Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 72
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799

    Poezi kushtuar Nënës.

    Të dashur poetë të FORUMIT.
    Mendova gjatë e gjatë në këtë heshtje time. Vendosa të kthehem pranë jush me një poezi për nënën time. JU FTOJ TE GJITHEVE te shkruani në këtë temë poezitë tuaj kushtuar Nënave.



    Nënës

    Në endrra Nënë, po më vjen rrallë
    Ndonse tek varri, kam ardhur shpesh
    Çdo lot i imi pikon veç mallë
    Ti nuk më flet, vetëm buzqesh.....

    Floku jot mëndafsh i zbutur
    Hapi jot i lehtë si flutur.
    Loti jot… margaritari.
    Zgjon të vdekurin nga varri.


    Ti!
    Ma dhurove puthjen e parë që fëmi.
    Ti!
    Më përkedhele si akush tjetër.
    Ti!
    Një mbretëreshë në dashuri
    Ti!
    Legjendë e lashtë – legjendë e vjetër.



    Ti!
    Me zërin tënd ma ngrohe shpirtin
    Ti!
    Me gjirin tënd më fale jetën.
    Ti!
    Më doje mua edhe Krishtin.
    Ne!
    Në krahët e engjejve Nënë’ fjetëm.

  2. #2
    Ne mbreterine e Tij.. Maska e inscrite
    Anëtarësuar
    09-02-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    126
    Agim, te falenderoj per kete poezi te bukur!
    Ndertojne shume poshte ata qe ndertojne nen yje...

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-07-2009
    Postime
    88
    Nuk kam cfare te them me: Bukur!

  4. #4
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Akoma s’e di?!....
    (nënës time F.Cato)



    Akoma s’e di,pse zgjodhe fundmajin,
    Që jetës t’i thoshe lamtumirë.
    Ky muaj i bukur ,pse ta qau hallin,
    Apo të plotsoi, të fundit dëshirë!

    Akoma s’e di,pse zgjodhe agimin
    Që jetës t’i thoshe lamtumirë.
    Yjet ishin zbehur,deti bëri zgjimin
    Vajzat nisën vajin,për nënën e mirë

    Akoma s’e di, si është e vërteta
    E zgjodhe ti vdekjen,apo të zgjodhi ajo
    Maji dhe qershori të kanë sjellë shum’ brenga
    Dhe kjo brengë e fundit jetën ta shkurtoi.

    Akoma s’e di pse zgjodhe fundmajin
    Kjo datë e mistershme plotëson një dëshirë,
    Ti i thua vetesdiqa para vajzës
    Kështu dhe bashkshortit ndoshta i vjen mirë.

    Akoma s’e di ,ndoshta s’më besohet
    Se ke vdekur,o nënë dhe nuk jeton më,
    Veç në jetë kam mall edhe përgjërohem
    S’dua të besoj, më për as një gjë.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e pranvera bica
    Anëtarësuar
    23-03-2009
    Vendndodhja
    Atje ku ka serenata.
    Postime
    5,874
    Postimet në Bllog
    1
    Faleminderit Agim!Nenat jane vlerat me me vlere ne jeten e njeriut!Me bukur se ju s'ka kush t'u kendoje e shkruaj atyre.

    Une s'jam poete por per nenen me dalin nga zemra keto dy vargje:

    Nene! Sa bukur kjo fjale tingellon.
    Nenen ,valle kush nuk e deshiron?
    Te gjithe ,kush mbi dhe jeton.
    Fjala Nene i lumturon!

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    Ferit RAMADANI :

    ZEMRËS QË S'DO TË AGOJË !


    ( Nënës sime Xifes )


    Fjala jote plot mirësi
    ma e ëmbël se nektari,
    një buzëqeshje - ma e bukur,
    se sa ngjyrat që sjell behari !

    Dora jote çelës magjik
    që e zgjidh lamshin e gëzimit!
    Nga përgdhelja të rriten vrik :
    - Nipërit , mbesat e trashëgimit !

    Ku e gjete tërë urtësinë
    që na fale në jetë uratën,
    djersa jote për dashurinë
    e theu, e mposhti dhe shtërngatën !

    Në çfarë kurore ta mbërthej
    zemrën që s'do të agojë ?
    Vdekja - Nënë ! Ty të rrëmbeu!
    Por, ti mbetesh - Pararojë !

    Mbetesh edhe rreze dielli
    plot ngrohtësi e shkëlqim !
    Rrugëmbara e shtigjeve të jetës
    që m'përqafoi në çdo agim !



    E botuar në Revistën GËZIMI Nr.8, 01.01.1987, Shkup
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

  7. Anetarët më poshtë kanë falenderuar gjakushi për postimin:

    Tino Kurti (09-08-2016)

  8. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    Gëzim MEKULI


    Vegimi i një nate vjeshte

    Në një natë pa hënë, pa yje,
    Një pragdimri në veri,
    S'po më zbriste gjumi syve
    Dhe s'më flihej kurrsesi.

    Mendja sillej e përsillej
    Në shkretina prej vetmie.
    Terri mbas dritares fshihej,
    I pabesë, pa dritë, pa hije.

    Teksa prisja të më vinte
    Or'e gjumit të shpresuar,
    Mjedis dhomës pashë një dritë,
    Ish' e ngrohtë, ish' e praruar.

    E mbuloi të gjithë hap'sirën
    Krejt në shndritje me vizllim
    .Askund s'mbeti vend i errët
    Shkoi terri në mërgim.

    Kaq e bukur ajo dritë -
    Rezendritur s'kish të dytë,
    Unë i shtangur mbeta ngrirë
    E s'mund t'i besoja sytë:

    Isha zgjuar? Shihja ëndërr?
    Vërtetë ishte a delir?
    Atë çast një zë i ëmbël
    Pëshpëriti: Pse s'fle, bir?

    Shihe natën – ësht' e errët.
    Shihe orën – u bë von'.
    Nesër vjen një ditë tjetër,
    Një përballje e re të fton.

    Unë e di çfarë është dhimbja
    Dhe largesa dhe vetmia,
    Por mëngjesit, kur zbardh dita,
    Pret kujdesjet si fëmia.

    Ndaj përmbi dhimbje të shpirtit,
    Mbi vetminë që vret në zemër,
    Mos ul krye, lart të ngrihesh,
    Mposhti e mos lyp rrugë tjetër!

    Çfarëdo që të ndodhë në jetë,
    Këto fjalë mos harro kurrë:
    Si çdo nënë e vërtetë -
    Linda djalë por rrita burrë! ...

    Kaq tha dhe shkoi sikur erdhi
    Ajo dritë – m'e mirë në botë.
    Mbas dritares ndriti dielli.
    Në veri bënte më ngrohtë.


    (Kushtuar nënës sime, Shkurte Mekuli, e cila iku ngakjo botë, në 2002, si pasojë e luftës në Kosovë)
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

  9. 2 antarët më poshtë falenderuan gjakushi për mendimin e shprehur në këtë postim:

    Tino Kurti (09-08-2016),Xhenet.M.S. (23-05-2014)

  10. #8
    i/e regjistruar Maska e Abaz S. Hoxha
    Anëtarësuar
    01-01-2009
    Vendndodhja
    BRD ( Germany ).
    Postime
    16
    Or ( Agem ) Gim edhe pse me hape nje nga shume " plaget " por kjo e Nanes mbetet ma e vecantja ... une prej se largu te pershendes qe edhe nepermjet vargjeve tuaja, te ngushellohem se u be nje kohe e gjate pa kene tek varri ... flm shume ... . Nijet e kam ba kur ti hahet " DASHI e HALLVA " rruges se ARBRIT, tek varri i sime jeme, ne heshtje e pa za do i peshperis vargjet tuaja te dhimbshme e te meritume ... per Nanen ... .

    Hera heres i perqullur me lote
    Zemra gufon e lencon shpeshe
    flas e kujtoje duke u perlote
    shfryhem e belbezoj shpeshe

    Ah moj nane si erdhi dita
    Ky Milet (popull) s'po zgidhet
    Mjere Vatani e afer (fro) dita
    i pari vajton e dyta vidhet

    Projt e vijat me shumice
    Dita vjen e bahet deti kos
    por te gjelbrit me pakice
    Drini e Radika s'jan kos

    P.S. ... edhe kur e din se s'jsm poet ...

  11. #9
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Mama!

    Vdekja po hidhte firmën
    Mbi jetën tënde, mama
    E vetmja që refuzonte nënshkrimin
    Zemra me rrahjet e saj.

    Së fundi dhe zemra u bind
    Në shuarjet e një ritmi të lodhur
    Nga sytë e porsambyllur ç'u lind
    Pikloti i fundit kish firmosur.

    Kudo pas më ka ndjekur
    Pikloti i firmës-mesazh
    Mes botës së gjallë e të vdekur
    Më flet shpirtnëna-MAMA!
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  12. Anetarët më poshtë kanë falenderuar mondishall për postimin:

    Tino Kurti (09-08-2016)

  13. #10
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Dot nuk u ç'malla

    Bjë jet' të tër' ndënja me nënën
    Kurr' su ndava
    Një jet' të tër' më priste malli
    E dot su ç'malla

    Edhe sa her' më shkuli veshin
    Kurr' nuk qava
    Një jet' të tër' i putha dorën
    E dot su ç'malla

    Edhe në gjum' ja ndjeja dorën përmbi ball'
    Timen e kisha të gjithë botën si në përrall'
    Kur kisha hall a kisha ndonjë brengë në shpirt
    Buzëqeshje e saj si një mëngjes çelte një drit'
    Buzëqeshje e saj më ndjek nga pas mua dhe sot
    Një jet' të tër' ndënja me nënën su ç'malla dot

  14. #11
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar më parë nga Besoja Lexo Postimin
    Dot nuk u ç'malla

    Bjë jet' të tër' ndënja me nënën
    Kurr' su ndava
    Një jet' të tër' më priste malli
    E dot su ç'malla

    Edhe sa her' më shkuli veshin
    Kurr' nuk qava
    Një jet' të tër' i putha dorën
    E dot su ç'malla

    Edhe në gjum' ja ndjeja dorën përmbi ball'
    Timen e kisha të gjithë botën si në përrall'
    Kur kisha hall a kisha ndonjë brengë në shpirt
    Buzëqeshje e saj si një mëngjes çelte një drit'
    Buzëqeshje e saj më ndjek nga pas mua dhe sot
    Një jet' të tër' ndënja me nënën su ç'malla dot
    Kete poezi qe ke postur Beso me pelqen jashte mase.Nuk rrija dot pa i shkrojtur dy llafe.Nje nder poezite me me ndjenje qe mua me ben te terin per vete.Rrofsh qe na e rikujtove.Respekte

  15. #12
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    E ndjej mungesën tënde
    pambarimisht...
    T'a dish sa më merr malli?!...
    Po po, mallli me merr kaliboç
    e me çon drejt teje verbërisht...

    Erdha dje tek varri yt i mermertë
    Të vura dy lule jasemini...
    Ndoshta me TY, perëndia u tregua e rreptë
    ...po e rreptë...se nuk lihet jetim Agimi!?...

    Më ike TI nënë, dhe tashti më vjen në endrra
    e unë pa TY këndoj një këngë që dikur t'a kushtova
    E këndoj në trishtim... O Zot përherë më ther zemra
    Nuk e di, vërtetë nuk e di! A më shumë të deshta, apo të adhurova...

  16. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Agim Doçi për postimin:

    Tino Kurti (09-08-2016)

  17. #13
    Moderator Maska e Pratolini
    Anëtarësuar
    10-01-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    724
    Citim Postuar më parë nga Agim Doçi Lexo Postimin
    Ti!
    Më doje mua edhe Krishtin.
    Kete varg nuk e kapa dot. Per mendimin tim shife dhe nje here.
    Poezia ishte e mire !

  18. #14
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Pratolini!

    Nena qe vuajti me rande denimin e padrejte te te birit (Jezu krishtit), ka qenë Marija!. Nana ime, Shqiponja, vuante per ato 7 vite qe une ndenja ne mergim! Denim politik i padrejte, qe mua ma beri "e majta". Pra ashtu siç deshte dhe adhuronte Krishtin, qe u denua padrejtesisht nga Judenjte, ashtu me donte dhe i dhimbte nenes time, qe u denova nga maskarenjte. Por ti si moderator, mos u merr me krahasimin midis 2 nenave (Marijes dhe Shqiponjes). Ban mire te merresh me filozofine e vargut dhe me objektin poetik.
    Respekte.


    Do ishte qielli dhe me i kalter...!?
    Do ishte hana ma pak e zbehte?...
    Do ishte toka, ndoshta ma e pasur?!
    Kur mungon Nana...nuk asht e lehtë.

    Me mer shpesh malli, ta puth ne duar.
    Me merr shpesh malli, tia degjoj zërin
    para pasqyrës... s'i kam harruar
    Kur Nëna merrte në duar krëhërin...

    dhe zbukurohej, siç di veç nëna...
    Kur nga sherbimi kthehej babaj.
    Ja kish zili, madje dhe hëna...!
    nga malli i madh..më vjen te qaj.

    Tashti jam plakur, zbardhur nga thinjat
    Madje dhe mbesat : - o GJYSH! - me thonë.
    Seç NDJEVA MALL, PER TE GJITH Nënat.!!!
    Sa shume kam mall...sa me mungojnë.

  19. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Agim Doçi për postimin:

    Tino Kurti (09-08-2016)

  20. #15
    Moderator Maska e Pratolini
    Anëtarësuar
    10-01-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    724
    Citim Postuar më parë nga Agim Doçi Lexo Postimin
    Por ti si moderator, mos u merr me krahasimin midis 2 nenave (Marijes dhe Shqiponjes). Ban mire te merresh me filozofine e vargut dhe me objektin poetik.
    Respekte.
    Po pikerisht kete po bej Agim ; objekti poetik nuk perben nje nocion abstrakt i ndertuar mbi eter, por eshte produkt i shume tullave te lemuara, mbivendosura, katrore ose jo, te lushnjes apo maqedonase...pra produkt i fjales. Vargu qe citova, del prej kuptimit te se teres, ose te pakten keshtu me duket mua. Gjate gjithe poezise i drejtohesh nenes tende, ndersa ne kete varg permend krishtin ; por krishtin e ka dashur Maria jo Shqiponja. Me keto qe me shpjegove, mendoj se mund te rregullohet fare thjesht : duke shtuar nje lidhes krahasimore "si". Pra :

    Ti!
    Me doje mua si Maria Krishtin.

  21. #16
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Pratolini!
    Ke shume te drejte! Vajta "dëm" për një SI - ndajfolje krahasimi. Sinqerisht eshte sakte. Por une kam tabiat te keq qe shkruaj direkt mbi ekran dhe pa u menduar gjate.
    Te falenderoj

    Nëse kjo botë është e trazuar
    Dhe vetëm PAQE i duhet njerzimit
    I gjeni gozhdët edhe dërrasat
    Unë pranoj ritin e kryqëzimit.

  22. #17
    i/e regjistruar Maska e argjenddre
    Anëtarësuar
    19-12-2008
    Vendndodhja
    Pejë
    Postime
    522
    shum te mira keto poezi

  23. #18
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Seç më ikën dhe më lanë
    Ata që aq shumë i desha
    Ikën larg dhe më s’u pamë
    Më pllakosi keqas vjeshta...

    U thanë lulet, u thanë pemët
    U thanë pishat në një majë
    Të më hanë po presin vemjet
    Shokët presin të më qajnë...

    Them të iki, arratisur
    Ku s’më njeh, s’më flet njeri
    Mbi vetminë seç jam vidhisur
    Si lypsar pa plang e shpi…

    Ku të vete…ku të futem?!
    Pyes erën edhe hënën
    Para Zotit, natën lutem
    Fat i keq më bëre gjëmën

    Nuk e di se sa do zgjasë
    Nuk e di sa do zvarritem
    Vargu – vargun do të vrasë
    Poezisë i kanë zënë pritën

    Shkruaj, ndalem mbi një rimë
    Gris fletore e radhua…
    Humba gjithë dashurinë
    As një gjë s’më ngeli mua

    Ti m’i more, të gjithë endrrat
    Më ke marrë dhe shpresën peng
    Zot i Madh, merri dhe vjerrshat!
    Gjithë kjo jetë qenka një rreng

  24. #19
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750

    Me mungon!
    ----------------
    Me mungon dora jote
    Me mungon ai ledhatimi yt
    Me mungon zeri yt i embel
    Dicka po me ngulfat ne fyt!

    Me mungojn keshillat e tuaja
    Edhe tani ne kete moshe
    Me mungon edhe qortimi yt
    Pa Ty cdo gje eshte bosh!

    Me merr malli o Nene
    Te qaj ne prehrin tend
    Pa Ty me quanin jetime
    Ah sa fjale e rende!

    Kur mendoj per ty
    Dhe vuajtjet e tua
    Zemra po me digjet
    Lotet me rrjedhin krua!

    Tani kur u rrita
    I lutem qiellit e tokes
    Te lumtura qofshin
    Te gjithe nenat e botes!
    (I nderuari z.Agim nuk eshte poezi e shkruar ne menyren e duhur,por ndoshta me toleroni edhe qe nuk dij te shkruaj si ju Poet i nderuar!)
    Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.

  25. Anetarët më poshtë kanë falenderuar e panjohura për postimin:

    Tino Kurti (09-08-2016)

  26. #20
    Shefki Meka
    Anëtarësuar
    20-11-2008
    Postime
    540
    Pershendetje te gjitheve!

    KUR ISHA I VOGEL...

    Gurabijen e dites se rroges,nga babai,
    ma llufiste vellai per qejf,me mashtrime
    Bluzen e lerosur me kumbulla te vjedhura,
    ma lante ime moter te curku,me mallkime

    Nena namusqare me romuze pa zarare;
    me kujtohen syte e saj e vlaget.
    Me fshiu prapanicen kur isha bebe:
    asaj do t'ai fshij kur te plaket!

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •