Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 15
  1. #1

    Vendet e shenjta ne Shqiperi

    Kisha e Shna Ndout ne Laē!
    Mali i Tomorrit!
    sikur t kisha gja ne dor
    e t u bajsha akullor
    buzt e tuja me shiju
    ne gjoks tandin me piku-Orosh

  2. #2
    Muslim4ever Maska e bl3nd
    Anėtarėsuar
    14-06-2009
    Vendndodhja
    Ne vendin ku gjithmone ka pas tradhtara
    Postime
    356
    Kam deshir shum qe ta vizitoj kete malin e Tomorrin
    Shpresoj nje dit te vij andej nga Shqiperia

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Endless
    Anėtarėsuar
    17-08-2007
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    5,119
    Ai me duket sikur po fliste per vendet e shenjta dhe jo per liturgjite dhe ritualet qe kryhen ne to. Apo na ha dhe na nje cik by.tha kot pa pune thuaj.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Bel ami : 03-09-2009 mė 20:29
    Without deviation from the norm, progress is not possible

  4. #4
    Une nuk jam dakord qe te konsiderohet mali i Tomorrit nje vend i shejt. Nje vend i shejt quhet ai vend qe kane ndodhur mrekullira apo qe besohet se kane ndodhur. Ne Kishen e Laēēit thuhet se kane dalur njerzit tek Kisha ne mal, te gjymtuar dhe jane kthyer me kembet e veta. Ka nga ata qe e konfermojne dhe qe e kane pare me syte e tyre. Une nuk dua te hyj ne kyte problem, per te vene ne dyshim vertetsine e ketyre fakteve, por nese eshte e vertet, atehere kemi te bejme me nje vend te shejt, Pastaj aty shkojne edhe vete muslimnet. Ne Tomorr ēfare mrekullie ka ndodhu, perveē se dilet per piknik??

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Endless
    Anėtarėsuar
    17-08-2007
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    5,119
    Citim Postuar mė parė nga gerrard73 Lexo Postimin
    Une nuk jam dakord qe te konsiderohet mali i Tomorrit nje vend i shejt. Nje vend i shejt quhet ai vend qe kane ndodhur mrekullira apo qe besohet se kane ndodhur. Ne Kishen e Laēēit thuhet se kane dalur njerzit tek Kisha ne mal, te gjymtuar dhe jane kthyer me kembet e veta. Ka nga ata qe e konfermojne dhe qe e kane pare me syte e tyre. Une nuk dua te hyj ne kyte problem, per te vene ne dyshim vertetsine e ketyre fakteve, por nese eshte e vertet, atehere kemi te bejme me nje vend te shejt, Pastaj aty shkojne edhe vete muslimnet. Ne Tomorr ēfare mrekullie ka ndodhu, perveē se dilet per piknik??

    Po ca mrekullie do ti, te vej ndonje memec dhe te filloj te flasi apo ndonje qorr dhe te filloj dhe te shikoj? Per mendimin tim vet vajtja ne mal te Tomorrit dhe klima harmonike qe krijohet atje eshte vet mrekullia. Njerezit kane nevoje per c'tendosje nga rutine perditshme dhe ajer te paster, dhe eshte mali Tomorrit ai qe ta ofrone kete. Kaq i duhet te degjoje nje personi me mendje te shendoshe, per te shkuar atje.

    Dhe sa per legjendat urbane te Kishes Lacit qe jane sheruar dhe njerez me kancer ne prostat, e me me the te thashe muhabete grash,mos u lodh kot se si ha njeri ato perralla. Thuaj eshte vende i mire per te shkuar dhe shpresuar qe duke u lutur atje apo duke ndezur ndonje qiri , gjerat do te jene me pozitive ne te ardhmen. Gje tjeter kjo.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Bel ami : 03-09-2009 mė 20:27
    Without deviation from the norm, progress is not possible

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-09-2009
    Postime
    547
    Vendet e shtegtimit (pelegrinazhit) jane te mira pasi te shtijne te mendosh me shume per Zotin. Pra, ti aty nuk mendon me per te perditshmen, por per te perjetshmen. Te mos harrojme asnjehere se vendi me i shenjte eshte zemra jone. Nese ia japim ate Hyjit, atehere kemi bere punen me te mencur e me te mire. Pasi keshtu jemi te sigurt per te pertejmen e amshuar.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-11-2013
    Postime
    9

    Pėr: Vendet e shenjta ne Shqiperi

    Me falni per pyetjen por une kam nevoje per ndihment tuaj
    nuk edi shpresoj qe ndonjeri te arrij te me japi pergjigje..
    Une jam duke kerkuar nje vende te mire qe ndodhet ne Shqiperi
    per te cilin kam degjuar shume pak por asnjeher skam arritur
    te marre informacione tamam. Nuk edi se ku ndodhet ky vend por
    di qe eshte nje vend ky njerzit vene falen nga te gjithe bota.
    Eshte i drejtuar nga nje grua qe titullohet Teze ne se nuk gaboj.
    Ne fund te takimit me te ajo te fale ne shenje te shpirtit nje
    gure te cilin ti duhet ta mbash dhe ta ruash ta perdoresh sa
    here te kesh nevoje per ndihme duke e hedhur ne nje shishe
    uje dhe te pishen ujin.. Nuk ua jep gurin te gjithve por vetem
    atyre personave qe ajo ndjen. Kjo histori e kam degjuar nga
    disa persona me orgjin nga Kukesi prandaj mendoj se mos ka
    lidhje nga ato zona. Ju falenderoj nga zemra kush mundet te
    me japi informacion eshte shume i rendesishem ky vend.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    5,877

    Pėr: Vendet e shenjta ne Shqiperi

    Fat i madh, shenjtėria e Sari Salltėkut! E kanė dėshiruar kėtė mbarėsi popujt, por paska qenė e shkruar tė ishte hallalli jonė. Kur krijoi Shqipėrinė, Perėndia, nuk u kursye as nė bukuri, as nė pasuri. Ndaj e bekoi aq shumė edhe me shenjtėri... Nė vitin 1325, mbėrrin nė Krujė, Sari Salltėku, i dėrguari i Haxhi Bektash Veliut. Mirėsia dhe urtėsia, detyroi tė krishterėt qė tė linin zemrėn dhe besimin te ky misionar islam. Legjendat dėshmojnė pėr dhjetra mrekulli... Mrekulli qė janė pėrcjellė tė freskėta dhe tė vėrteta ndėr breza dhe shekuj. Por, ka patur edhe ligėsi qė kanė dashur tė pėrgojojnė dhe paragjykojnė kėtė shenjtėri. Natyrisht, pak kanė qenė kėta njerėz tė kėqinj. Aq sa lehtėsisht, i shenjti Sari Salltėk i ka shtypur me njėrėn kėmbė... Nė tė gjithė kohėrat! Pėr ata e la atė gjurmė se pėr popullin pėrjetėsisht, la shenjtėrinė dhe mbarėsinė.

    Sipas pergameneve tė moēme, ai erdhi nga Turqia, ulur nė gjunjė mbi njė sixhade. Me tė mbėrritur nė Krujė, u ndjenė mrekullitė e tij ēudibėrėse. Njė epidemi verdhėze, zhdukte ēdo ditė dhjetra njerėz. Pas njė dua kuranore tė Sarisalltėkut, kjo sėmundje shfarosėse u zhduk. Mė pas, tregojnė se ai vrau edhe kuēedrėn, duke shpėtuar vajzėn e princit dhe shuar etjen e njerėzve pėr ujė. Vijuan kėto mirėsi pėr brezat e ardhshėm, duke mbajtur gjallė besimin dhe shpresėn. Shenjtėria e Sari Salltėkut u bė melhem pėr shumė sėmundje, qetėsi pėr shumė dhimbje, mbarėsi pėr zgjidhjen e shumė halleve... deri atė ditė kur nė Shqipėri mbiu njė farė e keqe. Si askund nė botė! Njė ideologji qė lėndoi Perėndinė dhe plagosi shpirtin e njė populli besimtar. Njerėzit e thjeshtė nuk pėrballuan dot partinė, por nga shpirti kurrė nuk e larguan Perėndinė! Mjerė ata ditėzinj qė bėnė tė kundėrtėn. Nė zemėrim e sipėr, pėr ata mėkatarė, u lėshua mallkimi i egėr. Gjurma e Shenjtė e Sari Salltėkut, nisi tė shkelė... Nė emėr tė Perėndisė, tė pafajėsisė, tė drejtėsisė, tė shenjtėrisė!

    Si gjithmonė, nė krye tė kėsaj ligėsie, Partia dhe mohuesit e Zotit. Kėshtu, njė ditė pas vitit 1967, sekretari i organizatės sė partisė sė Ndėrmarrjes Pyjore tė Krujės, urdhėron njė komunist qė tė shembė Gjurmėn e Sari Salltėkut. U mundua ta frenonte kėtė poshtėrsi drejtori i ndėrmarrjes, duke u justifikuar se, "nuk kemi pse merremi ne me ato punė, pasi atė tokė e ka nė administrim Ndėrmarrja Bujqėsore". Por, mė kot. Ikėn komunisti dhe i vė asaj ndėrtese dinamitin. Pas atij shpėrthimi tė fuqishėm dhe tė zhurmshėm u rrėzuan muret por...si ta kishte ulur njė dorė e kujdesshme, taraca kishte rėnė butė mbi gjurmėn e Shenjtė, pa mundur as edhe ta prekė! Diēka kuptuan tė liqtė, por nuk reshtėn nė ligėsitė. Shufrat e hekurit, ai komunist i pafe, i merr pėr t'i pėrdorur nė shtėpinė e tij, qė ishte duke e ndėrtuar. Nuk mundi ta pėrfundojė atė tarracė, sepse brenda javės, i erdhi fundi i jetės nga njė shembje dheu...
    Njė tjetėr, nxitoi tė marrė gurėt e asaj tyrbeje tė shkatėrruar. Nuk arriti as t'i prekė tė nesėrmen, e jo mė tė ngrejė mur me ata gur, ai shpirtkeq. Natėn, nė gjumė i ishte shfaqur njė zė:

    - Ato qė ke marrė ēoji nė vend!

    Gjithė ditėn i ra Krujės rreth e qark, deri sa gjeti shoferin, me tė cilin i kishte sjellė. Por, ai nuk iu bind pėr tė kthyer gurėt atje ku i morėn. Ndėrkohė, shoferit atė natė, i shfaqet nė ėndėrr njė mallkim, tė cilėn nuk mundi ta tregojė plotėsisht asnjėherė, por pjesėrisht:

    - Atė qė ke bėrė, nuk kam pėr ta falur!

    Tė nesėrmen i filluan shqetėsimet e kokės... Nuk arriti t'i bėj derman as Spitali i Krujės dhe as i Tiranės. Ndėrkohė, kishte mundur qė t'i pėshpėriste bashkėshortes nė njė moment:

    - Lutu, qė kjo e keqe tė shkojė vetėm me kokėn time...

    Pas disa ditėsh largohet nga kjo jetė, shoferi qė ende nuk i kishte mbushur tė pesėdhjetat. Dhe kur nė kėtė familje, nuk ishte larguar dhimbja e kėsaj humbje, korenti lė pa jetė edhe tė birin, qė sapo kishte mbushur tė njėzetėepestat...

    Nuk i kishte bėrė kujt keq Shenjti Sari Salltėk deri nė kėtė kohė, por nuk mund tė duronte lėndimet qė i bėheshin shpirtit tė Shenjtė...
    Sapo kishte mbaruar mbledhjen nė Parkun e Mallrave tė qytetit tė Laēit, sekretari i Partisė sė rrethit tė Krujės, I.S. Kishte rėnė nata dhe rrugės pėr nė shtėpi, pranė tyrbes sė Gjurmės sė Sari Salltėkut, shikon dy qirinj tė ndezur. I thotė shoferit qė tė ndalojė dhe e urdhėron qė tė shkojė t'i fikė. Por, ai krutan besimtar nuk ishte bindur edhe kur shefi i tij e kishte kėrcėnuar se do ta pushonte nga puna. E ndėrsa kishte hedhur ēelėsat nė kabinė, grindjen e shuan njė komunist tjetėr, qė ishte ulur nė sedilen e pasme. Ikėn dhe fik qirinjtė... Mbyllet kjo mosmarrėveshje, por nuk harrohet ligėsia e radhės. Pas tre javėsh edhe kėtij njeriu, i shfaqet nė endėrr mallkimi i tmerrshėm:

    - Dy qirinj fike, dy jetė do tė shuaj!

    E dhimbshme, por e pa mundur pėr t'u shmangur! Pas pak ditėsh, dy djemtė e tij, njėri nėntė dhe tjetri shtatė mbyten nė njė liqen artificial.

    Edhe mė i shėnjtė ka qenė Sari Salltėku pėr malin e Krujės, aty ku ndodhet shpella nė tė cilėn ka jetuar. Janė me dhjetra mrekullitė qė tregojnė banorėt e kėtij qyteti. Madje, dėshmitarė nė vitet e luftės kanė qenė edhe nazistėt gjermanė. Informatat e grumbulluara saktėsonin se forcat partizane, ishin pėrqendruar nė malin e Krujės. Menjėherė gjermanėt qė ishin dislokuar nė Kalanė e Skėnderbeut, kthejnė artilerinė e rėndė nė drejtim tė vargmalit. Pėrcaktojnė kordinatat, llogarisin kėndet e grykave tė topave dhe japin urdhėr pėr zjarr. Mirėpo, nuk bėhet shkrepja! Dylbitė dhe shėnjestrat e artilerisė sė tyre, eklipsoheshin nga njė dorė e dalė prej shpatit tė malit... Sari Salltėku u "lagu" barutin dhe i nxjorri jashtė luftimit, me shenjtėrinė e tij!

    Edhe ushtria e Partisė sė Punės ka dashur t'i pushtojė kėto lartėsi, por nuk ia ka dalė. Kėta, jo nga para, por nga prapa malit. Ishte projektuar njė rrugė automobilistike dhe bėrja e disa tuneleve nė kėtė vargmal, por pėrsėri me dhimbje tregohet se mallkimi ka rėnė mbi disa ushtarė e oficerė, qė janė rrėzuar nė greminė apo kanė humbur jetėn nga shpėrthimet. Askush nuk ka mundur ta prekė atė mal qe njihet si mali i Shenjtorit Sari Salltik pergjate te gjithe historise.

    Gjithsesi, mallkimi mė i rėndė ishte taksur pėr ideologjinė dhe regjimin komunist. Pas atij rrėzimi dhe pėrdhosje tė turpshme qė i bėri populli i vet, pranvera e demokracisė, lulėzoi dhe gjallėroi edhe besimin fetar. Ėshtė koha, kur njerėzit jo vetėm me shpirt, por edhe me fjalė, gėzojnė dhe luten nė Perėndi. Ėshtė koha, kur qetėsinė e tyre shpirtėrore e gjejnė nė kėto kulte shenjtėrie. Edhe shenjtėt, kanė rikthyer bekimin dhe mirėsitė mbi besimtarėt e vet. Shpella dhe Gjurma e Sari Salltėkut janė shndėrruar nė vende peligrinazhi tė pėrditshme pėr shqiptarėt. Nga dita nė ditė lartėsohen dhe hijeshohen teqet dhe tyrbet bektashiane. Tė gjitha me dėshirėn dhe kontributin e besimtarėve. Dhe fitimi i tyre ka qenė i shumėfishtė...

    Pėr gati dhjetė vjet, biznesmeni krutan, A.Sula, hyri e doli nėpėr shumė klinika mjekėsore tė Europės. Por, dėshirėn pėr t'iu gėzuar fėmijės ia plotėsoi vetėm shenjtėria e Sarisalltėkut. Me tė filluar ndėrtimin e teqesė, nisi edhe lindja e fėmijėve... Tashmė, familja e Asllanit gėzon tre fėmijė tė shėndetshėm dhe tė mbarė.

    Tė shumta janė rastet kur njerėzit kanė kaluar me sukses edhe shumė shqetėsime shėndetėsore. Tregojnė njė rast, kur njė djalė rreth tė tridhjetave, kishte rėnė nė njė paralizė tė rėndė. Pas disa ditėve nė gjendje kome, pėr njė ēast ai kishte pėshpėritur:

    - Mė ēoni nė Sari Salltėk!

    Katėr djem tė fuqishėm e mbanin peshė tė sėmurin deri sa e vendosėn pranė Gjurmės sė Shenjtė. Pas disa minutave, i sėmuri nė gjendje kome filloi tė lėvizė gjymtyrėt. Pėrmirėsimi i tij, ngjalli habinė e tė gjithė shoqėruesve. Pas gjysėm ore, ai fillon tė flasė dhe deri te makina iku i mbajtur pėr krahu vetėm nga dy shoqėrues. Ndėrkohė, kujtohet se diēka duhej tė kishte falur pėr kėtė mrekulli. U kėrkon tė afėrmėve shumėn qė kishte bėrė ndėr mendje dhe i pa shoqėruar shkon dhe i hedh te arka e tyrbes. Kthehet nga andej sikur tė ishte ai njė nga shoqėruesit dhe jo vet ai i sėmuri nė gjendje kome. Mrekullitė e Sari Salltėkut, nuk kanė tė mbaruar...

    Fat dhe mbarėsi, qė e kemi tė pėrjetshme kėtė shenjtėri!

    Historiku i Sari Salltėkut

    Sari Salltėku, ky misionar Bektashi qė pėrhapi idetė e shenjta tė Haxhi Bektash Veliut, sipas dėshmive dokumentare, ka ardhur me mision nė Krujė nė majin e vitit 1325. Sipas njė burimi tjetėr, thuhet se disa njerėz nga Rumelia kanė shkuar te H.B. Veliu dhe i kanė kėrkuar njė misionar pėr pėrhapjen e Bektashizmit. Ai i ka thėnė: "Sariyi saldik", me kuptimin: "E kemi dėrguar Sariun". Ndaj dhe i ka mbetur emri "Sari Saltik". Ėshtė fakt, qė ky misionar islam ka ardhur para turqve nė Shqipėri e Rumeli (Maqedoni) pėr tė pėrhapur idete e ndritura tė H.B.Veliut. Pėr emrin e vėrtetė tė tij ka tė dhėna tė ndryshme. Sipas Evlia Ēelebisė, udhėtarit turk tė shek. XVII, qė vizitoi vendin tonė, nė vėllimin "Shqipėria para dy shekujsh" thotė se, emri i kėtij njeriu tė madh sipas njė sajahatnameje (jetėshkrimi) ėshtė Mehmet Buhari. Nė librin "Islamizmi dhe kristianizmi nė sulltanat" mėsojmė, se emri i Sari Salltėkut ėshtė Mehmet Bahbara, i cili kishte qenė nxėnės i tė famshmit Ahmet Khaja nga Azia dhe dervish i zellshėm i H.B.Veliut nė vitin 1337. Sipas njė sajahatnameje tjetėr, tė cilin e shkroi Abu Hajr Rumi aty nga viti 1450, del se Sari Salltiku ėshtė me origjinė prej Sejid Gaziut, prej familjes sė Muhamedit dhe ėshtė quajtur "Sherif Hazer". Sami Frashėri nė librin "Kamus -al-alam" thotė se, emri i vėrtetė i Sari Salltėkut ėshtė Ismail dhe ka qenė njeri prej kalifėve tė H.B.Veliut.

    Meqė shėrbimi i kėtij misionari qe sekret, se vendi ishte i krishterė, pėr maskim, veten e quajti me emra tė ndryshėm, pasi ai ka lėvizuar nė disa vende tė botės. Pse pikėrisht ky misionar, zgjodhi Krujėn si vendqėndrim pėr pėrhapjen e ideve tė shenjta islame nė Shqipėrinė e asaj kohe?

    E para, ky ėshtė njė sekret hyjnor, qė u shfaqet vetėm mistikėve.

    E dyta, vendet e larta kanė qenė tė preferuara pėr jetėn e njė mistiku dhe kjo vėrtetohet nga vendndodhja e tij nė shpellėn e malit, si vend i izoluar pėr lutje dhe falje tė veēanta.

    E treta, vendqėndrimi i tij nuk qe larg njerėzve, me disa prej tė cilėve edhe komunikonte e pėrhapte idetė mistike. Ndaj ky eremit islam i befasoi ndjekėsit me mrekullitė, qė tregoi si dhunti tė ideuara nga Haxhi Bektashi.

    Pėr herė tė parė, emri i malit tė Sari Salltėkut njihet nga regjistri kadastral osman i vitit 1583 pėr qytetin e Krujės, ku ndėr tė tjera shkruhet: "71 familje myslimane qė banonin nė lagjen Varosh tė Krujės ishin ngarkuar tė ruanin kėshtjellėn, 10 familje ishin caktuar me shėrbim pėr tė mirėmbajtur rrugėn qė tė ēonte nė Sari Salltėk, kurse 47 tė tjera tė krishtera kryenin shėrbime pėr mirėmbajtjen e mjediseve, si tė vendrojeve, tė tophanes, tė armatimeve tė kalasė dhe tė ruajtjes sė urave".

    Njė version dėshmon, se te Saltiku kishin shkuar 7 nxėnės nga vende tė largėta pėr t'u mėsuar dhe edukuar te ai. Me dijet, qė morėn, besimin dhe asketizmin e tyre, tė gjithė u bėnė njerėz tė famshėm e pronarė tė mrekullive. Kur Sari Saltik ndėrroi jetė, secili prej tyre solli arkivolin e kėrkoi ta dėrgojė nė vendin e tij pėr ta varrosur. Por, nė mes tyre plasi grindja, pasi ēdonjėri prej tyre ngulte kėmbė, qė tė merrte kurmin e shenjtė. Ngaqė nuk ranė dakort, ēėshtjen e zgjidhjes sė problemit e lanė pėr tė nesėrmen dhe ranė tė flenė. Tė gjithėve iu fanit nė ėndėrr Sariu, i cili u tha kėto fjalė: "Unė vdiqa, ju sollėt 7 arkivole, d.m.th secili nga njė. Vėshtroni ku tė jetė njė lule e bardhė, unė jam aty, e pronari i arkivolit tė mė marrė, e tė mė varrosė nė vendin e tij".

    Kur u zgjuan tė nesėrmen, panė se mbi ēdo arkivol kishte nga njė lule tė bardhė... Kėshtu, secili mori qivurin e tij dhe e varrosi me nderime nė vendin e vet. Burime tė ndryshme thonė se, Sari Salltėku, dha shpirt diku nė Ballkan dhe vdekja e tij ėshtė kthyer nė njė legjendė dhe mister. Shumica e vendeve tė Ballkanit kanė caktuar nga njė vend, i cili quhet Varri i Sari Salltėkut! Shqipėria, sipas shumė historianėve, ėshtė pretendenti kryesor i kėsaj vendndodhjeje.

    google
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ATMAN : 07-05-2014 mė 21:58

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-07-2016
    Postime
    2

    Pėr: Vendet e shenjta ne Shqiperi

    te lutem me ndihmo dhe mua me adresen e ketij vendi,,,faleminderit

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anėtarėsuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,431

    Pėr: Vendet e shenjta ne Shqiperi

    Citim Postuar mė parė nga ettaa Lexo Postimin
    te lutem me ndihmo dhe mua me adresen e ketij vendi,,,faleminderit
    Nuk ka me te Shenjte sesa Zoti dhe me te bekuar se ajo zemer qe beson Zotin Nje.Vendi me i mire ne bote eshte zemra e lidhur me nje Zot te vetem.Te gjithe vendet e tjera jane kot.Hip ne maje te malit po qe zemra zift ste ben dobi asgje.Po qe zemra besimtare edhe ne fund te detit te jesh do ta gjesh zgjidhjen e problemit tend dhe Ndihmen e Zotit per ty.
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

  11. 2 antarėt mė poshtė falenderuan Xhemis pėr mendimin e shprehur nė kėtė postim:

    rromanoku (02-07-2018),skender76 (16-12-2016)

  12. #11

    Pėr: Vendet e shenjta ne Shqiperi

    [QUOTE=OROSHI;2388416]Kisha e Shna Ndout ne Laē!
    Mali i Tomorrit![/QUOTE

    Mali i Korabit, Trebeshin- Dhembel- Nemerēke,
    po edhe ai i Dajtit..., pastaj fusha e Maliqit, ajo e Myzeqese, shtate liqenet e Lures,
    ura e Gorices....., dhe ajo e Daj Lanit tek "karburanti"... pa shkuar akoma ne Agip.
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  13. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    5,877

    Pėr: Vendet e shenjta ne Shqiperi

    Citim Postuar mė parė nga ettaa Lexo Postimin
    te lutem me ndihmo dhe mua me adresen e ketij vendi,,,faleminderit
    Pershendetje

    ne tirane ke teqene e dervish HATIXHE, teqeja ndodhet mbas maternitetit nena geraldine , PO ASHTU NE TIRANE KE EDHE fondacionin Shenteror Eleonore qe ndodhet ne lagjen komuna parisit, ne kruje ke teqene e Sari Salltik nje shenjtor i madh te cilin vete Hiresia e tij Haxhi Bektashi e dergoi me mision ne Ballkan, ne Lac ke kishen e Vlla Ndout te Paduas ose Shen-a Ndout,ne jug ke teqene kulmakut ose i njohur edhe si Abaz Ali tomorri ne malin e tomorrit ,ne erseke ke teqene Haxhi Babait ne Qesarake.

    mund te kete edhe vende te tjera ne shqiperi por une personalisht nuk i kam pare qe te them dhe te tregoj pervojen time

    pyt 99 vete dhe bej si di vete , kjo eshte si puna doktorrit do shkosh ne shume te tille por vetem ai qe te gjen kuren e duhur per ty eshte edhe me i miri

    sugjerimi im eshte qe te mos i gjykosh kurre subjektet Shpirterore Apriori pa qene vete prezent,sepse jane eksperienca personale ne nje niveli te brendshem qe nuk mund te kuptohen kurre nga persona te tjere qe nuk ja kane idene fare nga realiteti brendshem qe eshte i pafund dhe qe nuk i jep efekte negative askujt, perkundrazi vetem ne kete realitet te pafund gjejne balsamin sherues te gjithe pa dallim
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ATMAN : 16-12-2016 mė 04:54

  14. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Pėr: Vendet e shenjta ne Shqiperi

    ne Shkoder ka nje lagje te nje profeti shume te vjeter te Allahut, por ai e ka harruar ate vend, megjithat eshte nje vend plot fat dhe qetesi! thuhet se edhe ne malet e Martaneshit paska qene nje fshat shume i vjeter besimtaresh! Kurse pabesimtaret dihet, jane ne Divjake dhe Sarande(te luhaturit).

  15. #14
    i/e regjistruar Maska e refet
    Anėtarėsuar
    24-04-2007
    Postime
    553

    Pėr: Vendet e shenjta ne Shqiperi

    Bol interesant

  16. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    5,877

    Pėr: Vendet e shenjta ne Shqiperi

    Kush ishte Dervish Hatixheja, gruaja qė humbi familjen dhe i shpėtoi
    sėmundjes sė kolerės



    Sipas historikut tė familjes, Hatixheja ishte njė nuse e re tiranase me
    dy fėmijė dhe si shumė gra tė tjera tė kohės, jetonte nėn prangat e njė
    realiteti tė ashpėr, ku shoqėria e quante normė abuzimin e grave.*

    Gratė nuk kishin tė drejtė, si qenie humane, tė mendonin, tė ndjenin, tė
    shpreheshin apo tė vepronin nė drejtim tė pasioneve dhe ėndrrave tė tyre
    nė jetė. Ēdo zgjedhje bėhej pėr to nga burrat, familja apo shoqėria qė
    komandoheshin nga burrat. Dhe pėr mė tepėr, burrat kishin tė drejtė tė
    ishin tė pasjellshėm dhe jo vlerėsues ndaj grave. Por Dervish Hatixheja
    do ta ndryshonte kėtė shoqėri dhe mentalitet tė kohės me veprėn e saj
    humanitare ndaj njerėzimit. Fati do donte qė shumė nga ata njerėz qė nuk
    e respektonin gruan, do kishin nevojė pikėrisht pėr ndihmėn e njė gruaje.



    Qė kjo grua do ishte shpėtimtare e jetės sė tyre apo do t’i qetėsonte
    shpirtėrisht gjatė vdekjes sė tyre. Hatixheja do t’i bėnte njerėzit ta
    shihnin gruan me njė sy tjetėr, madje dhe ta pėrgėzonin pėr ato qė ajo
    ishte e aftė tė bėnte dhe pėr mė tej, edhe ta bėnin atė shenjtoren e
    tyre dhe tė faleshin nė gjunjė pėrpara saj. Hatixheja jetoi gjatė viteve
    1700, kur Ballkanin e pllakosi epidemia e kolerės. Njerėzit vdisnin
    rrugėve tė pandihmuar dhe mbeteshin dhe tė pavarrosur, gjė qė kanoste
    akoma mė shumė rrezik pėr pėrhapjen e sėmundjes nė pjesėn e shėndoshė tė
    popullatės.

    Hatixheja e humbi familjen e saj nga kolera. Por ajo diti qė ta kthente
    kėtė dhimbje nė diēka pozitive. Ajo nuk u largua pėr t’i shpėtuar
    kolerės, pėrkundrazi, shpirti i saj e kėrkonte qė dhimbja e saj
    shpirtėrore tė bėhej forca pėr tė ndihmuar tė sėmurėt me kolerė. Ajo, me
    shumė kurajė, me gjithė rrezikun qė mund tė sėmurej vetė nga kolera dhe
    duke hedhur tej tabutė e shoqėrisė, mori iniciativa dhe u vu nė shėrbim
    tė njerėzve. Ajo i ktheu pronat e saj nė varrezė dhe shtėpinė e saj nė
    spital pėr t’u kujdesur pėr tė sėmurėt me kolerė. Tė paktėn, njerėzit me
    kolerė tė kishin njė vend ku tė kėrkonin ndihmė. Aktiviteti humanitar i

    Hatixhesė u dha kurajė shumė grave tė tjera, pėr tė tejkaluar limitet e
    kohės dhe pėr t’u bashkuar me Hatixhenė pėr t’u shėrbyer njerėzve. Ato,
    si Hatixheja kishin dėshirė t’u vinin nė ndihmė njerėzve. Kėshtu,
    Hatixheja nuk ishte mė vetėm. Ajo udhėhiqte njė grup pune. Nė kėtė
    mėnyrė, pėrveē se u vu nė shėrbim tė njerėzimit, nė njė nga kohėt mė tė
    vėshtira, krijoi gjithashtu njė lėvizje pavarėsie pėr gratė. Edhe mė
    interesant ėshtė fakti qė ajo vetė, edhe pse nė kontakt tė vazhdueshėm
    me tė sėmurėt me kolerė, nuk po prekej vetė. Pra, njerėzit shikonin qė
    njė mrekulli po ndodhte me tė. Hatixheja gjithashtu filloi tė shėronte
    tė sėmuret me kolerė, ēka u konsiderua njė mrekulli tjetėr e saj.



    Dervish Hatixheja ishte dhe njė mjeke popullore e aftė pėr tė shėruar
    disa lloj sėmundjesh, sidomos tė plagėve tė rėnda. Ajo jo vetėm
    pėrgatiste vetė ilaēe me bimė medicinale, por i ofronte ato falas. Nga
    kėto ngjarje, Hatixheja tashmė nuk shihej vetėm si njė njeri i
    zakonshėm, duke u kthyer kėshtu nė fenomen. Ajo jetoi nė njė realitet
    spiritual, pėr kėtė arsye nuk u sėmur dhe diti ta pėrdorė ndėrgjegjen e
    saj pėr tė shėruar njerėzit. Hatixheja fitoi titullin “Dervish” pėr
    impaktin e aktivitetit tė saj humanitar nė ndihmė tė tė sėmurėve me
    kolerė, pėr dedikimin e saj ndaj njerėzve, e pėr tė gjitha veēoritė
    mbinjerėzore qė e karakterizuan. Titulli “Dervish” ėshtė njė titull
    shenjtor, qė u jepet shumė rrallė grave.

    panorama.al

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •