Reagojne ashper 13 komisioneret e Partise Socialiste ne Berat, kunder akuzave te drejtuara nga selia roze, per keqadministrim te votes ne zgjedhjet e 28 qershorit. 13 komisioneret socialiste, akuzuan dje publikisht kandidatin e PS-se ne kete qark, Erion Brace, se po i sulmon padrejtesisht, per administrimin e votave ne kete qark. Sipas tyre, PS dhe Brace, duhet te ndalojne menjehere shpifjet dhe kercenimet ndaj komisionereve, pasi jane te pabazuara dhe rezultati per PS-ne ne kete qark eshte real. "Me pergjegjesi te plote ligjore dhe politike, deklarojme se kemi zbatuar Kodin Zgjedhor me 28 qershor. Askush, qofte ky edhe deputet, nuk ka te drejte ligjore, morale apo politike, te akuzoje komisioneret", reagojne te zgjedhurit politike te PS-se ne qarkun e Beratit. Te gjithe se bashku, ata kerkojne menjehere mbledhjen e kryesise se selise roze ne menyre qe te analizoje akuzat qe Brace u ka bere, por dhe situaten per kete qark. "Kryesia e Partise Socialiste dhe deges se saj ne Berat, duhet qe te analizoje deklaratat e papergjegjshme te zotit Brace. Ne jemi te gatshem per t'u ballafaquar ne cdo kohe e kudo, per te verteten e votes me 28 qershor", shprehen komisioneret socialist te Beratit. Sipas tyre, ne 28 qershor eshte shprehur vullneti i popullit ne zgjedhje dhe nuk eshte lejuar asnje deformim ne kete qark. Ndersa ne lidhje me ate, qe ata e konsiderojne si zhurme te Braces per votat e pavlefshme ne deklaraten per shtyp, sqarojne anetaresine dhe simpatizantet e PS si dhe mbare opinionin publike, se votat e pavlefshme ne kete qark zene 3.4 % ose 765 vota ndaj totalit te votave te vlefshme, qe sipas tyre jane 21. 996 ose 1% me pak se votat e pavlefshme te vitit 2007. Gjithashtu ata sqarojne se nga 55 qendra votimi te zones zgjedhore nr.1, 45 prej tyre i ka fituar PS me diference te ndjeshme 30-60%, tete qendra i ka fituar PD dhe dy qendra votimi te tjera, jane ndare me diference 1 deri ne 2 vota midis dy partive te medha. Sipas komisionereve socialiste, procesi ne Berat u mbylle me perkushtim maksimal dhe profesionalizem te larte, i konfirmuar pozitivisht nga komuniteti, vezhguesit e OSBE-ODIHR dhe subjektet e tjera politike. Selia roze prej ditesh beri thirrje per manipulime ne Qarkun e Beratit, ku PS pretendonte mandatin e peste te deputetit.
Krijoni Kontakt