Pershendetje!
ADN, kodi gjenetik.
ADN - ja ėshtė njė strukturė molekulare ku ndodhet kodi i gjithė jetės, nė fakt nė tė ndodhen tė gjitha informacionet gjenetike tė trashėgimisė. Kur qeliza "mėmė" shumohet, kopja e pėrpiktė e ADN transmetohet nė qelizen "bijė" (tek njėqelizorėt ose shumimi me klonim). ADN ėshtė shumė e gjatė dhe e pėrbėrė nga disa pjesė, ose gjene, qė kanė brenda tyre tė gjitha informacionet qė kanė tė bėjnė me strukturėn dhe funksionimin e njė organizmi tė gjallė gjatė gjithė jetės sė tij. Megjithėse ADN e tė gjitha qėnieve tė gjalla ka nė pėrbėrjen e vet katėr njėsi kimike themelore, ka njė ndryshueshmėri tė madhe nė gjatėsi dhe nė formė nė organizma tė ndryshėm. Vetėm nė organizmat shumė rudimental, siē janė p.sh bakteret, vazhdueshmėria e ADN ėshtė deshifruar e tėra, megjithėse mėnyra e funksionimit tė tij ėshtė, mjerisht, larg nga tė kuptuarit e tij tė plotė. P.sh ne vitin 2000 ėshtė publikuar pėr herė tė parė harta e gjenomes njerėzore (bashkėsia e tė gjithė gjeneve quhet gjenome), megjithėse ne dimė akoma shumė pak: njohim funksionimin e 6000 gjeneve, ndėrkohe qė na mungon njohja pėr 70.000 tė tjerė. Pėr tė shpjeguar mirė ADN do tė duhej tė thirrja nė skenė njohuritė e fizikės kuantike, biologjisė molekulare, por nuk ėshtė qėllimi i kėtij punimi qė tė bėj njė gjė tė tillė e pėr kėtė do ti kaloj gjėrat pak perciptas pėr tė arritur sa mė parė nė qėllimin e kėtij punimi: OGM dhe etika.
Si funksionon ADN?
Katėr njėsitė bazė qė pėrmendėm mė lart quhen baza ose nukleotide. Kėto katėr baza janė Adenina, Citozina, Guanina dhe Timina. Kėto baza mund tė kombinohen midis tyre nė mėnyra tė ndryshme nė gjatėsi tė ADN ndėrsa lidhja ndėrmjet bazave ėshtė rigorozisht A - C dhe G - T kėshtuqė formohet e ashtuquajtura helika e dyfishtė. Kjo ėshtė arsyeja qė ADN ka formėn e njė helike pasi nė njerin rrjesht janė bazat e renditura njėra pas tjetrės dhe nė tjetrin po ato baza por sipas rregullit qė sapo thamė. Ateherė kur grupohen nė njėsi treshe bazat kodifikojnė njė aminoacid tė veēantė. Vazhdimėsia e kodifikuar e njė gjeni ėshtė e gjatė afėrsisht 1000 baza. Leximi dhe pėrkthimi i ADN pėrfshin jo vetėm gjenet e veēantė pėr ēdo funksion por edhe fragmente tė caktuar qė shėrbejnė si "pikė vrojtimi" qė kanė si qėllim aktivizimin apo ndėrprerjen e aktivitetit tė njė gjeni te caktuar. Disa gjene janė tė njohur nė bazė te funksionit te tyre, si nxitės, veprues dhe tė tjerė si gjene ndėrprerės dhe shtytės.
Gjenet.
Njė gjen ėshtė njė segment i ADN - sė nė tė cilin janė tė pranishėm udhėzimet e veēanta qė shėrbejnė pėr prodhimin e njė proteine. Po tė pėrdornim njė metaforė do tė thonim qė tėrėsia e gjeneve pėrbėn "projektin" nė letėr tė njė ndėrtese ndėrsa ndėrtesa vetė ėshtė organizmi. Gjenet kanė brenda tyre informacionin pėr tė sintetizuar dhjetėra e mijėra proteina qė pėrbėjnė strukturėn ndėrtuese dhe funksionet biokimike tė tė gjitha qenieve tė gjalla qė nga bakteriet e thjeshtė deri tek njeriu. Zbulimet mė tė fundit na tregojnė se gjenet janė tė rradhitur nė ADN nė grupe ose «familje» dhe qė funksionimi i njė gjeni ndikohet edhe nga gjenet e tjerė tė grupit, madje tėrėsia e gjeneve tė njė grupi mund te ndikojė nė funksionimin e njė gjeni qė i pėrket njė grupi tjetėr (teoria e gjenomės fluide)[4]. Nė kėtė pikė ngrihet njė nga dyshimet pėr OGM - tė pasi nuk mund tė dihet me saktėsi absolute efekti qė mund tė ketė gjeni qė ne fusim nė njė organizėm tė ri. Kjo edhe pėr faktin qė ėshtė praktikisht e pamundur qė ne tė fusim njė gjen tė vetėm nė njė oprganizėm por ne fusim nje "copė" ADN - je ku kemi edhe gjene qė "nuk i duam" por qė jemi tė detyryar ti fusim pasi njė gjen i vetėm ėshtė tepėr tepėr i vogėl pėr njė transferim tė personalizuar.
Gjenetika.
Gjenetika ėshte studimi i gjeneve dhe ka dy baza themelore: nga njėra anė studjon informacionin qė gjendet nė secilin gjen, qė do tė thotė qė kėrkon tė kuptojė veēoritė e proteinės qė vjen nga aktiviteti i kėtij gjeni; nga ana tjetėr mban parasysh faktin qė veprimi i secilit gjen ėshtė e kontrolluar dhe e rregulluar sipas njė mėnyre tepėr precise. D.m.th qė ēdo gjen ka nė strukturėn e tij ka nje "sinjalizues" ose "ndėrprerės" qė rregullon veprimin e tij pėr tė bėrė qė organizmi tė ketė proteinėn e saktė nė momentin e duhur, nė sasinė e duhur dhe nė vendin e duhur.
Ku mbaron kryqezimi e ku fillon inxhenjeria gjenetike?
Natyra ka mekanizma tė veēantė nėpėrmjet tė cilėve lejon qė fekondimi tė bėhet vetėm ndėrmjet individėve tė sė njėjtės specie ose ndėrmjet individėve tė specieve tepėr tė afėrta. Nėpėrmjet kryqėzimit, informacioni gjenetik qė vjen nga tė dy prindėrit transmetohet tek pasardhėsit pasi ka ndodhur rikombinimi i ADN mėmė dhe babė (crossing - over). Gjatė kėtij procesi tė njėjtat seksione tė ADN mund tė ndėrrohen ndėrmjet kromozomeve por nė to gjenet mbeten pėrherė nė tė njėjtėn renditje dhe nė po atė pozicion qė kanė prej mijėra vitesh. Nė kėtė mėnyrė, nese nuk ndodhin mutacione gjenetike apo aksidente, njė gjen do tė jetė perherė i rrethuar nga i njėjti sektor i ADN -sė.
Por egziston njė strategji qė bėn qė organizmi tė mashtrohet dhe tė aktivizohen gjene kundėr vullnetit tė tij. P.sh bima e lulediellit qė ka petalet (lulet mė saktė) tė verdha e gjethet e gjelbra, mund tė bėhet me gjethe tė verdha nėse do tė aktivizonim edhe per gjethet gjenin pėrgjegjės pėr ngjyrėn e verdhė tė luleve. Pikėrisht kėtu fillon inxhenjeria gjenetike qė paraqet pa dyshim njė progres shkencor tė pėrmasave marramėndėse. Disa shkencėtarė e kanė krahasuar inxhnjerinė gjenetike, pėr nga rėndėsia dhe rreziku qė mund tė sjellė, me inxhenjerinė bėrthamore pasi njeriu ka "vėnė duart" mbi njė mundėsi tė jashtėzakonshme qė hap shumė horizonte e qė kėrkon korrektėsi shkencore dhe etike.Inxhenjeria gjenetike bėn tė mundur tė shėmbet muri qė ndan speciet midis tyre e bėn qė tė bashkėjetojnė informacione komplet tė ndryshme p.sh mund tė tranferohet gjeni i njė peshku polar, qė e bėn atė rezistent ndaj tė ftohtit, tek domatet apo luleshtrydhet qė kėto tė fundit tė shndėrrohen nė tė pandjeshme ndaj te ftohtit tė akullt. Apo tė dėrgohet gjeni qė ėshtė pėrgjegjės pėr prodhimin e njė toksine nga njė bakter nė bimėn e misrit pėr ta mbrojtur kėtė tė fundit nga insektet pasi kėta tė fundit ngordhin pasi ushqehen me toksinėn e prodhuar[5].
Krijoni Kontakt