Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Propofoli, të fshehtat e ilaçit vrasës

    Kjo drogë që krijon varësi të fuqishme dhe vrastare, përdoret specifikisht gjatë anestezisë

    Propofoli, të fshehtat e ilaçit vrasës

    Mendohet se ky medikament mund të ketë shkaktuar vdekjen e Xheksonit

    Vdekja e ikonës së popit, Majkëll Xhekson, është në të gjitha drejtimet po aq e çuditshme, misterioze dhe me shumë bujë, si dhe jeta e tij. Ai vdiq në një dhomë që mbahej gjithmonë shumë e nxehtë, sepse Majkëll kishte gjithmonë të dridhura e të ftohtë të vazhdueshëm dhe, mbi të gjitha, ajo ishte një dhomë e mbushur me Paraphenalinë, bombola oksigjeni, si dhe me lloje të ndryshme droge. Ndërsa detajet e orëve të fundit të jetës së tij vazhdojnë të dalin përditë e më shumë, vëmendja e të gjithëve është përqendruar te droga që mendohet se ju dha në mënyrë intravenoze nga mjeku personal në orët e para të 25 qershorit, ditës kur vdiq. Nëse raporti përfundimtar për shkaqet e vdekjes së Majkëllit do të vërtetojë se kjo drogë është shkaku i vdekjes, atëherë do të kemi të bëjmë me një rast shumë të rrallë. Kjo do të thotë se ai ka qenë ndoshta i varur nga kjo drogë. Ka dy raste njerëzish që krijojnë varësi prej Propofolit. Rasti i parë është ai i një amerikani 21-vjeçar, që e ka blerë përmes "E-bay" dhe e ka përdorur jo në sasinë e duhur, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Kjo mund t‘i ketë ndodhur edhe vetë Majkëllit, vetëm se në rastin e 21-vjeçarit droga u bë me vetëdije të plotë nga individi. Rasti i dytë është ai i një berlinezi 25-vjeçar, që e mori drogën nga një klinikë veterinare. Ai i tha mjekut se i duhej për të qetësuar disa peshq tropikalë që sapo i kishte blerë dhe i kishte në akuariumin e shtëpisë. Këto përjashtime të abuzimit me Propofolin nuk e bëjnë atë një medikament të përdorur gjerësisht. Në fakt, Propofoli përdoret specifikisht gjatë anestezisë dhe infermierët punojnë vazhdimisht me të ose kanë akses të vazhdueshëm tek ai. Jashtë botës mjekësore, njerëzit që e përdorin janë të paktë. Bëhet fjalë për njerëz, sekretin e të cilëve e dinë vetëm pjesëtarët e familjes dhe miqve më të afërt. Intervistat që janë bërë me persona që ia kanë dalë që t‘i ikin varësisë nga një medikament i tillë sjellin një peizazh dhimbjesh dhe vuajtjesh të mëdha shpirtërore, ikjesh nga abuzimet e fëmijërisë, ulërimash dhe një rrugëtimi të gjatë e të mundimshëm drejt shërimit. Megjithatë kjo drogë krijon një varësi shumë të fuqishme dhe vrastare. Një shtim pa dashur i dozës mund të ndalojë zemrën dhe të shtypë mushkëritë, duke ndaluar frymëmarrjen. Madje ka raste njerëzish që mund të bien në gjendje kome dhe të mos arrijnë më të dalin prej saj. Propofoli, apo Diprivani, siç është emri me të cilin tregtohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u paraqit në tregun e farmaceutikës në vitin 1986. Popullariteti i tij si mjet shumë i mirë për anestezi u rrit dukshëm deri sa sot është ilaçi më i përdorur për të vënë njerëzit në gjumë të thellë gjatë operacioneve. Mjekëve u pëlqen që ta përdorin, sepse është një ilaç me efekt shumë të shpejtë dhe lë si pasojë vetëm një dhembje të lehtë koke. Por fakti se ndaj këtij ilaçi njerëzit mund të bëheshin varës u zbulua shumë më vonë. Në testet që ju bënë minjve dhe gjitarëve të tjerë nuk u vu re një fenomen i tillë, ose mjekët nuk arritën që ta evidentonin. Në vitin 1992 u regjistrua rasti i parë i varësisë që dikush kishte shfaqur ndaj drogës. Ai ishte një mjek anestezist rreth të 30-ave, që kishte filluar ta injektonte në trup për t‘i shpëtuar stresit. Sekreti i tij u zbulua kur e gjetën një natë pa ndjenja në banjën e punës. Gjatë viteve të fundit është rritur shqetësimi për rrezikun e përdorimit të këtij ilaçi. Zilet e alarmit i tundi një anestezist nga Kolorado, i cili gjeti një kolegun e tij tërësisht të droguar me një shiringë. Ai nisi të hetonte këtë fenomen që i mori jetën shokut të tij dhe u trondit me atë që mësoi. "Di njerëz që merrnin rregullisht Propofol me shiringa të përdorura dhe për pasojë edhe sëmundje të tjera", thotë ai. Propofoli mund të injektohet vetëm në doza të vogla dhe në këtë rast të jep një gjendje euforie që zgjat më shumë se shtatë minuta. Për të arritur vazhdimisht një gjendje të tillë me dozën që nuk të vret, ka përdorues që mund të shpohen 100 herë në ditë për të qenë gjatë gjithë kohës "lart". Mjeku që u mor me studimin e pasojave të ilaçit i paraqiti të gjitha studimet e bëra në një libër shumë serioz. Në vitin 2006, ai kontaktoi me 126 departamentet më të mëdha të anestezisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo çka zbuloi ishte se një në pesë mjekë kishin pasur apo kishin varësi ndaj ilaçit, pra që e kishin përdorur atë si drogë. Sipas tij përdorimi dhe abuzimi me këtë medikament ishte rritur me pesë herë. Por kishte një gjë shumë interesante te personat që e merrnin një drogë të tillë. Pas intervistave me disa prej tyre, ai kishte dalë në përfundimin se ata që e përdornin kishin makthe të shkaktuara kryesisht nga abuzimet seksuale në fëmijëri, ose edhe në të shkuarën. Sipas tij bëhej fjalë më shumë për abuzime te të miturit. Dhe ky ishte një mendim që e ndanin shumë mjekë që kishin pacientë me varësi nga ilaçi. Sipas një mjeku psikolog, pacientët me probleme traumash kishin nevojë që edhe vite pas ndodhisë të përdornin medikamente për të qetësuar stresin, ankthet, halucinacionet. Një numër i madh njerëzish me probleme të tilla i drejtohen Propofolit, sepse në fakt ata nuk janë në kërkim të gjendjes euforike, apo të ekstazës. Ata thjesht kërkojnë të hyjnë në gjendje kome, duan që të zhduken. Bëhet fjalë për mijëra njerëz me drama të pathëna; trauma nga fëmijëria, përdhunimesh, rrahjesh e abuzimesh nga më perverset. Këta individë kanë turp e neveri të vazhdueshme që e ka burimin te ngjarje të dhimbshme të së shkuarës dhe kërkojnë vazhdimisht që të boshatisen, ose të zhduken me gjithë dhimbjen. I tillë është rasti i një infermiereje në Virxhinia. Ajo krijoi varësi nga përdorimi i ilaçit dhe vuante nga dhembjet kronike të kokës. Prej vitesh ajo abuzonte me sedativë e qetësues të ndryshëm. Por gjatë fundit të varësisë, ajo nisi të ketë pagjumësi dhe ishte e dëshiruar për gjumë. Në këtë moment, iu kthye Propofolit. "Isha kaq në formë të keqe sa desha që të zhdukesha fare nga jeta. Nuk po kërkoja vetëm gjumin, por ikjen, arratinë", rrëfen infermierja. Me kalimin e kohës sjellja e saj e kishte veçuar nga familja e miqtë dhe ajo u shndërrua në një qenie të izoluar. "Ndihesha e humbur, e vetmuar dhe mendoja se jetës sime i duhej dhënë fund. Në këto momente i vetmi mjekim që mund të bëja ishte Propofoli, sepse më çonte larg". Por infermierja që vuante ishte me fat, sepse në vitin 1993 ajo u çua në një trajtim special. Sot është pastruar plotësisht dhe ndjehet shumë e qetë. Por ky është vetëm një rast fatlum. Një pjesë e madhe njerëzish nuk janë me kaq fat. Ilaçi është shumë i fuqishëm dhe, nëse nuk përdoret në dozën e duhur, të vret në vend. Çuditërisht mjekët dhe personeli mjekësor që merret me anestezinë e dinë fare mirë një gjë të tillë, e megjithatë ata e marrin përsipër riskun e përdorimit. Rrezikun më të madh e kanë mjekët e rinj, që fillojnë punë e që nuk kanë përvojën e duhur me ilaçet e që mbi të gjitha nuk janë të trajnuar plotësisht. Studimi tregoi se thuajse 40 për qind e mjekëve që e kanë përdorur këtë ilaç kanë gjetur vdekjen.

    Pavarësisht këtyre fakteve vrastare, Propofoli mbetet një mjekim për të cilin nuk janë gjetur ende mënyrat e shtrëngimit në përdorim dhe aksesi i tij është shumë i lehtë. Ajo nuk është një substancë e kontrolluar. Në këtë këndvështrim, tragjedia e Majkëll Xheksonit, nëse ka ndodhur nga përdorimi i këtij ilaçi, mund të ketë edhe anën e saj pozitive, atë të ndërgjegjësimit për masat që duhen marrë për vënien në kontroll të një mjekimi vrastar. "Përmes trajtimit të posaçëm rifitova jetën time dhe i jam shumë mirënjohëse Zotit që më dha një tjetër shans", thotë infermierja që ia doli të ikte nga kthetrat e drogës së rrezikshme e të fshehtë me emrin Propofol.

    shqip.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Xingaro
    Anëtarësuar
    14-06-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    640
    Duhet pasur parasysh se te gjithe ilaçet jane droge.Eshte doza qe e ben nje substance te kete efekt ilaçi apo efekt droge.Provoni te pini 5-6 aspirina (ilaçi me i perdorur ne bote) dhe do e shihni veten te intoksikuar.
    Ndergjegja kolektive ndaj ilaçeve eshte shume e ceket.Komercializimi i mjeksise dhe botes farmaceutike kane si qellim vetem te bombardojne pacientet me produkte farmaceutike te çfaredollojshem,shumica te pavlere,vetem me qellim perfitimi.
    Nese keni ndonje mik farmacist,pyeteni se si shiten ilaçet ne farmaci.Eshte pak a shume siç shiten ne nje dyqan ushqimesh.Perhere kerkohet te shitet malli stok,dhe klientet shtyhen te blejne llojin e ilaçit qe eshte shitur me pak.Nese ne recete jane shkruar 3 ilaçe te domosdoshme,ka gjasa te dilni me 7-8 ilaçe nga farmacia ku me shume se gjysma e tyre nuk vlejne asgje.
    Ka ardh koha qe secili te krijoje nje kulture baze mbi ilaçet qe te mos 'peshkohet' nga sistemi farmaceutik qe vetem vjedh.
    Quanta vita hai contaggiato,quanta vita bruccerai...!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •