Një e metë tjetër e nefsit është thellimi në mëkate deri në ashpërsimin e zemrës.

Mënyra e shpëtimit nga kjo e metë:

Orientimi kah Zoti në çdo frymëmarrje me ndjenjë të plotë të pishmanllëkut (pendimit) për të këqijat e bëra, lutja Atë për falje, agjërimi, falja e namazit të natës, shërbimi bamirësve, ndejtja me njerëzit e mirë dhe qëndrimi nëpër mbledhjet ku permendet Allahu. Një herë një njeri iu ankua Pejgamberit (alejhi's-selam) për ashpërsinë e zemrës dhe mori këtë përgjigje:

" Unë brenda ditës shtatëdhjet herë i drejtohem Allahut me lutje për falje" (Buhariu)

Në një hadith tjetër Pejgamberi (alejhi'sselam) ka thënë:

"Kur robi bën gjunah në zemrën e tij paraqitet një pikë e zezë, e cila fshihet nëse ai pendohet dhe i drejtohet Allahut me lutje për falje.
Kur për së dyti bën mëkat, paraqitet një pikë tjetër e zezë.Si përfundim zemra tërësisht nxihet nga pikat e zeza. Ajo zemër pastaj as nuk e pranon mirësinë e as nuk e refuzon të keqën." (Tirmidhiu etj )

Pas këtyre fjalëve Muhamedi (alejhi selam) e ka lexuar ajetin në vijim:


"E nuk është ashtu! Por, veprat e tyre (të këqia) i kanë ndryshkur zemrat e tyre (i kanë nxirë). " (el-Mutaffifin, 14)

es-sulemi