi ēudia e rafteve tė librarive qė rėnkonin nga tejngjeshja me libra. Shitėsit, sikur t'i kishte pjellė njė nėnė, krejt indiferentė me klientin, e kalonin kohėn tek pragjet e dyqaneve duke parė turmėn shėtitėse, ose shfletonin revista pornografike. Kudo qė hyri dhe doli nuk tregoi emrin e tij. Asnjėri nga librashitėsit dhe librashitėset nuk e njihte. Asnjėri nuk ngjalli njė fije interes pėr kėtė fytyrė tė zeshkėt klientore, tė rrudhur, e rrahur nga erėrat e diejt e mėrgimit dhe ai nėnqeshte djallėzisht sepse pati ndjesinė se ata me siguri e mernin pėr ndonjė banor periferie, perimebėrės a prodhues qumėshti, i cili gabimisht kishte kapėrcyer pragun e dyqanit tė librave. Ai pa klientė periferikė tė stampuar para rafteve tė librave, bėnin gjoja sikur ishin nė kėrkim tė ndonjė titulli por, nė tė vėrtretė, ata pėrgjonin me bisht tė syrit stacionin e autobusit, pėr tu larguar nė periferinė e tyre.
    Shitėsit e librave ishin mėsuar me heshtjen enigmatike tė klientėve tė tyre. Ai vuri re se edhe burra me borselina qė mbulonin me siguri koka tė menēura shkrimtarėsh apo kritikėsh letrarė qė patėn fatin e kapėrcimit tė shekullit dhe sistemeve, qėndronin porsi eunukė pikėrisht ku qenė afishuar librat e huaj, mbasi nė atė stendė renditeshin edhe shkrimtarėt mėrgimtarė, me emra enigmatikė, sipas shtetėsive tė tyre ku kishin emigruar. Kėta eunukė tė socrealizmit e ndernin dorėn me saktėsi drejt autorėve puro tė huaj dhe tė parėn gjė qė bėnin ishte njohja me ēmimin e librit. Ai i pa si mblidhnin buzėt tė pakėnaqur dhe zbuloi se, megjithėse qenė tė veshur me sqimė intelektuale, fusnin zakonisht dorėn e djathtė nė xhep, pėr tu siguruar se kishin tė thyera tė mjaftueshme pėr autobusin ose pėr njė kafe. Pra, u bind se eunukėt e socrealizmit kishin mbetur xhepshpuar nė sistemin kapitalist. Nė librarinė Nr.3 i qėlloi tė shohė katėr ēunakė qė bashkuan lekėt pėr tė blerė njė revistė pornografike. Shitėsja vetullspicė ua shkeli syrin dhe shtoi me zė kumbues "kam edhe perzevativė!" sikur ai lloj malli prej llastike tė tejdukshme shitej sė bashku me revistėn.
    Mirėpo shitėsit e librave nuk ishin aq humbashė siē tregonte pamja e tyre. Kishte qėlluar qė edhe nga njerėz periferikė, shitės vezėsh, djathi, gjize, ose perimesh dhe frutash, me shporta tė zbrazura varur nė krah, hynin rrėmujshėm nė dyqanin e tyre dhe ēkėrmoqnin me to kasėn e derės. Kėta lloj klientėsh vinin drejt banakut dhe lėshonin pyetje tė mistershme tė cilave edhe njė librashitės me diplomė universitare, nuk ishte dot nė gjėndje tu pėrgjigjej atyre. Zakonisht ata i kishin sytė tė pėrshkėnditur, atė qė flisnin me gojė e shoqėronin me duarėr. Kėrkonin libra ku deshėn tė mėsonin si luftohej karkaleci jeshil, pėr vrugun nė tė lashta, pėr kromėn qė prek gjethet e mollėve dhe bile, pyetjet shkonin deri " dua librin si luftohen kėpushat nėn lėkurėn e lopėve, apo ēdo lloj libri qė flet pėr morrat dhe pleshtat e dhive e derrave", sikur libraritė e kryeqytetit tė ishin hapur enkas pėr literaturė veterinare.
    Nga kjo kategori klientėsh shitėsit dallonin ata qė kishin sy zhbirues nėn vetullat kaleshe, spese ata ruanin rastin kur mbeteshin vetėm e pėrvetėm. Lėshonin mbi banak njė dorė duhan tė grirė hollė, tamam si lesh arrapi dhe ta shkelnin syrin pėr pazar tė menjėhershėm e fitimprurės pėr tė dyja palėt.Kjo kategori klientėsh ta rrihnin supin sikur njiheshe prej kohėsh,, i ftonin shitėsit pėr kafe dhe i fusnin nė kontrabandėn e duhaneve tė pėrziera. Dhe... Dhe kapje, si nė ėndėrr, njė dorė tė mirė..."Domethė nė, edhe ky periferik, nuk dihet ēfarė fsheh nėn lėkurėn e zeshkėt"- mendoi librashitėsi i librarisė Nr. 14 - Paska bėrė edhe banjė, koka i shkėlqen si pjepėr laknasi, qėnka veshur edhe si pėr ditė feste...Ah, ne librashitėsit mburremi kur shesim njė libėr, por e keqja jonė ėshtė se nuk lexojmė kurrė libra. Na ėshtė bėrė mendja para e seks dhe nga kjo e keqe e madhe e mosleximit, nuk kemi pėr tė kuptuar kurrė njeriun e kėsaj bote moderne. Sot, tek klienti i panjohur fshihet edhe fshatari, edhe qytetari, edhe emigranti i vėndeve nordike, more, prapa tij fshihet edhe njė qerroz emigrant i tropikut, pjekur e xėrxėlluar nėn diellin e lakmuar nga e gjithė bota" - mendonte librashitėsi duke hetuar klientin e tij. U mbėshtet mė mirė pas banakut, me dyshimin pėrfundimtar:
    "Nuk ka mė tė ngatėruar se klienti qė hyn nė dyqanin ku shiten libra!"
    Ndėrsa klienti vėshtroi me bisht tė syrit librashitėsin qė kalamendej nė mendimet e veta, kundroi njė copė herė rraftet e sipėrme, u pėrkul pėr tė parė librat nė rraftet e mėpshtme, kafshoi buzėt, nėnqeshi me ironi, shtrėngoi pėllėmbėt pleksur prapa vitheve dhe, mė sė fundi, nxitoi pėr nga cepi tjetėr i dyqanit. Kryqėzoi krahėt para gjoksit dhe i dha kokės prapa.
    Njohu librin e tij, romanin e shkruar me duart e mėntė e tija, me kopertinėn alla gjelbėroshe, sikur ai libėr tė qe dispensė e fakultetit tė agronomisė. Kopertina e romanit linte pėrshtypjen se nė tė shkruhej pėr mėnyrat e krasitjes sė pjerrgullave tė rrushit dhe pemėve frutore, ose si kryhen punimet pėr mbjelljen e tė lashtave. Autori psheretiu, tundi kokėn i pakėnaqur sepse atė ēast i tingėlloi ulėrima e sė shoqes " unė nuk po ble dot njė fustan pėr tė qėnė, ti hodhe nė kosh tė plehrave dy mijė dollarė!". E kishin vėnė nė dijeni se romanin e tij SHTRĖNGESA E RRATHĖVE e patėn shpėrndarė nė katėrmbėdhjetė librari kryeqytetase. (Bile, bile, mburreshin kushėrinjtė, me shumė tė lutura, qerasma e ndėrmjetėsi miqsh, mezi ua patėn mbushur mėndjen librashitėsve qė tė pranonin nė dyqan tė paktėn disa kopje. Sa pėr paret, kur tė shitej libri, shitėsi t'i mbante tė gjitha pėr xhepin e tij. Libri ishte i paguar dhe autori e dėshėronte me gjithė zemėr veprėn e tij nė dorėn e lexuesit.) Ata patėn ēuar nga pesėdhjetė kopje nė katėrmbėdhjetė librari dhe, ai e pa veprėn e tij tė "krekosej " nė altarėt e pluhuruar tė artit, pėrkrah shkrimtarėve tė padėgjuar dhe atyre mė nė zė.
    Njėri nga kushėrinjtė e parė, Mustaqelliu, kishte hapur dyqan bulmeti. Ndėrsa ia kishin shtruar me djathė e qepka e raki rrushi, pa shuar nėnqeshjen ironike e djallėzore, ai i kishte thėnė natėn e kaluar:
    - Mė shpejt shitet njė kade me gjizė o, kushėri, se sa njė libėr. Paratė qė harxhon pėr ti botuar, harxhoi me ne. Tė hamė e tė pijmė. Ne do tė tė ngremė shėndete pėr ty, do tė tė urojmė kurbet tė mbarė, me krahė tė lehta dhe tė na vish gjallė e shėndoshė dhe sa mė shpesh - etj.etj.etj, dhe atij i qe dashur natėn e kaluar tė pėrballej me xanxėrllėqet e Mustaqelliut, por ama tani, pikėrisht tani, u ndje befas krenar, nė ēastin qė po i fikej edhe shpresa e fundit. Shpresėmadhėshtia i erdhi nė kėtė librari nė fund tė rrugės sė Durrėsit, sepse u ngushėllua kur pa SHTRĖNGESĖN E RRATHĖVE krah pėr krah me SHPIRTĖRAT E VDEKURA tė Gogolit, pavarėsisht se nga ana tjetėr, veprėn e tij e shtrėngonin pa mėshirė (mbase ky ishte fat i pėrbashkėt!), kolitė e librit TATĖPJETĖ RRĖPIRAVE TĖ VĖNDLINDJES, libėr me vjersha i njėrit prej miqve tė tij emigrantė. Miku i tij nuk deshte t'ia dijė pėr rrymat letrare, nuk i bėnte syri tėrr kur ai i thoshte se vjershat e tij ishin bejte qė nga koha e Perandorisė Persiane. Miku i tij kėmbėngulte se dardha historikisht e ka patur bishtin mbrapa. Megjithėse Miēurini i famshėm krijoi me dhjetra lloje dardhash, bishtin ia zvogėloi apo ia zgjati sipas dėshirės, ama dardha mbeti qė mbeti me bishtin mbrapa dhe...Dhe miku i tij krekosej dhe e mbante veten pėr poet, pavarėsisht se ishte punėtor landri nė njė spital tė ēmėndurish. Ai e kalonte kohėn e lirė me vargėzime malli pėr vėndlindjen dhe nostalgjia sa vinte e po i shtohej nga viti nė vit. Kur miku ia recitonte vjershat, i mjegulloheshin sytė nga lotėt. Arriti deri aty sa nuk pinte asnjė lloj alkoli, pėrveē rakisė tė rrushit nga pjerrgulla e oborrit tė shtėpisė sė tij nė fshatin e lindjes. Nostalgjia e tepruar pėr atdheun dhe sidomos ajo, pėr fshatin e qarkuar me korije lajthishtash e dushqesh, ia kishte vėnė poshtė trupin e dikurshėm gjigand prej njė kuintali e gjysėm, nė njė pėrzierje kockash e lėkure, afėrsisht 70 kilogram dhe...
    Autori i romanit SHTRĖNGESA E RRATHĖVE ndjeu keqardhje mė shumė pėr mikun nė mėrgim se sa pėr veten e tij.
    Ktheu e vėrtiti nėpėr duar njė kopje tė librit, ia hetoi fytyrėn nė foton e kapakut sikur e shihte pėr herė tė parė. Mustaqe tė holla dhe syrin e djathtė pakėz tė shkelur, " o, Zot, ē'sy tallės dhe nuk i kam ditur mė parė!", tejet ironikė, me demek, sikur tė deshte tė sfidonte me atė pamje jo vetėm miqtė e vet, por edhe lexuesit kudo nėpėr botė:
    " Ta di se tretem si qiriri, nuk do tė rresht sė shkruari vargje pėr vėndlindjen time tė dashur!"
    -Do tė blini ndonjė libėr- dėgjoi pas shpine zėrin e librashitėsit.
    Autori i RRATHĖVE TĖ SHTRĖNGESĖS fillimisht hapi krahėt pakuptim dhe pastaj i bashkoi pėllėmbėt para gjoksit sikur tė donte tė falej.
    -Desha tė di a keni shitur ndonje kopje nga romani SHTRĖNGESA E RRATHĖVE- pyet ai.
    -Asnjė kopje!- u pėrgjigj me sokėllimė librashitėsi- Absolutisht, asnjė kopje!
    -Ah, moj, nėnė e dashur, me ke lindur ditėn e fatit!- e ngriti zėrin edhe autori i romanit.
    Librashitėsi hapi krahėt i ēuditur nga hovi i kėtij kokėpjepri dhe mbeti supembledhur mbėshtetur pas banakut, ndėrsa ai kaloi nėpėr duar veprėn e tij duke lėnė pėrshtypjen se po e shihte pėr herė tė parė, sikur ai libėr tė kishte qėnė njė nga relikat e famshme tė artit, kqyri fytyrėn e tij tė njėzet viteve tė shkuara, kur kokėn e pati tė veshur me flokė kaēurela, faqet e mbushura e pa rrudha, pastaj e mbuloi me pėllėmbė fytyrėn e fotos dhe i tha librashitėsit pa kthyer kokėn nga ai :
    - Sikur t'i ble tė gjitha RRATHĖT E SHTRĖNGESĖS, me ēfarė ēmimi ma shet njė kopje?
    Shitėsi doli nga pėrtej banakut, nėnqeshi djallėzisht, krojti kokėn dhe, pasi u mendua vetėm disa sekonda, thirri triumfator:
    - Mė jep 10 lek pėr kopje dhe ua paē hairin tė gjitha rrathėve!
    - Me kėtė ēmim do tė ble edhe TATĖPJETĖ RRĖPIRAVE TĖ VĖNDLINDJES- tha me kėmbėngukje autori i romanit.
    - Ua paē hairin edhe rrėpirave!- gati klithi librashitėsi, futi paratė nė xhep dhe u tregua i gatshėm pėr ta ndihmuar klientin misterioz gjersa kolitė e dy librave pėrfunduan nėpėr trasta plastike.
    Autori i RRATHĖVE TE SHTRĖNGESĖS pėrjetoi nga afėr vėshtrimin egėrshan dhe njėkohėsisht tė habitur tė librashitėsit. Ai po pėrjetonte mbase ēastin madhėshtor autor- shitės, atė ēast pėrjetimi qė as Balzaku i famshėm nuk e kishte provuar ndonjėherė nė jetėn e tij.
    Akt-shitja kishte pėrfunduar dhe ai pa librashitėsin qė kruante faqen i menduar, ia dėgjoi edhe psherėtimėn e thellė mbushur me dyshime. Librashitėsi, tepėr kurioz, e ndoqi deri tek dera, duke pėrsėritur disa herė tė njėjtėn pyetje:
    -Tė lutem, mė thuaj ēdo tė bėsh me kėto libra, se po luaj nga mėntė!
    Kėmbėnguli pėr tė fundmen herė dhe mori guximin dhe e kapi pėr bryli klientin e tij.
    -Biznes!- u pėrgjigj zėlartė autori i romanit "SHTRĖNGESA E RRATHĖVE" - Akoma nė Shqipėri nuk e kanė marė vesh se bota ėshtė e ngatėruar- dhe shtoi zėlartė pasi doli nga libraria- Ah, duhet tė dish si tė pasurohesh!- dhe autori i SHTRĖNGESĖS SĖ RRATHĖVE, doli nė rrugė duke u anuar nga pesha e trastave.
    Kushėriri Mustaqelli kishte parkuar makinėn nė anėn tjetėr tė rrugės. Ai hapi krahėt tejet i ēuditur kur e pa tė ngarkuar ashtu. Vėshtroi librashitėsin teksa fliste nė telefon. E njihte fare mirė librashitėsin Nr.14, mbasi i kishte dhėnė falas dy kilogram djathė dhe po aq gjizė, mjafton tė pranonte nė dyqanin e tij pesėdhjete kopje tė romanit. Ngriti kapakun e bagazhit tė makinės, vendosi librat nė tė dhe i tha autorit-kushė ri me gjysėm zėri:
    -Tani e katranose fare!
    - Libri nuk ėshtė kade me gjizė, po nisu pėr nė libraritė e tjera!- e ngriti zėrin ai dhe tregoi me dorė nė drejtimin ku mund tė ishin libraritė ku dergjej romani i tij i pluhuruar.
    Pėr ēudi tė ēudirave, RRATHĖT E SHTRĖNGESĖS nuk i gjetėn mė nėpėr rafte, njėkohėsisht edhe librin me vjersha TATĖPJETĖ RRĖPIRAVE TĖ VĖNDLINDJES.
    Pėrgjigja nė trembėdhjete libraritė e tjera qe e njėjtė:
    -Na vjen keq zotėri, por kėto libra janė shitur qėkuri. Jemi nė pritje tė furnizimiit tė ri.
    -Pasja e shpirtit ėshtė privilegj pėr trupin. (E SH)

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Mosha
    59
    Postime
    2,696
    Faleminderit
    0
    53 falenderime nė 45 postime
    Nga romani i ri i posa botuar, "Murmashet", i shkrimtarit Thani Naqo.

    1.



    Letrėn e kishte lexuar disa herė dhe sot nė mėngjes Artan Bareli pati ndjesinė se ē’shkruhej nė tė i dinte tė gjitha pėrmendėsh. Ardhja e Anita Traboninit nė Amerikė i zgjoi kujtesėn e njė ēerek shekulli tė shkuar dhe ai kishte rėnė nė kurthin e ankthit qė sjell pritja.

    Ndezi cigaren dhe hodhi shikimin mbi kurorat gjigante tė pemėve tropikale. Tufa e shpendėve murmashė oqeanorė vinte rrotull mbi to dhe kjo i kujtoi se shiu do tė befte sė shpejti. Thėthiu etshėm cigaren dhe pa dashje i doli psherėtima qė u pasua me rrathė tymi mbi kokėn e tij.

    -Eh, Anita Trabonini - tha gati me zė.

    Termometri amerikan tregonte 90 gradė nėn hije, zagushi e mbetur pezull, por e nxehta e tropikut Artan Barelin nuk e bezdiste aspak. Nėse qėndronte nė sallonin e pritjes, atij i duhej tė pėrballej me ankimet e pėrditshme tė nėnės pėr dhimbjen e kockave nga reumatizma, ndėrsa pompa, qė pėrdorte i ati me astmė, lėshonte kėrcitje dhe atij i linin pėrshtypjen se dikush ecte pėrmbi lajthi.

    Pasioni i dikurshėm pėr gdhendje nė dru iu rizgjua tre muaj tė shkuara kur ai u ndje i ngeshėm nga papunėsia pėr shkak tė krizės ekonomike. Rastėsisht i pati zėnė syri nė njė garash-shitje gleta, thika dhe ēekiēė; i zoti i tyre kishte ndėrruar jetė dhe, mikesha e tij, trupmadhe e tejet e shėndoshė, i kėrkoi dhjetė dollarė pėr to.

    -Mjaftojnė pėr qirinjtė e pėrshpirtjes - kishte thėnė ajo, ndėrsa ai u pati hedhur njė sy relieveve nė dru. Talenti i gdhendėsit tė vdekur tregonte haptazi maninė e tepruar ndaj frutave dhe perimeve.

    -Ishte vegjetarian. Sa kam unė njėrėn kėmbė - kishte bėrė shaka e zonja e shtėpisė - aq peshonte trupi i Xhonit. Ama, i tha lamtumirė kėsaj bote, i ngopur me tė gjitha - dhe ai mezi kishte mbajtur tė qeshurėn kur pėrfytyroi skenėn romantike tė seksit tė tyre.

    Mikesha e Xhonit qėlloi gazmore. Bebėzat e syve, nė ngjyrėn e lendeve tė lisit, shfaqnin hapur melankolinė dhe karakterin e saj paqėsor. Ajo tregoi relievet e mbėshtetura pas murit. Bėri disa lėvizje tė mistershme duarsh, sikur tė donte tė thoshte “nuk di ē’tė bėj me to” dhe purpurimi u pėrhap nga fytyra bardhoshe deri nė pulpat gjigante.

    -Gjer ditėn qė vdiq, Xhonin e terrorizoi mendimi se arti ka rėnė nė kthetrat e djallit - kishte thėnė ajo. Pastaj tregoi me kokė tabelėn pėr shitjen e shtėpisė, varur nė njė kryq druri; hapi krahėt e dėshpėruar dhe tha:

    -Amerika ka dalė pėr shitje, por nuk e ble kush.

    Hapėsira e parkingut qe mbushur me mobilje e rraqe shtėpiake. Mbi tavolina kishte enė kuzhine, kukulla e zogj gdendur nė dru, njė bust i vogėl po prej druri, tė cilin ai e njohu menjėherė se qe i ortokulistit rus, Miēurinit. Midis mallrave elektronike atij i zuri syri njė model telefoni tė shekullit tė XIX, telefon me dorezė rrotulluese, i njėjtė me ato tė zyrave nė fermėn bujqėsore tė Shėmturit, ku ai kishte punuar agronom njėzet vite tė shkuara. Mbi njė tel tė tendosur paq qenė varur fustane dhe bluza tė gjėra, madhėsia e tė cilave tregonin se ato veshje ishin nga gardėroba e tė zonjės sė shtėpisė. Nė njė kėmbalec qenė varur kostumet e kėmishėt e Xhonit dhe, pėrfund kėmbalecit, nja dhjetė palė kėpucė, tė gjitha me majė, me thembrat ngrėnė nga jashtė, tė gjitha nė ngjyrė tė zezė.

    Pėrmasat e rrobave dhe kėpucėve tregonin se kolegu amerikan kishte qenė vėrtet trupvogėl siē e pati pėrshkruar mikesha e tij.

    Ajo qe treguar e gatshme pėr tė ndihmuar nė vendosjen e veglave nė bagazhin e makinės. Fryma i kundėrmonte thartėsirė vere por, nėnsqetullat e bėshme i dilnin gulshe aromė tė ngjashme me atė tė borzilokut. Pa dashje, a mbase enkas, ajo e preku me llėrė, pėrveshi buzėn e poshtme dhe, me njė tė fryrė, balluket e verdha i morėn formėn natyrale.

    Artan Bareli qe habitur me fytyrėn e purpurt tė asaj femre, buzėt e fryra e tė lėngshme dhe gjoksi i saj gjigant i kishte kujtuar Shkėmbin e Cicave nė vendlindjen e tij nė Bėrxhuk.

    -Njėherė tjetėr - i qe pėrgjigjur ai ftesės sė saj pėr tė pirė sė bashku verė Erotika. Ajo i kishte thėnė se verėn e pėrgatiti Xhoni me duart e tij nga rrush Kalifornie, njė vit pėrpara se ai tė ndronte jetė.

    Ai kishte ndezur makinėn pėr tė ikur, kur ajo klithi, ”prisni njė minutė” dhe hyri nė garazh duke u lėkundur nė tė dyja anėt si patė bardhoshe. Buzėt e lėngshme dhe, zėri i saj kristal, i kujtuan moshataren e tij, Kaurkėn e Bukur. Ndėrkohė mikesha e Xhonit qe kthyer me njė shishe nė dorė dhe ai i nderi asaj njė dhjetė dollarėsh pėr verėn, por ajo nuk e pranoi. Atė ditė ai qe treguar vėrtet kavalier i shkathėt: kartėmonedhėn e ngjeshi nė qendėr tė sytjenave. Mbase gishtat e tij e patėn gudulisur sadopak, sepse ajo qeshi hareshėm dhe atij i mbeti nė mendje, pėrpėlitja e qerpikėve, pėrdredhja e syve dhe goja e vogėl nė fytyrėn gjėroshe. Pastaj ajo qe larguar me ecjen nazemadhe dhe, para se tė hynte nė shtėpi, ktheu nga ai edhe njėherė fytyrėn e purpurt si gjethja e dushkut tė porsa dalė nė pranverė.

    Pulpat e saj gjigante atij i ngjasuan me vozat e zahireve tė dimrit qė sajonte i ati dikur me dru tė kuqėrremė nga vishnjat e pyjeve tė Bėrxhukut.

    Erėn e rėndė tė hudhrės ai e kishte ndjerė vėrtet mbi dorėzat e veglave. I spėrkati me klor dhe i shpėlau me ujė tė rrjedhshėm. Po atė ditė, nė njėrėn nga kėndet e verandės mbrapa shtėpisė, sajoi tavolinėn e punės me dėrrasa dograma. Nė ēastin qė po vendoste veglat nėpėr sirtarė, trokėlliti shiu mbi llamarinat e ēatisė sė verandės dhe gjėmuan bubullima tė njė pas njėshme. Donika, e shoqja, fytyrėpudruar dhe peshqirin mbledhur mbi flokė porsi ēallmė, kishte hapur vrulltas derėn e xhamtė.

    -Edhe kėto na mungonin nė shtėpi! - kishte klithur ajo e xhindosur.

    I ati kishte hequr tubin e oksigjenit nga hunda dhe qe nderur nga pėrtej xhamave me pamje habitore duke kruar kokėn. E ėma i kishte sjellė kafen nė verandė, tregoi me majėn bastunit qiellin qė rrjetėzohej nga shkrepėtimat dhe, para se tė ikte, lėshoi frazėn zemėrake:

    -Mos u mėrzit biro. Edhe Ali Pasha kishte frikė nga Vasiliqia.

    Artan Bareli i kishte sjellė prindėrit nė Amerikė tre vite tė shkuara. Fillimisht pati menduar se ata do tė ambientoheshin me jetėn nė kontinentin e largėt, mirėpo qe gabuar. Ditėn, kur ai vari nė mur dy relievet me pamje nga vendlindja, e ėma lėshoi sinjalin:

    -Tashi mė duket sikur jam nė Bėrxhuk.

    Asaj iu zgjua malli pėr pyjet e livadhet, mburri lėvoren e lisave tek Kroi i Bilbilave, sepse me lėvore lisi e ēaēanikė arre, bėrxhukasit kishin ngjyer denbabaden tufėt e penjve. Pėrmendi netėt e gjata nė dimrat e rėnduar nga dėbora, kėndin ku ajo mbante vegjėn pėr thurrjen e qilimave dhe rrugicave dhe, u ankua, se modelet qė nxirrte mendja e saj, ia vidhnin pa pikė turpi graria e fshatit. Pėrmendi kazmėn e lopatėn, qė asaj nuk iu ndanė nga duart nė gjysmėshekullin komunist, kupet e plehut nė oborr dhe dhe bajgat nėpėr rrugė. Pėr bukėn e misrit, tha:

    -T’i bije me plumb, plumbi nuk e shponte.

    Pasi mbaroi me listėn e tė kėqijave tė komunizmit, ajo puliti sytė ėndėrrimtarė dhe ia filloi lavdėrimeve pėr veten e saj, si ndrynte me dorė brumin pėr kuleētė dhe lakrorėt e byrekėt me lėpjeta e radhiqe. Poēet e bulmetit i mbėshtolli hamendshėm me velenxe leshi qė kosi tė mos thartohej. Atė ditė tregoi me hollėsi si i kontrollonte vezėt njė e nga njė nėn dritėn e llambės me vajguri, a prapa flakės sė qiririt, pavarėsisht se mbante dy e tre kėndesa. Furrikėt e klloēkave i vinte nė ahurin e bagėtive, mirėpo, gjersa vinte vjeshta, zogat e jariēkat fironin mė shumė se gjysmat. Ca i rrėmbenin nė mes tė ditės shqiponjat e skifterėt dhe, pjesėn tjetėr, qelbėsit e maēokėt zullumqarė tė mėhallės.

    Dy javė tė shkuara, me lotin e fshehur nė cep tė syrit, e ėma i tha se e kishte zėnė malli tė zjente si qėmoti fasule nė poēe balti dhe tė mbushte kadet me domate turshi e arme lakre. Piperkat do t’i mbushte me gjizė dhie. Pastaj ajo mbushi edhe njė qyp tė madh me salcė kosi prej qumėsht deleje dhe tregoi me hollėsi si i grinte hollė thelpinjtė e hudhrės dhe spėrkatjen me spec djegės. Shqerrėn dhe kecin atė ditė ajo i poqi me njė hamendje tejet fantastike: jo me saē, por nė furrė dhe furrėn e nxehu me shkarpa ahu.

    Pasi shtroi tavolinėn iluzive nė verandėn e shtėpisė nė Bėrxhuk, tha:

    -Edhe amerikanėt do tė lėpinin gishtat.

    Pas trazirave politike tė 97-ės prindėrit e tij kishin jetuar tre vjet nė Gjermani dhe dy vite tė tjera nė Greqi. Kur erdhėn nė Amerikė ishin shėndoshur dhe zbardhur, por nuk patėn ndryshuar aspak tė folurėn dialektore dhe as mėnyrėn e jetesės tė dikurshme. Megjithėse e ėma ankohej se i dhimbnin kockat dhe gjumin e bėnte copa-copa, ajo kishte mbetur njėlloj si dikur: syfortė dhe ironike kur fliste pėr tė tjerėt.

    Sa herė shikonte gratė qė shėtisnin me qen, thoshte:

    -Mė vjen tė pėlcas nga inati, qė ato nuk mbajnė pėr dore nipėr e mbesa, por qen.

    Asaj i vinte ndot kur i shihte qė ato mblidhnin tė dhjerat e qenve nėpėr qeska plastike, ēukiste bastunin mbi ēimento dhe, mbante rritmin e fjalėve, sikur recitonte ndonjė vjershė:

    -Ku bajga e lopės, ku e dhjera e qenit.

    Ku kakėrdhia e dhisė, ku muti i maces.

    Pėr gratė qė shėtisnin me pantallona tė shkurta e gjokszbuluara, lėshonte mėrmėrimėn bėrxhukjane:

    -Femra, po zbuloi shalėt dhe gjinjtė, ėshtė bėrė pėr nė plehrat.

    Zemėrimi i saj arriti kulmin disa muaj tė shkuara kur dyshoi pėr dy burrat qė jetonin nė shtėpinė pėrballė. Ajo i kishte parė tė putheshin buzė nė buzė teksa shėtisnin zėnė pėr beli nė rruginėn pėrpara shtėpisė.

    -Gjesh mė ra qielli mbi kokė. Turp, turp, turp - kishte thėnė ajo duke pėrpjekur pėllėmbėt e flakėruar nė fytyrė - Tė qe gjallė merhumi ynė, do t’i varte pėr gjuhe. Botės po i vjen fundi - dhe, qė nga ajo ditė, e ėma nuk doli mė nė verandėn pėrpara shtėpisė.

    I shoqi nuk komentonte haptazi ato qė thoshte ajo, por nėnqeshte hidhur dhe lėshonte fraza hidhnake dy kuptimshe:

    -Arat, nė kėto anė, i ka mbytur gjembaēi mė keq se nė Gjermani.

    Mirėpo e shoqja nuk kuptonte hidhėsinė se ē’donte tė thoshte dhe i pėrgjigjej:

    -Ti, more burrė, shiko arat e tua. Thonė se i ka hipur filizi i ahut e i lisit. Ato po kthehen nė pyll.

    Ai i pėrgjigjej asaj sėrish me ironinė e fshehur:

    -Mė mirė pyll. Gjembaēėt i hanė vetėm gomarėt.

    Tė atit i pėlqente tė fliste me nostalgji pėr tokat qė i patėn rėnė nė short pas shpėrbėrjes sė kooperativės, por nuk i dilte e keqja qė i shiti zgjojet e bletėve. Ai mburrej me Selishtėn e tij, sepse ajo arė pas bregut tė lumit e bėnte pataten si popėl dhe tė ėmbėl si asnjė arė tjetėr nė botė. Selishta bėnte grurė, elb dhe misrin me dy e tre kallėpė. Selishtėn nuk e kėmbente sikur t’i falnin gjithė Kanadanė. Po tė mos e kishte braktisur Bėrxhukun, sot, bahēa e tij, do tė qe me mollė, dardha, kumbulla dhe qershi belica.

    -Djalli mė shtyu t’i shes bletėt - e ngrinte zėrin i ati - Ia shita pėr hiē gjė krushkut Skuraj. Krushku Skuraj nuk dinte nga lidhej e zgjidhej gomari. M’u desh njė muaj gjersa i mėsova atij sekretet e bletėve. Mos mė kishte marrė koka erė, sot do tė zotėroja jo njėqind zgjoje, saē i ka bėrė ai, por do tė mbushja Selishtėn tė paktėn me dyqind, nė mos ca mė shumė - dhe fajin ia hidhte vajzės sė madhe qė kishte emigruar nė Gjermani. Ajo i prishi mendjen tė linte Bėrxhukun.

    Mirėpo, Artan Bareli e dinte me kohė, se i ati nuk kishte tė shkuar me asnjėrin nga tė dy dhėndurėt. Sė fundi ai ishte grindur edhe me dhėndrin e vogėl, i cili qe nga fisi i Skurajve, emigruar nė Greqi.

    -Kapitalizmi dhėndurėt i prish fare.

    Sepse dhėndri Skuraj nuk ishte mė i dashur e kokulur si dikur. Nga kovaē i ploreve e kazmave, i qe rritur mendja se paskej mėsuar tornon nė Greqi dhe kush e di ē’i dukej vetja. I ati nxirrte dufin edhe me tė birin qė i tha tė vinte nė Amerikė; ndėrsa e vėrteta qėndronte krejt ndryshe: ishte dhėndri Skuraj qė i dha ultimatumin e prerė:

    -Hej, kunat, Artan Bareli! Prindėrit e tu mė janė bėrė ferrė nėpėr kėmbė. O, merri nė Amerikė ose, pėrndryshe, i dėrgova nė Bėrxhuk. Qė tė mos prishemi bashkė, dilu zot pleqve tė tu. Ti ma di kokėn mua: ia shkela syrin ndonjė greēke dhe!..Dhe!...”

    Pavarėsisht nga kundėrshtimet e Donikės, ai i solli prindėrit nė Florida. Mbas pesėmbėdhjetė vjetėsh qė takohej me ta, dalloi se jo vetėm ishin thinjur e plakur, por ata zemėroheshin pėr hiēgjė dhe ēdo fjalė qė t’u thoshje e merrnin sė prapthi.

    Pa mbushur ende muajin e ardhjes, Donika renditi pėr ta akuzat e mėposhtme:

    l.Nuk pranojnė tė bėjnė banjė ēdo ditė. (Dhoma e tyre mban erė thartėsirė, njėlloj si dhomat e rojeve operative nė kohėn e komunizmit.)

    2.Kėmbėngulin tė mbajnė llogarinė tonė familjare. (Pikė e zezė!)

    3.Vjehrra mė akuzoi se unė nuk di tė gatuaj, s’di tė kursej, prandaj kemi mbetur trokė dhe s’kemi lek mėnjanė. (I thuaj tė mbajė gojėn, pėrndryshe, i vura kyēin frigoriferit!)

    4.Sa herė i shikoj, mė kujtojnė se do tė bėhem plakė. Unė s’kam mbushur akoma dyzet vjeē dhe pleqėria po mė bėhet fiksim qysh tani. (Kjo ėshtė ēmenduri e pa shpallur!)

    5.Pėrgjigjen shqip nė telefon dhe kolegėt e mi tallen me mua.

    6.Vjehrra mė tregoi bastunin si plakat qėmoti nė kohėn e turkut. (Thuaji tė mbledhė mendjen se do t’ia thyej bastunin pas koke!)

    -Tė ikin nga kanė ardhur - lėshoi Donika ultimatumin ditėn kur mori vesh se vjehrri e vjehrra nuk pėrfitonin ndihmė sociale nga shteti i Floridės. Por ēudia erdhi njė muaj mė vonė: Donika e zbuti inatin me vjehrrėn kur ajo la mėnjanė bastunin dhe iu pėrvesh pastrimit tė shtėpisė, larjes sė pjatave dhe gatimit. Donika e mėsoi si tė pėrdorte stufėn elektrike, bleu erėzat qė nga majdanozi, rigoni, piper speci e salcė tė trashė domateje, sikundėr kėrkoi e vjehrra. Nė dyqanin e Italianit gjeti llojin e miellit pėr bukė. Nė dyqanin e Kinezit bleu ēaj nga ai i rrafshnaltės sė Tibetit, qė erėmonte njėlloj me atė tė malit nė Bėrxhuk. Dy e tri herė nė javė kėrciste okllaia e stufa piqte lakrorė, byrekė dhe pispili me miell misri. E ėma filloi tė bėnte banjė ēdo mėngjes e darkė, zhytej nė vaskė dhe e nxiste tė shoqin me zė tė lartė qė tė dėgjonte nusja e djalit:

    -Bėj banjė ēdo ditė, pėrndryshe, tė zuri zgjebja!

    Kėshtu, kaluan dy vite tė qeta, harmonia u vendos nė familje dhe gjithkush shikonte punėn e vet: e ėma merrej me pastrime e gatime, i ati qėrronte luspat e patateve, tė qepėve apo preshve. Ai i mprehu thikat me limė guri dhe mburrej se e priste mishin nė thela mė mirė se kasapėt. Ndėrkohė, Bona, vajza e tyre e vetme, iku nė Uashington pėr studime. Ai dhe Donika dilnin nga shtėpia herrėt nė mėngjes e ktheheshin nga puna natėn vonė.

    Harmonia familjare do tė kishte vazhduar pėr bukuri por, ajo mori tė krisur, kur kriza financiare nxorri brirėt. Donika shkurtoi listėn e faturave pėr tė paguar sa mė pak: hoqi stacionet televizive, shkėputi lidhjen telefonike pėr jashtė Amerikės dhe, vetėm nga kėto dy ndryshime, u kursyen treqind dollarė nė muaj.

    -Bllokadė, si nė kohėn e Enverit - protestoi i ati.

    E ėma kishte shtuar:

    -Bijat e nėnės s’do ta marin vesh vdekjen time dhe, nuk do tė jenė kėtu, ditėn e varrimit.

    Donika urdhėroi vjehrrėn tė mos piqte mė lakrorė e byrekė dhe tė hiqte dorė nga kuleētė, pasi fatura e korentit i kalonte katėrqind dollarė nė muaj.

    -Vaskėn nuk do ta mbushni mė me ujė. Njė e mbushur vaske kushton pesė dollarė. Tė bėni dush ēdo ditė, ama ēesma tė mos rrjedhė nė kohėn qė ju sapuniseni. Kurse ti - i tha tė shoqit - harroi cigaret Malboro. Tymos duhan tė hapur ose, lere fare - sepse ai blinte njė stekė Malboro nė javė pėr pesėdhjetė dollarė, qė bėnin dyqind nė muaj. Me duhan tė hapur, do tė harxhonte jo mė shumė se tridhjetė dollarė. Ai e provoi duhanin amerikan tė markės Lumi i Kuq, por nuk i pėlqeu.

    -Tė dredhėsh cigare nė Amerikė, apo tė pish duhan me llullė, ėshtė njėlloj sikur tė kthehesh nė komunizėm - u shpreh i ati pasi i mori erė duhanit, drodhi njė cigare, e thėthiu dy a tri herė, e fiku, mburri duhanin Kaēak, qė ai e mbillte nė bahēen e tij dhe hodhi poshtė propozimin e nuses sė djalit me shprehjen e vetme:

    -Lule o, Kaēak i Bėrxhukut!

    Shkurto andej e kurse kėtej, dolėn pesėqind dollarė nė muaj, por kjo shifėr nuk pėrmirėsoi llogarinė bankare. Tė ardhurat nga rroga e Donikės u pėrgjysmuan sepse kriza bllokoi edhe shitblerjen e shtėpive. Pėrveē kėsaj, e shoqja mori njė gjobė nga policia rrugore e Miamit e njė gjobė tjetėr nga ajo e Orlandos. Gjobat ishin pėr shkak shpejtėsie dhe mos ndalim plotėsisht nė stope. Ato kushtuan afėrsisht njė mijė dollarė.

    -Ē’dreqin ke kėrkuar nė Miami dhe Orlando - i kishte thėnė ai, por Donika qe pėrgjigjur gjakftohtė dhe me ironi:

    -Isha me shėrbim bankar. I mėshova pedalit qė tė ndodhesha sa mė parė nė vatrėn e ngrohtė familjare.

    Kėto tė hedhura dhe tė pritura midis nuses e djalit nuk i shpėtonin syrit e veshit tė prindėrve tė tij. Pas urdhėrit tė Donikės, pėr tė mos pjekur mė lakrorė e byrekė, i ati u zemėrua dhe trasferoi pompėn e oksigjenit nė dhomėn e gjumit, ndėrsa e ėma qėndroi njė javė tė tėrė nė shtrat, hundė e buzė dhe nuk shkoi nė kuzhinė pėr tė gatuar.

    -Do tė kalbem shtrirė - tha ajo e zemėruar - U mbajtka trupi me sanduiēka dhe patatka tė skuqura franceze.

    Por i ati, pas tre ditėve, nxorri sėrish pompėn nė sallon, rrojti mjekrėn dhe bėri dush. Pėrlau dy pjata me makarona, u kapardis nė kolltuk dhe thirri qė tė dėgjonte e shoqja:

    -Ka ikur koha e grevave tė urisė.

    Muajin tjetėr erdhi si predhė mortaje njė gjobė pesėqindshe nga inspektorati i ujit pėr barin e lulet. Ishte ēakorduar automatiku. Qe shkelur jo vetėm orari i ujitjes, por edhe dita e pėrcaktuar me ligj. Kėtė gjobė, Barelinjtė nuk e paguan dhe kompania preu ujin. U shfaqėn vatrat e tharjes sė barit. Lulet pėrqark shtėpisė hodhėn petalet dhe mblodhėn gjethet si guaska oqeani.

    -Mė mirė pa lule dhe bar jeshil, se sa tė mbetemi pa shtėpi - tha Donika.

    -Kurse mua mė shkon mendja - kishte thėnė i ati - gjobat ndihmojnė qė tė dalė vendi nga kriza.

    Ditėn, kur Artan Bareli vari nė mur relievin Shkėmbi i Dėllinjės, tė atit iu zgjua nė kokė gumėzhitja e bletėve, pallja e lopėve, blegėrimat e dhenve, malli pėr Selishtėn dhe pėr ujin e ftohtė tė burimeve tė Bėrxhukut. Nė drekėherė ai lėshoi fjalė se, tavolina kishte mė shumė lezet me ndonjė pite tė freskėt mjalti, por Donika u ēua rrėmbimthi. Ajo lėshoi zemėrimin se oborri i shtėpisė sė tyre nuk ishte nė Bėrxhuk dhe as nė Ballkan, por nė Florida.

    -Oborret nė Amerikė janė pėr lule dhe jo pėr perime e kasone druri - tha ajo.

    I ati, kokėngjeshur, kishte vazhduar nė tė tijėn:

    -Edhe nė motin mė tė thatė, unė kam nxjerrė, tė paktėn, dhjetė kile mjaltė pėr zgjua.

    Atė ditė ai kėrkoi letėr e laps. Letrėn e ndau nė tre kolona: nė tė parėn shėnoi sasinė e prodhimeve bujqėsore e blegtorale, tė kthyera nė kilogram dhe, nė kolonėn e dytė, ēmimet pėr ēdo zė. Pasi bėri shumėzimet mblodhi shumėn. Hoqi tubin e oksigjenit nga hunda e deklaroi tė ardhurat nga mjalti, qumėshti e mishi, nga pemėt frutore dhe deri tek rakia e kumbullės. Artan Bareli ia kishte shkrepur tė qeshurit. Iu bė se dėgjoi raportin vjetor tė drejtorit tė fermės bujqėsore.

    Donika u shpreh me ironi:

    -Tė ishte gjallė im atė, do ta emėronte kryetar komiteti.

    Nė ato ditė tė nxehta llogarish e ėma qe kujtuar pėr hudhrat, preshtė, domatet e specat, pavarėsisht se ato ishin pėr nevoja familjare e jo pėr treg, por i shoqi ia preu:

    -Kjo ėshtė llogari nė para tė thata - mirėpo, kur e ėma i solli tė birit kafen nė verandė, pėshpėriti me tallje:

    -Tėt’eti i ka marrė koka erė. Kėrkon tė bėjė ēudira tani qė i kanė rėnė verigat dhe i kėmbehen kėmbėt. Ai shkon nė banjė pesė herė nė natė. Gjoksi i gėrvin si menteshe e ndryshkur. Nė gjumė godet me shkelma sikur thėrrmon plisa dheu.

    Nė ligjėrimet e tė atit shkrihej ėndrra e fshatarit lidhur pas tokės dhe pyjeve. Pėr tė mos i prishur qejfin, Artan Bareli bėnte sikur e dėgjonte me vėmendje, gjersa e ndjeu se moralizimi atėror po i ngacmonte ndjenjėn e mallit pėr bujqėsinė dhe vendlindjen. Ishin dy ndjenja tė tulatura dhe mbetur nė harresė nė kėto njėzet vjet rrugėve tė mėrgimit. Ai kishte marrė leksione nė shkollėn e lartė edhe mbi mbarėshtimin e bletėve dhe, nga ana teorike ai dinte mė tepėr se i ati, por nuk i qe dhėnė mundėsia tė merrej praktikisht me to.

    Qe shkėputur pėr njė ēast nga gdhendja mbi relievin e filluar dy javė tė shkuara dhe, pėr tė mos i prishur qejfin, dėgjoi pėr tė kushedi sa herėn si mblidhet bleta kur roit, si bėhet seleksionimi i meshkujve dembelė, Selishta ishte karshi Jug-Lindjes dhe, vendi mė i mirė nė botė pėr zgjojet e bletėve, ishte vetėm Bėrxhuku.

    -Paraja fshihet nė ēdo tumbė bari dhe nė ēdo ferrė qė ka Shqipėria - tha ai - Mirėpo koka e shqiptarėve ėshtė ēoroditur nga reklama e qytetėrimit dhe ata tjerin ėndrra nė tym rrugėve tė botės.

    Pastaj i ati kishte vazhduar me florėn e luleve pėrqark fshatit, mburri sherbelėn dhe akacien, ama, mjaltin nga tėrfili dhe zhumbrica e klasifikoi nė vend tė parė:

    -Ėshtė pėr mbretėr e perandorė.

    Frymėmarrja e tė atit ishte rėnduar nga e nxehta dhe Artan Bareli e pati ndėrprerė:

    -Harroje Selishtėn. Hiqi nga mendja edhe zgjojet bletėve - dhe i pėrmendi moshėn shtatėdhjetė vjeēare, reumatizmin e sė ėmės dhe dimrin e egėr bėrxhukas me dėborė dhe akull - Nė rast emergjence... - por nuk arriti tė mbaronte atė ē’ka donte tė thoshte pėr spitalet e doktorėt e Amerikės, sepse i ati qe ēuar rrėmbimthi nga karrigia dhe i tundi gishtin para hundės:

    -Kur tė vish nė moshėn time, do tė kuptosh se burri nuk ka frikė nga vdekja.

    Artan Bareli shkundi hirin e cigares dhe atėherė u kujtua se nė dorė mbante akoma letrėn e Anita Traboninit. E lėshoi zarfin mbi tavolinė dhe treti vėshtrimin mbi kurorat e pemėve. Nuk lėvizte asnjė gjethe. Zagushia i veshi trupin me bulėza djerse dhe ai ndjeu rrėkezat qė shkisnin poshtė nėnsqetullave dhe pėrgjatė shpinės. Kėqyri hapėsirėn mbi kurorat e pemėve. Qielli iu duk sikur tė qe lyer me tretėsirė zinku. Nuk dukej gjėkundi njė re, por ai e dinte se gishtėza e tokės, ku ndodhej qyteti i tij, rrethohej nga tė tria anėt me ujra dhe stuhitė e shiut dhe tė erėrave vinin befasisht nga oqeani.

    Ndėrsa mendonte pėr pabesinė e motit tropikal, dėgjoi fishkėllimėn ngjethėse tė njė anije. Pėrmes degėve tė pemėve, shqoi imazhin e larushitur tė saj. Ishte anije ēisternė, qė u shfaq pėrtej gjelbėrimit, me vozitjen e zakonshme drejt gjirit tė Golf Meksikos.

    Sirena e saj u dėgjua pėr sė dyti dhe atėherė u nēua njė tufė tjetėr zogjsh, edhe ata tė murmė, tė cilėt filluan tė vijnė rrotull mbi majat e grataēielave tė qytetit tė Tampės.
    -Pasja e shpirtit ėshtė privilegj pėr trupin. (E SH)

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •