Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 13 prej 13
  1. #1
    ALLAHU EKBER Maska e unejsa
    Anėtarėsuar
    08-02-2009
    Vendndodhja
    SHIJAK
    Postime
    522
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Te jesh adoleshent do te thote...

    Para disa kohesh kam ber nje studim me disa adoleshent rreth kesaj teme. Tani do te deshiroja qe ta zgjeroja studimin tim me mendime me te shumta rreth kesaj teme.
    Deshiroj te di se cfar mendojne te rinjt e sotem rreth adoleshences, gjendjes shpirterore qe kan te rinjt ne adoleshenc, lirit e kufizimet e tyre, deshirat e tyre, problemet e gjithcka tjeter qe duan te tregojne ata.

    Duke ditur se si ndihen e cfar nevojash kan ata mund te dijme se si te sillemi me ta pa krijuar konflikte sepse te gjith e dim qe eshte nje mosh paksa e veshtir per tu kuptuar
    Ti pra lartesoje Zotin tend duke falenderuar dhe kerko nga Ai falje.

  2. #2
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,448
    Faleminderit
    2
    7 falenderime nė 7 postime
    "Faza me e poshtert e zhvillimit te njeriut eshte Adoleshenca"

    Kjo eshte faza ku Njeriu nuk qendron as ne toke dhe as ne Air, thjesht qdo Njeri pasi ta kalon adoleshencen dhe kujton kete faze pas disa vitesh gjithmon do ta urrej kete faze, sepse eshte periudhe ku njeriu ose mund ta humb nje karrier ose ndryshon rrjedhe ne jete.

    Kjo faze poashtu ka rendesin e saj aq te madhe sa qe varet e ardhmja e nje personi. E ardhmja ose percaktohet negativisht ose pozitivisht dhe kush e tejkalon kete faze me sukses zakonisht jan persona qe kan korrur suksese ne karrier dhe jete, ndersa ata qe kan deshtuar ne kete faze jan bere barre e shoqeris dhe jan gjithnje ne pritje te nje drite ne fund te tunellit te Kalimashit

    Une per vete, aq shume e urrej kte Faze sa qe nuk arrijt ta perkufizoj Urrejtjen se vetem se munda quaj Si Faze ku mund te behesh Hore ne Jete.
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  3. #3
    ALLAHU EKBER Maska e unejsa
    Anėtarėsuar
    08-02-2009
    Vendndodhja
    SHIJAK
    Postime
    522
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga fisniku-student Lexo Postimin
    "Faza me e poshtert e zhvillimit te njeriut eshte Adoleshenca"

    Kjo eshte faza ku Njeriu nuk qendron as ne toke dhe as ne Air, thjesht qdo Njeri pasi ta kalon adoleshencen dhe kujton kete faze pas disa vitesh gjithmon do ta urrej kete faze, sepse eshte periudhe ku njeriu ose mund ta humb nje karrier ose ndryshon rrjedhe ne jete.

    Kjo faze poashtu ka rendesin e saj aq te madhe sa qe varet e ardhmja e nje personi. E ardhmja ose percaktohet negativisht ose pozitivisht dhe kush e tejkalon kete faze me sukses zakonisht jan persona qe kan korrur suksese ne karrier dhe jete, ndersa ata qe kan deshtuar ne kete faze jan bere barre e shoqeris dhe jan gjithnje ne pritje te nje drite ne fund te tunellit te Kalimashit

    Une per vete, aq shume e urrej kte Faze sa qe nuk arrijt ta perkufizoj Urrejtjen se vetem se munda quaj Si Faze ku mund te behesh Hore ne Jete.
    Faleminderi fisniku-student per pergjigjen dhe pse ti e ke kaluar ate faz perserit te falenderoj per pergjigjen e dhene.

    Une per vete nuk e urrej aspak ate faz te kjetes time madje e kujtoj me nostalgji se ja kam kaluar me te vertet shume bukur dhe ajo faz po i jep rezultatet dhe ne fazen qe ndodhem tani.
    Ti pra lartesoje Zotin tend duke falenderuar dhe kerko nga Ai falje.

  4. #4
    Falko Maska e Falco115
    Anėtarėsuar
    03-09-2009
    Postime
    568
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Komplimenta per temen, shum e qelluar.
    Adoleshenca paraqet nje periudhe ne te cilen ka ndryshime te medha ne zhvillimin e njeriut. Kjo periudh ka disa karakteristika, duke filluar nga ndryshimet e dukshme trupore dhe disa ndryshime psikike. Aftesia fizike per reprodukim, si dhe pjekuria emocionale sjellin konflikte te perhershme midis deshirave dhe pengesave, qe nuk jan ne harmoni me edukaten e tyre dhe normat shoqerore. Grupe te rinjeve qe deri ne ate moshe ishin mjafte te qendrueshem, fillojne te shpartallohen, kerkohen miqesi te reja, formohen grupe te reja me qellime dhe ideale tjera.
    Te rinjet e kesaj moshe shfaqin se pari lidhjet emocionale per ndonje person tjeter te gjinise se kundert, pastaj zgjedhet qifti, dua te them se perpos ndryshimeve tjera te natyres fiziologjike, zhvillimi psikik krijon veshtiresi te posaqme. Dallimet e theksuara individuale ne pamjen fizike dhe ngecja ne zhvillim , mund te shkaktoj te adoleshentet ndjenje inferioriteti ose frike nga abnormaliteti. Gjate periudhes se adoleshences te rinjet i mundon shume edhe problemi seksual,,numrii madh i deshirave nga njera ane, dhe ne anen tjeter numri i madh i pengesave dhe paprovovojes ne kete sfere krijojne nje mori problemesh, te cilat nese nuk zgjidhen si duhet , mund te ndikojne traumatologjikisht tek adoleshenti , duke len pasoja te perhershme. Karakteristik e kesaj periudhe eshte edhe synimi i adoleshentit per pavaresi,qe shprehet me konflikte te shpeshta me prinder, te cilet u vejne ndalese deshirave e nevojave te tyre. Ndikim te madh ne jeten e adoleshentit kan edhe vetit morale te prinderve, veshtiresi te posaqme krijohen te ato familjet ku prindrit jane ne grindje te perhershme mes tyre, ne familje pijanecesh etj..ngjarje keto te cilat ndikojne shume negativisht te adoleshenti, dhe si pasoje mund te kete veshtiresi te medha ne adaptim, shkollim dhe edukim te metutjeshem.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Falco115 : 09-02-2010 mė 03:56

  5. #5
    ღ ღ Best Of Me ღ ღ
    Anėtarėsuar
    09-11-2005
    Vendndodhja
    France ...
    Postime
    5,935
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Adoleshenca faza e rinis ku rinia fluturon me prase ne b...
    Pa perjashtim

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e lisa12
    Anėtarėsuar
    30-11-2008
    Postime
    2,474
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    aiiiiii kam harruar se cdon me thene adoleshent se kane kaluar shume vite

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-12-2009
    Postime
    120
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    unejsa
    nga sa vjet fillon dhe mbaron adoleshenca
    jam kurioz
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga .IQ : 09-02-2010 mė 05:33

  8. #8
    ALLAHU EKBER Maska e unejsa
    Anėtarėsuar
    08-02-2009
    Vendndodhja
    SHIJAK
    Postime
    522
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga .IQ Lexo Postimin
    unejsa
    nga sa vjet fillon dhe mbaron adoleshenca
    jam kurioz
    Ne pergjithesi Adoleshentete llogariten femijet te moshes nga 12-21 vjet
    Ti pra lartesoje Zotin tend duke falenderuar dhe kerko nga Ai falje.

  9. #9
    ALLAHU EKBER Maska e unejsa
    Anėtarėsuar
    08-02-2009
    Vendndodhja
    SHIJAK
    Postime
    522
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Keto jane disa rezultate te studimi time qe kam bere para 2-vjetesh




    Hyrje

    Adoleshenca eshte mosha me me probleme qe historia njeh. Vemendja e studiuesve eshte terhequr gjate shekullit XX deri ne ditet tona. Ata e kane cilesuar here si moshe krize,here si moshe konfliktesh. Problemet qe paraqet ajo jane nga me te ndryshmet dhe shume te veshtira e te nderlikuara. Prinderit jane ata qe shqetesohen me shume derisa I quajne sjelljet e tyre te cuditshme,derisa arrijne te mendojne nese femija I tyre eshte normal apo jo. Krahas prinderve shqetesimi perballe adoleshenteve kane edhe mesuesit. Keta te fundit perplasen me adoleshentet me probleme nga me te ndryshmet. Kjo moshe e veshtire,kjo pjese sociale eshte e perfshire ne konflikte me moshataret,prinderit dhe mesuesit . Perse ndoll kjo?
    Se pari:adoleshenca eshte nje faze e formimit te vrullshem te tipareve kryesore te personalitetit te njeriut,qe karakterizohet nga lufta normale e njeriut per te krijuar identitetin individual. Nje formim i tille realizohet ne procesin kompleks te lindjes dhe zgjidhjes se konflikteve te shumellojshme me traditat kulturore,me prinderit,shoket e shkolles ose te lagjes,deri te ata me te afermit,me norm ate ndryshme ligjore e nenligjore dhe sidomos me vetveten.
    Se dyti:ne moshen e adoleshences,konfliktet e ndryshme,sidomos ato qe lidhen me ceshtje jetike,perjetohen ne menyre dramatike,lane gjurme te thella ne vetedijen e te rinjve,gjurme qe ruhen gjate.
    Se tretierqendrimi i vemendjes ne kete grup social percaktohet nga dy kriter kryesore:
    -po rritet numri i nxenesve qe vazhdojne shkollen e mesme.
    -nxenesit qe do te marin arsim te mesem do te luajne gjithnje e me shume rol ne zhvillimin ekonomik,politik,kulturor etj te vendit.
    Se katertiete nxenesit adoleshente te shkollave te mesme kane shprehur opinjonet dhe shqetesimet e tyre qe lidhen me konfliktet ku ata perfshihen,dashur ose padashur. Knfliktet ndikojne ne ecurine e veprimtarise se perditshme te nxenesve. Ndodh qe i pengojne te mesojne,por edhe te mesojne me mire. Here –here i nxit te kalojne kohen ne veprimtari argetuese,sportive etj.

    Qellimet dhe hipoteza:
    Qellimi punimite kryhet nje studim per te perkufizuar “cdo te thote te jesh adoleshent” nga vete adoleshentet.
    Detyra kryesore e ketij studimi perqendrohet ne kete drejtim:
    -te paraqese mendimet e adoleshenteve se si e perkufizojne ata adoleshencen.

    Hipoteza kryesore e ketij studimi eshte:
    Mosha e adoleshences karakterizohet nga nje zhvillim i shpejte fizik,moral dhe intelektual,nga nje formim intensive i personalitetit ne kuader te marrdhenjeve sociale dhe aktivitetit te gjere jetesor.

    Hipoteza te tjera te studimit jane:
    adoleshentet jane te mahnitur me vetveten
    adoleshentet jane mendjemedhenj ndaj moshatareve te tyre
    adoleshentet jane egoist kun e qender vendosin gjithmone unin e tyre.

    Shqyrtimi i literatures se fushes dhe te ceshtjes.
    Ketu paraqiten kontributet per zhvillimin e koncepteve kyce sipas autoreve te ndryshem. Adoleshenca eshte pare nga kendveshtrime te ndryshme ku cdo studiues eshte perpjekur te sjelle dicka te re ne punen e tij.

    Adoleshenca
    Ja tek jam,i zhgenjyer,i paditur
    njeri i ri
    para gjerave te panjohura.
    …E c’jam une ?
    C’duhet te bej?
    A duhet te pres?
    Paul Claudel
    “Ne perkufizimin e tij, Zhan Zhak Ruso do ta quante moshen e adoleshences si moshen e shenderrimeve te medha fizike dhe psikologjike”
    Psikologia Anjeza Dishnica ka cituar “ Adoleshenca eshte nje kalim i veshtire nga bota e femijve ne boten e te rriturve sepse adoleshenti gjendet perballe sfidave per te krijuar personalitetin e tij. Ai kerkon te sillet si i rritur dhe perballet me prindrit qe e shohin ende si nje femije”.

    Cfare duhet te dime per adoleshencen?
    Ne lidhje me kete pyetje Prof. Dr. Dafina Kuzmanovska dhe Ass. Dr. Kamaka Peketcieva citojn:
    “Adoleshentete llogariten femijet te moshes nga 12-21 vjet. Ne kete periudhe, ata kalojne neper shume ndryshime fizike dhe emocionale. Ndryshimet shpesh jane te dhimbshme dhe ndikojne duke shkaktuar huti te femijet dhe te prindrit. Shumica e femijeve gjate kesaj periudhe do te kalojne puberitetin. Gjate puberitetit, trupi i femijes rritet dhe zhvillohet, duke u trasformuar ne nje trup burri/ gruaje te moshuar. Femijet nuk e kane dhe krejt njesoj se c’mendojne te tjeret per ta. Ne ate moshe, numri i madh i femijve mendojne se nuk mund te lendohet. Ata jane te bindur se cfardo qe te bejne, asgje e keqe nuk mund t’u ndodh”.


    Cfare quajme adoleshence?

    Adoleshenca kosiderohet si nje periudhe kalimtare nga femijria ne pjekuri. Ajo fillon me kohen e puberitetit. Per femrat kjo arrihet rreth moshes 11 vjece ndersa per meshkujt rreth moshes 13 vjec. Ne literaturen psikologjike boterore nuk ka kritere universale per percaktimin e fillimit dhe perfundimit te moshes se adoleshences. Disa psikologe, petagoge, mjeke, fiziologe moshen e adoleshences e shtrijne deri ne 19 vjec. Ne gjuhen angleze fjala “adolescent” tregon njekohsisht edhe adoleshentin edhe te riun. Nocioni “teenager” qe perdoret dendur ne literaturen amerikane perfshin te rinjte nga 13 vjec deri 19 vjec.
    Mosha e adoleshences karakterizohet nga nje zhvillim i shpejte fizik, moral e intelektual, nga nje formim intesiv i personalitetit ne kuadrin e mardhenieve sociale dhe aktivitetit te gjere jetesor. Kjo eshte nje moshe e gjalle mjaft energjike, moshe me mundesi te medha, interesa te gjera, jete aktive sociale etj.
    Ne aspektin e zhvillimit biologjik, adoleshenca eshte mosha e zhvillimit te shpejte,e rritjes ne gjatesi,ne peshe,persoset aparati muskulor etj. Ndryshimet te brendshme ndollin ne veprimtarine e organeve te bendshme sidomos ne rritjen e aktivitetit te zemres,ne zhvillimin e shpejte funksional te trurit dhe te sistemit nervor. Ne vecanti rriten dhe zhvillohen gjendrat seksuale dhe shenjat sekondare qe cojne ne pjekurine seksuale. Te vajzat kjo eshte me e shpejte te djemte.
    Ne aspektin psikologjik (sensor dhe njohes)ne kete moshe ndodhin ndryshime te rendesishme emocionale,ne aftesite njohese,zhvillimin e te menduarit,kujteses logjike,imagjinata behet me e mprehte,vemendja me e organizuar,zhvilohen prirjet dhe interesat,zhvillohen gjithashtu vullneti dhe karakteri.
    Ne aspektin shoqeror nre kete moshe kryhet me vrull procesi i socializimit,formimi i ndergjegjes shoqerore,sjelljes dhe qendrimit ndaj punes,zhvillimi i interesit per sferat e ndryshme te veprimtarise,diferencimi ne zhvillimin e prirjeve,aftesive dhe percaktimi i llojit te krijimtarise dhe forcimi i pikepamjeve.
    Formimi i personalitetit te adoleshentit eshte ne proces teresor,dinamik. Ne kete proces nje rol me rendesi luan familja si qeliza baze e shoqerise,nga niveli i se ciles varet dhe edukimi i femijeve. Nga viti ne vit eshte rritur funksioni edukues social i familjes. Ajo ka pesuar ndryshime e shnderrime te rendesisme;eshte rritur mireqenja,niveli ekonomik e sidomos politik,kulturor,arsimor e shoqeror.
    Aspekti i marrdhenjeve prind-femije dhe i ndikimit te te pareve te te dytet,ehte nje nga poblemet me te mprehta me karakter psikologjik dhe socil. Ne kete ceshtje duhen pasur parasysh disa vecori psiko-sociale te vete moshes sic jane tendnca per pavarsi, per ta konsideruar veten te rritur, si revolta kunder prinderve, si perpjekje keto per tu larguar nga familja, per te bere nje jete te pavarur.
    Si mund te ndimojne prinderit adoleshentet?

    “Alternative me e mire do te ishte parandalimi i problemit, por ne rastin kur ai ka mberritue ne dere prindit i duhet te nderhyje…Si?
    Me shume perkushtim ndaj femijes.
    Sot,kur nje pjese e mire e prinderve priren te bejne sa me shume pune,eshte e veshtire te kalohet shume kohe me femijet. Megjithate cilesia e nderveprimit eshte me e rendesishme ne raporte me kohen. Edhe nje telefonate e shkurter interpretohet pozitivisht nga adolashenti dhe eshte nje hap drejt mardhenies se shendetshme. Perkushtimi nuk do te thote vetem plotesimi i nevojave materiale…por shume me teper: femija ka nevoje te ndihet i kuptuar. Pyetjet rreth shkolles,rreth lendeve qer paraqesin me shume probleme per te jane nje hap perpara drejt permiresimit te notave.
    Ndihme ne vendosjen e qellimeve
    Prindi duhet te ndihmoje femijen ne vendosjen e qellimeve ne menyre te vecante te atyre qellimeve qe lidhen me shkollen. Vendosja e qellimeve eshte e lidhur ngushte me pervetesimin e normave te caktuara. Nje nxenes me rezultate te uleta ndodhet me Brenda nje “xhungle” nga e cila e ka te veshtire te dale. Konfuzionit te moshes i shtohet edhe konfuzioni i mungeses se qellimit. Ne keto kushte ndihma e prindit nevojitet me teper.
    Theksim i rendesise se rregullave.
    Prindi duhet te theksoje rendesine e studimit, te punes se pavarur dhe idene e vazhdimesise ne kohe. Nje nga problemet me te cilat haste nje adoleshent qe bie nga mesimet eshte i lidhur me perceptimin e kohes:ai e ka te veshtire te beje nje sinteze te kohes , te pranoje faktin qe koha nuk eshte perpara tij ne infinit. Per shkak te rezultateve te uleta ai mund te shkeputet nga e tashmja dhe te ushqeje iluzione se net e ardhmen gjerat mund te shkojne me mire. E ardhmja shenderrohet ne sinonim te shkopit magjik: dikur gjithcka do te jete mrekulli. Prindi duhet te krijoje tek ai bindjen se e ardhmja eshte e lidhur me te tashmen,dhe nese sot je nxenes i dobet i tille do te vazhdosh te jesh edhe ne te ardhmen edhe nese perpjekjet mungojne.
    Pjesmarrje ne aktivitetet shkollore.
    Inkurajimi i adoleshenteve per te marre pjese ne aktivitete te cilat organizohen nga shkolla. Kjo pjesemarrje do t’i jepte mundesi adoleshenteit per te rivendosur lidhjet me shkoollen dhe per te mos e pare shkollen vetem si vend “detyrash dhe rregullash”por edhe si institucion qe kriijon mundesi per argetim. Sigrisht shkolla shqipetare nuk ofron shume mundesi ne kete drejtim, megjitheate vihet re nje prirje positive e cila ne te ardhmen nen ndikimin e prinderve, mesuesve dhe nxenesve mund te zhvillohet me tej.”
    Ndryshimet qe ndodhin tek adoleshenti jane normale dhe pjese ezhvillimit te tij deri ne momentin qe nuk prishin ekuilibrin e vlerave dhe te normave. Ne kete aspect do te duhej qe familja te krijonte nje ambient te kuptueshem ndaj nevojav te adoleshentit, ta konsideronte ae si nje person me mendimet dhe deshirat e tij duke i transmetuar net e njejten kohe normat dhe vlerat morale. Familja eshte pasqyra ne te cilen i riu sheh veten edhe te ardhmen e tij.
    Nje ndihmese tjeter qe familja mund t’i jape adoleshentit eshte qe te perpiqet ne moscarjen e mardhenieve ne familje si ndarje, dhune prinderore etj sepse per ngjarjet qe ndodhin ne familje shpeshhere faji i tyre i vihet adoleshentit. Te rinjte kane nje aftesi thithese rreth ngjarjeve qe ndodhin ne familje gjera te cilat i pasqyrojne dhe ne formimin e tyre te mevonshem. “Rruga qe ajo zgjedh per ta mbeshtetur adoleshentin eshte udherrefyes per te”


    Metodologjia

    Eshte perdorur anketa per te marre mendimet e adoleshenteve per te perkufizuar adoleshencen.

    Subjekti

    Subjekt i ketij studimi jane nxenesit e shkollave te mesme te Durresit. Ne kete studim jane perfshire tre shkolla. Secili nga anetaret ka shance te barabarta per te qene pjese e studimit. Per arsye kohere dhe logjistike studimi eshte kufizuar vetem ne rrethin e Durresit.
    Kriteri i perfshirjes eshte mosha nga 14-19 vjec.

    Teknika dhe instrumenti mates

    Instrumenti mates qe eshte perdorur ne kete studim eshte anketa e perpiluar nga vete studiuesit e kesaj teme, duke u bazuar ne mendimet e adoleshnteve.

    Inventari i stileve te menaxhimit

    Anketa permban 18 pohime. Secilit individ i kerkohet te percaktoje sa i permbahet pohimit duke rrethuar njeren nga numrat e dhene ne shkallen 1-3. Per cdo pohim 1-tregon qe individi nuk reagon asnjehere ne ate menyre , 2-tregon qe individi vepron ndonjehere duke u bazuar ne varesi te situates, 3- tregon qe veprimi kryhet gjithmone.

    Rezultatet e studimit.

    Ne baze te anketes se realizuar ne shkollat e mesme ne lidhje me temen “Te jesh adoleshent do te thote…” kane dale keto rezultate:











    Pyetjet kurre ndonjehere gjithmone
    Te besh ate qe mendon 3 24 13
    Te jesh indiferent ndaj opinionit publik 10 24 6
    Te kerkosh te jesh ne qender te gjithckaje 8 20 12
    Vetem nje rritje e vrullshme fizike 11 17 12
    Te mendosh se ke cilesi te vecanta dhe duhet te vlersohesh vecmas. 7 24 9
    Te lavderosh veten vazhdimisht ose terthorazi me arsye ose pa arsye 20 17 3
    Te teprosh ne paraqitjen e jashtme figure,veshje,makine,shpenzime… 21 17 3
    Te jesh neglizhues ose mosperfilles ndaj prinderve dhe modelit qe kane 27 10 3
    Te mos pranosh pervojen e te tjereve dhe ne vecanti nga moshataret e tu 15 21 4
    Te kesh zili dhe dhe te jesh mendjemadh. 29 10 1
    Te te pelqeje vetja ne cdo aspekt 10 22 8
    Te ndikohesh shpejte nga qortimet edhe nese jane te lehta. 8 17 15
    Te mbrosh mendimin tend dhe mos leshosh pe dhe po sollen argument. 3 19 18
    Te nevrikosesh shpejte,te sulmosh te tjeret e te perdoresh fjale te ndyra. 18 14 8
    Te mendosh se nuk ke asnje te mete. 15 17 8
    Te shfrytezosh rastet dhe njerezit per te realizuar deshirat e tua. 13 19 7
    Te ndihmosh te tjeret me kusht te komproisit material . 16 17 7
    T’i mveshesh vetes rezultatet dhe te mirat e te tjereve si te tuat. 21 13 6


    Ne baze te te dhenave rezulton se sipas adoleshenteve te anketuar ata nuk jane dakort me hipotezen e hedhur nga ne qe “Te jesh adoleshent do te thote te kesh zili dhe te jesh mendjemadh”

    Po ne baze te rezultateve te marra nga anketa del se ne lidhje me hipotezat “ Te jesh adoleshent do te thote te besh ate qe mendon”, “Te jesh adoleshent do te thote te jesh indiferent ndaj opinionit publik”, “Te jesh adoleshent do te thote te mendosh se ke cilesi te vecanta dhe duhet te vleresohesh vecmas”,adoleshentet jane dakord ti zbatojne ato ne baze te situates qe ndodhen.

    Duke u bazuar ne rezultatet e dala del se nje pjese e mire e adoleshenteve ne lidhje me hipotezen “Te jesh adoleshent do te thote te mbrosh mendimin tend dhe te mos leshosh pe dhe po sollen argumente”,dhe vete adoleshentet jane dakord me kete hipoteze.

















    Perfundimi



    Eshte e veshtire te perkufizosh adoleshencen pasi ajo eshte mosha ne te cilen cdo individ shpreh dhe formon te gjithe potencialin e tij emocional,intelektual dhe fizik. Per me teper adoleshenca eshte nje perjudhe e jetes e cila perjetohet ne menyra te ndryshme sipas personaliteteve te cdo individi..Duke u bazuar ne studimin e bere adoleshentet e perkufizojne adoleshencen: “te jesh adoleshent do te thote te mbrosh mendimin tend dhe te mos leshosh pe edhe nese te tjeret sjellin argumenta te shumta.
    Ti pra lartesoje Zotin tend duke falenderuar dhe kerko nga Ai falje.

  10. #10
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anėtarėsuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty mė gjen, nėn hijen tėnde qė mė le amanet!Nėse tė duket qė kam humb,mė kerko atje ku fryn uragani i kohės,atje do mė gjeshė,duke tė kėrkua Ty!
    Postime
    7,080
    Faleminderit
    101
    76 falenderime nė 54 postime
    Dikush plaket dhe vdes Adoleshent!
    Rėndesia e njė personi nuk vlerėsohet nga hapėsira qė zė, por nga boshlleku qė le kur nuk ėshtė mė.

  11. #11
    .
    Anėtarėsuar
    19-03-2009
    Postime
    197
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Te jesh adoleshent,do te thote te kuptosh ate qe femijte e kane te lehte te bejne,dhe te rriturit e kane te veshtire,te jetojne.

    Kjo quhet Pafajshmeri!

  12. #12
    life is a flower Maska e maryp
    Anėtarėsuar
    02-05-2006
    Vendndodhja
    ne univers
    Postime
    3,660
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    te jesh adoleshent do te thote te mendosh qe di gjithcka por pa dituar akoma cfare te pret me tej..
    NESSUNA VITA PUO' DIRSI COMPLETA SENZA UN PIZZICO DI FOLLIA (COELHO)

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Endless
    Anėtarėsuar
    17-08-2007
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    4,860
    Faleminderit
    0
    13 falenderime nė 8 postime
    Citim Postuar mė parė nga e panjohura Lexo Postimin
    Dikush plaket dhe vdes Adoleshent!
    Me pak fjale po te ecim ne linjen llogjike te Walchires rreth adoleshenteve, i bie qe keta qe plaken dhe vdiskan adoleshenter, se ndankan kurr prasin nga b....!
    Without deviation from the norm, progress is not possible

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •