ME URDHER TE KUJT U ARRESTUA MR.UKSHIN HOTI NE MAJ TE VITIT 1994?!
Tashme,dihet mirfilli se ne cfare rrethanash eshte arrestuar Baci Uke me 17 maj 1994, nuk ka nevoj te perseritet nje gje e tille.
Me 30 maj 1994 Prokuroria publike e gjyqit te qarkut ne Prizren leshon nje AKTPADI kunder Mr.Ukshin Hotit.
Lexoni ne vijim kete Aktpadi:
----------
REPUBLIKA E SERBISĖ
APKM
PROKURORIA PUBLIKE E QARKUT
Kt. nr. 107/94
Prizren, 30.05.1994
GJYQIT TĖ QARKUT - PRIZREN
Nė bazė tė nenit 45, al.2, pika 3 tė Ligjit mbi procedurėn penale, ngre kėtė
A K T P A D I
Kundėr:
Ukshin Hotit, nga i ati Nazyf dhe e ėma Fatima, e lindur Thaqi, i lindur mė 17.VI.1943 nė fshatin Krushė e Madhe tė KK tė Rahovecit, me banim nė Rr. Ulpiana Nr. 29-5-7 nė Prishtinė, shqiptar, shtetas i RFJ, i shkolluar, magjistėr i shkencave politike, politolog, famlijar, baba i tre fėmijėve, me shėrbim ushtarak tė rregulluar, evidentohet nė VE SNO Rahovec, me gjendje tė varfėr ekonomike, i gjykuar tashmė pėr shkak tė veprės penale nga neni 133 tė LPJ me dėnim burgimi prej 3.5 vjetėsh, nė paraburgim prej 17.05.1994.
Pėr shkak se:
Nė gjysmėn e parė tė vitit 1994, si anėtar dhe si kandidat pėr kryetar i organizatės UNIKOMB ka pėrgaditur dhe ka ndėrmarrė veprime qė me pėrdorimin e dhunės shkėputej njė pjesė e territorit tė RFJ –territori i Kosovė e Metohisė, i banuar me pjesėtarė tė pakicės kombėtare shqiptare, ndėrkaq me qėllim tė formimit tė shtetit tė mėvetėsishėm, si kandidat pėr kryetar i kėsaj organizate, nė njė takim tė fshehtė tė kryesisė sė zgjeruar tė UNIKOMB-it, qė u mbajt nė Prishtinė, nė tė cilėn ai mori pjesė, i pėrvishet detyrės qė ta pėrpilojė programin dhe statutin e kėsaj organizate, dhe pas pranimit tė propozimit pėr kryetar tė UNIKOMB-it, e formulon deklaratėn politike nė tė cilėn proklamon krijimin e shtetit nacional tė tė gjithė shqiptarėve – opcioni i dhunės, pėrkatėsisht, marrja e dhunshme e pushtetit nė Kosovė e Metohi. Dhe shkėputja e kėtij territori nga Republika e Serbisė; veē kėsaj angazhohet pėr inicimin e kėtij qėllimi tė proklamuar nėpėr faza qė do tė ēonin drejt krijimit tė njė shteti kombėtar dhe qė si anėtar i organizatės armiqėsore ilegale “LPRK” (Lėvizja popullore pėr Republikėn e Kosovės) nga ana e qendrės sė saj qė nga viti 1990 e kėndej ka qenė i obliguar qė ta botojė revistėn “DeA”, nga e cila edhe ka marrė udhėzime pėr detyre konkrete dhe instruksione pėr veprimtari armiqėsore me qėllim tė krijimit tė “Kosovės Republikė” dhe tė shkėpujes sė kėsaj pjese tė territorit tė RFJ, ndėrsa veprimtaria e tij ka qenė mė e theksuar nė territorin e qarkut tė Prizrenit,
-gjė me tė cilėn ka kryer veprėn penale tė rrezikimit tė tėrėsisė territoriale nga neni 116 al. 1 tė LPJ. E dėnueshme sipas neni 138 tė LPJ.
Prandaj:
PROPOZOJ
Qė para kėtij gjyqi tė caktohet dhe tė mbahet shqyrtimi kryesor i hapur, nė tė cilin tė thirren:
- Prokurori publik i qarkut nė Prizren,
- I pandehuri Ukshin Hoti, i cili tė sillet nga paraburgimi.
Qė nė shqyrtimin kryesor tė nxirren dėshmitė:
- tė lexohet vėrtetimi mbi marrjen e pėrkohshme tė sendeve ...12/94 me datėn 17.V.1994
Arsyetim:
Mė dėshmitė e siguruara nė hetime provohet gjendja faktike e theksuar nė dispozitivin e kėsaj aktpadie.
&
Pas hetimeve te mundimshme ne hetuesi nga udbashet serb te ardhur nga Beogradi, ne shtator 1994 Baci Uke del para gjyqit te pushtuesit ne Prizren.
Dhe ne vijim ju ftoje te lexoni nje pjese te fjales mbrojtese te Bacit Uke, te bere me 29 shtator 1994.
Vini re se cfare deklaron Baci UKe, lidhur me arrestimin e tij.
Pjesė nga mbrojtja e Mr.Ukshin Hotit,mė 29 shtator 1994 para gjyqit tė regjimit pushtues serb nė Prizren:
"Mė ka arrestuar policia e Republikės sė Sėrbisė, ndoshta me kėrkesėn e njė pjese tė alternativės shqiptare tė Republikės sė Kosovės(LDK-sė).
Shkaku i drejtėpėrdrejtė i kėtij arrestimi sigurisht ka qenė frika iracionale e kėsaj pjese tė alternativės shqiptare( LDK-sė) se me shkuarjen time nė Prishtinė nė krye tė UNIKOMB-it pas 9 vitesh tė ostracizmit dhe tė izolimit, do tė ērregullohej baraspesha e forcave politke dhe do tė krijohej njė gjendje e paparashikueshme dhe e pakontrollueshme.
Ky edhe ėshtė shkaku i vėrtet i mbajtjes sė kėtij gjykimi, pėr tė cilin personalisht kam besuar se nuk do tė ndodhte. Besoj gjithashtu se gjykimi po mbahet me pajtimin e ndėrsjellė tė dy republikave ose tė organeve tė tyre pėrgjegjėse kompetente,..."
Te nderuar lexues,
nga mbrojtja e Mr.Ukshin Hotit rezulton se ai eshte arrestuar dhe burgosur edhe me izen te kreut te LDK-se Ibrahim Rugova, i cili ka qene maja e "pushtetit" nen pushtetin e regjimit pushtues serb.
Ky argument flet shume.
Sheradin Berisha
ABE-a
Krijoni Kontakt