Nga Natan DOTAN/ Sipas WHO/UNICEF, 11.6 perqind e te rinjve te intervistuar ne Prishtine gjate nje studimi te fundit mbi te rinjte dhe abuzimet me substancat, thane se kane provuar heroinen. Sondazhi tregoi gjithashtu se 6.4 perqind e te rinjve te intervistuar ne province kishin provuar drogen, nje shifer qe e vendos Kosoven nga kreu ne listen e rajoneve Europiane qe kane probleme me perdorimin e heroines.

Reagimi i policise ka qene i rralle. Megjithese nuk jane ne gjendje te sigurojne te dhena te sakta mbi sasine e heroines se konfiskuar gjate viteve te fundit, deklaratat per shtyp te policise kane treguar se konfiskimet zakonisht kapin vetem sasi te vogla, gram ne vend te kilogram. Duke shpjeguar dobesine fillestare te reagimit te policise ndaj problemit te droges ne Kosove, zedhenesi i policise nderkombetare te OKB-se Berri Fletcer tha se gjate viteve te para te saj, shqetesimi kryesor i policise se OKB-se kishte qene krijimi i saj dhe ai i Sherbimit Policor te Kosoves. Kjo, se bashku me nevojen per te trajtuar "krimet jashtezakonisht te dhunshme" qe mbizoteronin ne ato vite te kaluar, e beri te pamundur per policine qe te perqendrohej ne krime te tjere, te tille si kontrabanda e droges.

Policia nuk eshte e vetmja qe perballet me mungesen e bashkerendimit dhe planifikimit persa i perket problemit te droges. Spitali i Prishtines per shembull, regjistron mesatarisht nje rast mbidoze droge ne jave. Por kur keto mbidoza vertetohet se jane vdekjeprurese, shkaku i vdekjes regjistrohet si "tragjik", jo si i lidhur me drogen, sipas Dr. Edona Deva. Si rezultat, nuk ekziston asnje tregues i qarte i numrit te njerezve qe kane vdekur prej abuzimit me substancat.

Pavaresisht prej disa kapjeve te konsiderueshme te droges, muajin e kaluar, per shembull, 3.75 kg heroine u konfiskua ne Prizren, legjislacioni qe mund te parandaloje trafikimin dhe konsumin e drogave te paligjshme mbetet i pakte. Ndersa trafiku i drogave eshte me te vertete i denueshem ne Kosove, "perdorimi i drogave te paligjshme dhe posedimi i droges per konsum vetjak nuk penalizohet ne ligjin e tanishem", thote raporti i WHO/UNICEF mbi perdorimin e droges.

Kjo mungese rregulloresh pasqyrohet ne trajtimin e perdoruesve te arrestuar te droges. Sipas disa perdoruesve te narkotikeve, individet e arrestuar prej policise zakonisht mbahen per jo me shume se 72 ore. Pas kalimit te kesaj kohe dhe pas konfiskimit te cdo droge te paligjshme qe ata mund te kene poseduar, i ndaluari eshte i lire. Vetem kur nje individ eshte arrestuar me nje sasi te konsiderueshme narkotikesh, d.m.th. nje sasi qe mund te tregoje synimin e shperndarjes, individidi pret seancen gjyqesore per t'u vleresuar si nje konsumues ose trafikant.

Nje faktor qe lehteson perhapjen e droges ne Kosove ka qene kostoja e ulet e saj. Me rreth 30 euro, thane disa perdorues te droges, kostoja e nje gram heroine ne Kosove eshte me e ulta ne Europe. Duke e konsideruar gjithashtu ne nje nivel me te gjere nderkombetar, cmimet ne Kosove jane te ulta. Ndersa nje kuti shkrepse plot kanabis, rreth 3 deri ne 5 gram, kushton rreth 5 euro ne Kosove, ne rruget e Nju-Jorkut e njejta sasi mund te shitet ndermjet 17 dollare dhe 30 dollare.

Kerkesa per droge ne Kosove nuk eshte e kufizuar vetem tek narkotiket e paligjshem. Abuzimi i farmaceutikeve gjithashtu eshte bere nje problem. Per shembull, Trodon, nje lloj metadoni, eshte i paligjshem per konsumin pa nje recete te doktorit. Por sipas raportit te WHO/UNICEF mbi abuzimin e substancave, "Trodon mund te blihet pa recete ne 75 perqind te farmacive ne Prishtine qe u vizituan". Me 3 euro, nje pakete Trodon, e cila mund t'i zgjase nje perdoruesi per rreth nje jave, eshte nje alternative jo e shtrenjte ndaj narkotiveve te tjere te paligjshem.

Trajtimi i ketij lloj abuzimi te droges behet me i nderlikuar sepse Trodon ka perdorues te ligjshem. Keshtu qe eshte e veshtire trajtimi i problemit nepermjet zvogelimit te ofertes, d.m.th. duke synuar trafikantet dhe duke bashkepunuar me policine nderkombetare dhe kufitare. Por zvogelimi i ofertes, thote psikologu i WHO, Aliriza Arenliu, eshte njera prej dy menyrave me te cilen mund te trajtohet abuzimi i droges. Nje tjeter eshte zvogelimi i kerkeses. Sipas Arenliu, kjo mund te arrihet nepermjet edukimit te publikut, vecanerisht te te rinjve, ne lidhje me efektet dhe pasojat e substancave psikoaktive, perfshire te gjithe llojet e narkotikeve.

Tipi i edukimit mbi drogen per te cilin flet Arenliu ende nuk ka gjetur nje manifestim te efektshem dhe te koordinuar sic duhet. Perpjekjet per edukim mbeten te rralla dhe pa lidhje. Megjithate, mungesa e unitetit te tanishem mes teorise, politikes dhe zbatimit mund te ndryshoje se shpejti, ndersa organet e krijimit te politikave fillojne te kalojne pertej fazave formuese te tyre. Keshilli Nder-ministror mbi Substancat Psikoaktive (IMCPS) - nje organizate e krijuar kryesisht si reagim ndaj raportit te WHO/UNICEF dhe "kornizes se veprimit" qe pasoi, eshte duke pergatitur nje plan te pergjithshem per trajtimin e problemit te droges ne Kosove. "Problemi eshte i dyanshem", thote Arenliu, i cili kryeson Grupin e Punes te IMCPS, "me nevojat per planifikim e bashkerendim nga njera ane dhe gjendjen ne terren nga ana tjeter".

Megjithese kjo shpjegon mungesen e perparimit te dukshem ne terren, mbetet rendesia dhe nevoja e nderhyrjes. "Te gjitha keto gjera: mungesa e bashkerendimit, arrestimet e perdoruesve qe posedojne sasi te vogla, mungesa e kuptimit te mjaftueshem te problemeve te droges ndermjet pakicave, krijojne nje mjedis ideal per rritjen, jo zvogelimin e perdorimit te droges. Prandaj nderhyrja eshte e nevojshme", thote Arenliu.

Kosova, ende ne fazat e para te zhvillimit, perballet me nje rruge te gjate dhe te pasigurte perpara. Krijimi i politikave, legjislacioni dhe veprimi administrativ te cilat tani sapo fillojne te marrin forme, do te kene nje ndikim vendimtar mbi zhvillimin e shoqerise tani autonome te Kosoves. Ceshtja e droges, tashme e lidhur njelloj me ministrite dhe kafete e Kosoves, padyshim qe do te jete ne qender te vemendjes gjate viteve te ardhshem.

"Southeast European Times"