Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 24
  1. #1

    Antropologjia dhe etnologja Shqiptare

    Pėrshėndetje

    Pėr njė temė studimi mbi ndėrkulturizmin mė duhet tė prezantoj antropologjine e njė populli, njė kulture. Duke qenė se jam shqiptare, kam zgjedhur te prezantoj antropologjinė shqiptare.

    Eshtė temė e re pėr mua dhe fatkeqėsisht, nuk kam ende elemente tė mjaftueshme dhe te vertetuara mbi antropologjinė tonė. Nėse dikush ka njohuri tė duhura dhe tė vėrtetuara zyrtarisht mbi kėtė ēėshtje, ėshtė i/e mirepritur ti postojė kėtu.

    Gjithashtu nese dikush njeh ndonjė libėr apo link zyrtar mbi antropologjinė apo etnologjinė tonė ėshtė gjithashtu i mirėpritur ti sjellė kėtu...

    Kontriboni me mua tė mbrojmė rrėnjėt tona pėrpara njė seminari me 25 persona tė kulturave tė ndryshme .

    Falenderime paraprake dhe mbrėmje tė mirė.

    Elna.




    P.s. sepse harrova.

    Profesori ynė i antropologjisė njihte kanunin e Lekė Dukagjinit. Ai ka qenė nė Shqipėri para 30 vjetėsh dhe nė memorien e tij kishte mbetur shqipėria e dikurshme.Tė gjithė shqiptarėt i prezantoi si funksionues kulturor sipas kanunit, d.m.th sikur nė Shqipėri mė shumė peshė ka kanuni sesa ligji. Mė erdhi pak inat.
    Reagova duke u shprehur qė kanunit i kanė mbetur ende disa bishta vetėm nė disa zona veriore te Shqipėrisė, por jo se tė gjithė shqiptarėt prezantohen me kanunin, por s'kisha dhe shumė elemente tė fushės dhe termat qe shkojnė me tė qė tė mbėrtheja mirė ēėshtjen...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Elna Durrėsi : 14-09-2009 mė 14:51

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e XH.GASHI
    Anėtarėsuar
    07-03-2007
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    1,123
    Lexo punimet e Fatos Baxhakut .
    Gjithashtu hulumtoje kete link
    www.tripwolf.com/de/sitemap/426/Albanien


    Nė bajrak tė Shkrelit



    Prroni i Thatė ėshtė vėrtet i thatė. Ndėrsa ecim pėrgjatė tij, nuk na duket si njė prej rrjedhave mė tė famshme tė veriut. Na duket thjesht njė hon i thellė dhe aq. Ka nisur tė freskojė ca, por kėnga e gjinkallave ende dėgjohet nė tė dyja anėt e tij. Pak kalimtarė kalojnė nė kėtė kohė. Jemi nisur pėr nė krahinėn e Shkrelit, dikur bajrak i famshėm i maleve, tani pjesė e njė komune me qendėr nė Dedaj. Vetėm pak kilometra nė tė djathtė tė Koplikut dhe rruga nis t‘u ngjitet maleve. Hija e Veleēikut, malit mė tė njohur tė kėtyre anėve, herė shfaqet dhe herė zhduket, njėsoj sikur tė dojė tė luajė me ne, kalimtarėt e rastėsishėm. Ajri sa vjen e bėhet mė i freskėt dhe ne tani e kuptojmė se kemi nisur tė hyjmė nė zemėr tė maleve.

    Shėn Kolli i malėsorėve

    Krejt nė anė tė Prronit tė Thatė ndalojmė bri njė ngrehine hijerėndė. Ėshtė kisha e Shėn Kollit, mbrojtėsit tė Shkrelit. Jetė e mot malėsorėt i janė lutur "Santa Klausit" qė t‘ua shpėtojė fėmijėt nga varfėria, qė t‘ua rrisė "kallamboqin", qė tė mos ua pakėsojė ujėt dhe qė tė ketė paqe. Nuk dihet se sa e ka kryer detyrėn Shėn Nikolla, porse dihet vetėm qė besimi i malėsorėve tek ai kurrė nuk ėshtė lėkundur, madje edhe nė kohėt mė tė errėta tė ateizmit. "M‘duket se i ka hupė celulari se", do bėjė mė vonė shaka me ne njė malėsor, por kjo bėn pjesė vetėm nė humorin e tyre dashamirės.
    Pėrqark kishės nuk pipėtin asgjė. Na duket vetja sikur jemi tė rrethuar nga njė atmosferė e magjishme, njėsoj si ato tė krishtėrimit tė parė. Vetėm ndonjė makinė, qė kalon lart mbi rrugėn e asfaltuar fare mirė, u bije borive hareshėm nė shenjė pėrshėndetjeje. Kėtu njerėzit e kanė ende zakon qė tė pėrshėndeten edhe pa u njohur.
    Mbi njė shkrep, jo edhe aq tė lartė, ėshtė vendosur statuja e Shėn Kollit. Me qėndrimin e njohur, me dorėn e shtrirė pėrpara, shenjti i kamotshėm na duket sikur thotė: Shkoni mė lart bijtė e mi. Kushedi se ēfarė do gjeni e do dėgjoni nė kėto anė".

    Nė Vrithė me histori biografie

    Pak minuta pas kishės jemi nė Vrithė. Ky katund ka qenė jetė e mot qendra e bajrakut tė Shkrelit. Kėtu rrinte bajraktari, prifti, xhandari, mėsuesi, me pak fjalė, tė gjithė ata qė u hyjnė njerėzve nė punė. Kėtu merreshin vendimet e mėdha dhe tė vogla, kėtu shuheshin e ndizeshin gjakrat. Malėsorėt kėtė anė e quajnė "Shkreli i Gurit", pėr ta dalluar nga shkrelasit e tjerė qė kanė zbritur nė fushė. Thuhet se ka mė shumė shkrelas nė Velipojė e gjetiu, se sa kanė mbetur ende nė kėto anė.
    Edhe nė Vrithė ėshtė e njėjta heshtje si poshtė. Vendi ėshtė i mbushur me gurė, ndonėse shtėpitė e reja tė malėsorėve dhe rruga e asfaltuar tė krijojnė njė ndjenjė tė mirė. Dy burra zihen me shoqi-shoqin ndėrsa po luajnė domino. Duket sheshazi se dikush prej tyre ka bėrė hile. Ne ndalojmė nė qendėr tė katundit. Njė zonjė malėsore me shaminė tradicionale, "rubėn", pėrmbi krye dhe me buzėqeshjen qė i jepet gjithnjė mikut, na pret nė hyrjen e njė lokali. Kėshtu njihemi me Zogėn, e cila na flet ca se si jeton katundi, se si tė rinjtė kanė kohė qė janė larguar, se si uji ėshtė problemi mė i madh, qė nuk ėshtė zgjidhur qė nė kohė tė gjyshėrve, se siā€¦ "Por ma mirė, po thrras tim shoq, ai asht edhe bajraktar".
    Ne, kjo ideja e tė takuarit njė bajraktar tė mijėvjeēarit tė tretė, na intrigon ca. Tė mėsuar, sikurse jemi, me kryetarė bashkish, komunash, minibashkish e me radhė, rrimė e presim qė tė na shfaqet njė burrė hijerėndė mė mustaqe dhe me kostumin tradicional, me qostek e me qėndrim tė rreptė. Por zhgėnjehemi, njeriu qė na ka dalė pėrpara ėshtė thuajse si ne. Dodė Milaj ėshtė 62-vjeēar. Nuk ka mustaqe sikurse i kishin bajraktarėt e qėmotit. Ėshtė veshur si ne, mbase mė mirė se ne. Ėshtė pasues i Pjetėr Gjokė Bajraktarit, i njohur nė kėto anė "pėr burrni e nder". Doda ėshtė bajraktari i fundit i Shkrelit. Me tė do tė bėjmė njė muhabet tė shtruar. "Axha jem, Pjetėr Gjoka - nis tė tregojė Doda - ka qenė bajraktar i Shkrelit. Atė e pyeste i gjithė bajraku, pėr halle e pėr derte, po e po, por edhe pėr gzime. Ishte nji burrė i gjatė e i pashėm edhe kjo ndikonte me ia ndigju fjalėn. Gjatė Luftės sė Reēit patė tėrhekė burrat e Shkrelit pėr mos me u vra shqiptar me shqiptar. Megjithatė, ishte mik me Llesh Marashin. Nė 1944, ka dalė n‘mal. Kishte frikė mos e kapshin komunistat. Kanė pėrfundu vetė i tretė ky, Llesh Marashi dhe njė shoku i tyne nė njė shpellė. Mbas nji rrethimi tė gjatė nga forcat e ndjekjes janė dorėzu, ndonėse ishin ba gati me vra njeni-tjetrin nė fillim, por mos me ra tė gjallė nė dorė tė komunistėve. Nuk dihet se si, por u dorėzuan. Llesh Marashi kishte qenė komandant xhandarmėrie nė kohėn e pushtimit. Atė e dėnuan me vdekje. Axha jem, bajraktar i Shkrelit, bėri tetė vjet burg nė Burrel dhe pastaj deri sa vdiq ka punuar kėtu nė blegtori. Nuk e prekėn mė. Kishte edhe nam tė mirė nė tė gjithė krahinėn tonė".
