Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-03-2009
    Vendndodhja
    Shijak
    Postime
    848

    Kujdesi per dhembet

    Shėndeti i dhėmbėve
    Postuar nga Dr.Florin Kurti me Saturday 04 Apr 2009
    Tagged with: filli dentar, furēa, larja, shėndeti dhembeve, si ti lajme dhembet, stop gurezave

    Si tė ruajmė buzėqeshjen tonė?
    Si tė parandalojmė problemet tė cilat nuk kanė kthim mbrapa?
    Si tė ruajmė shėndetin e dhėmbėve, e me kėtė dhe shėndetin e pėrgjithshėm tė trupit tonė?
    Ēfarė tu themi fėmijėve tanė, cilat janė kėshillat qė duhet tu japim atyre?
    Jemi munduar qė nė njė pėrmbledhje tė shkurtėr tu japim pėrgjigje kėtyre pyetjeve rutinė tė ditėve tė sotme. Lexim tė kėndshėm!

    buzqeshje

    SHĖNDETI I DHĖMBĖVE

    Mėnyra mė e mirė pėr tė parandaluar shfaqjen e sėmundjes sė dhėmbėve, mishit tė dhėmbėve (gingivės) dhe hapėsirės sė gojės nė pėrgjithėsi, ėshtė tė fitojmė shprehi tė duhura dhe njė zakon tė rregullt rreth mirėmbajtjes sė higjienės orale. Ėshtė shumė e rėndėsishme tė krijomė njė rutinė pėr sa i pėrket larjes sė dhėmbėve dhe atė pas ēdo tė ngrėni dhe nė darkė para fjetjes. Tek fėmijėt e vegjėl duhet tė kemi kujdes qė ti ndėrgjegjėsojmė ata dhe ti bėjmė tė vetėdijshėm qė nė fėmijėri tė hershme rreth rėndėsisė sė madhe qė ka mirėmbajtja e higjienės orale. Nė pesėvjeēarin e parė te jetės sė fėmijės duhet tė kemi kujdes qė ti ndihmojmė dhe ti mėsojmė rreth larjes sa mė tė rregullt tė dhėmbėve dhe mishit tė dhėmbėve deri sa fėmija tė fitojė siguri nė vetvehte qė larjen mund ta bėjė vet.

    Nė ditėt qė jetojmė gjithnjė e mė tepėr i kushtohet kujdes, madje i jepet njė vėmendje dhe rėndėsi tė veēantė larjes sė dhėmbėve dhe mirėmbajtjes sė higjienės orale si dhe theksi gjithmonė vendoset nė faktin se e rėndėsishme ėshtė qė kėto shprehi tė fitohen qė nė fėmijėri tė hershme. Shėndeti i dhėmbėve ka njė ndikim tė madh nė cilėsinė e jetės sonė. Njė buzėqeshje e bukur e plotėson madje e zbukuron pamjen tonė tė jashtme, ndėrsa dhėmbėt e shėndetshėm mundėsojnė tė kemi njė ushqyerje sa mė tė shėndetshme.

    PASTAT E DHĖMBĖVE

    Zgjedhja e njė paste sa mė tė mirė nuk ėshtė aspak njė detyrė e lehtė. Nėpėr vitrina nė dyqane shpesh gjejmė me dhjetra lloje pastash pėr dhėmbė nga dhjetra prodhues. E rėndėsishme ėshtė tė zgjedhim pastėn e cila pėrmbanė fluor. Disa nga pastat ofrojnė edhe mbrojtje nga depozitimet e mundshme tė disa mineraleve tė forta. Nė qoftė se zgjedhni pastė dhėmbėsh pėr fėmijėn tuaj, atėherė kini kujdes qė pasta tė ketė shije tė mirė, nė mėnyrė qė larja e dhėmbėve tė jetė sa mė e kėndshme pėr fėmijėn.

    Mėsoni dhe kėshilloni fėmijėt tuaj qė pasta e dhėmbėve nuk ėshtė ushqim qė gėlltitet dhe se ėshtė shumė e rėndėsishme qė pas larjes pasta tė nxirret jashtė me pėshtymė dhe tė shplahet sa mė mirė goja. Gjithmonė tė pėrdoret sasi e vogėl e pastės, sa madhėsia e kokrrės sė bizeles, nė mėnyrė qė gjatė larjes sė dhėmbėve tek fėmijėt, nė rast gėlltitjeje, fėmija tė mos gėlltisė sasi tė madhe fluori.

    FURĒAT E DHĖMBĖVE

    furcaProblemi i zgjedhjes sė njė furēe sa mė tė mirė e tė pėrshtatshme nuk ėshtė aspak mė i vogėl se ai i zgjedhjes sė pastės. Gjatė zgjedhjes sė furēės duhet tė kemi kujdes qė fijet e furēės tė jenė tė buta dhe nė fund tė mos jenė tė ashpra por tė lakueshme. Nė varėsi tė madhėsisė sė hapėsirės sė gojės kini kujdes nė zgjedhjen e madhėsisė sė kokės sė furēės.

    Koka e furēės do tė duhej tė ishte e vogėl nė mėnyrė qė tė ketė mundėsi tė depėrtojė nė tė gjitha pjesėt e kavitetit oral dhe nė tė gjithė dhėmbėt.Ēdo tre ose katėr muaj zėvendėsoni furēėn tuaj me njė tė re.
    Kur tė blini furēėn pėr fėmijėn tuaj, kini parasyshė qė dhėmbėt e tyre janė shumė tė ndjeshėm dhe se zgjedhja dhe pėrdorimi i njė furēė tė gabuar do tė ēonte nė dėmtime serioze tė indit dhėmbor. Kėshtu qė ėshtė tejet e rėndėsishme qė furēa pėr fėmijė tė ketė fije tė buta. Derisa fėmija tė jetė i vogėl edhe furēa duhet tė jetė shumė e vogėl qė tė pėrshtatet me kavitetin oral tė fėmijės. Kur fėmija tė rritet, furēa le tė jetė aq e madhe sa qė tė mund tė furēohen (lahen) njė deri nė dy dhėmbė njėkohėsisht. Furēa duhet tė ketė vetinė tė pėrfshijė edhe hapėsirat interdentare nė mėnyrė qė pastrimi i dhėmbėve tė jetė sa mė i plotė.

    Kini kujdes: NĖSE FĖMIJĖS FURĒA I KONSUMOHET MĖ SHPEJT SE TRE MUAJ (kohė kur kėshillohet tė ndėrrohet furēa) ATĖHERĖ KY MUND TĖ JETĖ TREGUES QĖ FĖMIJA JUAJ USHTRON PRESION MBI DHĖMBĖ GJATĖ PASTRIMIT DHE KJO MUND TĖ KETĖ PASOJA TĖ RĖNDA.

    Furēat elektrike mund tė jenė argėtuese pėr fėmijėt. Pėrparėsi tjetėr ėshtė se pėr njė kohė tė shkurtėr bėjnė mė shumė lėvizje, ēka bėn qė tė shkurtohet koha e furēimit aktiv. Mund tė kenė rėndėsi praktike edhe tek fėmijėt me probleme tė veēanta, tek tė cilėt qėndrimi i gjatė dhe i disciplinuar gjatė pastrimit me furēė mund tė jetė i bezdisshėm dhe kjo paraqet problem.

    SOLUCIONET PĖR SHPLARJEN E KAVITETIT ORAL

    Ekziston njė diferencė e madhe midis solucioneve tė thjeshta ujore pėr shplarjen e gojės dhe solucioneve tė cilat pėrmbajnė fluor. Tė parat ēlirojnė fytin dhe frymėmarrjen si dhe i japin gojės freski, por nuk ofrojnė mbrojtje pėr dhėmbin. Shumica e kėtyre preparateve pėrmbajnė alkool dhe nuk janė tė pėrshtatshme pėr fėmijėt nėn moshėn gjashtėvjeēare, sepse mund ti gėlltisin.

    Solucionet qė pėrmbajnė fluor formojnė rreth dhėmbit njė shtresė mbrojtėse tė fluorit, e cila parandalon kariesin. Gjithsesi e rėndėsishme ėshtė tė konsultoheni me stomatologun e fėmijės tuaj, lejohet apo jo qė fėmija juaj tė pėrdorė tė tilla solucione. Gjithashtu vėrtetohuni qė fėmija juaj ėshtė vėrtetė nė gjendje tu pėrmbahet rregullave tė pėrdorimit tė solucioneve, dmth: pas shplarjes solucioni tė nxirret jashtė, jo tė gėlltitet!

    FILLET DENTARE

    Filli dentar ėshtė njė pjesė shumė e rėndėsishme e higjienės orale. Me fillė dentar ju mund tė pastroni vende ku shpesh
    Teknika e perdorimit te fillit dentar

    Teknika e pėrdorimit tė fillit dentar

    mund tė formohen depozitime tė ndryshme nga mbetjet ushqimore, tė cilat aty mbesin edhe pas larjes sė dhėmbėve me furēė dhe me pastė dhėmbėsh. Filli dentar pėr vetitė qė posedon ėshtė nė gjendje ti eliminojė kėto depozitime edhe nė vende ku furēa nuk depėrton dot. Kėshillohet qė filli dentar tė pėrdoret tė paktėn njė herė nė ditė, ndėrsa lloje tė ndryshme tė fillit dentar janė bėrė pėr t’ju pėrshtatur nevojave tė ndryshme dhe gjendjes sė kavitetit oral. Kėshtu psh: nėse keni njė gjendje tė mirė tė gojės, dmth. i keni tė gjithė dhėmbėt, poashtu i keni tė ruajtur tė gjitha kontaktet fiziologjike okluzale mes dhėmbėve, atėherė ėshtė mirė tė pėrdorni fill dentar tė prodhuar prej mėndafshi tė butė, i cili i ruan edhe papilat interdentare dhe nuk i dėmton ato me fijet e veta. Pra zgjidhni fillin dentar qė ju pėrshtatet mė shumė. Fillė dentar pėr fėmijė mund tė gjeni nė farmaci duke u konsultuar sė pari me mjekun tuaj stomatolog.

    EDHE PRODUKTET USHQIMORE JANĖ TĖ RĖNDĖSISHME

    Sikurse ėshtė e rėndėsishme tė mbahet higjienė e rregullt orale, nė luftėn kundėr sėmundjes sė dhėmbėve dhe mishrave tė tyre rėndėsi ka edhe kujdesi pėr njė ushqim tė ekuilibruar. Kėshillohet qė ushqimi tė pėrmbajė sa mė shumė pemė dhe perime dhe sa mė pak yndyrė dhe kripė.

    Ēimēakezat pa sheqer (posaēėrisht ata qė pėrmbajnė ksilitol) janė shumė tė mira pėr dhėmbė dhe kėshillohet tė konsumohen pas ēdo tė ngrėni, si mjet ndihmės nė mirėmbajtjen e higjienės orale, sidomos nė rastet kur nuk kemi mundėsi ti pastrojmė dhėmbėt. Ato na ndihmojnė nė pastrimin e pjesėve tė ndryshme tė kavitetit oral dhe nė eliminimin e sheqerit tė dėmshėm si dhe na mbrojnė nga depozitimet e mbetjeve ushqimore. Evitoni sa mė tepėr produktet qė pėrmbajnė shumė sheqer si, ėmbėlsira, akullore, deserte tė ndryshme, karamele, etj.

    Mos hani nė darkė vonė pėrpara se tė flini, sepse ushqimi qė mbetet nėpėr dhėmbė gjatė natės mund tė shkaktojė karies. Gjatė natės sekretohet mė pak pėshtymė, kėshtu qė goja pastrohet mė pak sesa gjatė ditės.


    SI TI PASTROJMĖ DHĖMBĖT
    Teknika e larjes se dhembeve.

    Teknika e larjes sė dhėmbėve.

    Deri tani folėm pėr rėndėsinė e mirėmbajtjes sė higjienės orale dhe mjetet qė na duhen pėr ta bėrė kėtė, por tani do flasim pėr mėnyrė se si duhet tė pastrojmė dhėmbėt nė mėnyrė sa mė tė saktė dhe sa mė tė rregullt. Nė fakt nuk ėshtė e rėndėsishme vetėm tė lahen dhėmbėt pas ēdo tė ngrėni por edhe mėnyra se si e bėjmė ate. Koha e mjaftueshme pėr tė larė dhėmbėt ėshtė minimum pesė minuta. Sė pari pastrojmė pjesėn e pėparme (vestibulare) tė dhėmbėve duke i dhėnė furēės drejtimin poshtė-lartė, pastaj me lėvizje rrotulluese duke i mundėsuar furēės tė futet nė hapėrirat interdentare (ndėrdhėmbore).

    Pasi tė kemi pėrfunduar me pjesėn e pėrparme, futemi nė pjesėn e brėndshme tė kavitetit oral duke bėrė sėrish lėvizje, fillimisht poshtė-lartė pastaj lėvizje rrotulluese me furēė. Pastaj furēohet sipėrfaqja okluzale (pėrtypėse) e dhėmbėve. Pastrimi i kavitetit oral pėrfundon me pastrimin e hapėsirave interdentare me anė tė fillit dentar.

    STOP GURĖZAVE

    Kur tė paraqitet sėmundja menjėherė duhet kėrkuar ndihma e mjekut, i cili nė bazė tė stadit tė sėmundjes do tė pėrcaktojė edhe mėnyrėn e mjekimit. Heqja e gurėzave, tė cilat janė formuar si pasojė e mbivendosjes sė pllakės dentare, ėshtė parimi themelor i terapisė mjekuese tek pacientėt qė vuajnė nga sėmundja e mishrave tė dhėmbėve. Gurėzat e dhėmbėve janė depozitime tė forta tė lokalizuara nė sipėrfaqen e rrėnjės dhe tė kurorės sė dhėmbit, ato formohen me mineralizimin e pllakės dentare. Gurėzat duhet tė hiqen tė paktėn dy herė nė vit, por mė e mira do tė ishte katėr herė nė vit.

  2. #2
    Hap krahet e fluturoj...! Maska e zogu dukagjinas
    Anėtarėsuar
    15-06-2009
    Vendndodhja
    Nen embelsinee lotit Tend... !!
    Postime
    3,741
    Shume mire qe e ke apur kete teme rreth dhembeve, sepse edhe dhembet luajne nje rol kryesor ne shendetin e njeriu, dhembet kane lidhje shume te medha me mushkerite ashtu edhe me organet e tretjes dhe te qarkullimit te gjakut, keshtu qe ne, nese deshirojme qe te kemi shendet te mire dhe jete te embel ne radh te pare duhet te kujdesemi per pastertine e trupit , sidomos pastertine e dhembeve.
    Askush nuk ta bėn atė qė ta bėn vetvetja !!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •