Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604

    Pertej mjerimit dhe deshperimit te popullit

    Mexhit Prenēi

    *Taksat mbi energjinė elektrike vrasin te varfėrit dhe pensionistėt. 70 mijė lekė tė vjetra pensioni mesatar. Minus 40 mijė taksa pėr dritat, qė herė vijnė e herė s'vijnė. Minus 5 mijė pėr ujin me fekale. 25 mijė lekė nė xhep tė pensionistit..

    Qė tė mos vdes urie pensionisti blen sėpari bukėn 30 x 6=18 mijė. Ēajė, sheqer dhe sapun pėr tė larė rrobat 7 mijė. MBETEN "O"LEKĖ, PĖR TĖ TJERA. Jeta varur nė fije tė perit.

    STRESE .TRISHTIM. JETĖ M...QEVERI M...*

    1.

    Thika nė asht. Varfėria nė ekstrem. Mjerimi nė kulm. Dėshpėrimi nė pikėn mė kritike. Qeveria rrit taksat.

    Merret me korrupsin sipas klaneve. Harxhon energjitė nė luftėn pėr pushtet

    Laku nė fyt tė tė varfėrit. Mjerim e dėshprim edhe nė gėzime edhe nė hidhėrime edhe nė ditė festash edhe pėr Vitin e Ri.

    STRESE... TRISHTIM...JETĖ M... QEVERI M...

    2.

    Njė dukė tjetėr nė kėtė realitet tė dėshpėruar. Njė pjesė e shoqėrisė, (pjesa e horrave do tė thoshte Urtaku), politikanė e pushtetarė qė nuk e ndjejnė mjerimin e popullit, ata qė u bėnė tė pasur tė mėdhenj "me urdhėrin e peshkut", "me shkopin magjik" me rrugė nėpėr labirinthe tė pista e tė ndyra qė ndriēohen nga mashtrimi dhe udhėhiqen nga amoraliteti, jetojnė nė luks marramendės, nė antitezė tė plotė me varfėrinė e shqiptarėve.

    3.

    Sfidues mė i madh i mjerimit dhe dėshėprimit, kryeministri Nano. Pikėrisht natėn e Vitit tė Ri, braktisi tragjizmin e jetės shqiptare dhe fluturoi me tė Bukurėn e Dheut, si personazh pėrralle, nėpėr vende ekzotike, nė mjedise e pallate magjike tė Algjerisė dhe Egjyptit, si njė faraon modern.

    Kurthngritės i vetvetes me ato qė bėn dhe ato qė thotė, duke imituar strucin qė fsheh kokėn dhe le prapanicėn jashtė, kur me patetizėm thėrret: " Jemi progresit ".

    4.

    Si njė pikė uji qė bie papushim mbi kokėn e tė burgosurit nė qeli, mjerimi troket ēdo minut, ēdo orė, ēdo ditė nė vatrėn e tė varfėrve, mbi dėshpėrimin e tyre qė ka arritur pikėn kritike. Kjo pikė nė ēdo second mund tė shndėrrohet nė tritol. Merre me mend se ē'mund tė ndodhė pėrtej pikės kritike, pėrtej kulmit tė dėshpėrimit !

    Gjithēka do t'i ngjajė kataklizmos. Dėshpėrimi i mjerimit qė zienė pėrbrenda si vullkan, po shpėrtheu, nuk do tė derdhet tė shkrijė statujat, as nuk do tė shndėrrohet nė lak ēeliku, t'i tėrheq zvarrė ato, siē tėrhoqi shtatoren e tiranit Enver Hoxha. Dėshprimi nė formė laku, kėsaj here do tė hidhet mbi qafėn tuaj, o politikanė tė mjerimit tė shqiptarėve, dhe do t'u tėreq zvarrė rrugėve tė Tiranės dhe tė gjithė Shqipėrisė, si shkaktarė tė mjerimit dhe dėshprimit tė madh tė popullit.

    5.

    A e ndjeni kėtė, o politikanė tė ndershėm,tė pandershėm !

    A e kuptoni se varfėria po hedh valle mbi tehun e thikės?

    A mendoni se durimi ka njė kufi?

    Minjtė e ndjejnė tėrmetin dhe dalin nga strofkat e tyre, para se tė tundet dheu. Ju nuk ndjeni asgjė. Jeni akullnajė. Ju nuk e pėrjetoni as nuk e kuptoni varfėrinė, mjerimin dhe dėshprimin. Po as veten s'e kuptoni!

    Politikanė pa tru, do tė thoshte Urtaku !.

    Rritja e taksave mbi energjinė elektrike vret tė varfėrit dhe pensionistėt. 70 mijė lekė tė vjetra pensini mesatar. Minus 40 mijė, taksat pėr dritat, qė herė vijnė e herė s'vijnė. Minus 5 mijė, pėr ujėt me fekale. 25 mijė nė xhep tė pensionistit.

    Qė tė mos vdes urie pensionisti, blenė sėpari bukėn 3ox 6 = 18 mijė. Sheqer, ēaj dhe sapun pėr tė larė rrobat 7 mijė. Mbeten "O" lekė pėr tė tjera. Jeta varur nė fije tė perit.

    Strese. Trishtim. Jetė m... Qeveri m...

    6.

    Po m... vazhdon. Pas taksave mbi energjinė elektrike, do tė rritet ēmimi i bukės, i qumshtit dhe nėnprodukteve tė tij, qė ruhen nė frigorifer. Do tė rritet gjithēka qė ka tė bėjė me rrymėn elektrike. E,kjo, do tė thotė tė rritet varfėria. Tė rritet mjerimi. Tė ndizet dėshpėrimi. Tė shpėrthejė stuhia...

    Kjo nuk ėshtė pėrrallė. Nuk ėshtė surealizėm. Ėshtė tragjizėm. Tragjizmi i jetės sė sotme tė njė pjėse tė shoqėrisė shqiptare, nė kėtė fillim shekulli, ku pėrgjegjės jeni ju, zotėrinj politikanė dhe pushtetarė...

    7.

    Duke perifrazuar Fishtėn, formuloj zhgėnjimin e shqiptarit: " A ndjeni zotni qė jeni m'at' shkam / Sa t'jeni ju, nė krye, shqiptar ma nuk jam ". Me kėtė mallkim, ikin me qindra dhe mijėra tė rinj dhe tė reja qė marrin rrugėt e kurbetit tė zi, rrugėt tragjike, ku me dhjetra e dhjetra i kanė pėrpi thellėsitė e Adriatikut, me dhjetra e dhjetra tė tjera i ka marrė plumbi... Me qindra profesorė, doktorė, ekonomistė, juristė, pedagogė tė rinj, fshijnė rrugėt e botės...lajnė b... e botės, pastrojnė ĖC e botės; me mijėra vajza prostituojnė rrugėve tė pista tė botės...

    Zotni, qė jeni mat' shkam, a e dini se shkaktarė tė kėtij mjerimi, jeni ju ? A nuk e kuptoni se heret a vonė, do tė pėrgjigjeni pėr kėtė ?...

    8.

    Kandili po zėvėndėson dritėn elektrike nė Shkodrėn e Migjenit dhe, nė njė pjesė tė madhe tė vatrave shqiptare. Lypsat kanė mbushur rrugėt, sheshet rrugicat, si asnjėherė tjetėr. Tė varfėrit marrin bukėn me listė nga tregtarėt zemėrmirė, pa e ditur se si do t'i paguajnė paratė. Shumė familje tė varfėra flenė nė kasolle me thupra. Ndėrsa qeveria rrit taksat. Lakun na e shtrėngon nė fyt. Thikėn e mjerimit po e ngul gjer nė palcė...

    Nėpėr fyejt e erės, prej kasolleve tė mjerimit qė klithin, buēasin vargjet e Migjenit: " O si nuk kam nji grusht tė fortė / Malit qė s'bzanė / M'u nė zemėr me ia njeshė / ... E tė shoh si dridhet nga grushti i paligjshėm / E un' tė knaqem, tė knaqem tue qeshė."

    Ndėrsa kryeministri socialist Nano, thėrret tribunave: " JEMI PROGRESIST " !

    9.

    O popull! Si i duron dėshtakėt e mėdhenj, mafiozėt e mėdhenj, tė pamoralshmit e mėdhenj, tė korruptuarit e mėdhenj, gėnjeshtarėt e mėdhenj, tė hedhin valle mbi kurrizin tėnd kockė e lėkurė. Mbi varfėrinė dhe mjerimin tėnd?...

    Po, ti o popull, nuk je popull! Popull qė vendos pėr fatet e tij. Ti je popull i tredhur. Popull qė ngopesh me gėnjeshtra. Me lugė tė zbrazur. Voton me qejf tė madh, pėr ata qė tė lenė pa drita, pa ujė, pa bukė. Ata tė premtojnė dhe asnjėherė premtim s'e mbajnė. Ti pėrsėri voton pėr ta. Pėrsėri tė mashtrojnė, pėrsėri voton pėr ta !...

    Popull skllav! Je gadi tė sakrifikohesh pėr partitė qė duan pushtetin... e duan ta mjelin si lopė, jo pėr ty, por pėr vete. Nuk ngihesh nė revolta pėr vete, po pėr partitė, qė po bėjnė vėra nė ujė pėr mirėqenien tėnde.

    A nuk ėshtė e dhimbshme, e trishtueshme dhe tragjike, thirrja patetike e gruas nga Berati, nė tubimin socialist: "Nuk duam drita. Nuk duam ujė. Nuk duam bukė. Veē ju, atje lart, tė keni unitet" Tamam si nė kohėn e diktaurės sė tmerrshme enveriste, grusht ēelik rreth partisė, paēka se dhėmbėt kėrcasin nga uria.

    10.

    O zot i madh, si mundet njeriu tė mohojė veten pėr horrat e politikės, edhe kur tė zhytin thellė e mė thellė nė mjerim? Asnjė personazh i teatrit tė absurdit, nuk do tė ishte mė absurd, se gruaja e Beratit, dhe gra e burra tė Shqipėrisė skllevėr si ajo. Askush nuk ngrihet, sė paku, tė protestojė pėr varfėrinė dhe mjerimin e vet. Tė bėrtasė, tė ēirret, tė thėrras gjer nė kupė tė qiellit pėr taksat e larta dhe rrogat e pensionet e ulta.

    Edhe intelektualėt bėjnė namin nėpėr kafenera duke sharė qeverinė, po zėri u mbetet brenda tymit tė kafenesė, nė vend qė fjala dhe zėri i tyre tė buēasė nė median elektronik edhe atė tė shkruar, si kėmbanė alarmi.Nė vend qė tė vihen nė krye tė lėvizjeve kundėr mjerimit, me qė edhe sindikatat kanė rėnė nė gjumė letargjik.

    Intelektualėt e vėrtetė, studjuesit seriozė, shkrimtarėt qė shkruajnė libra, qė i gjen ēdo ditė nė bibliotekė dhe mezi pinė njė kafe 3o lekėshe nėse ia ka kursyer gruaja, janė mpirė dhe nuk ngrihen t'i bien me grusht tė forte malit qė mashtron.

    11.

    Asnjė arėsye, asnjė argument, asnjė situatė nuk mund ta pėrligj skajshmėrinė e varfėrisė tek ne. Askush nuk mund ta mbrojė klasėn politike konfliktuese, as shtetin e korruptuar tė sotėm pėr gjendjen e mjeruar tė pensionmistėve, punėtorėve, tė papunėve, mėsuesve dhe intelektualėve tė pa angazhuar nė asnjė punė, tė shtresave tė varfėra pa asnjė pėrkrahje sociale e tjerė, e tjerė.

    Qė mė 1922, AT AMBROZ MARLASKAJ thoshte: " Nji shtet i pabesim u hap dyert heret a vonė dy tė zezave ma tė mnershme tė shoqnisė, despotizmit dhe anarshizmit. Nji shtet qė nuk do mu mbajt mrena caqeve tė ligjės sė Zotit nė sundimin e gjytetasv, ka pėr tė mbajt si masė tė sundimit vetėm vullnesėn e interesin e vet, e ka pėr tė pėrdorė mjete gjithfarėsh tė ligjshme e tė paligjshme"
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  2. #2
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604
    Statistikat
    Sa shqiptarė jetojnė nė varfėri
    -Rreth 29.6 % e shqiptarėve janė tė varfėr, ndėrsa gjysma e kėsaj kategorie (14.8) jetojnė nė varfėri ekstreme
    - Njė familje nė tre pėrjeton probleme tė strukturės sė banimit
    -Vdekshmėria foshnjore dhe ajo deri nė 5 vjeē janė relativisht tė larta krahasuar me vendet e rajonit, vdekshmėria amtare ėshtė gjithashtu e lartė
    -Pothuajse njė nė 7 fėmijė nėn 5 vjeē (14 %) ėshtė i kequshqyer
    -Vihet re rritje e analfabetizmit (vetėm 88 % e popullsisė mbi 15 vjeē ėshtė nė gjendje tė shkruajė dhe tė lexojė)
    -Rreth 75 pėr qind e familjeve tė varfra, pėrveē mungesės sė tė ardhurave, pėrjetojnė edhe probleme tė mprehta sociale.

    Varfėria

    1 nė 6 familje jeton me mė pak se 1 $ nė ditė
    Mbi 29.6 % e shqiptarėve janė tė varfėr, ndėrsa gjysma e tyre jeton nė varfėrisė ekstreme. Varfėria ėshtė e pėrqėndruar kryesisht nė zonat rurale: ndėr 5 tė varfėr, 4 jetojnė nė fshat. Sipas statistikave 1 nė ēdo 6 familje jeton me mė pak se 1 dollar nė ditė pėr person dhe pothuajse njė nė dy familje jetojnė me mė pak se 2 dollarė nė ditė pėr person. Shpėrndarja e mirėqėnies sociale ndėrmjet zonave urbane dhe rurale ėshtė gjithashtu joproporcionale: 28 pėr qind e popullsisė rurale pėrfshihet nė varfėrinė ekstreme.

    Kukėsi, Bulqiza, Dibra, Librazhdi, Puka dhe Gramshi janė qytetet qė kanė mė shumė familje qė jetojnė nė skajet e varfėrisė ekstreme
    Statistikat tregonė se 50 % e tė varfėrve janė tė vetėpunėsuar nė bujqėsi, 20 % janė pensionistė dhe 10 % janė tė punėsuar nė sektorin jobujqėsor. Rreth 60 % e atyre qė pėrfitojnė pagesė papunėsie janė tė varfėr

    Varfėria

    Strategjia Kombėtare e Zhvillimit Ekonomik dhe Social ka si objektiv reduktimin e varfėrisė nė vend

    Mė shumė se 29.6 % e shqiptarėve jeton nė skamje

    1 nė 6 familje jeton me mė pak se 1$ nė ditė pėr person dhe 1 nė 2 familje jetojnė me mė pak se 2 $ nė ditė pėr person

    Bledjana Beqiri
    Thellohet gjithmonė e mė shumė hendeku i njerėzve qė jetojnė nė varfėri. Numri i familjeve qė jetojnė nė skajet e varfėrisė ėshtė tepėr i lartė nė vendin tonė. Rreth 29.6 % e shqiptarėve janė shumė tė varfėr dhe gjysma e tyre jetojnė nė varfėri ekstreme me mė pak se 1 dollar nė ditė. Edhe sipas Strategjisė Kombėtare tė Zhvillimit Ekonomik dhe Social njė e katėrta e popullsisė shqiptare ėshtė e varfėr, pjesa mė e madhe e sė cilės jeton nė zonat rurale ku papunėsia ėshtė e theksuar. Por, sipas drejtorit tė Strategjisė Kombėtare tė Zhvillimit Ekonomik dhe Social, Adrian Civici, kjo strategji ka si prioritet sektorin e arsimit, shėndetėsisė dhe infrastrukturės, me qėllim rritjen ekonomike tė vendit. Shėndoshja ekonomike ėshtė ajo qė mund tė sjellė drejtpėrsėdrejti edhe rritjen dhe garantimin e tė ardhurave pėr tė gjitha shtresat e popullsisė nė vend. “Synimi pėr vitin 2003-2006 ėshtė shpėrndarja me mė efektivitet e rritjes ekonomike nė mė shumė grupe tė popullsisė dhe nė mėnyrė tė rregullt nė tė gjithė vendin”, -pohon pėr gazetėn Civici. Sipas tij, rritja ekonomike duhet tė shpėrndahet nė mėnyrė tė tillė qė tė garantojė pėrfitimin e tė gjitha shtresave tė popullsisė dhe nė tė gjitha zonat e vendit. Strategjia Kombėtare e Zhvillimit Ekonomik dhe Social parashikon mė shumė investime nė infrastrukturė, shėndetėsi dhe arsim, me qėllim zbutjen e varfėrisė nė vend dhe reduktimin e varfėrisė ekstreme. Strategjia Kombėtare e Zhvillimit Ekonomik dhe Social harmonizimin e objektivave tė saj me Programin Afatmesėm Buxhetor dhe me Objektivat e Zhvillimit tė Mijėvjeēarit.
    Familje tė varfra
    Zonat rurale janė mė tė prekshme nga varfėria, kjo edhe pėr shkak tė numrit tė madh tė anėtarėve tė familjes. Nė zonat rurale familjet e varfra rezultojnė me 5.1 anėtarė, kundrejt 4.7 anėtarėve nė familjet urbane. Edhe familjet me shumė fėmijė dhe tė moshuar janė mė pranė kufirit tė varfėrisė. Sipas njė studimi tė bėrė nga Instituti i Statistikave, familjet ku mbajtėsit kryesore janė tė rinj dhe tė paarsimuar, janė mė tė rrezikuar nga varfėria, ndėrsa familjet ku kryefamiljari ndodhet nė emigracion, nuk karakterizohen nga rrezik i lartė i rėnies nė varfėri. Varfėria ėshtė mė prezente nė dy kategori familjesh ku gruaja ėshtė mbajtėsi kryesor, nė raste ku gratė janė tė veja me fėmijė dhe kur janė tė vetme. Kėto kategori janė rreth 60 % mė pranė kufirit tė varfėrisė sesa familjet me mbajtės meshkuj.
    Varfėria dhe arsimimi
    Tė varfrit nė Shqipėri nuk shkollohen. Mė shumė se 1/3 e tė varfėrve janė me arsim fillor dhe 1/5 e tyre janė me arsim tetėvjeēar. Pritshmėria e varfėrisė pėr kryefamiljarėt pa diplomė ėshtė 35.8 %, pėrkatėsisht 29.3 % nė zonėn urbane dhe 37.1 % nė zonėn rurale. Niveli i varfėrisė nė zonėn rurale, krahasuar me atė urbane, ėshtė afėrsisht 2 herė mė i lartė pėr ēdo nivel arsimor, me pėrjashtim tė arsimit tė lartė, ku nivelet e varfėrisė janė tė barabarta.
    Papunėsia
    Sipas njė studimi mbi varfėrinė mė shumė se ½ e familjeve ku kryefamiljari ėshtė i papunė bie nėn nivelin e varfėrisė. Tė punėsuarit kanė mė pak mundėsi tė jenė tė varfėr nėse jetojnė nė zonėn urbane (5,3 %), krahasuar me ata qė jetojnė nė zonėn rurale (32,6 %). Pensionistėt e zonave rurale, duke pėrfshirė edhe individėt me paaftėsi qė pėrfitojnė njė pension, kanė probabilitet dy herė mė tė lartė tė jetojnė nė varfėri krahasuar me pensionistėt e zonave urbane.
    Varfėria dhe papunėsia
    Pamundėsia e pasjes sė njė vendi pune dhe tė ardhurave qė sigurohen prej saj, ėshtė njė nga shkaqet kryesore tė varfėrisė nė zonat urbane. Megjithėse papunėsia ėshtė ulur nga 27 % nė vitin 1992 nė 14.8 % nė vitin 2002, ajo vazhdon tė mbetet nė nivele tė larta, veēanėrisht papunėsia afatgjatė. Sipas statistikave nė Berat, Elbasan, Kurbin, Shkodėr, Pėrmet dhe Kuēovė, papunėsia ėshtė mė e lartė se niveli mesatar. Papunėsia e fshehtė dhe nėnpunėzėnia si pasojė e normės sė ulėt tė sipėrfaqes sė tokės sė punueshme pėr frymė tė popullsisė dhe tė shkallės sė ulėt tė zhvillimit tė aktiviteteve ekonomike jobujqėsore nė zonat rurale, mund tė konsiderohen si shkaqe kryesore tė varfėrisė nė kėto zona. Duke mos patur burime tė tjera jetese pėrveē tokės bujqėsore, pjesa mė e madhe e familjeve nė rrethet: Dibėr, Kukės, Tropojė, Shkodėr, Mirditė, Mat, jetojnė kryesisht me tė ardhurat dhe prodhimet e fermės nė pronėsi, e cila ėshtė e kufizuar nė sasi dhe e njė cilėsie tė ulėt. Papunėsia e lartė ėshtė e pranishme edhe nė zonat urbane tė mbipopulluara nga migracioni i brendshėm pas vitit ‘90. Nė komunat e Kamzės, Paskuqanit nė rrethin Tiranė, nė komunat Katund i Ri nė rrethin Durrės, pjesa mė e madhe e popullsisė sė aftė pėr punė ėshtė e papunė dhe jeton kryesisht me punėsimin e pėrkohshėm nė tregun joformal. Pėrsa i pėrket pėrkatėsisė gjinore tė papunėsisė, ajo ėshtė mė e lartė tek femrat (21 %) dhe mė e ulėt tek meshkujt (16 %). Nivelet mė tė larta tė papunėsisė tek femrat nė qytetet Vlorė, Tiranė, Berat, dhe Kavajė shpjegohen me mbylljen e aktiviteteve tė industrisė ushqimore, asaj tekstile dhe artizanatit. Nė qytetet Elbasan, Bulqizė, Durrės, Fier, Skrapar, papunėsia nė meshkujt ėshtė mė e lartė se mesatarja dhe shpjegohet me mbylljen e ndėrmarrjeve tė industrisė sė rėndė dhe minierave.
    Kush rrezikohet nga varfėria
    Sipas njė studimi tė Bankės Botėrore rreth 75 % e familjeve tė varfra, pėrveē problemeve ekonomike pėrjetojnė edhe probleme sociale, si divorcin, vdekjen e njėrit prej kryefamiljarėve, paaftėsinė, problemet e shėndetit apo papunėsinė. Shkalla e mundėsisė pėr tė rėnė nė varfėri ėshtė mė e lartė tek familjet me njė prind, familjet me fėmijė tė paaftė dhe familjet me tė moshuar ose me tė sėmurė. Fėmijėt qė lypin, qė punojnė, fėmijėt qė braktisin shkollėn, fėmijė jetimė, fėmijė tė ngujuar pėr shkak tė gjakmarrjes, gra tė divorcuara dhe gra kryefamiljare, si dhe tė rinj tė droguar, tė papunė, tė rinj tė pėrfshirė nė aktivitete kriminale, tė moshuar tė braktisur dhe tė paaftėt rrezikohen mė shumė nga varfėria.
    Qytetet mė tė varfra
    Rrethet mė tė varfra nė Shqipėri janė: Kukėsi, Laēi dhe Gramshi. Nė kėto rrethe ka mė shumė familje tė varfra, sepse nė to ka mė pak burime punėsimi dhe tė ardhurash. Shumica e familjeve nė kėto qytete bazohen vetėm nė njė burim tė ardhurash. Kurse tė ardhurat nga emigracioni, si pasojė e intensitetit mė tė ulėt tė tij, janė mė tė ulėta se nė rrethet e tjera. Kurse rrethet mė pak tė varfra janė Vlora, Mallakastra, Tirana, Shkodra dhe Mirdita, ku nė njė familje janė tė punėsuar njė ose dy persona, qė janė edhe burime tė ardhurash. Nė Shqipėri ekziston edhe njė grup tjetėr familjesh ku bėjnė pjesė rrethet qė kanė mė pak familje tė varfra dhe shumė tė varfra, si: Korēa dhe Saranda. Kėto rrethe kanė tre ose katėr burime punėsimi dhe tė ardhurash pėr familje, ndėrsa tė ardhurat nga emigracioni janė mė tė larta.
    Sfidat
    Pėrballimi i sfidave kėrkon harmonizimin e objektivave afatmesme tė reduktimit tė varfėrisė, me objektivat afatgjata tė tranzicionit, tė zhvillimit e tė integrimit evropian tė Shqipėrisė, duke ndėrtuar njė strategji pėr reduktimin e varfėrisė me tipare tė theksuara zhvillimi.
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

Tema tė Ngjashme

  1. Kushtetuta e Republikės sė Kosovės
    Nga YlliRiaN nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17
  2. Statusi i ardhshem i Kosovės!
    Nga tani_26 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 589
    Postimi i Fundit: 05-03-2008, 21:42
  3. Shkaqet e mjerimit tė Shqipėrisė
    Nga Iceberg nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 53
    Postimi i Fundit: 19-03-2005, 18:56
  4. Dobjani: Politika, larg Avokatit tė Popullit
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 22-01-2005, 18:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •