Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 51
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,008

    Vallja e shkronjave

    Shkronja A

    ATDHEU


    Mua me quajne atdhe
    vasheza dhe quna ta dini,
    jam vendi ku keni le
    ku te lumtur jini.

    Pa mua s'jetoni dot
    as une pa ju nuk dua,
    mesoni shume sot
    neser te me nderoni mua.


    AKULLORE

    Me thoni te verteten femi
    mami akulloren ua ka lepi,
    ta fshehesh eshte e kot
    mua me do cdo kush ne bote.

    Kur eshte nxeht bene vape
    e di, dritaren e ke hape,
    por freskia ime shkon varg
    goje ,fyt ,e ne bark.


    Allqia

    - Kur isha e vogel,e kam thyer ashtin e kembes se djathte.
    Me quan te mjeku, ai konstatoi thyerjen dhe ma qiten te tere
    kemben ne allqi.
    - Ishte nje ndjenje e quditshme ,se mu be kemba dyfish me e rende.
    Por prape pak nga pak ,fillova te eci.
    - Larja ishte mision gati i pamundur ,sepse allqia s'duhej te lagej.
    - Por me e veshtire ishte kur me kruhej kemba ,atehere i bija me
    boks allqise, por s'behej gje kuptohet.
    - Allqine e mbajta dy muaj .
    - Kur e hoqa allqine, mu duk se kemba nuk eshte e ime ,
    dhe me jane dashur dy dite te mesohem te ec.
    - Ky ka qene momenti me i keq ne femijerine time ,sa i perket shendetit.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,008

    Shkronja B

    Barbika

    Ka vite me rradhe
    qe jam ne mode une,
    kam gezim si ne perralle
    sa ka fluska nje sapun.

    Jam bukuroshja Barbike
    sinqerisht po ju them,
    - dua nje qun per mik
    pervec qupave ta kem.

    Boksi

    Jam sport luftarak
    qunat shume me duan,
    edhe nje goce zemerflake
    tani ne ring luan.

    tre minuta raundi
    por nese e ke me ngut,
    kundershtarit qe e ke karshi
    jepi nje nokaut.



    Babagjyshi


    - Njohe nje super babagjysh.
    - Dashuria e tij ndaj nipit eshte e pakufishme.
    - Syte e tij cdo here jane plote embelsi kur flet me nipin.
    s'ka gje qe s'do ta bente per te.
    - Ditet e para e qonte ne shkolle dhe e priste qe te ketheheshin bashk .
    - Por tani me u morren vesh qe te shkonte vete ,sepse nipi ndihej i aft .
    - E qon ne park kur kerkon . dhe atje kenaqet duke luajtur .
    - Kur sheh dicka interesante ne shitore per nipin , ja blen sepse ka deshire ta gezoj.
    - Kur bene ndonje sherr prape eshte babagjyshi qe ja zbut sherrin para prinderve ,edhe pse kur mbesin vete e qorton.
    - E ne anen tjeter nipi e respekton shume babagjyshin.
    - Kur thote se dicka s'duhet bere atehere mjafton nje here, dhe nipi e kupton se eshte definitive.
    - Eshte kjo dashuri e ndersjell por edhe respekt i ndersjell.
    - Kur i shoh cdo here ndiej kenaqesi.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,008

    shkronja c

    Celulari

    E di se nje vogelushe me don
    per mesazhe e per loje,
    se me shkronje zotron
    dhe numra di te numeroj.

    Mesuesen vete e kerkoi
    nga gripi kur s'eshte ndier mire,
    mungesen ta arsyetoj
    celularin ja dhash, me deshire.


    Centi


    Une jam nje cent
    jam bere per gjynah,
    cdo cast pesoi aksident
    me shkelin pa nda.


    Edhe une jam monelle
    ju femi me kuptoni,
    s'dua kush t'me hell!
    dua t'me respektoni.


    Ciceroni

    - Femi te dashur, ciceroni eshte njeriu qe ka njohuri per qytetin e vete.
    Kur vijne turistet, ciceroni i qon ne keto vende historike ,duke u treguar historine e cdo objekti.
    - E objektet jane si;kullat ,kalat , permendoret ,muze , cdo gje qe eshte e vecant ,edhe qe mund te duket interesante per nj te huaj.
    - Ciceroni tregon me kujdes, dhe krenari, per historine e qytetit te vete.
    - Edhe ju femi ,eshte mire te jeni ciceron , ta njihni historine e qytetit te vete.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,008

    Shkronja ē

    tung , e kam emrin ēaj
    gjithmone me pini te nxehte,
    reqeten time ta mbaj
    n'mend cdo njeri e ka t'lehte.

    Kamomil , kaēe ,nga blini
    kam motra sa te doni,
    kur jeni me grip me pini
    smundjen shpejt ta kaloni.


    ēelesi

    Eshte e vertete jo llafe
    arin qe ke ne peshtaf,
    dhe cdo gje tjeter te cmuar
    t'ju ruaj me keni ftuar.

    Do t'me perdorni gjithmone
    vogelsia ime cdo gje mbron,
    s'perdore force as dhune
    me nje rrotullim kryej pune.


    ēakmaku


    - Ju femi te vegjel, tani me e dini ,se ēakmaku eshte nje send qe duhet ne shtepi.
    - Per te ndezur qirinje, pasi shpesh na ndalet korenti.
    - Per ta ndezur cigaren babi.
    - Nese kur eshte dimer nxehemi me shporete(sobe),atehere prape na duhet ēakmaku etj.
    - Por vogelush, e vogelushe ,po patet ne dore ēakmak, mos luani me te .Sepse pa dashur mund te beni ndonje sherr te vogel.
    - Por te jeni vetem ne shtepi ,mund te behet edhe sherr i madh.
    - Andaj duhet te jeni te kujdesshem mos te luani me ēakmak.
    - Edhe mamat duhet te jene te kujdeshme , qe ēakmakun ta lene ne vend ku nuk mund ta merrni ju femi.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,008

    Unhappy Shkronja D

    Dora

    Une jam dore
    babi ,mami ,gjyshja me ka,
    cdo njera, ne cdo kohe, a ore
    bejne dicka per ty pa nda'.

    Me keni ju, ne pergjithesi
    pune te beni ju ndihmoj,
    t'ju shkruaj ne vecanti
    me pelqen e adhuroj.


    Dardha


    Ne dege rri hijshem
    jam plote leng te shijshem,
    jam dardhe verdhe - jeshile
    e di se me doni pa hile.

    S'jam rrumbullake ,as vezake
    ndoshta shtrembake?,
    por forma rendesi s'ka
    se ti, me oreks ma ha.



    Dajaku


    - Femi te dashur, familja eshte nje shtet ne miniature, i vogel por ne te ka rregulla per jete .
    - Diku me te forta, diku me te zbutura, ka familja qe s'kane rregulla fare ,qe eshte keq mendoj une.
    - Prinderit cdo dite, ne ecje e siper te kesaj qe quhet jete, ju tregojne ne praktike keto rregulla.
    - Ju duhet ti zbatoni, mirepo, kur kaloni piken qe eshte kufiri ne mes te asaj qe mund dhe s'duhet te beni,e ne keto raste ka prind qe perdorin dajak duke mos ditur si t'ju bindin.
    - Dua t'ju them ,se kur prindi ju thote nje here qe s'duhet te beni dicka ,mos e beni ,nese ju terheqin vrejtjen per s'dyti, dijeni se po e nervozoni me teper.
    - Kjo eshte situate qe une shoh ne shtepi.dhe ne keto raste mund te kerrcej dajaku.
    - Per mendimin tim eshte i tmerrshem dhe jam kunder ketij veprimi.
    - Por femi ,degjojini prinderit se e kane per te miren e juaj cdo gje qe ju thone.
    - Por edhe kur nuk i degjoni mos e kaloni kufirin .

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,008

    Shkronja Dh

    Dhelpra

    Jam dhelper jam skile
    kuptohet se bej hile,
    por ta dini barkun me ngope
    duhet dicka me rrop.

    Nese mendon mire ti
    do te kuptosh duhet dinakri,
    se askush s'te vjen fape
    une vetem gojen me hape.


    Dhembi


    Shoqeri kam emrin dhemb
    dhe kam vetem nje detyre,
    ushqimin qe me vie ta shemb
    pastaj ,zbukuroj cdo fytyre.

    Te jemi te bukur
    une, dhe gjithe vellezeria,
    mos na lini pa lare kurr
    do't vezullojme si shkendia.



    - Dhembja


    - Vogelushe dhe vogelush ,deshiroj dhe shpresoj qe mos te keni dhembje kurr ne jete.
    - Por edhe dhembja eshte pjese e jetes ,dhe ka femije qe kane dhembje trupore dhe shpirtrore.
    - Te dyja jane, jo te deshirueshme nga ana jone, por na i destinon fati.
    - Andaj femi ,nenat e juaja kujdesen per shendetin e juaj ,qe mos te smureni se ajo shkakton dhembje.
    -Por ka edhe dhembje shpirtrore, se kur nje femi s'ka prind ,eshte i varfer, eshte hendikapat ka dhembje ,dhe ju femi nesi keni pak mundesi u ndihmoni.
    - Por ka dhe dhimbje casti kur grindeni mes veti ju femi,

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,008

    Shkronja E

    Era

    Tung. miq te tubuar
    vije nga jugu a veriu,
    shpesh e keni degjuar
    kengen time fiu - fiu.

    E kuptuat jam era
    ndodh t'jem e nervozuar,
    gjerat qe i keni te dera
    kane per te fluturuar.


    Elefenti


    Mysafir nese keni dasht
    me 'm ftu mundet por jashte,
    ne dhome edhe nese mami lejon
    s'hyj se peshoj me tone.

    Kam vesh te medhenj
    feqken ,me te veten ushqej,
    qimet ngjyre hiri
    jam ne gjungel me i miri.



    - Edukata


    - Edukata eshte fjale abstrakte, por ne fakt shume e dukshme.
    - Cdo pune qe beni femi tregoni sa edukate keni.
    - Fjalet si ;urdhero , me fal, faleminderit, te lutem, jane pikenisja ,nese ju femi i perdorni keto fjale tregoni qe merrni mesim nga edukata ne shtepi.
    Ti pershendesesh njerzite, te mos gjuash mbeturina ,te respektosh nje njeri qe eshte ndryshe .......ka shume.
    - Por nese ka kush ju meson, dhe ju keni deshire te mesoni, kur te riteni do te jeni njerez te edukuar ,qe eshte vlere mendoj une.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,008

    Shkronja E

    Endrra

    Me thone enderr shoqeri
    kam deshire t'ju kenaq,
    ne gjume ju vij
    nje film ju shfaq.

    Ndodh qe ndonjehere
    te jem e frikshme pak,
    por s'jam e vertete asnjehere
    keshtu qe mos u beni merak.


    Embelsira


    Shume gjera te mira
    quhen bashke embelsira,
    karamele ,cokollata
    qe shpesh i pranoni si dhurata.

    Torta si me e mira
    prape eshte embelsira,
    perveq atyre me diabet
    te tjeret me hane me lezet.



    Endje



    - Kur shkoj ma Dinin ne market kam pershtypjen se ja ka enda cdo gje qe sheh.
    - Dhe te kishte mundesi te gjithat do ti qonte ne shtepi.
    - Por pasi nuk e ka kete mundesi, merr nje send ne nje vend se i pelqen , e mban ne dore deri ne vend tjeter . Pastaj e zevendson.
    - Zakonisht cka eshte me afer fundit te marketit do ta marr ate.
    - Kjo nuk eshte nje sjellje e mire, por ,pasi eshte nen perkujdesjen time, ja toleroj.
    - Por nje here me ka ndodhur qe ne pazar e pelqeu nje kapuq te stilit kauboj .
    - Une refuzova ,por ne fund leshova pe, sepse filloi te qaj.
    - Pagova ,dhe vazhduam te ecim .
    - Me pas Dini me tha ;ketheje se s'me pelqen.
    - S'munden i them se kemi paguar, ai gjithe rruges ka qare ,e une e barta kapuqin, pasi e kisha paguar.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,008

    Shkronja F

    Fati


    Kuptoni kam emrin fat
    dhe cdo kush ka deshire,
    te mbetem sa me gjate
    tek shpirti i tij mysafire.

    Ky rol me pelqen
    pa kufi gezim me sjell,
    se shoh zemren qe ndjen
    se brenda ka diell.


    Flutura


    Me shikoni jam fluture
    trupvogel krahshkruar,
    me doni se jam e bukur
    kete nga ju kam degjuar.

    Me takoni ne qytet
    por e pranoj nuk vij shpesh,
    n'fusha e ara s'eshte sekret
    ndihem si mbretreshe.



    Fama


    - Femije ,te jesh i famshem, do te thote te te njohin te gjithe.
    - Nje pune e bere ne menyre me te mire te mundshme e bene nje njeri te famshem.
    - Ka njerez qe jane bere te njohur sepse kane bere keq.
    - Por kengetaret jane ndoshta njerezit me te famshem ne bote.
    - Ata i njohin te gjithe, dhe i duan.Ka njerez qe i imitojne.
    - Andaj ju vogelushe qe tani dhe ne vazhdimesi te jetes mos i imitoni kengetaret ne veshje .
    - Sepse veshja e tyre eshte veshje skene ne jeten e perditshme ato vishen ndryshe.
    - Dhe nese keni deshire te jeni te famshem, se pari duhet te jeni te talentuar ,te punoni shume ,dhe mes tjerash te keni stilin e vete.
    - Ne fund kur ta fishni famen, ta ndieni se e keni tamam per trup.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,008

    shkronja g

    Gota


    As uje, as leng ,sot
    as qumeshtin, e bardhe,
    do ti prisje djal kot
    tek goja s'kish me te ardhe.


    Te mos isha une gota
    do te pinit te gjithe me dore,
    dua respekt nga bota
    se gjithmone do te me perdore.


    Gozhda


    Nuk kam bukuri
    dhe gjatesia me ndryshon,
    por dy derrasa ti e di
    vogelsia i bashkon.


    Jam gozhda kuptove besoj
    s'jam e bukur kam pranuar,
    por bukuri krijoj
    mjeshtri kur me merr ne duar.


    Genjeshtra

    - Eshte nje thenie qe thote se ,,cka ka shtepia e qet femia''.qe do te thote se ju femi shumicen e rasteve e thoni te verteten qe eshte mire .
    - Sepse genjeshtra eshte nje veti e shemtuar , e keqe ,por ndodhe qe edhe bene dem .
    - Se nese ti genjen per shoqen tende dicka, e ajo nuk ka bere asgje, atehere mesuesja ate do ta denoj padrejtesisht, e kjo nuk eshte mire.
    - Por femi zakonisht ju ndodh, qe ta thoni dicka nga shtepia qe ne fakt s'do te duhej ta thonit.
    - Ju jeni te vegjel dhe se dalloni, por duhet te filloni te mesoheni se ndodhite e shtepise suaj jane vetem te juajat, dhe jo cdo here duhet ti dijne te gjithe .
    - Kjo s'do te thote se duhet te genjeni ,por thjesht te heshtni.

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,008

    Shkronja Gj

    Gjahtari


    Une jam gjahtari
    me qef shkoj ne gjah,
    ne mal jam i pari
    me pushke ne krah.

    Kur ndodh nje shpend
    eshte i afte, dredhon,
    pas tij ngarend
    por nese ik, me gezon.


    Gjeli


    Jam gjel karamel ,sevdali
    kendoj ne mengjes pa merzi,
    pupla ngjyre kuqerreme
    edhe bojekafe mund te kem.

    Kam kapele natyrale
    te kuqe ne forme spirale,
    pulen e kam shoqe te vertete
    por veze s'kam bere kurr ne jete.


    - Gjaku femi te dashur eshte leng qe rrjelle ne trupin tone ,por edhe kafshet kane poashtu gjak.
    - Gjaku ka ngjyre te kuqe ,dhe kur plagoseni pakez me siguri keni pare gjak ,dhe ndoshta ndonjeri nga ju eshte frikesuar.
    - Por kur ndodhe qe njerezit plagosen rend ,dhe humbin gjak, atehere doktoret u japin gjak te nje personi qe ka grupin e njejt te gjakut.
    - Dijeni se gjithe familja nga ana e babait kane grupin e njejt te gjakut.
    - Gjaku eshte i rendesishem per funksionimin e trupit tone, se pa gjak jemi anemik, kurse kur hame gjera te duhura fitojme gjak.
    - Keshtu qe femi hani mire ,qe te keni gjak.

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,008

    Shkronja H

    Hena

    Degjoni jam hehe e plote
    ne qiell gjithmone ri,
    por ndryshoj ne mot
    ne gjysem hene ,dhe draperi.

    Kur keni frike nga nata
    une shpesh here,ju ndihmoj,
    ju leshoj drita te gjata
    friken jua largoj.


    Helikopteri


    kush eshte trim guximtar
    do te jete me mua shok,
    te ulet ne vend te pare
    qiellin ta pushtojme tok.


    I sherbej cdo piloti
    si nje mik me besnikeri,
    sfidohemi kur keqesohet moti
    te tjerat jane mrekulli.



    Harta


    - Vogelushe dhe vogelush te dashur ,harta eshte nje vizatim ne te cilin eshte e vizatuar toka ,detrat, oqeanet, malet, cdo gje qe ka ne planetin toke , trupat qiellor, gjithesia ,etj.
    - Ne harte jane edhe Kosova edhe Shqiperia dy shtete shqiptare.
    - Qe ndoshta ne harten e botes duken ta vegjel, por jane te medhenj per ne ,te dashur, jane vedlindjet tona,
    - Kane kufi shtetror mes veti por jo kufi shpirtror.
    - Por kur ke ne dore nje harte vetem me shtetet tona ,mua ma mbushin syrin, dhe zemren .
    - Femi te dashur duajini si te jene nje, sepse ne fakt te tille jane.

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,008

    Post Shkronja I

    Interneti

    Jam bote paskaj
    me quajne internet,
    informata brenda mbaj
    per cdo gje ne jete.

    Per dituri a argetim
    pandare ju sherbej,
    veq kliko miku im
    per ty cdo gje do te gjej.


    Ishulli

    Rreth meje ka vetem uje
    une nga kjo nuk druaj,
    por simotra t'vogela ka rrezik
    gjate stuhise te fundosen o mik.

    Jam nje ishull i madh
    kam plazhe me plote zall,
    kam gjelberim ,gjallesa te rralla
    tek une eshte si ne perralle.



    - Iriqi


    - Te dashurit e mi ,iriqin rastesisht e takuam ne kopshta ,une dhe Dini .
    - Gjeja e pare qe deshi te bente Dini ishte ta shutonte.
    - E kapa per dore dhe i thash - mos se kafshe eshte kjo!
    - Dini me shikonte i habitur .
    - Une kete kafshe se kam pare asnjeher ! - me tha.
    - Eshte iriqi , ka trupin plote me gjemba, dhe kur eshte ne rrezik mblidhet ,dhe behet si top.
    - U afrua dhe ja preku gjembat te forta, u mrekullua ,sepse cdo gje qe eshte ndryshe Dinit i bene pershtypje.
    - Ta marrim ne ,t'ja bejme nje kasolle! - propozoj.
    - Ja hoqa nga mendja duke trilluar dicka ne cast, pasi qe e di se deshirat e tij shpesh e zavendsojne njera tjetren.

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,008

    Shkronja J

    Jeta


    Sigurisht ju se dini
    se jeni te vegjel per kuptime,
    cdo gje ne kete bote qe shihni
    e ka vulen time.

    Jam e shtrenjta jete
    me mua cdo gje levize,
    njeriu, kafsha cdo flet
    dhe e embla qershize.


    Jasteku


    E di ti vashez e mbare
    qe kur linde diten e pare ,
    mua jastek te bute
    nen koke tende m'kane fut.


    Tani me je mesuar
    cdo nate me mua e ke kaluar,
    por edhe gjithe jeten pas
    do te te sherbej me gaz.


    Janari


    - Janari eshte muaji i pare i vitit,dhe zakonisht ne janar bie debora.
    - Gati cdo ardhje e bores per mua eshte nje kenaqsi e madhe, dhe eshte si heren e pare.
    - Andaj cdo here ja shkruaj dicka ,por duhet ta pranoj ditet e fundit te qendrimit te bores ne toke me deshprojne .
    - Sepse, bardhesise se perzier me dhe, pluhur,i hiqet bukuria ,por e tille eshte jeta.
    - Por debora Dinit i sjelle nje kenaqesi te veqant.
    - Rreshqitje, rrotullime ne debore, berja e topave te bores ,jane disa nga veprime qe i bene .
    - Nje nga keto dite erdhi ne dhome duke qare se i digjnin gishtat nga i ftohti,edhe pse e dija se pse i digjnin gishtat per ta ngacmuar i
    thash; - i ke vrare gishtat?
    - Jo ! - me tha duke qare .
    - Kam prek shume debore,por kur ju hoq dhimbja doli prape ne oborr.

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-08-2007
    Postime
    1,281
    Tė lumtė!. A do tė vazhdosh kėshtu deri te ZH-ja?

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,008

    Shkronja K

    Hau - une jam kal
    ne rruge nuk me takoni,
    por te dilni ne mal
    te me shihni nese doni.

    Te kalerosh eshte shik
    ne trok, e galop,
    per kete me duan o mik
    per relaks nonstop.


    Klouni


    Vesh rroba lara shume
    ngjyros fytyren do jesh une,
    klouni qe jam si llokum
    femijeve u pelqej shume.

    Sepse bej akrobacione
    rrezime ,ne shume variacione,
    me qesh ,e mu kenaq
    ne fund zhvishem ,kaq.


    - Kajsi


    - Femi ,ju keni degjuar me siguri dicka per luften ,ne pergjithesi e vecanrisht per luften qe perjetuam ne .
    - Ishte e tmershme.
    - Por une dua t' ju tregoj se ne ne oborr e kishim nje qershi , qe tani me s'eshte .
    - Ne mars filloi lufta por kah maji qershia filloi te lulezoi.
    - Mua me magjepste ajo bukuri mbi koke, por koha ishte e tmershme, sa qe ne momente ndieja nje gjelozi se femijet e qershise ishin plote jete ,e femijet e vertete vriteshin.
    - Ishte nje kontrast i cuditshem.
    - Ne mes te roberise nje liri ,qershia s' donte ta dinte per roberi.

  17. #17
    Hap krahet e fluturoj...! Maska e zogu dukagjinas
    Anėtarėsuar
    15-06-2009
    Vendndodhja
    Nen embelsinee lotit Tend... !!
    Postime
    3,741
    Lopa

    Eh se q'eshte nje lope
    e tera lara-lara
    kur Dreni kthehet nga shkolla
    ajo i del para !!

    Lepuri

    Eh se ē'na ishte
    nje lepur i shpejte
    se kembet i kishte
    te shpejta si shigjete !!

    Nje dite ai lepur
    na e thirri ne duel
    Urithin plak
    qe perpara i del.

    Posa nisen nga starti
    urithi ia punon
    dhe i tere vrapi
    lepurit kot i shkon.

    Edhe heren e dyte
    urithi ia punon
    lepurit i dalin syte
    e gjuha jashte i shkon.

    Keshtu ata vazhdojne
    deri sa dikur
    lepuri nga lodhja
    na i thot urithit:
    "Urime fitorja more burr ".

    Lumi

    - Ishin disa shoke te cilet pergaditeshin te laheshin ne lumin e paster te fshatit, ata ishin rreth kater shoke, te gjithe u futen me radhe ne uje, duke u lare e duke u lare, me i vogli, Agroni u largua pak si shume nga shoket, kur ja nje gjarper i ujit filloi ta ndjekte nga pas, ai ik e ai ndjeke, ata shoket pa ditur gje, dikur gjarpri e zurii, dhe me pas e shtrengoi , Agroni filloi te bertiste me sa i mbante, kur ata shoket ndegjuan, i shkuan ne ndihme, pane qe ate e kishte mbeshtjellur nje gjarper, por me pas ata pane qe nuk ishe i rrezikshem dhe e liruan nga Agroni, me pas i spjeguan Agronit ngjarjen dhe edhe ai u qetesua, e tabi eshte bere burre e ende e mban mend lumin e fshatit dhe gjarprin e ujit !!
    Askush nuk ta bėn atė qė ta bėn vetvetja !!

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,008

    Shkronja l

    Llibri

    Jam liber me shume flete
    t'me lexoni kam deshire,
    tek une keni me gjete
    nje mik te mire.

    Ju bej te qeshni ndonjehere
    edhe keshilla fitoni,
    njohuri merrni perhere
    nese mua shok me doni.

    Lepuri

    bishtcubel e veshgjate
    kur nuk rri rehat,
    andej - kendej, kerce'
    plote gezim e hare.


    Karotat i kam merak
    jam shume frikacak,
    nese nga tipare s'me dalloni
    jam lepur me shikoni.


    - Te lagesh

    - Dini eshte dobesia ime .Shkon ne klase te pare dhe nje
    dite kur binte shi, e ai nuk kishte marre ombrellen me veti ,vendosa te shkoja ta prisja.
    - Pasi shkolla eshte afer ,une morra ombrellen dhe shkova .
    - Dini kur me pa u gezua , dhe u gezua aq shume sa doli nga kontrolli fare .
    - Me dha canten, e vuri xhupin mbi koke ,dhe filloi te vraponte .
    - Une fillova ti bertisja, por e kisha kot se ai fluturoi, sa qe me nuk frikesohesha se do lagej por mos ta shkelte makina.
    - Kur erdha ne shtepi fillova ti bertas; - c'bere keshtu Dini ?
    - Ai qeshte ,ishte plote eufori nga aventura e bere.
    - Mbrendia i gufonte nga nje ndjenje e fort.
    - Pastaj u zdesh, duke in treguar motres.

  19. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-08-2007
    Postime
    1,281
    Citim Postuar mė parė nga fara Lexo Postimin
    Hau - une jam kal
    ne rruge nuk me takoni,
    por te dilni ne mal
    te me shihni nese doni.

    Te kalerosh eshte shik
    ne trok, e galop,
    per kete me duan o mik
    per relaks nonstop.


    Klouni


    Vesh rroba lara shume
    ngjyros fytyren do jesh une,
    klouni qe jam si llokum
    femijeve u pelqej shume.

    Sepse bej akrobacione
    rrezime ,ne shume variacione,
    me qesh ,e mu kenaq
    ne fund zhvishem ,kaq.


    - Kajsi


    - Femi ,ju keni degjuar me siguri dicka per luften ,ne pergjithesi e vecanrisht per luften qe perjetuam ne .
    - Ishte e tmershme.
    - Por une dua t' ju tregoj se ne ne oborr e kishim nje qershi , qe tani me s'eshte .
    - Ne mars filloi lufta por kah maji qershia filloi te lulezoi.
    - Mua me magjepste ajo bukuri mbi koke, por koha ishte e tmershme, sa qe ne momente ndieja nje gjelozi se femijet e qershise ishin plote jete ,e femijet e vertete vriteshin.
    - Ishte nje kontrast i cuditshem.
    - Ne mes te roberise nje liri ,qershia s' donte ta dinte per roberi.
    Mos u ngatrrua kajsia me qershi?

  20. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,008
    Me fal se cenka ngateruar.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •