Mexhid YVEJSI, Gjakovė


MEHMED AKIF ERSOJ
(1873-1936)


Mehmed Akif Ersoj, me prejardhje shqiptare nga katundi Shushicė nė rrethin e Pejės, ėshtė njė figurė e shquar nė Turqi, njė personalitet i dalluar nė shumė lėmi: ishte besimtar, dijetar, akademik, poet, shkrimtar, politikan, pedagog, deputet e njihet nė Turqi, si autor i Himnit Shtetėror dhe pėr kėtė admirohet si njė shenjėtor…

Lindi nė Stamboll mė 20 Dhjetor 1873. Rrjedh prej njė familje besimtare, intelektuale.
Ėshtė djali i myderriz Tahir Efendiut, njė myderriz i njohur nė Medresesė e njohur “Fatih” tė Stambollit, i cili ka lindur me 1826 nė katundin Shushicė, nė rrethin e Pejės, ndėrsa ka ndrrue jetė nė Stamboll nė vitin 1888.
Mehmed Akif Ersoj, nė kujtimet e tij, pėr myderriz Tahir Efendiun, pra, pėr babain e tij, ndėr tė tjera, shkruen:
“Ai qe edhe babai, edhe hoxha (mėsuesi) im. Ēka di, kam mėsuar prej tij...”
Mėsimet fillestare i kreu nė shkollėn “Emir Buhari”, vazhdoj “Iptidaijen,” “Ruzhdien” e “Idadijen”. Nė vitin 1893 diplomoi nė Fakultetin e Veterinarisė, ku ishte shpallur shpallur studenti mė i mirė.
Krahas mėsimeve, studimeve, Mehmed Akifi nė Medresėnė “Tabhane” tė Stambollit mėsonte gjuhėn arabe dhe pėrgatitej pėr Hafiz, mėsimin e Kur’anit tė madhnueshėm pėrmendėsh. Nė vitin 1894, meqė e mėsoj pėrmendėsh Kur’anin e Shenjtė, e mori titullin: Hafiz i Kur’anit, pranė dijetarit, Hafiz Isa Efendiut…
Nė vitin 1894 filloj punėn si inspektor i veterinarisė, ku iu dha rasti me shetitė, me vizitue, shumė qytete e zona tė ndryshme tė shtetit, si Rumeli, Anadoll deri n’Arabi…
Nė vitin 1918 u emėrue kryesekretar i Kėshillit tė Lartė Islam (Daru’l Hikmeti’l Islamiyye).
Nė qershor tė vitit 1920 u zgjodh deputet i Burdurit dhe u pranue nga Kuvendi (Mexhlisi).
Nė vitin1921, me kėrkesėn e ushtarakėve, Ministria e Kulturės u dha gazetave tė dates 7 nėntor njė njoftim, ku bėhej e ditur se
:” Shpallet konkurs pėr Marshin e Pavarėsisė dhe se pėr fituesin e tekstit dhe melodisė do tė jepej nga njė shpėrblim prej 500 lirash”.
Nė qendrėn e konkursit u paraqitėn mbi shtatėqind tekste, por , me gjithė kėtė, komisioni vlerėsues nuk e pranoi asnjė poezi, sepse asnjė prej tyre nuk plotėsonte kriteret e kėrkuara, qė tė zgjonte ndikimet e dėshiruara…
Atėherė, Hamidullah Suphiu, qė ishte Ministėr i Kulturės, me gjithė komisionin vlerėsues, iu drejtuan Mehmed Akifit, qė tė shkruen poezinė. Por, Mehmed Akif Ersoj, iu pėrgjigjė:
“Nuk shkruej poezi pėr para…”
Kur, ministri me bashkėpuntorėt, i premtuen se “nuk do t’i jepnin shpėrblimin edhe nėse do tė fitonte…! Me kėtė kusht, Mehmet Akifi e shkroi tekstin…
Marshi i Pavarėsiė (Istiklal Marshi), shkrue nga Mehmed Akifi, u lexue nė Kuvendin e Madh tė Kombit (Parlamenti Turk) mė 1 Mars 1921, kurse me 21 Mars 1921 u pranue zyrtarisht…
Kur zyra e llogarisė e Kuvendit tė Madh e ftoi tė merrte shpėrblimin, Mehmed Akifi i mori pesėqind lirat, por menjėherė iu shpėrndau fukarave e jetimėve pėrmes Institucionit Bamirės “Daru’l Mesai”…
Nė shtator tė vitit 1922, Mehmed Akifi u zgjodh anėtar i Akademisė sė Studimeve Islame…
Prej vitit 1925 deri mė 1936, Mehmed Akifi ka jetuar e punuar nė Kairo, ku shėrbeu si professor i turqishtes nė Universitetin e Egjiptit…
Ditėn e diel, nė mbrėmje, nė ora 19:45, mė 27 Dhjetor 1936 ndrroi jetė nė Stamboll, nė moshėn 63 vjeēare.. Ditėn e hėnė, me 28 Dhjetor 1936, pas namazit tė drekės, nė Xhaminė Bajazit u falė namazi i xhenazės, nė praninė e mijėrave admiruesve, kryesisht studentė universitarė, tė cilėt, nė shenjė nderimi, e bartėn me duartė e tyre deri nė Varrezat e Dėshmorėve nė Edirnekapi…
Mehmed Akif Ersoj, pėrveē gjithė kėtyre shėrbimeve qė bėri nė Turqi, me pėrkushtim, me devotshmėri, ėshtė marrė edhe me krijimtari. Krijimtaria e tij ėshtė thesar, ėshtė pasuri dhe mund tė ndahet nė dy kategori:

1 Veprat e shkruara nė vargje ose veprat poetike.
2. Veprat e shkruara nė prozė ose veprat prozaike.

Veprat e shkruara nė vargje janė tė pėrmbledhura me njė emėrtim tė pėrgjithshėm :Safahat ose Fletėt. Kjo ėshtė njė pėrbledhje librash poetikė nė shtatė shtatė libra me emėrtime tė veēanta:

1. Safahat : Pėrmbledhje me 44 poezi; me 3084 vargje. Stamboll, 1911, 1918, 1928.
2. Nė Katedrėn e Sulejmanijės: 1 poezi, me 1002 vargje, Stamboll, 1912, 1914, 1918, 1928.
3. Zėri i sė Vėrteės: 10 poezi, 482 vargje, Stamboll, 1913, 1918, 1928.
4. Nė Katedrėn e Fatihut: 1 poezi, 1692 vargje, Stamboll, 1914, 1924.
5. Kujtimet: 10 poezi, 1314 vargje, Stamboll, 1917, 1918, 1928.
6. Asimi: 1 poezi, 2292 vargje, Stamboll, 1924, 1928.
7. Hijet: 41 poezi, 1374 vargje, Kairo, 1933.

Nė kėto vepra, thėnė me pak fjalė, trajtohen ēėshtje njerėzor, shoqėrore dhe shprehet mahnitja, admirimi, ndaj forcės qetėsuese, ngushėllese tė besimit dhe ndaj tė fshehtave tė botės hyjnore...
Mehmed Akifi, ndonėse i lindur nė Stamboll, Turqi, se ėshtė shqiptarė e ka pohuar me krenari...Me krenari, nė shkrimet e tij e pėrmend Shqipninė, Kosovėn, Prixrenin, Pejėn, Gjakovėn...

Nė poezinė me titull:

A s’e njeh? Kosova!
ndėr tė tjera, shkruen:


“Po si mund ta njihje?
Po, edhe pse s’e njeh, ke tė drejtė,
S’ka lėnė gur mbi gur egėrsia e tėrbuar!
Mijėra jetė priten sikur tė pritėshin dru nė pyll!
Ē’hije e zezė ka rėnė mbi atė Kosovė tė blertė!
Drejt veriut, Prizreni, Peja, Gjakova
Janė kthyer nė qiell tė ditės sė fundit
Nga klithmat e zisė...
Pse e ndatė Shqipėrinė...
Dhe e shkatėrruat tėrė vendin?


Ndėrsa, nė njė poezi tjetėr, tė cilėn e fillon me kėtė ajet nga Kur’ani i madhnueshėm:
“E mos u pėrēani mes vete, e tė dobėsoheni e ta humbni fuqinė...” ndėr tė tjera, shkruen:

A ende tė pėrfytemi?

“Kur individėt tė thonė “unė e “ti”, bashkimi prishet
Dhe atėherė pėr kombet kijameti fillon!
Zbrit nė tė shkuarėn dhe shėtiti
Tė gjitha kohėt e shkatėrrimeve
Do tė shohėsh se ligji i Allahut nuk ndryshon...!

Pėrveē shtatė veprave me poezi, tė cilat kanė mbi 10.000 vargje, Mehmed Akifi ka botue edhe
gjashtė vepra nė prozė, titujt e tė cilave janė:

1. Tefsiret ose Komentet e Kur’anit
2. Vazėt apo predikimet
3. Artikujt
4. Pėrkthimet
5 Veprat ose shkrimet tjera
6. Letrat



Mehmed Akif Ersoj, ky dijetar, poet, prozator, ky shkrimtar qė krenohet qė ėshtė shqiptar e besimtar, ky deputet, politikan, pedagog, akademik, autor i Himnit Shtetėr, pėr tė cin admirohet si njė shenjėtor, ēfarė ishte si njeri? Kėtė e pėrshkruan miku i tij...
Eshref Edib Beu, pronar i revistės “Sebihur-reshad”, qė e ka njohur mirė, ndėr tė tjera, thotė:

“Mehmed Akif Ersoj ishte burrė edhe i idesė, edhe i shoqėrisė. Ishte i vendosur, besnik, modest, serioz, i guximshėm, trim, i turpshėm, i qėndrueshėm..”
.Thėnė shkurt, me njė fjali:
“Bindjet e tij i kishte ngritur mbi kėtė formulė:
Fe = Moral = Atdhedashuri =.Dituri...”

Mexhid YVEJSI, Gjakovė