Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    615

    Si të jetojmë në Ramazan?

    Mexhid YVEJSI, Gjakovë

    SI TË JETOJMË NË RAMAZAN?…

    Kujdes shpirt
    Hapi sytë zemër,
    Nuk jeni të huaj
    Në natën më të vlefshme
    Se një mijë muaj,
    Filloi t’u zbresë
    Krijesave njerëzore
    Drita Hyjnore…

    Më i dashuri i Perëndisë,
    Më i zgjedhuri i njerëzisë,
    Mëshirë, rahmet,
    Për botën mbarë
    Me frymëzime hyjnore
    Erdhi për t’na udhëzuar
    Për në fitore…

    Por,
    Në këtë muaj
    Aq të bekuar,
    Si të jetojmë,
    Qysh të veprojmë
    Që të fitojmë…?

    Asnjë ditë
    Të mos na kalojë
    E gjymtuar:
    Pa agjëruar,
    Kur’an pa kënduar…

    Asnjë natë
    Të mos flejmë
    Pa u penduar
    Pa bërë llogari:
    A veprova sot
    Sikur ka urdhëruar
    I Madhi Zot…?

    Pyete veten:
    Kend e ndihmova?
    Sa ndryshova?
    A dashurova?
    Sa përparova?
    Që të lulëzojë
    Kjo Fe e Vërtetë,
    Ky komb i shkretë,
    Pa e harruar
    Atdheun e coptuar….

    Mexhid YVEJSI, Gjakovë

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e MBerisha
    Anëtarësuar
    24-08-2009
    Vendndodhja
    Gjakovë
    Postime
    9
    All-llahu të shpërbleft për këtë postim.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •