Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 15
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e alumni
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Postime
    203

    Meta, vizitë surprizë në Beograd ?!?

    http://www.dritare.com/lajme/default.asp?LajmiID=4853

    Meta, vizitë surprizë në Beograd

    Ish kryeministri i Shqipërisë dhe një nga figurat e njohura të PS, Ilir Meta do të vizitojë nesër Serbinë. Sipas burimeve pranë tij, ish kryeministri do të udhëtojë herët në mëngjes me një fluturim çarter nga aeroporti i Rinasit për në aeroportin e Beogradit. Po nesër mbasdite, Meta parashikon të takohet me Kryeministrin Serb Xhinxhiç dhe me disa nga figurat e tjera të njohura politike në vend. Po sipas burimeve pranë Metës, qëndrimi tre ditor në Serbi do të shfrytëzohet edhe për një vizitë në zonën e Preshevës dhe Bujanovcit dhe për një takim me liderët lokalë atje. Nuk ka më shumë detaje për vizitën e papritur të ish kryeministrit, por konfirmohet tashmë se në udhëtimin e tij ai do të shoqërohet nga disa deputetë të mazhorancës, disa përfaqësues të Dhomës së Tregëtisë si dhe përfaqësues të shtypit. Vizita e Metës përfundon të shtunën në mbrëmje.

    Nuk ka më shumë detajepër vizitën e Metës në Beograd dhe Preshevë, por duket qartë që edhe kjo vizitë e fundit është pjesë e një turi padyshim të rëndësishëm që ish kryeministri po zhvillon në rajon. Më parë, ai ka vizituar Maqedoninë, ku ka pasur takime me liderët lokalë shqiptarë dhe duket se po përgatit një vizitë në Kosovë. Ndërkohë, vizita e Metës në Beograd, e projektuar që në kohën që ai ishte kryeministër i Shqipërisë padyshim që do të marrë një ngjyrim të rëndësishëm politik. Më parë, me status zyrtar Beogradi është vizituar edhe nga Ministri i Jashtëm Milo si dhe me rastin e një konference ndërkombëtare edhe nga Kryetari i PS, Fatos Nano.

    Kontaktet e Metës me Kryeministrin Serb Xhinxhiç kanë filluar thuajse një vit më parë. Qeveria Shqiptare e Ilir Metës njohu dhe më pas rivendosi marrëdhëniet diplomatike me Serbinë e pas Millosheviçit, dhe me këtë rast, pas takimit të liderit të PS Nano me Koshtunicën edhe Meta u takua me Kryeministrin Xhinxhiç, po në Athinë, gjatë një takimi ndërkombëtar rajonal të organizuar nga revista prestigjioze “The Economist”. Takimi i cili fitoi mjaft publicitet në mediat botërore kujtohet mbi të gjitha nga deklarata e përbashkët në të cilën dy Kryeministrat u shprehën se nëse ky takim do të ishte bërë më parë, nuk do të kishte pasur mosmarrëveshje mes dy vendeve dhe për faktin se Meta i kërkoi Xhinxhiçit, lirimin e të burgosurve kosovarë që mbaheshin në Serbi. Një javë më pas, Xhinxhiç vendosi lirimin e 340 prej tyre, duke deklaruar se një gjë të tillë ja kishte premtuar edhe Kryeministrit shqiptar.

    Në parim, vizita e Metës në Beograd, që do të ishte edhe e para e një Kryeministri që nga viti 1946, kur Kryeministri Enver Hoxha vizitoi Kryeqytetin e Jugosllavisë së atëhershme, u planifikua për në vjeshtën e vitit të kaluar. Vizita u shty disa herë si pasojë e zhvillimeve të brendshme të PS dhe duket se u harrua pas deklaratës së Majkos në një emision televiziv se ai nuk do të vizitojë asnjëherë Beogradin. Duket se Meta ka vendosur ta realizojë tani vizitën, duke marrë mbi vete një rol jo pa rëndësi.

    Por ajo që të befason më shumë është ideja e ish kryeministrit për të vizituar krahinën shqiptare të Preshvës, e cila ndodhet brenda kufirit serb. Nuk dihet shkaku i kësaj vizite, por duket qartë se Meta kërkon të luajë një rol tek faktori shqiptar jashtë kufijve zyrtarë të Shqipërisë. Vizita e tij e dy javëve më parë në Tetovë dhe takimi me Ahmetin dhe Xhaferrin, u komentua jo pak. U mendua se ajo i shërbente unifikimit të faktorit shqiptar atje dhe shuarjes së mosmarrëveshjeve mes politikës dhe përfaqësuesve të UÇK. Nuk u mësua më shumë për këtë, por nuk është çudi që Meta ta ketë ndërmarrë këtë vizitë në kuadrin e njohjes së gjendjes së politikës shqiptare në rajon. Kësaj ideje i vjen në ndihmë edhe lajmi i përhapur për një vizitë të afërt të Metës në Prishtinë, vizitë e cila nuk duket se do të jetë shumë larg. Gjatë mëngjesit të djeshëm ish Kryeministri Shqiptar është parë në Hotel Rogner në shoqërinë e liderit të PDK dhe ish udhëheqësit politik të UCK, Hashim Thaçi. Thaçi, i cili ndodhej tranzit në Tiranë është aktualisht një ndër politikanët më me influencë në Prishtinë.
    Padyshim, vizita e Metës mund të sjellë një ç‘ngurtësim në marrëdhëniet mes dy vendeve, por për të bërë konkluzione duhet pritur kthimi dhe konkluzionet e saj.

    “Korrieri”
    8/5/2002 09:37
    alumni,

    gjithmone nxenes

  2. #2
    I Djathtë
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Tamam si e do puna :

    Gage e pastaj Xhinxhic.

    Koke eshte koke.
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    SHBA
    Postime
    6

    Njeri andej, tjetri ketej; atdheu ne mes...

    Kokmishi Meta na shkuaka ne Beograd per instruksione te metejshme, pak pas vizites se kryem. grek Simitis...
    Anastassisss Angelissss-it ja degjova emrin ne shtypin e sotem, si i ftuar i Nikolaos Gaxhojanis (Gage), plehres qe mban "gjalle" perrallen e "Vorio Epirit" !!! Njecike si e gjate (por mjaft efikase, pasi vatem breket nuk u kemi shitur akoma grekeve) rruga Athine-Boston-Tirane !
    Te lumtisss zotisss Anastasss Angelisss !
    "Lart e me lart" o kelysh i Asfalies !
    SHQIPTAR, kudo ku me con rrota e fatit !

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    273

    Të gjithe i kemi ulur pantollanat dhe jemi përkulur pak!!!

    Kjo është më tepër se brengosëse. Para ca dite ne Korfuz me Nanon dhe Thaçin, tash Mata me Simitisin në Beograd.

    Pse Meta nënçmon dhe dhunon institucionet e Kosovës. A dini sa u bë bujë për këto institucione tash nuk ua var kush.

    Shtajneri i bllokoi parlamentarët që të mos marrin asnje vendim lidhur me kufijtë e Kosvës.

    Qeveria nuk ka mandat as për planifikimin e ndërtimit të pularive.

    Presidentit çdo dite i thonë se funksioni i presidentit është vetëm simbolik.

    TMK është vënë para katit të kryer përshkak të disa matrapazëve që në kaluarën kanë bërë gjëra të pista!

    SHPK është kukull e policisë ndërkombëtare!

    Stdentët e Universitetit të Kosovës demonstrojnë, i burgos policia ndërkombëtare!

    Kur gjërat janë kështu, e po pse I. Meta (kyeshapeta) mos të bëhet argat i Beogradit dhe i Athinës!?

    Farsa për prishje me Nanon më nuk ekziston!!!


    Durimi është më e madhja trimëri.


  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    273

    Takimi

    Nano: Marrëdhëniet e mia me Metën po normalizohen


    TIRANE, 9 maj - Kryetari i Partisë Socialiste, Fatos Nano, ka shpjeguar dje se marrëdhëniet e tij me ish-Kryeministrin Meta po normalizohen. Kryesocialisti tha se me Metën nuk ka patur kurrë probleme politike, pavarësisht se për gjashtë muaj rrjesht ata drejtuan ndoshta përplasjen më të ashpër brenda Partisë Socialiste. Duke folur për zgjedhjen e Presidentit, Nano tha se do t’u takonte forumeve socialiste të jepnin përgjigjen se kush do të ishte kandidati i selisë rozë për postin e Kreut të Shtetit. “Nuk ka ndonjë enigmë apo ndonjë mister të lidhur me emrin Korfuzi. Unë dhe zoti Meta po normalizojmë marrëdhëniet njerëzore mes ne të dyve. Probleme politike s’kemi patur kurrë dhe gjithçka ka të bëjë me jetën tonë politike dhe private ecën në funksion të një bashkëjetese më shumë se dhjetëvjeçare në PS dhe në sukseset e saj. Pra më vjen mirë që këtë herë në marrëdhëniet njerëzore midis nesh ishin dhe bashkëshortet përkatëse”, tha Nano


    Durimi është më e madhja trimëri.


  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Marub
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    ke Shpija
    Postime
    5
    alumni po kur te veje Meta ne banjo do te e shkruash ti. ke te tjere ne pushtet e hesht kujtohesh me nje ish-kryeminister.

    Pendeli Majko e njihni kete? eshte miku i Berishes. Pyesni Mr. Havala qe punon ne Banken e Valleta ne Malte te thote se Pandeli Majko ka te depozituara ne kete banke 1.6 milione dollare. Edhe Majko eshte me i humburi ne PS.

    E pranoi dhe ne parlament djaloshi Majko qe ka milionin ne Malte.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Marub : 10-05-2002 më 05:24

  7. #7
    Majko nuk ka marre votbesim akoma nga parlamenti. Di gje ti a ka ndodhur me pare nje gje e tille, pasi une nuk mbaj mend.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Postime
    500

    Kjo nuk do koment

    Mendoje se nje vizite e tille e ish kryeministrit shqipetar Ilir Meta ne Beograd,e kur dihet se aktuale jane edhe sot e kesaj dite ish takimet e Krytarit te PS Nano me ish gjakpirsin e ballkanit ne Krete e vende tjera te Europes ,mendoj se kjo nuk do kurfar komenti.Eshte edhe dicka shume tragjike qe fshihet tek personaliteti i Ilir Metes mendoje une sepse kete qe me pare do ta kemi ne takime te fshehta me lider te ndryshem te partive politike shqipetare si ne Kosove,Iliriade edhe ne Luginen e Presheves.Mos eshte kjo ndonje vizite ndjellakeqe per shqipetaret jashte trungut te Arberise,mos eshte kjo ndonje "Dredhe e Djallit" per trojet Arberore e pergatitur nenndonje kuzhine sllave.
    Per mendimin tim te kontaktosh si shqipetar me Gjingjiqin apo Koshtunicen ose ndonje lider tjeter sllav eshte sikur te shkoshe ne Hage dhe te bisedosh e kontaktosh me gjakpirssin e ballkanit Sllobodan Millosheviqin.
    Te presim cka do te sjlle e nesermja.
    Jam martuar002

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e bursa33
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    64

    ?!

    Ne fillim duhet te them qe nuk me pelqen toni emotiv i gazetave tona,pasi dhe ne banalitetin me te pa vlere, do ti vene nje titull qe gati - gati po ja humb ne shqip, kuptimin jo vec kesaj fraze por dhe shume te tjerave.

    Kjo ndodh se media shqiptare nuk eshte e konsoliduar plotesisht e le per te deshiruar profesionalisht.Pasi ato akoma nuk e dine as vete si gazeta,se c`perfaqsojne. A jane gazeta apo fletushka sensacionale,a jane "broadsheets' apo "tabloids" .

    Qenia njera nga te dyja,nuk ka asgje te keqe,por shartimi i tyre krijon vulgaritet.

    Ta shohim kete shprehje 'Koke me koke" e cila perdoret jo vec per personalitete te 'rendesishme' por dhe per ato te dores se katert... ju kujtohet besoj kur Gjoni takoi koke me koke,Klosin e Rakipin,kur Zela takoi Celen ,e Islami takoi Daden,te gjithe keta koke me koke.

    Keto jo vec te irritojne por dhe te bejne te vesh kujen.

    Sa poshte ka rene konvergimi i nje ideje ne gjuhen shqipe (nga disa gazetare) sa duke perdorur nje shprehje te tille cuditesh se a ja dine kuptimin.

    Pasi Meta nuk mund te takohet koke me koke me Nanon e Geixh,po ashtu Meta nuk mund te takohet koke me koke me nje person te cilin e ka pare vec ne televizion,a takuar dy-tre here.Kjo eshte absurditet.

    Kur u takua Regan -me Gorbacov,takimi koke me koke-konsistionte,jo vec ne dy perkthyes,por dhe 4 persona prezent ne dhome,ky ish niveli me intim,pasi kishin lene grate ne verande.

    Me njoftimet e fundit qe kam as Meta e as Xhincic nuk posedojne arme berthamore (pasi te parit do ja kish harxhuar Miloshevici,e i dyti do i kish perdorur ndaj Fatosit ) atehere c`bejne dy persona te dy shteteve qe tu japim hakun,por njeri -tjetrin nuk e honepsin dot ?!

    Meqe siguaria e planetit nuk eshte ne doren e tyre,c`bejne,komplotojne -kunder kujt ? Se c`pret Meta nga ndihma e nje serbi ai e di.Ben kapital politik-ne kurriz te kosovareve.
    Pse nuk deklaron c`do politikan i larte shqiptar qe nivelet tona nuk i kalojne ato te ambasadoreve per sa kohe qe Serbia KA PRETENDIME TERRITORIALE NE KOSOVE.

    Mos te kete shkuar Meta per kete pune? S`ma merr mendja.

    Kokat e politikaneve tane do jene bere gjithe zhunga LOL.
    Mundohem ti perfytyroj koke-me koke,gjysme te perkulur afer njeri-tjetrit,Nanon koke me koke me Limpreht,Salen me Gjanen, X me Y ,e se pse me duket Shqiperia sa Kina.Ne nje vend aq te vogel,kur njerzit perplasen me nje te trete,ku jane ngjitur me nje te dyte e punojne (ata qe punojne) 4 hapa larg te katertit -nje zot e din (sic thone ne Shkoder) se pse u dashka takuar KOKE ME KOKE.

    Tete-a tete ,kjo fjale franceze e cila ne shume gjuhe te botes perdoret apriori,eshte kuptuar "jo mire" nga gazetaret tane.VerteR ne shqip ,ekziston mbledhja koke me koke,por kuptimi tete-a tete,perdoret per nje takim mes dy vetash e vetem ydy.

    Ne udheheqesit e larte kudo ,kjo praktike eshte teper,teper e rrall,sepse jo vetem praktikisht por dhe logjikisht eshte e pamundur qe dy burra -shteti te takohen koke me koke,ndodh por jo aq sa ne shqiperi.

    E vetmja gje per te cilen duhet falenderuar media jone,eshte se perdorimi vend e pa vend i kesaj fjale,per te krijuar idene se politikanet e 'MEDHENJ" SHQIPTAR PO TAKOJNE DIKE,A PO BEJNE DICKA -na kujtojne cdo moment sa te vegjel jane ata,kot fare-e pa pike vlere.
    Leri te takohen koke me koke,pra.

    Marrim Meten, ai paveresisht se sa "potencial "prapaskene ka, mund te shkoje ku te doje,qofte dhe ne Beograd.Por ne cilesine aktuale qe ka nuk duhet paraqitur si arritje diplomatike apo se u be nami-ne Beograd shkoi.Problem i madh.

    U velem me kafet qe pi Majko ne Prishtine,Nano ne Serbi a Meta ne Korfuz.

    Personalisht, I don`t give a damn.
    Vec nje gje te mbaje mend ai buckoja "handicapat" Meta,se Shqiperise KURRE nuk i ka ardhur e mira nga sllavet.

    ASNJEHERE.

    Ai dhe te tjere ti takojne ata,aqsa eshte minimumi i ddomosdoshem,aqsa per ti treguar botes qe jemi popull i civilizuar ,por nuk mund te pretendohet te lidhet miqesi me SLLAVIN.

    Nuk ka sllav te moderuar,Xhinxhiq eshte ne fillim serb e pastaj Moderator.Moderator ishte per boten dhe Drashkovici i qelbur,qe ne letren drejtuar Kadarese e tregon se shume "i do " shqiptaret.

    Jo me larg se 2-3 vjet Drashkovici mbahej si perfaqesuesi i intelektualeve , popullit e studenteve,e quhej nga bota moderator.

    Kjo fjale si shume te tjera (qe per fat te keq) qe lexohen, e pa u menduar gati fluturimthi adaptohen pa i hedhur me nje veshtrim te dyte.

    Kush u tha atyre qe Xhingji eshte i moderuar,sigurisht bota... ajo bote qe e mat gjithshka me interesin e saj imediat.

    E ne (politikanet,desha te them) si te marre bertasin ne Kor,i moderuar i moderuar.Ne se bota e quan SLLAVIN Xhingjigj te moderuar,dhe ne te paraqitemi te tille.Por nuk ka nevoje per shume perzemersi.Me teper se rangu i ambasadave nuk mund te shkohet,e te mbahen marredhenie kortezie formale:
    Aq sa i duhet nje shteti .Por jo me teper,pasi pervec se do ishte surreale, do ishte ulje per gjithe shqiptaret qe te bejne tregeti,biznes apo komunikim total me nje Serbi,e cila c`nuk beri ne Kosove.

    Serbet jane po ata,te moderuar apo jo ,ne gjenin e tyre me dominanti eshte nje e vec nje nacionalizmi ekstrem i cili i perjashton Shqiptaret nga ekzistenca si rrace.

    Dhe cetniket ishin te moderuar, A.Rankovici po ashtu,a nuk ishte Tito nje nga me te moderuaret e Europes moderne (qe Europa lavire sa here qe i permendet emri psheretin,me keqardhje e admirim,e per te ardhur te i moderuari me i fundit qe e ktheu ne art gjakatar gjuetine ndaj shqipetareve.

    A nuk dhane 'mendim " te gjithe mediat e botes,kur Miloshevici ra e Koshtunica erdhi ne pushtet-se nje ere e re filloi per serbet.
    A nuk bertiten te gjithe KY -PO.
    Ky eshte i moderuar,aq i madh ishte taborri i " te moderuarve anekend Europes' sa dhe une -nje anti sllave e perhershme- per nje moment ,mendova.

    Mos jam pak e padrejte? Let`s give the poor guy a chance.Thashe intelektual,profesor i jurisprudences, njeri i ri ,pra.

    Te pakten ky do kerkoje falje,do paguaje reparacione e problemi i Kosoves do zgjidhet me lehte,do e leshojne me deshire.
    C`fare gabimi!Ai kur Serbia po vdiste nga uria,me infrastrukture te rrenuar,filloi prioritetet e tij.Kosova eshte serbe,kriminelet do i gjykojme vete e te tjera qe te gjithe i dini,tashme.
    Intelektuali serb eshte me i rezikshem se serbi polic a rrugac,i cili vret 1-2-5 shqiptare,pasi jane ata qe kane bere platformat per spastrim etnik ndaj shqipetareve.

    U desh qe bota ti kercenonte se do i linte prape pa buke,nese nuk zbatonin marreveshjet.
    Oh sa gabim.Akoma pa u thare boja e firmosjes se detyres presienciale ai u deklarua anti-shqiptar i terbuar,I MODERUARI PRA.

    Meta,Nano e shoke per mendimin tim bejne gabim qe shkojne ne Beograd.SHUME.

    Ne cilesite e tyre private ato dhe grate e tyre mund te rrine dhe atje pergjithmone,por ne kuadrin shteteror duhet te jete dicka e rralle teper e rralle.

    Media duhet ta pasqyroje kete shume shkurt,e ne raste si ky i Metes fare.

    Media gjithshtu,duhet te ngreje zerin,e te pyese me plot te drejte,si priten vizitat e Pushtetareve shqiptare ne Beograd.Pasi nese kjo nuk ka renesi per Meten qe shpreson te fitoje kapital politik,kjo ka rendesi shume per shqiptaret e kosoves.

    Pse nuk konsultohen ato, me kosovaret-bashkevuajtes ne mes njeri tjetrit e prape te pasigurte ne jeten qe Serbet ua prishen,e perdite i sabotojne ku munden ? Pse Shtetaret tone nuk i pyesin kosovaret sesi TINGELLON-- Vizita koke me koke ?!

    Pasi per hir te moderimit e si Shtet,vertet na takon te japim sinjale qe jemi dhe ne te moderuar,por nuk mund te puthet dora SERBE,Qe jo me larg se parvjet vrau,preu,shpernguli e perdhunoi shqiptarin.

    Jane Kosovaret ato qe vendosin se ku fillojne e ku mbarojne takimet me serbet.Si viktima te tyre,ato do vendosin sesa nje shqiptar duhet te rrije me nje serb politikan.Jane ata qe permbi 100 vjet kane vuajtur cdo regjim e torture qe ka pjelle mendja e Sllavit pervers.Ne nuk mund te behemi Over-entuziaste e te puthim cdo serb qe na del ne rruge apo i ka humbur rruga.

    Kjo eshte nje nga felliqesite e rradhes,Pando matufin se pelqej fare,por kur lexova se ka refuzuar te shkoje ne Beograd,mendova te pakten s`qenka i trashe fare.

    Politikanet e politika shqiptare nuk kane kurfare pune ne Beograd,e as ne Lindje ,tek sllavet -ka ambasada per kete problem -duke u bere naive e shoke me kedo ( e ngelem shoku i askujt ) bota po tallet me ne,e ne luajme me njeri tjetrin.

    Mediat tona duhet te revoltohen ne menyre civile,kur shihet qe politika e sotme ne pushtet,po e ben Beogradin rruge ,paksa shume here.

    Meta ka shkuar ne Beograd - thate ju ?!
    Qafen thefte,e mos u kthefte me ne Shqiperi

  10. #10
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    London
    Postime
    156
    Dy llafe
    Poshte tradhetaret, rrofte shqiptaret e vertete

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e alumni
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Postime
    203
    Eshte me te vertet skandal, faqe e zeze, e turp - po kujt tia atribuosh keto cilesi? - Atyre qe jane plot e perplot me felliqesi e maskaralleqe? Sharlataneve "moderne" kozmopolite, qe karriket i konsiderojne personale, ne kurriz te Vendit e te Popullit Shqiptar, jo vetem brenda kufijve shteteror, por edhe pertej?

    Meta, me cilesine e "ish"- kryeministrit, shkon ne Belgrad, takohet tet-a-tet me Gjingjiq, e prej andej do te vizitoje Kosoven?? Ne menyre "jo-zyrtare", ai i paudhe e plangprishes, ashtu dhe ustallaret e tij, zyrtarizojne se rruga per te shkuar ne Kosove kalon nepermjet Beogradit!!

    Kosovaret nuk duhet ta presin ate pis.

    Cfare qendrimi mbajne ata parlamentare shqiptare, te cfardo spektri qofshin, kur nje perfaqesues (abuzues-deputet) i popullit Shqiptar kryen keto "gafa" ne drite te diellit?

    Rruget per ne Kosove e trojet e tjera Shqiptare duhet te kalojne neper udhe, shpirt, jete, e zemer Shqiptaresh te vertet!
    alumni,

    gjithmone nxenes

  12. #12
    I Djathtë
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Marubi a mund te me tregosh burimin e atyre qe shkruaje per majkon?
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    273

    Per: ?!

    Postuar më parë nga bursa33


    Meta,Nano e shoke per mendimin tim bejne gabim qe shkojne ne Beograd.SHUME.

    Ne cilesite e tyre private ato dhe grate e tyre mund te rrine dhe atje pergjithmone,por ne kuadrin shteteror duhet te jete dicka e rralle teper e rralle.

    Media duhet ta pasqyroje kete shume shkurt,e ne raste si ky i Metes fare.

    Media gjithshtu,duhet te ngreje zerin,e te pyese me plot te drejte,si priten vizitat e Pushtetareve shqiptare ne Beograd.Pasi nese kjo nuk ka renesi per Meten qe shpreson te fitoje kapital politik,kjo ka rendesi shume per shqiptaret e kosoves.

    Pse nuk konsultohen ato, me kosovaret-bashkevuajtes ne mes njeri tjetrit e prape te pasigurte ne jeten qe Serbet ua prishen,e perdite i sabotojne ku munden ? Pse Shtetaret tone nuk i pyesin kosovaret sesi TINGELLON-- Vizita koke me koke ?!

    Pasi per hir te moderimit e si Shtet,vertet na takon te japim sinjale qe jemi dhe ne te moderuar,por nuk mund te puthet dora SERBE,Qe jo me larg se parvjet vrau,preu,shpernguli e perdhunoi shqiptarin.

    Jane Kosovaret ato qe vendosin se ku fillojne e ku mbarojne takimet me serbet.Si viktima te tyre,ato do vendosin sesa nje shqiptar duhet te rrije me nje serb politikan.Jane ata qe permbi 100 vjet kane vuajtur cdo regjim e torture qe ka pjelle mendja e Sllavit pervers.Ne nuk mund te behemi Over-entuziaste e te puthim cdo serb qe na del ne rruge apo i ka humbur rruga.

    Kjo eshte nje nga felliqesite e rradhes,Pando matufin se pelqej fare,por kur lexova se ka refuzuar te shkoje ne Beograd,mendova te pakten s`qenka i trashe fare.

    Politikanet e politika shqiptare nuk kane kurfare pune ne Beograd,e as ne Lindje ,tek sllavet -ka ambasada per kete problem -duke u bere naive e shoke me kedo ( e ngelem shoku i askujt ) bota po tallet me ne,e ne luajme me njeri tjetrin.

    Mediat tona duhet te revoltohen ne menyre civile,kur shihet qe politika e sotme ne pushtet,po e ben Beogradin rruge ,paksa shume here.

    Meta ka shkuar ne Beograd - thate ju ?!
    Qafen thefte,e mos u kthefte me ne Shqiperi
    ----------------------------------

    bursa33

    Unë zgjodha, sipas mendjes sime, atë më thelbësoren çfarë ke shkruar ti lidhur me vizitën e Metës në Beograd. Kjo vizitë "surprizë" në Beograd e ka turpëruar shumë Metën, por të turpëruarit nuk marziten për turpin. Për mua kjo vizitë është përgaditur tashmë një kohë të gjatë, qysh atëherë kur Meta i tha Xhingjiqit se "çeshtja shqiptare nuk e kziston në Ballkan". Këtë Meta e ka thënë para më se një viti kur ka qenë Kryeministër i Shqipërisë.

    Pa e zgjatur më tepër them se ke shumë të drejtë për atë që ke shkruar


    Durimi është më e madhja trimëri.


  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Kryehajduti Meta.

    Ja c'thote KJ.

    -----------

    Meta: "Ne Beograd shkova si politikan kalibri"
    "Une dua te theksoj se pavaresisht nga gjithe kjo krijimtari dhe gjithe kjo fantazi qe duhet vleresuar per nga permasat ireale te saj, nuk ka asnje gje te vertete per ndonje pakt apo per ndonje marreveshje e cila eshte diskutuar apo biseduar ne Korfuz. Ky ka qene nje rastesi me shume, qe nuk meriton me shume vemendje"

    Ish-kryeministri Ilir Meta u kthye dje ne Tirane pas vizites tre ditore ne Serbi ku ai u takua me kreret me te larte te shtetit serb dhe perfaqesues politike te Presheves, Medvegjes dhe Bujanovcit. Meta u shoqerua nga ish-ministrat, Gjoni dhe Blushi nga kryetari i Dhomes se Tregtise, Bregasi dhe gazetare e biznesmene. Ne diten e pare te vizites se tij, Meta u takua me kryeministrin serb, Zoran Gjinxhic. Intensifikimi i kontakteve, krijimi i urave te bashkepunimit dhe integrimit te Shqiperise dhe Serbise ne Europe, ishin pikat e perbashketa te Metes dhe Gjixhic, ne konferencen per mediat. "Eshte momenti i zgjidhjes perfundimtare per Kosoven dhe i takon Kosoves te vendose per te ardhmen e saj", deklaroi kryeministri Gjinxhic para gazetareve. Me tej, Meta eshte takuar me ministrin e Jashtem serb, Goran Svilanovic ku eshte folur per bashkepunimin midis dy vendeve dhe zgjidhje te perbashket per ceshtjen e Kosoves. Ne vijim te vizites se tij, ish-kryeministri shqiptar zhvilloi nje takim ne ambasaden greke me kryeministrin Kostas Simitis, i cili ndodhej per nje vizite zyrtare ne Serbi. Meta u takua dhe me Ministrin e Jashtem, Papandreu dhe me pas me biznesmene serbe. Ndersa diten e trete te takimeve, Meta ia kushtoi perfaqesuesve te Medvegjes, Presheves dhe Bujanovcit.

    Pas mberritjes ne Tirane ish-kryeministri Meta sqaroi detajet e vizites se tij ne Beograd dhe takimin e Korfuzit me kryesocialistin Nano. "Kjo ishte nje vizite te cilen une e kam zhvilluar si nje politikan, i cili ka vullnetin dhe pergjegjesine per te percjelle mesazhe te nje bashkepunimi rajonal dhe nje bashkepunim me te gjitha vendet e rajonit, i cili eshte ne dobi jo vetem te komunikimit intensiv mes politikes shqiptare dhe politikes rajonale por edhe per te krijuar mundesi te reja te kontaktit jo vetem mes politikaneve, por edhe mes perfaqesuesve te biznesit", tha Meta.

    Persa i perket takimit me kryeminitrin serb, Gjinxhic, Meta u shpreh se kishte patur nje bashkepunim shume pozitiv dhe produktiv, qe prej fitores se forcave demokratike ne Beograd. "Ne kete kuptim ky takim ishte vazhdim i komunikimit te vazhdueshem dhe i perpjekjeve per te bere te qarte se marredheniet midis Shqiperise dhe Serbise jane marredhenie shume te rendesishme per te forcuar me tej klimen e stabilitetit dhe sigurise dhe te bashkepunimit rajonal", deklaroi ish-kryeministri. Ne lidhje me takimet me perfaqesues te shqiptareve te Presheves, Medvegjes dhe Bujanovcit, Meta tha se eshte shume evident angazhimi i shqiptareve per te zbatuar marreveshjen, eshte shume i qarte vullneti i tyre per te garantuar marreveshjen dhe te gjithe elementet e saj jo vetem me qendrime politike, por vecanerisht nepermjet ligjeve te cilat do te duhet te miratohen nga parlamenti federal dhe ai i Republikes se Serbise qe jep nje garanci afatgjate per realizimin e gjithe ceshtjes se marreveshjes dhe te gjithe te drejtave te shqiptareve", tha Meta.

    Ish-kryeministri foli edhe takimin e tij me kryetarin e PS-se, Nano ne ishullin grek te Korfuzit. "Une dua te theksoj se pavaresisht nga gjithe kjo krijimtari dhe gjithe kjo fantazi qe duhet vleresuar per nga permasat ireale te saj, nuk ka asnje gje te vertete per ndonje pakt apo per ndonje marreveshje e cila eshte diskutuar apo biseduar ne Korfuz. Ky ka qene nje rastesi me shume, qe nuk meriton me shume vemendje".

    E.M

    ------------------------
    REZHEP QOSE "parimori" nuk ndihet. "Atdhetaria" e tije eshte me kurdisje. Akademyku jone i " madh" qe eshte nji loder ne dore te pijanecve te Janines hesht si bolle e perdridhet si Urjahip.

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e alumni
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Postime
    203
    www.gazetatema.com

    Portreti i Majkos nga Korfuzi në Beograd
    Mark Marku

    Paqja që u përpoqën të injektonin në fytyrat e shqiptarëve Fatos Nano dhe Ilir Meta fill pas kthimit nga takimi “pajtues” i Korfuzit e ka ndërlikuar edhe më tej jetën politike shqiptare. Kjo sepse imazhi i ri prej njerëzish të rënë në ujdi fsheh mjaft enigma disa prej të cilave janë të imagjinueshme, disa të tjera të destinuara për të mbetur përjetësisht të padëshifrueshme, e disa të tjera për t’u lexuar në veprimet politike të ditëve në vazhdim.

    Një gjë është e qartë për këdo: dy personazhet që për muaj të tërë nuk gjetën prehje në Shqipëri në përpjekjen për ta hequr qafe njëri-tjetrin në një konflikt të pashembullt interesash e gjejnë gjuhën e përbashkët në një vend tjetër, në Greqinë fqinje. Me një akt të tillë ata edhe formalisht e kanë zhvendour qendrën e jetës politike shqiptare jashtë institucioneve legjitime të saj: parlamentit, partive dhe institucioneve të tjera shqiptare duke u vënë edhe formalisht shkelmin atyre institucioneve që realisht i kanë shpërfillur gjatë gjithë periudhës së tyre qeverisëse. Zgjidhja e re që ata kanë gjetur, të lë të kuptosh se nëse ata u bënë armiq për vdekje në sajë të përplasjes së interesave politike dhe ekonomike brenda vendit dhe për këtë desh çuan drejt shkatërrimit dhe formacionin politik që ata përfaqësonin, atëhere në Korfuz kanë gjetur disa interesa të tjera të përbashkëta, që i bashkon përsëri.

    Dhe nëse kordinator i këtyre interesave bëhet një personazh si Nikolas Gage i shquar për angazhimin e tij në dëm të Shqipërisë atëhere merret me mend se interesat ku ata bashkohen janë gjithçka me përjashtim të interesave të vendit. Me sulmin ndaj Majkos ka filluar të konkretizohet njëra nga pistat ku ndërthuren këto interesa. Është fjala për monopolet ekonomike dhe zotërimin e trafiqeve. Dhe Majko sapo kishte filluar ta bënte këtë. Zbulimi i paaftësisë së Majkos në momentin kur rizbulohen “aftësitë” e Angjelit të krijon një lloj përfytytrimi mbi zhvillimet që priten të ndodhin në të ardhmen.

    Udhëtimi i Metës nga Korfuzi në Beograd tregon hapësirën ku shtrihen këto interesa. Dhe qëllimi është i qartë: që këto interesa të mos cënohen në të ardhmen, nevojitet destabilizimi i Shqipërisë, pasi vetëm si e tillë ajo është e dobishme për Athinën dhe Beogradin, vetëm si e tillë ajo është një parajsë e çmendur për kontrabandistët e vendit dhe të huaj. Vetëm e destabilizuar ajo mund të mbetet mbretëria ballkanike e kontrabandës dhe aferave të pista. Dhe në këtë pikë të dy bashkë Nano dhe Meta mund të bien në ujdi.
    alumni,

    gjithmone nxenes

Tema të Ngjashme

  1. Shqiptarët e Beogradit mes Serbisë dhe Kosovës
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 22-08-2010, 19:28
  2. Numri i shqiptarëve në Beograd
    Nga Faik në forumin Arkeologji/antropologji
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 18-01-2006, 06:47
  3. Eksploziv në ambasadën e Shqiperisë në Beograd
    Nga Nice_Boy në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 04-01-2006, 08:31
  4. Si kan bashkëjetuar shqiptaret me serbët në Beograd?
    Nga Tirana në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-07-2004, 05:37
  5. Rryma e trete, "nostalgjiket e titos"
    Nga ganoid në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 18-11-2002, 02:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •