Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 27
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anėtarėsuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050

    Qeveria e Rilindjes i merr kompetencat kushtetuese Prokurorisė, ngre "FBI" te varur nga Policia

    Nje FBI per Shqiperine

    Fabian Zhilla
    E Premte, 14 Gusht 2009


    Koeficienti i larte i humbjeve ne radhet e policise shqiptare ne luften kunder krimit, ngre pikepyetje te rendesishme ne lidhje me te gjithe strukturen, organizimin dhe politikat e luftes kunder krimit te organizuar dhe jo vetem ne Shqiperi. Megjithe perpjekjet e shumta te forcave te rendit, krimi i organizuar serish arrin te jete i suksesshem ne neutralizimin e tyre. Pikerisht per kete, lufta kunder krimit te organizuar kerkon jo vetem nje perballje frontale, por shterim te te gjitha mjeteve dhe menyrave qe e forcojne ate. Vendi yne fatkeqesisht ofron shume mundesi oportune qe krimi i organizuar te zhvillohet, sic jane niveli i larte i korrupsionit, evazioni shqetesues fiskal (mbi 30% e veprimeve financiare kryen jashte institucioneve te autorizuara) dhe pozicioni mjaft i volitshem gjeografik. Nga ana tjeter, nje faktor tjeter po aq i rendesishem eshte edhe struktura shume e shperndare ne vend e luftes kunder krimit te organizuar apo dhe veprave penale qe lidhen direkt ose indirekt me te, si korrupsioni pasiv apo aktiv, pastrimi i parave, cilesi dokumentesh shteterore lehtesisht te manipulueshem, si dhe niveli mjaft i ulet i perditshmerise te strukturave policore ne pergjithesi, me njohurite bashkekohore per teknikat e perdorura nga krimi i organizuar sot. Per kete arsye, mbase eshte koha qe shteti shqiptar te hedh hapa konkrete, per ngritjen e FBI-s shqiptare, nje shembull qe me shume sukses po e ndjek dhe Britania e Madhe, koheve te fundit me Agjencine kunder Krimeve te Renda (SOCA). Por perpara se te shkojme ne argumentimin se pse ngritja e nje strukture te tille eshte emergjente ne Shqiperi, do te ishte me interes te shtjellonim disa detaje, te cilat nuk jane evidentuar dukshem ne analizat e fundit te ngjarjes ne Durres.

    Se pari, ata qe humben jeten ne kete krim nuk ishin police te thjeshte, por nder efektivet me me eksperience ne vend. Ky perben nje shqetesim mjaft serioz, pasi tregon se prej kohesh sofistikimi i krimit ne Shqiperi po i kalon permasat e krimit ordiner dhe po konturohet ne nje krimi mjaft profesional dhe te tipit mafioz. Ne kete drejtim analiza per kete ngjarje duhet te jete thelbesore dhe jo te mjaftohet vetem ne gjetjen e autoreve, pergjegjes direkt te ketij deshtimi. Se dyti, rasti Dajti konfirmon dhe nje here se struktura dhe format e operimit te krimineleve shqiptare nuk kane pesuar ndonje ndryshim te dukshem gjate periudhes se tranzicionit, gje qe tregon se metodologjite e luftes kunder krimit te organizuar ne Shqiperi, nuk kane dhene rezultatin e duhur. Karakteristikat e pershkruara nga shume studiues serioze te krimit te organizuar ne Shqiperi, si francezi Reufer konfirmohen dhe nga tipologjia e grupit te Dritan Dajtit. Edhe ketu struktura e grupit, ndertohet ne nje njesi te vogel (zakonisht nuk e kalon nr. 5), kryesisht me nje anetaresi qe bazohet ne lidhje gjaku, jane shume inteligjent, te dhunshem dhe ambientohen shume shpejt me teknologjite e kohes. Se treti, ajo qe bie ne sy eshte gjithashtu dhe arsimimi deri diku superior, i autorit te krimit me shumicen e njesise speciale, gje qe nxjerr ne pah se kontingjenti i krimit tashme eshte shume me cilesor se me pare. Se katerti, sipas medias se fundi, numrat e telefonit qe posedonte Dritan Dajti tregojne shtrirjen dhe forcen e krimit te organizuar, i cili jo vetem qe ka lidhje me kapjen e strukturave shteterore por dhe me fushen e biznesit. Lidhja e krimit me biznesin eshte nje tjeter faktor shqetesues, pasi jo vetem qe veshtireson investigimin e krimit por kriminalizon dhe biznesin, duke deformuar keshtu zhvillimin ekonomik nga nje ekonomi e rregulluar nga forcat e tregut te lire, ne nje ekonomi te influencuar nga krimi i organizuar. Me pak fjale, krimi i organizuar ne Shqiperi eshte mjaft aktiv. Ai nuk eshte minimizuar por perkundrazi, gradualisht po shnderrohet ne forma shume me te sofistikuara, sjellje po aq te dhunshme sa me pare. Kjo situate e ben imperative ngritjen e nje agjencie speciale, e denje per t'u perballur me keto sfida te kohes.

    Pra per t'iu kthyer analizes sone ne lidhje me ngritjen e nje strukture speciale, sic do te ishte nje FBI e mundshme shqiptare, rasti i Dritan Dajtit tregon se pervec ndryshimeve ligjore parciale, sic jane dhe ndermarrjet e fundit te kryeministrit ne lidhje me rishikimin e ligjit perkates per statusin e policeve te vrare ne krye te detyres, ky i fundit duhet te beje pikerisht ate qe Presidenti amerikan Rusvelt, beri ne vitin 1908. Shume faktore te Amerikes se atehershme, qe shtyne presidentin e asaj kohe per kete nisem, nuk ndryshojne me situaten aktuale ne Shqiperi. Nje shoqeri ku dhuna eshte mjaft prezent, zhvillimet e shpejta teknologjike, korrupsioni galopant ne politike dhe strukturat lokale, levizje masive demografike ne qytetet kryesore, monopolet e reja te bisnesit, ndryshimet e shpejta ideologjike, si dhe lufterat ne rajon e bejne te domosdoshme ngritjen e kesaj agjencie.

    Ky institucion duhet te jete teresisht i pavarur politikisht dhe juridiksioni i tij, duhet te perfshije si sektorin shteteror dhe ate privat. Ashtu sikurse FBI kjo agjenci duhet te hetoje kryesisht krimin e organizuar, korrupsionin, terrorizmin dhe vjedhjet, mashtrimet e permasave serioze.

    Ne kete njesi duhet te perfshihen shume drejtori, qe sot gjenden nen 'sqetullat' e ekzekutivit, si drejtori qe lidhen me krimin ekonomik dhe luften kunder korrupsionit. Shtrirja e 'pushtetit' te saj edhe ne luften kunder korrupsionit, eshte mjaft e rendesishme sidomos ne investigimin e atyre institucioneve qe merren sot direkt apo indirekt, me luften ndaj krimit dhe korrupsionit, si gjykatat, prokuroria, Kontrolli i Larte i Shtetit, Inspektorati i Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive etj.

    Statusi i kesaj agjencie duhet te jete prestigjioz, si ne kuptimin financiar por dhe ne imunitetin e ofruar, kjo dhe per vete specifiken e kesaj agjencie. Rekrutimi duhet bazuar jo me ne individ me "muskuj" sic ka ndodhur rendom ne strukturat tona te antikrimit, por ne njerezit me te kualifikuar dhe te profesionalizuar ne fushat perkatese, qe lidhen me vete profilin e saj.

    Kjo agjenci realizon pikerisht ato, qe sistemi yne ndaj krimit te organizuar dhe korrupsionit vuan. Nje agjenci moderne dhe mjaft e specializuar ne keto drejtime. Nje institucion me fleksibilitetin dhe shpejtesine, per t'u perballur me zhvillimet teknologjike dhe financiare te kohes, qe sherbejne ne sofistikimin e krimit. Konsolidimin ne nje strukture te vetme dhe te pavarur politikisht, te shume drejtorive te shperndara sot ne institucione te ndryshme shteterore, nen kontrollin e ekzekutivit. Kjo do te rris eficencen ne goditjen ndaj shume lidhjeve te krimit, me boten e politikes dhe bisnesit. Do te ndihmoje ne nje nderlidhje me te mire midis strukturave perkatese, brenda se njejtes agjenci, shkembim me te kontrolluar te informacionit si dhe ruajtjen dhe forcimin e tradites dhe ekspertizes ne kete drejtim, gje qe 'rrjedh' shpesh ne Policine e Shtetit me ndryshimet politike. Qeveria shqiptare duhet ta shikoje me perparesi ngritjen e kesaj agjencie, si nje mjet tashme i certifikuar ne sukseset e saj ne luften ndaj krimit te organizuar dhe korrupsionit. [/QUOTE]

    Koha Jone
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 23-06-2014 mė 12:24
    "They will not control us, We will be victorious"

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar mesuesi_1 pėr postimin:

    Kermilli (23-06-2014)

  3. #2

    Juristi gjerman, Johen Frovain kundėr Byrosė Kombėtare tė hetimit

    Juristi gjerman, Johen Frovain kundėr Byrosė Kombėtare tė hetimit

    Nė njė intervistė pėr “ABC News”, juristi i njohur gjerman Johen Frovain, e konsideron tė rrezikshme pėr destabilizimin e shtetit ligjor nismėn pėr ngritjen e byrosė kombėtare tė hetimit, por dhe njė shkrirje tė mundshme tė Gjykatės Kushtetuese me atė tė Lartė nė njė gjykatė supreme.
    “Kjo sigurisht nuk ėshtė e lehtė pėr t’u gjykuar, por unė do ta shihja si shumė tė rrezikshme nėse qeveria e re do tė ndryshonte ato institucione qė tashmė kanė krijuar njė traditė dhe qė kanė bėrė njė rrugė tė tė rėndėsishme pėr forcimin e shtetit ligjor nė Shqipėri. Unė do tė dyshoja qė shkrirja e Gjykatės Kushtetuese me atė tė Lartė, nė kundrėshtim me traditėn e krijuar, do tė ishte ide e mirė nė kėtė moment nė Shqipėri”, tha ai.
    Ndėrsa pėr byronė e hetimit Frovain thotė se nuk njeh njė model tė ngjashėm nė europė.
    “Nuk ėshtė diēka qė mund ta krahasoj me ndonjė sistem pėr aq sa e njoh unė drejtėsinė. Dhe duhet tė them pėrsėri: shpresoj tė mos destabilizohet sistemi pėr drejtėsinė kriminale qė ekziston nė Shqipėri. Institucionet e reja tė kėtij lloji mundet qė vėrtetė tė rrezikojnė funksionimin normal tė rregullave ekzistuese”, sqaroi juristi gjerman.
    E rėndėsishme sipas tij ėshtė qė qeveria e re qė mori njė mandat tė qartė nga zgjedhėsit shqiptarė tė punojė pėr forcimin e shtetit ligjor, por jo duke krijuar struktura qe destabilizojnė funksionimin normal tė tij
    “Pas ndryshimit tė qeverisė me njė vendim tė qartė elektoral tė popullit, mendoj qė duhet tė evitohet ēdo gjė qė do tė destabilizonte strukturėn e institucioneve tė njė shteti”, deklaroi Frovain.

    ABC
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  4. #3

    Theodhori Sollaku - njė kandidat pėr kreun e Byrosė Kombėtare tė Hetimit

    Sokol Bizhga dhe Theodhori Sollaku, dy kandidatėt pėr drejtues tė byrosė

    3 Nėntor 2013 | : Aktualitet,Kryesoret | Autor: Sokol Ēobo

    Bizhga, oficer karriere, Sollaku ish-kryeprokuror

    Njė oficer karriere dhe njė ish-kryeprokuror janė nė garė pėr drejtues tė Byrosė Kombėtare tė Hetimit. Burime nga Ministria e Brendshme pohojnė se Sokol Bizhga, aktualisht nėndrejtor i Policisė sė Shtetit pėr hetimin e krimeve, ėshtė kandidati kryesor pėr kėtė post. Kandidati tjetėr ėshtė njė emėr i njohur i drejtėsisė. Ai ėshtė Theodhori Sollaku, ish-prokuror i Pėrgjithshėm, dhe i shkarkuar nga mazhoranca e kaluar.

    Bizhga

    Nėndrejtori aktual i Policisė sė Shtetit, mund tė jetė drejtuesi i Byrosė Kombėtare tė Hetimit. Sokol Bizhga aktualisht ėshtė nėndrejtor i hetimit tė krimit, dhe duke qenė se nė momentin e miratimit tė BKH, pozicioni i Bizhgės suprimohet, atėherė ai mund tė drejtojė kėtė strukturė tė re, qė pritet tė miratohet me vendim tė Kėshillit tė Ministrave. Ky kandidat e njeh mjaft mirė hetimin e krimeve, pasi nė karrierėn e tij nė polici ka drejtuar njė sėrė komisariatesh, apo drejtorish, dhe tė gjitha pėr hetimin e krimeve. Madje, Bizhga ka qenė edhe dėshmitar i masakrės sė Qafė-Gjashtės, ku mbeti i vrarė edhe njė punonjės policie. Ai ka dėshmuar nė Prokurorinė dhe Gjykatėn e Krimeve tė Rėnda, duke dhėnė njė ndihmesė pėr zbardhjen e kėsaj ngjarjeje. Pas vitit 1997, Bizhga ka punuar nė njė sėrė sektorėsh, komisariatesh dhe drejtori tė Policisė nė qarqe, ku ka dhėnė ndihmė tė madhe pėr hetimin e ngjarjeve tė rėnda kriminale. Por, karriera e tij duket se u “ndėrpre” pėr tetė vite me radhė, pasi nė kėtė kohė ka qenė specialist krimesh nė Berat, dhe sė fundmi nė Policinė e Shtetit, sėrish nė hetimin e krimeve. Pas ardhjes tė drejtuesve tė rinj politikė nė Ministrinė e Brendshme, Bizhga u “gradua”, duke u vendosur nėndrejtor i Policisė sė Shtetit.

    Sollaku

    Ndėrkohė, kandidati tjetėr, ėshtė pikėrisht Theodhori Sollaku, njė emėr i njohur pėr drejtėsinė. Ish-prokurori i Pėrgjithshėm mund tė sjellė njė menaxhim tė mirė tė kėsaj strukture, duke qenė se i njeh mjaft mirė teknikat e hetimit. Madje, mund tė menaxhojė mirė edhe sulme tė mundshme politike. Por, nga ana tjetėr, emri i Sollakut mund tė kundėrshtohet nga opozita, pasi mund tė cilėsohet politik. Ka qenė mazhoranca e kaluar ajo qė e hoqi nga drejtimi i Prokurorisė sė Pėrgjithshme.

    Me krijimin e Byrosė, pozicioni i Bizhgės si nėndrejtor i Policisė sė Shtetit suprimohet

    Rama

    “Me themelimin dhe fuqizimin e Byrosė Kombėtare tė Hetimit, njė strukturė e re qė sė shpejti do tė vihet nė jetė, do tė kemi njė standard tjetėr nė hetimin e veprave penale, duke forcuar gjithė zinxhirin institucional dhe duke pasur njė hallkė tė munguar pėr tė koordinuar organet e rendit me organet e drejtėsisė”

    Tahiri

    “Qytetarėt kanė frikė tė jetojnė pėr sigurinė dhe shėndetėsinė, kanė ankthin pėr tė bėrė biznes. Krimi ėshtė i lirė, nė tė kundėrt, nga shteti. Ja pse jemi angazhuar tė kthejmė shtetin nė vendin e vet dhe do themelojmė Byronė Kombėtare tė Hetimit, do t’i japim tjetėr ritėm krimit tė organizuar”

    Programi i PS

    Nė Byro do tė funksionojnė tė ndara zyra e ekspertėve tė antidrogės dhe drejtimi i luftės kundėr trafiqeve tė qenieve njerėzore; do jetė zyra e ekspertizės sė armėve, eksplozivėve, si dhe sektori i antiterrorit. Do tė jetė dhe zyra e drejtimit tė luftės kundėr pastrimit tė parave dhe korrupsionit



    Deklarata

    Naēo: Byroja do tė hetojė zyrtarėt e lartė tė administratės

    Ministri i Drejtėsisė, Nasip Naēo, tha dje se Byroja Kombėtare e Hetimit do tė jetė njė strukturė qė do hetojė zyrtarėt e lartė tė shtetit, por gjithashtu do drejtojė dhe kontrollojė zyrtarėt e mesėm dhe tė ulėt. “Byroja Kombėtare e Hetimit do ngrihet si njė nukėl pėrgjegjės pėr tė hetuar zyrtarėt e lartė tė administratės shtetėrore, por sigurisht do drejtojė dhe kontrollojė pėr pjesėn e zyrtarėve tė mesėm dhe tė ulėt. Pra do jetė njė strukturė qė krahas detyrave tė tjera qė bėn pėr tė hetuar, do hetojė si njė nukėl nė rastet e korrupsionit, pėr tė cilėt besoj se dhe ndėrkombėtarėt presin mė shumė nga kjo mazhorancė”, deklaroi ministri Naēo. Ai foli edhe pėr paketėn e re pėr ndryshimet nė sistemin e drejtėsisė, duke nėnvizuar se ndryshimi i kompetencės, pra hetimi i rasteve tė korrupsionit qė do tė bėhet nga prokuroria dhe Gjykata e Krimeve tė Rėnda, do tė japė efektet e duhura. “Pra i japim kėtij institucioni mundėsinė qė tė reagojė dhe tė luftojė realisht korrupsionin”, theksoi ministri.

    Naēo ka folur edhe pėr gjykatat administrative, tė cilat fillojnė punėn nesėr. “Ministria e Drejtėsisė ka marrė tė gjitha masat. Janė gjetur ambientet e pėrshtatshme, janė emėruar personat, kancelarėt dhe pjesa e infrastrukturės sė nevojshme. Emėrimet e gjyqtarėve janė bėrė. Ka disa vende vakante nė Gjirokastėr, Vlorė dhe nė Korēė dhe unė jo pa qėllim i kėrkova KLD-sė tė plotėsohen kėto vende vakante dhe tė shikohen me prioritet nė mbledhjen e ardhshme, por nuk ka asnjė pengesė qė gjykata mos tė fillojė punė nė datėn 4. Unė jam i bindur qė gjykata do tė fillojė qė tė funksionojnė qė nė datėn 4”, pėrfundoi ministri.

    Ministri

    BKH do tė hetojė zyrtarėt e lartė tė administratės shtetėrore, por sigurisht do drejtojė dhe kontrollojė pėr pjesėn e zyrtarėve tė mesėm dhe tė ulėt

    shqip
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 23-06-2014 mė 12:25

  5. #4

    Pėr: Theodhori Sollaku - njė kandidat pėr kreun e Byrosė Kombėtare tė Hetimit

    Drafti paraprak: Drejtoria, varėsi nga Drejtori i Policisė sė Shtetit

    Sokol Ēobo

    shqip

    Drejtimi

    Ministria e Brendshme pohon se deri mė tani ėshtė pėrjashtuar mundėsia qė kjo strukturė tė varet nga Kryeministri apo ministri i Brendshėm, pasi nė kėtė mėnyrė, ēdo hetim, apo arrestim, mund tė konsiderohej si politik

    Varėsia

    Ėshtė propozuar qė kjo agjenci tė ketė kompetencė nė tė gjithė territorin. Madje, do tė ketė struktura nė ēdo drejtori tė policisė nė qarqe, tė cilat nuk do tė varen nga drejtori i qarkut, por nga drejtori i Pėrgjithshėm i Policisė sė Shtetit

    Hetimet

    Ndarja strukturore e kėsaj drejtorie duhet tė ruajė drejtimet aktuale tė grupuara pėr luftėn kundėr krimit ekonomik financiar, korrupsionit, drogės, trafiqeve, terrorizmit, vepra penale qė hetohen nga Prokuroria e Krimeve tė Rėnda

    Njė nga strukturat e reja nė Policinė e Shtetit do tė jetė Byroja Kombėtare e Hetimit (BKH), struktura e sė cilės do tė pėrmbysė sėrish tė gjithė hierarkinė e policisė, pasi do tė ketė lėvizje tė reja. Kjo strukturė ėshtė parashikuar tė implementohet nė polici nė fillim tė vitit 2014, ndėrsa grupet e interesit kanė filluar prej muajsh punėn pėr tė realizuar organigramėn dhe drejtuesit e tyre. Varėsia e kėsaj strukture ende nuk ėshtė pėrcaktuar, por me shumė gjasa BKH do tė varet drejtpėrdrejt nga drejtori i Policisė sė Shtetit. Burime nga Ministria e Brendshme thanė pėr gazetėn Shqip se deri mė tani ėshtė pėrjashtuar mundėsia qė kjo strukturė tė varet nga Kryeministri apo ministri i Brendshėm, pasi nė kėtė mėnyrė, ēdo hetim, apo arrestim, mund tė konsiderohej si politik.

    Kompetenca

    Burimet nga ministria pohojnė se nė tryezėn e punės ėshtė propozuar qė kjo agjenci tė ketė kompetencė nė tė gjithė territorin. Madje, do tė ketė struktura nė ēdo drejtori tė policisė nė qarqe, tė cilat nuk do tė varen nga drejtori i qarkut, por nga drejtori i Pėrgjithshėm i Policisė sė Shtetit. Pra, fillimi i hetimeve pėr korrupsion, apo edhe i dosjeve tė vjetra tė vrasjeve, pėr shembull nė Durrės, do tė ndiqet drejtpėrdrejt nga drejtori i BKH nė Tiranė, dhe jo nga qarku. Ndarja strukturore e kėsaj drejtorie duhet tė ruajė drejtimet aktuale tė grupuara pėr luftėn kundėr krimit ekonomik financiar, korrupsionit, drogės, trafiqeve, terrorizmit. Pavarėsisht kėtij organizimi pėr efekt tė rritjes sė efektivitetit dhe eficencės nė luftė kundėr krimit tė organizuar, policia vendore duhet tė ketė pėr detyrė tė ndjekė ēdo vepėr penale tė pėrcaktuar nė Kodin Penal. Ndėrkohė, do tė jetė nė kompetencėn e kėsaj drejtorie dhe tė Prokurorisė sė Krimeve tė Rėnda pėr tė vlerėsuar dhe bėrė veēimin e veprės penale pėr ndjekje tė mėtejshme nga struktura vendore apo nga Drejtoria e Policisė pėr Krimet e Rėnda. Kryerja e kėtyre ndryshimeve do tė bėnte tė mundur edhe njė funksionim mė tė mirė tė prokurorisė dhe gjykatave pėr Krime tė Renda, me qėllim pėr rritjen e efektivitetit kundėr krimit tė organizuar dhe krimeve tė renda, si dhe pėrmirėsimin e cilėsisė sė hetimit e gjykimit tė tyre.

    Ēfarė do hetohet

    Nė projekt-draftin qė po pėrgatitet nga specialistė tė policisė sė Shtetit dhe Ministrisė sė Brendshme, nė bashkėpunim me Ministrinė e Drejtėsisė dhe Prokurorinė e Pėrgjithshme, parashikohen tė hetohen njė sėrė veprash penale, qė janė kompetencė e Prokurorisė sė Krimeve tė Rėnda. Ndryshimet e pritshme nė ligjin “antimafie” dhe nė Kodin e Procedurės Penale do i transferojnė veprat penale nė fushėn e korrupsionit te Krimet e Rėnda. Dhe, nė kėtė mėnyrė, zgjerohen kompetencat e BKH, e cila do tė funksionojė nė ēdo qark. Sipas draftit paraprak, kjo drejtori do tė hetojė edhe veprat penale krime kundėr njerėzimit, gjenocidin, krimet e luftės. Madje do tė hetojė vrasjen nė rrethana tė tjera cilėsuese tė deputetit, gjyqtarit, prokurorit etj., gjatė detyrės ose pėr shkak tė saj. “Kjo drejtori do tė hetojė edhe vrasje nė rrethana tė tjera cilėsuese, tė kallėzuesit, dėshmitarit tė tė dėmtuarit. Do tė hetojė rrėmbimin ose mbajtjen peng tė personit, shtrėngimit me anė tė kanosjes ose dhunės pėr dhėnien e pasurisė dhe trafikimin e personit”, pohojnė burimet nga ministria. Sipas saj, madje kompetencė do tė jetė edhe pėr rrėmbimi i avionėve, anijeve dhe mjeteve tė tjera, ashtu si edhe trafikimi i femrave, tė tė miturve. Burimet pohojnė se oficerėt e policisė gjyqėsore kanė tė drejtė tė hetojnė edhe atentatin, komplotin, kryengritjen, vepra me qėllime terroriste, financimi i terrorizmit apo edhe fshehja e fondeve dhe e pasurive tė tjera, qė financojnė terrorizmin. Mėsohet se kjo drejtori do tė hetojė edhe rekrutimin e personave pėr kryerjen e veprave me qėllim terrorizmit ose financimit tė terrorizmit, stėrvitja pėr kryerjen e veprave me qėllim terrorizmi, krijimi i turmave tė armatosura, madje edhe prodhimi i armėve luftarake, organizata terroriste, banda e armatosur, trafikimi i armėve dhe municionit, trafikimi i lėndėve plasėse, djegėse, helmuese dhe radioaktive. Kompetencė do tė ketė edhe pėr trafikimin e narkotikėve, organizimi dhe drejtimi i organizatave kriminale, pastrimi i produkteve tė veprės penale, organizata kriminale, grupi i strukturuar kriminal dhe kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal.

    Lėvizjet e OPGJ-ve

    Pas miratimit tė strukturės sė BKH do tė fillohet me rekrutimin e oficerėve tė policisė gjyqėsore. Pritet qė tė ketė sėrish lėvizje nga radhėt e Policisė, ku mė tė prekurit do tė jenė padyshim oficerėt e atashuar pranė prokurorive, apo edhe strukturat kriminale nė tė gjithė vendin. Kėtyre oficerėve u suprimohet vendi i punės, ndėrsa do tė jenė drejtuesit e Byrosė ata tė cilėt do tė vendosin nėse kėta hetues do tė jenė apo jo pjesė e kėsaj drejtorie.



    Kjo drejtori do tė hetojė vrasjen nė rrethana tė tjera cilėsuese tė deputetit, gjyqtarit, prokurorit etj., gjatė detyrės ose pėr shkak tė saj

    Struktura

    Drafti po pėrgatitet nga specialistė tė Policisė sė Shtetit dhe Ministrisė sė Brendshme, nė bashkėpunim me Ministrinė e Drejtėsisė dhe Prokurorinė e Pėrgjithshme

    Pėrgjimet

    Byroja Kombėtare e Hetimit do tė ketė akses edhe nė pėrgjimet dhe vėzhgimet, ndėrsa do t’i duhet tė koordinohet me Prokurorinė e Krimeve tė Rėnda, apo me Prokurorinė e Pėrgjithshme

    Ligjet

    Mėsohet se kjo Byro, pas pėrfundimit tė draftit nė Ministrinė e Brendshme dhe nė Ministrinė e Drejtėsisė, pritet tė miratohet me vendim tė Kėshillit tė Ministrave

    Krimet

    Me ngritjen e Byrosė, strukturat e hetimeve tė krimit nė Policinė e Shtetit, apo nė drejtoritė e policive nė qarqe pritet qė tė shkrihen dhe hetuesve t’u suprimohet vendi

  6. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,446
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Nje FBI per Shqiperine

    Projektligji, Byroja Kombėtare e Hetimit, me “50 tė paprekshėm

    TIRANE - Zbardhet projekti pėrfundimtar pėr Byronė Kombėtare tė Hetimit, struktura “elitė”, e kėrkuar me ngulm nga Kryeministri Rama dhe e cilėsuar si FBI-ja shqiptare. Kjo strukturė, qė pėrfundimisht ėshtė vendosur tė jetė brenda Policisė sė Shtetit, do tė ketė vetėm 50 punonjės, tė cilėt do tė jenė OPGJ, agjentė policie dhe ekspertė nga fusha tė tjera. Me rregullat e vendosura pėr emėrimin, shkarkimin dhe detyrat e tyre, mund tė thuhet pa dyshim se punonjėsit e Byrosė Kombėtare tė Hetimit do tė jenė “50 tė paprekshmit”. Pėr mė tepėr, secili prej tyre do tė ketė njė shtesė mbi pagėn pėr vėshtirėsi nė vlerėn 76 mijė lekė nė muaj, e cila ėshtė paga referuese nė polici.

    FBI-ja shqiptare
    Nė projektligjin e policisė, tė dėrguar nė qeveri, ėshtė lėnė njė kapitull i veēantė pėr Byronė Kombėtare tė Hetimit. Kjo strukturė e veēantė do tė kryejė veprimtari gjurmuese dhe hetimore nė pėrputhje me legjislacionin penal dhe procedural penal, pėr veprat penale nė fushėn e korrupsionit dhe tė veprimtarisė sė organizuar kriminale dhe do tė ketė varėsi dyfishe mes Drejtorit tė Pėrgjithshėm tė Policisė dhe Prokurorit tė Pėrgjithshėm. Ajo ushtron kompetencat nė tė gjithė territorin e vendit dhe pėr veprimtarinė gjurmuese do tė pėrgjigjet para Drejtorit tė Policisė sė Shtetit dhe pėr veprimtarinė hetimore procedurale do tė pėrgjigjet para prokurorit. Sipas draftit tė dorėzuar nė qeveri, organizimi dhe funksionimi i Byrosė Kombėtare do tė pėrcaktohet me urdhėr ministri, megjithėse ėshtė pėrcaktuar se ajo do tė ketė vetėm 50 punonjės.

    Kreu i byrosė
    Pėr emėrimet nė kėtė strukturė mėsohet se do tė ketė njė sėrė kushtesh, por mė tė forta do tė jenė ato pėr shkarkimin e punonjėsve tė saj. Sa i pėrket drejtuesit tė BKH-sė mėsohet se ai do tė emėrohet nga ministri, me propozimin e Drejtorit tė Policisė sė Shtetit pėr njė periudhė katėrvjeēare dhe nė momentin e emėrimit, do t’i jepet grada “Drejtues i lartė” (sipas sistemit tė ri tė gradave, i parashikuar nė ligjin e ri tė policisė). Nė njė nen tė veēantė tė projektligjit mėsohet se drejtuesi i Byrosė Kombėtare tė Hetimit mund tė emėrohet nga radhėt e Policisė sė Shtetit ose prokurorėve nė detyrė. “Pas pėrfundimit tė mandatit, me pėlqimin e tij, ai ka tė drejtė tė emėrohet nė funksionin e mėparshėm ose nė njė funksion tė barasvlershėm me vendin e mėparshėm”, thuhet nė draft. Por, nė nenin 28 tė ligjit tė ri janė pėrcaktuar kritere tė forta pėr tė pėrzgjedhurin. Drejtuesi i Byrosė Kombėtare tė Hetimit duhet tė ketė arsim policor ose juridik, tė ketė gradėn policore “Drejtues i parė”, kur ėshtė punonjės policie. Ai duhet tė ketė eksperiencė mbi dhjetė vjet nė hetimin e veprave penale nė fushėn e korrupsionit, krimit tė organizuar ose krimeve tė rėnda, tė ketė aftėsi tė larta profesionale, tė ketė cilėsi tė larta morale dhe tė mos jetė nėn efektet e njė mase disiplinore.

    Punonjėsi i byrosė
    Kurse punonjėsi i Byrosė Kombėtare tė Hetimit pėrzgjidhet nga radhėt e punonjėsve tė policisė ose tė personave me njohuri tė posaēme. Pėrzgjedhja bėhet nėpėrmjet njė procesi konkurrimi transparent, sipas rregullave e procedurave tė pėrcaktuara nė rregulloren e policisė dhe emėrimi i tyre bėhet nga drejtori. Pėr oficerėt e policisė gjyqėsore merret miratimi paraprak i Prokurorit tė Pėrgjithshėm. Ēdo punonjės i BKH-sė duhet tė ketė tė paktėn arsimin policor, ose juridik. Veē kėtij kriteri, kandidatėt duhet tė kenė eksperiencė mbi pesė vjet nė hetimin e veprave penale nė fushėn e korrupsionit, krimit tė organizuar ose krimeve tė rėnda. Pėr funksione tė veēanta nė BKH, punonjėsit duhet tė kenė pėrfunduar arsimin e lartė pėrkatės dhe tė kenė jo mė pak se 7 vjet pėrvojė pune nė fushėn ku kėrkohen njohuritė e veēanta.

    Shtesa e pagės
    Punonjėsit, tė cilėt do tė emėrohen nė kėtė strukturė tė veēantė tė policisė, pritet tė pėrfitojnė pagat mė tė larta tė dhėna ndonjėherė nė strukturat policore pėr shkak tė shtesave qė janė parashikuar nė draft. Nė nenin 33 tė tij thuhet se punonjėsi i Byrosė Kombėtare tė Hetimit pėrfiton shtesė nė masėn 100% mbi pagėn referuese. Pra veē pagės bazė pėr gradė qė jepet nė kėto struktura, ata do tė pėrfitojnė 76 mijė lekė mė shumė, aq sa ėshtė paga referuese nė polici. Po ashtu, kėto struktura pritet tė kenė tė gjithė aksesin e nevojshėm pėr informacion. “Gjatė kryerjes sė veprimtarisė hetimore, personat juridikė, entet publike dhe shtetasit janė tė detyruar t’i japin oficerit tė policisė gjyqėsore tė Byrosė Kombėtare tė Hetimit akses tė pakufizuar pėr mbledhjen e provave pėr t’u pėrdorur nė njė proces penal, nė zbatim tė dispozitave tė Kodit tė Procedurės Penale”, citohet nė projektligj.

    Neni 29
    Lirimi nga detyra i Drejtuesit tė Byrosė
    1. Drejtuesi i Byrosė lirohet nga detyra:
    a) kur pėrfundon afatin e qėndrimit nė detyrė
    b) pėr shkelje tė Kushtetutės ose pėr shkelje tė rėnda tė ligjit gjatė ushtrimit tė detyrės
    c) pėr sjellje qė diskreditojnė rėndė pozitėn dhe figurėn e tij
    d) pėr shkelje tė rėnda dhe shumė tė rėnda tė disiplinės nė ushtrimin e funksioneve tė policisė gjyqėsore, sipas ligjit pėrkatės
    e) kur dėnohet me vendim gjykate tė formės sė prerė pėr kryerjen e njė vepre penale
    f) kur jep dorėheqjen
    g) kur mbush moshėn e pensionit
    h) kur i hiqet ose i kufizohet zotėsia pėr tė vepruar me vendim gjykate tė formės sė prerė.

    2. Nė rastet e parashikuara nė pikėn 1, shkronja “a” dhe “b” lirimi nga detyra bėhet me propozim tė Drejtorit tė Policisė sė Shtetit.

    Neni 32
    Largimi i Punonjėsit tė Byrosė Kombėtare tė Hetimit
    1. Punonjėsi i Byrosė Kombėtare tė Hetimit largohet vetėm pėr shkelje tė rėnda disiplinore. Pėr oficerėt e policisė gjyqėsore merret miratimi i Prokurorit tė Pėrgjithshėm.

    Ligji i ri
    Forcohen rregullat pėr policėt e politizuar
    Policia duket se do tė forcojė mė shumė edhe ēėshtjen e pjesėmarrjes sė punonjėsve tė policisė nė politikė. Me ligjin e ri deklarohet se punonjėsi i policisė ndalohet tė jetė anėtar i njė partie ose organizate politike, siē ka qenė edhe mė parė, por ndryshimi qėndron nė faktin se ai ndalohet edhe tė mbėshtesė fushatėn e njė partie, organizate politike, tė njė anėtari partie politike apo tė njė kandidati tė pavarur, duke marrė pjesė ose duke kontribuar fizikisht ose financiarisht. Kufizime i janė bėrė punonjėsit tė policisė edhe pėr veprimtari tė dyta. Sipas draftit, punonjėsi i policisė nuk mund tė punėsohet ose tė kryejė veprimtari tjetėr private me pėrjashtim tė mėsimdhėnies. Me ligjin aktual, punonjėsi i policisė lejohej tė punonte nė disa profesione, por qė pėrcaktoheshin ēdo fillimviti nga Drejtori i Pėrgjithshėm. Kjo e drejtė do t’i hiqet punonjėsit tė policisė, duke i lėnė vetėm profesionin e mėsimdhėnies, madje edhe pėr kėto raste, ai ka detyrimin tė marrė miratimin me shkrim tė drejtuesit tė strukturės.

    Pėrfitimet e reja tė policisė
    Nė detyrė
    Punonjėsi i policisė gėzon tė drejtėn e lejes pa tė drejtė page pėr njė periudhė afatshkurtėr deri nė 2 muaj ose afatgjatė deri nė 3 vjet.
    Punonjėsi i policisė pėrfiton shtesė pėr vjetėrsi shėrbimi nė masėn 1% pėr ēdo vit deri nė 25 vjet.
    Trajtim me ushqim pėr struktura sipas pėrcaktimeve me Vendim tė Kėshillit tė Ministrave.
    Shpėrblim nė fund tė vitit nė masėn e njė page mujore.
    Ndihmė tė menjėhershme financiare nė rast tė dėmtimit tė rėndė tė pronės pėr shkak tė detyrės.
    Punonjėsi i policisė pėrfiton sigurim shėndetėsor tė veēantė.
    Punonjėsi i policisė pėrfiton kredi pėr strehim me njė interes nė masėn 3%.
    Punonjėsit tė policisė, kur emėrohet/transferohet jashtė vendbanimit tė tij tė pėrhershėm, brenda dhe jashtė vendit, i jepet kompensim pėr qira banese.
    Punonjėsi i policisė pėrfiton sigurim jete sipas rregullave tė pėrcaktuara me VKM.

    I liruar
    Punonjėsi i Policisė qė ndėrpret marrėdhėniet e punės me policinė pėrfiton pagesė kalimtare, pension tė parakohshėm suplementar, pension shėrbimi dhe pension suplementar pleqėrie.
    Pėr ēdo vit shėrbimi mbi 15 vite pėr meshkujt dhe 12 vite pėr femrat, punonjėsi pėrfiton shtesė nė masėn 2% tė pagės referuese tė muajit tė fundit. Shuma e pėrfitimit nuk duhet tė jetė mė shumė se 65% e pagės referuese tė muajit tė fundit.
    Punonjėsi i Policisė ka tė drejtė tė dalė nė pension shėrbimi kur ka plotėsuar 25 vite vjetėrsi shėrbimi dhe moshėn 50 vjeē.
    Punonjėsi i Policisė, qė pėrfiton pension shėrbimi, pėrfiton shpėrblim tė menjėhershėm nė masėn e dymbėdhjetė pagave tė pagės referuese tė muajit tė fundit.

    Humbja e jetės
    Kur Punonjėsi i Policisė humb jetėn pėr shkak tė detyrės, pjesėtarėt e familjes pėrfitojnė ndihmė tė menjėhershme financiare deri nė 10 paga mujore referuese tė muajit tė fundit.
    Familja pėrfiton pension familjar suplementar nė masėn 100% tė pagės mujore tė muajit tė fundit kalendarik tė shėrbimit, pavarėsisht nga periudha e sigurimit.
    Familja pėrfiton rimbursim nė masėn 100% tė bursės sė studimit nė institucionet e arsimit shtetėror pėr fėmijėt e punonjėsit.
    Familja pėrfiton banesė falas pėr bashkėshorten/in dhe fėmijėt kur janė tė pastrehė.
    Familja pėrfiton njė pagė mujore referuese ēdo pėrvjetor vdekjeje.
    Ceremonia mortore organizohet nga drejtuesi i strukturės dhe shpenzimet paguhen nga buxheti i policisė.

    (er.nu/Shqip/BalkanWeb)

  7. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,446
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Qeveria e Rilindjes i merr kompetencat Prokurorise, ngre "FBI" te varur nga Poli

    Shume i zene do te jete kryeministri yne i dashur.

    Ai eshte dhe Rilindas.
    Ai eshte edhe Kryetar i PS.
    Ai eshte edhe Kryeminister.
    Ai eshte edhe Deputet.
    Ai eshte edhe Komandant i Forcave te Armatosura te Shqiperise.
    Ai eshte edhe Kryeprokurori tani.
    Ai eshte edhe Gjykates.

    Kur ka gjetur nje popull budalla, mire ua ben.

    Albo

  8. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,446
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Qeveria e Rilindjes i merr kompetencat Prokurorise, ngre "FBI" te varur nga Poli

    Byroja e re e Hetimit, pėrgjime pa urdhėr nga Prokuroria pėr rastet e korrupsionit



    Kryeministri Rama, ministri Tahiri dhe kreu i Policisė, Didi

    Drafti i Ministrisė sė Brendshme pritet tė diskutohet nė Parlament.

    Punonjėsit e Byrosė, veprimtari gjurmuese pėr korrupsionin.

    Projektligji i ri i pėrgatitur nga qeveria i jep tė drejtė Byrosė sė Hetimit tė pėrgjojė dhe vėzhgojė pa marrė mė parė urdhrin nga prokurori.
    Drafti i miratuar nė Kėshillin e Ministrave dhe qė prej disa ditėsh ndodhet nė Parlament, parashikon pėr herė tė parė ngritjen e njė strukture e cila do tė varet nga ministri i Brendshėm.

    Projektligji
    Nė nenin 26 tė draftit qė do tė shqyrtohet nė javėt e ardhshme edhe nė Komisionin e Ligjeve, pėrcaktohet e drejta e punonjėsve tė Byrosė Kombėtare tė hetimit tė kryejnė veprimtari gjurmuese dhe hetimore. Kjo do tė thotė se kėta punonjės nuk kanė detyrimin tė marrin, siē ndodh aktualisht me forcat e Policisė, urdhrin nga prokurori pėr tė pėrgjuar, vėzhguar apo mbledhur tė dhėna pėr personin qė kanė nėn kontroll. “Byroja Kombėtare e Hetimit ėshtė strukturė e veēantė e Policisė sė Shtetit. Kjo strukturė kryen veprimtari gjurmuese dhe hetimore, nė pėrputhje me legjislacionin penal dhe procedural penal, pėr veprat penale nė fushėn e korrupsionit dhe veprimtarinė kriminale tė lidhur me tė”, thuhet nė nenin 26 tė kėtij projektligji.

    (Lajmin e plote e lexoni sot ne gazeten Panorama)

    ADI SHKEMBI

  9. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,446
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Qeveria e Rilindjes i merr kompetencat Prokurorise, ngre "FBI" te varur nga Poli

    Pra shoku Rama, shoku Tahiri dhe mustaqja bashkefshatar i shokut Ruci, mund te hetojne cdo shqiptar qe duan, pa i marre leje fare prokurorise.

    Edhe organin e akuzes e morem ne duar.
    Edhe policine e morem ne duar.
    Edhe ushtrine e morem ne duar duke e bere Edi Ramen komandat.

    Keshtu po, po shkojme te sigurt drejt Enveristanit!

    Albo

  10. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,446
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Qeveria e Rilindjes i merr kompetencat Prokurorise, ngre "FBI" te varur nga Poli

    Prokuroria kundėr Byrosė sė Hetimit: Shkelje kushtetuese

    Prokuroria del kundėr projektligjit tė ri tė Ministrisė sė Brendshme pėr Byronė e Hetimit.

    Nė njė letėr qė kryeprokurori Adriatik Llalla i ka dėrguar ministrit Tahiri dhe kreut tė Komisionit tė Ligjeve, Fatmir Xhafaj, ka renditur disa vėrejtje tė institucionit qė ai drejton pėr draftin qė po diskutohet nė Parlament. Sipas Llallės, parashikimi nė ligj qė Byroja e Hetimit pėrgjigjet edhe para prokurorit pėr veprimtarinė hetimore procedurale, bie ndesh me Kodin e Procedurės Penale, sipas tė cilit Policia Gjyqėsore (Byroja) i ushtron funksionet nėn varėsinė e prokurorit, pėrgjigjet para tij, drejtohet dhe kontrollohet prej tij. “…formulimi i mėsipėrm nė kėtė projektligj krijon pėrplasje me kuadrin ligjor nė fuqi dhe paqartėsi qė mund tė keqinterpretohen nė shkelje tė parashikimeve tė cilėsuara tė Kodit tė Procedurės Penale dhe ligjin pėr Policinė Gjyqėsore”, thuhet nė letrėn e Prokurorisė. Sipas kėtij institucioni, nė projektligjin e propozuar Policia varet nga ministri pėrgjegjės, ndėrkohė qė ligji qė ėshtė ende nė fuqi e parashikon Policinė si pjesė e strukturės sė Ministrisė. “Nė nenin 123 tė projektit, ‘Mbledhja dhe pėrpunimi i tė dhėnave personale’, nė pikėn 2 ėshtė parashikuar se Policia, pėr tė realizuar mbledhjen e tė dhėnave, mund tė pėrdorė regjistrimin me kamera nė mjedise… private, normim i cili bie ndesh me nenin 37 tė Kushtetutės dhe nenin 221 e vijues tė K. Pr. Penale, pasi regjistrimi me kamera nė ambiente private nuk mund tė kryhet pa autorizim/vendim gjyqėsor apo nė rastet e flagrancės pa autorizim tė prokurorit. Pėr kėto arsye, sugjerojmė qė nė pikėn 2 tė kėtij neni tė hiqet fjala ‘private’”, vijon mė tej letra e Prokurorisė.

    (Artikullin e plotė e lexoni nė numrin e sotėm tė gazetės Panorama)

    ADI SHKEMBI

    Panorama

  11. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,446
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Qeveria e Rilindjes i merr kompetencat Prokurorise, ngre "FBI" te varur nga Poli

    Deputetėt e PS-sė dhe LSI-sė kundėr Byrosė sė Hetimit, Braho: U mbars mali e polli njė mi

    Dje gjate mbledhjes se komisionit te sigurise

    Stėrkaj: Jo tė gjitha nė njė dorė. Ēuko: Garda, 90 % pa punė.

    Braho: Byroja e Hetimit, u mbars mali e polli njė mi.


    Deputetėt e maxhorancės kanė kundėrshtuar dje projektligjin e qeverisė pėr Policinė e Shtetit, qė nė nene tė caktuara tė tij parashikon edhe ngritjen e Byrosė Kombėtare tė Hetimit dhe shkrirjen e Gardės sė Republikės.

    Pikėrisht kėto dy ēėshtje ishin kundėrshtia kryesore, qė deputetėt e maxhorancės bėnė rolin e opozitarėve karshi draftit tė qeverisė “Rama”. Projektligji u prezantua nga ministri i Brendshėm Saimir Tahiri, por pėr shkak tė axhendės ai ėshtė larguar pa filluar debati nė parim i deputetėve. Deputetėt e PS-sė Paulin Sterkaj e Arben Ēuko dhe deputetėt e LSI-sė Luan Rama dhe Sparak Braho kundėrshtuan nenet pėr shkrirjen e Gardės sė Republikės dhe shndėrrimin e saj nė njė drejtori nė varėsi tė drejtorit tė Pėrgjithshėm tė Policisė. Sipas zv.ministrit tė Brendshėm Ilirjan Mustafaraj, objekti i punės sė Gardės dhe i Policisė ėshtė i njėjtė, ndaj dhe duhet tė shkrihen nė njė tė vetme. Por, kjo ēėshtje ka ngjallur reagimin e socialistėve. Paulin Sterkaj tha se ky argument nuk qėndron dhe se Garda duhet tė jetė autonome dhe jo tė kapet me njė projektligj. “Garda ka tjetėr pėrgjegjėsi, Policia ka tjetėr pėrgjegjėsi. Rastet e fundit na kanė treguar qė Policia nuk ka radio. Policia nuk ka informacion. Humbi ai zotėria qė u vra nė mes tė Tiranės. Nuk mund tė shkojė edhe Byroja Hetimore, edhe Policia e Shtetit dhe Garda e Republikės me njė dorė nėn kontroll. Duhet tė kenė drejtime tė tjera. Ndryshoni ligjin dhe ēojeni Gardėn te Ministria e Mbrojtjes. Unė votėn po jua deklaroj qė jam kundėr qė tė shkojė Garda nėn urdhrin e drejtorit tė Pėrgjithshėm tė Policisė, unė jam qė Garda tė jetė autonome”, tha Sterkaj. Ndėrkohė qė gjatė debatit, edhe kryetari i Komisionit tė Sigurisė, Spartak Braho, tha se projektligji nuk kishte asgjė konkrete pėr Byronė e Hetimit dhe nuk ėshtė bindės. Ai tha se ministria duhet tė tregojė respekt pėr ekspertizėn qė kanė deputetėt e Komisionit tė Sigurisė, pasi sipas Brahos ata kanė qenė drejtues para se Saimir Tahiri tė bėhej jurist. “Ju e kuptoni qė kėtu ka njė opozitė me formulimet e ligjit, pėr dy pjesė, pėr pjesėn e Byrosė Kombėtare tė Hetimit, qė ėshtė njė ide shumė e madhe e lanēuar nga Kryeministri, por qė mendimi i pėrgjithshėm edhe nė Komisionin e Ligjeve, edhe kėtu, ėshtė qė ėshtė mbarsur mali ka pjellė njė mi atje. Ka njė oponencė se pjesa mė e madhe kėtu kanė qenė kuadro, kanė drejtuar me dhjetėra vjet Gardėn e Shtetit, pėrpara se tė bėhej Saimiri jurist dhe ministėr. Unė nuk bindem”, tha Braho. Edhe sipas socialistit Arben Ēuko, me kėtė ligj, rreth 90% e efektivėve tė Gardės do tė dalin pa punė, pasi nuk plotėsojnė kriteret e formimit, pasi kanė arsimim ushtarak.

    DEBATI NE KOMISION
    Ilirjan Mustafaraj: Garda ėshtė totalisht brenda objektit tė punės qė bėn Policia e Shtetit, edhe qėllimi, edhe mėnyra, edhe forma e trajnimit, edhe e stėrvitjes…
    Paulin Sterkaj: A ka mundėsi tė mė tregoni se si do njehsoni Gradėn e punonjėsit tė Gardės me Gradėn e punonjėsit tė Policisė? Nuk mendoj se do tė funksionojė ky kombinim. Garda ka tjetėr pėrgjegjėsi, Policia ka tjetėr pėrgjegjėsi. Rastet e fundit na kanė treguar qė Policia nuk ka radio. Policia nuk ka informacion. Humbi ai zotėria qė u vra nė mes tė Tiranės. Nga ana ime ku kėrkoj ta rishikoni, mund tė ulet numri i gardistėve, mund tė shikoni ēėshtjen e pagave. T’i ndėrrohet emri, por specifikėn e shėrbimeve nuk mund ta ndryshojmė, ky shėrbim tė shkojė sa tė jetė jeta.
    Luan Rama: Rezidencėn e Kryeministrit, tė Presidentit, godinėn e Kryeministrit do ta ruash nesėr me policė? Nė cilin vend tė botės ruhen me policė rezidencat. Dhe sot ka njė ligj tė veēantė pėr kėtė, dhe nesėr tė shkohet me njė strukturė qė vepron me vendim qeverie… Mos na bėni kaq pa dijeni sa tė na barazoni objektin dhe strukturėn e shėrbimit tė Gardės me strukturėn e Policisė sė Shtetit. Praktika e Gardės na vjen qė nga koha e Skėnderbeut dhe ėshtė njė strukturė 100-vjeēare…
    Arben Ēuko: Garda e Republikės ėshtė njė strukturė me status tė veēantė qė ruan marrjen e shtetit. Duhet tė dini qė 90% e efektivit tė Gardės sė Republikės sot ėshtė me arsimim ushtarak dhe nė bazė tė kėtij ligji qė ne do tė miratojmė, ata dalin tė gjithė nė rrugė.
    Ilirjan Mustafaraj: I gjithė objekti i Gardės nuk ka asgjė mė shumė se objekti i punės sė Policisė sė Shtetit. Edhe Policia ruan delegacionet e huaja dhe objektet e rėndėsisė sė veēantė dhe tė njėjtėn gjė bėn edhe Garda e Republikės. Paulin Sterkaj: Ne kemi dhe Policinė e Shtetit, ne kemi edhe Kontrollin e Brendshėm, qė kanė specifika tė ndryshme. Mos u pėrpiqni tė bėni sqarime qė s’na e mbushni mendjen…
    Spartak Braho: Ju e kuptoni qė kėtu ka njė opozitė me formulimet e ligjit, pėr dy pjesė, pėr pjesėn e Byrosė Kombėtare tė Hetimit, qė ėshtė njė ide shumė e madhe e lanēuar nga Kryeministri, por qė mendimi i pėrgjithshėm, edhe nė Komisionin e Ligjeve, edhe kėtu, ėshtė qė ėshtė mbarsur mali ka pjellė njė mi atje. Ka njė oponencė se pjesa mė e madhe kėtu kanė qenė kuadro, kanė drejtuar me dhjetėra vjet Gardėn e Shtetit, pėrpara se tė bėhej Saimiri jurist dhe ministėr. Unė nuk bindem.
    Paulin Sterkaj: Nuk mund tė shkojė edhe Byroja Hetimore, edhe Policia e Shtetit, edhe Garda e Republikės me njė dorė nėn kontroll. Duhet tė kenė drejtime tė tjera. Ndryshoni ligjin dhe ēojeni Gardėn te Ministria e Mbrojtjes. Unė votėn po jua deklaroj qė jam kundėr qė tė shkojė Garda nėn urdhrin e drejtorit tė Pėrgjithshėm tė Policisė. Unė jam qė Garda tė jetė autonome. Spartak Braho: Paulin, ne tė dy sado tė fortė qė jemi, s’e ndryshojmė dot ligjin se dy vota kemi.

    Tahiri: Byroja e Hetimit do luftojė korrupsionin elitar

    Ministri sqaron ligjin e ri nė Parlament

    “Policia do marrė tė dhėna nga databazat shtetėrore e private sa herė t’i duhen”

    Ministri i Brendshėm, Saimir Tahiri, deklaroi dje se ngritja e Byrosė Kombėtare tė Hetimit do tė ketė nė misionin saj luftėn me tolerancė zero tė korrupsionit, siē e quajti, nė nivelin elitar.
    Tahiri gjatė fjalės sė tij para Komisionit tė Sigurisė Kombėtare, tha se Byroja e Hetimit, qė do tė jetė njė drejtori e veēantė nė Policinė e Shtetit, ka nevojė dhe pėr bashkėpunimin e institucioneve tė tjera ligjzbatuese, nė mėnyrė qė kėsaj strukture tė mos i krijohen pengesa artificiale. “Ligji i Policisė sė Shtetit nuk mund tė adresojė tė gjitha aspektet e reformimit tė drejtėsisė penale, por e sigurt ėshtė qė krijimi i Byrosė Kombėtare tė Hetimit, kėshtu siē e kemi parashikuar nė draftin e sjellė nga Ministria e Punėve tė Brendshme, hedh njė hap tė rėndėsishėm nė kapacitetin e Policisė sė Shtetit pėr t’iu pėrgjigjur sfidave pėr tė luftuar me tolerancė zero krimin e organizuar dhe korrupsionin, veēanėrisht korrupsionin elitar. Askush tė mos presė qė automatikisht krijimi i Byrosė Kombėtare tė Hetimit do tė sjellė rezultatet qė duam ne dhe shoqėria nė luftėn kundėr krimit tė organizuar dhe korrupsionit.

    PĖRGJIMET
    Me projektligjin e ri tė Byrosė sė Hetimit, sipas ministrit tė Brendshėm, Policisė sė Shtetit do t’i krijohet mundėsia qė tė ketė akses nė tė dhėnat e institucioneve shtetėrore dhe atyre private, nė tė cilat janė dhe operatorėt celularė. Tahiri tha se Policisė sė Shtetit i duhej njė kohė e gjatė pėr tė marrė pėrgjigje pėr njė numėr telefoni, por me ligjin e ri, sipas tij, policia do tė mundė tė kontrollojė informacionet sa herė qė tė ketė nevojė. “Pėr tė marrė pėrgjigje nė raste hetimesh penale, pėr numra telefoni apo pėr tė dhėna tė tjera qė kėrkohen nga agjenci tė tjera, sa herė ka ngjarje qė policia interesohet pėr hetime penale, shpenzojmė energji dhe kohė tė paimagjinueshme, gjė qė cenon nė themel kapacitetin pėr tė zhvilluar hetime proaktive, mbi tė gjitha apo pėr tė zhvilluar hetime eficiente, ashtu siē do tė donim tė gjithė, ashtu siē duan qytetarėt, ashtu siē meriton pėr t’u luftuar krimi i organizuar dhe korrupsioni elitar. Po me kėtė ligj, ne kemi parashikuar mundėsinė e Policisė sė Shtetit qė tė marrė tė dhėna nga databazat shtetėrore dhe private sa herė tė duhen dhe janė tė nevojshme pėr hetimet”. Ministri i Brendshėm ngriti si shqetėsim faktin se deri mė sot, sipas tij, policėt pėr tė marrė informacione duhet tė shkonin fizikisht nė dyer tė institucioneve. “Nė botė dhe nė Europėn e zhvilluar njė oficer policie akseson tė gjithė databazėn e tė dhėnave shtetėrore nga tavolina e punės, pa lėvizur centimetrin. Tek ne oficerėt e Policisė duhet tė shkojnė pas dyerve tė institucioneve pėr tė marrė tė dhėna qė kanė rėndėsi pėr hetimin”, tha ai. Ministri tha se nė Byronė e Hetimit do tė pranohen vetėm policėt mė tė kualifikuar dhe prokurorė, si dhe ekspertė tė huaj. Po ashtu, Tahiri tha se do tė punėsohen dhe persona qė vijnė nga shoqėria civile, si inxhinierė dhe specialistė, pėr t’u angazhuar nė luftėn ndaj krimit kibernetik, por kėto punėsime nuk do tė kalojnė masėn e 1% tė strukturės sė Byrosė dhe nuk do tė pėrparojnė nė grada

    FATION BINJAKU

    Panorama

  12. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,446
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Qeveria e Rilindjes i merr kompetencat Prokurorise, ngre "FBI" te varur nga Poli

    Te pakten nuk u kane fluturuar bletet nga kosherja deputeteve socialiste e te LSI e nuk e ndjekin budallane nga pas, sic bejne minjte e tij qe i ka bere ministra.

    Albo

  13. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,446
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Qeveria e Rilindjes i merr kompetencat Prokurorise, ngre "FBI" te varur nga Poli

    Pr/ligji pėr policinė, Braho: Tė hiqen dy kapituj. Me nxihet faqja tė bėhem bashkėfajtor

    TIRANE- Gjatė diskutimeve mbi projektligjin pėr “Policinė e Shtetit” janė hasur pakėnaqėsira gjatė mbledhjes nė Komisionin e Ligjeve. Gjatė fjalės sė tij, Spartak Braho, kreu i Komisionit tė Sigurisė, njėherėsh deputeti i LSI-sė, theksoi se nga projektligji duhet tė hiqen dy kapituj qė lidhen me Byronė e Hetimit dhe Gardėn.

    “Me kėto dy kapituj keni bėrė njė vrimė nė ujė. Mua me nxihet faqja tė bėhem bashkėfajtor”-kėshtu u shpreh gjatė fjalės sė tij Braho. Spartak Braho shtoj mė tej se nuk duhet tė pėrdoren nga ata qė kėrkojnė tė bėjnė karrierė me kėto ēėshtje.

    Nga ana tjetėr, deputeti i Partisė Socialiste, Fatmir Xhafa theksoj se ky proces nuk duhet tė bllokohet. “Kemi rėnė dakord qė kėto ēėshtje mos diskutohen sot”-tha gjatė fjalės sė tij Xhafa. Pas fjalės sė tij, Braho ėshtė larguar pėr disa minuta nga mbledhja e Komisionit tė Ligjeve.

    Diėn e djeshme, projektligji pėr "Policinė e Shtetit" ėshtė kundėrshtuar dhe nga Sindikata e Policisė, sipas tė cilės cėnonte tė drejtat e efektivėve.

    (ed.me/BalkanWeb)

  14. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,446
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Qeveria e Rilindjes i merr kompetencat Prokurorise, ngre "FBI" te varur nga Poli

    Ligji “Tahiri”/ Zbardhen negociatat e ethshme tė Ramės me deputetėt e LSI

    Kryeministri Rama thėrret nė njė takim informal nė vilėn qeveritare, anėtarėt e Komisionit tė Ligjeve dhe u kėrkon tė pranojnė ndryshimet pėr Gardėn dhe Byronė e Hetimit. Qeveria dhe deputetėt bien dakord pas debatesh pėr Gardėn, ndėrsa nenet pėr Byronė do tė rishikohen

    Kundėrshtitė e deputetėve tė Lėvizjes Socialiste pėr Integrim, por edhe rezervat e disa deputetėve tė PS ndaj projektligjit “Pėr Policinė e tahiri brahoShtetit”, janė kthyer nė njė ēėshtje serioze pėr kryeministrin Rama. Pas pėrpjekjeve tė dėshtuara tė ministrit tė Brendshėm, Sajmir Tahiri pėr tė bindur deputetėt “rebelė”, nė lojė ėshtė futur vetė kryeministri. Pėr tė shuar ēdo mosmarrėveshje dhe pėr tė bindur deputetėt qė tė pranojnė tė votojnė kėtė draft, Rama ka thirrur dje njė takim tė posaēėm me deputetėt e Komisionit tė Sigurisė, pėrgjegjės pėr diskutimin e kėsaj nisme. Takimi ėshtė zhvilluar dje nė orėt e para tė mėngjesit, nė vilėn qeveritare pėrballė kryeministrisė dhe nė tė kanė marrė pjesė afro 10 deputetė tė majtė, ministri Tahiri dhe stafi i tij, qė po merret me mbrojtjen e projektligjit nė Kuvend. Burime nga takimi kanė bėrė tė ditur se kjo mbledhje informale ka zgjatur rreth 1 orė dhe dy kanė qenė ēėshtjet mė tė debatuara; Byroja Kombėtare e Hetimit dhe shkrirja e Gardės sė Republikės. Pėr shkak tė qėndrimeve kundėrshtuese, diskutimi nuk ka qenė i qetė, pasi njė pjesė e deputetėve, kryesisht ata tė LSI-sė kanė kundėrshtuar nenet qė ka paraqitur Ministria e Brendshme pėr kėto dy pika. Kundėrshtari mė i fortė ka qenė kryetari i Komisionit tė Sigurisė, Spartak Braho, i cili edhe njė herė mėsohet se ka dhėnė argumentet e tij se projekti i paraqitur nė kėto dy ēėshtje ėshtė i papranueshėm nga ana juridike. Por Rama dhe pėrfaqėsuesit e Ministrisė sė Brendshme kanė kėmbėngulur fort nė domosdoshmėrinė e dispozitave ligjore, qė janė parashikuar nė kėtė projektligj si pėr Byronė e Hetimit ashtu edhe pėr shkrirjen e Gardės sė Republikės. Gjithsesi, nė fund mėsohet se palėt kanė arritur qė tė afrohen drejt njė zgjidhjeje, ku secila ka bėrė lėshimet e veta. Mėsohet se qeveria ka pranuar qė tė bėjė lėshime sa i pėrket Byrosė sė Hetimit dhe kompetencave qė i jepen asaj. Pėr kėtė ēėshtje, ėshtė rėnė dakord qė ministria tė pranojė disa propozime qė do tė bėhen nga pėrfaqėsuesit e LSI-sė, kryesisht nė pikėn qė i jep tė drejtė kėsaj Byroje pėr tė pėrgjuar dhe pėr kontrollet e imtėsishme, pa nevojėn e njė vendimi Gjykate. Nga ana tjetėr, qeveria ka kėmbėngulur fort tek ēėshtja e Gardės sė Republikės. Siē mėsohet, pėrfaqėsuesit e qeverisė duke e konsideruar emėrimin Gardė Republike si njė nocion komunist, kanė theksuar nevojėn e shkrirjes sė saj dhe tė krijimit tė njė strukture tjetėr gati tė ngjashme me tė dhe qė do tė ketė pėr detyrė ruajtjen e personaliteteve tė larta. Nė kėtė takim ėshtė rėnė dakord nė fund qė pėrfaqėsuesit e Komisionit tė Sigurisė, ata tė Ligjeve dhe pėrfaqėsues tė Ministrisė sė Brendshme tė diskutonin pėr ēėshtjet konkrete pėr tė gjetur formulimet dhe zgjidhjet e pranuara. Pėr kėtė qėllim rreth orės 11 nė Kuvend ka mbėrritur vetė ministri i Brendshėm Sajmir Tahiri, i cili ka marrė pjesė nė njė takim tė dytė nė ambientet e Komisionit tė Ligjeve, ku merrnin pjesė veē relatorėve tė komisioneve pėrkatėse, kryetari i Komisionit tė Ligjeve, Fatmir Xhafaj, si dhe disa deputetė qė kanė njohuri tė mira pėr fushėn e policisė dhe tė legjislacionit tė saj. Nė kėtė takim janė bėrė pėrpjekje pėr tė gjetur formulimet e nevojshme pėr pikat e kontestuara. Ndėrkohė qė kėto dy ēėshtje, pra Byroja e Hetimit dhe Garda nuk janė prekur as gjatė diskutimit tė djeshėm tė projektligjit nė Komisionin e Ligjeve.

    MAPO

  15. #14
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,540

    Drejtėsia, Lu: Pas reformės, Byroja Kombėtare e Hetimit

    Shtetet e Bashkuara presin nga klasa politike e Tiranės miratimin brenda pranverės tė reformės nė drejtėsi, por me mbylljen e kėtij kapitulli, nuk mbyllen pėrpjekjet e Uashingtonit pėr forcimin e demokracisė, shtetit ligjor dhe luftės kundėr korrupsionit nė Shqipėri.

    Nė njė intervistė tė gjatė dhėnė pėr Zėrin e Amerikės, ambasadori amerikan nė Tiranė, Donald Lu deklaroi pėrparėsitė e Shteteve tė Bashkuara nė Tiranė.

    “Veē reformės nė drejtėsi, kėtė vit kemi nė plan edhe tri pėrparėsi tė tjera: tė vazhdojmė tė punojmė drejt realizimit tė nismės pėr krijimin dhe trajnimin e njė Byroje Kombėtare Hetimi, bazuar nė FBI-nė amerikane, pėrmes sė cilės shqiptarėt do tė hetojnė rastet e korrupsionit. Sė dyti, ne po bashkėpunojmė shumė afėr me Ministrinė e Mbrojtjes dhe vendet e tjera tė NATO-s, pėr tė modernizuar format e armatosura tė Shqipėrisė, kryesisht disa njėsi tė rėndėsishme tė ushtrisė, qė tė shėrbejnė krahas forcave tė NATO-s kudo nė botė. Dhe sė fundmi ne jemi shumė tė angazhuar pėr zhvillimin e sektorit tė organizatave joqeveritare nė Shqipėri dhe tė shtypit tė pavarur, qė tė shėrbejnė si vėzhguese tė abuzimeve nga qeveria ose opozita”, deklaron Lu.

    Kryediplomati amerikan nė Tiranė ishte sėrish i drejtpėrdrejtė kur foli pėr reformėn nė drejtėsi, kėtė herė duke vendosur edhe afate kohore.

    “Kam shumė besim se nė pranverė 2016, Shqipėria do tė ketė njė reformė tė thellė tė gjyqėsorit. Pėrse kam kaq shumė besim? Sė pari, ėshtė mjaft e qartė se populli shqiptar e kėrkon kėtė reformė. Sė dyti, Komisioni i Venecias ka folur qartė dhe me zė tė lartė. Ata kanė thėnė se kjo reformė ėshtė thelbėsore pėr Shqipėrinė dhe ėshtė e ngutshme. Bashkimi Europian ka thėnė se kjo reformė do t’i hapė dyert, dėshirės sė Shqipėrisė pėr bisedimet e anėtarėsimit. Sė fundi, kjo reformė ka mbėshtetjen e plotė dhe entuziaste tė partnerit strategjik tė Shqipėrisė, Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės. Tani ėshtė ēasti qė politikanėt tė bėjnė punėn e tyre. Ėshtė e nevojshme qė udhėheqėsit e partive politike tė punojnė sė bashku pėr gjetjen e njė formule, e cila tė mund tė mbėshtetet si nga opozita ashtu edhe nga qeveria”, u shpreh kryediplomati amerikan.

    Lidhur me ligjin e dekriminalizimit, Lu tha se ligji ėshtė njė mjet i fuqishėm pėr tė ndarė politikėn nga bota e krimit.

    “Shpresojmė qė si rrjedhojė e ligjit pėr dekriminalizimin, disa anėtarė tė klasės politike do tė largohen nga politika. Ka njė pjesė nė kėtė ligj qė mė pėlqen mjaft. Ėshtė pjesa ku thuhet se ligji kėrkon qė ēdo person nė njė post tė zgjedhur zyrtar duhet tė plotėsojė me shkrim njė deklaratė, ku thuhet: jam dėnuar nė Shqipėri nė kėtė apo atė kohė, pėr kėtė ose atė krim, apo nė ēdo vend tjetėr tė planetit. Pra, duhet tė deklarosh se kur e ke kryer krimin dhe nėse je dėnuar. Nė qoftė se nuk e bėn dhe gėnjen nė deklaratė, kjo nė vetvete ėshtė njė krim pėr tė cilin ndiqesh penalisht. Ky ėshtė ligji mė i fortė nė Europė pėr dekriminalizimin dhe njė mjet tepėr i fuqishėm pėr tė ndarė botėn e krimit dhe tė politikės”, tha Lu.

    Kritikave pėr ndėrhyrje tė fortė nė politikėn shqiptare, Donald Lu iu pėrgjigj duke thėnė se “po mbron interesat e Shteteve tė Bashkuara”.

    “Unė do tė pyesja, cili ėshtė roli i njė ambasadori tė huaj? Nė mėndjen time, detyra kryesore pėr njė ambasador tė huaj ėshtė tė punojė pėr zbatimin e interesave kombėtare tė vendit tė tij. Nė rastin tim, tė interesave tė Shteteve tė Bashkuara dhe unė kam udhėzime shumė tė qarta nga shefat e mi mė tė lartė nė Departamentin e Shtetit dhe nė Shtėpinė e Bardhė, qė pėrparėsia kryesore e qeverisė amerikane nė Shqipėri ėshtė tė mbėshtesė reformat, nė mėnyrė qė Shqipėria tė anėtarėsohet nė Bashkimin Europian. Dhe cila ėshtė reforma kryesore e nevojshme pėr kėtė proces? Qartazi ėshtė reforma nė drejtėsi”, u pėrgjigj Lu.

    Nė fund, kreu i pėrfaqėsisė diplomatike amerikane nė Tiranė rrėfen edhe pse zgjedh tė flasė shqip nė daljet publike.

    “Pėrpiqem tė pėrdor ēdo ditė gjuhėn shqipe, sepse ambasadori Rayerson mė ka thėnė diēka. Ambasadori Rayerson ishte ambasadori i parė amerikan pas komunizmit dhe ai flet njė shqipe tė jashtėzakonshme. Ai mė ka thėnė se e vetmja mėnyrė pėr tė mėsuar njė gjuhė ėshtė tė kesh kurajon, kurajon pėr ta pėrdorur atė. Dhe ai mė tha gjithashtu se kjo ėshtė e vetmja rrugė qė tė nisesh tė kuptosh shqiptarėt e zakonshėm dhe jo vetėm elitat politike. Gjatė jetės sime kam mėsuar 8 gjuhė dhe padyshim gjuha shqipe ėshtė mė e vėshtira, por dhe mė e bukura”, pėrfundon intervistėn e tij Donald Lu.

    / Top Channel
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  16. #15
    Peace and love
    Anėtarėsuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Pėr: Drejtėsia, Lu: Pas reformės, Byroja Kombėtare e Hetimit

    C'demokraci zeza thuaj, e ka mare lumi kete vend..vetem plumbi i lan hesapet me kete klase politike qe kemi..

  17. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-02-2011
    Vendndodhja
    Antarkdite
    Postime
    626

    Pėr: Drejtėsia, Lu: Pas reformės, Byroja Kombėtare e Hetimit

    Disa media pak kohe me pare kane shkruar se vellezerit Frroku KRIMINELE ME PATENTE, kane pasaporte amerikane. Nuk e di se a ka dijeni per kete Lu-ja ? Dhe si e spjegon ai ate duke ditur se ata nuk kane jetuar as edhe nje dite ne ate shtet ? Se zhurma e deklarimeve vazhdon e duket se edhe vete Lu-ja nuk ka mbetur jashte kesaj rrumpalle tipike shqiptare.
    moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise

  18. #17
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,511

    Pėr: Drejtėsia, Lu: Pas reformės, Byroja Kombėtare e Hetimit

    Lu,sa do kushtoje riforma ? Kjo eshte pyetja.te tjerat jan fjale bosh.

  19. #18
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,540

    SHBA: Votoni Byronė; reagimi pėr TCH: Tė gjitha partitė dakord

    Byroja Kombėtare e Hetimit ėshtė kthyer sėrish nė qendėr tė debateve poltike nė vend. E propozuar nga Partia Socialiste nė fushatėn e zgjedhjeve tė vitit 2013, ajo kishte hasur kundėrshtinė e Partisė Demokratike pėr mė shumė se dy vjet rresht.

    Ndaj, Lulzim Basha habiti opinionin publik pak ditė mė parė kur deklaroi se Partia Demokratike jo vetėm qė kishte rėnė dakord pėr ligjin me ndermjetėsimin e palės amerikane, por tani i bėnte thirrje Partisė Socialiste tė mos e vononte mė miratimin e tij.

    “Sot ka ardhur momenti qė tė ndaj me qytetarėt shqiptarė qė Partia Demokratike ra dakord me draftin e propozuar nga ekspertėt amerikanė me mandat tė qartė, tė pėrcaktuar mirė dhe tė domosdoshėm pėr tė sotmen dhe tė nesėrmen e Shqipėrisė, hetimin e korrupsionit nė nivele tė larta. Kemi tre muaj qė kemi dhėnė dakordėsinė tonė. Ky zotėri qė ēiret nga mėngjesi deri nė darkė pėr domosdoshmėrinė e reformės nė drejtėsi, pse nuk e jep dakordėsinė e tij? Ēfarė e pengon? Kush e ka kapur prej xhakete? Kush ia mban dorėn? Forcė e madhe duhet tė jetė, derisa ka 4 muaj qė refuzon partnerin tonė strategjik SHBA-nė, nė njė objektiv po kaq strategjik siē ėshtė lufta kundėr korrupsionit”, deklaroi Basha pak ditė mė parė.

    Partia Socialiste, pėrmes ministrit tė linjės reagoi tė enjten nė Kuvend se ishte pėr miratimin e kėtij ligji: “Edhe Byroja Kombėtare e Hetimit, qė ėshtė njė propozim i kryeministrit dhe i qeverisė, do tė shtojė mundėsinė tonė pėr tė luftuar korrupsionin nė nivelet e larta. Kjo ėshtė ende nė koalidimet finale dhe ndjek njė proces tė tėrė. Nuk ka asnjė arsye pėr tė besuar se zgjatja e kohės, qė ėshtė mėse e arsyeshme pėr shkak tė procesit, do ta dėmtojė produktin”, tha Tahiri.

    Por Tahiri nuk iu pėrgjigj pyetjes sė Bashės se ēfarė po pengonte qeverinė pėr miratimin e kėtij ligji, pėr tė cilin kishte folur prej vitesh. Pyetjes sė Bashės, ama iu pėrgjigj Berisha po nė Kuvend. “Thotė ‘s’ma pranon Ylli Manjani’”, tha Berisha.

    Ndėrkohė, Top Channel pyeti Ambasadėn e Shteteve tė Bashkuara nėse kishte patur njė ndėrmjetėsim amerikan pėr njė draft konkret, siē thotė Partia Demokratike. Pėrgjigjia nuk lė shumė shteg pėr dilema:

    “Byroja Kombėtare e Hetimit dhe reforma e gjyqėsorit janė tė dyja pėrparėsi tė nevojshme. Kemi ofruar asistencė teknike pėr draftin dhe qėndrojmė tė gatshėm pėr ta ndihmuar Shqipėrinė pėr tė krijuar dhe trajnuar Byronė Kombėtare tė Hetimit, bazuar nė FBI-nė amerikane, e cila do tė pėrforconte kapacitetet e Shqipėrisė pėr tė hetuar korrupsionin. Jemi tė kėnaqur qė tė gjitha partitė kryesore janė shprehur nė mbėshtetje tė krijimit tė Byrosė Kombėtare tė Hetimit. Tani ėshtė koha qė kjo mbėshtetje tė kthehet nė veprime konkrete qė do ta bėjnė Byronė Kombėtare tė Hetimit njė realitet”, thuhet nė deklaratė.

    Deklarata e Ambasadės sė SHBA e vlerėson krijimin e kėtij institucioni si mjet kryesor nė luftėn kundėr korrupsionit. Ajo qė deklarata nuk pėrmend ėshtė nė fakt insinuata e Berishės pėr njė pėrplasje mes PS dhe LSI pėr kėtė ēėshtje. Tė enjten Spartak Braho i LSI tha pėr Top Channel se partia e tij ishte pro krijimit, por jo pėr ndryshim kushtetues, por me njė ligj tė thjeshtė.

    “BKH nuk ka nevojė pėr ndryshimet kushtetuese. Mund tė bėhet njė ligj i posaēėm, mbi tė cilin ajo duhet tė funksionojė, si strukturė pranė Prokurorisė dhe Ministrisė sė Brendshme”, tha Braho.

    Burime konfidenciale i thanė Top Channel se mes PS dhe LSI kontradikta lidhet sėrish me njė emėr: Adriatik Llallėn dhe rolin e prokurorit tė pėrgjithshėm. Ky i fundit nė njė prononcim nga Kroacia pak ditė mė parė dukshėm ishte afėr pozicionit tė Brahos.

    “Nė Shqipėri mjafton qė Prokuroria pėr Krime tė Rėnda t’i atashohet njė forcė policore ashtu siē ajo publikisht mund tė quhet Byroja Kombėtare e Hetimit dhe besoj se suksesi do tė jetė i prekshėm”, tha Lalla.

    Tashmė, presioni ėshtė mbi qeverinė dhe maxhorancėn e majtė. Sė pari mbi kryeministrin Rama, i cili ka qenė i pari qė e ka propozuar kėtė. Mė pas sigurisht edhe mbi partnerin e tij politik, Meta, pozicioni i tė cilit mesa duket pėrbėn pengesėn e fundit nė miratimin e kėtij institucioni tė ri ligjzbatues nė luftėn kundėr korrupsionit.

    / Top Channel

    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  20. #19
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,540

    Qeveria e Rilindjes heziton tė miratojė "Byronė e Hetimit" tė amerikanėve

    Debati mbi Byronė Kombėtare tė Hetimit ėshtė ndezur sėrish dhe PD zbuloi pak kohė mė parė se pėr ngritjen e saj ka njė marrėveshje dhe model tė pėrcaktuar edhe me ekspertėt amerikanė dhe pėr tė cilėn ka rėnė dakort edhe me Kryeministrin.
    Kėtu u ndez njė valė e re deklaratash qė nxorėn nė pah se drafti nuk ėshtė miratuar nga Qeveria pėr shkak tė mosmarrėveshjeve mes dy Ministrave, atij tė Brendshėm qė ka propozuar modelin e e ri tė Byrosė dhe atij tė Drejtėsisė qė pėrfaqėson LSI-nė nė qeveri dhe qė mendon se ky model e dėrgon policinė nė Prokurori dhe nuk sjell asnjė rezultat, pasi vartėsit nuk mund tė hetojne shefat e tyre nga tė cilėt marrin urdhra.
    Tė gjithė fillin pėrshkues tė kėtij debati, pėr ngritjen e Byrosė sė Hetimit pėr tė cilin SHBA po insiston shumė,

    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  21. #20
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Pėr: Insight”, Byroja “politike” e hetimit

    Shqiperia nuk eshte ne situacion
    gjeografik ekonomik demografik
    profil kulturor njesoj si Amerika.
    Krijimi i nje institucioni/administrate te re hetimore eshte e tepert dhe me pasoja te rrezikshme per rritjen e borxhit kombetar,rritjen e larte te inflacionit.
    byro hetimore te tilla te modelit amerikan nuk mund te aplikohen ne Shqiperi per faktoret qe permenda me lart si dhe per faktin qe mbajtja e nje administrate gjigande dhe rrjeti agjentesh kerkon para shume te madhe qe do rendoje shume buxhetin ekonomine rrise cmimet inflacionin etj
    policia ekzistuese dhe ministria e Tahirit mjaftojne per te zbuluar dhe arrestuar kriminele te cdo lloj rangu e profili.Shteti duhet te financoje ne rritjej e kualifikimit profesional per te rritur kualitetin dhe eficencen ne pune te policise qe ka dhe forcave te inteligjences dhe jo te krijoje administrata te teperta.
    Kopjimi i modeleve amerikane
    eshte irracional dhe majmunllik.
    Dikush nga politikanet shqiptare eshte frymezuar shume nga seriali csi majemi dhe 24 oreshi lol
    Nuk me cudit fakti qe Rama eshte dakort sepse rama ska tru ekonomisti
    ska arsim ekonomik dhe kurre ne jeten
    e tij nuk ka perdorur ndonjehere
    kalkulatrice te beje nje hesap dhe flase dhe konkludoje ne baze te llogaritjeve.
    Drejtimi diletant po e merr ne qafe
    ekonomine dhe ate popull
    Krijimi i agjensive te tilla vjen me
    rekrutimin e agjenteve qe do jene
    ne numer shume te madh per te mbuluar komplet zonat cep me cep
    U denuan sigurimsat e Enverit
    tashti prit kur te rekrutojne
    sigurimsat e hetimorit
    Kjo eshte komplet dezhavu spiunlliqesh,qesharake ta aprovosh
    votosh apo te duartrokaseah
    Populli duhet te ngrihet protestoje
    kete aventure qe do gllaberoje
    miliona euro nga taksat e paguara nga
    publiku shqiptar
    Nuk eshte e drejte.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga benseven11 : 07-02-2016 mė 22:24

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •