Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    Agjentët më të famshëm shqiptarë në shërbimet sekrete

    Gazeta sjell emrat më të njohur të botës së shërbimeve sekrete. Marrëdhëniet e tyre me shërbimet homologe, si CIA, MI6 dhe KGB-ja

    Duke filluar që nga numri i sotëm, në gazetën Albania do të gjeni profilet e agjentëve shqiptarë më të suksesshëm që nga koha e mbretit Zog dhe deri në fillimin e viteve 90. Në këtë cikël shkrimesh do të gjeni informacione të detajuara për misionet e “spiunëve” shqiptarë në shërbim të Zogut, Enver Hoxhës apo edhe shërbimeve më të fuqishme të botës si CIA, KGB-ja apo shërbimet britanike dhe italiane. Të dhënat janë marrë nga arkivat e shtetit. Secili prej personazheve të botës së zbulimit ka një profil të shkurtër, ku flitet për pseudonimet, misionet dhe operacionet më të suksesshme të tij. Kush ishte “Ciceroni” i famshëm, shqiptari me emër Iliaz Bazna, i lindur në vitin 1904, i cili punonte për llogari të shërbimeve sekrete gjermane dhe angleze. Kush ishte “Kobra”, një nga agjentët më profesionistë të Sigurimit të Shtetit, por njëkohësisht dhe të CIA-s. I stërvitur me profesorë të KGB-së, në Akademinë e Moskës, si dhe i trajnuar me rezultate të shkëlqyeshme për dy vjet nga CIA, “Kobra” arriti t’u shërbente të dyja këtyre shërbimeve me besnikëri. Kush ishte Hamit Matjani, agjenti shqiptar i CIA-s që përgëzoi aftësinë e Sigurimit të Shtetit që e futi në kurth. Paradokset dhe lojërat agjenturore, profesionalizmi dhe sakrificat. Rreziqet dhe vështirësitë, si dhe ndërhyrjet nga shërbimet e huaja si CIA amerikane, UDB-ja jugosllave, MI-6 britanik, SIM-i italian, etj.


    Ceno bej Kryeziu

    Spiuni i parë dhe i famshëm shqiptar mund të quhet padyshim Ceno bej Kryeziu, i cili ishte njëkohësisht edhe kunat i Ahmet Zogut. Ai kishte lindur në Gjakovë dhe ishte rekrutuar nga Shërbimi Sekret Jugosllav që në vitet ‘20. Në sajë të aftësive të tij, ai ki kishte arritur t’u kalonte shumë informacion jugosllavëve. Për këtë arsye, në vitin 1924 pas ndihmës që jugosllavët i dhanë Zogut për të ardhur në pushtet, ata i kërkuan këtij të fundit që kunatit të tij Ceno bej Kryeziu, t’i jepej posti i Ministër i Brendshëm. Por më pas Zogu do ta kuptonte lojën që bënte kunati i tij dhe më vonë ky i fundit detyrohet të largohet nga Shqipëria dhe vendoset në Çekosllovaki. Më 14 tetor 1927, Ceno bej Kryeziu qëllohet për vdekje në kafe “Passage” në qytetin e Pragës, nga studenti shqiptar 23 vjeç, i quajtur Alqiviadh Bebi.

    Iliaz Bazna (“Ciceron”)

    Iliaz Bazna është emri i legjendës shqiptare të spiunazhit, i njohur me pseudonimin “Ciceroni”. Ka lindur në vitin 1904, në Prishtinë, në kohën kur krahina e Kosovës, por edhe pjesa më e madhe e Ballkanit, ishte e pushtuar nga Perandoria Osmane, më vonë familja e tij vendoset në Turqi. Ai u bë një nga spiunët më të famshëm gjatë Luftës së Dytë Botërore, në kohën kur punonte si kamarier në shtëpinë e ambasadorit britanik në Ankara. “Ciceroni” arrin t’u japë gjermanëve informacione të shumta, por të gjitha këto në shkëmbim të parave. Brenda një kohe të shkurtër, ai arriti të mbledhë rreth 300 mijë sterlina, një shumë jashtëzakonisht e madhe në atë kohë. Por në pranverë të vitit 1944 zbulohet veprimtaria e tij. “Ciceroni” arrin të arratiset së bashku me të gjitha paratë e tij të cilat rezultuan të ishin false. “Ciceroni” vdiq në Stamboll, në vitin 1971, por historia e tij u bë skenar filmi dhe subjekt libri.

    Hekuran Pobrati (“Mali”)

    Hekuran Pobrati ishte anëtar i grupit special të Ministrisë së Brendshme, ai njihej me pseudonimin “Mali”. Pobrati lindi në fshatin Pobrat të Beratit, më 15 shtator të vitit 1920. Ai u martua në vitin 1949 me Feraset Xhaferr Vërlacin (Ngurëza) dhe pati me të gjashtë fëmijë. Pobrati kreu shkollën e mesme dhe në vitin 1943 ishte partizan i Brigadës së Parë Sulmuese me funksione nga zëvendëskomandant kompanie deri në zëvendëskomandant batalioni. Pas çlirimit mbaroi dy kurse shtatë-mujore për oficer dhe mori detyrën komandant batalioni në mbrojtjen e popullit. Nga vitit 1947 deri në nëntor 1948, arrestohet nga Koçi Xoxe nën akuzën e bashkëpunimit me armikun. Pas 1948-s rifiton të gjitha të drejtat dhe merr pafajësinë. Në këtë vit filloi punë në Sigurimin e Shtetit, deri sa doli në pension. Ai mbante pseudonimin “Mali” dhe ka marrë pjesë në operacione të famshme së bashku me kolegun e tij, Asim Aliko. Pobrati vdiq në vitin 1991.


    Koll Qefalia (“Nishozit”)

    Nën pseudonimin e “Nishozit” fshihej Koll Qefalia, kryetar i Këshillit Popullor në një zonë të Mirditës. Ai ishte agjenti më besnik i Alush Leshanakut, ose i njohur ndryshe “Luani”, agjentit të shërbimeve sekrete italiane. “Nishozi” ishte njeriu që luajti rolin e ndërmjetësit për takimin që do bëhej midis Alush Leshanakut dhe Frontit të Rezistencës. Kjo e fundit ishte një organizatë fantazmë e ngritur nga Sigurimi i Shtetit për të futur në kurth bandat, e cila drejtohej nga Kadri Hazbiu. Ish-agjentët e Sigurimit, megjithëse “Nishozin” e konsideronin si një nga armiqtë më të mëdhenj, e vlerësojnë shumë profesionalizmin e tij. Sipas tyre, “Nishozi” i kamuflonte lëvizjet e tij. Madje disa prej tyre kanë qëndruar për një kohë të gjatë nën shoqërinë e tij, pa e ditur se ai ishte pikërisht njeriu të cilin e kërkonin me ngulm. Qefalia kapet pas një kurthi agjenturor të organizuar nga Sigurimi i Shtetit.


    Mark Dodani (“Xhakoni” e “Studenti”)

    Ish-oficeri i Sigurimit të Shtetit është futur në këtë shërbim në fillim të vitit 1946, i nxitur nga vrasja e babait dhe vëllait të tij në vitin 1945. Por në mënyrë të drejtpërdrejtë, ai angazhohet në operacione në vitin 1948 pas takimit me Kadri Hazbiun. “Mendoja se më kishin thirrur për punën time në zonën në veri, gjë e cila mu përforcua kur aty gjeta edhe Bardhok Bibën, por nuk dija se që në ato momente jeta ime do të merrte rrjedhë tjetër”, ka rrëfyer Dodani për median. Sipas shënimeve të ish-sigurimsit, Kadriu (ndonëse e kishte njohur shkarazi dhe më parë), i drejtohet Markut: “Ti je Mark Dodani!”. “I thashë se unë jam”, - tregon Dodani. Pa e zgjatur, Kadriu i është drejtuar Bardhok Bibës: “Mos e kërko më Mark Dodanin, ai do të punojë me ne”. Kështu, për 35 vjet me radhë, Dodani punoi në organet e Sigurimit me pseudonime të ndryshme, ku më kryesoret janë “Xhakoni” e “Studenti”. Pas daljes në pensionin e parakohshëm, u atashua si shkrimtar i lirë pranë Kinostudios “Shqipëria e Re”.


    Alush Leshanaku (“Luani”)

    Ishte me origjinë nga Elbasani, fshati Leshanak. Kishte qenë profesor gjimnastike në Liceun-Gjimnaz të Shkodrës qysh në periudhën e regjimit të ish-mbretit Zog. Studentët shkodranë të gjimnazit e njihnin si njeri të shkathët, intelektual të zotin, me një trup sportisti, fizikisht i fortë, disi enigmatik. Sapo u largua mbreti Zog I, më 7 prill 1939, Alush Leshanaku vihet në shërbim të fashizmit, teksa rekrutonte “Giovani Fashisti”, të rinj fashistë. Në vitin 1941, me pseudonimin “Luani”, punon si agjent i shërbimit sekret italian me mision në Shqipëri. Detyra e tij ishte të krijonte grupe e t’i organizonte ato që ishin për rrëzimin e regjimit komunist në atë kohë. Kishte zbarkuar në Mirditë me parashutë, dhe ishte një nga agjentët më të rrezikshëm për Sigurimin e Shtetit, cilësohej si “Gjenerali i Perdes së Hekurt”. Alush Leshanaku, i njohur me kodin “Luani”, kishte zbarkuar me parashutë në Mirditë. Ja ç’shkruan në ditarin e tij: “Pra qeveria është siguruar për ekzistencën time e mbi qëndrimet në… Po më gjurmojnë e po më ndjekin”. Leshanaku mbeti i vrarë nga Sigurimi i Shtetit.



    Asim Aliko (“Tomori”)

    Ai ishte kryetari i grupit special të Ministrisë së Brendshme që kishin si qëllim depërtimin në radhën e bandave e agjenturave të huaja me pseudonimin “Tomori”. Aliko u bë pjesë e Sigurimit të Shtetit në vitin 1948 dhe punoi derisa doli në pension në vitin 1965. Ish-oficeri i Shërbimit Sekret, Mark Dodani tregon se Aliko për pesë vjet ka kapur 120 banditë. Taktika e tij ishte që t’i përçante banditët, të organizonte takime në vende ku donin oficerët e Sigurimit, me qëllimin për t’i kapur të gjallë. Mënyra më origjinale e Alikos ishte se pjesën më të madhe të rasteve ai e arrinte këtë me dollitë që ngrinte. Aliko njihej si pijetar dhe shpesh shefat e tij e kishin të vështirë t’ia besonin detyrat, por ai pikërisht me këtë siguronte suksesin e operacionit. Duke ngritur dolli, ai u krijonte afinitet kundërshtarëve, duke i bërë të besonin se ishin në të njëjtën llogore, e më pas i zinte robër. “Tomori” kishte lindur në Kurvelesh, në vitin 1915. Ai ishte vlerësuar me titullin “Hero i Popullit”, u nda nga jeta në vitin 1987.


    Pal Mëlyshi (“Furtuna”)

    Pal Mëlyshi, me pseudonimin “Furtuna”, ishte një nga agjentët më të mirë të Sigurimit të Shtetit. Ai ishte një komunist i flaktë, edhe pse babai i tij ishte detyruar të arratisej pse nuk i përkrahte idetë komuniste. U fut në Sigurim në shtator të vitit 1949 dhe qëndroi deri sa u vra në vitin 1950. Synimi i tij ishte të ndihmonte në luftën kundër bandave. Por infiltrimi ishte shumë i vështirë, pasi të gjithë e njihnin për komunist. E motra e tij, Marie Mëlyshi kujton, se kapobanda e vinte herë pas here në provë. “Një natë, ndërsa i jepet një detyrë, ai bashkë me dy anëtarë të tjerë të bandës përplasen me disa sigurimsa. Fillon shkëmbimi i zjarrit mes tyre. Pali gjen një moment të përshtatshëm dhe vetëplagoset. Që pas kësaj ngjarje kapobanda u pati thënë anëtarëve të tjerë, që Pali tashmë ishte pjesë e tyre dhe asnjeri nuk duhet të fliste keq për të”, tregon e motra. “Furtuna” u vra nga sigurimsat në një shkëmbim zjarri me bandën, nga e cila nuk u shkëput dot në momentin e rrethimit.

    Albania
    Sui generis

  2. #2
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Shtatë agjentët më të famshëm shqiptarë në Sigurimin e Shtetit dhe CIA

    Gazeta sjell emrat Teme Sejkos, Haznedarit, Hamit Matjanit dhe Hysni Lepenicës

    Në numrin e sotëm sjellim profilet e shtatë agjentëve të tjerë shqiptarë që shërbyen në Sigurimin e Shtetit dhe në shërbimet e tjera. Tre prej tyre janë pseudonime, dhe zyrtarisht nuk publikohen emrat e tyre, por vetëm emri që janë njohur në shërbime, ndonëse jepen të dhëna të detajuara për veprimtarin e tyre. Njëri prej tyre, Sabaudin Haznedari ka qenë një nga bashkëpunëtorët e grupit të Xhevdet Mustafës, i cili u vra në misionin e tij në Shqipëri nga pjesëtarë të Sigurimit të Enver Hoxhës.
    Teme Sejko është një tjetër person që ka bërë histori në fushën e agjenturës. Ai ka qenë një nga drejtuesit më të lartë të ushtrisë pas luftës por më pas, u akuzua si agjent i shërbimeve sekrete greke dhe u ndëshkua nga Hoxha. Në këtë numër sjellim për lexuesit një profil të shkurtër të Hamit Matjanit, i cili konsiderohet si një nga agjentët më të mirë shqiptarë që punonte për llogari të CIA-s. Madje, ai u pagëzua me nofkën “Tigri” nga shefi i agjencisë amerikane, Dulles. Po ashtu, do të prezantojmë edhe biografinë e shkurtër të Hysen Lepenicës, që ka të njëjtën histori bashkëpunimi me Matjanin, në radhët e CIA-s. Të gjitha këto informacione janë marrë nga arkivat e shtetit dhe synojnë thjeshtë për të dhënë një informacion të përgjithshëm për agjentët më të njohur shqiptarë në të gjitha shërbimet.



    “Gramafoni”

    “Gramafoni” është një nga agjentët jugosllavë me kombinacion në vendin tonë dhe me një histori të veçantë me karakter përgjithësues për sa i përket formave dhe metodave të veprimtarisë së zbulimit jugosllav ndaj vendit tonë. Ai ishte me orgjinë nga Padeshi i Tropojës dhe kishte lindur në Vlorë, më pas i ati i tij oficer gjatë kohës së Zogut ishte vendosur në Jugosllavi. Para se jugosllavët ta fusnin “Garmafonin” në Shqipëri, i bënë një kurs intensiv. “Gramafoni” u fut në Shqipëri në vitet ‘50 nga kufiri jugosllav, si një kosovar që përndiqej nga serbët. Ai u vendos në fillim në Fier, por veprimtaria e tij i ra menjëherë në sy Sigurimit të Shtetit. Pasi u kap “Gramafoni” pranoi qenien e tij në shërbim të zbulimit jugosllav, pasi iu paraqitën disa prova tekniko-shkencore dhe më pas ai punoi për Sigurimin e Shtetit, duke bërë një lojë të dyfishtë. Për të mos rënë në sy të zbulimeve jugosllave, ai u burgos për disa vjet në burgun e Burrelit dhe më pas Sigurimi i Shtetit e dërgon atë jashtë vendit për interesa të tij.


    “Dielli”

    Një nga agjentët më të mirë me origjinë shqiptare, por që ka vepruar në dëm të shtetit shqiptar, ka qenë edhe ai me pseudonimin Dielli. I dërguar për të vjelë informacion në Greqi në vitet e para të çlirimit “Dielli”, me origjinë çame, oficer i shërbimit sekret shqiptar në vitin 1946 raportohet i vrarë. Për këtë arsye, shteti shqiptar i asaj kohe e shpalli “Diellin” në mënyrë sekrete dëshmor dhe familjes së tij iu lidh pension i posaçëm dëshmori. Pas disa vitesh, kundërzbulimi i Shërbimit Sekret Shqiptar vërtetoi se “Dielli” ishte shëndoshë e mirë dhe se vepronte si interlokutor midis qendrës se shërbimit të jashtëm sekret dhe grupit të spiunazhit të huaj, ngritur në klandestinitet të thellë në Shqipëri. Kjo tregoi se agjenti sekret “Dielli” kishte bërë lojë të dyfishtë dhe kishte mashtruar shërbimet sekrete shqiptare.


    Hamit Matjani

    Drejtori i CIA-s në vitet ‘50, Allen Dulles i kishte vënë Hamit Matjanit nofkën “Tigri”. I cilësuar si një nga agjentët më të mirë shqiptarë që punonte për llogari të CIA-s, Matjani kishte arritur të realizonte shumë aksione në Shqipëri për rrëzimin e regjimit komunist. I larguar nga Shqipëria menjëherë pas ardhjes në pushtet të regjimit komunist, “Tigri” kishte arritur të desantonte në Shqipëri gati 26 herë. Kjo e kishte bërë atë që të quhej nga shërbimi sekret amerikan si njeriu më i zotë për të desantuar në Shqipëri. Në të gjitha rastet që ai kishte hyrë në Shqipëri, ishte futur nga toka nëpërmjet Greqisë. Herën e fundit që ai u fut në Shqipëri ai u hodh me parashutë nga ajri. Në vitin 1953, vetëm pak kohë pas zbarkimit në malet e Shëngjergjit në Elbasan, ai do kapej nga organet e Sigurimit pas kurthit që ata i kishin bërë me anë të radios ndërlidhëse. Ai u dënua me vdekje (me varje) dhe u ekzekutua më 14 prill 1954.

    Hysen Lepenica

    Hysen Lepenica ka qenë një nga agjentët shqiptarë që punonte për llogari të CIA-s. Veprimtarinë e tij ai e kreu kryesisht në fund të viteve ‘40. Ku pasi ishin trajnuar nga oficerë të CIA, ai së bashku me disa agjentë të tjerë zbarkon në Shqipëri me detyrë për të rrëzuar regjimin e komunist. Ata zbarkuan në Grykën e Dukatit në tetorin e vitit 1948. Pasi nëndetësja doli në sipërfaqe, Hysen Lepenica, Zagoll Shena, Safet Kaba, etj. me anë të një varke gome iu drejtuan bregut. Por misioni i tij do dështonte për shkak se ranë pre e një kurthi të ngritur nga Sigurimi i Shtetit. Siç rezultoi më vonë, shkak për dështimin e tyre ishin informacionet që agjenti sekret Kim Filbi u kishte dhënë sovjetikëve në lidhje me misionin e tyre. Sovjetikët ua kishin dërguar menjëherë këtë informacion Sigurimit të Shtetit, të cilët kishin organizuar pritën.


    “Kobra”

    Është një nga agjentët shqiptarë me histori më interesante ndër figurat e Shërbimit Sekret. “Kobra” kishte luftuar me devotshmëri si partizan në kohën e luftës e më pas ishte vënë në shërbim të Sigurimit të Shtetit. Por jo vetëm të tij, por edhe të Shërbimit Inteligjent të Amerikës, pra të CIA-s. Në vitin 1949 ai ishte “arratisur” në Amerikë, ku u trajnua për dy vjet nga CIA. Ai kishte kryer ndërkohë Akademinë Ushtarake në Moskë, dhe kishte njohje me personalitete të KGB-së që kishin qenë pedagogët e tij atje. “Kobra” njihej si agjent shëtitës i CIA-s, me disa emra e funksione, me foto të ndryshme, herë me mjekër e mustaqe e herë i rruar, herë me kaçurrela brune, e herë biond e herë tullac. Një nga agjentët më profesionistë të Sigurimit të Shtetit dhe të CIA-s, u dënua nga të dyja shërbimet dhe qeveritë. Nga Partia e Punës u akuzua si tradhtar dhe si “shërbëtor i imperialistëve amerikanë”, ndërsa nga CIA, si agjent i Sigurimit. Ai burgoset nga kjo e fundit dhe kthehet në Shqipëri disa muaj para se të vdiste. “Kobra” kreu shumë funksione të suksesshme për llogari të Sigurimit dhe të CIA-s, duke u qëndruar besnik të dy këtyre shërbimeve.

    Sabaudin Haznedari

    Ai ishte një nga anëtarët e grupit të Xhevdet Mustafës, të dërguar nga CIA për eliminim e Enver Hoxhës. Sabaudin Haznedari kishte lindur në Durrës dhe kishte qenë një njeri shumë aktiv gjatë Luftës Nacionalçlirimtare. Pas çlirimit ai mori disa poste drejtuese, por më vonë pas një konflikti me një nga krerët e partisë së këtij qyteti ai pushohet nga puna. Në vitin 1950 ai arratiset nga Shqipëria së bashku me një shokun e tij dhe vendoset në fillim në Greqi, më pas në Turqi e në fund në Itali. Gjatë kësaj periudhe ai rekrutohet nga shërbimet sekrete të huaja dhe fillon të punojë për ta. Në vitin 1982 ai zbarkon në Divjakë bashkë me Xhevdet Mustafën. Por vetëm pak orë pas zbarkimit, grupi i tyre zbulohet në qytetin e Rrogozhinës, dhe gjatë një përplasje me policinë Sabaudin Haznedari vritet.



    Teme Sejko

    Teme Sejko është quajtur nga Sigurimi i Shtetit si një nga agjentët më të rrezikshëm që kanë punuar për agjenturën greke. Madje, sipas Sigurimit të Shtetit, në bazë të dokumenteve dhe deklarimeve të ish-agjentit Teme Sejko, grupi i tij kishte si detyrë rrëzimin e regjimit të Enver Hoxhës. I lindur në vitin 1922, në Filat të Çamërisë, gjatë Luftës së Dytë Botërore ai ishte një nga themeluesit e çetës “Çamëria”. Pas çlirimit ai mori poste shumë të rëndësishme, madje ishte një nga gjeneralët e parë shqiptarë si dhe kundëradmiral i Flotës Shqiptare. Ai ishte rekrutuar për llogari të shërbimeve greke nga i vëllai i tij më i madh, Taho Sejko. Grupi i drejtuar prej dy vëllezërve u zbulua në vitin 1960, ku dhe u kryen arrestime të shumta. Sipas dokumenteve të Sigurimit të Shtetit, u arrestuan mbi 2 mijë vetë, kryesisht çamë, si anëtarë të grupit agjenturor, por me një urdhër nga lart u liruan të gjithë përveç 200 personave. Pas arrestimit, Teme Sejko i pranoi të gjitha akuzat për spiunazh. Ai u dënua me vdekje dhe u pushkatua po atë vit.

    Albania
    Sui generis

  3. #3
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Xhevdet Mustafa dhe agjentët e tjerë të famshëm të Sigurimit të Shtetit

    Profilet e pesë oficerëve të famshëm të shërbimeve inteligjente. Historitë e Zenel Shehut, Pashke Prelës, Sofokli Micit dhe Ymer Kondos

    Vijon nga numri i kaluar

    Në numrin e sotëm sjellim profilet e 5 agjentëve të tjerë shqiptarë që bënë karrierë të suksesshme në shërbimet sekrete. Ky numër shënon edhe fundin e ciklit të shkrimeve për “spiunët” e famshëm shqiptar në shërbimet inteligjente. Kësaj radhe do të sjellim një profil të shkurtër të Xhevdet Mustafës, shqiptarit që nuk reshti, deri në vdekje, për të ekzekutuar Enver Hoxhën. Ai ishte rekrutuar nga shërbimet amerikane, në shërbimet për të rrëzuar regjimin, por në shtator të vitit 1982 u vra në aksion nga forcat e Sigurimit të Shtetit.
    Një tjetër personazh i suksesshëm është Zenel Shehu, personi që njihet si autori i kapjes së Hamit Matjanit. Ai ka qenë fillimisht me shërbimet kundër Enver Hoxhës, por u prangos nga Sigurimi, dhe më pas u vu në shërbim të tij për kapjen e agjentëve të huaj. Ai është ndër protagonistët kryesorë të Radio-lojës së famshme. Pashke Prela, është ndër të rrallat agjente që kanë bërë emër në radhët e Sigurimit të Shtetit. Vejusha pukjane është vlerësuar nga “spiunë” të njohur si Mark Dodani. Ajo është ekzekutuar nga kreu i bandës “Keqanaj” me thikë, pasi i kishte marrë peng familjen. Sofokli Mici është ndër oficerët e rrallë të shërbimeve, që kishte studiuar në Leningrad për drejtësi dhe kishte fituar titujt shkencorë, Doktor dhe Profesor. Ai njihet për misionin “Apollon” që synonte rivendosjen e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Greqisë. Profili i fundit i kushtohet Ymer Kondos, i cili njihej si agjent inteligjent dhe i shkathët. Ai vrau edhe “Njekovin”, një poliagjent të njohur. Të dhënat e këtyre profileve janë marrë nga arkivat e shtetit.


    Xhevdet Mustafa

    I arratisur nga Shqipëria në vitin 1964 në drejtim të Amerikës, Xhevdet Mustafa është njeriu që hyri si personi fundit që do desantonte në Shqipëri për të vrarë ish-diktatorin Hoxha. Gjatë qëndrimit të tij në Amerikë, Xhevdet Mustafës ishte rekrutuar nga shërbimet sekrete amerikane. Ai ishte shumë i njohur për forcën e tij fizike. Në shtator të vitit 1982 i nisur nga Brindisi i Italisë, Mustafa së bashku me 2 persona të tjerë zbarkon në plazhin e Divjakës. Detyra e tij ishte eliminimi i Enver Hoxhës. Por, në fakt, Xhevdet Mustafa nuk arrin të realizojë dot detyrën e tij, pasi plani dekonspirohet. Më 27 shtator 1982, pas dy orë luftimi, Xhevdet Mustafa vritet nga forcat e Sigurimit të Shtetit.


    Zenel Shehu

    Ai do mbahet mend si njeriu që bëri të mundur kapjen e Hamit Matjanit. Badigard i Ahmet Zogut dhe mik i ngushtë i Hamit Matjanit, ai rekrutohet nga CIA, me urdhër të mbretit për të desantuar në Shqipëri. Detyra e tij ishte t’i paraprinte mbërritjes në vend të grupeve të tjera diversante. Zenel Shehu zbarkon në Shqipëri në vitin 1952, por shumë shpejt ai do kapej nga shërbimi sekret shqiptar. Më pas, nëpërmjet tij, ata realizojnë kapjen edhe të 13 grupeve të tjera me anë të radiolojës. Duke qenë mik i ngushtë i Hamit Matjanit, ai e detyron këtë të fundit të zbarkojë në Shqipëri, duke i paraqitur një situatë tjetër në vend. Pas kësaj, në vitin 1953, Matjani zbarkon në Shqipëri dhe kapet menjëherë nga Sigurimi i Shtetit, kurse Zenel Shehu kishte vetëm pak ditë që ishte vrarë.


    Pashke Prela

    Dëshmorja nga Puka ka qenë një nga agjentet më të njohura femra të Sigurimit të Shtetit. Ndoshta kjo, edhe për shkak fundit tragjik të saj. Kryetari i bandës, “Keqanaj”, të cilin Prela e futi në kurth të Sigurimit të Shtetit, mori hak duke e vrarë në sytë e fëmijëve të saj. Ish-oficeri i Sigurimit, Mark Dodani ka treguar se vejusha ishte një agjente e zonja dhe se ishte afruar te Shërbimi pas kërcënimeve të bandave, se ajo do të vihej në shërbim të tyre. Në fillim të vitit 1947, u realizua edhe kurthi që do paralajmëronte fundin tragjik të Prelës. Ndërsa banda e “Keqanajt” strehohej në shtëpinë e saj, e cila nuk dyshonte për Prelën, pasi edhe shtëpia ndodhej në një reliev shumë të thyer, agjentja vë në jetë planin. “Pashka çorienton “kryebanditin”. I mbushi rëndë çantat me ushqime, djathë, turshi, bukë, ndërkohë që midis ushqimeve iu kishte futur sende të rënda, madje dhe gurë, me qëllim që kur të dilte nga dera të mos ishte në gjendje të vraponin për t’iu ikur forcave që i kishin rrethuar”, - rrëfen Dodani. Kryebanditi arrin të shpëtojë, dhe megjithëse Prelës iu kërkua të linte banesën, nuk pranoi, me shpresën se nuk ishte pikasur. Por pas disa muajsh, kryebanditi kthehet në befasi dhe ther me thikë Pashke Prelën në sytë e fëmijëve.


    Sofokli Mici

    Personazhi imagjinar Sofokli Mici trajtohet në librin “Mëkatarë 2”, të Nafiz Bezhanit si një agjent profesionist i Sigurimit të Shtetit. Ai ishte një intelektual shumë i njohur. Kishte studiuar në Leningrad për Drejtësi. Ishte zgjedhur anëtar i Gjykatës së Lartë dhe kishte fituar tituj shkencorë doktor dhe profesor. Sipas Bezhanit, ideja për të aktivizuar prof. Sofon, siç e quan ai në libër, në Shërbimin Sekret Shqiptar u krijua pas vizitës turistike që bëri në Shqipëri në vitin 1985 një grup turistik grek. Në dosjet sekrete ai është protagonist i asaj me emrin “Misioni Apollon”, e cila kishte si qëllim normalizimin dhe përmirësimin e marrëdhënieve midis dy vendeve fqinjë, Shqipëri e Greqi, mision i cili u realizua me sukses nga ai. Në të njëjtën kohë, në dosje dyshohej se prof. Sofo ishte bashkëpunëtor i shërbimit sekret grek, “Asfali”, gjë e cila nuk vërtetohet ligjërisht.


    Ymer Kondo

    Një agjent profesionist i Sigurimit të Shtetit, Ymer Kondo mbart një histori mjaft interesante. I ardhur nga një familje pronarësh vlonjatë, pas çlirimit ai u radhit në listën e personave që konsideroheshin armiq të klasës punëtore. I rritur me këtë njollë në biografi, ai ishte një person i izoluar nga shoqëria dhe njerëzit. Edhe pasi mbaroi Shkollën Tregtare ai nuk gjeti asnjë vend pune për shkak të biografisë së tij. Edhe vetë u bë objekt i persekutimeve të herëpashershme. Por, për çudi, ai pranoi të punonte për Sigurimin e Shtetit e madje me zell të madh. Në një nga arrestimet e tij, një nga gjeneralët e Ministrisë së Brendshme e kishte marrë Ymerin dhe e kishte futur në një kurs të veçantë për ta stërvitur si specialist zbulimi. Pastaj i kishin propozuar të punonte në kampin e të arratisurve në Itali si radist. Me një të shkuar të tillë, të gjithë besonin se Kondo ishte një i arratisur dhe i mbushur me mllef ndaj regjimit. Kondo njihej si agjent inteligjent dhe i shkathët. Ai vrau edhe “Njekovin”, një poliagjent të njohur.

    Albania
    Sui generis

  4. #4
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Gazetari britanik: “Qindra agjentë u vranë nga Enver Hoxha për shkak të Kim Filbit”

    Mark Kolvin

    Mark Kolvin flet për “Tradhtarin e shekullit” dhe aventurat e tij nëpër shërbime
    Mbesa e Filbit: “Gjyshi im ishte spiun i rusëve”. Reagimi i djalit të kolegut të Kim Filbit

    Unë isha 25 vjeç kur babai im më tha se ai ishte spiun. Ishte viti 1977 dhe unë isha si turist në Nju Jork, në vizitën time të parë në Shtetet e Bashkuara dhe Dad jetonte në Uashington. Nuk e kisha parë atë (Kim Filbin) që nga viti 1971, kur unë kalova me të dy muaj në Mongoli, bashkë me njerkun tim, i cili ishte ambasador i Britanisë në atë vend.
    Ne kishim qenë bashkë në atë kohë, kishim jetuar apo punuar në pjesë të ndryshme të globit gjatë gjithë asaj periudhe. Por tani unë po shkoj të qëndroj me të në shtëpinë e tij në Merilend për dy javë dhe po mendohem nëse do të mund ta shtyj për më gjatë. Unë dua të takoj njerëz dhe të dëgjoj gjëra që shtrojnë çështje, të cilat përbëjnë sekret në botën e tij, sado të vogla qofshin.
    Ai planifikoi që të më presë në një klub modest, - me kolltukë lëkure dhe i veshur me dru lisi, i cili zakonisht përdoret në ndërtesat britanike të shtresave të larta. Atje, teksa vështronte përtej Central Park, më thotë se nuk ka folur kurrë rreth asaj që ka bërë në zbulim; ai ishte një zyrtar i lartë i Shërbimit Sekret Britanik.
    “Ju e keni fjalën për MI 6-s”? - e pyeta.
    “Unë nuk e kam quajtur asnjëherë ashtu. Ai e ka emrin SIS apo ‘The Firm’”.

    Ca gjëra më tepër për babanë tim
    Kujtimet e asaj dreke më erdhën ndër mend tani, teksa po lexoj artikullin e Sharlotë Filbit, mbesës së Kim Filbit, njeriut që ende konsiderohet në tregun e shërbimeve inteligjente si “Tradhtari i shekullit”.
    Për babanë tim dhe kolegët e tij, Kim Filbi ishte një person që urrehej shumë. Për lexuesit e “Ian Flemiung”, spiunimi konsiderohej si një lojë joshëse; për të çmendurit e “Le carre” ajo dukej më shumë si një botë e errët e dykuptimësisë së moralit. Por, për kolegët që punonin në krah me të, ishte e qartë dhe e thjeshtë se Filbi ishte shkaktar i vrasjes së shumë prej miqve dhe agjentëve.
    Veçanërisht ai nuk e harron kurrë spiunimin që i bëri një operacioni për të infiltruar agjentë brenda në Shqipëri, i cili ishte një përpjekje e përbashkët mes SIS (Shërbimi Sekret Britanik, - shën. red.) dhe CIA-s.
    Për shkak se Kim Filbi ishte njeriu i Shërbimit Britanik në Uashington, ai ishte në një pozicion kyç që dinte çdo gjë rreth operacionit në Shqipëri dhe ai dërgoi në Moskë të gjitha informacionet. Qindra persona ishin arrestuar dhe u ndëshkuan me vdekje.
    Është e vështirë ta pranosh atë njeri që e bëri këtë dhe që ishte efektivisht si agjent i dyfishtë; që ishte lakuar për t’u bërë drejtuesi i SIS, ashtu siç e portretizon mbesa e tij, me pamjen sharmante prej xhentëlmeni. Por, çdo spiun ka jetën private, fakt që shkrimtarët e spiunazhit nuk e harrojnë asnjëherë; madje, për ata që punojnë vetëm në njërën anë të gardhit loja e të spiunuarit është e vështirë të pranohet me të qenit bashkëshort apo prind i mirë.
    Në këtë botë ka shumë sekrete dhe pikërisht aty ku ka shumë të tilla, ka dhe gënjeshtra. E thashë që në nisje të këtij shkrimi se kur kam qenë 25 vjeç, babai im më tha se ai ishte spiun. Unë dhe mamaja ime e kishim këtë ide edhe më pas.
    Për mua, dyshimet nisën rreth një dekadë më pas, kur babai im, me sa mbaj mend, punonte në Ministrinë e Jashtme në Londër. Një ditë desha ta pyes për një gjë dhe telefonova në Ministrinë e Jashtme në ato numra që, sigurisht, ishin në librin e telefonit dhe kërkova Xhon Kolvin. Operatori më kthen përgjigje pas gjysmë minute duke më thënë se nuk kishte asnjë person që punonte në Ministri me atë emër.
    Unë i kërkova atij që ta verifikonte edhe një herë, por më kot. M’u largua në një gjendje tërësisht të hutuar dhe kur e takova herë tjetër ia tregova historinë që më kishte ndodhur. Ishte ndër ato raste të pakta kur unë e pashë atë të shokuar dhe pas shumë vitesh ai më thotë se kjo gjë kishte ndodhur për shkak se kishte gjasa të kishte ndodhur një grindje e madhe e sigurisë.
    Mbulesa e tij ishte si një diplomat. Nëse unë do ta kisha marrë vesh ai nuk do të ishte në listën zyrtare të numrave telefonikë të Ministrisë së Punëve të Jashtme (të Britanisë, - shën. red.), e aq më tepër të KGB-së (Shërbimi Sekret i Bashkimit Sovjetik).
    Gabimi u korrigjua pa vonesë dhe herën tjetër unë i telefonova operatorit, por, me sa mbaj mend, më përcolli për tek Century House dhe më pas në zyrat e SIS në Lambeth.
    Krejt rastësisht ajo histori duket pa asnjë rëndësi, duke e krahasuar me të rejat e muajit të fundit, që bashkëshortja e shefit të ri të SIS i kishte sheshuar detajet e familjes, poshtë, në të djathtë të fotos së zotit Xhon Sauers, në Facebook.
    Unë nuk kam qenë i aftë që të flas kaq lirshëm rreth karrierës së Dad që prej vitit 1993, kur disa vite më vonë largimit të tij u shfaq një përmbledhje e kujtimeve të tij në librin “Faber Book of Espionage”, i shkruar nga Nigel Uest.
    Absolutisht aty nuk ka asgjë në atë që ai shkroi për veten e tij që nxjerr në pah se ai ishte një oficer i shërbimit sekret, por parathënia e Uest e tregon një gjë të tillë dhe vetë botimi duket zbulon pak gjërat e fshehta.
    Në vitet që pasuan ai i provonte nga pak gjërat e mira; për shembull, shëtiste nëpër Londër, më tregonte godinën kur ai kishte mësuar për herë të parë të përdorte pistoletën dhe “garrot”-en, një armë me silenciator, e preferuar për agjentët.
    Por, pjesa kryesore rreth jetës së tij ishte dhe ndoshta do të jetë gjithmonë e ndaluar për t’u parë, dhe ai mbetet një burim për mua. Unë e lakmoj korrespondentin e BBC-së për çështjet e sigurisë, Gordon Korera, të cilit iu dha akses i jashtëzakonshëm nga SIS për të bërë një cikël rreth historisë së organizatës (SIS-it, - shën. red.)
    Javën e kaluar, në një episod jo shumë të vlefshëm, ai iu fliste dëgjuesve për një vend të pazbuluar, diku jashtë Londrës, ku ai kishte parë një muze virtual me fakte historike të spiunazhit.
    Gjatë kësaj jave, në të cilën unë munda ta dëgjoj këtu një episod të rrallë rreth Luftës së Ftohtë, jam në gjendje të arrij në përfundimin rreth asaj që kishte bërë im atë në fillim të viteve ‘50 kur unë shëtisja në Austri, madje edhe më pas, kur mora vesh se ai ishte ende gjallë.
    A e duroj dot një gjë të tillë? Pak. A e kuptoj? Thjesht në sipërfaqe.
    Sigurisht, askush nuk mund të lëvizë nëpër shërbimet sekrete pa pasur fshehtësi, por ne gjithashtu duhet të kujtojmë se një gjë e tillë mbahet duke e paguar me një kosto; në mosbesim dhe keqkuptimin shoqëror, i cili realisht nuk tregohet asnjëherë.

    Shkrimi është publikuar më 5 gusht të këtij viti në faqen e internetit “ABC News”




    Rrëfimet e mbesës së Filbit ngjallin interes në mediat britanike

    E përditshmja britanike “The Independent” solli pak ditë më parë rrëfimet e Sharlotë Filbit, mbesës së agjentit të njohur britanik, i cili ka pasur një karrierë të dyshimtë në shërbimet sekrete gjatë Luftës së Ftohtë. Ajo tregon në mënyrë të detajuar për jetën e Kim Filbit, babait të saj dhe lëvizjet e tyre në Britani, Bashkimin Sovjetik dhe Shtetet e Bashkuara. Madje, mbesa e spiunit publikon edhe një sërë fotografish, ku tregohet banesa e Kim Fiblit në Rusi gjatë viteve ’80, kur Sharlotë ishte fëmijë.
    Rrëfimet e saj shkaktuan reagime të shumta në opinionin britanik. Njëri prej tyre ishte edhe Mark Colvin, me profesion gazetar. Babai i tij ka qenë mik dhe ka punuar për disa kohë me Kim Filbin. Gazeta sjell të plotë shkrimin e tij, ku flitet në mënyrë të veçantë për ndikimet që pati Filbi në misionet ango-britanike për rrëzimin e regjimit të Enver Hoxhës deri në fillimin e viteve ‘60.

    Albania
    Sui generis

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e extreme
    Anëtarësuar
    29-04-2005
    Postime
    1,272
    vlen te ceket edhe George Tenet ish dreitor i CIA-s me prejardhje Shqipetare .
    We are all Aliens

  6. #6
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-02-2009
    Postime
    812
    funny kto plehrat qe u munduan te permbysin Enver Hoxhen...te gjith ja arriten qellimit..ne lule te ballit ore ata qe u munduan te permbysin pushtetin e popullit ne bashkpunim me qeverit me te ndyra te botes ....kishim qeveri ateher e terrt nuk ja bente syri trimave komunist....e tani vari lesht nuk kemi shtet te gjith ish spiunat e anti Shqiptaret jan ne qeveri ...

  7. #7
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Mbesa e Kim Filbit: Anët e panjohura të gjyshit tim

    Sharlotë Filbi tregon se si e njohu gjyshin e tij agjenti më i njohur i Luftës së Ftohtë

    Sharlotë Filbi

    Unë kam qenë në një gjendje disi kaotike kur u hodha një sy gazetave të enjten në mëngjes; sapo i pashë faqet e para u zgjova menjëherë. Përtej meje isha kureshtare për një fotografi të Entoni Bluntit (Anthony Blunt), kujtimet e të cilit pas 25 vjetësh kishin dalë nga Libraria Britanike. Duke e parë atë, në mendjen time m’u rikthye mëngjesi i acartë i vitit 1991: Unë isha 11 vjeçe dhe për herë të parë mësova për figurën e tij, kur më vështroi në mënyrë të habitur, pa m’i ndarë sytë. Ky nuk ishte thjesht një rast, pasi ai më kishte kërkuar në shkollë disa herë, në një periudhë të shkurtër kohore, dhe që unë akoma e kujtoj sepse e kam ruajtur në mendje.
    “Ku ishit ju në lutjet e këtij mëngjesi?” – më pyeti drejtoresha e shkollës, teksa tërhoqi tavolinën e saj në këndin fundor, ndërsa vështrimi im u ngulit midis tavanit dhe këpucëve të mia ngjyrë vjollcë “Doctor Marten”. “Duke lexuar një libër në banjo”, - i thashë, teksa u ula në karrige dhe duke marrë pozicionin poshtë, me një pamje të sertë. “Faleminderit, unë jam shumë, shumë i gëzuar”, - u përgjigj ajo duke parë në drejtim të bankës sime.
    Në dukje, në mungesë të një kolori ngjyrash të kishës së vogël, ku kishin qenë ftuar vajzat në mbledhjen e shkollës, tërësisht jashtë blusë dhe për arsye që nuk shpjegohen kurrë, - u shtrua një bisedë e ashpër për Blunt, i cili, bashkë me gjyshin tim, Kim Filbi, Gaj Burges dhe Donald Meklin, kishin shërbyer si agjentë rusë gjatë Luftës së Ftohtë.

    Unë mund të kem qenë e vogël, por tashmë njoh në mënyrë të paanshme dhe mjaft reale disa gjëra rreth spiunëve më famëkeq të Kembrixhit, jo thjesht për shkak se isha vajza e djalit të madh të Kimit; por unë kisha bërë vetë disa shtegtime të vogla gjurmimi në gjithë këto ngatërresa në një prej skandaleve më të mëdha në historinë britanike. Që nga koha e lindjes time, në vitin 1983, gjyshi im ishte strehuar thuajse përherë në apartamentin e vogël, në një kat të lartë, në qendër të Moskës.
    Unë po përpiqem në mënyrë të çuditshme të njehsoj Kim Filbin që unë njihja, - njeriun e moshuar me vështrim fin, me një ngërdheshje djallëzore që unë e kujtoj gjithmonë teksa vishja fustanin. Por njerëzit flasin shumë për figurën publike të personit që kryesoi seksionin anti-rus të Shërbimit Sekret Britanik, që tradhtoi vendin e tij.
    Unë e dija që në fillim fare se Kimi nuk ishte i qetë si gjyshërit e shokëve dhe shoqeve të mia, të cilët merrnin pjesë përherë në ceremonitë e ditëlindjeve apo festat e Krishtlindjeve, por ai për mua mbetet njeriu delikat; kjo dukej në mënyrën se si luante lojën e shahut, të preferuar prej tij, me babanë tim, ku në tavolinë do të gjeje gjithmonë disa gota uiski, teksa ne e vizitonim atë në Moskë. Ai ishte nga ata që bërtiste: “Kush është ulur në karrigen time?”. Në momentet kur ai kthehej në kuzhinë dhe shihte se unë kisha bërë rrëmujë në kolltukun e tij të preferuar, ai kthehej sërish në kuzhinë dhe rimbushte gotën e tij me uiski.

    Kur më kthehet tani në mendje gjyshi im, nuk e mendoj kurrë që ai të jetë çliruar nga i ashtuquajturi emër famëkeq i agjentit të dyfishtë, “Njeriu i Tretë”. Një prej momenteve të mia të preferuara me gjyshin tim mbetet një nga vizitat e mia të fundit në Moskë. Kur po kthehesha për në Londër ai më futi në kutinë e rrobave dhe bashkë me babanë tim, u dhanë punonjësve të aeroportit një shishe vodka, u përpoqën për t’i trajtuar ata në mënyrë vëllazërore, duke i hutuar, derisa sa të kaloja unë, pasi nuk mund të fluturoja në atë linjë.
    Herën tjetër ne u përpoqëm të linim Rusinë dhe në përfundim të vizitës në familje unë kërkova që të largoheshim me shpejtësi drejt aeroportit dhe të fluturonim në linjën e rezervuar për zyrtarët e lartë dhe personalitetet e shquara. Kemi hyrë në aeroport me një makinë pa targa, e cila nga brenda kishte perde me ngjyrë gri. Ne, sigurisht, nuk e humbëm as atë fluturim.
    Akoma ruaj të gjalla disa kujtime më të vockla, të tilla si kapela e tij, nga ato që përdoren për në ekskursione, apo paraqitjen e tij teksa mbante në duar shishet e mustardës, të llojit “Colman” dhe kavanozat e reçelit.
    Dikur, kur rrija në apartamentin e tij, pashë dy revolverë polakë te divani në dhomën e ndenjes, teksa po shpërndaja reçelin në fetat e mëdha të bukës, të cilat mezi i fusja në nofullat e mia të vogla dhe i kafshoja me vështirësi. Në fakt, disa nga kujtimet e fëmijërisë që më kanë mbetur në mendje kanë të bëjnë me ato ditët e pushimeve; pasditeve kaloja kohën me mamanë time duke shëtitur nga apartamenti i Kimit nëpër rrugë deri tek parku, apo udhëtimet e natës me tren drejt Leningradit dhe dhuratat e vogla që merrja nga gjyshi gjithmonë kur përfundonte qëndrimi ynë me të.
    Njëherë Kimi më dha një seri kukullash ruse, të pikturuara shumë bukur, të cilat, akoma edhe sot e kësaj dite qëndrojnë në oxhakun e shtëpisë time. Herën tjetër ai i kishte dërguar në Basil gjysh-dajës, një libër të Karl Marksit; atëherë sapo kisha lindur unë dhe brenda tij kishte futur një letër me katër faqe shkrim dore për babanë e nënës, të cilin ai nuk kishte pasur rastin ta takonte asnjëherë. Këto momente të njeriut që unë nuk pata asnjëherë shansin të bisedoja me të si një e rritur, më japim pak gjëra për të mësuar për botën e tij të fshehtë; unë jam shumë e interesuar për të mësuar për të, por jo për spiunin profesionist.
    Por aty ka gjithnjë e më tepër thashetheme, më tepër çelësa, sesa ato që duken në të vërtetë; unë kam lexuar artikuj të pafundmë që flasin rreth Kimit si një personash misterioz dhe i çuditshëm. Një nga gjërat më të bukura që unë e them në formë anekdote për karakterin e tij ka të bëjë me thelbin e mirë të tij prej anglezi. Në fillimin e këtij viti pashë informacionet rreth skandalit të shpenzimeve, për të cilat është përfolur në media për Kimin gjatë kohës së luftës, kur ai punonte si korrespondent në Francë. Në morinë e gjërave të tij personale pashë një xhup me lëkurë deveje, një çakmak “Dunhill” dhe dorashka me lëkurë derri. Të gjitha këto për mua thoshin shumë.
    Me sa duket, shumica e informacioneve që kanë të bëjnë me gjyshin tim janë thjesht të këndshme për t’u lexuar, por unë nuk kam gjetur kurrë ndonjë prej atyre që e vlerësojnë drejt dhe saktë Kimin; këtë gjë e kam parë edhe në bisedat me babanë tim, apo edhe miqtë e tyre. Disa flasin mirë për të dhe disa të tjerë keq; ai ishte një njeri krenar dhe që publikisht u qëndroi veprimeve të veta.

    Ndonëse ai bëri një zgjidhje që rrallëkush mund ta bëjë dhe askush nuk mund të thotë se Kimi e kuptonte plotësisht se çfarë pasojash kishin veprimet e tij për shokët apo kolegët që ai tradhtoi, Kimi ishte i përgatitur që të përballej edhe me tërheqjen për atë që ka bërë, sepse ai ndiente se ishte në rrugën e duhur, po bënte gjënë e duhur, sepse kjo ishte për të shpëtuar veten. Unë nuk jam e sigurt nëse kjo është tamam e vërteta. Nëse do të flitej për t’u kthyer prapa dhe për të shtruar alternativat që ai mund të zgjidhte në jetë, unë nuk mund ta them se çfarë vendimesh do të kishte marrë; por me siguri, ai nuk do të kërkonte asnjëherë falje për veprimet që ka bërë.
    Entoni Blunt, gjatë linjës së kujdesshme të shkrimit të kujtimeve të tij, të shkruara disa vite pasi ai ishte zbuluar publikisht si “Njeriu i Katërt” dhe që u publikua disa dekada pas vdekjes së tij, bëri më të mirën e tij për ta shfaqur veten në sytë e atyre që ai kishte tradhtuar; të qortonte veten për veprimet e tij, pa kërkuar falje njerëzore as për veprimet e tij, të cilat në libër i cilëson si “gabimet më të mëdha të jetës së tij. Në një moment Blunt fajëson ndikimin negativ të ndjekësit të tij, studentit të tij në Kembrixh, që e rekrutoi atë në kauzën ruse në vitin 1934, në kohën e naivitetit të tij politik. Realisht ai nuk duket në asnjë moment se pranon përgjegjësinë personale për veprimet e tij.
    Për më tepër, Blunt priti derisa të ikte nga kjo botë dhe grupi i tij i Kembrixhit, që lidhej me këto pretendime, ndonëse është shumë e vështirë të flasësh për “gjërat e nderuara që bëri” në një histori që është e mbushur me mashtrime dhe tradhti.
    Në të vërtetë, në ditarët tij Blunt përpiqet që të kalojë të mënyrë të përciptë. Në mendjen time kjo shërben vetëm për të humbur atë çfarë mbetet tek admiruesit e shumtë që ka pasur deri tani. Megjithëse janë të paktë ata që mund të duartrokasin vendimet që ka ndërmarrë gjyshi im në jetën e tij, së paku në autobiografinë e tij “Lufta ime e Heshtur”, e cila është publikuar në kohën që ai ishte akoma gjallë, në ndryshim me dorëshkrimet e Bluntit, të cilat bëjnë zhurmë në kohën që ai e ka mbyllur historinë e tij dhe është ndarë nga jeta, - gjyshi im u qëndron zgjedhjeve që ka bërë. Por, ai dhe gjyshi im zgjodhën të jetonin me rrugën e shpatës.
    Një ndryshim thelbësor midis gjyshit tim dhe Bluntit është se në fund të të gjithë kësaj ai u nda nga jeta në një apartament në Moskë me vetëm pak trofe, - ndoshta më pak se sa ato që i kanë premtuar rusët, për të cilat Kimi priste shumë. Dhe së fundi, duhet të llogarisim edhe diçka tjetër. Këta njerëz, mbi të gjitha, ishin lojtarë profesionistë të “kumarit”, mes shumë gjërave të tjera, dhe dikush që bëri karrierën e tij duke rriskuar ka qenë i përgatitur për ta bërë një gjë të tillë, edhe kur gjithë të tjerët po gremiseshin.


    Ky shkrim është publikuar në mediat britanike dhe ka pasur reagime të shumta në lidhje me vlerësimet që Sharlotë Filbi i bën gjyshit të saj, i njohur ndryshe edhe si “Tradhtari i Shekullit”
    Sui generis

  8. #8
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Citim Postuar më parë nga dritek7 Lexo Postimin
    funny kto plehrat qe u munduan te permbysin Enver Hoxhen...te gjith ja arriten qellimit..ne lule te ballit ore ata qe u munduan te permbysin pushtetin e popullit ne bashkpunim me qeverit me te ndyra te botes ....kishim qeveri ateher e terrt nuk ja bente syri trimave komunist....e tani vari lesht nuk kemi shtet te gjith ish spiunat e anti Shqiptaret jan ne qeveri ...
    Shife klyshi Enverit ne 2009 si hap gojen, sepse ka fituar te drejten e fjales (gje qe ne kohen e Enverit ishte e jashtligjshme).
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  9. #9
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-02-2009
    Postime
    812
    ata qe din te flasin gjithmon e kan pasur te drejten e fjales...ata kan folur ,flasin dhe do flasin e ju te ngratet kurr nuk do ta keni te drejten e fjales sepse nuk dini te flisni...ateher isha krenar kur flisja per komandantin e tani prap jam krenar kur flas kundra ketyre te qelburve qe kan zaptuar vendit sepse e di se kam te drejte,e di se 1 dit dhe ju pleshtave do ju vij turp nga vetja se mbeshtetet 1 regjim nga me te qelburit ne historin e njerezimit...pra shoku Apollonia e drejta e fjales i takon atij qe din te flas... ju cobanet mund te perdorni klithma per tu marr vesh me njeri-tjetrin...

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •