Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Postime
    500

    Bashkëjetesë e çuditshme në Ishull-Lezhë.

    Si duket ketu dashuria eshte mbi te gjitha,ajo trijumfon gjithmon ne jete kur eshte ajo e verteta.Ajo nuk pranon mjerimin,nuk pranon vuajtjet,skamen,gjelozine,por jeta eshte idolike ne te.Le te shohim ketu poshte si pershkruhet ajo ne nje fshat tipik shqipetar dhe isha i mendimit qe edhe ne te japim mendimin lidhur me kete.


    Bashkëjetesë e çuditshme në Ishull-Lezhë.

    Dy bashkëshortet e Ndues nga Mirdita, jetojnë së bashku në një shtëpi

    Ndue Mena, burri i martuar me dy gra

    Familja Mena ushqehet prej 6 muajsh me listë. Kryefamiljari kërkon punë për të larë 2.5 milionë lekët borxh, në dyqanin e fshatit

    Nga e dërguara në Lezhë
    Aleksandra Bogdani
    LEZHË- Jetojnë në të njëjtën kasolle prej vitesh dhe ndajnë të njëjtin burrë. Asnjëra prej grave të Ndue Menës nuk shfaq hapur inat dhe xhelozi karshi shemrës, duke formuar kështu një familje të çuditshme për shumicën e njerëzve që i njohin. Në fakt, armiku më i madh i Dila dhe Vida Menës është varfëria. Shtëpia e tyre mbetet një ndër më të rrënuarat e fshatit Ishull-Lezhë. Ndërsa gjashtë fëmijët e tyre duan të hanë çdo ditë, pa pyetur për lidhjet e çuditshme të të mëdhenjve. Asnjëri prej anëtarëve të kësaj familjeje nuk fiton para, pasi nuk ka një punë të qëndrueshme. Megjithatë janë munduar të ndajnë disi detyrat. Vida, nusja e re e Ndues merret me gatimin dhe punët e shtëpisë. Ndue Mena dhe Dila dalin çdo mëngjes nga shtëpia dhe shkojnë në Lezhë, për të kërkuar punë. Por të pakta janë ditët kur ata gjejnë me se të merren, për të fituar ca para e për të mbajtur frymën gjallë.
    Kryefamiljari
    Ndue Mena, një burrë me mustaqe, rreth të 45-ave ka zbritur nga fshatrat e Mirditës, së bashku me Dilën, gruan e parë, dhe fëmijët. Ai është ngulur në fshatin Ishull-Lezhë me prindërit e tij, duke shpresuar për një jetë më të mirë. Por gjatë këtyre dhjetë viteve, Ndue Mena nuk ka mundur të ndërtojë një shtëpi për së mbari, për shkak të kushteve të rënda ekonomike. Ai ka tentuar të largohet disa herë në Greqi, por nuk ka pasur fat. Gjatë viteve të fundit, Ndue Mena ka marrë edhe nusen e dytë, Vidën, po nga fshatrat e Mirditës. Dy gratë i janë bindur burrit që donin, duke pranuar njëra-tjetrën. Ndërsa mungesa e dhomave në shtëpinë prej dërrase ka bërë që Vida dhe Dila të jetojnë në të njëjtin vend, së bashku me burrin e tyre. Sapo vë këmbën në shtëpinë e Ndue Menës, të bie në sy varfëria dhe mjerimi. 14 veta jetojnë në të njëjtën kasolle, ku ç’bie jashtë hyn brenda.
    Varfëria
    Me ca dërrasa të ngjitura keq me njëra-tjetrën, Ndue Mena ka ndërtuar kuzhinën, ku kalojnë pjesën më të madhe të ditës familjarët e tij. Mbi sobën e prishur është duke u zier dreka, me të cilën do të ushqehen 14 vetë. Ndue Mena, dy gratë e tij, Vida dhe Dila , gjashtë fëmijët e tyre, motra e Ndues dhe tre fëmijët e saj jetojnë në të njëjtën banesë të rrënuar. Asnjëri prej tyre nuk fiton para, duke e vështirësuar edhe më tepër bashkëjetesën në këtë shtëpi. I vetmi burim jetese, për këta njerëz është fqinji, i cili i lejon të marrin ushqime me listë. “Që nga shtatori e deri tani ne kemi rreth 2 milionë e 500 mijë lekë borxh tek dyqani i lagjes”,-thotë për “Shekullin” Vida Mena. Ajo falenderon fqinjen, e cila nuk ia ka lënë fëmijët pa bukë, duke u dhënë ushqime edhe më lekë në dorë. Por lista e zezë e kësaj familjeje sa vjen e shtohet, ndërsa kryefamiljari Mena ende nuk ka gjetur një punë të qëndrueshme, për t’u kthyer borxhin fqinjëve. Ndërsa nuk kanë as lopë e as bagëti të tjera, që mund t’i ndihmojnë ata për të jetuar. E ardhmja e kësaj familjeje është tepër e zymtë dhe asnjëri prej tyre nuk e di se si do ta kalojnë dimrin e sivjetshëm.
    Rrëfimi
    Marinela, vajza e Ndues dhe e Dilës shpjegon bashkëjetesën e dy grave të të atit, në shtëpinë e saj. “Fillimisht babi është martuar me nënën time dhe më pas me Dilën”,-thotë vajza e re. Sipas saj, Ndue Mena ka bërë 5 fëmijë me gruan e parë dhe një me Vidën. Ndërsa kjo e fundit është duke pritur fëmijën e dytë me burrin e saj. Marinela tregon se Dila dhe Vida nuk zihen asnjëherë me njëra-tjetrën, duke e pranuar bashkëjetesën me të njëjtin burrë. “Ne shkojmë për së mbari në familje, por nuk kemi se ç’të hamë”,-tregon me naivitet Marinela. Ajo shton se pas përmbytjeve, familja e saj nuk ka përfituar asnjë ndihmë në ushqime e veshmbathje nga prefektura apo Kryqi i Kuq. Ndërsa gjendja ekonomike është rënduar më tepër, pasi babai dhe nëna e saj nuk kanë mundësi të gjejnë punë. Ndërsa 3 dynym tokë, që ata kanë i kanë përfituar gjatë reformës, janë përmbytur fillimisht në shtator dhe disa herë më pas, deri para tre javëve. Toka është kthyer në gjendje të papunueshme ndërsa për të blerë bagëti, familja Mena nuk ka para. Por 14 anëtarët e kësaj familjeje nuk përfitojnë as asistencë sociale, për shkak të tokës së papunueshme. Ndue Mena i është drejtuar disa herë komunës, ku nuk ka gjetur asnjëherë ndihmë dhe përkrahje.
    ------------------------------
    --------------------------------
    Oj sharki e lehete si era , a ka ardhur en Shqiperi pranvera?
    Jam martuar002

  2. #2
    Moderatore
    Anëtarësuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Kjo mund te quhet bashkegzistence! Ndue Mena mund te jete ne hall te madh dhe te vjen keq per kete fakt por kush e detyroi kete zoteri te martohet dy here?! Aq me teper qe edhe kanuni nuk ia lejon nje gje te tille! Ne bashkejetese vet i dyte dhe nuk eshte e lehte t`i pergjigjesh kerkesave gjithnje e ne rritje te femijeve dhe jo me dy gra dhe dy barqe femije! Mua me duket se ky zoteri nuk eshte i pergjegjshem sa duhet!
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Me vjen shume keq per kete familje, dhe sidomos per femijet e tyre te cilet nuk i jetojn te drejtat si te gjithe femijet e tjere, dhe vuajn per copen e bukes.Kjo pra eshte demokracia ne shqiperi,gjithashtu vej fajtor edhe Nduen i cili duke qene aq i varfer,ka krijuar nje familje te dyte ku ka hyre ne gjynaf me te dy grate dhe me femijet e tij.Ne qofte se do me jepej rasti, jam e gatshme,qe me mundesit e mija te mund ti ndihmoja dicka atyre femijeve .
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    23-10-2002
    Vendndodhja
    New Jersey
    Postime
    19
    dhe mua me vjen me te vertet shume keqe per kete familje...
    po si munde te ndimonim me aq sa kemi mundesi keta kalamaje
    te pa fajshem .jam ne gjendje te ndimoj pak ....


    kushe munde te me ndimoje lte te me shkruaj ne kete adrese
    qe tu dergojme dicka ketyre femive ..... ALKUME@aol.com

    NINA
    Ajo qe duam eshte ajo qe dime
    Por pa realizim !!!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e dylkosova
    Anëtarësuar
    05-06-2002
    Vendndodhja
    kosovë
    Postime
    20

    Lightbulb

    Lexova per Ndua Menen si e kishte gjendjen ekonomike me gjith ata femi.Dhe shum me vjen keq por ai eshte fajtor se eshte martuar dy herë une jam ne gjendje qe ti ndihmoi kesoi familje vetem me nji kusht qe NDOJA burri i ketyre grave qe e ben sterilizimin e vet une do ti ndihmosha bukur shum. Se ky far tarakut nuk i besoi se ai do te martohet edhe me te treten grua s`shpejti.


    DYLI NGA GJERMANIJA.
    dyli

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e lozonjare
    Anëtarësuar
    19-10-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    46
    me dy grate ne nje krevat fle ky mi lal se po te beje ndonje vidio lfe i nxorri leket per kalamojte dhe borxhin e hoqi .Sigurisht qe po ndihmojme po ta dime qe leket i shkojne kalamojve.

Tema të Ngjashme

  1. Cilat jane shijet tuaja te cuditshme
    Nga dardajan në forumin Kuzhina shqiptare dhe e huaj
    Përgjigje: 182
    Postimi i Fundit: 02-04-2012, 09:44
  2. Kim Jong, veset e çuditshme të liderit korean
    Nga Xhuxhumaku në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 14-06-2009, 05:48
  3. Te jtosh ne ishull
    Nga Anesti_55 në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-05-2009, 19:28
  4. Durrësi ishull, ideja 6 shekuj më parë
    Nga Xhuxhumaku në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-08-2005, 16:28
  5. Deklarate e cuditshme.
    Nga Mina në forumin Pyetni psikologun
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 01-11-2002, 19:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •