Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-08-2005
    Postime
    435

    PS e Beratit: Erjon Braēe po na kercenon

    Reagojne ashper 13 komisioneret e Partise Socialiste ne Berat, kunder akuzave te drejtuara nga selia roze, per keqadministrim te votes ne zgjedhjet e 28 qershorit. 13 komisioneret socialiste, akuzuan dje publikisht kandidatin e PS-se ne kete qark, Erion Brace, se po i sulmon padrejtesisht, per administrimin e votave ne kete qark. Sipas tyre, PS dhe Brace, duhet te ndalojne menjehere shpifjet dhe kercenimet ndaj komisionereve, pasi jane te pabazuara dhe rezultati per PS-ne ne kete qark eshte real. "Me pergjegjesi te plote ligjore dhe politike, deklarojme se kemi zbatuar Kodin Zgjedhor me 28 qershor. Askush, qofte ky edhe deputet, nuk ka te drejte ligjore, morale apo politike, te akuzoje komisioneret", reagojne te zgjedhurit politike te PS-se ne qarkun e Beratit. Te gjithe se bashku, ata kerkojne menjehere mbledhjen e kryesise se selise roze ne menyre qe te analizoje akuzat qe Brace u ka bere, por dhe situaten per kete qark. "Kryesia e Partise Socialiste dhe deges se saj ne Berat, duhet qe te analizoje deklaratat e papergjegjshme te zotit Brace. Ne jemi te gatshem per t'u ballafaquar ne cdo kohe e kudo, per te verteten e votes me 28 qershor", shprehen komisioneret socialist te Beratit. Sipas tyre, ne 28 qershor eshte shprehur vullneti i popullit ne zgjedhje dhe nuk eshte lejuar asnje deformim ne kete qark. Ndersa ne lidhje me ate, qe ata e konsiderojne si zhurme te Braces per votat e pavlefshme ne deklaraten per shtyp, sqarojne anetaresine dhe simpatizantet e PS si dhe mbare opinionin publike, se votat e pavlefshme ne kete qark zene 3.4 % ose 765 vota ndaj totalit te votave te vlefshme, qe sipas tyre jane 21. 996 ose 1% me pak se votat e pavlefshme te vitit 2007. Gjithashtu ata sqarojne se nga 55 qendra votimi te zones zgjedhore nr.1, 45 prej tyre i ka fituar PS me diference te ndjeshme 30-60%, tete qendra i ka fituar PD dhe dy qendra votimi te tjera, jane ndare me diference 1 deri ne 2 vota midis dy partive te medha. Sipas komisionereve socialiste, procesi ne Berat u mbylle me perkushtim maksimal dhe profesionalizem te larte, i konfirmuar pozitivisht nga komuniteti, vezhguesit e OSBE-ODIHR dhe subjektet e tjera politike. Selia roze prej ditesh beri thirrje per manipulime ne Qarkun e Beratit, ku PS pretendonte mandatin e peste te deputetit.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-08-2005
    Postime
    435
    Komisionerėt socialistė: Rama-Braēe t`u japin fund shpifjeve ndaj punės tonė


    Komisionerėt socialistė tė administrimit tė zgjedhjeve nė Qarkun e Beratit u bėnė thirrje dje kryetarit tė PS-sė, Edi Rama dhe shefit tė shtabit elektoral nė kėtė qark, Erion Braēe, t'u japin fund sulmeve dhe shpifjeve ndaj punės sė tyre. Me anė tė njė deklarate pėr shtyp, 13 komisionerė tė Partisė Socialiste nė Qarkun e Beratit akuzojnė selinė rozė pėr sulme tė drejtuara nė adresė tė tyre nė lidhje me procesin e administrimit tė votės nė zgjedhjet e 28 qershorit. Komisionerėt i kėrkojnė kryesisė sė Partisė Socialiste dhe degės sė saj nė Berat qė tė analizojė deklaratat e papėrgjegjshme, siē i cilėsojnė ata prononcimet e Braēes dhe Ramės, duke u shprehur tė gatshėm pėr t'u ballafaquar nė ēdo kohė e kudo, pėr tė vėrtetėn e votės mė 28 qershor. Mė tej, 13 komisionerėt e selisė rozė me pėrgjegjėsi tė plotė ligjore e politike, deklarojnė se kanė zbatuar Kodin Zgjedhor, duke mos lejuar asnjė deformim tė vullnetit tė popullit tė Beratit. Ndėrsa nė lidhje me atė qė ata e konsiderojnė si zhurmė tė Braēes pėr votat e pavlefshme, nė deklaratėn pėr shtyp ata sqarojnė anėtarėsinė dhe simpatizantėt e PS, si dhe mbarė opinionin publik se votat e pavlefshme nė kėtė qark zėnė 3.4% ose 765 vota ndaj totalit tė votave tė vlefshme, qė janė 21.996 ose 1% mė pak se votat e pavlefshme tė vitit 2007. Gjithashtu, komisionerėt socialistė sqarojnė se nga 55 qendra votimi tė zonės zgjedhore nr 1, 45 prej tyre i ka fituar PS me diferencė tė ndjeshme, 30-60%, tetė qendra i ka fituar PD dhe dy qendra votimi tė tjera janė ndarė me diferencė 1 deri nė 2 vota midis dy partive tė mėdha. Pėrballė kėtij rezultati, sqarojnė mė tej komisionerėt socialistė, askush, qoftė ky dhe deputet nuk kanė tė drejtė morale, politike e mė tepėr ligjore tė akuzojė komisionerėt e PS-sė si manipulues tė votės sė 28 qershorit. Mė tej, ata shtojnė se me pėrkushtim maksimal dhe profesionalizėm tė lartė arritėn tė mbyllin njė proces elektoral tė konfirmuar pozitivisht nga komuniteti, vėzhguesit e OSBE-ODIHR dhe subjektet e tjera politike. Ndaj shqetėsimi i tyre i drejtohet kryesisė sė PS-sė qė tė marrė sa mė parė nė analizė deklaratat e papėrgjegjshme, siē i cilėsojnė ata prononcimet e deputetit tė Qarkut tė Beratit, Erion Braēe. Nė kėtė mėnyrė, tė 13 komisionerėt e Beratit kanė hedhur poshtė tė gjithė deklaratat e selisė rozė, tė cilėt pėrbaltėn integritetin e tyre pėr t'i bėrė presion Kolegjit Zgjedhor. Partia Socialiste i ka kėrkuar KQZ-sė qė t'i vėrė nė dispozicion kasetat filmike tė Beratit dhe institucioni i menaxhimit tė zgjedhjeve i ėshtė pėrgjigjur me shumė korrektesė. Pasi ka marrė disa prej tyre deri mė datėn 10 korrik, ku nuk ka gjetur asnjė fije ku tė kapej, pasi gjithēka ka qenė konform ligjit, Rama ka hequr dorė dhe nuk i ka dėrguar mė njerėzit e tij pėr tė tėrhequr kasetat e tjera. Pas rėnies drastike tė mbėshtetjes sė Partisė Socialiste edhe nė zonat tė cilat ajo i konsideronte si bastione tė saj, Rama, nė pėrpjekje pėr tė justifikuar humbjen dhe shmangur pėrgjegjėsitė e tij, akuzoi komisionerėt socialistė se nuk kanė administruar siē duhet votėn.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-01-2008
    Postime
    383
    Le te shkon e let terr lesh ky Rama bashk me Braēen se nuk ju ka nbet gja tjeter kan humb zgjedhjet le ta mbyllin ma.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anėtarėsuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjė
    Postime
    947
    une se kuptoj me keta se ēduan me??berisha u hodh ne krahun e tyre ligjin do e ēoje ne kuvend ku do kene rastin ta votojne qe te kaloje.ruhu nga shiu dhe bie ne bresher i thone kesaj.
    Kujdes nga shkjau
    Kujdes nga greku
    Kujdes nga ata qe harruan ATDHEUN
    AT GJERGJ FISHTA

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anėtarėsuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar mė parė nga REALIST Lexo Postimin
    Me anė tė njė deklarate pėr shtyp, 13 komisionerė tė Partisė Socialiste nė Qarkun e Beratit akuzojnė selinė rozė pėr sulme tė drejtuara nė adresė tė tyre nė lidhje me procesin e administrimit tė votės nė zgjedhjet e 28 qershorit. Komisionerėt i kėrkojnė kryesisė sė Partisė Socialiste dhe degės sė saj nė Berat qė tė analizojė deklaratat e papėrgjegjshme, siē i cilėsojnė ata prononcimet e Braēes dhe Ramės, duke u shprehur tė gatshėm pėr t'u ballafaquar nė ēdo kohė e kudo, pėr tė vėrtetėn e votės mė 28 qershor.
    me pak fjale kete rradhe edhe une jam qe Rama te rri ne krye te Ps-se se rruga qe ka marre kjo pune eshte shkaterrimi cope cope i Ps .... rrofte Rama
    "They will not control us, We will be victorious"

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •