Close

Rezultati i Sondazhit: A perben interes tema e hapur nga une

Votues
13. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • po

    8 61.54%
  • jo

    2 15.38%
  • i dime keto

    1 7.69%
  • posto gjera me interesante dhe me pak te njohura

    2 15.38%
Sondazh me disa zgjedhje
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 16 prej 16
  1. #1
    ALEN Maska e Hyrida Basha
    Anėtarėsuar
    01-09-2009
    Postime
    11
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Post Shkenca E Gjenetikes

    Pershendetje!

    ADN, kodi gjenetik.


    ADN - ja ėshtė njė strukturė molekulare ku ndodhet kodi i gjithė jetės, nė fakt nė tė ndodhen tė gjitha informacionet gjenetike tė trashėgimisė. Kur qeliza "mėmė" shumohet, kopja e pėrpiktė e ADN transmetohet nė qelizen "bijė" (tek njėqelizorėt ose shumimi me klonim). ADN ėshtė shumė e gjatė dhe e pėrbėrė nga disa pjesė, ose gjene, qė kanė brenda tyre tė gjitha informacionet qė kanė tė bėjnė me strukturėn dhe funksionimin e njė organizmi tė gjallė gjatė gjithė jetės sė tij. Megjithėse ADN e tė gjitha qėnieve tė gjalla ka nė pėrbėrjen e vet katėr njėsi kimike themelore, ka njė ndryshueshmėri tė madhe nė gjatėsi dhe nė formė nė organizma tė ndryshėm. Vetėm nė organizmat shumė rudimental, siē janė p.sh bakteret, vazhdueshmėria e ADN ėshtė deshifruar e tėra, megjithėse mėnyra e funksionimit tė tij ėshtė, mjerisht, larg nga tė kuptuarit e tij tė plotė. P.sh ne vitin 2000 ėshtė publikuar pėr herė tė parė harta e gjenomes njerėzore (bashkėsia e tė gjithė gjeneve quhet gjenome), megjithėse ne dimė akoma shumė pak: njohim funksionimin e 6000 gjeneve, ndėrkohe qė na mungon njohja pėr 70.000 tė tjerė. Pėr tė shpjeguar mirė ADN do tė duhej tė thirrja nė skenė njohuritė e fizikės kuantike, biologjisė molekulare, por nuk ėshtė qėllimi i kėtij punimi qė tė bėj njė gjė tė tillė e pėr kėtė do ti kaloj gjėrat pak perciptas pėr tė arritur sa mė parė nė qėllimin e kėtij punimi: OGM dhe etika.



    Si funksionon ADN?


    Katėr njėsitė bazė qė pėrmendėm mė lart quhen baza ose nukleotide. Kėto katėr baza janė Adenina, Citozina, Guanina dhe Timina. Kėto baza mund tė kombinohen midis tyre nė mėnyra tė ndryshme nė gjatėsi tė ADN ndėrsa lidhja ndėrmjet bazave ėshtė rigorozisht A - C dhe G - T kėshtuqė formohet e ashtuquajtura helika e dyfishtė. Kjo ėshtė arsyeja qė ADN ka formėn e njė helike pasi nė njerin rrjesht janė bazat e renditura njėra pas tjetrės dhe nė tjetrin po ato baza por sipas rregullit qė sapo thamė. Ateherė kur grupohen nė njėsi treshe bazat kodifikojnė njė aminoacid tė veēantė. Vazhdimėsia e kodifikuar e njė gjeni ėshtė e gjatė afėrsisht 1000 baza. Leximi dhe pėrkthimi i ADN pėrfshin jo vetėm gjenet e veēantė pėr ēdo funksion por edhe fragmente tė caktuar qė shėrbejnė si "pikė vrojtimi" qė kanė si qėllim aktivizimin apo ndėrprerjen e aktivitetit tė njė gjeni te caktuar. Disa gjene janė tė njohur nė bazė te funksionit te tyre, si nxitės, veprues dhe tė tjerė si gjene ndėrprerės dhe shtytės.

    Gjenet.

    Njė gjen ėshtė njė segment i ADN - sė nė tė cilin janė tė pranishėm udhėzimet e veēanta qė shėrbejnė pėr prodhimin e njė proteine. Po tė pėrdornim njė metaforė do tė thonim qė tėrėsia e gjeneve pėrbėn "projektin" nė letėr tė njė ndėrtese ndėrsa ndėrtesa vetė ėshtė organizmi. Gjenet kanė brenda tyre informacionin pėr tė sintetizuar dhjetėra e mijėra proteina qė pėrbėjnė strukturėn ndėrtuese dhe funksionet biokimike tė tė gjitha qenieve tė gjalla qė nga bakteriet e thjeshtė deri tek njeriu. Zbulimet mė tė fundit na tregojnė se gjenet janė tė rradhitur nė ADN nė grupe ose «familje» dhe qė funksionimi i njė gjeni ndikohet edhe nga gjenet e tjerė tė grupit, madje tėrėsia e gjeneve tė njė grupi mund te ndikojė nė funksionimin e njė gjeni qė i pėrket njė grupi tjetėr (teoria e gjenomės fluide)[4]. Nė kėtė pikė ngrihet njė nga dyshimet pėr OGM - tė pasi nuk mund tė dihet me saktėsi absolute efekti qė mund tė ketė gjeni qė ne fusim nė njė organizėm tė ri. Kjo edhe pėr faktin qė ėshtė praktikisht e pamundur qė ne tė fusim njė gjen tė vetėm nė njė oprganizėm por ne fusim nje "copė" ADN - je ku kemi edhe gjene qė "nuk i duam" por qė jemi tė detyryar ti fusim pasi njė gjen i vetėm ėshtė tepėr tepėr i vogėl pėr njė transferim tė personalizuar.



    Gjenetika.

    Gjenetika ėshte studimi i gjeneve dhe ka dy baza themelore: nga njėra anė studjon informacionin qė gjendet nė secilin gjen, qė do tė thotė qė kėrkon tė kuptojė veēoritė e proteinės qė vjen nga aktiviteti i kėtij gjeni; nga ana tjetėr mban parasysh faktin qė veprimi i secilit gjen ėshtė e kontrolluar dhe e rregulluar sipas njė mėnyre tepėr precise. D.m.th qė ēdo gjen ka nė strukturėn e tij ka nje "sinjalizues" ose "ndėrprerės" qė rregullon veprimin e tij pėr tė bėrė qė organizmi tė ketė proteinėn e saktė nė momentin e duhur, nė sasinė e duhur dhe nė vendin e duhur.

    Ku mbaron kryqezimi e ku fillon inxhenjeria gjenetike?

    Natyra ka mekanizma tė veēantė nėpėrmjet tė cilėve lejon qė fekondimi tė bėhet vetėm ndėrmjet individėve tė sė njėjtės specie ose ndėrmjet individėve tė specieve tepėr tė afėrta. Nėpėrmjet kryqėzimit, informacioni gjenetik qė vjen nga tė dy prindėrit transmetohet tek pasardhėsit pasi ka ndodhur rikombinimi i ADN mėmė dhe babė (crossing - over). Gjatė kėtij procesi tė njėjtat seksione tė ADN mund tė ndėrrohen ndėrmjet kromozomeve por nė to gjenet mbeten pėrherė nė tė njėjtėn renditje dhe nė po atė pozicion qė kanė prej mijėra vitesh. Nė kėtė mėnyrė, nese nuk ndodhin mutacione gjenetike apo aksidente, njė gjen do tė jetė perherė i rrethuar nga i njėjti sektor i ADN -sė.

    Por egziston njė strategji qė bėn qė organizmi tė mashtrohet dhe tė aktivizohen gjene kundėr vullnetit tė tij. P.sh bima e lulediellit qė ka petalet (lulet mė saktė) tė verdha e gjethet e gjelbra, mund tė bėhet me gjethe tė verdha nėse do tė aktivizonim edhe per gjethet gjenin pėrgjegjės pėr ngjyrėn e verdhė tė luleve. Pikėrisht kėtu fillon inxhenjeria gjenetike qė paraqet pa dyshim njė progres shkencor tė pėrmasave marramėndėse. Disa shkencėtarė e kanė krahasuar inxhnjerinė gjenetike, pėr nga rėndėsia dhe rreziku qė mund tė sjellė, me inxhenjerinė bėrthamore pasi njeriu ka "vėnė duart" mbi njė mundėsi tė jashtėzakonshme qė hap shumė horizonte e qė kėrkon korrektėsi shkencore dhe etike.Inxhenjeria gjenetike bėn tė mundur tė shėmbet muri qė ndan speciet midis tyre e bėn qė tė bashkėjetojnė informacione komplet tė ndryshme p.sh mund tė tranferohet gjeni i njė peshku polar, qė e bėn atė rezistent ndaj tė ftohtit, tek domatet apo luleshtrydhet qė kėto tė fundit tė shndėrrohen nė tė pandjeshme ndaj te ftohtit tė akullt. Apo tė dėrgohet gjeni qė ėshtė pėrgjegjės pėr prodhimin e njė toksine nga njė bakter nė bimėn e misrit pėr ta mbrojtur kėtė tė fundit nga insektet pasi kėta tė fundit ngordhin pasi ushqehen me toksinėn e prodhuar[5].

  2. #2
    Dominus Albanae Maska e Geri Tr
    Anėtarėsuar
    17-08-2009
    Vendndodhja
    Tirana the Shitty Metropolis
    Postime
    1,763
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    eshte gje interesante por une kam lexuar per ADN qe ne 8-vjecare kshu qe nuk eshte se po shoh gjera te reja,gjithesesi gjithmone me ka terhequr gjenetika
    Tė gjitha gjėrat qė ne shohim apo duken, janė vetėm njė ėndėrr brenda njė ėndrre

  3. #3
    Prenku i Dalmatėve
    Anėtarėsuar
    12-12-2008
    Vendndodhja
    Nė dritėn fosforike qė lėshojnė varrezat gjatė natės
    Postime
    1,015
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Mendoj qė duhet tė hapėsh tema qė kanė tė bėjnė me njė subjekt mė tė ngushtė, qė flet ekskluzivisht pėr diēka, jo njė temė tė gjerė siē ėshtė gjenetika nė pėrgjithėsi, se kap shumėēka me kėt temė.

    Ja psh zbulimi mė i ri se njerėzit mund t'a ndryshojnė vetė ADN, me fuqinė mentale:

    http://evolutionezine.com/epigenetic-control/

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e La_Fenice
    Anėtarėsuar
    27-05-2009
    Postime
    141
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga Testim Lexo Postimin
    Mendoj qė duhet tė hapėsh tema qė kanė tė bėjnė me njė subjekt mė tė ngushtė, qė flet ekskluzivisht pėr diēka, jo njė temė tė gjerė siē ėshtė gjenetika nė pėrgjithėsi, se kap shumėēka me kėt temė.

    Ja psh zbulimi mė i ri se njerėzit mund t'a ndryshojnė vetė ADN, me fuqinė mentale:

    http://evolutionezine.com/epigenetic-control/
    interesante kjo

  5. #5
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    30-06-2009
    Vendndodhja
    webcam or email ne tek tvsh21@yahoo.com
    Postime
    835
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    ideja e gjenetikes dhe genetic engineering qe mund te perparoje eshte ajo ku mund te sjell revenue para psh. tek njeriu te i menjanoje gjenet qe trigger semundje, ben njeriun tullac, etj

    paraja do e arrije kete.

  6. #6
    ALEN Maska e Hyrida Basha
    Anėtarėsuar
    01-09-2009
    Postime
    11
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Po nese une shkrujta nje material kaq elementar nuk do te thote se kaq kam per te postu po nuk dija nese tema te tilla perbejne interes per ju megjithate nese kjo nuk ju pelqen ska asgje.
    lajme per Nanon e per Berishen degjojme gjithe diten ne Tv radio Gazeta etj dhe se mendoj unteresante gjithsesi Forumi ka plot tema te tjera ju mund te mos lexoni cfare shkruj une nese nuk ju intereson.
    FALEMINDERIT

  7. #7
    Prenku i Dalmatėve
    Anėtarėsuar
    12-12-2008
    Vendndodhja
    Nė dritėn fosforike qė lėshojnė varrezat gjatė natės
    Postime
    1,015
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Po nese une shkrujta nje material kaq elementar nuk do te thote se kaq kam per te postu po nuk dija nese tema te tilla perbejne interes per ju megjithate nese kjo nuk ju pelqen ska asgje.
    Plotėsisht e besojmė se nė njė temė gjithėpėrfshirėse, ka mjaft ēfarė tė thuhet. Dhe kėtu ėshtė problemi:

    x materiale X y opinone X z kundėrshtime = Forumishqiptar nė fuqinė e katėrt.

    Mgjtht vazhdojmė.

  8. #8
    ALEN Maska e Hyrida Basha
    Anėtarėsuar
    01-09-2009
    Postime
    11
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Faleminderit per sugjerimin

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-06-2009
    Postime
    225
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    po mire kujt nuk i pelqen mos te nderhyje me fjale banale vazhdojme

  10. #10
    back to origin Maska e ☆Angie☆
    Anėtarėsuar
    02-11-2007
    Vendndodhja
    Skyline
    Postime
    2,513
    Faleminderit
    3
    3 falenderime nė 3 postime
    Gjenetika eshte shume interesante, por ashtu si tha edhe dikush me larte, eshte mire te sqarohen disa koncepte kryesore dhe pastaj te fokusohet shtjellimi mbi nje teme te caktuar.

    Do shtoja gjithashtu, qe nuk eshte e nevojshme te behet nje sondazh per te pare sa interes ngjall tema. Kjo mund te shihet fare mire tek nr.i leximeve te temes dhe pergjigjet, edhe pse pergjigjet natyrisht mbeten te pakta.

    Do e ndjek me kenaqesi nqs ka zhvillime interesante tema.
    Elegance is an attitude.

  11. #11
    IT Professionals Maska e Sirius
    Anėtarėsuar
    13-11-2002
    Vendndodhja
    Geneve
    Postime
    563
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Pergezime per temen jeni e para anetare qe shkruani shqip sidomos perponimi i materialit me shkronjen ''ė'' me pelqeu.

    Qenke anetare e re, mos u mer me shkrime te anetareve sepse ka shum nga ata qe preferojn me shit mend ne vend te kontributit ne tem.

    Un per vete nuk kam qka te shtoj sepse shkenca e mjeksis nuk me terheq shum keshtu qe...

  12. #12
    ALEN Maska e Hyrida Basha
    Anėtarėsuar
    01-09-2009
    Postime
    11
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga Rrushi_CH Lexo Postimin
    Pergezime per temen jeni e para anetare qe shkruani shqip sidomos perponimi i materialit me shkronjen ''ė'' me pelqeu.

    Qenke anetare e re, mos u mer me shkrime te anetareve sepse ka shum nga ata qe preferojn me shit mend ne vend te kontributit ne tem.

    Un per vete nuk kam qka te shtoj sepse shkenca e mjeksis nuk me terheq shum keshtu qe...
    Flm RRUSHI CH edhe pse juve nuk ju terheq materiali i mjeksise me vjen mire dhe vlersoj gjestin tuaj qe keni lexuar dhe sugjeruar. Falenderime te sinqerta

  13. #13
    ALEN Maska e Hyrida Basha
    Anėtarėsuar
    01-09-2009
    Postime
    11
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Faleminderit te gjithe ata qe me mbeshtesin dhe me vleresojne duke me lexuar. Shpresoj qe materialet e postuara nga une ne vijim te paraqesin interes dhe tju jene te vlefshme.

  14. #14
    ALEN Maska e Hyrida Basha
    Anėtarėsuar
    01-09-2009
    Postime
    11
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Kromozomi X tek femrat shkaktar i shumė sėmundjeve

    Shkencėtarėt kanė deshifruar kodin gjenetik tė kromozomi X femror i cili ėshtė i lidhur me mė shumė se 300 sėmundje.

    Ai pėrmban 1100 gjene ose rreth 5% tė gjenomit njerzor sė bashku me informacionin e cila mund tė ndihmojė qė tė pėrmirėsohet diagnoza e sėmundjes sė hemofilisė, verbėrimit, autizmit dhe leukemisė.

    Nga ky zbulim i kėtyre shkenctarėve tregon se tek gratė ka shumė dallime se sa ėshtė menduar dhe janė mė tė komplikuara nga meshkujt sa i pėrket gjeneve.

    Gratė kanė 2X kromozome kurse meshkujt XY tė cilat i japin vetitė mashkullore.

    X kromozomi ėshtė mė i madh se ai Y, dhe femrat kanė 2X kromozome i cili njėri zakonisht ėshtė joaktiv.

    Ndryshimet gjenetike dhe sėmundjet si daltonizmi, autizmi dhe hemofilia tė cilat janė tė lidhura me kromozomin X mė shpesh godasin meshkujt sepse ata nuk kanė kromozomin tjetėr X i cili do tė zėvendėsonte mungesat.

    Kromozomi X ėshtė bartės edhe i shumė gjeneve tė cilat kanė lidhje me prapambetjen psiqike dhe gjenit mė tė madh tė quajtur DMD nė gjenomin njerzor. Ndryshimet nė DMD, shkaktojnė distrofinė muskulare tė Duchenn, njė sėmundje e rėndė dhe fatale tek meshkujt.

    Trashegemia lidhur me kromozomin Xjenet e ndrruara ne ket kromozom shfaqen si recesive,djemt trashegojn njė kromozom X nga Nėna dhe njė kromozom Y nga babai,ndėrsa femrat trashegojn njė kromozom X nga Nėna edhe po ashtu njė X nga babai,pra femrat jan bartse hetrozigote te semundjeve apo anomalive, dhe nėse femra martohet me njė mashkull (A,Y)atėherė 50 % te mashkujve do tė jen te semur dhe 50% te femrav do tė jen me fenotip normal,kjo d.m.th se viktim e anomalive trasheguse ne te shumtėn e reasteve jan meshkujt,pėr arsye se trashegojn vetėm njė kromozom X.

    Semundjet janaltonizmi,hemofilia etj
    Daltonizmi ėshtė verberimi i ngjyrave qe shkaktohet nga mutacioni i gjenit recesiv.

    Hemofilia shkaktohet po nga mutacioni i gjenit recesiv,pra ėshtė qrregullim i kuagolimit te gjakut.
    Bartes tė kėtyre sėmundjeve janė femrat hetrozigote me fenotip normal.


    "Pse femrat jetojnė mė gjatė se meshkujt "
    ________________________________________
    Nė botėn e industrializuar, femrat jetojnė 5 deri nė 10 vite mė shumė sesa meshkujt. Ndėr njerėzit qė i kanė kaluar 100 vjeē, 85 pėrqind janė femra, sipas Tom Perls, themeluesit tė faqes sė internetit "livingto100.com (Tė jetosh deri nė 100 vjeē)". Revista "TIME" i drejton atėherė pyetjen se pse ndodh diēka e tillė.
    Pyetje: Pse femrat jetojnė mė gjatė se meshkujt?
    Pėrgjigje: Njė arsye e rėndėsishme ėshtė avantazhet qė femrat kanė ndaj meshkujve, pėr sa i pėrket sėmundjeve kardio-vaskulare, siē ėshtė ataku nė zemėr dhe infarkti. Gratė zakonisht pėrballen me kėto probleme tek tė 70-at dhe 60-at, rreth dhjetė vjet mė vonė se meshkujt, tė cilėt preken nga kėto siptoma tek tė 50-at dhe 60-at. Pėr njė kohė tė gjatė, doktorėt mendonin se ky ndryshim vinte pėr shkak tė estrogjenit. Por studimet kanė treguar se nuk mund tė jetė kjo arsyeja, dhe tashmė e dimė se po t'u japėsh estrogjen grave qė kanė kaluar menopauzėn ėshtė e dėmshme pėr to. Njė arsye pėr shfaqjen mė vonė tė sėmundjeve kardio-vaskulare mund tė jetė fakti se femrat kanė relativisht deficencė hekuri, krahasuar me meshkujt, sidomos femrat nė fund tė adoleshencės, pėr shkak tė menstruacioneve. Hekuri luan njė rol shumė tė rėndėsishėm nė qelizat tona, duke prodhuar radikale tė lira, tė cilėt u bashkohen membranave qelizore dhe ADN-sė, ēka mund tė ndikojė nė plakjen e qelizave. Nė fakt, nė dietat tona, mishi ėshtė burimi kryesor i hekurit dhe mungesa e hekurit ėshtė mbase njė prej arsyeve kryesore pse ėshtė e shėndetshme tė jesh vegjetarian. Ca kohė mė parė u zhvillua njė studim shumė i mirė qė vėzhgonte konsumin e mishit tė kuq dhe sėmundjeve tė zemrės nė Leiden, Holandė. Nė rajonet, ku njerėzit nuk e konsumonin mishin e kuq, popullsia kishte gjysmėn e rrezikut tė infarkteve, nė krahasim me popullsinė qė konsumonte mish tė kuq.
    Njė mundėsi tjetėr mė e ndėrlikuar (pėr jetėgjatėsinė e femrave) ėshtė se femrat kanė dy kromozome X, ndėrkohė qė meshkujt kanė njė. Kur qelizat plaken ose dėmtohen, ato kanė mundėsi zgjedhjeje pėr sa u pėrket gjeneve, ose njė kromozom X ose tjetrin. Le ta shpjegojmė nė kėtė mėnyrė: kemi njė grup kromozomesh, tė gjitha plaken bashkėrisht. Nė disa qeliza, gjenet nė njėrin kromozom X janė aktive; nė qelizat e tjera, rastėsisht, tė njėjtat gjene me variacione tė ndryshme janė aktive nė kromozomin tjetėr X. Mos harroni, tė gjithė kemi tė njėjtat gjene, arsyeja pse ndryshojmė ėshtė sepse shprehim variacione tė ndryshme me ato gjene, si puna e ngjyrave tė ndryshme tė njė makine. Tani, nėse njėri komplet e variacioneve ofron avantazhe mbijetese pėr qelizat nė krahasim me tjetrin, atėherė qelizat me avantazh do tė dominojnė, ndėrkohė qė tė tjerat do tė vdesin duke lėnė pas mė shumė qeliza me gjene nė kromozomin e favorizuar X.
    Kėshtu, tek gratė, qelizat mund tė mbrohen nga njė variacion lehtėsisht mė i mirė i njė gjeni nė kromozomin e dytė. Meshkujt nuk e kanė kėtė shans dhe nuk u ofrohet kjo zgjedhje. Nuk ėshtė akoma e qartė se sa i fortė ėshtė ky ndikim. Kam parė meshkuj, tė cilėt e kanė dėmtuar fizikun e tyre nė mėnyrė tė tmerrshme me kalimin e kohės, duke pirė duhan dhe alkol, tė cilėt kanė mbushur 100 vjeē e mė shumė, edhe pse njė gjė e tillė ėshtė shumė e rrallė. Ato mund tė kenė pasur kombinimin e duhur tė disa variacioneve shumė tė rralla gjenetike qė ne i quajmė "gjenet qė mundėsojnė jetėgjatėsinė", pėr tė cilėt ne jemi shumė tė interesuar. Ndėrkohė, individė tė tjerė mund tė mbajnė njė regjim tė hekurt pėrgjatė gjithė jetės dhe tė mos i kalojnė tė 80-at. Kjo mund tė ndodhė pėr arsye se ato mund tė kenė qė e quajmė "gjenet e sėmundjes", disa variacione gjenetike qė janė relativisht tė dėmshme pėr to. Tani, disa prej kėtyre (gjeneve tė sėmundjeve) mund tė ndodhen nė kromozomin X (ēka do tė thotė se femrat, tė cilat kanė dhe njė kromozom tjetėr X, me tė cilin ta kompensojnė kanė avantazh).
    Por realisht ėshtė shumė e komplikuar. Ka dhe disa arsye tė tjera pse meshkujt vdesin mė herėt se femrat. Meshkujt, nė fund tė adoleshencės sė tyre kalojnė njė fazė qė quhet "stuhia e testoteronit". Nivelet e hormoneve mund tė jenė shumė tė larta dhe tė ndryshueshme dhe mund tė shkaktojnė sjellje tė rrezikshme tek tė rinjtė. Ato nuk vėnė rripat e sigurimit, pinė shumė alkol, mund tė jenė agresivė dhe tė pėrdorin armė e kėshtu me radhė. Kėto sjellje ndikojnė nė shkallėn mė tė lartė tė vdekjeve. Njė pjesė tjetėr ku shohim shkallė mė tė lartė vdekshmėrie tek meshkujt ėshtė tek ata qė vuajnė nga depresioni, sidomos tek meshkujt e vjetėr. Nėse ata tentojnė tė vetėvriten ato ia dalin mė me sukses se femrat. Nė pėrgjithėsi, rreth 70 pėrqind e faktorėve qė pėrcaktojnė jetėgjatėsinė janė faktorė mjedisorė qė varen nga sjellja juaj dhe mėnyra e jetesės. Ka gjasa qė vetėm 30 pėrqind tė pėrcaktohet nga gjenet. Dhe ky ėshtė lajm shumė i mirė. Sepse ne mund tė jetojmė nė njė mėnyrė tė tillė qė tė kapim tė 100-at. Por nė pėrgjithėsi, ka tre gjera qė meshkujt i bėjnė me keq se femrat. Ato pinė mė shumė duhan. Ato hanė mė shumė ushqime qė shkaktojnė rritjen e kolesterolit. Dhe e treta, meshkujt nuk ia dalin mbanė me stresin aq mirė sa femrat. Ato e brendėsojnė stresin nė vend qė ta lėnė atė tė ikė, edhe pse kjo ėshtė njė pikė mjaft e diskutueshme pėr momentin. Por sidoqoftė, stresi luan njė rol tė rėndėsishėm nė sėmundjet kardio-vaskulare.

  15. #15
    ALEN Maska e Hyrida Basha
    Anėtarėsuar
    01-09-2009
    Postime
    11
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Biologjia molekulare - perkufizimi dhe pak histori.

    Termi biologji molekulare shfaqet fillimisht ne vitin 1945. Ne keto viti perkufizohet si shkenca qe merret me strukturen kimike - fizike te makromolekulave biologjike.
    PS: makromolekula quhen ato molekula qe kane nje mase molare shume te madhe si prsh protein, karbohidrate (sheqerna), lipide (lyra) , acide nukleike (DNA, RNA ose ADN dhe ARN).

    Vite me vone biologjia molekulare perkufizohet si shkenca qe merret me studimin e makromolekulare informacionale (DNA dhe RNA ose ADN dhe ARN)
    Aktualisht biologjia molekulare quhet shkenca e cila studion strukturen e gjeneve si dhe funksionet e tyre ne nivel molekular.

    Denatyrimi i DNA
    Ne kete material perdoret fjala DNA ne vend te ADN dhe RNA ne vend te ARN, per te perdorur terma sa me nderkombetare dhe qe te mos keni probleme me kerkimet tuaja ne internet.
    Nje gje qe duhet pasur parasysh eshte se makromolekulat ne nje organizem nuk jane ne gjendjen e tyre me te qendrueshme (me stabel), po te ishte keshtu asnje nga reaksionet qe keto makromolkula kryejne nuk do te ishte e mundur.
    Po keshtu edhe DNA nuk eshte nje molekule statike, por peson ndryshime te shumta ne baze te reaksioneve ne te cilat merr pjese. Nese DNA do te ishte molekule statike, nuk do te ishte i mundur hapja e DNA per kopjimin e DNA ose per transkriptimin e DNA ne RNA.
    Qe DNA te kryeje te gjitha funksionet e saj, duhet qe ne raste te vecante te hape heliken e saj, pra lidhjet hidrogjenore qe ndodhen midis dy bazave te shkeputen. Hapja e helikes se DNA quhet edhe DENATYRIMI i DNA-s.
    Per te kuptuar sa me mire se cilet jane faktoret qe ndihmojne ne hapjen e helikes se DNA-s apo faktoret qe e pengojne kete proces duhet me pare te studjojme forcat qe bejne qe DNA te jete nje molekule e stabilizuar.
    Forcat me te forta qe mbajne DNA jane lidhjet kimike qe lidhin deosiribozen me nje baze, bazen me grupin fosforik dhe nje baze me grupin fosforik tjeter.Keto jane forcat qe mbajne nje filament te vetem te DNA. Keto forca jane shume te forta sepse jane lidhje kimike. Keto forca duhen per te mbajtur stabilitetin kimik te molekules se DNA. Ka edhe nje stabilitet tjeter qe quhet stabiliteti konformacional, i cili ka te beje me stabilitetin e nje molekule duke marre parasysh edhe ambjentin ne te cilin kjo molekule ndodhet.
    Helika e DNA, qe ka dy filamente, mbahet stabel nga disa forca qe jane me pak te forta se forcat qe mbajne nje filament te vetem. Pikerisht keto forca do te studjojme sepse jane pikerisht keto forca qe bejne te mundur hapjen apo mbylljen e DNA.
    Lidhjet hidrogjenore, jane lidhje midis bazave te DNA-s. Sic dihet lidhjet hidrogjenore jane lidhje shume te dobta por duke marre parasysh se midis A-T ka 2 lidhje hidrogjenore dhe midis G-C ka 3 lidhje hidrogjenore dhe nje molekule DNA ka shume kopje A-T dhe G-C, numri i lidhjeve hidrogjenore rritet shume.
    Nje tjeter force jane forcat hidrofobike. Nje gabim qe behete shpesh eshte ti quash forcat hidrofobike “lidhje hidrofobike”. “Lidhjet hidrofobike” nuk ekzistojne, ato jane thjeshte disa forca. Per me shume shikoni ne WIKI. Molekula e DNA ka nje pjese hidrofobike (jo polare) qe jane bazat dhe nje pjese hidrofilike (polare) qe jane grupet fosforike (PO4-). Kjo ben qe molekula e DNA, e perbere prej dy filamentesh, ti kete bazat ne qender (te mbrojtura nga mjedisi ujor polar) dhe grupet fosforike ne periferi. Ky eshte modeli i DNA si helike, per me shume lexoni WIKI + other URL. Pra bazat jane si te thuash te “detyruara nga ambienti polar” te rrine ne qender te molekules. Keto jane forcat idrofobike.

    Denatyrimi i DNA (pjesa e dyte)
    Le te kthehemi tani te tema qendrore, pra te denatyrimi i DNA.
    Per te denatyruar DNA (ti ndajme filamentet e DNA) duhet te dobesojme forcat qe mbajne kete strukture stabel.
    Mund te perdorim agjente denatyrante si prsh urea, SDS e shume te tjere.
    Keto denatyrante dobesojne lidhjet hidrogjenore. Ne rastin e SDS (dodecil sulfat i natriumit) ka edhe nje zinxhir idrofobik i cili destabilizon forcat idrofobike qe ndodhen ne molekulen e DNA. SDS perdoret gjeresisht ne biologjimolekulare si denatyrant sepse eshte nje molekule anfipatike (ka nje pjese idrofobike dhe nje pjese idrofilike) ose nje pjese polare dhe tjetren jopolare.
    Pervec denatyranteve ka edhe menyra te tjera per te denatyruar DNA. Prsh me ane te nxehtesise.
    . DNA ashtu si edhe proteinat “thithin” ne nje gjatesi vale te caktuar (studioni dicka per asorbancen dhe spetrometrine). Kjo dukuri varet nga bazat (A,T,G,C). Keshtu ne nje DNA me nje filament te vetem bazat jane te dukshme, prandaj edhe asorbanca do te jete me e madhe se ne DNA helike (me dy filamente) ku bazat jane te “fshehura” ne qender te molekules se DNA-s.DNA ka asorbancen me te larte aty afer te 260 nm, pikerisht ne kete gjatesi vale mund te shikosh qarte dallimin midis DNA-filament-i-vetem dhe DNA-dopio-filament.

    Denatyrimi i DNA (pjesa e trete)

    me rritjen e temperatures edhe filamentet e DNA hapen. Ajo qe duhet te shenohet eshte se ky proces nuk eshte me te njejten shpejtesi gjate gjithe zgjatjes se tij. Ka nje pike kur filamentet fillojne te ndahen nga njetjetri shume shpejt, kjo jepet ne figura nga forma e grafikut. Grafiku ka nje forme sigmoidale, nje forme te tille e gjejme ne shume procese ku kemi te bejme me nje proces kooperimi. Ne nje proces kooperimi, ndarja e nje baze e ben me te lehte qe baza tjeter te ndahet e keshtu me rradhe. Tm eshte temperatura ne te cilen gjysma e DNA ndodhet me baza akoma te lidhura me lidhje hidrogjenore, kurse gjysma tjeter eshte shkeputur. M=melting (shkrirje), sepse grafiku sigmoidal i ngjan shume grafikut te shkrirjes se metaleve. Edhe metalet (dhe shume shtruktura te tjera kristalore) shkrijne me nje grafik pak a shume te ngjashem, edhe ketu ka nje proces kooperimi.
    Mbase do te keni pyetur veten pse kaq zhurme per dicka qe nuk eshte shume e rendesishme. Ne fakt denatyrimi i DNA dhe e gjithe teoria qe qendron pas saj, eshte shume e rendesishme ne biologjine molekulare. Me ane te disa teknikave mund te fusim nje sekuence te caktuar DNA, ne nje gjenom tjeter thjeshte duke denatyruar gjenomin dhe duke e lene ne prani te sekuences sone ne kopie te shumta.

  16. #16
    ALEN Maska e Hyrida Basha
    Anėtarėsuar
    01-09-2009
    Postime
    11
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Seksi nuk varet vetem nga kromozomet!

    Pikerisht! Te gjithe ata qe mendonin se mjaftonte vetem te kishe kromozomin Y per te qene nje mashkull tani duhet te rimendohen.
    Ne nje artikull te publikuar ne revisten ne linje “BMC GENOMICS“, nje grup kerkuesish kane arritur te provojne per here te pare se testosteroni le nje gjurme molekulare te pafshijshme ne qelizat, duke i hapur keshtu rrugen nje menyre te re te menduarit te gjinise, te ndryshme nga ajo klasike e cila kishte parasysh vetem prezencen e kromozomit Y.
    Studiuesit kane arritur te zbulojne rolin e testosteronit duke krahasuar persona te prekur nga sindroma e pandjeshmerise ndaj androgjeneve, dhe persona te cilet nuk jane te prekur nga kjo lloj semundjeje.
    “Androgjenet, qe jane hormone steroidale qe stimulojne dhe kontrollojne zhvillimin e karakteristikave mashkullore tek rruazoret – shpjegon Paul-Martin Holterhus i klinikes universitare te Schleswig-Holstein ne Kiel, Gjermani – kane efekte afatgjata ne zhvillimin e aparatit gjenital, dhe shume mundesisht te shume organeve te tjera. Sot po pranohet gjithnje e me teper fakti qe truri luan nje rol te rendesishem ne zhvillimin e gjinise, duke iu pergjigjur prezences se testosteronit. Gje qe mund te percaktoje sjelljen seks-specifike, dhe shume mundesisht edhe identitetin e gjinise.
    Roli i androgjeneve, dhe ne vecanti i testosteronit, ne zhvillimin seksual njihet prej kohesh. Ndarja e gjinise fillon qe ne stadin embrional dhe mendohet se vazhdon gjate gjithe jetes, sidomos gjate pubertetit. Megjithate nuk jane akoma te qarta ndryshimet midis rolit te gjeneve te kromozoneve seksuale dhe efekteve afatgjata te hormoneve seksuale, ne vecanti te androgjeneve.
    Personat e prekur nga sindroma e pandjeshmerise ndaj androgjeneve – 1 ne 20000 – kane nje paraqitje femerore normale (edhe ne aspektin gjenital), por ne nivelin gjenetik kromozomet e tyre seksuale jane XY dhe jo XX. Ky ndryshim shkaktohet nga mutacionet qe ndodhin ne kodifikimin gjenetik te receptoreve te androgjeneve tek te cilet, per shkak te ketij mutacioni, sinjalet e dhena nga androgjenet nuk perkthehen, gje qe sjell bllokimin e aksionit te testosteronit. Eshte pak a shume sikur hormoni dhe receptori perkates te flisnin gjuhe te ndryshme dhe te mungonte perkthyesi. Kjo do te sillte nje mostransmetim informacioni, qe do te bllokonte gjithe etapat e tjera.
    Duke krahasuar gjenet ne meshkuj normale dhe ne femra me sindromen e pandjeshmerise ndaj androgjeneve, kerkuesit kane zbuluar se tek keto te fundit kishte rreth 440 gjene te pashprehura (qe nuk kishin arritur te influenconin ne zhvillimin trupor me informacionin qe mbartnin).
    Duke qene se jane krahasuar femra XY dhe meshkuj XY, ndryshimet mund te shpjegohen vetem me faktin e mosprezences se aksionit te androgjeneve .


Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •