Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anėtarėsuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Shkrime te bukura filozofike

    Kush ka mundesi te sjelle ne kete teme shkrime filozofike mbi tema te ndryshme, me nje kusht qe te jene vetem ne gjuhen shqipe..

    Une po merrem me nji perkthim, me teper per qejf, permiresimin e italishtes dhe per pasionin tim mbi artet ushtarake..

    Vepra titullohet: Arti i luftes. Autori Sun Tzu Do ta hedh pjese-pjese ne kete teme. Edhe ju mund te sillni shkrime filozofike te autoreve te huaj, te perkthyera ne shqip. Kuptohet kush deshiron.




    Arti i Luftes


    Vleresimi

    1
    Lufta eshte shume e rendesishme per nje shtet: Ne kampin e betejes vendoset egzistenca dhe zhdukja e popujve, eshte kampi i betejes qe vendos per mbijetesen apo shkaterrimin e nje kombi.. Pra eshte e nevojshme qe arti i luftes te studiohet thellesisht.

    2
    Merrni ne konsiderate aspektet fondamentale dhe analizoni keta nepermjet shtate kritereve te vleresimit. Keshtu do te jesh ne gjendje te percaktosh strategjine tende.

    3
    I pari dhe me i rendesishmi prej elementeve fundamental eshte Tao, i dyti eshte klima, i treti eshte terreni, i katerti eshte komandimi, i pesti eshte elementi i doctrines.

    - Tao = percaktuar si “rruga e drejte”; me kete term, autori nenkupton forcen morale dhe prestigjin e qeverise, dhe ne vevecanti te sovranit.

    4
    Me termin Tao, nenkuptoj gjithcka qe e shtyn popullin te jete ne harmoni me drejtuesit, jete a vdekje, duke sfiduar dhe rreziqet me ekstreme.

    5
    Me termin klime, nenkuptoj ndodhite komplekse te forcave natyrore: Te ftohtin e dimrit, vapen e veres dhe nevojshmerine qe operacionet te drejtohen ne perputhje dhe harmoni me vecorite e stineve.

    6
    Me termin terren, nenkuptoj distancat, dhe nese terreni qe do te kalohet eshte i mire apo i ashper dhe i veshtire, i ngusht apo i gjere, mundesite qe te ofron per te mbijetuar dhe rreziqet.

    7
    Me termin komandim, nenkuptoj zgjaursine, drejtesine, humanizmin, guximin dhe rreptesine e gjeneralit.

    8
    Me doktrine militare, nenkuptoj organizimin dhe kontrollin, emerimin e funksionareve ne perputhje me gradat, koordinimin hiearkik, administrimin e mjeteve te nevojshme ushtarake dhe koordinimin logjistik.



    9
    Nuk mund te jete general ai qe nuk i njeh mire keta pese elemente kryesore. Kush i perveteson, fiton. Kush i nenvlereson, humbet.

    10
    Prandaj para se te vini ne zbatim cfaredo lloj plani, egzaminoni me kujdes elementet qe thame me siper, dhe peshoni mire ata.

    11
    Per te vleresuar mire situaten, duhet tu pergjigjesh ketyre pyetjeve: Cili sovran posedon me teper elementin Tao? Cili komandant eshte me i afte? Per cilen ushtri elementet natyrore dhe terreni krijojne avantazh? Cila ushtri eshte e pergatitur me mire dhe e disiplinuar? Cilat jane trupat me te forte?

    12
    Cila ushtri i ka funksionaret dhe ushtaret me te stervitur?

    13
    Ne cilen ushtri shperblimet dhe denimet behen ne menyren me te mire?

    14
    Duke ditur keta, mund te parashikosh se cila pale do jete fituese dhe cila do jete humbese.

    15
    Jepi perkrahje nje gjenerali i cili din ne menyre integrale t’i veje ne zbatim keto koncepte strategjike, sepse fitorja do jete ne doren e tij. Shkarkoje nje general, i cili nuk merr parasysh sepse e ka humbjen te sigurte.

    16
    Mbasi te kete analizuar mire situaten per te perfituar avantazh, duhet te krijoje rrethana te cilat kontribojne per realizimin e objektivave te tij duke i vene trupat ne menyren me te pershtatshme.

    17
    Me termin “ te krijoje rrethanat” nenkuptoj veprimin e menjehershem ne raste qe sjellin avantazh, marrja nen kontroll e operacioneve ushtarake te trupave tua duke bere levizjet e drejta taktike.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Meriamun : 10-09-2009 mė 08:37
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  2. #2
    Moderator Maska e Pratolini
    Anėtarėsuar
    10-01-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    724
    Libri i Sun Tzu eshte "bibla" e strategjise ushtarake.
    I gjithe libri eshte ndertuar ne kete kontekst. Fakti eshte qe konceptimi i ketij libri si i shkeputur prej kontekstit ushtarak nuk eshte dhe kaq i lehte sa duket dhe personalisht nuk kam arritur te shoh ndonje filozofi kushedi se cfare.
    Dikush mund te me thoje se pak a shume ne te njejten forme eshte edhe "Princi" i Machiavellit, e megjithate perben nje prej pjeseve me te rendesishme te filozofise se mesjetes. Mirepo ne librin e Machiavellit, konteksti ndertohet me shume mbi marredhenien dhe natyren e njeriut ( lexo : prijesit ), ndersa ne rastin e Tzu behet fjale per strategji mirefilli ushtarake te nje karakteri shume me teknik.

    Gjithsesi te pergezoj Meriamun dhe uroj te kapesh pikat me pikante ( ato qe kane nje natyre me teper filozofike ) ne perkthimin tend.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •