Jan kenge te vjetra qytetare qi i kan kenduar nga keto ane ja dhe nji tjeter
Jan kenge te vjetra qytetare qi i kan kenduar nga keto ane ja dhe nji tjeter
Zot me shpeto nga miqte, une mund te mbrohem vete na armiqte
Hajde, hajde Fato te shkojm n'Gjermani
shpirto te shkojm n'Gjermani
N'Gjermani te shjkojme flori te fitojm
shpirto, flori te fitoj
Flori te fitojm shtepi te ndertojm
shpirto, shtepi te ndertojme
Cme duhet shtepia kur skena dy t'mira
shpirto, kur skena dy t'mira
Shkove u harove,nje leter sma cove
shpirto, nje leter s'ma cove
nje leter te bardhe me nja 2-3 fjale
shpirto, me nja 2-3 fjal
Kur dola te dera nuk me linte vjehra
shpirto, nuk me linte vjehra
Vjehra nuk me linte hallet nuk mi dinte
shpirto, hallet nuk mi dinte
Kur dola te shkalla aty m'priste halla
shpirto , aty m'priste halla
Halla aty m'priste , hallet nuk mi dinte
shpirto, hallet nuk mi dinte
Kur dola te mani, me priste jarani
shpirto, me priste jarani
Jarani me priste hallet ai mi dinte
shpirto hallet ai mi dinte
P.S. kengetarja me sa me kan treguar ka qen strugane dhe kete kenge e ka shkruar per jeten e vet
Zot me shpeto nga miqte, une mund te mbrohem vete na armiqte
Isha vetem tu mendu
trandafilat paskan cel
bilbilat jan tuj kendu
edhe hena sa po del
O un mendoj vetem per ty
prej at dit qe jena pa
ftyra jote me rrin nder sy
o un prej teje skam me u nda
o vec nje var ne me na nda
me na m'blu ai dheu i zi
gjer sa t'jem gjall ne ket jet
nuk e ndroj ket dashuri
Zot me shpeto nga miqte, une mund te mbrohem vete na armiqte
Ju vasha mos u rreni dashuri te zeni
se dashuria eshte helm, helm si vet ai
Kur dola me shetit ate me tjeter e pash
mu afrua ngadal dhe mi tha keto fjal
un dashurova nji tjeter dashuro dhe ti
letrat e tua i dogja , digji edhe ti
Kur shkova ne shtepi nenes i tregova
ndoza nje zjar te madh dhe letrat e tija i dogja
Vesha fustanin e zi, deri te dheu i zi
Vura shamin e zez, deri te vetllat e krese
Shkova ne manastir murgesh per me u ba
ate atje e pash dhe dy tri fjal ja thash
A po me njeh kush jam, un jam murgesh e re
un jam dashnorja e pare, u perqafuam ngadal
u perqafuam ngadal dhe te dy ram mbi var
Zot me shpeto nga miqte, une mund te mbrohem vete na armiqte
Xhamadanin kuq si gjaku
Kuq si gjaku…(2 here)
Ta qendisa o prej maraku (2 here)
Bie, bie me gajtane, me gajtane (2 here)
Ojna, ojna per sevdaaa (2 here)
Dilna, dilna t’shikoj pak
Ta qendisa per marak
Sa ta shoh si rri ne shtat
Hajde djalo te rrime pak ... (3 here)
Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës
GUSHEBARDHA SI DEBORA
Epo gushëbardha si dëdora
xhan xhan vetulla holla
Epo ç'të sheh syri ta bën dora
xhan xhan vetulla holla
Epo në punë shkoje në punë shkoja
xhan xhan vetulla holla
Epo si s'më the njëherë u lodha
xhan o xhan vetulla holla
Epo të isha zog të fluturoja
xhan o xhan vetulla holla
Epo mbi balluke të qëndroja
xhan o xhan vetulla holla
Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës
E bukur kjo kenga me siper po mundohem te kujtoj melodine e saj po u bera lemsh fare...
Kengen qe po postoj e degjova sot te kenduar nga Aurela Gace.
TUNDU BEJKE
O natene pa gdhire mire
Do takonem me barine
Bej te fle gjumi s'me ze
Culja moj bie embele
E degjon e gezon xhani
I bije djale cobani
Duke u tundur zbret nga zalli
Me shami lidhur tek balli
Tundu moj bejke e bardhe tundu
Natene me hene duku
Bejke e bardhe bore e malit
Ti je moj ilaci cobanit
O kur mer uje tek burimi
Me dukesh si lule prilli
Tundu moj bejke e bardhe tundu
Natenee me hene duku
Bejke e bardhe bore e malit
Ti je moj ilaci cobanit....
E moj nane tu thafte gjuha dhe moj nane
Epo si su gjend nje burre per mua dhe moj nane
Epo burren cifci se dua dhe moj nane
Epo tere diten vete e leron edhe moj nane
Epo tere naten vjen dhe renkon edhe moj nane
Epo burren coban se dua dhe moj nane
Epo tere diten coban coban edhe moj nane
Epo do t´me lere pa fustan edhe moj nane
Epo burren Efendi se dua dhe moj nane
Epo tere diten efendin efendon dhe moj nane
Epo tere naten ai shkruan hajmali edhe moj nane
E moj nane te lumte gjuha dhe moj nane
Epo pse u gjend nje burre per mua dhe moj nane
Epo burren Amerikan e dua dhe moj nane
Epo tere diten me gjezdis me aeroplan edhe moj nane
Epo tere naten me ushqen me bakllava edhe moj nane
Kanë dal' plakat në lëmë,
Qaj nëno, qaj moj nënë.
Kuvendojnë rëndë-rëndë,
Qaj nëno, qaj moj nënë.
Nuset që kemi s'na bëjnë,
Qaj nëno, qaj moj nënë.
D'u themi djemve t'i lënë,
Qaj nëno, qaj moj nënë.
Si ti lën' e ku ti lënë,
Qaj nëno, qaj moj nënë.
Po të tjerat ku ti gjëjnë,
Qaj nëno, qaj moj nënë.
------------------------
Plaka me plakun ç'u zunë,
Car je ti e çar jam unë,
Plaka moj plaka,
Plaka moj gjithë lajka.
Plaku moj plaku,
Plaku mustaqe sharku.
. . . . . . . . . . . .
---------------------
Byrekun me lakëra,
ç'e gatoj e varfëra,
Byrekun me lakëra,
Seç e hëngri maçeja,
çiç moj maçe, moj e shkretë,
se më le burrin pa brekë (ashtu.. pa drekë).
CUPEZE BEQARE MOJ
C'mu verdhe o moj mu bere ftua
Cupeze beqare moj
Se shtive o moj merak per mua
Cupeze beqare moj...
E hiq merakun e hajde me mua
Cupeze beqare moj
E te kam dashur edhe prap te dua
Cupeze beqare moj...
Kur me shkonje ti moj n'ato varre
Cupeze beqare moj
Me fustanin o moj zvarre zvarre
Cupeze beqare moj...
E te vdekurit o moj se c'i ngjalle
Cupeze beqare moj
E te gjallet o moj ci vdiqe fare
Cupeze beqare moj
Ti moj shqerkeza o moj manare
Cupeze beqare moj
Pse na dole ti moj genjeshtare
Cupeze beqare moj
E si na the o moj s'martohem fare
Cupeze beqare moj
E do ti rri o moj babait beqare
Cupeze beqare moj....
Më kanë thënë shoqet mbrëmë
merre moj merre plakun e
Më kanë thënë shoqet mbrëmë
merre moj merre plakun e
O ju thaftë goja mori shoqe
ç'ka ta boj unë plakun
Duj e pas unë cunin e
O ju thaftë goja mori shoqe
ç'ka ta boj unë plakun
duj e pas unë cunin e
Bëj kuvend me vajzat e
Bëj kuvend me vajzat e
Shif vajzat shqipëtare
Bukur hedhin valle
Shif vajzat shqipëtare
Bukur hedhin valle
----------(refreni)
Më kanë thëne shoqet mbrëmë
merre moj merre djalin e
Më kanë thënë shoqet mbërmë
merre moj merre djalin e
O ju lumtë goja mori shoqe
e do ta marrë unë djalin e
bashkë ta lidhim jetën ne
O ju lumtë goja mori shoqe
e do ta marrë unë djalin e
bashkë ta lidhim jetën ne
O kam dy ditë moj që s'të kam parë,
moj syzeza gushëbardhë
O me kë ke moj hedhur sevdanë,
moj syzeza gushëbardhë
O me një djalë o moj në mëhallë,
moj syzeza gushëbardhë
O hodha dorën moj mbi gjerdanë,
moj syzeza gushëbardhë
O mora dy trëndafila t'bardhë,
moj syzeza gushëbardhë
O një për çupë e moj një për djalë,
moj syzeza gushëbardhë
Liebe! liebe, lass mich los!
Kuqe, tu befte dita nje mije e nje...........drite pac perhere, seriozisht, ate kengen me plakat e qan ima ate me dajat e vete (permetare hesapi) dhe une nuk i kujtoja dot tekstin....c'fare kenaqesie me ke dhene, lere lere
Zogë ku më që-
zogë ku më qënke, moj,
hajde, moj rritur-ë?
(2 herë)
Anës e pas a-
anës e pas anës, moj,
o, moj të lumit-ë.
(2 herë)
*******
Zogë ku më që-
zogë ku më qënke, moj,
hajde, moj rritur-ë?
Anës e pas a-
anës e pas anës, moj,
o, moj të fushës-ë.
(2 herë)
Me shami të ho-
me shami të hollë, moj,
lidhur, moj gushës-ë.
(2 herë)
*******
Zogë ku më që-
zogë ku më qënke, moj,
hajde, moj rritur-ë?
Anës e pas a-
anës e pas anës, moj,
o, moj të malit-ë.
Hap më hap me ça-
hap më hap me çapin, moj,
o, moj të djalit-ë.
(2 herë)
Liebe! liebe, lass mich los!
Melodi dhe tekste i gjeni edhe ne kete faqe:
http://www.alb-midi.ch.tf
(po e rifreskoj nje here temen)
Vika deti tallaz tallaz
Eh vika deti mi lale,
o tallaz tallaze
(2 here)
Eh se m'ka zon o mi shpirto,
sevdaja me plase
(2 here)
-- Refreni --
Jarina lalin o,
më don e të due
jarina lalin o,
ti qonke për mue
E kjo sevdaja mi goce,
qe m'ka zon me tye
(2 here)
E ta pres vetllen lala,
amon me gjith sye
(2 here)
(Refren)
E vika deti mi lale,
amon truma truma
(2 here)
E kush të don o mi shpirto,
o ma fort se una
(2 here)
(Refren
Encompassed in a love so profound,
incomparable to all he has known.
Propelled into this wondrous whirlwind,
his heart understands she is his alone.
Kur pata nji lule t'bukur
Kur pata nji lule t'bukur
thash' se do ta kem përher'.
Iku, fluturoi si flutur,
edhe s'mujta me i marr' erë
Lulen n'dorë unë kur e pata
kimetin nuk ia dita.
Vaj sa shpejt oh u ngris nata
unë kët' gja nuk e prita.
Lulja prej doret ç'më doli,
e prej gjumit unë jam çu'.
Natë e shkretë, oh, në mendime
asnjëher' s'e kam harru'.
gjithe kenga perseritet 3 here nese e mbaj mend mire!
Encompassed in a love so profound,
incomparable to all he has known.
Propelled into this wondrous whirlwind,
his heart understands she is his alone.
O Hajredin Pasha
O po vjen Radikës
O vallë ku jan o malet e Dibrës (2x)
Vallë ku jan o malet e Dibrës
O te kalaja o po bëjnë kuven' (2x)
O bëjnë kuven' e po tek kalaja
Hajredin Pashën e ka gjet belaja (2x)
Hajredin Pasha o more hutaçe
S'rrihet Dibra pash mër me kërbaç (2x)
O lidho me vdeke e po lidhë të tane
S'nigjon Dibra jo me dhanë nizam (2x)
Hajredin Pasha ku e ke lanë ushtrinë
Gjithë në Dibër besa mi kan gri (2x)
O gjithë në Dibër besa mi kan gri
Jo ma pak se 12-mijë (2x)
Jo ma pak o se 12-mijë
Kan' mbet' n'istikam e n'varrezë ç'kan hy (2x)
Encompassed in a love so profound,
incomparable to all he has known.
Propelled into this wondrous whirlwind,
his heart understands she is his alone.
oh vdeksha une c'na ke sjelle!Postuar më parë nga Kuqalashja
[B]Kanë dal' plakat në lëmë,
Qaj nëno, qaj moj nënë.
Kuvendojnë rëndë-rëndë,
Qaj nëno, qaj moj nënë.
Nuset që kemi s'na bëjnë,
Qaj nëno, qaj moj nënë.
D'u themi djemve t'i lënë,
Qaj nëno, qaj moj nënë.
Si ti lën' e ku ti lënë,
Qaj nëno, qaj moj nënë.
Po të tjerat ku ti gjëjnë,
Qaj nëno, qaj moj nënë.
/B]
E pashe me shume vonese, po kenaqesia eshte e njejte
Summertime baby!
KENGA E QESENDISJES:
O moj nuse o moj nure,
mos je nga mendja kobure
Hiqe vallen si dhe ne,
se shpejt do biesh perdhe.
Hoshteva ne nje shulle,
nuk do njerez me mendje fle...
Hiqe, hiqe kapardine,
do mbeten dhente ne brinje
Qen e ujqer do ti grijne!
Summertime baby!
Ja nje kenge qe e degjoj shpesh keto kohet e fundit se me pelqen shume
Sa here ne gezime mblidhen
Njerezia kur festojne
Pogonishte vallen preferojne
Hidhe vallen me ngadale
Syzeza porsi nje ngjale
Kur ti lot, cudite nje mehalle
Ref
Dridhe, tunde shamine me lezet
Si nje zane e bukur po me ndjek
E bukur eshte vallja
Kur kercen sorkadhja
Valle e bukur dore per dore
Nusja porsi lule bore
Pogonishtja valle shekullore
Pogonishte valle e bukur
E kercen gjithe Shqiperia
Nje tradite kjo nga Cameria
Ref
Dridhe, tunde shamine me lezet
Si nje zane e bukur po me ndjek
E bukur eshte vallja
Kur kercen sorkadhja
Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës
Teme interesante..besojeni tek i lexoja mundohesha ti shoqeroj edhe me pak ze dhe melodine..shume prej tyre jane aq te bukura...
Do ju lutesha qe te mos i perziejme..pra "kenge popullore" qe te metet interesante si teme..Une si fillim do sjell nje kenge..pastaj..duke shkruar dhe duke kenduar.."hajde pra..opaaaaaa" lol
* * *
Mori cike lule rudine
ndalu pak ne zemren time
Po cka t'bana une i mjeri
qe me largohesh si ylberi
Sa here t'dal ne shteg me m'ardhe
une jam diell ti bahesh hane
Kur del dada neper fusha
flok't e saj porsi drenusha
ndalu pak se shume u lodha
mu lodh zemra e mu tha goja
Te kerkoj neper mengjese
bahesh drite e me ik si rreze
sa here t'dal ne shteg me m'ardhe
Une jam diell ti bahesh hane.
muzg i heshtur
Krijoni Kontakt