Mr. Ukshin HOTI
KOSOVA DHE EVROPA
(Fragment)
FILOZOFIA E ĒĖSHTJES SHQIPTARE
1. Pėr njė qasje shkencore tė Politikės nė Kosovė
Nė qoftė se pėrdorimi i nocioneve nė jetėn e pėrditshme ėshtė lidhur me dukuri tė njė rėndėsie tė caktuar shoqėrore, atėherė nuk ėshtė krejt njėsoj se ē'do tė nėnkuptohet realisht me to. Pėr shumicėn e tyre supozohet se janė terėsisht tė njohura, por njė analizė pak mė e thelluar e pėrmbrajtjes sė tyre nuk e pėrjashton mundėsinė e kostatimit tė kundėrt, vetėm pjesėrisht tė saktė, ose edhe tė manipulimit tė qėllimshėm me pėrmbajtjen e tyre. Pėr kėtė shkak, por edhe pėr shkaqe tė tjera tė lidhura me temėn nė shqyrtim, nuk do tė ishte i tepėrt precizimi i vetėm disa tyre, si, p.sh. i termave "politikė", "politikė e jashtme/ e mbrendshme", "politikė ndėrkombėtare", "Evropė" etj, tė cilat nė kontekst tė rrethanave ekzistuese apo tė ndryshuara, nė kontekst tė qėllimit tė zhvillimit tė proceseve dhe tė paraqitjes sė dukurive tė caktuara, nuk mund tė kenė domethėnie tė njėjtė, statike.Nė tė vėrtetė, analiza e pėrdorimit tė tyre nė kontekstin e dhėnė shoqėror do tė ishte me rėndėsi tė shumėfishtė, por pėr shkak tė qėllimit tė parashtruar tė temės, vetėm pjesėrisht mund tė pėrqėndrohemi nė tė, duke filluar nga supozimi se ėshtė nė dobi tė shtjellimit tė saj (d.m.th. tė temės) dhe jo me qėllim tė shkoqitjes sė kuptimeve dhe tė nėnteksteve qė do ta dilnin nga njė analizė e tillė.
Nga ana tjetėr vėshtirėsitė nė precezimin e termave politikė janė tė lidhura me faktin se ligjshmėritė e zhvillimit shoqėror, dhe dukuritė qė i pėrcjellin ato, kurnjėherė nuk manifestohen ddrejtpėrsėdrejti, por tėrthorazi. Pėr disa nga kėto dukuri nuk egzistojnė terma adekuatė, jo vetėm nė gjuhen shqipe, por ehde nė gjuhėt e tjera, m tė cilat shėrbehemi mė sė shpeshti. Ndėrkaq, pėr dukuritė e tjera qė nuk egzistojnė tek ne kemi huazuar fjalė tė huaja, por shumė erė pa we precizuar kuptimin e tyre. Dukuria e ndarjes sė shoqėrisė hinduse e kastave tė ndryshme, p.sh., nuk guxojnė as tė preken nė mes tyre. Kėsaj fjale tek ne mė sė shpeshti i jepet kuptimi i shtresės, fjalė sė cilės megjithatė i mungon rigoroziteti i fiskimit tė raporteve, tė cilat i nėnkupton shprehja "kastė" e Indisė. Mirėpo, vėshtirėsitė mė tė mėdha lidhen me faktin se subjektet politike, gjatė fazave tė ndryshme tė zhvillimit tė ndponjė dukurie, duke e synuar kontrollimin e tyre me metoda tė mndryshme dhe pėrmes mjeteve tė komunikimit, qėllimisht ua ndryshojnė kuptimin fjalėve dhe ua japin pėrmbajtjen qė u pėrshtatet interesave tė tyre nė momente tė caktuara politike. Shembuj tė kėtillė ka mjaft. E Tėrė historia politike e cilit do vend nė botė ėshtė e mbushur me fakte tė tilla. Mirėpo ėshtė detyrė e linguistėve qė tė gjejnė nė gjuhėn shqipe fjalėt adekuate pėr tė shėnuar dukuri tė veēanta politike. Pėr ketė shkak kėtu do tė pėrqendrohemi nė nocionet e mė me interes pėr temėn tonė nė shqyrtim. "Zoon-politikon"- Politika- strukturė e qenies sė njeriut Termi i shquar i Aristotelit "zoon" (gr.:kafshė) e nėnkuptonte pjesėtarin e polisit (qytetit antik grek).
Ky pjesėtar kishte tė drejtė tė merrte pjesė nė rregullimin e punėve tė polisit- shtet. Rregullimi i punėve nė polisin antik ishte i gjithėmbarshėm dhe gjithė-pėrfshirės. Prandaj njė gjė e tillė nėnkuptonte qė etika, politika dhe ekonomia tė shkonin bashkė, d.m.th. tė ishin njė. Njeriu, natyrshėm, ishte qenie shtetėrore pėr tė cilin konvergimi me shtetin ishte gjithmonė karakteristik si njė "strukturė me rėndėsi e qenies" (shih: Vilfred Rührich- W.D. Narra, Politika kao znanost, Zagreb, 1989, f28). Me fjalė tė tjera, njeriu antik i kohės sė Aristotelit nė polisin (qytet-shtetin) e tij e gjente formėn e ekzistimit tė mundshėm, mė tė sigurt, formėn e realizmit tė tij si njeri. Mirėpo ai kėtė e bėnte spontanisht. Nė kėtė mėnyrė ai e kishte ndjekur karakterin e tij, njė veti natyrale njerėzore. Shumė mė vonė, Hegeli, njė spontanitet tė tillė tė konvergimit tė njeriut me shtetin do ta ngrejė nė nivelin e aktit tė vetėdijshėm dhe njeriu (d.m.th ai i Hegelit) do ta realizojė veten nė organizimin e shtetit ideal borgjez. Ndėrkaq te Marksi shteti i tillė do tė shuhet nė "perandorinė e lirisė", tė "ēliruar nga detyrimi i punės ("mbretėria e domosdosė") dhe njeriu i realizuar nė kėtė mėnyrė nuk do tė ketė nevojė pėr politikė, sepse ai vetė do tė jetė politikė.
Kjo pikė e botėkuptimit tė Marksit do tė tregohet nė praktikė si utopi dhe do tė cilėsohet si e tillė. Mirėpo realizimi i plotė i njeriut nė shtet pėr tė gjithė teorikėt, pavarėsisht nga synimet e tyre, akoma mbetet utopi. Konvergimi i njeriut me shtetin te Aristoteli, p.sh., nuk e nėnkuptone kategorinė e shkllevėrve, sikundėr qė tek Hegeli, liberalizmi borgjez mbetet i kufizuar. Megjithatė, politika dhe ekonomia edhe mė tutje do tė shkojnė sė bashku. Njė sociolog gjerman kėsaj do t'i japė kuptim praktik: "Autoriteti, fama ose prestigji i shtetit, - thekson ai, -ndikojnė ekonomisht nė mėnyrė produktive" (shih Alfred von Martin, Sociolog gjerman der Renaissance...Frankfurt am Wein, 1949). Njėherit kjo e shpjegon edhe dukurinė negative tė pranishme nė shoqėritė bashkėkohore nė zhvillim, kur politika vihet nė funksion tė pasurimet privat tė bartėsve tė saj dhe konsiderohet si rrugė e lehtė pėr "t'u bėrė i famshėm!"
Politika- intelekt llogaritės dhe talent profesional
Nė kohėn e Rilindjes (Renesancės), mbisundonte bindja se aftėsia e njeriut konsiston nė superioritetin e arsyes mbi ekzistencėn, besim i cili pastaj e pėrcaktonte edhe luftėn si shkencė dhe si mjeshtri (Makiaveli, p.sh., herė-herė kishte qenė strateg ushtarak nė qytetin e tij tė lindjes). Besimi i tillė e karakterizonte epokėn borgjezo-tregtare, e cila politikėn e konsideronte si ēėshtje tė intelektit llogaritės dhe tė talentit profesional (Rürrich-Narra, vep.cit.f.29). Intelekti i kėtillė llogaritės duhej tė vihej nė shėrbim tė pasurimit tė tregtarėve q2ė e pėrbėnin bėrthamėn e borgjezisė sė ardhme. Ndėrkaq, talenti profesionalduhej tė vihej nė funksion tė zgjerimit tė qyteteve tregtare. Kjo e presupozonte kuptimin e politikės si shkencė, mjeshtri dhe aftėsi nė funksion tė forcimit tė pozitės sė qyteteve tregtare dhe tė tregtarėve si klasė nė forcim e sipėr.
Pragmatizimi i tillė politik dhe tė kuptuarit pragmatik tė politikės tė Hobsi, nė sek. XVII e merr formėn e pushtetit, si kategori qendrore politikės. Meqenėse tė drejtėn natyrale e definon si shumė tė tė drejtave tė pakufizuara tė individit, atėherė, sipas Hobsit, ėshtė e ntyrshme qė individėt tė bien nė konflikt me njėri-tjetrin ("Homo homini lupus est"). Pėr shkak se nje gjendje e tillė do tė rezulonte nė kaos, individėt e lidhur me kontratė heqin dorė vullnetarisht nga tė drejtat e tyre (sė paku nga njė pjesė e tyre) nė favor tė shtetit. Nė kėtė mėnyrė, subjektet i nėnshtrohen pushtetit tė vetėformuar qendror. Kėshtu mė nė fund shteti mund tė shndėrrohej nė njė "lidhje politike" (verband). Qė prej kėndej, nocioni i politikės lidhet me pushtetin, i cili pėr Maks veberin do tė thotė "shans qė personat e caktuar t'i binden urdhėrit me pėrmbajtje, tė caktuar". Ndėrkaq, "pushteti" pėr Veberin, "ėshtė fuqi legjitime nė harmoni me tė drejtėn". Ai mbėshtetet mbi "pajtushmėrinė mbi legjitimitetin". Pėr ndryshhim nga kjo, fuqinė ose forcėn e pastėr e definon si" ēdo shans osse mundėsi qė brenda njė raporti social tė imponohet vullneti i njeriut edhe pėrkundėr rezistencės" (M. Weber Wirtschaft und Gessellschaft". Tybingen, 1976, f.556).
Vijon...
&
Sheradin Berisha
ABE-a
Krijoni Kontakt