Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 23
  1. #1
    pa he!... Maska e korēar
    Anėtarėsuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666

    "Gjykimi i fundit"; perpara Zotit.

    Cfare do te deshironit te degjonit prej Zotit, diten e gjykimit te fundit, ne lidhje me jeten tuaj te kaluar?
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  2. #2
    i shplodhur
    Anėtarėsuar
    28-11-2002
    Vendndodhja
    Boston
    Postime
    289
    me lejo te fus dicka ketu nga libri i Sartre "Neveria" - me fjalet e mia.

    Zoti de Roblon, njihej si njeri me force te madhe predikuese bindese. Duke kaluar ne nje fshat prifti ha inat me te e thote hajde veme bast nese e kthen dike qe eshte duke dhene shpirt ne te krishtere, besimtar.

    Zoti de Roblon futet brenda dhe del pas dy-tre oresh. He - i thone.
    Po, tani ai eshte nje i krishtere. Dhe vertet ai qe jepte shpirt ishte kthyer.Dy ore me vone ai dha shpirt si i krishtere. Arritje e madhe.

    Po si ja bere - i thone, cfare predikove?
    He, nuk predikova asgje tjeter pervecse i shtiva friken nga FERRI.

    ps. mbase nuk i pergjgjet direkt pyetjes po nejse une fola
    pershendetje!

  3. #3
    pa he!... Maska e korēar
    Anėtarėsuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666
    Une jam i sigurt se Zoti e njeh Sartre-siē njeh te tjeret-por a do jete ne gjendje te te recitoje ndonje kalim te librit te tij, nuk e di!

    Nejse, mua po me vijne shume versione interpretimi per kete qe the me lart, por ti je i vetmi qe mund te na japesh nje shpjegim te duhur. Na i trego dhe ne te tjerve.
    Dhe me behet qejfi qe citove Sartre. Nje pyetje kam: "Neverimi" eshte perkthimi zyrtar ne shqiperi i "La Nausée" apo...?
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  4. #4
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Te gjitha ato veprime ose mendime te gabuara!
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17
    Une mendoj se njerezit ndahen ne dy grupe:

    1. Ata qe duan te shohin Zotin pas vdekjes (besimtaret)
    2. Ata qe i tremben egzistences se Zotit.

    Nuk besoj se shpirtrat e njerezve do te kene shume per te thene. Ata ose do te ngazellehen nga prania e Tij duke u perulur dhe u lutur per faljen e mekateve; ose do te dridhen nga paniku pasi gjithe jeten e tyre mohuan egzistencen e Tij.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  6. #6
    pa he!... Maska e korēar
    Anėtarėsuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666
    Postuar mė parė nga Albo
    Une mendoj se njerezit ndahen ne dy grupe:

    1. Ata qe duan te shohin Zotin pas vdekjes (besimtaret)
    2. Ata qe i tremben egzistences se Zotit.

    Nuk besoj se shpirtrat e njerezve do te kene shume per te thene. Ata ose do te ngazellehen nga prania e Tij duke u perulur dhe u lutur per faljen e mekateve; ose do te dridhen nga paniku pasi gjithe jeten e tyre mohuan egzistencen e Tij.
    Dmth, qe njerezit duhen te kene frike nga Zoti, dhe se ata qe mohuan egzistencen e tij do ndeshkohen? Beson vertet se Zoti eshte nga ata qe hakmerren?
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anėtarėsuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667
    Citim Postuar mė parė nga korēar
    Cfare do te deshironit te degjonit prej Zotit, diten e gjykimit te fundit, ne lidhje me jeten tuaj te kaluar?
    Ate cka meritoj!

  8. #8
    Nuk ka asgje me te gabuar se frika nga Zoti. Kij frike nga gjithshka, nga fqinjet,qente, makinat, po jo nga Zoti.

  9. #9
    In God I Trust! Maska e MisCongeniality
    Anėtarėsuar
    02-05-2003
    Vendndodhja
    QHC
    Postime
    417
    Citim Postuar mė parė nga korēar
    Cfare do te deshironit te degjonit prej Zotit, diten e gjykimit te fundit, ne lidhje me jeten tuaj te kaluar?
    Kur te jem ne pranine e Zotit, gati per te dhene llogari per mekatet e mia, nuk do doja te me pyeste qe "e ke bere kete apo ate" sepse i di gabimet e vetvetes, si cdo njeri tjeter. Por do doja te me thoshte, "po vendos midis teje dhe njerezimit nje perde qe mos te degjenerohesh (se besimtarit do i vije turp nga mekatet qe ka bere). Dhe meqenese egzistencen time s'e ke mohuar kurre, ke jetuar brenda ligjeve qe kam caktuar une, dhe s'ke perhapur sherr dhe degjenerim, merre librin e puneve te tua me doren e djathte dhe miresevjen ne parajse." Amin

    Me te vertete do doja te ishte nje dite e bukur per mua....e para se do takoja krijuesin tim. E dyta, the outcome. Zoti kurre s'e harron premtimin e dhene. And in Him I place my complete trust.
    What bond is there between me and the world? I am like a rider on a summer day who takes shelter to rest under the shade of a tree, then goes on his way. ~ Profeti Muhamed Salallahu Alayhi Wa Salam

  10. #10
    In God I Trust! Maska e MisCongeniality
    Anėtarėsuar
    02-05-2003
    Vendndodhja
    QHC
    Postime
    417
    Citim Postuar mė parė nga EXODUS
    Ate cka meritoj!
    Pergjigje e sinqerte Exodus por ne fene time thuhet se njeriu vec me punet e tij te mira, s'do arrinte kurre te futej ne parajse. Eshte meshira e Zotit ajo qe nga ngre lart. Dhe faktikisht, po ta mendosh.....sa gabime bejme ne dite qe s'i dime? Sa njerez lendojme per nje fjale goje. Sa nga ne mund te ulen dhe te mendojne per te kaluaren dhe te thone me plot gojen qe "s'i kam borxh njeriu." Exactly!!!

    Nejse, a different thought
    What bond is there between me and the world? I am like a rider on a summer day who takes shelter to rest under the shade of a tree, then goes on his way. ~ Profeti Muhamed Salallahu Alayhi Wa Salam

  11. #11
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    come on doktoreshe, me tere mend e ke?
    Une nuk desha te degjoj asgje prej tij, desha vetem qe ai te me degjoje, (se vertet kam shume per te thene) dhe ti pergjigjet pyetjes: "Perse me krijove te tille?" (mekatare te lindur) Nuk ka per te qene gjyqi im, por i tij.

    ps. mu kujtua Dostojevsky tek "Vellezerit Karamazov" dhe skena e shumeperfolur kur Aleksej (Aljosha) e puth te vellane Ivan.
    Summertime, and the livin' is easy...

  12. #12
    In God I Trust! Maska e MisCongeniality
    Anėtarėsuar
    02-05-2003
    Vendndodhja
    QHC
    Postime
    417
    Citim Postuar mė parė nga Cupke_pe_Korce
    come on doktoreshe, me tere mend e ke?
    Une nuk desha te degjoj asgje prej tij, desha vetem qe ai te me degjoje, (se vertet kam shume per te thene) dhe ti pergjigjet pyetjes: "Perse me krijove te tille?" (mekatare te lindur) Nuk ka per te qene gjyqi im, por i tij.
    Korcare, I am sober when I write, sweetie. Pra me ter mend e kisha. Ate dite s'dua qe Zoti te me degjoje sepse AI eshte krijuesi jone dhe e di se c'fshehim ne mendje dhe zemer. Cfare me teper do t'i them une qe AI s'e di? Une e di perse i kam bere ato gabime qe kam bere dhe qe do bej, por nuk do t'arrij ta kthej kohen dot prapa. E vetmja gje eshte te pendohem per gabimet dhe mos t'i perseris me.

    Sa per pyetjet e tua, shpresoj te marresh pergjigje por ta dish Zoti s'eshte AI qe na shtyn neve ne mekat. Jane punet tona. Ne jemi lindur te dobet nga natyra por kemi CHOICES ne jete.

    Dhe s'besoj se do jete gjygji i tij sepse Zoti s'ka nevoje per askend dhe asgje. He says "be" and it is. Megjithate tani per tani flasim te bazuar vec ne besim (faith). Nje dite do ta mesojme te verteten.

    Laterz korca,
    p.s. profesioni ne jete s'ka asnje lidhje me besimin; biles per mendimin tim, it shows I understand my position in life and I don't take credit for many things, sepse s'me takojne.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga MisCongeniality : 17-04-2005 mė 21:12
    What bond is there between me and the world? I am like a rider on a summer day who takes shelter to rest under the shade of a tree, then goes on his way. ~ Profeti Muhamed Salallahu Alayhi Wa Salam

  13. #13
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088
    Ne pyetjen e parashtruar, eshte "assumed" qe njerezit besojne ne ekgzistencen e Zotit dhe presin Diten e Gjykimit?

  14. #14
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anėtarėsuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,573
    Vetėm nė pesė shkrimet e fundit:
    - And in Him I place my complete trust.
    - Exactly!!!
    - Nejse, a different thought
    - come on doktoreshe
    - I am sober when I write, sweetie.
    - por kemi CHOICES ne jete
    - He says "be" and it is.
    - Laterz korca,
    - biles per mendimin tim, it shows I understand my position in life and I don't take credit for - many things, sepse s'me takojne.
    - assumed


    Ka Zot edhe forumi dhe gjykimi kėtu nuk pret vdekjen.
    Edi

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anėtarėsuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667
    Citim Postuar mė parė nga Miss Congeniality
    . . .ne fene time thuhet se njeriu vec me punet e tij te mira, s'do arrinte kurre te futej ne parajse.
    Dakort, as qe do te mendoj te kundershtoj "ate cka ke shkruar" (<--- krahasoje kontekstin e kesaj te fundit me ate te cituar me poshte ---> me pas, mundohu te shohesh ngjashmerite dhe ndryshimet), mgjth besoj se me ke keqkuptuar, ose pse jo, ndoshta une ty!

    Ate cka meritoj
    Nje shprehje e thjeshte dhe shume e mirenjohur thote: Gjyko (mendo) perpara se te veprosh!

    Duke u nisur nga "ajo cka ("ajo cka"<--- serish e njejta situate) shkrova "marr (morra) persiper" ose jam i vetdijshem per menyren se si kam gjykuar, vepruar, gjykoj, veproj dhe si do te gjykoj e me pas do te me duhet te veproj ne te ardhmen.
    Me fjale te tjera botkuptimi i arritur, (<--- shume e rendesishme [crucial]) me "pike referimi" te kaluaren dhe experiencen, horizontin e fituar pergjate jetes dhe personaliteti apo karakteri i formuar si rrjedhim, se bashku me "gjykimin personal" ne lidhje me situata te caktuara, i hap driten jeshile "udhezimit" ne lidhje me menyren se si me duhet dhe do te me duhet te veproj, si ne te tashmen ashtu dhe te ardhmen, menyre te cilen e kam pranuar, "konform" me realitetin e jetuar. . .po jetoj dhe do te jetoj.

    Kur te vije ajo dite. . .nuk mund te kerkoj apo te pranoj te me jepet me teper sesa meritoj te me jepet!
    Per me teper, jam une ai qe i detyrohem. . .!

    Per mua (mendim ky, personal) kjo jete eshte nje deshmi, prove, test, vleresim (quaje ca te duash) e mirenjohjes sime ndaj mundesise qe me eshte dhene per te jetuar!


    Citim Postuar mė parė nga MissCongeniality
    Ne jemi lindur te dobet nga natyra por kemi zgjedhje ne jete.
    Thjesht e bukur!

    p.s Shkrimi i mesiperm eshte ne pergjigje te atij tashme te fshire (sa hap e mbyll xixat) dhe duke qene se PERKON me TEMEN, perpiquni te shmangni "procesin e spastrimit."

    p.p.s Ju MOD, a ca jeni, a per ēa e mbani veten, jo vetem qe nuk e moderoni temen sipas rregullave te vendosura por, per me teper, e "plackisni" ate!!!

    Hajd e shkruaj te kam rixhanė. . .!!!

  16. #16
    In God I Trust! Maska e MisCongeniality
    Anėtarėsuar
    02-05-2003
    Vendndodhja
    QHC
    Postime
    417
    Exodus,
    Mire e ke lal qe njeriu duhet te mendoje para se te veproje por egziston ajo lufta midis Unit dhe Superunit per te cilen Frojdi flet (dmth. deshira kunder gjykimit). Dhe nese Uni fiton, si rrjedhoje bejme gabime....disa dhe shume te medhaja. Por nese e kupton gabimin, prape duhet te denohesh domosdoshmerisht??? Kete s'e di (te pakten une s'do doja te denohesha .
    Dhe flmd per mbrojtjen.

    Edi, do te na fusesh ne sherr ti lali? Ashtu eshte forumi ka zot, por une vec NJE njoh ne boten time (mos ta marre kush personalisht). Dhe gjykimi i te tjereve s'me leviz as qerpikun.
    What bond is there between me and the world? I am like a rider on a summer day who takes shelter to rest under the shade of a tree, then goes on his way. ~ Profeti Muhamed Salallahu Alayhi Wa Salam

  17. #17
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Citim Postuar mė parė nga korēar
    Cfare do te deshironit te degjonit prej Zotit, diten e gjykimit te fundit, ne lidhje me jeten tuaj te kaluar?
    do deshiroja te degjoja kete:

    "Bija ime, shyqyr qe e gjete rrugen, perfundimisht."

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anėtarėsuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Citim Postuar mė parė nga korēar
    Cfare do te deshironit te degjonit prej Zotit, diten e gjykimit te fundit, ne lidhje me jeten tuaj te kaluar?

    Mirserdhe ne parajse, e meriton

    Se c'do degjoj mbase nuk perputhet me ate qe deshiroj, po iu pergjigja pyetjes se cfare do deshiroja

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anėtarėsuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667
    Por nese e kupton gabimin, prape duhet te denohesh domosdoshmerisht???
    Njeriu nga natyra eshte i prirur te gaboje. Ne te njejten kohe ai zoteron aftesine te reflektoje veprimet e tij. . .apo jo?
    Sipas kendveshtrimit tim, mendoj se egziston nje arsye shume e forte e cila justifikon qellimin e projektuar per t'u arritur nga Krijuesi yne. Qe prej ketu dalim tek ajo pika e "te vrarit te ndergjegjes." Nese ti pendohesh per menyren e te vepruarit dhe nuk refuzon ndryshim ne vetvete, ndryshim i cili do te ndikoje menyren e te vepruarit ne nje te ardhme te afert ne rrethana te ngjashme me kohen kur nuk munde te shmangesh gabimin, atehere "ke arritur, me ne fund, te tregohesh e sinqerte (se pari) me veten dhe ne te njejten kohe te pranosh dobesite e tua" Me fjale te tjera, eshte njesoj sikur t'i kishe shpallur vetes "lufte per ndryshim." Rezultatet mundohu t'i nxjerresh vete. . .!

  20. #20
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    Missy, nuk te mora vesh mire po nejse. Une e kisha fjalen, perse na ka krijuar ne njerezve te dobet? Perse e krijoi zoti te keqen? Perse me duhen mua 'choices' kur ai eshte 'vete ali, vete kadi'? Ai krijon, ai vendos rregullat. C'me mbetet mua?

    Sic duket, pyetja e korcarit presupozon qe zoti ekziston. Ok! Tani, une nuk jam ne mendjen e zotit qe te pergjigjem, por do te doja te me kishte thene:

    -Te krijova te vdekshme se vdekja eshte me e madhe se jeta.
    -Madhėshtia ime ėshtė madhėshtia jote,- i pergjigjem une- le t'ja falim njeri-tjetrit mėritė.

    ps. me muartė vesh besoj!
    Summertime, and the livin' is easy...

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Seksi dhe shėndeti
    Nga Estella nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 78
    Postimi i Fundit: 01-04-2013, 14:38
  2. Stavri Pone
    Nga Oriola Rama nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 07-03-2007, 14:01
  3. Rreth frymezimit te Bibles...
    Nga i fundit nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 25-10-2006, 13:36
  4. Merjemja a.s, Nėna e Isait (Jezusit)
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-03-2005, 08:17
  5. Te hedhesh veten ne ere per biblen
    Nga Arrnubi nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 86
    Postimi i Fundit: 30-04-2004, 07:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •