Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 14
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,632

    Francė; mbrenda vitit, 27 vetevrasje ne Telekom !

    Vetem mbrenda ketij viti ne ndermarrjen e madhe te Telekomit kane bere vetevrasje 27 punetor te cilet nga presioni qe vinte prej shefave te tyre ka ndikuar qe nenpunesit e mjere nuk ia kane dal te perballohen ketyre presioneve dhe kane zgjedhur vetevrasjen.
    Perpos vetevrasjeve te shumta ne firmen "citroen" dhe shume e shume vetevrasjeve te te burgosurve ne burxhet e tmerrshme franceze tregon se jeta ne francė po keqesohet dita me dites.
    Askush nuk te pyt: ē'ka bere atedheu per ty por ē'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,632
    Sot ndodhi edhe nje vetvrasje ne Francė, ne nje regjon tjeter, nje nepunes eshte hedhur nga nje urė e lartė ku gjeti vdekjen, edhe ky ishte nepunes i PTT-es...;manifestimet dhe grvat kane filluar ne tere vendin kunder represionit qe iu behet puntorve te ketij organizmi....
    Askush nuk te pyt: ē'ka bere atedheu per ty por ē'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  3. #3
    Larguar..
    Anėtarėsuar
    31-08-2009
    Postime
    4,530
    duket se keta zgjedhin vetevrasjen nga streset dhe per te mos u pushuar nga puna

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e BESIIM
    Anėtarėsuar
    07-04-2009
    Vendndodhja
    France
    Postime
    309
    Sarkozi po don me i hjek perfitimet nga aksidentet ne pune, keshtu qe i bie me mire te mbyten krejt.
    Hiqni maskat, mbajtja e tyre kohė tė gjatė rrezikon t`ju bėhet fytyrė!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,632
    Citim Postuar mė parė nga BESIIM Lexo Postimin
    Sarkozi po don me i hjek perfitimet nga aksidentet ne pune, keshtu qe i bie me mire te mbyten krejt.
    Papunsija sjell vdekjen, normal se presioni i shtyn njerzit te bejne vetevrasje, kur mendon i shkreti se duhet te paguaj banesen apo kreditin 1000 ero ne muaj.;;atij si mbetet tjeter vetem ura...
    Askush nuk te pyt: ē'ka bere atedheu per ty por ē'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,632
    Me vjen keqe shume edhe per kete lajm te hidhur, sot beri vetevrasje edhe nje nepunes i PTT_se ne francė, pra numri u shtua ku arrin ne 29 veta qe nga muaji Shkurte vetem ne kete societe pa i llagoritur tjerat tragjedi ne firmat tjera...
    I ndjeri eshte gjetur sot ne mengjes pa jete ne banesen e tij ku kishte perfunduar ne litar,lajmrojne organet hetuese.
    Askush nuk te pyt: ē'ka bere atedheu per ty por ē'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Citim Postuar mė parė nga Kreksi Lexo Postimin
    Papunsija sjell vdekjen, normal se presioni i shtyn njerzit te bejne vetevrasje, kur mendon i shkreti se duhet te paguaj banesen apo kreditin 1000 ero ne muaj.;;atij si mbetet tjeter vetem ura...
    kreksi,

    po tani robt me mend ne koke jane,

    pse merr kredi kur ska bith me i paguar?

    ne shqipot kemi nji llaf te popllit qe thote,

    shtrij kembet sa ke jorganin....
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  8. #8
    Kreksi, po ti me 29 veta dhe po ankohesh mor burr. Ketu ne Amerike kushedi sa ka vajt numri. Me tha nje shoqe qe eshte police qe sa vetvrasje ka pare keto dy vjet ne rajonin e saj, nuk ka pare ne 15 vjet qe ka si police. As ju ben pershtypje me tani, dhe ky eshte vetem fillimi.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,632
    Para ca ditesh ne nje emision tv ne lidhje me shembjen e Murit te Berlinit dhe sistemit komunist, pytje u shtrua nga nga dirigjuesi i emisionit se pas 20 vite ne demokraci nder keto shtete, ku dhe ne cilin vend njerzit jetojne dhe e ndien vehten me se te lumtur ?
    Sipas statistikave qe u qfaqen ne kete tryez thuhej se Shqiptaret sot jane popullime i lumtur nder te gjitha vendet ish-komuniste,mirepo shtoi njeri prej specialisteve pjesmarres i ketij debati se nekrahasim me te kalueren padyshim se shqiptaret jane sot populli me i lumtur !
    Askush nuk te pyt: ē'ka bere atedheu per ty por ē'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anėtarėsuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Citim Postuar mė parė nga Kreksi Lexo Postimin
    Para ca ditesh ne nje emision tv ne lidhje me shembjen e Murit te Berlinit dhe sistemit komunist, pytje u shtrua nga nga dirigjuesi i emisionit se pas 20 vite ne demokraci nder keto shtete, ku dhe ne cilin vend njerzit jetojne dhe e ndien vehten me se te lumtur ?
    Sipas statistikave qe u qfaqen ne kete tryez thuhej se Shqiptaret sot jane popullime i lumtur nder te gjitha vendet ish-komuniste,mirepo shtoi njeri prej specialisteve pjesmarres i ketij debati se nekrahasim me te kalueren padyshim se shqiptaret jane sot populli me i lumtur !


    Jemi te forte ,por te lumtur nuk do te thoja ,dhe kjo ka nje pergjigje ,sepse ne e kemi pare FERRIN .
    I kemi provuar te gjitha ,nuk na ben pershtypje varferia ,sepse s'kemi pasur asgje ,jane bere lloj lloj eksperimentesh ne trurin tone ,keshtu per ne kjo eshte lule .
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,632

    Dje nje puntor i Pezhos iu dha fund diteve...

    Dje nje puntor i societes se njohur "pezho" uzine e veturave, iu dha fund diteve te tij, beri vetevrasje.
    Hetimet tregojne se ishte i persekutuar nga superioret e tij me shantazhe largimi nga puna.

    me keqeardhje erdhi sot edhe nje lajm tjeter, edhe nje punetor i nje fabrike se njohur te elektronikes, "Tales" poashtu iu dha fund ditve duke bere vetevrasje,pra mbrenda muajit u regjistruan me se 5 vetvrasje ne Franc!pe vetem nga presioni ne pune.
    Askush nuk te pyt: ē'ka bere atedheu per ty por ē'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Eve
    Anėtarėsuar
    20-06-2002
    Vendndodhja
    albania
    Postime
    1,150
    Ti japesh jetes fund , vetem se do ngelesh i pa pune! Kjo tregon shume per karakterin e dobet qe kane keta vetvrases.
    Lost time is never found again.
    -Benjamin Franklin-

  13. #13
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    30-06-2009
    Vendndodhja
    webcam or email ne tek tvsh21@yahoo.com
    Postime
    825
    edhe une vetvrasje bej por kur te me lej dashnorja jo kur te me pushojne nga puna.

    nuk eshte aspak trendy

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Shpirtrat e dėshpėruar tė "France Telecom"

    Shpirtrat e dėshpėruar tė "France Telecom"

    Fani ishte dendur me ilaēe. Joel ndihej i pėrndjekur, Jean Paul u hodh nga ura. Mė pas vjen Alain nga Bretanja, Guy poet, apo Lionel qė donte tė priste damarėt para kolegėve. 25 vetėvrasje brenda pak muajsh vetėm nė "France Telecom". Ja historitė e atyre

    "Unė jam Fani, ajo qė ishte nė kėrkim tė njė fustani pėr ta veshur para se tė vdiste". Fani ėshtė ajo 32-vjeēarja qė ndėrroi veshjen tri herė para se tė vendoste tė hidhej nga dritarja e zyrės sė saj, e cila ndodhej nė katin e katėrt nė rrugėn "Mederis". "E shihja qė po provonte disa veshje dhe asnjėra nuk i pėlqente. Nuk mė tha pėrse donte qė tė vishej mirė, deri nė momentin kur e pashė tė fluturonte nga dritarja", rrėfen Carol, njė kolege e Fanit, e cila e pa me sytė e saj teksa hidhej poshtė pas vendimit pėr t‘i dhėnė fund jetės. Carol ėshtė njė vajzė me sytė me rrathė tė zinj, qė ndėrsa flet, ha vazhdimisht thonjtė. Qė nga ngjarja tragjike, ajo nuk ka mė gjumė. Fani ishte shėndoshur 25 kilogramė muajt e fundit, ndoshta sepse pėrpinte me grushte anti-depresivėt. Kjo gjendje e keqe i kishte nisur pas vdekjes sė tė ėmės, por gjithēka kishte arritur kulmin kur nė zyrė i kishin njoftuar se do ta transferonin diku gjetkė. Ajo punonte nė "France Telecom" dhe shefat nuk e dinin se ku ta ēonin. Pak para se tė merrte vendimin e gjėmshėm, i kishte shkruar tė atit: "Mė mirė do tė doja tė vdisja, se sa tė nisja njė punė tjetėr nga e para".
    Pallati nė rrugėn "Medric" nuk ėshtė nga ato pallate prej qelqi dhe ēeliku, por prej tullash tė murrme dhe ndodhet nė njė zonė elegante tė qytetit. Brenda tij duket sikur nuk ka mė jetė, duket sikur je nė njė muze hiri. Diku mes atij mjedisi tė hirtė ulej Fani, me kėmbėt e kryqėzuara dhe vėshtrimin tretur tutje nė copėzėn e qiellit qė pasqyrohej nga dritarja. 100 metra mė tutje ėshtė njė katedrale dhe njė park i mrekullueshėm. Nga dritarja duket njė cep i kėtij kopshti. Kur vendosi tė ikte nga kjo jetė pėrmes dritares sė hapur, Fani kishte ndjerė tė ftohtė dhe kishte marrė me vete njė triko. Nė ēastet e fundit donte tė mbulonte fytyrėn, kushedi pėr ēfarė arsyeje. Vdiq nė spital dhe la pas njė mace me tė cilėn jetonte dhe njė lepur me emrin Zebulon. Sė fundmi Franca pėrjetoi njė fenomen makabėr nė njė nga ndėrmarrjet e saj mė tė mėdha, "France Telecom". Aty, 25 veta vranė veten dhe 15 tė tjerė tentuan vetėvrasjen, pa sukses. Tentativa mė brutale dhe mė spektakolare ishte ajo e Lyonel Dervin. Ai ndodhej me kolegėt dhe shefin e tij nė njė mbledhje pune dhe kur i erdhi radha pėr tė raportuar pėr punėn, u ngrit dhe nė vend tė ēėshtjeve tė ditės foli me shumė kurajo pėr problemet e mėdha dhe stresin e jashtėzakonshėm qė po pėrjetonin ai dhe nėpunės tė tjerė nė kėtė situatė krize. Ndėrsa fliste me shumė qartėsi dhe krejt i kthjellėt e pa asnjė ndjenjė faji, nxori thikėn dhe tentoi qė tė priste damarėt. Kolegėt arritėn qė ta shpėtojnė dhe mė pas ai u shndėrrua nė njė personazh pėr median. Kėshtu tė paktėn ndodh nė Francė. Fenomeni i vetėvrasjeve mbahet nėn kontroll, siē mbahet nėn kontroll njė tenxhere qė ėshtė nė vlim e sipėr. Tjetėr rast i dėshpėruar ėshtė ai i njė punonjėsi tė "France Telecom", Joelit 44-vjeēar, i cili kishte kohė qė kishte hequr dorė nga ėndrra pėr t‘u bėrė kėrcimtar, edhe pse askush nuk e besonte se ai fshehurazi nė kohėn e lirė vazhdonte tė ndiqte leksione kėrcimi. Ai ishte me origjinė algjeriane dhe thoshte se ndihej i persekutuar nga racistėt. Kishte 15 vjet qė ndihej keq me veten dhe nė sytė e tij lexohej qartė thirrja pėr ndihmė, por njerėzit rrotull ose nuk e lexonin kėtė mesazh, ose ishin shumė tė zėnė me hallet e tyre. Ai jetonte nė katin e gjashtė tė njė godine nė periferi dhe nė e-mail-in e tij u gjet "testamenti" qė ishte i mbushur me fjalė urrejtjeje pėr "France Telecom". Duket se pasi ka shkruar materialin, ai ėshtė hedhur nga dritarja e shtėpisė, duke i dhėnė fund njė jete me shumė trazira shpirtėrore. Pas shndėrrimit tė vetėvrasjeve nė njė fenomen fatkeqėsish tė zakonshme nė kėtė kompani, gazetat vėrshuan me tituj nga mė tė ndryshmit si, "Tė punosh pėr t‘u vetėvrarė", "Punė dhe vetėvrasje, ēfarė tė bėsh?", "Depresioni i tė shtypurve". Por nė kėta artikuj bėheshin vetėm konstatime dhe pyetje. Nė ta nuk jepeshin zgjidhje dhe pėrgjigje. Nė ta nuk mund t‘i jepej pėrgjigje as pyetjes: "Pėrse Jean Paul, para se tė vriste veten, kishte blerė njė biletė kinemaje"? Jean e kishte ndalur makinėn e tij nė autostradėn A4 dhe pas kėsaj u hodh pa mėdyshje nga ura. Ishte vetėm 51 vjeē dhe kishte mbi supe njė grua dhe 2 fėmijė. Nė makinėn e tij u gjet njė letėr, nė tė cilėn ai akuzonte "France Telecom". "Ata mė kanė vrarė, duke ma bėrė jetėn tė pamundur". Nė funeralin e tij, familja nuk i lejoi tė merrnin pjesė drejtuesit e kompanisė, madje as gazetarėt. E veja e tė ndjerit tha se i shoqi ishte i stresuar, sepse e dinte qė do ta humbiste shumė shpejt vendin e punės. Jean Paul ishte i vetėvrari numėr 25 i kompanisė. Nė xhep iu gjet njė biletė kinemaje, nė tė cilėn ai kishte shkruar: "Zot, unė jam Jean Paul, ai qė donte tė shihte nė kinema filmin e Tarantinos". Sipas disa sociologėve francezė dhe jo vetėm, qė morėn nė shqyrtim kėtė fenomen tė rėndė, ndoshta kėto vetėvrasje masive mund tė jenė njė formė ekstreme e luftės mes klasave, si njė sfidė e hapur ndaj rendit tė gjėrave, si njė akt kundėr metafizikės, si njė shpallje lufte ndaj Zotit dhe ndaj natyrės, njė kryengritje e njė individi ndaj asaj qė mund tė duket si norma absolute. Ndoshta nėpėr kėtė rrugė ka shkuar edhe Nikolasi 28-vjeēar, para se tė merrte vendimin e ikjes nga kjo jetė nė garazhin e shtėpisė sė tij. Para kėtij akti kishte tentuar qė t‘i telefononte tė dashurės sė tij. Me tė nuk kishte qenė i lumtur, por inatin mė tė madh e kishte me vendin e punės, me Telekomin dhe me faktin se kolegėt dhe shefat nuk i pėrgjigjeshin kurrė kur ai kishte nevojė pėr ndihmė. Ndoshta nuk kishte mė forcė qė tė vazhdonte tė qeshte me veten dhe tė klikonte nėpėr sajtet e internetit, qė bėjnė tė lumtur djemtė e vetmuar. Janė sajte qė po tėrheqin njė numėr gjithnjė e mė tė madh tė rinjsh vetmitarė, ku ata kanė mundėsi qė tė lidhen me njėri-tjetrin dhe tė shajnė kėtė botė, punėn, shefat, njerėzit e afėrt qė nuk kujdesen mė pėr ta, indiferencėn e njė bote tė pamėshirshme. Franca ėshtė njė vend me njė numėr rekord vetėvrasjesh. Sipas statistikave, ēdo vit ndėrrojnė jetė mbi 10 mijė persona, ose 24 vetė pėr 100 mijė banorė. Pėr sa i pėrket Nikolasit, edhe ai ishte futur nė kėtė sajt pėr tė hedhur aty "helmin" e ekzistencės sė tij prej "dėshtaku". Humori qė qarkullon nė sajte tė tilla ėshtė gjithmonė humor i zi dhe barsoletat qė tregonte Nikolas ishin tė tipit: "Pashė njė mikun tim nė rrugė, por ai nuk mė pa. Atėherė vendosa qė t‘i bėja njė telefonatė dhe e pashė qė mori celularin, pa numrin tim, rrudhi buzėt dhe e futi nė xhep".
    Ndėrsa pėr Alenin, miqtė e tij thonė se ai kishte dukjen e njė njeriu qė nuk do ta arrinte kurrė pleqėrinė. Ai e kishte zakon qė tė vizatonte gjithmonė peizazhe tė Bretanjės sė tij. Ishte 48 vjeē dhe kishte 3 fėmijė. Kishte buzėqeshjen e kėndshme dhe krenare tė bretanėve, donte shumė varkat dhe detin, por qė kur i kishin thėnė se mund ta hiqnin nga puna, ishte fare pėrtokė shpirtėrisht. Qė nga qershori ishte i sėmurė dhe nuk shkonte mė nė punė. Njė ditė, nė fillim tė verės, kur nė shtėpi nuk ndodhej askush, kishte vendosur t‘i jepte fund jetės, duke u varur. Miqtė e tij i dedikuan lot, dashuri, madje edhe poezi. Pėr ta, Alen ishte "piktori" i dashuruar me brigjet blu...
    Njė tjetėr punonjėsi tė "France Telecom" i pėlqenin poezitė. Edhe ai ishte artist nė zemėr e nė shpirt. Ai ishte njė teknik. Si lamtumirė u kishte dėrguar familjarėve, miqve dhe kolegėve, njė poezi me titull "Fundi im". Sot ai prehet nė njė kodėr, pėrjetėsisht. Pastaj vjen edhe Jean Michel, 53 vjeē, qė e pėrdorte shumė telefonin, madje edhe kur lahej nė dush, edhe kur hante, e nuk mund tė mos ta pėrdorte edhe ndėrsa kishte vendosur tė vdiste. Pas trazirave tė fundit qė kishte pėrjetuar nė vendin e punės, i ishte hapur koleges sė tij, duke i thėnė se nuk donte tė jetonte mė dhe se ėndrra e tij ishte qė tė vdiste. Kolegia ishte pėrpjekur qė ta qetėsonte, por mė kot, sepse 53-vjeēari e kishte marrė tashmė rrugėn e ikjes. Dhe kur iku, u la lamtumirėn disa personave po pėrmes mjetit qė e kishte adhuruar aq shumė: telefonit.
    Familjarėt e Fanit dhe tė tė vetėvrarėve tė tjerė nuk mund t‘ia falin "France Telecom"-it situatėn e krijuar qė ēoi tė afėrmit e tyre fillimisht drejt mendimeve tė errėta tė vetėvrasjes, e mė pas drejt saj.

    shqip.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •