Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131

    Vihet gurthemeli për rindërtimin e xhamisë së Fetah Agës

    Më 28.08.2009, pas namazit të xhumasë, është vënë gurthemeli i nisjes së punimeve në rindërtimin e xhamisë së Fetah Agës, e ndërtuar në vitin 1824, e mbyllur gjatë viteve të 50-ta nga presioni i pushtetit të atëhershëm monist, ndërsa dëmtimet më të mëdha i përjetoi në luftën e fundit në Kosovë.

    Në këtë ceremoni madhështore morën pjesë Myftiu i Republikës së Kosovës Naim ef.Tërnava me bashkëpunëtorë, Kryetari i komunës Pal Lekaj, përfaqësuesi i shoqatës "Vakuf Islam" dhe qytetarë të shumtë të qytetit të Gjakovës.

    Në fjalën hyrëse Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjakovë Fatmir ef.Iljazi, tha: "I nderuri kryetar i Bashkësisë Islame të Republikë së Kosovës, I nderuar kryetar i komunës së Gjakovës, i nderuar përfaqësues i shoqatës 'Vakuf Islam' në Prishtinë dhe të gjithë ju të pranishëm më lejoni që pas përshëndetjes islame Esselemu Alejkum we rahmetullahi we berekatuhu të shpreh ndjenjën e gëzimit dhe të lumturisë në këtë ditë të shenjtë në këtë vend po të shenjtë dhe në këtë muaj të bekuar të Ramazanit që bashkërisht me ju të bëjmë vendosjen e gurthmelit për fillimin e punimeve në rindërtimin e xhamisë së Fetah Agës. Të nderuar besimtar sot po përmbushim edhe një pjesë tjetër të përgjegjësisë para amanetit të Zotit xh.sh. e cila përgjegjësi ka kohë që ishte bërë barrë mbi supet tona. Bashkësia Islame asnjëherë nuk do të heshtë, por gjithmonë do të vazhdoj me aktivitete ashtu siç kemi premtuar para gjithë qytetarëve se të gjithë ju do të keni hapësira të mjaftueshme dhe komode për kryerjen e të gjitha obligimeve fetare. Sot, këtu po vendosim gurthemelin e xhamisë së Fetah Agës, një tempull i shenjtë nga hapësirat e së cilës do të jehoj mesazhi i Zotit xh.sh., paqja, toleranca, mirëkuptimi i ndërsjellë ndërmjet komuniteteve të ndryshme, bashkëpunimi dhe harmonia e plotë midis njerëzve. Xhamia sot po fillon, nga fjalët e myftiut kemi premtime se edhe do të përfundojë. punimet nuk do të ndalen, por do të vazhdojnë deri në përfundimin final. Shfrytëzoj rastin që të gjithë juve dhe banorëve të kësaj lagje t'ju uroj fillimin e rindërtimit të xhamisë së Fetah Agës, i cili do të jetë një objekt mjaft i bukur, por sigurisht që hijeshia do t'i shtohet shumë më tepër me prezencën e vetë besimtarëve. Urime dhe me fat gurthmeli dhe fillimi i punimeve të xhamisë.

    Me fjalët e tij të pranishmëve iu drejtua edhe kryetari i Komunës së Gjakovës dr.Pal Lekaj, i cili tha: "Sot po vendoset gurthemeli i ndërtimit të një xhamie ku besimtarët lirshëm mund të bëjnë lutjet e tyre. Aty ku ndërtohen tempujt fetar aty zhduket urrejtja, aty zhduket dhuna aty mbizotëron paqja, prandaj le të jetë ky gurthemel një urë e bashkimit, një urë e tolerancës, një urë e mirëqenies ku gjithë qytetarët do të ndihen mjaft mirë, prandaj më lejoni që t'ju uroj këtë gurthemel dhe dhashtë Zoti që shumë shpejtë të ndërtohet, urime dhe gëzuar.

    Për rëndësinë e rindërtimit të kësaj xhamie foli edhe myftiu i Kosovës Naim ef.Tërnava. "Qytetarë të pranishëm, më lejoni që në emër të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës t'ju uroj fillimin e punëve në rindërtimin e xhamisë së Fetah Agës duke lutur Allahun xh.sh. që t'na mundësoj përfundimin sa më të shpejtë të kësaj xhamie dhe xhamive tjera anekënd Kosovës ku ka nevojë të ndërtohen dhe të rindërtohen ngase ju e dini se një numër i konsiderueshëm i objekteve tona fetare janë rrënuar dhe djegur nga policia paramilitare dhe ushtria serbe në vitet 98-99. Unë sot në këtë vend ndihem mirë ngase edhe pas dhjet viteve vëllezërit tanë anekënd botës na ndihmojnë më donacione të ndryshme. Shfrytëzoj rastin që të falënderoj donatorët nga Arabia Saudite të cilët do të investojn ë 5 milion euro në spitalin gjinekologjik në Prishtinë. Gjithashtu, më vjen mirë që sot këtu kemi fituar donacione nga Arabia Saudite përmes drejtorit të saj doktor Abdurrezakut i cili me të vërtetë ka një bashkëpunim të mirë me Bashkësinë Islame të Republikës së Kosovës. Sigurisht që kemi nevoja edhe më të mëdha në forcimin, në restaurimin dhe në rifreskimin e infrastrukturës së Bashkësisë Islame të Kosovës, por edhe bashkësive tjera fetare në Republikën e Kosovës. E them kështu sepse ju të gjithë e dini se mbi 90% të pasurisë vakufnore është marrë me dhunë prej viteve 45 deri në vitet e 60-ta nga ish sistemi komunisto ateist dhe me qëllimin e vetëm që bashkësitë fetare në Kosovë të gjunjëzohen mirëpo ato nuk janë gjunjëzuar dhe as nuk do të gjunjëzohen asnjëherë, por do të vazhdojnë të bëhen edhe më të forta deri në kataklizmën përfundimtare duke ndërtuar, riparuar restauruar dhe duke shtrirë në mesin tonë gjithë ndjenj ë n e bashkëpunimit e vëllazërimit, ndjenjën për të punuar dhe vepruar vepra të mira dhe largimin nga të gjitha veprat e këqija duke respektuar njëri tjetrin, duke respektuar besimet tona që i kemi në Kosovë që është një begati e popullit tonë për të cilën ne krenohemi, mirëpo duke moslejuar asnjëherë dhe në asnjë moment të luajnë me ndjenjat tona fetare pavarësisht se çfarë i kemi ato. Ato i kemi dhe i kemi qartësuar mes veti dhe assesi nuk guxojmë të lejojmë që faktori i tretë të ndikoj në prishjen e marrëdhënieve tona të cilat i kemi kalitur me gjak shekuj me radhë në këto troje. Andaj të nderuar vëllezër duke u uruar edhe një herë këtë xhami, këtë shtëpi të Zotit, një vepër që Muhammedi a.s. e bëri menjëherë veprën e parë pas shpërnguljes nga Meka duke ndërtuar shtëpinë e Zotit në Medinë. Unë në këtë muaj të shenjtë të bekuar të Ramazanit ju uroj çdo të mirë dhe lus Krijuesin suprem që familjet tuaja të jenë mirë me shëndet të plotë dhe të jemi në vazhdimësi nën mëshirën e rahmetit të të Madhit Zot. Zoti na bëftë të mundur që edhe herëve tjera të tubohemi në vuarjen e gurthemeleve të institucioneve tona, pra të objekteve tona të cilat na qojnë përpara në ardhmërinë e Kosovës tonë. Esselamu alejkum.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   
    Shqiperi eshte edhe Cameria

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •