Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-02-2009
    Postime
    58

    Tregim nga Robert Martiko

    DEDALI DHE IKARUSI

    Nga Robert Martiko


    Porsa u futėm nė oborrin e psikiatrisė sė qytetit polak, dy tre tė sėmurė psikikė, nga ata qė tė japin pėrshtypjen e gjysmė tė shėruarit, na u drejtuan pėr t’u falur ndonjė cingare. Nuk jam amator i duhanit, mund t’u falja atyre gjithė mini purot e markės Villiger. Mė intereson vetėm ambalazhi i tyre prej llamarine: pėr tė vėnė nė tė vidha tė vogla dhe paisje orash tė vjetra, tė ndaluara prej kohėsh...

    Ndėrkohė e dėgjoja shoferin e taksisė tė mė kėshillonte se nėse doja tė kisha pėrfitime materiale, tė mos nxitohesha. T’i jepja Dedalit vetėm nje cigare dhe nė vijim tė dėgjoja prej tij dy histori falas. Sipas tij, kėshtu zbatohej mė mirė nė praktikė Adam Smithi. Me sa dukej, shoferit nuk i mungonin aspak njohuritė. Dikur kishte qėnė student nė fakultetin e ekonomisė, tė cilin nuk e kishte pėrfunduar, mė pas furnitor nė njė fabrikė gozhdėsh, bulonash dhe zinxhirash. Sa pėr Dedalin, ky duhej tė ishte njė i ēmendur krejt i padėmshėm: jo agresiv, i ngjashėm me ata qė kishim takuar nė oborrin e ngushtė tė ēmendinės.

    Shoferi vijoi:

    - Do tė kesh rastin tė dėgjosh dikė tė cilin e thėrrasin Dedal. Thotė se dikur ka qenė inxhiner mekanik. Tani nuk ėshtė veēse njė i ēmendur me dhėmbė tė thyera dhe nofulla tė shformuara keqas.

    Gjatė gjithė rrugės pėr nė spital shoferi m’u shfaq njė pėrrua i vėrtetė... Fjalėt, gjestet dhe tė qeshurat e tij nuk kishin tė shterruar. Disa ēaste mė parė mė ishte lutur tė mos hidhja poshtė ambalazhin e kruasanit qė kisha ngrėnė atė mėngjes nė praninė e tij, ngaqė letrėn e saj tė shkėlqyer donte ta ngjiste pėr zbukurim diku nė tapicerinė e taksisė. Unė deri diku vuaj nga mizofobia: ushqimin e udhėtimit kisha vendosur ta mbaja me vehte, sėbashku me njė shishe tė vogėl mbushur me miell gruri, aq tė vlefshme nė rastet kur tė heq barku. Mbasi qe koha kur nė gjithė Europėn Lindore nuk njihej ende teknika e ambalazhimit me vakuum, madje, as parfumet apo rrobat e jashtme dhe tė brendshme aq tė kushtueshme tė grave… Nė psikiatri shkoja ngaqė doja tė takoja atje tė dashurėn time, rreth tė dyzetave. Punonte nė atė kohė si infermiere. Isha njohur me tė kur ajo kishte ardhur pėr shkėmbim pėrvoje profesionale nė ēmendinėn e qytetit tim, ku punoj prej disa vitesh si elektriēist, hidraulik, furnitor dhe mirėmbajtės asensori .

    Shoferi i taksisė duhej tė ishte ngrohur deri nė palcė nga purbuari im. Kjo duhej tė ishte arsyeja qė ai shfaqi dėshirėn tė parkonte veturėn nė oborrin e psikiatrisė. M’u ofrua vetė pėr tė mė shėrbyer mė tej. Madje, duke mė ēuar deri tek pavioni i Stefanisė. Kuptohet, nė fillim doja t’i bėja surprizė sė dashurės sime. Mė mungonte prej njė kohe tė gjatė: dy-tri javė… Vetėm mė pas u gjenda tek Dedali i sėmurė.

    Si i infektuar prej mėnyrave tė shoferit, nė fillim iu drejtova tė ēmendurit krejt pa takt:

    - Eshtė e vėrtetė se jeni inxhiner mekanik?…

    Me parė i kisha zgjatur atij njė grusht tė mbushur plot me puro, tė cilat ai mė tha t’ia shtija nė xhepin e kėmishės sė tij - uniformė me vija, ngaqė duart i kishte tė lagura me ujė.

    Tepėr i gatshėm tė bashkėpunojė me kėdo qė bėnte njė ofertė tė tillė, i sėmuri m’u pėrgjigj fare thjesht:

    - Po.

    - Pėrse nuk punoni mė?

    - Ende punoj. Nuk e shikoni? - Mė tregoi njė ēesmė tė shkėlqyer prej bronzi, qė atė ēast e lante me sapun. Mė parė e kishte fėrkuar me rrjetė teli tė mbėshtjellė nė njė leckė tė qelbur, ku dalloheshin copa tė imta duhani tė grirė.

    - Mė parė ku punonit?

    - Dikur babai tim kishte njė fabrikė tė madhe me mė tepėr se pesėdhjetė punėtorė. Prodhonim makarona tė gjata deri dy-tre kilometra. Kėto i shkurtonim pa pushim me hanxharė dhe shpata tė shkurtra prej ēeliku tė zgjedhur: instrumental. Deri sa erdhi dita qė fabrika u shtetėzua. Mua mė mbajtėn nė punė si inxhinier, ndėrsa babanė e futėn nė burgun - grody tė Kara-Teteit. Njė ditė vura re dy-tre punėtorė qė delnin nga banja e pėrbashkėt ku kishin kryer nevoja fizike. Nė tė vėrtetė, njėsoj siē bėnin tė tjerėt me mua, veprova edhe unė me ta: i pėrgjova. Kurrė nuk i lanin duart me ujė. Edhe atė ditė iu drejtuan reparteve tė brumit tė makaronave pa i hapur aspak ēezmat. U bėra vėrejtje pėr duart e tyre tė palara. Pas dy ditėsh mė dėbuan nga puna. Mė pas mė futėn edhe mua nė burgun kėshtjellė tė Dukės sė Lituanisė, ku gjeta aty babanė dhe djalin tim tė vetėm.

    -E pastaj?… Na trego historinė! Mos na vono! Ta hajė dreqi, kam lėnė taksinė tė ndezur, ngaqė nuk i punon motorinoja. Babai mė pret pėr ta ēuar pėr tė parė njė magazinė tė re buzė rrugės kryesore, qė duam tė zemė me qira…

    Shoferi filloi tė ankohej. Ndėrkohė, nė lidhje me ndryshimin e tij tė papritur dhe njėkohėsisht pėr tė shfajėsuar atė dhe pėr tė qetesuar vehten, mua mė ra ndėr mend Adam Smithi.

    Porsa filloi tregimin, i sėmuri u duk sikur recitonte. Humbi gjithė natyrshmėrinė e disa ēasteve mė parė, aq sa mua m’u duk, sikur pėr njė ēast, dikush ma kishte sjellė mė afėr…

    - Im bir atėhere ishte 19 vjeē, kur e sollėn nė burgun kėshtjellė. Pėr tė mos u ndodhur sėbashku me tė, mė transferuan diku nė njė burg tjetėr. Ngandonjėherė e shikoja tim bir nė ėndėrr. Ndodhej nė katin mė tė lartė tė kėshtjellės, pėrbri njė plaku tė moshuar, pėr tė cilin askush nuk dinte me siguri se sa kohė gjendej atje. Ndoshta prej kohės sė Kazimirit tė Parė. Prej familjes sė tij tė madhe kishte shumė kohė qė nuk interesohej askush. Vetėm im bir iu ndodh pranė nė ēastet e fundit tė jetės. Pothuajse nuk flisnin kurrė me njeri - tjetrin. Dhe kjo ngaqė plaku duhej ta ndiente vehten tepėr tė mėrzitur, kur mendonte se si kishte pėrfunduar familja e tij e dikurshme. Ata tė dy ishin nip dhe gjysh. Ky i fundit ishte im atė.

    Njė herė nė njerėn prej ditėve tė lejuara pėr takim, nė burgun e mėsipėrm u shfaq njė familje izraelitėsh. Thoshin se ishin tė dėrguar tė Aaronit, vėllait tė madh tė Moisiut tė Madh. Qysh nė fillim rojave tė burgut u deklaruan se kishin ardhur pėr t’u takuar me burrin e moshuar pėr tė cilin tregoj mė lart. Se pėrbėnte pėr ta njė njohje mjaft tė vjetėr. Gjatė kohės sė takimit tė shkurtėr me tė moshuarin, u habitėn veēanrisht kur matanė hekurave tė burgut dalluan edhe tim bir.

    Pa humbur kohė i thanė:

    - Ēudi e madhe! Nuk dinim qė ndodhesh ende kėtu. Nuk na mban mend, por tė njohim qysh prej kohės kur ishe i vogėl. Tė ndjerėn nėnėn tėnde, Ruthin e dashur, e kemi dashur aq shumė... Kujtonim se prej kohėsh do tė ishe arratisur nga burgu.

    Ē’njerėz tė ēuditshėm janė izraelitėt! Familja jonė gjithmonė ka pasur miqėsi me ta. Gruaja ime ishte izraelite. Mjaftuan kėto fjalė qė tim bir ta godisnin deri nė palcė, duke i futur pėrsėri nė kokė idenė e rrezikshme tė arratisjes nga Polonia. Pėrsėri u ndie njeri. Ngaqė ishte tepėr i fuqishėm fizikisht, rrėzoi nė tokė njė kalorės shėrbimi truplartė, nė vijim njė tjetėr, mė pas dy-tre kėmbėsorė... Edhe ata trupmėdhenj. Dikujt i rrėmbeu njė kamion tė madh, rrangallė e vėrtetė. E tėrhiqnin tri deve tė fuqishme… Shtatlarta. Kėto i qėlluan me kokė dėrrasat e derės sė jashtme tė burgut. Edhe pse tė perēinuara mbi shufra tė trasha hekuri, dyert, nga goditjet e forta, u bėnė copė - copė. Ranė pėrtokė. Kėshtu im bir mundi tė dalė nga ai vend. Por nga ana e tij kjo nuk ishte veē ēmenduri... Pasi gjithė ata njerėz, nė kėtė mėnyrė tė sulmuar prej tij, menjėhere do tė rrėmbenin shpatat dhe automatikėt. Do tė lajmėrohej Qendra e Kozakėve tė Ukrainės dhe Dukati i Moskovit. Mė pas si miza e lisit, njėzetekatėrmijė fshatarė, anė e mbanė kėshtjellės do tė ngriheshin nė kėmbė. Do tė kontrollonin tė gjitha shtigjet. Midis tyre do tė merreshin vesh me parullat: “Gjahu i dhelprės”, “Briri i kaut”, “Trumpeta e ndryshkur”, “Ēizmja e shqyer” apo “Makiaveli pa dhėmbė”… Do tė organizoheshin kudo patrulla. Kėshtu nuk do tė lejonin tė fluturonte nė ajėr asnjė mizė cece e kryqėzuar. Me pak fjalė, do tė pėrforcohej gjithė kufiri. Kėshtu, tim bir do ta kapnin me lehtėsi. Por nė tė vėrtetė, izraelitėt e kishin lehtėsuar shumė atė arratisje. Kishin arritur madje, tė asgjėsonin edhe disa nga fshatarėt dhe rojtarėt e tjerė tė burgut. Kėshtu im bir, duke vazhduar rrugėn drejt kufirit perėndimor tė vendit, vazhdonte ta gjente ate tė lirė. Ndėrkohė ndiente njė frikė tė paprerė. Nuk ishte shaka kur mendonte se gjahtarėt e tij tė tmerrshėm, me agjentėt e tyre specialė: Rozenkranc dhe Gildenstern, mund ta ndiqnin e pėrndiqnin edhe matanė atij vendi. Pas gjithė asaj rruge tė gjatė me kamion, mė nė fund, shikonte vendin fqinj tė pėrmatanė kufirit. Njė grup turistėsh tė huaj: danezė ose finlandezė, nė majėn e njė kodre tė formuar prej pllakash shkėmbore, vrojtonin ato ēaste ujin e njė liqeni apo deti tė kulluar tė futur nė tokė nė formėn e njė fjordi tė bukur. Ndonėse i arratisuri e ndiente se pas disa ēastesh do tė gjendej nė botėn e bukur tė atyre turistave, frika e madhe prej ndjekėsve tė tij e shtrėngonte tė mendonte se do ta ndiqnin edhe matanė kufirit. Kjo qe aresyeja qė vendosi tė bėnte njė lloj vetėvrasje tė gėnjeshtėrt me makinė, duke u hedhur nga maja e kodrės ku ndodhej drejt e nė ujin e kulluar tė Geirangefiordit... Kėtė e bėri ngaqė donte tė humbiste gjurmėt me ēdo kusht. Nė mėnyrė qė tė shqyrtohej si i vrarė apo i asgjėsuar. Plotėsisht. Nė botėn e re ku shkonte tė merrte njė identitet tė ri. Prandaj, edhe kur sėbashku me qerren me buaj zhytej gjithnjė e mė thellė nė thellėsitė e ujrave tė kaltra, ai vetėm mendonte se si tė bėnte mė tė pėrkryer humbjen e gjurmėve. I kamufluar, notonte papushim nėn ujė. E mbajti gjatė frymėn deri sa arriti tek bregu tjetėr. Nėpėrmjet njė kallami tė gjatė, gjithmonė duke qėndruar nėn sipėrfaqe, pa u shfaqur asnjėherė mbi ujė, vazhdonte tė thithte me etje tė pashuar ajrin e pastėr tė lirisė... Derisa u fry e u fry si tollumbace. Nuk plasi vetėm ngaqė turistat, pėr t’i dhėnė zemėr, i bėrtisnin papushim: firth, firth, firth!… Dhe aber, aber, aber!…

    -Tani na trego historinė e dytė: Dedalin dhe Ikarusin! Ē’ėshtė kėshtu!... Ky i pasuron gjithnjė e mė shumė tregimet. Mė parė i tregonte tė shkurtra.

    Shoferi i taksisė dukej qartė qė nxitohej. Duhet tė qe bėrė pishman, qė humbiste kohėn e tij tė ēmuar, duke u marrė me shoqėrimin tim.

    Sa pėr tė sėmurin, e ndryshoi krejt tonin e zėrit. Erdh’ e u bė diēka i menduar. U gėzova akoma mė shumė. Nė kėtė mėnyrė, e ndieja mė shumė pranė vehtes.

    -Tė dy: babė e bir notonim nė njė det tė thellė. Kokėn nuk e nxirrnim kurrė nė sipėrfaqe. Dhe ndonse nga thellėsia nuk ndieja veē bezdi, krejt ndryshe vėshtroja tim bir tė zhytej herė herė akoma mė thellė… Duke e humbur krejt nga sytė. Lėvizjet i bėnte tepėr tė shkathta, me shumė vendosmėri. Si pėr tė mė treguar se oksigjenin e sipėrfaqes qe nė gjendje ta merrte edhe nga ana e tejme, matanė fundit tė detit. E dija qė nė atė krah gjendej Egjeu. Madje, edhe vetė mbretin e Athinės e dalluam tė mbytur nė rrėnjėt e njė kallami tė ndryshkur, me sy tė zgurdulluar nga tmerri. Ekzistonte me tė vėrtetė njė sipėrfaqe e tillė. Edhe pse unė gabimisht kujtoja se nė fund tė detit nuk kishte sipėrfaqe tjetėr. Dukej se tim biri i mungonte ndjenja e lodhjes, frikės apo ankthit.. Ndėrkohė qė trupi im paraqitej i lodhur dhe i drobitur. Veēanrisht kur mendoja se, po tė pėsoja diēka, nuk do tė arrija tė mėsoja dot kurrė nė se pjella ime kishte arritur me tė vėrtetė tė dilte nė anėn tjetėr... Mė dukej se shikoja brigjet e njė ishulli tė bukur, tė rrethuar prej anijesh tė vogla, si dhe dy - tri nėndetse egjiptiane apo angleze tė tėrhequra prej elefantėsh deti veshur me skafandra bronzi. Im bir ende vazhdonte tė zhytej edhe mė thellė nė ujė. Dhe kėtė duhet ta bėnte thjesht pėr tė mė treguar se unė nuk duhej tė frikėsohesha aspak nga thellėsia. Diku nė zhytjen e tij tė fundit m’u duk se po shikoja ujė tė turbulluar nė ngjyrėn e gjakut. Mund tė shkaktohej nga rėra e Nilit. Dallova nė vijim ca elika tė shkėlqyera tė pėrngjashme me ato tė njė grirėse mishi gjigande. Nė tė vėrtetė, ishte motoskaf. Porsa ngrita kokėn pėr tė marrė frymė nė sipėrfaqe, ushtarėt e Ivanit tė Tmerrshėm mė hipėn nė tė, duke mė goditur pa pushim me copat e elikės tė thyera e coptuara nga kockat e forta tė balenės Mobi Dik. Mė godisnin pa mėshirė nė kokė dhe fytyrė. Pėr tė mė kthyer pėrsėri nė brigjet e vendit nga ku kishim tentuar tė largoheshim... Pa djalin tim tė vetėm, tė cilin ndėrkohė e kishin vrarė. Dergjej nė kuvertė dy-tre metra larg meje.

    Ndėrkohė shoferi i taksisė porsa kishte dėgjuar pėr elefantėt e nėndetses egjiptiane, skafandrat e bronzit dhe grirėsen gjigande tė mishit, kishte filluar tė gajasej sė qeshuri… Padashur e pyeta ē’profesion ushtronte babai i tij. Mu pėrgjigj duke mė shkelur syrin me dashamirėsi.

    -Nė fillim ishte oficer kufiri e mė pas gardian burgu. Nėqoftėse do ta dish, babai im ia ka shtrėmbėruar nofullat nė kėtė farė feje. Tė largohemi sa mė parė! Mė pret im atė. Kam lėnė takim. Koha ėshtė flori!

    Nuk iu pėrgjigja, ngaqė papritur vendosa tė bėhem antipatik. Fytyra m’u vrejt. Pa egėrsinė e duhur, mund tė shfaqej qesharake. Eshtė diēka qė e di qysh mė parė. Parapėlqeva tė marr qėndrimin tim mė klasik: tė mbylljes nė vetvehte. I thashė shoferit se dėshiroja tė prisja mė mirė tė dashurėn time derisa tė pėrfundonte turnin. Ndėrkohė e mora me mend qė babė e bir, tė dy sė bashku, nxitonin pėr tė vėnė nė zbatim Adam Smithin.

    Porsa qeshė larguar disa hapa nga i ēmenduri, ky m’u drejtua me hapa tė ngadalta. Ndėrkohė, nuk e shikoja. Mė arriti. Duke mė rrahur lehtė shpatullat, mė pėshpėriti nė vesh ca fjalė qė mė bėnė tė rrėnqethem nga koka deri nė majat e kėmbėve.

    -I huaj i dashur, unė mendoj se ju duhet ta dini tashmė pėr bukuri qė cikli i gjakut tejshoqėrohet prej ciklit tė plehrave. Sa pėr mua, nuk duhet tė bėhet askush merak. Jam mjaft i kėnaqur me jetėn time tė bukur. Kėtu nė ēmendinė…

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-02-2009
    Postime
    58

    Robert Martiko

    Frament nga Romani "NJE ĒMIM PER SHKRIMTARIN E VDEKJES " i autorit Robert Martiko

    Mbi tė gjitha, filluan tė mungonin dhėmbėt e arta. Qe koha kur timonieri im filloi tė kalonte kriza tė forta. Ēdo mėngjes, porsa ngrihej nga gjumi, u bėrtiste si i tėrbuar qafir - malēikėve apo bojave tė policisė sekrete, pėr tė mbledhur me ēdo kusht flori ose valutė tė huaj. Jepte urdhėr pėr tė vrarė e burgosur sa mė shumė njerėz, qė kishin farefis qoftė edhe tė largėt, nė Egjipt, Madagaskar, Ugandė, Mozambik a Tanzani, nė vijim pėr t’u plaēkitur dollarėt. Pėr tė thėnė tė vėrtetėn, vrau shumė edhe nga xhanxhavitėt apo jeniēerėt e tij tė dashur.

    Gėzohesha edhe unė jashtė mase, nė lidhje me kėto spastrime, kryesisht pėr plaēkitjen e valutės apo grumbullimin e dhėmbėve tė tė vrarėve… Pasi Gbong Gongu im, ma kishte bėrė tė qartė, hapur. Nėpėrmjet dollarėve tė konfiskuar dhe dhėmbėve tė artė tė viktimave, poezitė apo shkrimet e mia, tė dlira, do t’i bėnte tė njohura nė gjithė botėn. Siē shkruaj edhe mė lart, timonieri nuk trashėgonte asnjė pasuri nga e ėma, pėrveē ēοrapes sė saj blu, koloniale, tė mbushur deri nė njė tė gjashtėn me qindarka qė paraqisnin koka mbretėrish e mbretėreshash nga Madagaskari. Nuk mund tė mos shqyrtohej si njė koleksion me vlerė, mjaft i ēuditshėm!…

    Kur nėna e Gbong Gongut qe me qejf, zbrazte ēorapen mbi njė xham tė trashė tavoline tė rėndė, tė ndėrtuar me dru suedez. Bėnin gjithė atė zhurmė qindarkat e saj tė imta... Qe koha kur sahanlėpirėsit lėshonin britma tė forta habie e admirimi. Sipas rastit, pėrpiqesha tė dallohesha ose jo. Varej kryekėput nga cilėsia e admiruesve. Me bishtin e syrit, kurrė nuk mungoja tė pėrgjoja, nė ēdo hap, humorin paranojak tė timonierit.

    Gbong Gongu mė theksonte se i jepte rėndėsi tė jashtėzakonėshme librit tė tij autobiografik, tė cilin ia kisha propozuar unė.

    E kullandrisa brenda njė viti.



    Ditėn qė i dhashė dorėn e fundit ishte e enjte. Mesditė... Te shefi im u paraqita tė premten. Nė mbremje u kujdesa tė bėja njė banjė me ujė tė vakėt: marrė nga pėrroi Simba, i turbulluar, qė rrjedh pėrbri kasolles sonė. U krodha deri nė grykė nė njė fuēi tė zbrazur rumi “Ylli i Kuq”. Ia kisha lipur Gbong Gongut. Ky u dha urdhėr ndėrtuesve tė tribunave dhe kėta ma dhuruan. Gruaja ime, Furaha, mė lau kokėn e shplau supet me kujdes. Ujin ma hodhi nėpėrmjet njė gavete tė shpuar, kolonizatorėsh gjermanė... Kur mė ndihmonte tė fshihesha, nėna ime Sanaa, Arti apo Lufta e Klasave, u ngrit ēalė - ēalė nga rrogozi e m’u hodh nė qafė. Mė puthi e lumtur nė ballė.

    Kur ditėn tjetėr u paraqita para komandantit tonė tė nderuar, ky nuk u besonte syve. Nė jo mė shumė se tri - katėr minuta, mblodhi rreth vehtes gjithė kėshilltarėt e tij tė zgjedhur: tė Politbyrosė. Pėrbėnin kokat mė tė menēura tė tribusė. Pas njė muaji dhanė mendim. Meqėnėse rastiste tė organizohej Kongresi i Katėrt i Partisė sė Lupit, (Punės), Gbong Gongu ua fali vonesėn. Gjetėn vetėm disa gabime tė vogla, ideologjike... tė parėndėsishme, sipas shefit. Mė kot u merrte mendimin. Qe personi qė i vinte vulėn gjithēkaje vetė. Qeshė nė gjėndje t’i koregjoja menjėherė gabimet. Nėnkuptoj, kaluan edhe tre muaj e gjashtė ditė tė tjera.

    Kur pa tė mbaruar veprėn, Gbong Gongu, nuk mund ta merrni me mend ēfarė gėzimi tė madh ndjeu nė shpirt ai njeri i dlirė...

    I pari ai dhe unė pas tij, tė dy, filluam tė hidheshim pėrpjetė nga gėzimi. Gjithė furi iu vėrsulėm njeri - tjetrit nė qafė. Putheshim e pėrqafoheshim si majmunė tė dashuruar. Kėrcenim e hidheshim mbi divanė si njė lloj antilope me brirė tė gjata e quajtur impala. Kujdesesha se mos padashur e godisnin brirėt e mia. Brohorisnim me gjithė fuqinė e mushkėrive tona pėr Marksin, Engelsin, Leninin, Stalinin, Maon, Ho Shi Minin, Kim Ir Senin, Fidelin... disa minuta rresht, njėsoj si nėpėr mitingje me zezakėt.

    Prisja Gbong Gongun tė zgjidhte i pari emrat e timonierėve tė mėsipėrm... Vetėm nė njė rast u nxitova, duke shtuar nė listė Pol Potin. Pėr dy - tre sekonda mė ngriu gjaku, por me sa u duk nė vijim, nuk pata asnjė problem. Madje, njė vit mė vonė, shefi im urdhėroi t’ia sillnin tė pikturuar portretin e tij, pėr ta shtuar nė koleksionin e madh tė sallonit. Ishte njė vepėr e denjė e portretistit tė famshėm tė tribusė me emrin Maēkukambu. Nuk di ēfarė tė them, ndoshta unė u bėra shkak. Pas njė viti bėra njė poemė, ku kėrkoja ngritjen e gijotinės sė Robespierit francez nė qėndrėn e kryevendin tonė tė quajtur Tarįna. Nė pėrngjashmėri me Pol Potin, kėrkoja shfarosjen nė masė tė vėllezėrve e bashkatdhetarėve tė mi.

    Meqėnėse nė kohėn e dorėzimit tė biografisė sė timonierit, filloi tė binte njė shi i ngrohtė, tropikal, tė dy vėrshuam me njė frymė, nga bangalóu-i ku gjendeshim, drejt e nė shi. E kuptova menjėherė, qė timonieri i kuq nuk pėrmbahej dot nga dėshira e flaktė tė luante e qeshte me mua nė ato ēaste tė lumtura. Kjo qe arsyeja qė e lashė vehten tė mė rrėzonte nė njė parcelė me ca lule tė bukura, tė importuara nga Afrika e Jugut, tė quajtura Maui ose Protea Mbretėrore, kokėmėdha, tė kultivuara me kujdes nga kryekopshtari i Bllokut tė Udhėheqjes, marksisti Kidiebubi me origjinė nga Senegali. Pastaj timonieri filloi tė mė qėllonte me baltė e pleh tė freskėt nga parcela. Nga respekti i pakufishėm qė ndieja, kuptohet, nuk mund tė guxoja kurrėsesi, ta godisja dhe unė. Sytė i mbaja tė mbyllur fort. Qeshja papushim, me gjithė zemėr, gojėhapur...

    Derisa ndjeva papritur njė shije tė keqe.

    Ndėrkohė Gbobg Gongu nuk pushonte sė bėrtituri, duke pėrsėritur se ne tė dy do tė ngjallnim interes tė jashtėzakonshėm nėpėrmjet librave tanė tė botuar nė Europė. Pėrsėriste me mburrje se edhe ai qe shkrimtar, madje, i madh, shumė i madh. - “Patjetėr!”... - pėrpiqesha tė shtoja unė, edhe pse me gojėn plot. Nejse, shkrimtar i thėnēin... Bėrtiste me sa kishte nė kokė, duke theksuar se jeta e lumtur nė tribu, nė radhė tė parė duhej propaganduar pėr tė frymėzuar gjithė grupet marksiste - leniniste, gjithnjė e mė shumė triumfatore e fitimtare tė pandalshme, tė shpėrndara nė gjithė botėn!... Duke filluar nga Franca, ku dikur shefit tim i qe dhėnė rasti pėr tė filluar tė studjonte.

    Sipas tij, nuk qe e mundur tė mos gjendej nė ēdo qytet kapitalist tė Europės Plakė, tė paktėn njė librari nostalgjike me lexues tė etur pėr tė mėsuar hyneret apo mambo - xhambot e Stalinit, Maos, Fidel Kastros, Pol Potit apo vetė Gbong Gongut.

    Ndėrkohė, unė kisha ndaluar plotėsisht tė qeshja. Herė herė vetėm tentoja tė ngėrdhishesha. Villja papushim mbi orkidetė apo Proteat Reale, pėr shkak tė njė jashtėqitje me origjinė tė panjohur, e cila, siē shkruaj mė lart, papritur mė kishte mbushur gojėn.

    Plot.

    Ē’tė bėja! Dihet, fauna e zhunglės ėshtė e shumėllojshme... Nė tė tilla raste ėshtė krejt e pamundur tė pėrcaktohet kafsha fajtore, fjala vjen, pėr ta kapur, robėruar e nė vijim, shpallur armike tė betuar tė idealeve tė shenjta tė marksizėm - leninzmit apo tribusė…

    Kur mė pa nė atė gjendje tė vajtueshme Gbong Gongu, nuk mund ta merrni dot me mend se ēfarė tė qeshura tė forta e mbėrthyen. Zakonisht, i ngadaltė nė mendim, me sa u duk atė radhė, e mori me mend arsyen, jashtėqitjen nė fjalė... brenda nė gojėn time. (Siē shkruaj edhe mė lart, pėr mua edhe sot, kafsha fajtore e zhunglės ėshtė me origjinė krejt tė panjohur). Timonieri i kuq filloi tė buēiste e tė jepte shenja vetėshpartallimi nga tė qeshurit. Pėr njė ēast ndjeva frikė pėr tė. Gjėmonte mė fort nga bubullimat e shtėrngatės tropikale. Edhe ato tė uruara kishin disa minuta qė godisnin si topat e komandantit gjerman, tė mirėnjohur nė anėt tona, fon Letou-Vorbek pa pushim e nuk dėgjonin tė pushonin. Nė tė vėrtetė, kishin kaluar dhjetė ditė plot pa rėnė shi. Kishin tė drejtė tė trondisnin dheun, sėbashku me tė qeshurat shtazarake tė Gbong Gongut.

    Sa pėr jashtėqitjen, duhej tė qe taze. Tepėr e freskėt...

    Edhe vetė kryekuzhinieri i nderuar, Vekesa, pėr t’u gjendur sa mė parė pranė nesh, braktisi atė ditė gjithė kazanėt e tenxheret me blozė. Pata pėrshtypjen sikur u dėgjuan tė rrοkulliseshin me zhurmė menjėherė, pas daljes sė tij nga kuzhina... Shėrbėtorėt, zezakėt dhe gjithė banorėt e bllokut, sa hap e mbyll sytė, edhe ata lanė punėt. Na u gjendėn afėr, pa pėrjashtim, me kuē e me maē. Qeshnin edhe ata me lotė. I dalloja tė na rrethonin plot dashuri, sėbashku me xhanxhavitėt, bojat e qafir - malēikėt, qė nuk na ndaheshin kurrė. Asistonin nė shfaqje, madje, edhe byroistėt. Zgėrdhiheshin edhe ata sėbashku me bubullimat e vetėtimat. Ndėrkohė, edhe pse nė atė gjendje tė mjeruar, e parashikoja pėr bukuri qė njė ditė prej ditėsh, kėtyre tė fundit do t’u binin prapa kokės...

    Aq shumė u gajas nga tė qeshurit Gbong Gongu, saqė ra pėrmbys nė njė shez - long tė blerė nė Antananarivo. Me sa u duk, harroi tė ulej pėrsėmbari. U rrėzuan tė dy sėbashku me zhurmė. Sa tė hapje e tė mbyllje sytė, rendėn si shigjeta zulush ta ndihmonin gorrillat e tij tė parė, si dhe dy doktorė personalė, qė nė tribu i thėrrasim doktorė - magjistarė. Pėr fat, rezultoi qė nuk kishte pėsur asgjė nga rėnia. Si ateist i betuar, lavdėrova pa humbur kohė Perėndinė - Merimangė apo ndryshe Ananansin.

    Ky mė ra ndėr mend i pari...

    Kur timonieri im u ul e mori frymė thellė nė njė kolltuk tė gjerė plastik, filloi tė qeshte akoma mė me tėrbim. Porsa ndjeu tė pėrqendrohej... Pak. Sigurisht, nuk mund tė krahasohej kurrėsesi ky lloj shpėrthimi gjigant me tė qeshurėn lilipute, qė lidhej me nėnėn e tij: kur shtrembėronte padashur emrin e Patris Lumumbės, nė Lununda. Nėse e mbani mend...

    Pėr tė thėnė tė vėrtetėn, unė u pėrpoqa shumė tė mos villja. Gabimisht mendova nė fillim, pėr politesė, tė mos i prishja qejfin, duke ripėrcjellur tė vjellat nė stomak... Mė mirė qė organizmi nuk ma pranoi njė gjė tė tillė. U tregua mė i ndershėm nga unė. Me timonierin tim u lidhėm shumė mė tepėr shpirtėrisht nga ajo ditė... Budalla, me plot kuptimin e fjalės, u tregova nja dy herė, kur ushqimin dhe sekrecionet, sėbashku me jashtėqitjen nė fjalė, tentova t’i rikapėrdija. Tė tretėn nuk munda. Sinqerisht, nuk mundesha kurrėsesi tė pėrmbahesha.

    Pa do tė kisha bėrė ē’ėshtė e mundur.

    Nga ajo ditė Gbong Gongu, pėr shkak tė kėsaj ngarje tė jashtėzakonshme, e harroi pothuajse krejt tė ėmėn e tij nėpėr biseda. Kur qe nė qejf, me anėtarėt e rinj tė Politbyrosė, ngaqė tė vjetrit i vriste me copėzim gjymtyrėsh, nuk kishin tjetėr bisedė. Njė e dy pėrmendnin mua. Tė gjithė, pa pėrjashtim, binin pėrmbys nga tė qeshurit. Kujt i shkonte ndėr mend tė provonte tė bėnte tė kundėrtėn! Tė guxonte tė devijonte, sado pak…

    Politikisht!...

    Ndėrkohė qė unė, si njė lloj harabeli i vogėl, i njohur nė tribu me emrin sqep - papagalli, me zemrėn mal, fluturoja i lumtur nė qiellin e shtatė... Nuk mund ta merrni me mend se sa herė nė ditė e falėnderoja fatin qė timonieri im nuk u dėmtua ditėn kur u pėrplas pas shez - longut tė blerė nė Madagaskari. Po tė kishte vdekur a mbetur i paralizuar, qafir - malēikėt do tė mė kishin vrarė patjetėr me gurė. Ose mund tė mė varnin nė qafė ndonjė kamerdare xhipsi kinez, tip Xing Fu, tė mbushur me naftė. E nė vijim, tė mė vinin zjarrin si agjent i fshehtė: anglo - amerikan, ndoshta persian, nuk di ē’tė them. Deri mė sot, nė saje tė karakterit tim tė rrallė, nė vija tė pėrgjithshme, nuk mė ka dalė pothuajse asgjė keq nė jetė...

    Nė kėtė mėnyrė, tė bashkuar me njė miqėsi tė sinqertė, Gbong Gongu, sa herė binte fjala rreth ditės sė jashtėqitjes sė panjohur, nuk pushonte sė pėrsėrituri se ne kishim miq tė shumtė, tė cilėt interesoheshin natė e ditė pėr mbarėvajtejet dhe sukseset tona. Pikėrisht nė kėtė mėnyrė, prej librit tim, tė mbushur me gėnjeshtra rreth heroizmit tė rrallė tė Gbong Gongut, filloi lindja ime si shkrimtar ose ndryshe, perėndimi i Zarathustrės… siē shkruan Niēja i Madh, nė mėnyrė figurative, nė lidhje me supermenin e tij tė famshėm, tė ofruar pėr imitim masiv:..

    Diēka dinte edhe ky.

    ………………………………………………………………………………...



    Ndieja aq shumė nevojė, nė fazėn e parė, tė mosnjohjes me Gbong Gongun... Mendoja se do tė mė duheshin tė bėja pėrpjekje titanike, pėr t’u afruar e nė vijim, tė bėja pjesė plotėsisht nė rrethin e tij. Kjo do tė thotė tė jesh njeri me vullnet. T’i vėsh vehtes njė qėllim tė caktuar nė jetė. Dhe ta arrish atė me ēdo kusht! Krenohem nė kėtė pikė… Madje, kur e mendoj thellė, nuk mė vjen keq as pėr Ditėn e tė Vjellave, tė lidhur me jashtėqitjen e kafshės sė panjohur, e cila u bė pėr karierėn time njė lloj mane e vėrtetė, mistike e hedhur me bujari nga vetė Djalli…

    Artistit i duhet tė sakrifikohet nė emėr tė artit!...

    Sa pėr dijeni: ende pa rėnė Muri i Berlinit, Ditėn e tė Vjellave e kisha shėnuar nė bllokun tim, personal. E kremtoja ēdo vit si festė pėrkujtimore. Binte nė prill, dy javė pas ekuinoksit pranveror... Pėr drekėt e jubileve, madje, i lejoja vehtes tė haja banane tė lyer pak nė majė me njė lloj sheqeri tė trashė e pak esmer, si rėra e njė shpelle tė njohur nė tribu me emrin Kava e Milingonave tė Kuqe. Kalemxhinjtė e shkathėt tė Gbong Gongut qenė pėrkujdesur ta importonin nga Kuba. E blinim me racion, njė kilogram nė muaj pėr njė familje tė pėrbėrė prej dhjetė - pesėmbėdhjetė vetėsh...

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-02-2009
    Postime
    58

    Krishtlindje me kukulla tė ngrira

    Nga Robert MARTIKO

    Zoti Olaf Swedberg, pronar i njė kombinati tė madh druri, ėshtė njė burrė shtatlartė me njė pamje pėrherė tė gėzuar. Sėbashku me tė shoqen, zonjėn Xhein, njė suedeze edhe ajo shtatlartė, gjejnė kėnaqėsi tepėr tė madhe sidomos nė tė papriturat, qė u shkaktojnė tė tjerėve. Janė disa lloje surprizash qė i bėjnė jo vetėm pėr tė dėfryer ēupat e tyre tė vogla, Keti, Mari, Helen dhe Greis, por edhe pėr njerėzit e tyre tė afėrm apo tė ftuarit e shumtė, qė disa herė nė vit mbushin sallonin e madh tė shtėpisė sė tyre tė bukur diku nė periferinė e qytetit tė Goteborgut. Tė mos harroj se zoti Swedberg ėshtė personi qė, rishtar, mė vuri tė punoja nė ndėrmarrjen e tij tė shitjes sė drurit, ku qendrova disa vjet, derisa u sėmura. Mė pas provoi tė mė bėnte kopshtar, derisa u sėmura pėrsėri. Ndėrkohė, nuk harronte tė mė ftonte nė ēdo festė qė bėnte familja e tij. Aq sa tani unė ndihem nė gjirin e saj si njeri i tyre…
    Por kėtė vit, ndryshe nga herėt e tjera, qysh nė vigjiljen e festės sė Krishtlindjes u duk se sekreti i ēiftit Swedberg do tė merrej vesh qysh mė parė. Nė rrethin e tyre, nėn zė, bėhej fjalė pėr kukulla tė ngrira. Thuhej se do tė vinin prej vendesh tė largėta. Dėgjoja tė pėrmendej Tahiti, Hawai, Japonia, mbasi pėr europianėt joshja prej kėtyre femrave ekzotike ka qenė pėrherė e madhe. Jo mė kot ato kanė pėrbėrė gjithnjė njė simbol tė veēantė. Por ēuditėrisht, kėtyre emrave dėgjoja t’u shtoheshin edhe ato tė disa vendeve, qė dikur gjendeshin pas Perdes sė Hekurt: Kaukazi, Ukraina, Hungaria, Ēeēenia, Mali i Zi… Pėr femrat e kėtyre vendeve, disa gazeta e revista europiane, sidomos me rėnien e Murit, kishin shkruar se e kishin humbur prej kohėsh atė joshjen e magjinė e dikurėshme. Pėr ketė mund tė kishte luajtur rol edhe mungesa pėr njė kohė mjaft tė gjatė e kozmetikės, e qumėshtit apo e vitaminave, qė ndihmojnė aq shumė nė bilancin e lėngjeve tė fytyrės. Sa pėr produktet e stilit Camay, Garnier, Maybelline, Gemey, L’Oreal, Reckit & Colman apo Fresh Line, nuk mund tė bėhej fjalė nė Lindje.
    E megjithatė, rreth kėtij trilli tė ri tė zotit dhe zonjės Swedberg, tė cilėt gjatė gjithė kėsaj kohe, ndaj ēdo thashethemi qė dėgjonin, nuk bėnin tjetėr veēse e pėrcillnin me njė buzėqeshje tė thellė, askush nuk mund tė dinte gjė me saktėsi. Nė vigjiljen e festės, njė mėngjes tė ftohtė plot brymė, kukullat mbėrritėn nėpėrmjet njė kamioni frigorifer tė vogėl. Bashkė me shoferin, i shkarkuam nė hyrjen e ndėrtesės trekatshe. Mė pas mė ndihmoi qė arkat tė futeshin nė njė nga dhomat e banesės, pranė sallonit nė katin e dytė. Ndėrkaq Lusi, njė qen i vogėl i racės New York, me leshin qė i zinte sytė, me njė kėmbė tė thyer gjatė lindjes, nuk pushonte sė lehuri nė drejtim tė mallrave tė porsaardhura. Ishin katėr kuti tė mėdha prej druri tė lustruar, me ngjyrė tė kuqėrreme, nė tė cilat disa etiketa prej letre tė plastifikuar ngjyrė rozė thoshnin se nė secilėn prej tyre gjendej e mbyllur njė vajzė e re. Duhej tė ndodheshin aty nė njė gjendje tė veēantė letargjie ose ngrirje…Tė pakėn, ky ishte mendimi qe mė vinte atypėraty. Njė tjetėr etiketė porosiste tė ndiqeshin rigorozisht udhėzimet e riprurjes nė jetė. Kjo gjendej e ngjitur nė anėn e djathtė tė kutisė. Nė njerėn nga faqet nuk mungonte as shėnja e thyeshmėrisė, nėpėrmjet skicimit tė njė gote elegante brandy, shenja e tė moskthyerit pėrmbys tė kutisė, nėpėrmjet njė shigjetė tė trashė me kahun lart, shenja e mbrojtjes nga shiu e lagėshtia, etj.
    Dhe kur, mė nė fund, erdhi ēasti i shumėpritur prej tė gjithėve, magjia e asaj nate qė bėhej hapja e kutive tė rralla, unė sė bashku me kukullat e ngrira u ndodha pranė bredhit tė madh tė Krishtlindjes. Vezullonte i ndriēuar prej dritash, pranė njė oxhaku tė bukur me mermer tė kuqėrremtė tė skalitur, ku flakėt e njė zjarri ardent, Ave Maria e Shubertit apo Gunosė, zėri i Diana Ross, qė delnin prej njė sistemi tė harmonizuar altoparlantėsh, nuk mund tė mos tė tė preknin thellėsisht. Pianoja nė sallėn tjetėr kishte pushuar sė lojturi prej disa minutash, kur zoti dhe zonja Swedberg u gjendėn mes tė pranishmėve, ulur tė gjithė mbi disa kolltuqe, poltrona apo karrige antike tė zbukuruara me relieve amorėsh, harqesh, shigjetash me majėn tė lyer me ar. Ishte njė motiv qė e vėreje edhe nė pjesėn e sipėrme tė mureve apo nė tavanin e sallonit. Tė mbėrthyer nga padurimi, fėmijtė e vegjėl tė tė ftuarve ndodheshin mė kėmbė pranė meje. Atė ēast tė gjithė i mbanin sytė ngulur tek unė, ngaqė prej ēiftit Swedberg pikėrisht mua mė ishte ngarkuar tė merresha me riprurjen nė jetė tė atyre vajzave tė ngrira. Falė mirėsjelljes dhe edukatės sė veēantė tė njerėzve tė asaj shtėpie, e thuajse gjithė suedezėve, prej kohėsh kisha filluar tė ndihesha diēka mė i shpenguar. Vetėm prania e ftohtė dhe e ngrirė e njė inxhinieri arkitekt, disi tė pakomunikueshėm e snob, mė turbullonte lehtė. U ngroha diēka nė vijim vetėm kur mendova se, nė fund tė fundit, qėndrimi i tij ishte diēka qė i bezdiste edhe tė tjerėt.

    * * *
    Gjithė atė paradite kisha lexuar e stėrlexuar me kujdes udhėzimet qė gjėndeshin nėpėr arka. Kėto ishin shkruar pothuajse nė tė gjitha gjuhėt kryesore europiane, pėrfshirė edhe turqishten. Dhe ja, nuk mė mbetej tjetėr veē tė kryeja pėrfundimisht ringjalljen e kukullave. Habitesha dhe njėkohėsisht i admiroja pa masė tė pasurit - termin klasė borgjeze prej kohėsh e kisha fshirė nga fjalori - pėr atė fantazi e shije tė hollė nė tė zgjedhurit e gjėrave. Ishin nė gjendje tė gjenin e tė shkulnin edhe prej fundit tė botės objekte tė tilla kaq tė rralla! Vajza tė ngrira! Kukulla tė ngrira! Bukuri tė rralla! Tė ngrira!.. Ishte diēka qė mė bėnte tė ndihesha i emocionuar. Me pak fjalė, tė mos ndjehesha tepėr i sigurt nėse do t’ia dilja mbanė kėsaj pune tė vėshtirė qė po filloja. Isha pikėrisht unė personi qė i binte barra pėr tė ringjallur patjetėr kukullat e jashtzakonshme.
    Nė fillim prej ankthit, nisa tė veproj diēka i nxituar. Nėpėrmjet njė ēelsi tė verdhė, tė lyer nė ar, hapa arkėn e parė, ku pashė, para meje, shtrirė nė mėndafsh tė kuq njė figurė tė bukur vajze koreane, vietnameze, ndoshta kineze, mbasi dallimet e pakta ndėrmjet tyre mė ngatėrrojnė. Ndėrkohė qė udhėzimet e pėrcaktonin qartė se kukullave duhej t’u fryje lehtas nė fytyrė, njėlloj siē bėjmė kur duam tė provokojmė tė qeshurit te njė foshnje Pastaj tė prisje disa ēaste, nė mėnyrė qė mė pas tė mund tė vėreje tek to shenjat e para tė jetės. Pikėrisht nė kėtė mėnyrė veprova me tė parėn…
    Nė vijim, duke hapur arkėn e dytė, gjeta aty njė pamje edhe mė tė bukur. Asaj ēupe i lėshova njė frymė tė lehtė mbi qerpikė, si pėr tė mos e bezdisur. Pastaj, duke iu rikthyer arkės sė parė, vura re se kukulla e saj ndodhej nėn shenjat e para tė ringjalljes. Kėshtu, i gėzuar, vijova me kutinė e tretė, duke kryer tė njėjtin veprim, atė tė frymės sė lehtė mbi fytyrė.
    Por sapo iu kthyeva arkės sė dytė, kukulla ēuditėrisht m’u duk tepėr e zbehtė. I alarmuar vura re se shenjat e jetės nė fytyrėn e saj engjėllore mungonin. Duhet ta pranoj se qysh nė fillim mė pati lenė njė pėrshtypje tė ēuditshme. Nėn njė lloj bukurie me tipare klasike, dallohej diēka fėminore, tretur nė njė pamje serioze, diēka si njė vel trishtimi, shkaktuar si prej njė gabimi qė edhe nė gjumė shpėrndan qetėsisht helmin e tij. Por, ngaqė nuk dija se ē’tė bėja, iu afrova edhe mė tepėr se herėn e parė, duke i fryrė fort nė buzė, flokė e qerpikė. Si i dehur, fillova tė tėrhiqesha thellėsisht prej pamjes sė saj aq tė veēantė. Ishte njė bukuri delikate, prekėse e njėkohėsisht tragjike. Ndjeva fatalitetin, gjithnjė nė formėn e njė dore tė pamėshirshme tė shkėputur nga pjesėt e tjera tė trupit, tė mė shtrėngonte mizorisht nė fyt. Ndonėse udhėzimi nė raste tė tilla e pėrcaktonte qartė: reanimatorit tė kukullave i duhej tė priste… Prandaj, me zėmėr tė dridhur, iu afrova kukullės sė tretė. Vura re se atė ēast, nėn njė palė qerpikė tė gjatė, ajo ishte duke lėvizur ca sy tė bukur bojėqielli. Po mė dukej se tė tillė i kisha imagjinuar edhe para hapjes sė arkės - kushedi nėse thjesht pėr hir tė faktit se pėrmbajtjen e arkės me gėrmat e saj cirilike e njihja qysh mė parė. Tregonin se vinte prej njė Rusie apo Ukraine tė largėt, tė cilėn gjithmonė e pėrfytyroja tė kredhur midis stepash pa fund, arinjsh, balalajkash, kozakėsh, kuajsh, shpatash, komitash, trenash me tym tė bardhė, gulagėsh, pyjesh tė mjegulluar, mėshteknash, akujsh e brymash. Por edhe mė ēuditshėm po mė rrėnjosej mendimi se kėtė kukull e njihja qysh mė parė. Edhe pse nė femini, kur kishim marrėdhėnie tė mira me sovjetikėt, mbaj mend se, fare pėr pak ēaste, kisha luajtur vjedhurazi vetėm me njė matrioshkė tė vogėl prej druri, si dhe me derivatet e saj tė dala nga barku i njėra-tjetrės, tė zvogėluara nė mėnyrė tė njėpasnjshme, tė gjitha me sy bojėqielli e shami lloj-lloj ngjyrash nė kokė…

    * * *
    Fillova tė hap kutinė e katėrt. Te vajza e saj dėrgova vetėm njė regėtimė. Dhe kėtė e bėra thjesht nga padurimi pėr tė marrė vesh ē’ndodhte me kukullėn e dytė. Ndėrkaq, e para dhe e treta kishin nisur tė ēoheshin mė kėmbė, nėn mrekullimin e tė pranishmėve, qė duartrokisnin e duartrokisnin. Por, pėr fatin tim tė keq, kur vajta tek arka e dytė dallova se vajza e saj pėrsėri vijonte tė mbetej e zbehtė. Kėshtu, njė dyshim ogurzi mė bėri tė mendoja se ndoshta kjo kukull nuk do tė arrinte tė zgjohej… Nė atė ēast, edhe vajza e katėrt kishte arritur tė ngrihej mė kėmbė, pasi duartrokitjet e njerėzve qė mbushnin sallonin vijuan tė forcoheshin. Por si tė veproja me kukullėn e dytė? Nuk ndieja nė zemėr tė njėjtin ankth tė fillimit, nė ato ēaste tė jashtėzakonshme pėr mua e ndieja ankthin tė shumėfishuar. Vendosa tė bėja me kukullėn njė hap mė tepėr, matanė udhėzimeve tė parashikuara nėpėr arka. Pa dashur, nė mėnyrė krejt poetike, fillova tė mendoja se fryma qė dėrgohej nė fytyrėn e kukullave duhej tė pėrbėnte patjetėr njė veprim dashurie, sepse kjo, nėpėrmjet forcės sė saj tė mbinatyrshme, i bėnte ato tė riktheheshin nė jetė. Pėrse tė mos e pėrforcoja mė tej atė lidhje tė brishtė tė kukullės me jetėn? Pėrveē kėsaj, a nuk parakuptonte kjo se nė eterin e njė nate tė magjishme, si ajo e Krishtlindjes, vetė njeriu sikur provon njė lloj ringjallje shpirtėrore? Ai sikur arrin tė ndiejė notat mė sublime tė vetė misterit tė amėshuar. Kjo natė rrezaton nė shpirtrat e njerėzve gjithė atė qetėsi, paqe, mirėkuptim. Pavarėsisht se tė nesėrmen gjithēka, pa e kuptuar, pėrsėri tėrhiqet verbėrisht drejt monotonisė, rutinės, banalitetit, thashethemeve, nxjerrjes sė syve.. Ε njerėzit me njėri-tjetrin mbeten pėrjetėsisht tė huaj. Me pak fjalė, gjithēka vezulluese prej kėsaj nate tė magjishme zbehet, tretet, harrohet... M’u desh pothuajse njė jetė e tėrė pėr ta kuptuar kėtė. E megjithatė, pėrsėri nuk mund tė mos besoj se njerėzit nuk arrijnė tė zbuten diēka nė natėn e kėsaj magjie misterioze qė quhet Krishtlindje.
    Mė duhej veē ta puthja nė buzė kukullėn e bukur. Nė vijim u binda, kisha pasur tė drejtė. Ajo filloi tė gjallėrohej disi. Dhe dukej sheshit se ato vajza tė reja, sė bashku me ėndrrat e largėta qė sillnin, kishin nevojė pėr dashuri, veē pėr njė dashuri tė pastėr, tė vėrtetė dhe jo tė endeshin e lėngonin tė plagosura nė errėsirėn e dyshimtė tė rrugės. Ēuditėrisht, po ndjeja se ndaj tyre kisha marrė njė qėndrim brojtės! Prandaj, duke marrė guximin tė shtrihesha pėrbri kukullės sė dytė, fillova tė dėrgoj drejt fytyrės sė saj edhe mė tepėr frymė. Atė ēast, unė duhej ta kisha harruar krejtėsisht inxhinierin arkitekt me natyrė meskine. Kukulla filloi tė gjallėrohej mė tepėr, duke mė hedhur mė pas duart mbi flokė dhe fytyrė, sikur tė thoshje se ne tė dyve na lidhte e njėsonte njė fatkeqėsi e pėrbashkėt. Por e vėrteta ėshtė se, me ta hapur kutinė, nėpėrmjet asaj vajze tė re kisha ndier tė mė pėrforcohej era misterioze e njė fėmjėrie tė largėt, kėnga e mistershme e bulkthit netėve tė vakta tė verės, apo muzika e shqetėsuar e Gustav Malerit, bashkė me kujtime tė turbullta njerėzish pothuaj tė harruar, dashuri tė vjetra tė mjegulluara, mė tepėr platonike, tė parealizuara kurrė. Ēudi! Ndiej tė mos mė ndahet nga thellėsitė e shpirtit edhe ajo pjesa e bukur, e ėmbėl e ca njerėzve tė ndershėm, tė brishtė, tė lėne pas dore, qė kam patur fatin tė njoh nė Shqipėri. Dikur, kur isha pesė vjeē, isha dashuruar me njė ēupė tė vogėl, e cila mė pas vdiq nė internim. E quanin Arieta. Kur u rrita, pothuajse nuk u dashurova mė kurrė. Me pėrjashtim tė njė rasti, kur m’u duk se pashė tė kalonte nė rrugė njė vajzė qė i pėrngjante asaj... Ishte njė dashuri e ēmendur nė vetmi! Nė krye tė dy-tri javėve, kuptova se Arjeta apo ajo dashuria e madhe qė lidhej me dritėhijen e saj, nuk mund tė mė shfaqej mė kurrė.

    * * *
    Sidoqoftė, kėtu, nė spitalin Sahlgrenska tė Goteborgut, unė shpesh herė ndihem mjaft i mallėngjyer. Patjetėr, pėr hir tė ėndrrave tė bukura qė shikoj. Mbi tė gjitha, mė duhet tė falėnderoj barnat, mė pėrjashtim tė rastit kur m’u shkaktua epilepsi me shkumė nga goja. Ndėrkohė, e kam kuptuar: kjo mund tė mė jetė shkaktuar nga mėrzitja e madhe. Mė bie pėr herė tė dytė nė jetėn time. E para mė ka rėnė rreth moshės gjashtė vjeē.
    E vėrteta ėshte se kėtė natė Krishtlindjesh unė nuk ndodhem aspak nė shtėpinė e bukur tė ēiftit Swedberg dhe vajzave tė tij tė vogla, Keti, Mari, Helen dhe Greis. Me ata unė jam ndarė para disa orėsh. Erdhėn tė gjithė familjarisht tė mė vizitojnė.
    Sa pėr kukullat e ngrira apo pėr festėn qė bėhet sonte nė shtėpinė e tyre, atė thjesht e ėndėrroj... Me interesimin e zotit Olaf, tani ndodhem i shtruar kėtu nė Sahlgrenska, ku mjekėt pėrpiqen tė mė shėrojnė prej njė sėmundje tė vjetėr nė mėlēi. Do tė mė mbajnė edhe nja dy-tri ditė. Pėr shėrimin tim thuhet se nuk kanė mė shpresė.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-02-2009
    Postime
    58

    Robert Martiko: Unė, do tė pėrbetohesha mė shumė pėr hundėn e gjatė tė pinokut.

    (Rreth novelės “Njė ēmim pėr shkrimtarin e vdekjes”
    - historia e njė sahanlėpirėsi tė zgjedhur.)

    Nga Robert Martiko

    Tė them tė vėrtetėn, nuk u mundova shumė pėr tė shkruar novelėn time prej afėr 250 faqesh “Njė ēmim pėr shkrimtarin e vdekjes” - Historia e njė sahanlėpirėsi tė zgjedhur. Pėr besė, nuk e di se ēfarė pėsova gjatė atyre dy muajsh dimri, tė vitit tė kaluar, ku ndjeva dorėn tė mė rrėshqiste nė letėr njėsoj si yacht-i i famshėm Dėnkan nė valėt e mbuluara me njė cipė tė hollė vaji, drejt brigjeve tė Australisė Veriore... (Tė paktėn sipas feministit Zhyl Vern!!!)

    Ēudi, gjatė kėsaj periudhe dymujore mė shfaqeshin nė ėndėrr valė - valė, turma hijesh njerėzish tė ēuditshėm tė mbuluar me lloj - lloj leckash... Vetėm aty nga ēereku i parė i novelės e kuptova se kisha tė bėja me pothuajse gjithė viktimat e diktaturės komuniste nė Shqipėri. Jo pak herė i dalloja tė mė qėndronin pėrbri. Tė mė luteshin. Tė bėja pėr ta diēka.... nė kuptimin moral, kuptohet, pasi nuk do tė mundja kurrsesi tė kryeja Ringjalljen: ti ngrija ata nga varret e tyre tė njohura e tė panjohura...

    Nuk janė pak, pėr tė thėnė tė vėrtetėn, tė asgjėsuar: 5.037 burra dhe 450 gra, tė burgosur: 16.788 burra dhe 7.367 gra, tė internuar: 48.217 burra dhe 10.792 gra, tė dėbuar nga qytetet kryesore dhe nga zonat kufitare: 11.536 familje... tė pushkatuar apo tė vdekur nė burgjet shqiptare 64 shtetas tė huaj, tė burgosur 1.215 burra dhe 38 gra te huaja... 95 kosovarė tė pushkatuar. Tė mos harroj, mė dilnin nė ėndėrr edhe metodat e torturimit tė aplikuara nga organet e MPB-sė... (jo tė gjitha pėr tė qėnė i sinqertė) si fjala vjen: jeleku i torturės, dėmtimi i organeve gjenitale, kamxhiku dhe druri, lėnia pa ushqim e lėnia nė kėmbė pėr ditė tė tėra, pėrdorimi i rrymės elektrike deri nė humbjen e ndjenjave, varja nė qafė e zinxhirėve me pesha tė rėnda, varje prej krahėsh dhe mbushja e gojės me kripė, terrori e paniku me dėrgimin gjoja pėr pushkatim ose varje, shuarja e cigareve nė trup, futje me kokė poshtė nė fuēi me ujė, thyeje kockash dhe shkulje tė mishit me darė, futja nė ujė tė ftohtė dhe lėnia tė lagur nė dimėr, pakėsimi hap pas hapi i ushqimit, pėrdorimi i lėndėve kimike pėr dėmtimin e sistemit nervor, lidhja me pranga duar e kėmbė pėr njė kohė tė gjatė, pėrdorimi i zgjoit tė bletėve, shurja e cingareve nė beben e syrit etj.

    Eh, tė nderuar miq, kur zbatoheshin kėto menu tepėr shijėshme, kanibaleske, tmerresh, qė buronin prej mėndjesh tė zgjedhura, infernale, tė sėmura e paranojake nė Shqipėrinė Socialiste tė asaj kohe, kishte mjaft mėndjellinj, sahanlėpirės e aventurierė tė rrallė qė i drejtoheshin diktatorit tė vendit me poezi tė tilla:

    Bjeri ditė e natė burokratizmit,

    Klasėn qė u pėrmbys nėn kėmbė e mbaj.

    Nė se s'do qė nesėr skuadėr e pushkatimit

    Tė tė vejė nė mur

    tek Bulevardi i Madh.

    Shqiptarė e patriotė tė nderuar nė mos gaboj, nuk bėhet fjalė nė kėtė rast, qė shqiptari tė pushkatonte shqiptarin?... Nėpėrmjet luftės sė klasave ti hapte varrin Agroni Simonit e Vangjeli Muratit? Cili njeri i ndershėm e me parime fisnike, mund tė jetė nė gjėndje tė pranojė kėtė lloj kanibalizmi letrar me efekte praktike pėr ēizmet e kamat e xhahilėve dhe inkuizitorėve?... Ēfarė kodi moral pranon, mercenarizmin, sahanlėpirjen, kriminalitetin e vllavrasjen? Qė tė mos zgjatem e lodhem, pasi drita morale e sejcilit buron brenda vehtes sė tij dhe vetėm nė raste tepėr tė rralla, pėr individė tė veēantė, thuhet se vjen nga jashtė, nė vija tė trasha, kjo ėshtė ideja ime kryesore nė novelėn “Njė ēmim pėr shkrimtarin e vdekjes” - Historia e njė sahanlėpirėsi tė zgjedhur. Me pak fjalė, nuk mė intereson aspak talenti i shpifur e i pėgėrė, i shkėputur nga morali! Nuk bėhet fjalė nė kėtė rast pėr talentin e njė pijaneci, eksentriku, tradhtari bashkėshortor, feministi (Si Zhyl Verni), egoisti apo perversi seksual por pėr atė tė njė aventurieri, bashibozuku, mercenari e mbi tė gjitha krimineli tė cilin, nė novelėn e mėsipėrme, unė e vendos tė zhvillohet e pėrparojė si poet e romancier nė njė tribu afrikano - qendrore tė udhėhequr drejt majave mė tė larta tė socializmit nga diktori i vendit Gbong Gong.

    Ēudi, edhe izraelitėt e mbijetuar nga Lufta e Dytė Botėrore nuk duan tė dėgjojnė nė erė e bina njė talent, qė me tė vėrtetė tė rrėmben e bėn pėr vehte, (dhe jo plehra) me tė vėrtetė tė rrallė e prej shkėmbi si Vagneri, ndonėse jetoi gjashtėdhjetė vjet para Holokaustit, ngaqė Hitleri e pėrdori muzikėn e tij pėr tė hymnizuar krimin. Vetėm tė jem njė i ēmendur e tė mė kenė rrjedhur trutė, tė ēmoj nė radhė tė parė talentin e pastaj jetėn, nderin, emrin e mirė qė tė lėnė tė parėt e tu... Apo tė dua tu pėrngjaj skėrminjve tė skuqura e pėrvėluara nė tigan, tė Ezopit qė fabulisti i famshėm u drejtohet me fjalėt e famėshme tė njohura nė gjithė botėn: “O kafshė budallaēka, nga njera anė ju digjet shtėpia e nga ana tjetėr kėndoni!” ( A nuk u shpėrndanė e u bėnė kashtė e **** shqiptarėt nė katėr anėt e botės? Braktisėn nė Shqipėri fėmijė, gra e prindėr tė moshuar e tė sėmurė, kėta tė fundit vdiqėn me adhap, tė mjeruar e abandonuar. Pėrse?... Nga erdhi vallė shkatėrrimi?... I harruat skenat rrėnqethėse me emigrantėt e mjeruar, tė kacavjerrur deri nė majat mė tė larta tė direkėve tė anijeve, qė bota i mban mend nėn aspektin e ēuditshėm: hije, verdhacakė e fytyrė nxirė nga tė pangrėnėt, tė njohur me emrin boat - people?... Nuk qenė vallė shkaktarė diktatori dhe elita e tij e famėshme intelektuale pėrherė prezente, pėr kėtė lloj tragjedie e katandie mbarė kombėtare?)

    E vėrteta ėshtė se mė tepėr se sa talenti i pėgėrė e i pėshtirė, apo pena e lerosur, e ngjyer nė gjakun e vllait, mikut e shokut, jam mėsuar tė vlerėsoj ndershmėrinė... Mė bie barrė mbi tė gjitha, tė dua dhe respektoj kultin e shenjtė tė jetės sė njeriut. Tė kujtdo qoftė!... Edhe kur bėhet fjalė pėr tė panjohurin!. Diēka mė shumė pėr tė vrarin e tė munduarin. Mė duhet nė kėtė rast, tė mos tradhėtoj mikun, qoftė edhe kur ndjehem ngushtė dhe rrezikohet vetė jeta ime. Pėrsėri, qė tė mos zgjatem, pasi e di pėr bukuri qė nuk arrij tė emocionoj gjithė auditorin, edhe nė kėtė pikė tregova gjatė diktaturės komuniste se mė mirė do tė qe pėr mua tė dėmtohesha, se sa tė bėhesha spiun i sigurimit shqiptar. Se sa tė tradhtoja jo vetėm shqiptarin por edhe ēdo qėnie tjetėr njerėzore nė botė.

    Eh, kjo dreq fjalė e profesion masiv, i ndyrė i sė kaluarės: spiun... “Mbani vesh” - thonė lebėrit nė Vlorė e gjetkė. Pikėrisht te fjala e mėsipėrme qėndron gjithė ēelėsi apo sekreti i botėkuptimit tė njeriut tė ri socialist dhe i derivateve tė mendimit tė tij... Ky fakt ka qėnė dhe vijon tė mbetet gjithė esenca e qėnies sė tij madje edhe nė ditėt e sotshme. Pėr besė, ėshtė mjaft e shpartalluar, e ndyrė dhe e shkarpatinuar nė kėtė pikė, kjo lloj specje e transformuar thellė nė DNA. Kjo ėshtė arėsyeja qė nuk mund tė kuptohet kurrsesi vetėdekadenca morale e individit socialist ende nė ditėt e sotėshme. Kjo ėshtė arėsyeja qė nuk mund tė kuptojė kushdo frymėn e heronjve nė romanet tė mia apo ndryshe kategorinė tonė... tė njerėzve qė admirojmė heronjė tė tillė tė rrallė tė mbijetuar moralisht nga torturat e sigurimit si Pjetėr Meshkalla, Dilaver Premti, Simon Jubani im atė, Dino Martiko, qė pranonin mė mirė tu prisje mishin me gėrshėrė se sa tė tradhėtonin, mikun, shokun, shqiptarin apo edhe vetė tė panjohurin... Ky ėshtė pikėrisht misioni i letėrsisė time tė vonuar. Ngaqė, nuk aspiroja tė bėhesha shkrimtar apo ndryshe njė mercenar i rėndomtė, sahanlėpirės i sistemit nė njė kohė kur burgjet dhe shpirtrat e tė vrarėve dhe zemrat e nėnave tė tyre tragjike gjėmonin e ulėrinin deri nė kupėn e qiellit. Ē’farė vlerė mund tė kenė nė kėtė rast, sytė e bukur tė elitės sahanlėpirėse, borizanėve tė vdekjes, penmbajtėsve, bashibozukėve, merecenarėve tė ndėrgjegjes, spiunėve tė mjeruar tė Europes Lindore para lumit te gjakut te derdhur nga lufta e klasave?” Gjashtedhjete miljonė qenė. Jo pak!... Nė tė gjithė botėn!

    (I asgjėsoni tė gjitha kėto sa shkruaj: nuk vlejnė pėr sytė e mbyllura tė shpirtrave me dyllė tė tharė kuvendesh e manastiresh. Vlejnė vetėm pėr ata qė disponojnė zemra me tė vėrtetė tė dashura, trime e fisnike. Jo pėr hjenat, sahanlėpirėsit e hipokritėt e njohur profesionistė!)

    Tė them tė vėrtetėn, kur qeshė duke hedhur fragmentet e para tė novelės time nė internet, si fjala vjen “Festa e jashtėqitjes”, (e mbani mend: heroit kryesor i mbushet goja cep mė cep me njė copė jashqitje kafshe xhungle, tė hedhur drejt e nė grykė nga vetė dora e diktatorit Gbong Gong, e megjithatė ai vijon tė qeshė gjithė servilizėm), “Nė Francė”, “Gjak e vllavrasje”, “Akademia franceze”, “Rafaeli e Bashibozuku”, “Bisedė me Katjushėn” etj qeshė mjaft ambicioz nė lidhje me novelėn “NJE CMIM PER SHKRIMTARIN E VDEKJES” - historia e njė sahanlėpirėsi tė zgjedhur. Thoshja me vehte se kam prekur pikėrisht aty ku duhet, nė DNA e gjakut tė heronjve mė tė mėdhenj e karaktereve prej ēeliku shqiptarėsh tė zgjedhur si Skėnderbeu, Mujo Ulqinaku, Nėnė Tereza, Azem Hajdari etj. Thashė me vehte se ky libėr do tė pėrkrahet jo vetėm prej njerėzve seriozė, me parime tė larta morale e tė ndershėm. Bluajta pėr njė kohė tė gjatė iluzionin se gjithė tė penduarit e ēalamanėt ndėrgjegjes sė tharė e bėrė pastėrma prej kohėsh, pėr tė ngjitur pėr muri, do tė mund ti ngrija sėrishmi moralisht nė kėmbė. E kam fjalė pėr Njeriun e ri Socialist qė edhe sot e gjen prezent kudo.

    Ngaqė, ē’ėshtė e vėrteta, shfaqen shumė persona nė ditėt e sotėshme, qė gjoja u digjet shpirti pėr viktimat e komunizmit. Gjoja dėnojnė inkuizitorėt e tė djeshmes. Janė gati tė futen brenda nė lėkurėn e dhimbjeve tona, tė sė kaluarės sė dhimbėshme e tė pashlyeshme... Por nuk mund tė ekzistojnė kurrsesi pėr njeriun normal e me integritet tė pacenueshėm, moral, dy metra dhe dy stacione. Nuk mund tė jesh edhe me policin edhe me milicin... Njė nga tė dy!... Zgjidh e merr!. Pėrbetimet e kėtyre lloj hipokritėsh pėr gjoja dėnimin moral, qė ata i bėjnė diktaturės nuk janė veē gjepura qesharake, tė vrara e sakatuara apo siē thonė nė Vlorė, kodra pas bregut! Padashur tradhėtojnė vetvehten njėsoj si nėna e gėnjeshtėrt me foshnjen e grabitur nga gjiri i nėnės sė vėrtetė nė gjyqin e Solomonit, mbretit tė famshėm izraelit. Nuk arrij tė ma nxerė kurrsesi mendja: si mund tė duash edhe krimin edhe viktimėn, edhe hienat pjesmarrėse nė shfarosjet mė masive tė shekullit tė XX edhe tė vrarėt e asgjėsuarit pėr hir tė ēmendurisė e paranojės sė diktatorėve dhe bashkėpuntorėve tė tyre aventurierė.

    Novelėn “Njė ēmim pėr shkrimtarin e vdekjes” - Historia e njė sahanlėpirėsi tė zgjedhur nuk e kam shkruar pėr kėdo, por vetėm pėr njė elitė lexuesish tė ndershėm, nė edukatėn e tė cilėve gjen tė rrėnjosur thellė idealet e ndershmėrisė dhe fisnikėrisė. Duke lėnė mėnjanė mburrjet vanitoze e duke zgjedhur ato qė ndihmojnė direkt njeriun, si dhe duke gjetur forcėn e duhur, nė librat e mia gjen njė kulturė me tė vėrtetė tė admirueshme e cila ėshtė mjalt nga mjalti i bukurive shpirtėrore tė heronjve tė hetuesive shqiptare dhe jo vetėm. Gjen trajtime letraro - filozofike rreth ekzistencializmit dhe modeleve qiellorė si elemente tė kulturės europjane klasike, iluministe apo romantike... Robert Olsi duhet konsideruar njė fat i madh nė rrugėn drejt pasqyrimit e studimit tė historisė sė letėrsisė shqiptare. Njė person i tillė tė ndihmon qoftė edhe me heshtjen e tij, jo vetėm pėr tė mėsuar konkretisht tonalitetet e civilizimit shpirtėror tė botės kontemporane por edhe shumė mė gjerė... Dhe natyrisht, njė individi tė tillė tepėr tė edukuar e me kapacitet, nuk mund ti shitet mend pėr mendimin e tij tė ndershėm, tė matur e shprehur me unitete e njėsi tė pastra matematike... Dhe jo me lluburdira qė nuk kanė asgjė tė pėrbashkėt me shkollat ballkanike tė akraballėqeve e miqėsive, lutjeve, pėr tė fituar diēka qė tė paktėn moralisht nuk mund tė meritohet...

    Duke u kthyer sėrishmi te supermenėt e hetuesive tė sigurimit famėkeq shqiptar, dua tė theksoj se gjatė njė periudhe tė zgjatur, gjysėm shekulli nėnėshtrimi, skllavėrie dhe eklipsi total, vetėm kėta lloj burrash tė dalė gojėdhanat dhe kreshnikėt e prrallave, mundėn tė grumbullojnė, tė ngrijnė, mishėrojnė e sublimojnė drejt absolutes sė vėrtetė vlerat dhe shpirtin madhėshtor tė botės heroike, prej krijimit i saj. Eshtė fakt se nė mjaft prej tyre, nuk gjen kulturėn gjysmake, egoiste, mburravece, tė shpifur, tė vuajtur e tė athėt si gorrica e tharė nė shkėmbinj prej stralli. Pikėrisht kėta lloj heronjsh nėnkuptonte nė tė vėrtetė Niēja, pavarėsisht qė u drejtohej edhe llozhurave e bizhdileve tė zakonėshme njerėzore tė mohonin perėndinė e tė bėheshin edhe ata supermenė.

    Imagjinoni tė doja tė vendosja nė plan tė parė nė librat e mia, ca brrashnjarė e mizerabėl tė ndėrgjegjes para idealeve mė tė larta pėr njė Shqipėri tė bukur, heroike e ideale... Ambicja ime mė e madhe nė letėrsi do tė qe, qė tė paktėn intelektualėt e saj tė drejtonin shpirtin drejt tė bukurės, tė ndershmes, heroikes, pikėrisht drejt atyre mendimeve qe te bėjnė tė mbash ballin lartė nė jetė, mbasi intelektual do tė thotė dritė dhe jo tutukathe, tumore malinjė e simbioza perverse me mė tė fuqishmit e kėsaj bote... Nė jetė nuk bėn tė mėsohesh tė zvarritesh si hienė apo gjarpėr i fshehur, kutullaē nė bar. Tė mos harrojmė se ēdo veprim tonin, tė mirė ose tė keq tė parėt qė e kopjojnė pa e kuptuar, nė heshtje tė plotė, janė fėmijėt tanė. Duhet menduar thellė pėr ta. Nė radhė tė parė, pėr emrin qė u lemė trashėgim!... Nė kėtė rast nuk mbetet veē, qė tepricat e historisė, karakteret e pėshtira, furbot e papenduar dhe sahanlėpirėsit mendjelehtė tė historisė tė hidhen aty ku meritojnė nė koshin e plehrave.

    Eshtė e vėrtetė, qė kam shkruar njė libėr tė vėrtetė, stacion, nė lidhje me historinė e letėrsisė shqiptare, ku si Meduzė Ferri shfaqet kampioni i pjesės mė tė ndyrė dhe mė makabre, tė nxjerrė nga ujrat e zeza dhe llagėmet e realizmit socialist. Kush tė dojė e lexon. Kush nuk dėshiron e merr dhe e pėrplas pėr muri. Mbetem partizan i idesė se vetėm nderi i vėrtetė i ushqen artet. E ndiej qė nė njė farė mėnyre kam mundur tė kontribuoj nė diēka… Dhe ndofta do tė vijoj tė preokupohem edhe nė tė ardhmen, lidhur me historinė e mendimit shqiptar. Qė ky tė shkojė pėrpara. Tė mos mbetet nė konturet e mėndjengushtėsisė ballkanike. Nėse nuk do tė arrij tė gjej mjaft lexues tė shumtė e tė pėrshtatshėm sot, ngushėllohem nga njė tjetėr mendim. Librat e mij le ti lexojnė pasardhėsit tanė pas dyqind - treqind vjetėsh, nė njė kohė kur metastazat e Njeriut tė Ri Socialist do tė jenė pakėsuar apo, ndofta zhdukur plotėsisht nga faqja e dheut sėbashku me frymėn e tij tė helmuar si Hidra e Lernės. Sa pėr talentin pa moral ua fal skėrminjve tė Ezopit pėr diskutim e duartrokitje. Eshtė plotėsisht i tyre… Ta gėzojnė, ta duan, ta mbajnė ngrohtė nė gji, ta dashurojnė, adhurojnė, njėsoj si viēin e artė izraelitėt nė malin Sinai qė Moisiu e theu dhe e bėri shtatėqind copa. Siē shkruaj edhe mė lart, mbi tė gjitha mė interesojnė mė tepėr brezat e ardhshėm, tė cilėt njė ditė do tė marrin nė dorė rilindjen e vėrtetė tė kombit. Ngaqė fėmijėt pikėrisht, janė baballarėt e vėrtetė tė njerėzimit. Mjafton tė edukohen pėr sė mbari… Ku nė thelb tė qėndrojė ligji i artė: “Mos ndėrto lumturinė tėnde me fatkeqėsinė e tjetrit!” qė ėshtė boshti kryesor, zemra e civilizimit perėndimor… Pikėrisht kėtu bazohet edhe krahėhapja e treguar ndaj emigrantėve, tė mbritur nė Europė e gjetkė nga gjithė vendet e botės.

    E megjithatė, pėr tė demonstruar integritetin tim moral, nuk ėshtė aspak e vėrtetė qė nuk e dua heroin tim tė papenduar, zezak, tė novelės “Njė ēmim pėr shkrimtarin e vdekjes” - Historia e njė sahanlėpirėsi tė zgjedhur. Jo prej urrejtjes, por prej dashurisė sė vėrtetė, me sa kam mundur, jam pėrpjekur ta kthej atė nė transparent. (Dy muaj tė tėra u pėrpoqa ta laj me sapun.) Sikur tė kishte jetė tė vėrtetė e tė mė dėgjonte, do tė mė falėnderonte pėr njė gjė tė tillė… Qė njė shkrimtar tė mos dojė tė japė llogari para popullit tė tij, ėshtė njė e drejtė e tij, hyjnore, e shenjtė. Por kjo nuk mund tė vlejė kurrsesi pėr artin e fėlliqur e tė pėrlyer me gjak. Ėshtė e vėrtetė qė jam treguar tepėr radikal nė novelė… Nė mėnyrė poetike, kjo do tė thotė se jam pėrplasur nė rrėnjė e nė baltė ku kam zbuluar natyrėn e brishtė njerrėzore. Mbaj mend, mu kujtua aty nė terren, njė thėnie e Niēes qė thotė se njė gjarpėr qė nuk ndryshon lėkurėn, ngordh. Sa pėr mua, kur njeriu dėshėron tė ndryshojė mund tė mėsojė edhe nga qentė, fjala vjen kur u duhet tė lėvizin njė peshė tė tėndė nė borė, tė fillojnė duke u pėrderdhur kėmbėt, e vithet majtas - djathtas nė fillim. Vetėm e zeza nuk ndryshon…

    Thotė filozofi francez Blez Paskali: “Sikur hunda e Kleopatrės, tė qe mė e shkurtėr, gjithė faqja e tokės do tė ndryshonte.” Unė nga ana ime, do tė pėrbetohesha pėr hundėn e gjatė tė elitės famėkeqe komuniste apo Pinokut, buratinit tė famshėm tė Karlo Kolodit, qė i zmadhohej sa herė gėnjente. Sikur tė qe ca mė e shkurtėr, sigurisht fati i shqiptarėve, do tė kishte qėnė shumė mė i mirė nga sa ėshtė sot. Kjo pikėrisht ėshtė mė kryesorja, respekti dhe edukata pėr lartėsimin e kultit tė shėnjtė tė individit dhe jo gjepurat e kodrat pas bregut…

    Primum vivere, deinde philosophari!... (Mė parė jeto, pastaj filozofo!) Dhe kur them tė jetosh, nėnkuptoj tu japėsh mundėsinė tė jetojnė edhe tė tjerėt… E kam fjalėn pėr shqiptarėt mė tė dobėt apo tė vuajturit e tė munduarit e kėsaj bote.



    ROBERT MARTIKO

    Shkrimtar pas rėnies sė Murit tė Berlinit

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e shpresa vranari
    Anėtarėsuar
    16-12-2007
    Vendndodhja
    boston
    Postime
    95
    Robert,te pershendes,me kujtohesh pak nga shkolla e mesme,megjithese une kam qene ne ali demin.E lexova me vemendje essene tende shfryrese dhe jam 100% dakort,po ku i ke ato novela qe ti lexojme?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shpresa vranari : 28-09-2009 mė 19:22 Arsyeja: korrigjime
    elsa vrana

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-02-2009
    Postime
    58

    Robert Martiko: Fragmente nga libri: Shėn Maria e Parisit

    Fragmente nga libri: "Shėn Maria e Parisit"

    Nga Robert Martiko

    Skuqem dhe djersij kur dua tė sqaroj diēka nė politikė apo sociologji, ngaqė e marr atė me shumė pasion. Natyrisht, pa humbur kurrė edukatėn, edhe pse kjo praktikisht, do tė thotė: tė hash vetvehten. Sipas meje, nė ngulmimin tim fshihet gjithmonė e mira dhe e keqja. Por medet, pikėrisht kėtu qėndron burimi i gjithė tė kėqiave... Madje, edhe mė e mėrzitshme pėr mua ėshtė...kur nė vetmi rikujtoj faktin se nė ēdo batutė gjatė bisedės kam pėrdorur simbole historike apo letrare...

    Njė herė fjala vjen, gjatė njė dreke buzė detit, ditėn e diel, diku nė Saint Tropez, me njė maketė nė dorė, tė vizatuar me laps, tregoja Katedralen e Shėn Marisė sė Parisit nė njė letėr tė milimetruar. Ju duhet ta dini: tė skicoj nuk ėshtė aspak e vėshtirė pėr mua. Para rreth njėzetė vjetėsh jam diplomuar inxhinier arkitekt nė Universitetin e Budapestit, madje, me nota tė shkėlqyera…Sa pėr bisedat e natyrės sė mėsipėrme, me duhet ta pranoj qysh mė parė se ato gjithmonė mė kanė tėrhequr fort, madje, shumė mė tepėr se sa bota e magjishme e arkitekturės.

    Siē shkruaj mė lart, atė tė dielė unė iu drejtova bashkėfolėsve tė mij: “Ja, njė katedrale e tillė duhet ndėrtuar nė shkretėtirėn e Saharės!”…Nė atė rast unė vijova menjėherė, pa humbur kohė, duke shtuar se qeshė gati tė shpegoja tė gjitha arėsyet dhe argumentet e nevojshme pėr ndėrtimin. Ngulmoja aq shumė pėr njė gjė tė tillė...Isha gati tė hidhesha nė qiell...Edhe pse hija e katedrales nė fjalė nė ditėt e sotme nuk mallėngjen mė pothuajse askėnd.

    Pikėrisht kėtė mė thanė gadi tė gjithė bashkėfolėsit : “Katedralja e ka humbur prej kohėsh atė cilėsinė e saj tė rrallė, gadi hyjnore pėr tė shkėlqyer si dikur, nė vitet 1177 apo 1200. Duket se ju nuk keni aspak njohuritė e duhura rreth dėmtimeve tė mėdha qė ajo pėsoi pas rėnies sė Bastijės. Disa pjesė tė saj u meremetuan…disa tė tjera jo! Kot e ke, mos u mundo tė na sqarosh!...Pėrse tė ndėrtohet njė katedrale e dytė, qoftė dhe e ngjashme me tė parėn, pėrderisa sot kjo e ka humbur pothuajse gjithė magjinė dhe freskinė e dikurshme?…Madje, krejt pa e kuptuar!…Mos vallė kėrkon qė katedralja nė shkretėtirė tė ruhet edhe prej regjimentesh tė shumta zuavėsh me uniforma ngjyrė kaki si dhe prej rojesh koloniale!?”...Por ndėrkohė, unė e kuptoj qė vėrejtja e fundit bėhet thjesht pėr tė ngatėrruar bisedėn...pėr diversion. Atė bashkėfolės tendencioz unė e shikoj thjesht pa folur, sikur tė dua atė ēast, pėr aftėsinė e tij prej politikani, ta admiroj...Fare bukur, po tė donte ai mund tė referonte simbolikisht rojet mbretėrore tė njė kohe tė kaluar, qė lidhen me katedralen nė fjalė...Mbasi nė atė rast do tė kuptohej pėr bukuri qė donte tė bėnte thjesht shaka. Do tė ishte diēka qė do tė mė ēlironte edhe mua nga ideja e pėrshtypjes sė keqe, dhėnė padashur ndonjė personi qė e vijon atė bisedė pa ia kuptuar aspak thelbin. Nė atė rast mua patjetėr nuk do tė mė merrnin pėr tė djathtė...kolonizator, tė pashpirt, nostalgjik apo fetar fanatik.

    Nė tė vėrtetė, unė vetėm andej nga fundi i bisedės u binda disi se bashkėfolėsit e mi kishin plotėsisht tė drejtė...Sot pėr sot askush nuk e ēan kokėn pėr katedralen nė fjalė. Kėshtu, i mundur iu drejtova vehtes: “Mė mirė ėshtė qė Notre Dame tė qėndrojė aty ku ėshtė: e lartė, e akullt dhe e ftohtė...sėbashku me syrin e dehur tė Kuazimodos, qė duket sikur tė shikon ende prej Kullės Jugore, nga maja e kambanores Emanuel...i gatshėm tė hidhet njė orė e mė parė nė gjirin e ngrohtė tė Esmeraldės.

    Ndėrkohė do tė parapėlqeja qė dikush tė tregohej mė i menēur...Tė mė thoshte: “Mė falni, zoti Ferenc, ju nuk jeni aspak nė rregull nga trutė!…Keni njė kohė tė gjatė qė llomotisni e llomotisni... T’ju them tė drejtėn, mė duket se keni lajthitur krejt!...Si mund tė ndėrtohet nė shkretėtirė nje katedrale e tillė?...Nė vizatimet tuaja paraqitet vetėm fasada e katedrales. Sa pėr infrastrukturėn aq tė domosdoshme dhe tepėr tė nevojshme pėr funksionimin e saj, ju nuk e keni paraqitur aspak nė projekt!”. E, edhe po tė ndėrtohet ajo, kujt do t’i hyjė nė punė atje?

    Nė tė vėrtetė, porsa biseda filloi tė ftohet pak, unė iu drejtova vehtes tė pushonte njė orė e mė parė dėrdėllitjet...Nė fund tė fundit, gjithshka e kisha shkaktuar vetė thjesht ngaqė nuk jam nė gjendje tė duroj snobimin me sy tė Madamė Sharlotės, mikesha e gruas sė pronarit tim, sa herė mė vėshtron. Ajo e bėn kėtė pothuajse ēdo javė, kur tok me tė shoqin vijnė pėr tė kaluar aty, nė breg tė detit, ditėn e dielė...Porsa fillon njė bisedė dhe unė vendos tė marr pjesė nė tė, do ta gjej atė pėrpara...Edhe kur temat nuk janė tė thjeshta pėr tė, ajo gjen rastin tė mė kundėrshtojė. Veēanrisht snobimi i saj me sy ėshtė diēka qė mė ngre nervat aq shumė... E pranoj, pėr katedralen “time” fola pa u menduar thellė...Mendoj kėshtu edhe pse e di pėr bukuri se Sharlota nuk ka mbaruar as shkollėn fillore…Pėr pasojė, ajo ėshtė mjaft e paaftė pėr tė marrė pjesė nė muhabete akademike...Por nė praktikė, mė besoni, ajo ėshtė njė skifter i vėrtetė, une femme terrible... veēanėrisht e hedhur. Sa pėr snobimin me sy, kėtė e bėn thjesht qė unė tė mos tė tregohem i barabartė me tė tjerėt, ndoshta me djemtė apo tė shoqin e saj...me profesion avokat. Me pak fjalė, kėrkon tė mė zbrazė plotėsisht para tė gjithėve…Sa pėr tė dielėn nė fjalė, ajo mė habiti: kishte arritur tė kuptonte se me katedralen unė nuk doja tė simbolizoja aspak madhėshtinė e stilit gotik, por idetė mė tė larta tė njerėzimit…

    Nė vijim, kur erdhi ēasti tė ndante ushqimin, Sharlota mė hodhi nė pjatė ca zhapa mishi pule, tė cilat unė pėr edukatė…pėr tė mos e ofenduar atė, ia hodha fshehtas njė kėlyshi, qė, sa herė hamė bukė, qėndron nė pritje tek kėmbėt e mia...Vjen ashtu i panjohur, me njė sy tė drojtur, tė mbuluar prej leshi tė shumtė, tė ngjitur dhe tė pakrehur...diku nga plazhi i Tahitit. Ky zakonisht nuk leh, veē mė ngul sytė e tij tė vegjėl, pa dashur tė m’i heqė ato, derisa unė vendos t’i hedh pėr tė ngrėnė diēka nga pjata ime.

    Por nė tė vėrtetė, mua atė ditė Madamė Sharlota mė tepėr mė mėrziti, kur mė tha se tė gjithė njerėzit janė gjynahqarė. Se unė nuk qenkam aspak mė i mirė nga tė tjerėt… Kur mė bėjnė vėrejtje tė tilla, unė si zakonisht vihem menjėherė nė mendim. Bindem se, natyrisht, pėrsosmėria shpirtėrore nuk mund tė gjejė nė asnjė mėnyrė zbatim tek unė. Mbasi edhe sikur tė jem nė gjendje tė arrij njė shkallė pėrsosmėrie, do tė pasojė menjėherė e dyta. Ku, nėse tė parėn e kam arritur me mundim, si do t’ia bėja pėr tė arritur nė shkallėn tjetėr?...Dhe kėshtu deri nė infinit... Ky i fundit si gjithmonė mė tremb.

    Atė ditė, disa ēaste mė pas, pa mbaruar ende tė ngrėnėt, shikoj tė afrohet nė tryezė si hije Madamė Sharlota. Mjaft serioze, mė drejtohet nė sytė e tė tjerėve, pėr tė mė thėnė me zė tė lartė: “Zoti Ferenc!...Ju lutem, merrni ēelsat! Duhet tė shkoni urgjentisht nė apartamentin Nr. 14, ku ju duhet tė zhvulosni patjetėr tualetėn. Mė pas edhe ta pastroni, ngaqė sot ėshtė e dielė dhe Babeta me Zhanėn kanė marrė pushim. Tė keni kujdes qė deri nė orėn katėr gjithshka tė jetė gati...Vjen me elikopter njė ēift nga Parisi”…

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •