Te gjithe ata antare qe kane rregjistruar dy ose me shume emra, duhet te publikojne me poshte ne kete teme emrat e tyre te regjistruar, ose nese duan te ngelen anonime duhet te dergojne nje mesazh privat mua. Renditni me poshte ose ne mesazh te gjitha emrat e rregjistruar dhe llogaria qe deshironi te mbani ne forum qe sot e tutje.
Sic e dini, ne forum lejohet vetem 1 emer i rregjistruar, pra nje identitet dhe ne te gjitha ato raste kur antare te vecante kapen duke perdorur dy ose me shume emra te tjere, kjo perben arsye te mjaftueshme per perjashtimin tuaj nga forumi. Qellimi yne eshte qe te krijojme nje komunitet shqiptar serioz ku secili prej jush ka nje identitet, nje emer te regjistruar me te cilin njihet nga gjithe antaret.
Kjo fushate qe ne po ndermarim ka per qellim shkrirjen e ketyre llogarive ne nje llogari qe do te beje te mundur renditjen e te gjitha mesazheve te bera me emra te ndryshem ne forum nen nje emer e nen nje llogari.
Alternativa per ata qe zgjedhin te vazhdojne te abuzojne ne kete menyre eshte perjashtimi permanent jo vetem nga forumi, por nga mbare komuniteti Albasoul.
Albo
Krijoni Kontakt