Kjo gjendje është rezultat i shkujdesjes ( Shkujdejsja ose gafleti do të thotë përshtatje dëshirave, harxhim i kohës me gjëra të kota ose të padobishme dhe lënie e obligimeve me qëllim)
Mënyra e eliminimit të kësaj të mete:
Të mendosh për fundin, të vëresh se s'je duke i kryer obligimet e caktuara nga Allahu ashtu siç lypset dhe se je duke e bërë atë që i Lartmadhuruari e ka ndaluar. Duhet ta dish se dynjaja është një burg në të cilin nuk ka rehati.
Pejgamberi (alejhi s-selam) ka thënë:
"Dynjaja është burgu i besimtarit dhe xhenneti i pabesimtarëve."
Transmetojnë Muslimi, Tirmidhiu, Ibën Maxhe Ahmed bin Hanbeli, Hakimi Ibën Hibbani dhe Nuajmi. Kënaqësitë dhe dëshirat që janë haram dhe mekruh u janë të ndaluara të gjithë besimtarëve. Ata janë të ngarkuar me punë të rënda nga të cilat shpëtojnë kur vdesin. Këto vuajtje të dynjasë shndërrohen në dhunti të përhershme të përgaditura nga Allahu (subhanehu ve teala) dhe në rehati. Mosbesimtari i zotëron vetëm gjërat e fituara në këtë botë. Dhuntitë e kësaj bote janë më të pakta dhe arrihen më rëndë se ato të ahiretit.
Pra, jeta e njeriut në këtë botë duhet të jetë si jeta e një të burgosuri, s'duhet t'i përngjajë jetës së një personi që jeton në konfor dhe luks. Një njeri e kishte pyetur Bishr el-Hafijjin: "Pse je kaq i dëshpëruar?" Bishri i ishte përgjigjur: "Sepse jam i kërkuar (i pandehur)."
es-sulemi
Krijoni Kontakt