Mexhid YVEJSI, Gjakovė

TAHIR EFENDI THAĒI
(1898-1984)



Myderriz Tahir Efendi Thaēi ishte njėri prej hoxhallarėve mė tė respektuar tė Gjakovės. Ėshtė djali mė i madh, prej katėr djemėve, i Mulla Himės (Adurrahimit). Tė katėr djemtė e Mulla Himės ishin hoxhallarė, dy prej tyre ishin hafizė. Emrat e katėr djemėve tė Mulla Himės janė:
Myderriz Tahir Efendiu (1898-1984), Mulla Ragibi (1900-1984), Hafiz Hysniu (1910-1954) dhe Hafiz Selimi(1913-2001). Edhe babai i tyre, Mulla Abdurrahimi, ishte vėllau i tre vėllezėrve, tė gjithė hoxhallarė. Pra, ky ėshtė njė rast i rrallė, nė dy brezni - tetė hoxhallarė…!

Mulla Tahiri lindi nė Gjakovė, mė 1898. Mėsimet e para i kreu nė Gjakovė, i vazhdoi nė Medresenė e Madhe, kurse i pėrfundoi nė Medresenė “Mehmed Pasha”, nė Prizren, ku diplomoi te dijetari i mirėnjohur Myderriz Nysret Efendi Galibi, i cili ishte edhe Myfti i Prizrenit.
Myderriz Tahir Efendi Thaēi, mbasi diplomoi nė Prizren, u kthye nė Gjakovė, ku filloi detyrėn si imam, hatib (predikues) dhe mualim (mėsues). Shėrbeu pėr mė se gjysmė shekulli, duke filluar nė Gjakovė, mandej, pėr njė kohė tė gjatė, rreth njėzet e pesė vjet nė Podrimje. Shėrbeu nė Ratkoc tė Rahovecit dhe mė nė fund pėrsėri nė Gjakovė, nė Xhaminė e Mahmud Pashės dhe tė Haxhi Ymerit.
Mulla Tahiri ishte burrė i urtė, i ditur, shumė i matur dhe me sjellje shembullore. Pėr kėto cilėsi, tė gjithė e donin, e respektonin, aq sa disa, disa burra me emėr, thonin:
”Nėse ka sot evlia, n’ket dynja, ai, pa shybe, ashtė Mulla Tahir Efendija…!”
Tėrė jetėn e kaloi fare thjesht, si njė sufi i vėrtetė. Kishte njė bibliotekė tė pasur, vazhdimisht lexonte, shėnonte, studionte me pasion. Ishte dashamirė i letėrsisė, i dinte pothuejse pėrmendėsh bejtet e Tahir Efendisė (Vehbijen) bejtet e Shejh Malės, me tė cilin ka pasė edhe muhabet…
Ka pasė njė shkrim shumė tė bukur, vėrtet artistik! Gati tė gjitha diplomat (ixhazetnamet), qysh kur ishte nxėnės, ishin shkruar prej Tahir Efendiut, sipas porosive tė myderrizėve tė medreseve tė Gjakovės dhe tė Prizrenit.
Nė dokumentet sekrete tė Beogradit, tė publikuara nga historiani, Dr.Hakif Bajrami, rreth shpėrnguljes sė shqiptarėve, emri i mulla Tahirit ėshtė shėnuar dy herė, ku shkruan se:
”Dy herė i janė kėrcėnuar qė tė shpėrngulet pėr nė Turqi. Nėse nuk shpėrngulej, do ta burgosnin me familje nė Nish...!”
Gjatė viteve 1950-1960, Mulla Tahir Efendiun e burgosėn dy herė, ku kishte vuajtur shumė, por ai nuk fliste kurrė, mė shumė fliste trupi i tij i dėrmuar, i shkretė, se ai vetė…!
Edhe mbas vuajtjes sė burgut, Myderriz Tahir Efendiu jetoi nė Gjakovė nė skamje, por nuk e lėshoi Kosovėn, derisa i mbylli sytė, duke marrė abdes, pėr tė falė namazin e sabahut, mė 4 nėntor 1984, nė moshėn 86 vjeēare!
U varros po atė ditė nė Gjakovė, ku u pėrcoll me nderime tė mėdha pėr nė jetėn e amshueshme.

Mexhid YVEJSI, Gjakovė