Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 13

Tema: Xhinset...

  1. #1
    It's not enough to speak.
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    353

    Xhinset...

    ........Pas nje cope here te mire qe m'i ka ngulur syte tek xhinset e mia, ma plas:
    - Ditet e javes me kostum, vetem te premten mund te veshesh xhinse!
    - Ok, madam, - ia kthej me nje buzeqeshje te ciknosur prej varteseje te zellshme e te kujdesshme.
    ..........Sathya eshte nje jevge nga Srilanka, tek te pesedhjetat, dhe une mendoj ne cast qe po te ishim ne vendin tim, ajo shume shume mund te kish bere karriere si nje pergjegjese ne ndermarrjen e pastrim gjelberimit, veshur gjithe ditet e perendise me ate uniformen e gjelber prej doku. Si e sheh qe kam mbetur disi e prekur, me thote:
    - L..., ti duhet ta dish qe xhinset nuk jane veshje zyrtare.
    - Really?- e pyes une dhe bej si e paditur per te justifikuar veshjen time revolucionare. Veshtroj xhinset e mia dhe ndjej nje dhimbje shume te madhe per to dhe gjithe boten e xhinseve ne pergjithesi qe ende nuk e ka fituar te drejten e qytetarise neper zyra. Dhe thelle, thelle me duket se qielli i botes jeans-ore eshte i sulmuar nga re xhelozie dhe armiqesore.
    .......Mua me pelqejne xhinset, sidoqofshin, pavaresisht nga ngjyra dhe stili. Jane komode dhe sportive, ndjehem mire dhe lirshem. Po kjo gje mesa shoh nuk i pelqen shume Sathyas, dhe nese do e kundershtoja, do e paguaja rende kete. Cdo rebelim ka cmimin e vet. Kujtoj si neper tym, ndersa perkulem mbi tufen e faturave, se para gjurulldise revolucionare, ne qytetin tim se pari u shfaqen xhinset. Modelet e para ishin ca femra qe quheshin te perdala, dhe qe per fat te keq e ulen shume autoritetin e ketij materiali dhe gati gati e identifikuan me to. Hė, hė, ca goca studente te guximshme shume dhe keto, filluan ti vishnin kur vinin me pushime. Me kujtohet nje shok i fakultetit qe mezi gjeti nje pale xhinse te perdorura, 8 mije leke te vjetra, nderkohe qe te dy prinderit e tij merrnin se bashke ne muaj 9 mije leke te vjetra. Sidoqofte ai e bleu ato, dhe per cudi pamja e tij u be vertet interesante, dhe kjo u duk sidomos kur ai tashme nuk shihej me vetem, pa shoqerine e ca gocave te lezetshme.
    .....Ndersa xhinset e mia te para perfunduan ne gijotine. Nje pale gershere ne duart e tim eti dhe ato u kthyen ne nje send pa vlere. Asgje s'kam qare me shume se ato pantallona. Megjithese me vone historiku jeans-or u pasurua me lloje te tjera shume me ekstravagante, une i kujtoj perhere ato, si te parin deshmor, ne themelet e nje revolucioni dhe bote te re. Nuk ka fitore pa gjak, dihet tani kjo gje.
    -------------

    ......... E premte. Heq kembet zvarre deri tek tavolina ime e punes me mendjen tek dy ditet e pushimit qe vijne me tej, dhe shoh qe kam veshur serish pantallonat bezhe te kostumit. Vertetohet dhe njehere qe njeriu eshte qenia me e pershtatshme ndaj rregullit.
    - Good morning L...- degjoj nga pas zerin e Sathyas, menaxheres sime nga Srilanka e larget dhee lagesht, kthej koken e pergjumur t'i kthej pershendetjen me nje dashuri te ciknosur varteseje dhe mbetem si guake per nje cast. Sathya ka veshur nje pale xhinse me bel te larte, te ngushta lart dhe shume te gjera poshte, si fshesat e ndermarrjes se pastrim gjelberimit.
    "Bravo Sathya", mendoj me vete dhe jam e lumtur qe sidoqofte revolucioni ende marshon.....
    Kur nisi lufta isha i vogėl
    dhe nepėr tym diēka mbaj mend.
    Fill mbas ēdo lufte, bėhej si gogėl
    Atdheu im! Ja kjo mė ēmend!

  2. #2
    EDUKATOR SHPIRTĖRASH Maska e che guevara
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    tetove
    Postime
    101
    te lumte Dikea me faje
    prej kesaj ndodhie qe do ti thosha une kam mesuar shume
    ju jam shume shume mirenjohes
    . Jeto sikur do vdesesh neser. dhe meso sikur do jetosh gjithmone.
    _____________________________
    Ta edukosh njeriun eshte ta be

  3. #3
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Sa thjesht e ke kapur temen e revolucionit Dikea. Me pelqeu vertet.

    Me solle ndermend ne c'kohe dhe cili qe personi qe ka veshur per here te pare xhinse ne klasen time ne fillore, kur i kam veshur une vete per here te pare. Me kujtove edhe nje artikull qe kam lexuar dikur per nje ndermarrje (ne Brazil nese nuk e ngaterroj) qe praktikonte demokracine ne nivel te gjere. Nder elementet e demokracise qe viheshin re ne te, pervec marrjes pjese gjeresisht ne vendimmarrje bente pjese dhe nje liri e plote persa i perket veshjes e komunikimit ne prarin e punes. Nga ajo qe pershkruhej te behej se ndermarrja ishte nje parajse e vertete per punonjesit dhe te bente ta deshiroje vertet te punoje aty. Po e gjeta ate artikull do te ta nis me email per kuriozitet.

    Te pershendes
    Dita!

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-01-2003
    Vendndodhja
    Jam aty ku sdua te jem
    Postime
    19
    Uffffffff.Marshon,marshon,marshon...............te re jeten ne marshim cenka me duket.Jo keq si tregim moj,po mua sikur me pelqejne me shume poezite e tua.Mos harro te na sjellesh ca te reja.
    Mata Hary

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Nė aksionin e hekurudhės Rogozhinė - Fier kisha veshur njė palė pantallona doku me 8 xhepa! Bėmė 16 orė mbledhje pėr shfaqjet e huaja! Pra sejcilit xhep i takonin 2 orė mbledhje...Kohė e mbrapshtė e edukimit revolucionar! Phu!
    Agim

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-12-2002
    Postime
    112
    Hahaaaaaaaaaa, je fantastik Agim....
    Seicilit xhep i takonin 2 ore mbledhje.... hahaaaaaaaaa me ze po qesh, shprehje lapidar loool

    Gaz pac perher

    Pershendetjee

  7. #7
    forever hers Maska e Eagle
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Vendndodhja
    boston-temporarly
    Postime
    505
    histori e bukur
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 02-05-2005 mė 19:48
    nuk e duroj dot i-ne pa pike.

  8. #8
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Orizin e mbanin neper ca thase me material shume te dobet xhinsi. Gjithsesi, punetoret e fabrikave vidhnin thaset dhe linin orizin, ndersa materialin e prisnin dhe i benin pantallona. E kuptonte drejtori se kush i kishte marre thaset kur dilnin me pantallonat e reja, por i vinte keq te thoshte gje. lol
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  9. #9
    do kėrkosh
    Anėtarėsuar
    13-11-2004
    Vendndodhja
    NJ
    Postime
    26
    Citim Postuar mė parė nga Leila
    Orizin e mbanin neper ca thase me material shume te dobet xhinsi. Gjithsesi, punetoret e fabrikave vidhnin thaset dhe linin orizin, ndersa materialin e prisnin dhe i benin pantallona. E kuptonte drejtori se kush i kishte marre thaset kur dilnin me pantallonat e reja, por i vinte keq te thoshte gje. lol
    jo vetėm kaq, por kanė qenė ca tip thasėsh nėpėr thertore, qė vinin nga Hollanda apo Gjermania, tė cilat ishin tė bardha me njė vijė tė hollė tė kuqe ēdo 10cm.
    Ato i merrnin dhe bėnin bluza...dhe ato nga materiali i keq vareshin qė pas larjes sė parė....LoL

  10. #10
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088

    Less is more

    Kam filluar t'i gris vete xhinset per te shmangur inflacionin.

  11. #11
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anėtarėsuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    Citim Postuar mė parė nga Rebele
    Kam filluar t'i gris vete xhinset per te shmangur inflacionin.

    u dashka ta praktikojne kete metode ne Shqiperi, qe te ngrihet ca niveli ekonomik ...lol

  12. #12
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088
    Sa me pak cope, aq me i larte cmimi. Praktika (vetegrisja) kryhet sub species aeternitas

  13. #13
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anėtarėsuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    Citim Postuar mė parė nga Rebele
    Sa me pak cope, aq me i larte cmimi. Praktika (vetegrisja) kryhet sub species aeternitas
    a thua ta kemi kuptuar aq thelle neve shqiptaret filozofine dhe integrimin e saj me mirembajtjen e ekonomise te vendit dhe vetegrisjen e xhinsave?

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •