Ne kete teme jeni te mirepritur te postoni tekste te kengeve popullore nga te gjitha trevat shqiptare ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni, Mal te Zi dhe Cameri.
Ne kete teme jeni te mirepritur te postoni tekste te kengeve popullore nga te gjitha trevat shqiptare ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni, Mal te Zi dhe Cameri.
Ndryshuar për herë të fundit nga Orion_DYRRAHU : 08-05-2002 më 12:04
Lulebore (e dua shume kete kenge )
Tuj shetitur n'mal e n'koder,
tuj prek lulet t'gjith me dore,
vec n'nji kopsht ma t'bukurin n'Shkoder,
ty te gjeta lulebore.
Je e vogel por e plote,
ty t'kerkoj un tash sa mot,
tash sa mot un ty t'kerkoj,
vi me ty jeten ta coj,
Eja, eja lulebore,
se me ty do thur kunor.
Eja, eja lulebore,
se me ty do thur kunor.
Pash ma t'bukren stine t'pranveres
pash ma t'bukrin tranofil
mos ja hap ti ma kujt deren,
se per mu vetem ke çil.
I started a landslide in my ego
Look from the outside
To the world I left behind
U2
Ali Pashai. (Grupi i Tepelenes)
Koka në Stambollë more,
e trupi në Janinë,
e të shtrinë Ali Pasha more,
e o Pasha të shtrinë.
Se një varr i vetëm more,
e s'ta nxe dot lavdinë,
e të shtrinë Ali Pasha more,
e o Pasha të shtrinë.
Zbardhur mjekrë gjatë more,
e si bora në brinjë,
e të shtrinë Ali Pasha more,
e o Pasha të shtrinë.
Dhe që nga bedenat more,
e ulërin stuhia,
e si mjergull te koka more,
e rri Vasiliqia.
Koka në Stambollë more,
e trupi në Janinë,
e të shtrinë Ali Pasha more,
e o Pasha të shtrinë.
Tërë vreshtat i shkova
rrush tek buza jote s'çova
Me një vresht po rri zotrote
çova rrush te buza jote
çova rrush te buza jote
me një vresht po rri zotrote
Ç'i kanë thënë asaj satëme
që se do sevdanë tonë
Ç'i kanë thënë t'jatit - eee
që shkon në rrugë e nuk më flet
që shkon në rrugë e nuk më flet
ç'i kanë thënë t'jatit - eee
Me nji vresht po rri zotrote
çova rrush tek buza jote
çova rrush tek buza jote
me një vresht po rri zotrote
Mora rrugen per Janine
isha vetem
bashke me arabaxhine
apo nate
bashke me arabaxhine apo nate
atje me zune pusine
isha vetem
copa-copa ma bene melcine dhe zemren
Kendojne gjashte bilbila
tre te kuqe tre jeshila
tre te kuqe tre jeshila
cili te pelqen moj bije
cili te pelqen moj bije
ai qe kendon me mire
ai qe kendon me mire
Kendona bilbil kendo kendo-na
neper baxhet me limon kendona
neper baxhet me limon, me limon kendona
Oh kendon bilbili mi goce ne baxhe
oh c’me ka zene me ty maraku i pare
te ullirei i kodres prite djalin se po vjen
prite djalin se po vjen kam nji llave e do t’ja them
nje kujtim te paharru do ta them se prap te du
Oh kendon bilbili mi goce ne qershie
o dil ta sho o moi shpirt o syn e zie
Po te pres me padurim kam ne zemer nji kujtim
nji kujtim te paharru po ta them
se prap te du.
"TE DESHA ME HALIKAT"
"TE DESHA ME HALIKAT"KENGE NGA SHQIPERIA E MESME
Të desha me hakikat-e
Të çmova mikeshë të shtrenjtë
Mirëpo paskam qenë pa fat
Ej amon ç'ma punove pa të drejtë
Me gjithë zemër unë të desha
Si njeri me mirësi
Disa herë unë të buzëqesh
Ej amon me mallin e djalit t'ri
Nji kujtim që ma ke dhan-e
Po e ruj me dashuni
Do ta kujtosh fukaranë
Ej amon megjithëse m'ke marr mëni
Prá, mallkue njaj bir Shqyptari,
Qi ketë gjuhë të Perendís,
Trashigim, qi na la i Pari,
Trashigim s'i a lên ai fmís;
Edhè atij i u thaftë, po, goja,
Qi e perbuzë ketë gjuhë hyjnore;
Qi n'gjuhë t'huej, kúr s'âsht nevoja,
Flet e t'veten lên mbas dore.
AT Gjergj Fishta
"ORE VELLAI I MOTRES" KENGE NGA SHQIPERIA E VERIUT
More vllau i motrës o
Top sheqeri ambël o
Top sheqeri ambël o
Vishi tirqit me gajtana
T'ët boj motra dhandër o
T'ët boj motra dhandër o
Ore vllau motrës o
Top sheqeri ambël o
Top sheqeri ambël o
Ven kapuçin përmbi sy-e
Lumja unë motra për ty-e
T'ët bëj motra dhandër o
T'ët bëj motra dhandër o
Prá, mallkue njaj bir Shqyptari,
Qi ketë gjuhë të Perendís,
Trashigim, qi na la i Pari,
Trashigim s'i a lên ai fmís;
Edhè atij i u thaftë, po, goja,
Qi e perbuzë ketë gjuhë hyjnore;
Qi n'gjuhë t'huej, kúr s'âsht nevoja,
Flet e t'veten lên mbas dore.
AT Gjergj Fishta
Udh' e largët më kish marrë
Gji dhe zemer më kish tharë
Nënë....
Moj e mire nënë
Era vjen me thotë dy fjalë
Ulërinte si e marrë
Nënë..
Moj e mirë nënë
Det i thellë e i pamatur dhembshurie
Sa më prite atë natë ti e dije
Erdha,s'të gjeta të gjallë
U ula të puth në ballë
Të putha gjirin e tharë
Por dot nuk ta nxorra mallë
Nënë...
Moj e mirë nënë
Zaho Balili
Zani pershendetje per temen e hapur
Shume prekese lirika qe ke sjelle , hej cna bere te perlotemi....
Ja dhe nje qe sja mbaj ment titullin
Ike moj ike more dhene
Kush t'ja beje babait kafene
Le tja beje nusja e djalit
Dhe per mua , moj ta marre malli.
Ike moj ike more dhene
Kush t'ja beje nenes kafene
Le tja beje moj kush te doje
Kush i tha moj te me martoje???
Zani dhe Heret a Vone, shume tekste te bukura. I lexon dhe rilexon dhe vjen gjithmone tek i njejti perfundim: qe kemi nje folklor te mrekullueshem.
Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës
Ra topi ne Palavli
Fush e Delvines cu nxi
cu mbush plot me suvari
me nizam e me deli
i shkreti Hodo Ali
i ka djemte cimili
Bura djem do hidhemi
mos trembi se s'vritemi
me palle do pritemi
me dyfek do digjemi
Gjolek e Hodo Aliu
ne dore palla i ngriu
Nen nje portokalle moj
te njoha une ty
lulet e limonit moj
te binin mbi sy
Ngrije koken larte moj
sec me mori malli
vinte gusha jote moj
arome portokalli
Rrinim ne te dy o moj
nen nje portokalle
permbi kokat tona moj
lulet hidhnin valle
Ngrije koken larte moj
sec me morri malli
vinte gusha jote moj
arome portokalli
Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës
Ne 1999, kur kam qene student ne Tirane, ndodhi nje vrasje ne Qytetin "Studenti".Kozeta Hyseni nje studente vlonjate qe studionte per filologji u gjet e vrare nje mengjes te kinoklubi i "Q.Studenti". Kjo kenge i kushtohet asaj.
ELEGJIA E KOZETES
Ne t'i pame vjershat me endje
oooooj, ooooooooh
moj Kozeteeeeeeeeeeeeee
dhe u mbushem me trishtime
oooooj,oooooooooh
moj Kozete
Nje titull na mbet' ne mendje
oooooj,oooooooooh
moj Kozete
"Vdekja ime ne agime"
oooooj,oooooooooh
moj Kozete
Plage nuk pata, plage me dhane
me nis dhembja qe ne thua
O Zot pse s'mu ndodhe mbane
kur nje drite syri m'u shua
ooooooo, o vajz-o
Se nje drite syri ma shuan
po vajtoj si cilimi
edhe lotet me shterruan
dhe te qaj s'kam me fuqi
oooooooo,o vajz-o
U nxirrofsh e zeza dore
qe theve nje dege me lule
vese e lehte mbi kurore
flokun e bores mbi supe
oooooo,o vajz-o
Trimi i mirë me shoqe shumë
Kenge moj ti shko merr dhene,
Kush ta ngriti ty moj folene,
Kenge moj na mbush me gezime
Ne tek ty gjejme ngushullime
Hej hej hej heeej
(dy here)
Refreni
Kenge moj bucit ne male
E barinjte le te hedhin valle
Edhe qingjat le te blegerojne
Kur bilbilat te kendojne o heeej
(dy here)
Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës
Kenge mund te shkarkosh nga kazaa n.q.se e ke te instaluar programin. Po ashtu nese ben nje kerkim ne Google do te te shfaqen disa website shqiptare qe kane kenge te cilat mund t'i shkarkosh. Jam i sigurt qe do te kete edhe te tjera por une keto di.Shpresoj te te kem ndihmuar sadopak.
Trimi i mirë me shoqe shumë
Aman kur me rrije
ne hije te fikut moj, te fikut...
Kur me rrije ne hije te fikut,
fet me sy ja ben ashikut,
fet me sy, fet me qepalle,
c'e shtive ne dhe te gjalle.
----------------------------------------
O, o kaperrolle,
kaperrolle qumeshtore,
gjer te bregu me percolle,
ktheve koken me shikove,
O, o kaperrolle,
Syne e zi c'e rrotullove,
O moj kaperrolle!
Kur po shkoje ne ato varre,
me fustanin zvarre-zvarre,
te vdekurit sec i ngjalle,
te gjallet c'i vdiqe fare.
----------------------------------------------
Aman kur me rri-me rrije,
Ne hije te malit moj, te malit.
Kur me rrije ne hije te malit,
fet me sy ja ben capkenit,
fet me sy e me qepalle,
c'e shtive ne dhe te gjalle.
In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.
Cobankat, o moj qe shkojne
zallit o moj cobankate
shkojne e tjerrin per djemte e
malit o moj cobankate.
O ri ri ri ri per djemte e malite
O per djemte me yll te kuq mes ballite
O moj cobankate
O moj te mirate.
Tirre trashe e mos e tirr
holle o moj mos e tirr holle,
per trimat qe flene ne de-
-bore dhe o moj ne debore.
O ri ri ri ri per djemte e malite
Per djemte moj me yll te kuq mes ballite
O moj cobankate
O moj te mirate.
Tjerr moter, moj te tjerrim
t'ju bejme rroba trimave
O ri ri ri ri per djemte e malite
O per djemte me yll te kuq mes ballite
O moj cobankate
O moj te mirate.
In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.
Kur e percolla Ylberin ktheva hyra n'ode
Kur ja pash mantelin vjehro ja lava ma lot
Mos e laj me lot oj Zane mos e laj me lot
se shkon viti i par moj Zane sikur dita sot
Shkuan muaj, shkuan vite zemra mu ndoz flak
s'na lan hallet,s'na lan dertet me jetue bashk
Vitet e kurbetit Ylber qofshin te mallku
ndau biro, ndau Ylber, ndau burr me gru
Mblodha harxhet dola n'bahce corapet me i thur
prej merzis o mbi corape plasa tu vajto
O Ylber i dades a thu m'ke haru
vitet e kurbetit Yleber qofshin te mallku
Zot me shpeto nga miqte, une mund te mbrohem vete na armiqte
MARTESA
Qysh se vogli ne u deshtem njeri-tjetrin perqafum
Zemrat tona kurre pa ja nda perher njera-tjetren e kerkun
REFartesa jone eshte e bukur
kur eshte gezimi dashuris
O zemer kendo pa pushuar
kenget e bukra t'lumturis
Si endren me te bukur qe per ne sot po agon
Gjith natyra po kendon me te bukuren keng te jetes ton
REF: Martesa jone eshte e bukur
Kur eshte gezimi i dashuris
O zemer kendo pa pushuar
Kenget e bukura te lumturis
Zot me shpeto nga miqte, une mund te mbrohem vete na armiqte
Postuar më parë nga As^Dibrane
Kur e percolla Ylberin ktheva hyra n'ode
Kur ja pash mantelin vjehro ja lava ma lot
Mos e laj me lot oj Zane mos e laj me lot
se shkon viti i par moj Zane sikur dita sot
Shkuan muaj, shkuan vite zemra mu ndoz flak
s'na lan hallet,s'na lan dertet me jetue bashk
Vitet e kurbetit Ylber qofshin te mallku
ndau biro, ndau Ylber, ndau burr me gru
Mblodha harxhet dola n'bahce corapet me i thur
prej merzis o mbi corape plasa tu vajto
O Ylber i dades a thu m'ke haru
vitet e kurbetit Yleber qofshin te mallku
Nice songggggggggggggg ! Dibrane te lumte qe e solle ketu.
Where does a thought go when it's forgotten?
Krijoni Kontakt