    "A e respektojnė mė bajraktarin nė kėto anė"?, bėhemi kuriozė ne. "Po besa - pėrgjigjet Doda - e respektojnė akoma, ani pse kohėt kanė ndryshue. A e dini ju se cilat janė detyrat e bajraktarit? Jua them unė. Ma e para ėshtė qė tė ruajė qetėsinė e paqen nė bajrak. E dyta, nji bajraktar i mirė duhet tu mėsojė njerėzve qė tė duan mė shumė veten e familjen e tyre se sa tė tjerėt me pushtet, e treta ėshtė qė tė ketė mendjen qė tė paqtojė sa mė shumė gjaqe. E fundit ėshtė qė tu mėsojė njerėzve qė shumė punė tė mira bėhen bashkė, fshatēe. E duke qenė kėshtu shumė njerėz vijnė e mė takojnė dhe mė marrin mendje. Ju mund tė thoni, po mirė po pushteti sot ka ndryshue, sot ka kryetar komune, ka kryeplak. E vėrtetė ėshtė, por hija e atij zakonit tė vjetėr ende mbahet nė kėmbė dhe njerėzit ende e respektojnė familjen e bajraktarit. Sigurisht, koha ka ndryshu. Me thanė tė drejtėn, bajraku kishte kuptim tė plotė vetėm nė kohėn e monarkisė. Por prapėseprapėā€¦".
    Zoga na ka njohur edhe me Tomė Zef Pepėn. Baca Tomė, sikurse nisim ta thėrrasim qė nė fillim, ėshtė njė malėsor i imėt, me kokėn mbuluar me njė shami shumėngjyrėshe. Baca, qė ka punuar tėrė jetėn maleve si sharrėxhi, ka qenė njėri prej atyre qė ishte nė pritė pėrballė shpellės ku ishin ngujuar bajraktari Pjetėr Gjoka dhe Llesh Marashi. Nipi i bajraktarit dhe partizani i dikurshėm nuk e shohin aspak me mėri njėri-tjetrin, pėrkundrazi. Duket sikur kėtu ato historitė e mėrive tė vjetra nga biografitė nuk kanė ekzistuar kurrė.
    "Kur ka dalė axha jem prej burgut. Kanė dalė tė gjithė atje para kishės me e pritė. Mor po ēa ishin tė tėrė: komunista apo jo komunista. Kemi shtru nji darkė nė shtėpi ku ishin edhe tė parėt e pushtetit tė athershėm. Ishte vendosė regjimi komunist, por malėsorėt ende e respektoshin bajraktarin".
    Baca Tomė vė buzėn nė gaz kur i kujtojmė kohėt kur ishte bashkuar me forcat e ndjekjes pėr tė kapur bajraktarin, tė parin e katundit tė vet. "Ashtu ishin ato kohė atėherė more djem - thotė - po a dini se ē‘ka bana unė pėr mos me u nda prej shokėve tė tjerė? Isha bashku si shumė me komunistat dhe mė vinte pak zor nga shokėt. Atėherė e vendosa. U martova me njė vajzė qė e kishte biografinė e keqe. Kėshtu u bana edhe unė si tė tjerėt dhe kėrkush nuk mund tė mė thoshte ma gja. Po ne kėtu nuk i kena pas vu re edhe aq shumė kto punė. Me njeri-tjetrin i kemi vu rregullat sipas zakoneve tė tė parėve dhe ashtu i ruajmė edhe sot".
    Me miqtė tanė ndahemi nė qendėr tė fshatit. Pėrballė nesh ėshtė shkolla e vogėl e Vrithit. Ajo mban emrin "Pjetėr Gjoka", pikėrisht tė atij bajraktarit tė vjetėr qė e patėn arrestuar dikur nė shpellė.

    Nė Razėm

    Nga Vrithi nė Razėm nuk mban veēse pak minuta. Rruga e re ėshtė fare e mirė dhe udhėtimi nė kėmbė tė Veleēikut ėshtė shumė i kėndėshėm. Razma pat marrė jetė kur tregėtarėt shkodranė nisėn tė fuqizohen nė kohė tė Zogut dhe tė Italisė. Njė numėr vilash tė mira u ndėrtuan atėherė prej tyre. Ato u konfiskuan sakaq me mbėrritjen e komunizmit nė pushtet. Pastaj vendi u shndėrrua nė njė pikė turistike pėr Shkodrėn. Rruga e vėshtirė e bėnte tė paarritshme pėr pushuesit nga zonat e tjera tė vendit.
    Nė Razėm nuk gjejmė shumė njerėz. Me fillimin e shtatorit pushuesit u janė rikthyer punėve. Vetėm disa shkodranė tė hareshėm po bėjnė aheng nė njė nga lokalet e shumtė. Njė hotel, qė duket i madh pėr kėto anė ėshtė krenaria e sotme e Razmės. "Shikoni atė hotelin, ai ėshtė se ē‘ėshtė", na thonė tė thuajse tė gjithė ata njerėz qė takojmė.
    Nė kthim, me Veleēikun pėrballė, na rri nė mendje njė fjali qė na pat thėnė Doda, bajraktari i fundit i Shkrelit. "A e dini ku ėshtė mendja e njeriut? Mos mė thoni nė tru. Ajo duhet tė jetė nė zemėr". A thua tė ketė qenė ky sekreti i bajraktarėve jetėgjatė?

    Njė origjinė e mjegulluar

    Franc Baron fon Nopēa, politikan, gjeolog, etnolog dhe historian austro-hungarez kaloi njė kohė tė gjatė nė malėsitė e Shqipėrisė sė Veriut. Ka lėnė pas vepra tė pazėvendėsueshme pėr atė kohė. Pak kohė para se tė vriste veten la pas njė dorėshkrim ku u mundua tė bėjė historinė e tė gjitha fiseve tė Veriut. Kėto janė shėnimet e tij pėr Shkrelin tė shkruara gjatė viteve tė Luftės sė Parė Botėrore: "Nė pėrpjekjet e mija pėr tė mėsuar diēka mbi origjinėn e fisit Shkreli kam pasur po aq pak sukses sa edhe Hani dhe Hekardi. Emri Shkreli na del pėr herė tė parė si emėr vendbanimi nė 1416. Ky vendbanim ndodhet edhe sot nė territorin e fisit Shkreli. Kadastra pėrmend njė vend tė quajtur Shkreli nė malėsi dhe mė pas banorėt e Shkrelit nė Luarz nė breg tė Bunės. Fakti qė asokohe me emrin Shkreli kuptohej njė vend dhe jo njė fis del i qartė edhe nga numri i burrave tė armatosur qė pėrmend Bolica. Kėta ishin vetėm 30 vetė, sipas njė burimi tjetėr 43. Fisi i sotėm Shkreli nė territoret e tanishme duhet tė ketė ardhur nė tė njejtėn kohė me fiset e tjera tė Veriut. Nė Bzhetė gjenden akoma mbetje tė popullsisė sė vjetėr. Njė fiksim i saktė i kohės sė kėtij imigrimi ka qenė deri mė tash i pamundur, megjithatė nė Shkrel mbajnė mend pemė gjenealogjike qė shkojnė deri nė 9 breza, pra deri nė 1650. Fisi duhet tė jetė mė i vjetėr se njė i quajtur Mal Pepa, i cili ndėrtoi shtėpinė e tij nė Prel Ivanaj nė Malin e Rrencit, atje ku mė parė kishte gjetur njė kishė tė shkatėrruar. Vetė Mal Pepa ka jetuar 10 breza mė parė, pra nė 1623.

    Si episode tė tė shkuarės rrėfejnė se njė nga tė parėt e Kastratit kishte njė vajzė aq tė pashmė sa qė e ēmendi fare njėrin nga tė Shkrelit. Aq shumė u dashurua ky i fundit sa qė i dhuroi tė gjithė malin e Veleēikut, i cili deri mė atėherė i kishte takuar Shkrelitā€¦".
    (Marrė nga Fatos Baxhaku, Karl Kaser: Die Stammesgesellschaften Nordalbaniens. Berichte und Forschungen oesterreichischer Konsuln und Gelehrter (1861-1917), Boehlau Verlag, Wien, Koeln, Weimar, 1996).

    Historia tragjike e njė famullitari

    Thonė se ishte me sy tė kaltėr, tė qashtėr dhe ėndėrrimtarė. Njė pjesė tė madhe tė jetės sė tij e kishte kaluar nė malėsitė e Veriut, mes shkrepave tė lartė, mes dy dashurive tė tij mė tė mėdha: librave dhe malėsorėve. Dom Nikollė Gazulli, famullitar i Shkrelit deri nė 1946, jetoi gjithsej 55 vjet. Ishin mjaft sa pėr tė lėnė pas njė kujtim tė pashlyer te malėsorėt qė ende e kujtojnė me nderim tė pashoq.
    U shkollua nė Insbruk, nė Austri, dhe mė pas jetoi nė fillim nė Rrjoll, e mė pas nė Shkrel, ku shėrbeu nė kishėn e madhe tė Shėn Kollit. Ishte shumė i njohur ndėr qarqet akademike tė kohės. Kishte letėrkėmbim me figura tė njohura si Norbert Jokl e Maksimilian Lamberc. Njė vepėr e tij, "Fjalori i fjalėve tė rralla tė pėrdoruna nė Shqipėrinė e epėrme", konsiderohet si njė nga punimet mė fondamentale tė linguistikės tonė. Ishte duke punuar pėr njė tjetėr vepėr voluminoze, Fjalorin e Toponomastikės por, ndėrkohė stuhia e luftės i ishte afruar maleve tė tij. Kishte mbetur nė gėrmėn "K".
    Kur shpėrtheu kryengritja e Postribės nė 1945, Dom Nikolla lėshoi kushtrimin me kėmbanat e Shėn Kollit. Nė 1946 u rrethua nga forcat e ndjekjes. Nuk pranoi tė dorėzohej. Pėr tri javė me radhė jetoi i fshehur nė njė si vrimė nėn tokė, tė cilės sot malsorėt i thonė "Shpella e Priftit". Mė pas u ngjit lart nė Vrithė, afėr kishės ku kishte shėrbyer dhe jetoi nė njė tjetėr shpellė.
    Fundi i tij ėshtė njė mister i vėrtetė. I spiunuar, sikurse ndodhte e ndodh rėndom, u rrethua nga forcat e Divizionit tė Ndjekjes. Malėsorėt thonė se asokohe ushtarėt i zbrazėn tė gjithė fishekėt, qė kishin, nė grykėn e shpellės, por kur hynė brenda panė se Dom Nikolla kishte kohė qė kishte vdekur, i vrarė nga njė plumb nė ballė. U tha asokohe se kishte vrarė veten, por ka shumė vetė qė nuk e besojnė kėtė. Dikush e ka vrarė priftin nė shpellėn e tij.
    Disa djelmoshave nga fshati iu dha urdhėri qė ta varrosnin nė njė vend tė shkretė kufomėn e Dom Nikollės. Vite mė pas, zėvendėsuesi i tij nė kishėn e Shkrelit, Dom Pjetėr Gruda - edhe ky me njė fund tragjik, vdiq nė burg nė Sarandė - sė bashku me katėr burra e rivarrosėn Dom Nikollėn fshehurazi nė dyshemenė e kishės.
    Pėr shumė vjet varri i tij mbeti njė e fshehtė e madhe. Burrat i kishin dhėnė besėn njėri-tjetrit qė nuk do t‘ia tregonin askujt sekretin e asaj nate dimri. Vetėm vonė, pas ‘90, nėna plakė e Dom Pjetėr Grudės, nė prag tė vdekjes, u rrėfeu tė tjerėve se ku ishin eshtrat e priftit qė e kishin dashur aq shumė.

    Shkruar nga FATOS BAXHAKU

  3. #3
    I meposhtmi eshte ndoshta punimi me i mire, i bere nga nje antropolog profesionist, me kufizimin e vetem sepse kufizohet vetem tek geget.



    Nese te intereson, mund te ta dergoj.
    e verteta dhe e drejta jane miq me te mire se edhe vete Platoni, miku im

  4. #4
    Citim Postuar mė parė nga dias10 Lexo Postimin
    I meposhtmi eshte ndoshta punimi me i mire, i bere nga nje antropolog profesionist, me kufizimin e vetem sepse kufizohet vetem tek geget.



    Nese te intereson, mund te ta dergoj.
    Kete e kam edhe une. Qe e ngarkova me nje faqe, mund ta shkarkosh Elna Durresi:
    http://www.speedyshare.com/547281447.html

  5. #5
    Pėrshėdnetje Val dhe Dias.

    Provova ta shkarkoj kėtė punimin tek ky linku ketu por nuk arrita. Dias, nėse mundesh ta dėrgosh me mail do tė isha mirėnjohėse ( elna_durresi@hotmail.com).

    Qė tė dyve, Val dhe Dias, shumė falenderime pėr pėrkushtimin kushtuar kėsaj teme.

    Nėse dikush tjetėr ka dhe diēka mbi pjesėn tjetėr antropologjike tė shqiptarėve shtė i mirėpritur ti sjellė. Falenderime paraprake.


    Elna.

  6. #6
    Xh. Gashi,

    Gjithashtu, shumė falenderime pėr interesimin ndaj kėsaj ēėshtjeje.

    Ditė tė mbarė.

    Elna.

  7. #7
    Pro diturise Maska e Gjelosh PRekaj
    Anėtarėsuar
    07-07-2008
    Vendndodhja
    N'rranjen e Rozafs
    Postime
    681
    Citim Postuar mė parė nga Elna Durrėsi Lexo Postimin
    Injorancėn, peshoje nga anon. Nese ti gezohesh kur thuhet se ligjin ne Shqiperi ne shekullin e 21 e ben kanuni Lek Dukagjinit dhe jo shteti e populli shqiptar, une jo! Mos harro, hakmarrja dhe ngujimi, jane bishtat e kanunit!

    Elna.
    A e ke lexu te shejtin Kanu te pakten nji here?

    Hakmarrja vjen atehere kure krimineli qe ti e mbron kryen krimin, ngujimi a per kriminelin qe nuk don te vritet, por ai e ka mundesin me jetu i lire deri aty ku jashte shkrue ora.

    Adhe sllavo komunistat e quanin vedin shteti i popullit Shqiptar por ato kryen krimet ma medhaja ne popullin tone.

    Por te jesh i qytetnuem sot don me than me pranu prostitucionin, pornografin, homosoksualitetin, dihet qe keto adhe duhet me i praktiku se po nuk i praktikove nuk je "qytetar" i mirefillte.

  8. #8
    Javan dhe Gjelosh

    Keto jane mendimet tuaja... Ok. Do t'ju lutesha te mos kthehet tema ne chit e chat. Nese keni elemente te dokumentuara mbi anthropologjine shqiptare, ok, jeni te mirepritur. Nese jo, hapni teme tjeter mbi kendveshtrimet dhe mbi vlerat e kanunit.

    Mua me duhen elemente te dokumentuara ku mund ti gjehet burimi, si dhe jo vetem nje element anthropologjik sic ete kanuni, por edhe shume elemente te tjera anthropologjike qe perfshjine boten shqiptare nga Janina e deri ne Mitrovice.

    Me te mira.

    Elna.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Elna Durrėsi : 15-09-2009 mė 08:05

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-05-2008
    Vendndodhja
    Oslo, Norway
    Postime
    759
    Goce, une kom jetu ne Zvicer dhe e di mire pikpamjen e tyne ne lidhje me shqiptaret

    Per Zvicerianet etnia shqiptare asht shume e vogel ne teritorin e shtetit Shqiperise (gja qe eshte e gabuar sigurisht)

  10. #10
    Pro diturise Maska e Gjelosh PRekaj
    Anėtarėsuar
    07-07-2008
    Vendndodhja
    N'rranjen e Rozafs
    Postime
    681
    Citim Postuar mė parė nga Elna Durrėsi Lexo Postimin
    Javan dhe Gjelosh

    Keto jane mendimet tuaja... Ok. Do t'ju lutesha te mos kthehet tema ne chit e chat. Nese keni elemente te dokumentuara mbi anthropologjine shqiptare, ok, jeni te mirepritur. Nese jo, hapni teme tjeter mbi kendveshtrimet dhe mbi vlerat e kanunit.

    Mua me duhen elemente te dokumentuara ku mund ti gjehet burimi, si dhe jo vetem nje element anthropologjik sic ete kanuni, por edhe shume elemente te tjera anthropologjike qe perfshjine boten shqiptare nga Janina e deri ne Mitrovice.

    Me te mira.

    Elna.
    Elena e dashur neve e kemi hapur nje teme per te shejtin Kanu por neve habitemi sesi disa fryme marresa guxojne te shajne ato ligje qe bene te paret tone ato qe ishin dhe qe neve krenohemi me to, (gjimthmone flas per pasardhesit e tyre).

    Me e trishtueshmja a se juve ulni shpirtin e te pareve tone pa e lexuar aspak por qe nuk hezitoni te kryeni punen e armikut duke e zhytur apo thjeshte dhene nje ze te keq shpirtit te te pareve tone. Prandai zoje e dashure mbasi nuk i ke aftesite apo njohorite per te mbeshteture inadin, poshterimin, genjeshtrat dhe mospranimin e shpirtit te Shqiptareve do ishte e mire gjithmone per mendimin tim qe te mos fyesh dhe te hedhesh balte ne shpirtat tone.




    Ti nuk e don Kanunin atehere lere te qete bashke me ato qe e duan ate.

  11. #11
    Citim Postuar mė parė nga loni-loni Lexo Postimin
    Goce, une kom jetu ne Zvicer dhe e di mire pikpamjen e tyne ne lidhje me shqiptaret

    Per Zvicerianet etnia shqiptare asht shume e vogel ne teritorin e shtetit Shqiperise (gja qe eshte e gabuar sigurisht)
    Pra, Etnia shqiptare nuk fillon e mbaron vetem tek kanuni! Ka dhe trashėgimi tjera kulturore!

    Ju qe keni marr zjarr pėr kanunin... Une nuk e mohoj qė ekziston e kanunit. Ajo qe duhet nxjerr ne pah eshte qe ne historikun e zhvillimit tė popullit dhe kultures shqiptare nuk eshte vetem kanuni. Kanuni iu pergjigj nje zhvillimi, nje epoke, po per epokat e tjera para dhe pas kanunit ē'ndodhi kulturarisht!


    Mund te me informoje dikush mbi emrat e antropologeve dhe etnologeve shqiptar qe kane lene gjurme ( doreshkrime apo libra) tek ne, me qellim qe te di cfare librash te porosis ne Shqiperi.

    Dite te mbare te gjitheve,

    Elna!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Elna Durrėsi : 16-09-2009 mė 01:26

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e XH.GASHI
    Anėtarėsuar
    07-03-2007
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    1,123
    Ju preferoj ta lexoni librin ,,Raca Shqiptare '' nga Jakove Milaj.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga XH.GASHI : 16-09-2009 mė 02:14

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-01-2009
    Postime
    280
    Elna me duket se nuk e ke lexuar kanunin.Them qe per kohen kur eshte shkruar duhet ta kene zili edhe ato shtete ku ne ate kohe vepronte inkuizicioni, apo zhvillohej tregtia e sklleverve. .
    Ne kohen kur nuk kishte shtet e burgje , kanuni luante rolin e kushtetutes.
    Ne shqiptaret duhet te krenohemi qe ka patur nje " kushtetute" qe ka vendosur rregull ne jeten e njerezve dhe jo te na vije " inat" qe ai profesori yt i antropologjise ja ka futur kot. Per pune inati apo turpi Elna duhet ti vije
    atyre shteteve qe pasurine e fuqine e kane vene mbi gjakun e pasurine e popujve te tjere,
    dhe ku ligjin e kane zevendesuar me fene e tyre per ti treguar popujve te tjere se sa dominant jane. Une them Elna qe duhet ta lexosh kanunin ne menyre qe te debatosh me profesorin tend , pasi ashtu si dhe ti, ai vetem ka ngjuar per kanunin e Leke Dukagjinit, por nuk e ka lexuar.
    Uroj qe tema jote mbi antropologjine dhe etnologjine e shqiptareve te jete me e mira.

  14. #14
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    09-10-2008
    Vendndodhja
    Ōsensei
    Postime
    1,118
    Elna, kėrko Mark Tirta dhe do gjesh informacione sa tė duash nga librat e kėtij Antropologu dhe Etnologu.

  15. #15
    Gone!
    Anėtarėsuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Citim Postuar mė parė nga flora57 Lexo Postimin
    Elna me duket se nuk e ke lexuar kanunin.Them qe per kohen kur eshte shkruar duhet ta kene zili edhe ato shtete ku ne ate kohe vepronte inkuizicioni, apo zhvillohej tregtia e sklleverve. .
    Ne kohen kur nuk kishte shtet e burgje , kanuni luante rolin e kushtetutes.
    Ne shqiptaret duhet te krenohemi qe ka patur nje " kushtetute" qe ka vendosur rregull ne jeten e njerezve dhe jo te na vije " inat" qe ai profesori yt i antropologjise ja ka futur kot. Per pune inati apo turpi Elna duhet ti vije
    atyre shteteve qe pasurine e fuqine e kane vene mbi gjakun e pasurine e popujve te tjere,
    dhe ku ligjin e kane zevendesuar me fene e tyre per ti treguar popujve te tjere se sa dominant jane. Une them Elna qe duhet ta lexosh kanunin ne menyre qe te debatosh me profesorin tend , pasi ashtu si dhe ti, ai vetem ka ngjuar per kanunin e Leke Dukagjinit, por nuk e ka lexuar.
    Uroj qe tema jote mbi antropologjine dhe etnologjine e shqiptareve te jete me e mira.
    Pervec kesaj me siper, mos harro ta permendesh edhe nje detaj shume me rendesi tek profesori dhe te pranishmit tjere, se derisa paraardhesit e tu shqiptare kishin krijuar rregulla dhe kod jetese dhe themelonin shtyllat e para te civilizimit, paraardhesit e tyre ishin ne kete epoke dhe merreshin me kete zanat


  16. #16
    Kam pershtypjen qe ka keqkuptim.

    Askush nuk nenēmon vlerat e kanunit per kohen kur u konceptua dhe praktikua, por kur nje shqiptaret prezantohen ne ditet e sotme si popull qe funksion sipas kanunit, dhe jo sipas ligjive aktuale te vendit, ka vend per kundershti. P.sh. Une nuk funksionoj sipas kanunit. Familja ime nuk funksionon sipas kanunit. Ne qytetin nga vij, deri para disa 15 vitesh qe kam pas jetuar atje nuk degjonim qe funksionohej sipas kanunit. Pra, nese kuptoni, cehstja nuk eshte mohimi apo pohimi i kanunit, por pergjithesimi i shqiptareve te sotem si funksionues sipas kanunit.

    P.s. Kanunin nuk e kam lexuar, por mendoj qe per kohen qe eshte krijuar ka patur arsye te ekzistojė dhe funksionoje. Personalisht per kanunin nuk kam gje kundra pse ka ekzistuar dhe kuptoj qe ka qene nje forme "kushtetute". Jam kundra idese qe populli shiptar ka nevoje ende per kanun ne ditet e sotme dhe kundra idese qe tek shiptaret ligjin e ben ende kanuni. Sqarova sepsse po me "vrisni" per kanun,megjithese..., duke parė reagimet e forta ne kėtė temė, po mė duket se profesori ynė paska patur tė drejtė: Shqiptarėt ende funksionokan me Kanunin!


    Tani, ti kthehem temės, a ka ndokush ndonje material te dokumentuar mbi zhvillimin kulturor te shqiptareve qe nga préhistoria e deri ne ditet e sotme?!

    Elna.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Elna Durrėsi : 16-09-2009 mė 09:26

  17. #17
    Citim Postuar mė parė nga Aikido Lexo Postimin
    Elna, kėrko Mark Tirta dhe do gjesh informacione sa tė duash nga librat e kėtij Antropologu dhe Etnologu.
    Flm per informacionin Aikido.

    Mbasdite te mire.

    Elna.

  18. #18
    Citim Postuar mė parė nga XH.GASHI Lexo Postimin
    Ju preferoj ta lexoni librin ,,Raca Shqiptare '' nga Jakove Milaj.
    Flm per informacionin Xh. Gashi.

    Mbasdite te mirė.

    Elna.

  19. #19
    Citim Postuar mė parė nga Rina_87 Lexo Postimin
    Pervec kesaj me siper, mos harro ta permendesh edhe nje detaj shume me rendesi tek profesori dhe te pranishmit tjere, se derisa paraardhesit e tu shqiptare kishin krijuar rregulla dhe kod jetese dhe themelonin shtyllat e para te civilizimit, paraardhesit e tyre ishin ne kete epoke dhe merreshin me kete zanat

    Kėtė e them dhe nuk mėrzitem fare, por mė duhen fakte ku jam bazuar per te thėnat. Fjalė nė erė, pa material referues nuk m'i pranon njeri.

  20. #20
    Gone!
    Anėtarėsuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Citim Postuar mė parė nga Elna Durrėsi Lexo Postimin
    Kėtė e them dhe nuk mėrzitem fare, por mė duhen fakte ku jam bazuar per te thėnat. Fjalė nė erė, pa material referues nuk m'i pranon njeri.

    Elna, ne fakt ai eshte vetem nje "konkluzion" i imi dhe nuk mund te te gjeje reference te drejtperdrejt per kete. Mendoj se ka shume ketu ne forum (si Baptist, Javan, Darius, andirago etj.) qe mund te te ndihmojne me shume se une, sepse une thjesht kam vetem pasion per historine. Lexo edhe te ky nenforum dhe mund te shohesh edhe disa kendveshtrime ndryshe nga historia "zyrtare".

    Tung dhe suksese.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •